|
Fenomeni i
shpifjeve ndaj
Kuranit Famėlartė.
Senad Maku
Pėrkundrazi, Ne tė
pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta)
triumfon mbi tė ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket.(Kuran:
Enbija 18)
Prej ēėshtjeve kryesore qė kundėrshtarėt e Islamit
janė mundur tė hedhin baltė mbi tė e tė hapin polemika e
dyshime rreth saj ėshtė ēėshtja e Kuranit dhe prejardhjes
sė tij. Disa persona tė caktuar me njė mendjegushtėsi dhe
gjykim jo tė kthjellėt, mundohen qė tė mbjellin farėn e
dyshimit mbi autenticitetin (vėrtetėsinė) e tij si Libėr
Hyjnorė. Shumė libra dhe revista e paraqesin Kuranin si njė
vepėr tė mendjes njerėzore, krijuar prej njė mashtruesi tė
Pejgamberisė. Shpifje dhe keqinterpretime tė tilla tė fesė
Islame hasim edhe nė literaturėn shqipe, duke i shtuar
kėtyre edhe njė luftė kulturore antiislame nga media tė
ndryshme etj.. Pėrpjeket e tyre tė jashtzakonshme dhe puna e
madhe qė kanė kryer ka patur njė objektiv tė qartė, atė tė
ēoroditjes sė njerėzve tė thjeshtė e tė pafajshėm nėn maskėn
e punimeve shkencore. Shpeshherė qėllimeve tė tyre u kanė
shėrbyer edhe vegla njerėzore qė mbajnė emra muslimanė duke
u munduar kėshtu tė provojnė se idetė e tyre tė krijuara me
kaq mund pėrqafohen edhe prej muslimanėvetė zhvilluar e me
horizont. (1)
Disa mundohen tė paraqiten pėrpara masės me maskėn Islame,
duke menjanuar tekstet e tija, e duke ndryshuar koncepte e
parime bazė, pėr interesa tė ndryshme, nė shumė raste
politike e financiare. Disa tė tjerė hedhin dyshime se
Muhamedi a.s. duhet tė jetė autorė i vetėm i kėtij libri, e
shumė e shumė shpifje dhe trillime nė adresė tė Islamit,
Kuranit dhe Muhamedit a.s. Shumė kemi dėgjuar e shumė kemi
pėr tė dėgjuar
Kurani vet ju pėrgjigjet kėtyrė trillime me njė pėrgjigje
tė saktė dhe vendimtare, ku Allahu xh.sh. thotė:
Nuk ėshtė e
logjikshme tė mendohe se ky Kuran ėshtė i trilluar prej
dikujt pos All-llahut, por ėshtė vėrtetues i asaj (shpalljes)
qė ishte mė parė, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka
farė dyshimi se ėshtė (i zbritur) nga Zoti i botėve.
Pėrkundėr kėsaj, ata (idhujtarėt) thonė se atė e trilloi ai
(Muhammedi). Ti thuaj: Sillne pra ju njė kaptinė tė
ngjajshme me kėtė, madje thirrni kė tė doni nė ndihmė, pos
All-llahut, po qe se jeni tė drejtė nė atė qė thoni. Por ja,
ata pėrgėnjeshtruan atė (Kuranin) pa e kuptuar dhe pa ju
ardhur shpjegimi i tij. Po kėshtu, gėnjenin dhe ata qė ishin
mė pėrpara. Shiko si ishte pėrfundimi i zullumqarėve. Ka
prej tyre (te tė cilėt u dėrgua Muhammedi) qė e besojnė
atė(Kuranin), e ka prej tyre edhe asaish qė atė nuk e
besojnė. Zoti i njeh ė sė miri kokėfortit.
(Junus 37-40) (2)
1. Teoria mė e pėrhapur
midis jomuslimanėve ėshtė ajo se Muhamedi ėshtė autorė i
Kuranit. Pėr ta
kuptuar pozicionin e tyre ėshtė e rėndėsishme tė mbajmė
parasysh se ēfarė thotė Kurani mbi burimin e tij. Kurani
tregon qartė, ku thotė:
Se me tė vėrtetė ai
ėshtė Kuran i famshėm. Ėshtė i zbritur prej Zotit tė botėve.
(Vakia 77,80)
E edhe ai (kurani)
ėshtė shpallje (zbritje) e Zotit tė botėve. Atė e solli
shpirti besnik (Xhibrili).
(Shuara 192-193)
Por mė tepėr mėnyra se si kjo thuhet tė jep pėrshtypjen se
fjalėt burojnė nga Krijuesi tek krijesat. Po tė shikohen
tėrė kapitujt, pėrveē kapitullit 9 fillojnė me formulėn: Me
emrin e Allahut, Mėshiruesit, Mėshirbėrėsit. Poashtu arsyeja
e cila hedh poashtė tezėn se Muhamedi ėshtė autorė i
Kuranit ėshtė fakti se ai ishte njė njeri analfabet (nuk
dinte shkrim-lexim), kjo ėshtė edhe njė nga gjėrat qė i
sodit mė sė tepėrmi kritikėt e Muhamedit a.s. se ai jetoi
mes popullit tė tij dyzet vjet pa treguar as edhe njė herė
ndonjė shenjė diturie tė madhe. Si mundet atėherė tė
shpjegohet qė ai arriti tė krijojė Kuranin madhėshtia e tė
cilit ėshtė e pakrahasueshme? Madje fenomenin e
analfabetizmit tė Pejgamberit Muhamed a.s. e tregon edhe
Kurani:
Ti (Muhammed) nuk
ishe qė lexon ndonjė libėr para kėtij, e as qė shkruajshe
atė me dorėn tėnde tė djathtė, pse atėherė do tė dyshonin
ata tė prishurit.
(Ankebut 48)
Atėher si mund tė jetė e arsyeshme dhe a mund tė pranojė
logjika qė njė analfabet tė jetė autorė i njė libri kaq
madhėshtorė, plot dituri e pėrkushtim dhe sfidues i
gjithėsisė, si Kurani? Njė njeri i paarsimuar, pa parė
derėn e shkollės, tė sjellė e tė predikojė njė sistem
individual, familjar, shoqėrorė, ekonomik dhe juridik tė
patėmeta, bie nė kundėrshtim me aparencėn mendore e logjike.
E sidomos po tė jetė ky sistem aq i shkėlqyer sa tė zbatohet
pėr shekuj tė tėrė nga njė sėrė kombesh miq e armiq midis
tyre e tė ruajė gjer mė sot freskin e vet! (3)
Pa dyshim ashtu si dje, edhe sot, ėshtė po ai Person i pa
shkrim e i palexim qė u ka bėrė e u bėnė sfidė tė gjithave
ējanė shkruar e thėnė dijetarėve dhe letrarėve mė tė
mėdhenjė, nė tė njėjtėn kohė, gjithė njerėzimit! Sot, kur
pranohet se shkencat, nė njė kėndvėshtrim, kanė arritur
majat, ai u thotė fizikantėve, kimistėve, astronomėve,
mjekėve, sociologėve, poetėve e shkrimtarėve, tė gjithė
njerėzve tė shkencės e tė letėrsisė, kėshtu: Bėhuni bashkė
e sillni jo shumė, por vetėm njė pjesė sa njė sure e
Kuranit!. (4) Ku Allahu xh.sh. i thotė Muhamedit a.s. qė
thuaj atyre qė pretendojnė se Kurani ėshtė vepėr e njeriut:
Thuaj: Edhe sikur
tė bashkoheshin njerėzit dhe xhinėt pėr tė sjellė njė Kuran
tė tillė, ata nuk do tė mund tė bėnin si ky sado qė do ta
ndihmonin njėri - tjetrin.
(Isra 88)
E nė qoftė se jeni
nė dyshim nė atė qė Ne ia shpallėm gradualisht robit tonė,
atėherė sillnie ju njė kaptinė tė ngjashme si ai (Kurani)
dhe thirrni (pėr ndihmė) dėshmitarėt tuaj (zotėrat) pos All-llahut,
nėse jeni tė sinqert (nė thėniet tuaja se Kurani nuk ėshtė
prej Zotit). (Bekare
23)
Pėrkundėr kėsaj,
ata (idhujtarėt) thonė se atė e trilloi ai (Muhammedi). Ti
thuaj: Sillne pra ju njė kaptinė tė ngjajshme me kėtė,
madje thirrni kė tė doni nė ndihmė, pos All-llahut, po qe se
jeni tė drejtė nė atė qė thoni.
(Junus 38)
Apo, pse ata thonė:
Ai (Muhammedi) e trilloi atė (Kuranin). Thuaj: Formuloni
pra, dhjetė kaptina si ai (Kurani) ashtu tė trilluara (siē
thoni ju) dhe thirrni, pos All-llahit, po qe se jeni tė
drejtė (ēka thoni), kė tė mundeni pėr ndihmė!
(Hud 13)
Ndryshimi mes mėnyrės sė shprehjes sė Kuranit dhe mėnyrės
sė shprehjes sė Pejgamberit Muhamed dallohet mjaft lehtė.
Ndėrmjet stilit shprehės gjuhėsor-letrar tė Kuranit dhe
stilit tė hadithėve-porosive tė Pejgamberit a.s., ka njė
ndryshim aq tė madhė, sa qė arabėt i gjenin tė pėrshtatshme
shpjegimet jashtkuranore tė Pejgamberit ndaj formave tė
tyre tė bisedės dhe dialogut, kurse pėrballė Kuranit se
merrnin dot veten nga habia dhe mahnitja. Duke lexuar
porositė e Pejgamberit, pėrvijohet pas tyre imazhi i njė
njeriu qė mendon e bisedon i pėrvuajtur e i pėrulur me
frikėn ndaj Allahut. Kurse nė zėrin e Kuranit ndihet njė
guxim i lartė, njė vizion tronditės e njė tingėllim
madhėshtorė. Ndėrkaq, ėshtė as e mundur dhe as e pranueshme
logjikisht qė nė shprehjen e njė njeriu tė sendėrtohen aty
pėr aty dy stile aq tė ndryshėm nga njėri-tjetri. (5) Kėtu
tregohet se Muhamedi ėshtė njė njeri si tė tjerėt me
dallimin e vetėm, se atij i shpallet relevatė nga Zoti xh.sh.,
gjė tė cilėn e pohon vetė Kurani:
Thuaj: Unė jam
vetėm njeri, sikurse ju, mua mė shpallet se vetėm njė Zot
ėshtė Zoti juaj, e kush ėshtė qė e shpreson takimin e Zotit
tė vet, le tė bėjė vepėr tė mirė, e nė adhurimin ndaj Zotit
tė tij tė mos pėrziejė askė.
(Kehf 110)
Sikur autorė i Kuranit tė ishte Muhamedi a.s. pėrse nuk e
dėgjuan asnjėher ta pranonte apo ta theksonte vet, njė gjė
tė tillė?
2. Shpifja tjetėr qė
i adresohet Muhamedit a.s. ėshtė pėrfitimi material si motiv.
Ndoshta Muhamedi a.s. ishte dhėnė pas pasurisė, ndai ia
atriboi Kuranin Allahut xh.sh. me qėllim qė tė pėrfitonte
mė tepėr. Megjithatė kjo hipotezė nuk pėrputhet me faktet
historike.
Pėr ata qė e njohin mėnyren e tė jetuarit tė Muhamedit,
vetėm aludimi nė pėrfitimin material ėshtė njė ofendim i
rėndė. Deri nė detaje ėshtė pėrshkruar nė dokumente
historike mėnyra e tij e tė jetuarit si para Pejgamberisė
poashtu edhe mė pas deri nė vdekjen e tij. Pozita finansiare
e Muhamedit a.s. ishte shumė mė e mirė pėrpara se sa pas
Pejgamberisė sė tij. Nė moshėn 25 vjeēare (15 vjetė pėrpara
se ai tė shpallej Pejgamber) u martua dhe jetoi nė mes tė
rehatisė me Hatixhen r.a. e cila ishte njė tregtare e pasur.
Pas Pejgamberisė sė tij, standarti i jetės dhe gjendja e tij
financiare nuk ishin pėr tu pasur zili.
Transmetohet qė shpeshherė ushqimi i tij i vetėm ditor ishin
ca hurma. Njė nga gratė e Muhamedit a.s. tregon se zjarri nė
shtėpin e tyre mund tė rrinte njė deri nė dy muaj pa u
ndezur, ngaqė nuk kishte asgjė pėr tu gatuar. I vetmi mjet
pėr tė jetuar ishin hurmat dhe uji. Nganjėher kėsaj diete i
shtohej edhe qumėshti i dhisė, tė cilin ia dhuronte populli
i Medinės.
Umeri r.a. tregon:
Vėrtet e kam parė tė dėrguarin e Allahut s.a.v.s. gjatė
tėrė ditės (me bark) tė pėrkulur (nga uria) nuk kishte as
hurma tė kėqija, qė ta mbushte barkun e tij.
(6)
Martin Lingsi nė librin e tij:Muhamedi a.s.: Jeta e tij
bazuar mbi burimet mė tė hershme thotė:
Pejgamberi dhe familja e tij
jetonin nė njė jetė plot kursime. Aisha tregon se pėrpara (pushtimit
tė) Kaiberit ajo nuk kishte ngrėnė kurrė hurma aq sa tė
ngopej. E tillė ishte varfėria e kėtyre njerėzve, sa gratė e
Pejgamberit nuk i kėrkuan kurrė atij ndonjė gjė pėrveē atyre
gjėrave mė tė nevojshme pėr jetėn.
(7)
Umeri r.a. e pėrshkruan dhomėn e Muhamedit a.s. si njė
kthinė skajshmėrie tė vobektė: me krejt tri lėkura tė thara
bagėtie pėr shtrirje dhe vetėm njė grusht elb diku nė qoshe
pėr ushqim. Nga sytė mė dolėn lotė. Ai mė tha: Pėrse po qan?
Unė iu pėrgjigja: O Pejgamber i Allahut! E si tė mos qaj,
kur shoh se nė ēgjendje ndodhesh. O Pejgamber i Allahut!
Lutu qė Allahu tė na japė tė ngrėna tė bollshme. Si ka
mundesi qė Persianėt dhe Bizantinėt tė cilėt nuk kanė fe tė
vėrtetė dhe adhurojnė jo Allahun por mbretėrit e tyre
Kaizerin dhe Kohesrohen- tė jetojnė nė kopshte tė lulėzuara,
e buzė shatėrvanėve tė pastėr, ndėrsa Pejgamberi i zgjedhur
dhe robi i nėnshtruar i Allahut jeton nė njė varfėri tė
plotė! Pejgamberi iu pėrgjigjė: O Umer akoma vazhdon tė
dyshosh pėr kėtė gjė? Qetėsia dhe rehatia nė botėn e
pėrtejme janė shumė mė tė mira se qetėsia dhe rehatia nė
kėtė jetė. Tė pafetė po shijojnė shumė tė mira nė kėtė botė
ndėrsa pėr ne kėto tė mira janė rezervuar tė tėra nė jetėn
tjetėr. (8)
Kur Muhamedi a.s. filloi tė thėrriste arabėt tek Zoti i
vetėm, i vėrtetė, ata i premtuan gjithēka vetėm tė hiqte
dorė nga ky mision. I premtuan pasuri tė pafundme, gratė mė
tė bukura, pozitėn mė tė lartė. Por ja ēfarė ishte pėrgjigja
e Pejgamberit Muhamed a.s.:
Sikur tė mė jepni hėnėn nė
krahun e majtė dhe diellin nė krahun e djathtė, unė nuk do
tė heq dorė nga thirrja e Allahut.
(9) Cfarė nėnshtrimi prekės!
Muhamedi a.s. kurdoherė qė merrte ndonjė dhuratė (si nė
rastin kur kryetari i Fidakut i dhuroi 4 deve tė ngarkuara
me mall) ai ia shpėrndante atė tė varfėve dhe spranonte tė
merrte asgjė pėr vete. Kur Muhamedi a.s. vdiq ai nuk kishte
kurfarė parash. Pasuria e vetme ishin 7 dinarė tė cilat ai u
shpėrndau tė varfėrve disa ditė pėrpara se tė vdiste duke
patur frikė se mos i linte prapa. (10)
Ka gjithashtu edhe mjaft raste tė tjera tė cilat tregojnė se
jeta e Muhamedit a.s. nga fillimi i Pejgamberisė sė tij deri
nė vdekje ishte njė jetė qėndrueshmėrisht e kursyer dhe
plotė privime. Ideja se qėllimi i tij ishte pėrfitimi
material nuk pėrputhet me faktet historike. Siē vė re edhe
Enciklopedia e Re Katolike, vol I, fq. 1001 :
Thuhet se frymėzimi kryesorė
qė e shtyu Muhamedin pėr tė kryer revolucionin e tij fetarė
ishte thjeshtė pėrfitimi ekonomik. Kjo hipotezė nuk u
pėrshtatėt fakteve qė ne njohim.
(11)
3. Shpifja tjetėr
ėshtė se Muhamedin a.s e shtyu pėr krijimin e Kuranit
dėshira pėr pushtet dhe lavdi.
Poashtu edhe kjo hipotezė nuk pėrputhet me faktet historike.
Ai pėr vite tė tėra pėrjetoi poshtėrimin nga arabėt ku shumė
lehtė mund tė ishte udhėheqės i tyre pasiqė ata vetė ia
kishin ofruar kėtė gjė, siē e cekėm mė lartė. Edhe kur
arriti tė bėhej udhėheqėsi i tėrė bashkėsisė sė besimtarėve
mbeti po i njėjti. Por mė tepėr karakteri i tij tregon qartė
se ai nuk ishte i etur pėr pushtet e as pėr lavdi personale.
Muhamedi a.s. ishte njė shembull i mahnitshėm pėruljeje. Me
gjithė rangun shoqėrorė si pejgamberė qė ishte, e me gjithė
pėrgjegjėsinė e madhe si burrė shteti Muhamedi a.s.
angazhohej edhe nė punė shtėpie. Ai kujdesej pėr veshjet,
riparonte kėpucėt dhe milte dhinė e tij.
Erdhi njė kohė kur muslimanėt filluan me shenjė respekti tė
ēohen nė kėmbė pėr para tij, por Pejgamberi a.s. i ndaloi
njė gjė tė tillė. Poashtu Pejgamberi a.s. punonte bashk me
shokėt e tij, edhe pse shokėt nuk kishin dėshirė qė ta
lejonin Muhamedi a.s. qė tė punonte si shenjė respekti,
nderi ndaj tij. Muhamedi a.s. iu pėrgjigjte:
E di qė doni tė mė bėni njė
nder, por nuk do tė doja.
Pasuesit e tij ishin gjithmon tė gatshėm tė bindeshin, por
ai gjithmon ngulte kėmbė se bindja duhet treguar nda Allahut
xh.sh. e jo ndaj ti personalisht. Njėher atij iu afrua njė i
huaj i cili pothuaj dridhej nga nderimi qė kish pėr tė,
Muhamedi a.s. i tha qė tė afrohej e pastaj plot ngrohtėsi i
hodhi dorėn nė qafė duke i thėnė:
Qetėsohu vėlla, unė jam vetėm
biri i njė gruaje e cila hante bukėn thatė.
(12)
Muhamedi a.s. ishte lutur qė varri i tij dhe personaliteti i
tij te mos ktheheshin nė idhull pas vdekjes sė tij.
Mos e ktheni varrin tim nė
njė vend adhurimi,Mos mė lėvdoni mua ashtu siē lėvdojnė
krishterėt Isain, birin e Merjemes, por thoni: Ai ishte rob
i Allahut dhe lajmėtar i Tij.
Ato qė thojnė se Muhamedi e shkroi vet Kuranin me qėllim
qė ti knaqte ambicjet e tij pėr pushtet dhe lavdi, mund tė
them se: Muhamedi a.s. natyrisht qė do ti kishte hequr nga
Kurani ato ajete tė cilat mund ti binin ndesh me ambicjet e
tij. Por ai nuk e bėri kėtė. E pėrse duhej tė shkruante ai
njė libėr i cili e detyronte ti thoshte popullit se ai
ishte i pafuqishėm dhe nuk dinte asgjė mbi forcat e
mistershme, se ai nuk kishte sjellė asnjė doktrinė (parim)
tė re, se unė nuk di tė shkruaj dhe tė lexojė dhe se ky
libėr nuk ishte fjalė e tij, etj. etj. (shih ajetet: Araf
188, Huxhurat 6, Kasas 86, Kehf 110, Enam 50 etj.). Po tė
jetė se Muhamedi a.s. ka patur pėr motiv gjatė shkrimit tė
Kuranit, dėshirėn e marrė pėr pushtet atėher ėshtė mjaft e
vėshtirė tė shpjegohet ekzistenca e kėtyre ajeteve. (13)
4. Teoria se
Muhamedi a.s. e krijoi Kuranin me qėllim qė tė bashkonte
dhe ēlironte arabėt,
ėshtė e vėshtirė tė mbrohet se bashkimi i arabėve nuk ishte
qėllimi i tij sepse ideja qė qėndron nė thelb tė Kuranit
ėshtė njė bashkim i njerėzve nėn ombrellėn e Allahut pa
dallim ngjyre, race apo kombi. Po tė jetė se uniteti i
arabėve ishte ėndėrra e pėrhershme e Muhamedit a.s., atėher
ai mjaft mirė do tė kishte pranuar ofertėn pėr tu bėrė mbret
i Arabisė dhe nė kėtė mėnyrė do ta pėrdorte pushtetin dhe
influencėn e tij pėr tė ndėrtuar njė Arabi tė bashkuar. Por
Muhamedi a.s. e refuzoi njė ofertė tė tillė. Kėshtu tė
pohosh se Muhamedi a.s. kishte pėr qėllim arritjen e
pushtetit, lavdisė, apo bashkimin e arabėve nėpėrmjet tė
shkruarit tė Kuranit dhe atribuimin e tij Allahut, ėshtė
njė naivitet i paskrupullt.
Fakte tė tjera qė hedhin poshtė tezėn qė Muhamedi a.s. ėshtė
autorė i Kuranit ėshtė se vetė Muhamedi korigjohet nė
veprimet e tija nga Kurani. Pėr kėtė do tė mjaftonte tė
pėrmendej rasti kur Hamza r.a. axha i Pejgamberit a.s. u vra
nė betejėn e Uhudit. Me nxitjen e Hindit, gruas sė Ebu
Sufjanit trupi i tij u masakrua keq. Kur Pejgamberi a.s
erdhi dhe pa ēfarė kishte ngjarė ai tha:
Kurr nuk kam ndjerė nė shpirt
zemėrim si ky qė po provoj nė kėto ēaste, kur Allahu tė mė
ndihmojė herėn tjetėr qė tė fitoj mbi Kurejshėt. Betohem se
do tė masakroj, dėrmoj tridhjetė nga tė vdekurit e tyre.
Por menjėher pas kėsaj atij i erdhi ajeti Hyjnor ku ja
tėrhjek vėrejtjen:
Nė qoftė se doni tė
merrni hak, atėherė ndėshkoni nė atė masė sa jeni ndėshkuar
ju; e nėse duroni pa dyshim ai ėshtė mė i mirė pėr ata qė
durojnė. (Nahl
126)
Dhe ėshtė e vėrtet se ai nuk e pėrmbushi kėrcėnimin e tij,
nė tė kundėrtėn ai e ndaloi pėrgjithmon masakrimin e
kufomave pas betejės. (14)
Nė mėnyrė tė ngjajshme kur Pejgamberi a.s. u plagosė nė
luftėn e Uhudit, ai i mallkoi armiqt duke thėnė:
Si mund tė begatojė ai popull
qė plagosė tė Dėrguarin e Allahut!.
Si pėrgjigje ndaj kėtij mallkimi zbritėn ajetet, pėr tja
tėrhjekur vėmendjen Pejgamberit a.s. (shih: Ali Imran
128-129) (15)
Poashtu shembulli tjetėr, kur erdhėn disa mushrik tė Mekės
dhe ia bėn disa pyetje rreth ndodhive tė padėgjuara nė
Hixhaz, dhe u zgjodhėn pėr tė provuar nėse Pejgamberi a.s.
zotronte ndonjė burim diturie mbi gjėrat e fshehta dhe tė
papara. Pėrgjigja e Pejgamberit a.s. ishte
Nesėr do tua them
por ai nuk tha
Po tė dojė Allahu,
kur u kthyen ditėn tjetėr atij iu desh ti largojė dhe kjo
gjė vazhdoi 15 ditė mė radhė. Atij nuk i ardh asnjė lajm nga
Allahu xh.sh., dhe mandej i erdh ajeti qė ja tėrhjek
vėrejtjen nė form qortimi, nėpėrmjet Xhebrailit ku thotė:
Dhe mos thuaj
kurrsesi pėr ndonjė ēėshtje: Unė do tė bėj kėtė nesėr!
Vetėm (nėse i shton): Nė dashtė All-llahu! E kur tė
harrosh, pėrmende Zotin tėnd dhe thuaj: Shpresohet se Zoti
im do tė mė japė udhėzim edhe mė tė afėrt prej kėtij (tė as-habi
kehfit). (Kehf
23-24) (16)
Martin Lings, te vepra e cituar, fq. 77, duke trajtuar
domethėnien e kėsaj pritjeje pak a shumė tė gjatė shprehet:
Vonesa e pėrgjigjes
Hyjnore, ndonėse e dhimbshme pėr Pejgamberin dhe pasuesit e
tij, ishte mė tė vėrtet njė forcė mė e madhe pėr tė. Armiqt
e mohuan domethėnien e kėsaj vonese, por pėr ata kurejsh qė
ishin akoma tė pavendosur ky fakt ishte njė pohim i qartė i
asaj se Fjala e Shenjtė i vinte Muhamedit nga Qielli dhe ai
as nuk kishte gisht e as nuk mund ta kontrollonte atė. Ėshtė
e kuptueshme poqėse Muhamedi do tė kishte trilluar tė gjitha
ato ēfar kishte thėnė mė parė, nuk do tė ishte vonuar kaq
gjatė pėr kėtė trillim tė ri, veēanėrisht nė njė ēast tė
tillė ku rreziku qe mjaft i madh.
(17)
Nė Kuran, mė se 50 vende, Pejgamberit i thuhet
Tė pyesin ty pėr...
dhe i jepen pėrgjigje qė fillojn me urdhėrin
Thuaj.
Ėshtė krejt e qartė se ėshtė Allahu qė u jep pėrgjigje
pyetjeve, pėr ēėshtje tė tilla si haramet dhe hallallet e
ndryshme, rreth ndodhive tė padėgjuara tė kaluara,
Dhulkarnejni, forma e dhurimit, shpirtit etj.etj., qė njė
njeri e ka krejt tė pamundur tu japė pėrgjigje tė
specializuara veē e veē, kurr nuk mund tė jetė brenda
mundėsive tė njė njeriu. Ndėrkaq, ndodhte edhe qė nė rastin
e pyetjeve tė tilla, Pejgamberi heshte sepse priste ajetin
qė do ti zbriste si pėrgjigje. Ndodhte qė kalonin ditė tė
tėra e atij nuk i vinte lajmėtari i qiellit, saqė disa
filluan tė talleshin me tė duke i thėnė:
Tė la Zoti ty... Hoqi dorė
prej teje, etj.,
derisa zbriti ajeti:
Zoti yt nuk tė ka
lėnė, as nuk tė ka pėrbuzur.
(Duha 3) (18)
Cili autorė e kėrcėnon vehten nė veprėn e vet qoftė edhe nė
emėr tė dikujt tjetėr ose me gojėn e dikujt tjetėr? Pėr mė
tepėr, ndėrsa pretendon se flet nė emėr tė Allahut, a mund
tė bėjė ndonjė deklaratė qė do ti sillte dėm pretendimit tė
vet? Gjithashtu, a fut nė librin e vet shprehje akuzuese
ndaj vetes? Kurse nė Kuran thuhet:
Sikur tė trillonte
ai (Muhammedi) pėr Ne ndonjė fjalė! Ne do ta kapim atė me
fuqinė Tonė. E pastaj do tia kėputnim atij arterien e
zemrės. (Hakka
44-46)
Nė Kuran Muhamedit a.s. i tėrhiqet vėrejtja pėr
mospjesmarrėsit e fushatės sė Tebukut:
Pse u dhe leje atyre?.
(19) Nė Kuran tregohet pėr martesėn me Zejnepen, gruan e
Zejdit, gjė qė vet Pejgamberi a.s. nuk kishte dėshirė qė tė
martohej me tė, por urdhėri qe i tillė qė tė martohej me tė,
qė ti tregonte se Zejdi nuk ėshtė djali i Muhamedit a.s..
Pejgamberi i thoshte bir libertit tė vet Zejdit, por
Allahu xh.sh., me anė tė njė ajeti, e hoqi birėsimin:
All-llahu nuk
krijoi dy zemra nė gjoksin e asnjė njeriu e as nuk ua bėri
gratė tuaja, prej tė cilave largoheni me dhihar nėna tuaja,
(duke krahasuar shpinėn e gruas me atė tė nėnės), e as nuk
ua bėri djem tuaj tė adoptuarit tuaj (fėmijėt e tjetėrkujt
qė po i adoptoni si tė juaj). Kėto janė vetėm thėnie tuaja
qė i shqiptoni me gojėt tuaja, e All-llahu e thotė atė qė
ėshtė realitet, dhe Ai udhėzon nė rrugėn e drejtė.
(Ahzab 4)
Poashtu Pejgamberi a.s. do tė qendronte pėr tia falur
namazin e tė vdekurit kreut tė hipokritėve, Ibn Thelulit,
meqė e njihte pėr musliman, por e la sepse e paralajmėroi
Allahu, ku i thotė:
Dhe asnjėrit prej
tyre kur tė vdesin, mos ia fal namazin (e xhenazės) kurrė, e
as mos qėndro pranė varrit tė tij (pėr lutje e vizitė), pse
ata mohuan All-llahun dhe tė dėrguarin e Tij dhe vdiqėn
kryeneēė. (Tevbe
84) (20)
Tė gjitha kėto urdhėra apo ndalime tė ngjajshme tregojnė se
ai kurrė nuk vreponte me kokė tė vet, se ai ishte njė
pėrfaqėsues qė vetėm zbatonte urdhėrat e Allahut xh.sh..
Edhe sjelljet nuk i ndryshonte sipas vetes, por pas
paralajmėrimit ose tėrheqjes sė vėmendjes sė Allahut, ku
thotė Allahu xh.sh. nė Kuran pėr Muhamedin a.s.:
Dhe ai nuk flet nga
dėshira. Ajo nuk ėshtė tjetėr pos shpalljes qė i shpallet.
(Nexhm 3-4)
5.Disa nga armiqt e
Islamit pretendojnė se arabėt janė autorė dhe reveluesit e
vėrtet tė Kuranit.
Nė periudhėn kur zbriti
Kurani, poezia kishte marrė njė zhvillim tė jashtzakonshėm.
Njerėzit e pėrdornin tė folurit poetik pothuajse edhe nė
bisedat e zakonshme dhe grindjet. Cdo vit organizoheshin
konkurse poetike dhe poezia fituese shkruhej mbi njė copė me
shkronja tė arta dhe varej nė muret e Qabes pėr tė qėndruar
aty gjer nė konkursin e vitit tė ardhshėm. Me fjalėt e
poetėve, tė cilėt konsideroheshin si heronj kombėtarė, fiset
hynin nė luftė ose bėnin paqe. Meqė Muhamedi a.s. ishte
rritur nė mesin e tyre, tė gjithė Mekasit e dinin fort mirė
se ai sishte marrė kurrė as me poezi, as me prozė poetike,
as me ligjėratė prozaike. Ndėrkaq, shprehjet enigmatike dhe
mrekullore tė Kuranit nuk u ngjanin as shprehjeve tė tij,
as tė tė tjerėve, ato nuk hynin as nė fushėn e poezisė dhe
as tė prozės sė zakonshme dhe asaj poetike, por, me
origjinalitetin e tyre tė posaēėm, i mrekullonin dhe i
magjepsnin tė gjithė! Prandaj, parėsia e politeistėve tė
cilėt kėrkonin ti largonin njerėzit nga Kurani,
pėrpiqeshin ti kundėrviheshin, sipas tyre, me kėto fjalė:
Po tė themi se
ėshtė poezi- sėshtė, po tė themi se ėshtė prozė poetike-
sėshtė,po tė themi se ėshtė fjalė orakulli-sėshtė; as si
vepėr e njė tė ēmenduri- sngjan; po u themi njerėzve se
ėshtė magji, prandaj ti mbyllin veshėt se, ndryshe i zė
magjia!. Por,
ndėrsa mblidheshin, diskutonin e vendosnin sė bashku kėshtu,
kur vinte nata, nuk rrinin dot pa shkuar fshehurazi nga
njeri-tjetri pėr tė ndėgjuar Kuran! (21)
Njerėz qė e donin tė vėrtetėn, si poetėt e njohur Hansa dhe
Lebid pasi u bėnė musliman, e lanė poezinė dhe, kur kėrkohej
tė bėnin poezi, shkruanin njė sure nga Kurani dhe ua
dėrgonin kėrkuesve duke ua theksuar kėto fjalė:
Pas kėndimit tė Kuranit, unė
kam turp tė shkruaj poezi.
(22)
E kemi tė qartė faktin, se ēdo Pejgamber ėshtė dėrguar tė
sfidojė popullin e tij nė ēėshtjen mė tė pėrhapur ndėr ta.
P.sh.: Musai a.s. u dėrgua nė njė popull, ku magjia ishte
shumė e pėrhapur dhe ai me mrekullitė e Zotit i sfidoi dhe i
mahniti ata. Kėtė mrekulli e tregon Kurani i Madhėrueshėm:
Ai (Musai) e hodhi
shkopin e vet, kur ja, u shfaq gjarpėr i vėrtetė. Ai (Musai)tha:
Hidhniju! Ekur hodhėn ata (shkopinjė e litarė), magjepsėn
sytė e njerėzve, i frikėsuan ata dhe sollėn njė magji tė
madhe. E Ne e frymėzuam Musain (duke i thėnė): Hidhe
shkopin tėnd! Kur qe , ai gėlltiste atė qė kishin
magjepsuar. Atėherė u dėshmua e vėrteta dhe u zhduk ajo qė
kishin pėrgatitur. Aty u mundėn ata (magjistarėt dhe faraoni)
dhe u kthyen tė poshtėruar. E magjistarėt u hodhėn (u
pėrulėn) nė sexhde), Dhe thanė: Ne i besuam Zotit tė
gjithėsisė, Zotit tė Musait dhe tė Harunit!
(Araf 107, 116-122) (23)
Ndėrsa Isai a.s. u dėrgua nė njė popull qė e njihte
mjekėsinė e shėrimin e sėmundjeve. Poashtu mrekullia e tij
ishte pikėrisht nė sfidimin e tyre nė atė fushė. Ja si e
tregon Kurani kėtė fakt:
Dhe, tė dėrguar te
bijtė e Israilit: unė kam ardhur nga Zoti juaj me argument,
unė nga balta ju bėj diē si shpendi, i fryej atij dhe ai me
lejen e All-llahut bėhet shpend, unė i sheroj tė verbėrit,
tė sėmurit ne lėkurė, dhe unė me lejen e All-llahut ngjalli
tė vdekurit: unė ju tregoj pėr atė qė e hani dhe pėr atė qė
e depononi nė shtėpiat tuaja. Vertetė, kjo ėshtė fakt pėr ju
nėse jeni besimtarė.
(Ali Imran 49) (24)
Ndėrsa Kurani erdh si mrekulli nė njė popull qė krenoheshin
me letėrsi e ligjėrim, duke i sfiduar ata me mėnyrat e tija
tė jashtzakonshme e tė shkėlqyera nė tė shprehur dhe nė
ligjėrim! Velid Ibnul Mugire, njė jomusliman i parisė sė
Mekkes, pasi e dėgjoi Kuranin, ndėr tė tjera tha:
Kurani ka njė ėmbėlsi,
qėndron nė njė lartėsi... dhe mbi tė gjitha nuk ėshtė fjalė
njeriu. Ndėrsa
prof. Sadik er Rafii, ndėr dijetarėt e letėrsisė arabe tė
shekullit tė kaluar, nė librin e tij Mrekullia e Kuranit,
fq. 218, thotė: Pas
daljes nė pah tė Kuranit, arabėve su mbetėt mė emėr nė
listėn e letėrsisė, pasi kjo mrekulli i sfidoi....
(25)
E si mund tė mendojmė pastaj se Kurani ėshtė autorėsi e
arabėve?!
6. Shtrohet pyetja:
A janė xhindėt apo djalli
autorėt e vėrtetė tė Kuranit?
Kur lexojmė ajetet e Kuranit nė vijim, do ta kemi shumė tė
thjeshtė ti pėrgjigjemi negativisht pyetjes tė
lartpėrmendur:
Thuaj: Mua mė
shpalllet se njė grup i vogėl nga xhinėt i vuri veshin dhe
dėgjoi (Kuranin) dhe (kur u kthyen te tė vetėt) thanė: Ne
kemi dėgjuar njė Kuran qė mahnit, qė udhėzon nė tė vėrtetėn,
andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonė, kurrsesi nuk do tia
shoqėrojmė mė askė.
(Xhinn 1-2)
Shtrohet pyetja: A ėshtė e mundur qė ata vetė ta kenė
shkruar kėtė libėr e njėkohsisht tė mahnitėn prej veprės sė
tyre nė kėtė mėnyrė dhe pėr mė tepėr tė shkojnė te populli i
tyre dhe tė thirrėn tė besojnė nė njėsin e Allahut? Pastaj
vėreni se si kontaktuan ky grup me popullin e tyre, pas
dėgjimit tė Kuranit:
Thanė: O populli
ynė, nė dėgjuam njė libėr tė shpallur pas Musait, qė
vėrteton atė para tij, qė udhėzon nė tė vėrtetėn dhe nė
rrugėn drejtė! O populli ynė, pėrjigjuni thirrėsut tė All-llahut
dhe besoni atij! Ai ju falė mėkatet tuaja dhe ju shpėton
prej njė dėnimi plot vuajtje.
(Ahkaf 30-31)
Nė kėtė citat poashtu njė shprehje e tyre
Ne dėgjuam njė libėr tė
shpallur, nėse
janė xhinėt autorė tė Kuranit pse nuk thanė:
Ja libri qė shkruam e
vetėmshpallėm!
Dallim i madh nė mes dy shprehjeve, pėr ata qė mendojnė dhe
drejt logjikojnė?! (26)
Disa studiues kanė sygjeruar se ndoshta autorė i Kuranit ka
qenė Djalli. Dobėsia e kėsaj hipoteze duket nė fjaktin se
Kurani, jo vetėm qė e mallkon djallin dhe e deklaron atė
armikun mė tė madh tė njerėzve, por urdhėron se para leximit
tė Kuranit njeriu duhet sė pari tė kėrkojė mbrojtje nga
djalli tek Allahu xh.sh. :
Kur tė lexosh
Kuranin kėrko mbrojtjen e All-llahut prej djallit tė
mallkuar. (Nahl
98) (27)
Poashtu nė Kuran thuhet nė hapje tė librit:
Me ndihmėn e Allahut mbrohem
prej dėmit tė djallit tė mallkuar.
(28)
Nė qoftėse djalli ėshtė autorė i kėtij libri, kėtu ai e ka
demaskuar vetveten.
7. Ndėr shpifjet
tjera qė i bėhet Kuranit ėshtė se Kurani ėshtė kopje e
burimeve hebreo-kristiane, qė Muhamedi a.s. nuk ishte autorė
i kėtij libri por thjesht e kopjoi atė nga autorė dhe burime
tjera.
Faktikisht kjo akuzė ėshtė ripėrtėritje e pohimeve tė vjetra
pagane tė kohės sė Pejgamberit Muhamed, megjithatė nė njė
formė tjetėr:
Edhe thanė: (pėr
Kuranin) Janė legjenda tė tė parėve, qė ai (Muhammedi)
kėrkoi ti shkruhen ato, e i lexohen atij mėngjes e mbrėmje.
(Furkan 5).
Sipas logjikės sė kėsaj akuze duke qenė se Kurani flet pėr
shumė ngjarje tė cilat pėrmenden gjithashtu edhe nė bibel ky
u dashka tė jetė njė kopje e saj. Mirėpo kjo akuzė ėshtė
fare e paargumentuar. Pikė sė pari ngjajshmėria nuk do tė
thotė medoemos kopjim. Allahu e bėn tė qartė nė Kuran se
mesazhi qė ai po shpallte nėpėrmjet Muhamedit a.s. nuk ishte
diēka e re, por ishte vetėm njė vazhdim i zinxhirit tė
mėhershėm tė porosive dhėnė nga Zoti nėpėrmjet Pejgamberėve.
Ne tė frymėzuam ty
me shpallje sikurse e patėm frymėzuar Nuhun dhe pejgamberėt
pas tij; e patėm frymėzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is-hakun,
Jakubin dhe pasardhėsit e tij, Isain, Ejubin, Junusin,
Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patėm hėnė Zeburin.
(Nisa 163)
E, sa pejgamberė
kemi dėrguar te popujt e lashtė?!
(Zuhruf 6)
Secili popull
kishte tė dėrguarin e vet, e kur u vinte i dėrguari i tyre
bėhej gjykimi i drejtė mes tyre, atyre nuk u bėhet
padrejtėsi. (Junus
47)
Ėshtė e natyrshme qė mesazhi i kėtyre Pejgamberėve ishte i
njėjtė duke qenė se ata vinin nga Zoti i njėjtė dhe tash
pasi qė nė bibel kanė mbetur gjurmė tė mesazhit tė vėrtetė
tė pėrcjellė nga Pejgamberėt, nuk ėshtė aspak e ēuditshme
nėse edhe nė Kuran gjejmė paralelizma me ngjarje tė
caktuara. Akuza se Kurani ėshtė kopje e biblės vetėm pse tė
dy librat flasin pėr disa ngjarje tė njėjta ėshtė shumė
naive. (29)
Mungesa tjetėr e kėsaj akuze ėshtė se kurr nuk ėshtė gjetur
se cili ėshtė ai person misterioz nga i cili Muhamedi a.s.
mėsoi biblėn apo mėsimet hebreo-kristiane, pėr ti kyēur
pastaj ato nė Kuran, pėr arsyen e thjeshtė se ai person apo
ata persona nuk ekzistonin. Analfabetizmi qė e shoqėroi
Muhamedin a.s. gjatė tėrė jetės sė tij pėrbėn njė pengesė tė
rėndėsishme. Ėshtė e pamundshme se si ai mund tė mblidhte
tėrė ato materiale nga ēifutėt, krishterėt apo nga burimet
tjera pagane me qėllim qė kėtė material ta pėrpunonte dhe ta
recitonte mė pas pėr 23 vjet nė gjuhėn e madhėrishme tė
Kuranit pa ndihmėn e njė pende. Kurani thotė:
Ti (Muhammed) nuk
ishe qė lexon ndonjė libėr para kėtij, e as qė shkruajshe
atė me dorėn tėnde tė djathtė, pse atėherė do tė dyshonin
ata tė prishurit.
(Ankebut 48)
Shtrohen pyetjet: Cili mėsues mund ti mėsonte Muhamedin a.s.
njė besim tė plotė e koherent qė ktheu faqen e historisė?
Pėrse nuk u ngrit ai apo ata (nė qoftėse ka patur ndonjė)
kundėr tė ashtėquajturit nxėnės i cili vazhdonte ta mėsonte
dhe ti injoronte ata nė tė njėjtėn kohė duke shpallur se
mėsimet a tij vinin nga njė burim Hyjnorė, siē ėshtė vetė
Allahu xh.sh.? E si mundet qė disa nga bashkėkohėsit e tij
krishterė dhe ēifutė u kthyen nė musliman dhe besuan nė
vėrtetėsinė e tij nė qoftėse e dinin se ai po kopjonte
shkrimet e tyre tė shenjta apo po mėsonte nga rabinjt ose
priftėrinjt e tyre? etj. (30)
Verzioni i parė arab i Dhjatės sė Vjetėr doli 200 vjet pas
vdekjes sė Muhamedit a.s. dhe verzioni mė i vjetėr i Dhjatės
sė Re doli 1000 vjet pasi Muhamedi a.s. na kish lėnė. Tomas
Patrik Hjuz thotė: Nuk kemi asnjė provė se Muhamedi pati
mundėsi ti njihte shkrimet e shenjta. Duhet gjithashtu tė
kemi parasysh se nuk kemi asnjė gjurmė pėr ekzistencėn e
teksteve arabisht tė Dhjatės sė Vjetėr pėrpara ardhjes sė
Muhamedit. (31)
Jologjikshmėria tjetėr e kėsaj akuze ėshtė se megjithqė nė
disa raste Kurani flet pėr ngjarje tė njėjta me Biblėn, ato
nė asnjė mėnyre nuk janė identike por ndėrrojnė thelbėsisht.
Pastaj ky edhe ishte misioni themelor i Muhamedit a.s. qė tė
pėrmirėsonte mesazhin e Zotit i cili ishte korruptuar deri
atėher. Ideja se Kurani ka huazuar nga bibla kundėrshtohet
mė tej edhe me ekzistencėn e dallimeve themelore nė besim qė
i gjejmė nė dy tekstet. (32) Kėto dallime janė: P.sh.: nė
konceptin e Zotit. Bibla Zotin e tregon si njė Zot qė lodhet
(Ekzodi 31:17- Zanafilla 2:2); njė Zot qė harron (Psalmi
13:1- Vajtimet 5:20); i pafuqishėm (Zanafilla 32:28); njė
Zot qė flen (Psalmi 44:23- 78:65); i pamėshirshėm (Psalmi
77:7-9); dituria e mangėt e Zotit (Zanafilla 3:8); Zoti
pėrshkruhet nė formėn njerėzore (Zanafilla 1:26- 9:6); njė
Zot qė ka familje (Ekzodi 4:22- Ligji i pėrtėrirė 32:19-
Ezekieli 16:3-32- Hebrenjve 5:5- Psalmi 2:7), e shumė
argumente tė tjera qė janė nė kundėrshtim me Qenien e Zotit
xh.sh., kurse Kurani i hedh posht kėto trillime, shih
ajetet qė iu kundėrvihen kėtyre citatėve biblike; Kaf 38,
Taha 52, Haxh 74, Bekare 255, Zumer 53, Bekare 115, Shuara
11, Nahl 74, Ihlas 1-4, Maide 18, e shumė citate tjera. (33)
Poashtu edhe nė konceptin e Pejgamberėve ka dallime. Bibla i
quan profetėt si mėkatarė, gėnjeshtarė, tradhtarė, e shumė
epitete tė tjera, nė kryerjen e veprave tė shėmtuara dhe tė
ndyra, etj. P.sh. Luti a.s. bėri zina me dy bijat e tij (Zanafilla
19:30-38); Haruni a.s. si njeri i cili e konstruktoi viēin
qė ta adhurojnė Izraelitėt (Ekzodi 32:1-20); Sulejmani u
martua me 700 gra dhe 300 konkubina dhe u kthye nė idhujtari
(1 Mbretėrve 11:3-7) etj. Kurse Kurani Pejgamberėt i ngrit
nė piedestalin mė tė lartė dhe i bėn shėmbėlltyrė pėr ne.
(34) Dallime thelbėsore gjejmė edhe pėrsa i pėrket besimit
nė jetėn e tanishme dhe tė pėrtejme nė konceptin e shpėtimit
dhe drejtimit nė jetė. Poashtu dallime kemi edhe ne histori
ku Kurani dhe Bibla nuk pėrputhen: p.sh. te Ademi dhe
Havaja, te Ibrahimi a.s., Isamilit, Ishakut, Lutit, Musait,
Isait a.s. etj. Ideja se Kurani ka huazuar nga bibla ėshtė
padyshim e gabuar.
Keneth Kreg thotė se:
Muhamedi nuk pati asnjė
kontakt personal me shkrimet e shenjta paraardhėse... Kemi
pothuajse njė mungesė absolute tė asaj qė mund tė quhej
citim i drejtpėrdrejt nga secila Dhjatė.
(35)
8. KURANI Fjala e
pėrjetshme e Zotit drejtuar njerėzimit.
Dallimi mė i madh midis Kuranit dhe cilit do libėr tjetėr
tė shenjtė tė ndonjė besimi specifik qėndron nė atė se
Kurani vazhdimisht e pohon origjinėn e tij hyjnore nga Zoti
i botės. Nė Kuran ekzistojnė njė mori shembujsh tė tillė:
Ėshtė e vėrtetė se
All-llahu u dha dhurataė tė madhe besimtarėve, kur ndėr ta
nga mesi i tyre dėrgoi tė dėrguar qė atyre tu lexojė
shpalljen e Tij, ti pastrojė ata, tua mėsojė Kuranin dhe
sheriatin, edhepse, mė parė ata ishin krejtėsisht tė humbur.
(Ali Imran 164)
A nuk e pėrfillin
ata (me vėmndje) Kuranin? Sikur tė ishte prej dikut tjetėr,
pėrvreē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė
kundėrthėnie. (Nisa
82)
O ju njerėz! Juve
ju erdhi nga zoti juaj kėshilla (Kurani) dhe shėrimi i asaj
qė gjendet nė krahrorėt tuaj (nė zemra), edhe udhėzim e
mėshirė pėr besimtarėt.
(Junus 57)
Ne nuk tė shpallėm
ty pėr tjetėr Kuranin, vetėm qė tu sqarosh atyre atė pėr
ēka u pėrēanė, (ta zbritėm) qė tė jetė udhėzim e mėshirė pėr
njerėzit qė besojnė.
(Nahl 64)
Ajete tė tilla janė me shumicė. Pothuajse ēdo sure e
Kuranit e pėrmban pohimin pėr vulėn e autorėsisė sė Allahut
xh.sh. Dhe Ai jo vetėm qė e shpalli Kuranin por edhe duke
qenė se ai duhej tė mbetej si mesazh njerėzimit deri nė
fundin e kohės, ai duhej tė ruhej ashtu siē ishte shpallur
prandaj edhe premtimi i Tij ėshtė i mrekullueshėm:
Ne me madhėrinė
Tonė e shpallėm Kuranin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtės tė
tij (Hixhr 9) (36)
Cdo fjalė e Kuranit dhe jetės sė Muhamedit a.s. e dėshmon
prejardhjen e Tij Hyjnore. Karakteri i sinqertė i Muhamedit
a.s. nuk lė asnjė fije dyshimi pėr sinqeritetin e tij nė tė
pohuarit se Kurani ėshtė fjalė e Allahut xh.sh.. Ai veēse
kishte qenė i njohur si i besueshmi- i sinqerti edhe para
se tė thirrej si Pejgamber. Edhe armiqtė e tij mė tė mėdhenj
e pranonin ēiltėrsinė e personalitetit tė tij. Aq shumė e
kishte fituar Muhamedi a.s. besimin e arabėve politeistė,
saqė edhe armiku i pamėshirshėm i tij, Ebu Xhehli, i pati
thėnė njė ditė: O
Muhamed, unė nuk po tė them se je gėnjeshtarė, por kėtė fe
qė ke sjellė, se dua....
(37) Megjithėse edhe armiqt
mė tė tėrbuar me ndėrgjegje e pranonin se Muhamedi ishte
profet i vėrtet, e patėn kundėrshtuar vetėm e vetėm pėr
egoizėm! Kurani thotė kėshtu:
Ne dimė se ty tė
brengos ajo qė thonė, e ata nuk tė gėnjejnė ty, por ata
mizorė mohojnė argumentet e All-llahut.
(En Am 33)
Perandori Bizantin Heraklius, mori njė letėr nga Pejgamberi
Muhamed, me tė cilėn e ftonte nė Islam. Herakliu nė vend qė
tė zemėrohej me kėtė letėr, ai ndjeu interesim pėr tė dhe
deshi tė mėsonte se ēfarė ishte kjo, prandaj dha urdhėr ti
sillnin pranė disa prej bashkvendasve tė letėrdėrguesit. Nė
atė mes, nė Siri ndodhej njeri prej armiqve tė tėrbuar tė
Muhamedit, Ebu Sufjani, nė krye tė njė karvani tregtarėsh
Mekas. Njerėzit e perandorit e gjetėn Ebu Sufjanin dhe e
nxorėn para tij. Ai e priti Ebu Sufjanin sė bashku me shokėt
e vet nė prani tė parėsisė. Herakliusi i pyeti ata me anė tė
pėrkthyesit: Cili prej jush ėshtė mė i afėrt nė fis me kėtė
person qė thotė se ėshtė Profet?. Mė i afėrti jam unė!. U
pėrgjigjė Ebu Sufjani. Herakliusi iu drejtuar pėrkthyesit:
Thaju kėtyre se do ta pyes kėtė njeri pėr disa gjėra. Po tė
gėnjejė, shokėt tė thonė se gėnjen!. Ebu Sufjani thotė
kėshtu: Vallahi, po tė mos harroja, se shokėt do tė thoshin
se kam gėnjyer, do ta kisha gėnjyer pėr tė! Dhe vazhdon:
Pyetja e parė qė mė bėri Herakliusi, qe kjo: ēvend zė
prejardhja e tij mes jush? Prejardhja e tij ėshtė e fisme!
A pati mė parė ndėr ju ndonjė qė tė ketė pretenduar si
ky-mė pyeti Herakliusi. Jo- i thashė unė. A pati
sundimtarė mes tė parėve tė tij? Jo- i thashė. Ata qė e
ndjekin atė, a janė parėsia, apo shtresa e ulėt? Shtresa e
ulėt- i thashė unė. Ata qė e ndjekin shtohen apo pakėsohen?
Shtohen- iu pėrgjigja unė. A ka mes tyre qė, pasi ta kenė
pranuar fenė e tij, tė kenė ndėrruar mendje? Jo i thashė
unė. Para se tė dilte me kėtė pretendim, a pati ndodhur
ndonjėher ta keni akuzuar pėr gėnjeshtėr? Jo- iu
pėrgjigja unė. A pati ndodhur ndonjėher tė mos e ketė
mbajtur fjalėn? Jo i thashė. A keni luftuar me tė?-
vazhdoi tė mė pyeste Herakliusi. Po iu pėrgjigja unė. Si
pėrfunduan kėto luftėra? Disa herė na mundi ai, disa herė
e mundėm ne! Mirė, po ēkėrkon prej jush? Na thotė:
Faliuni vetėm Allahut, mos i bėni shok asnjė Atij dhe
braktisni idhujt tė cilėve iu janė falur etėrit tuaj! Pastaj
na porosit tė falim namaz, tė jemi tė drejtė e tė ndershėm
si dhe tė kujdesemi pėr prindėrit dhe tė afėrmit.
Pas kėsaj, Herakliusi i tha pėrkthyesit: Thuaji atij: Tė
pyeta pėr prejardhjen e tij dhe mė the qė ėshtė shumė e
fisme. Tė tillė janė profetėt; ata zgjidhėn mes fisnikėve tė
fisit.
Tė pyeta nėse pati para tij ndonjė qė tė ketė dalė me kėtė
pretendim dhe mė the jo. Po tė kishte pasur do tė thosha se
e merr si shembull atė.
Tė pyeta nėse ka mes tė parėve tė tij sundimtarė dhe mu
pėrgjigje se jo. Po tė kishte, do tė thoja se pėrpiqet ta
rifusė nė dorė sundimin e tė parėve tė vet.
Tė pyeta nėse pati ndodhur mė parė tė shihni se po gėnjen
dhe mė the se jo. Unė e di qė njeriu qė nuk thotė gėnjeshtra
pėr njerėzit, nuk thotė gėnjeshtra as pėr Allahun!
Tė pyeta nėse ata qė e ndjekin, janė prej parisė apo
shtresės sė ulėt dhe mė the se janė tė shtresės sė ulėt.
Kėshtu ndodh nė fillim me profetėt; ata qė e ndjekin janė
njerėz tė shtresės sė ulėt.
Tė pyeta nėse ata qė e ndjekin shtohen apo pakėsohen dhe mė
the se shtohe. E veēanta e feve tė vėrteta ėshtė se, gjer nė
plotėsimin e kumtesės, numri i ndjekėsve vjen gjithmon duke
u shtuar.
Tė pyeta nėse pati ndodhur tė mos e ketė mbajtur fjalėn dhe
mė the se jo. Tė tillė janė profetėt, nuk e kthejnė fjalėn!
Tė pyeta se ēkėrkon prej jush dhe mė the se ju kėrkon tė
adhuroni vetėm Allahun duke mos barazuar asgjė tjetėr me Tė,
tė largohemi prej idhujve, tė falni namaz tė jeni tė drejtė
e tė ndershėm. Po qėse kėto qė the janė tė vėrteta ai njeri
do tė sundojė shumė shpejt nė kėtė vend ku mė shkel kėmba.
Unė e kam ditur se ka pėr tė dalė ky profet, por nuk e
parashikoja se do tė ishte prej jush. Po ta dija se mund tė
takohesha me tė, do tė merrja parasysh tė gjitha
vėshtirėsitė dhe po ti ndodhesha pranė, do tia laja kėmbėt.
(38)
Kemi shumė e shumė shembuj nga jeta e Pejgamberit Muhamed
a.s. ku tregon se Muhamedi ishte rob dhe i derguar i Zotit
dhe se Kurani nuk ėshtė vepėr e tij por fjalė e Allahut qė
ja dėrgoi robit tė vet Muhamedit a.s. Megjithqė nuk ka
nevojė pėr asnjė dėshmi mė tepėr se sa fjala e vetė Allahut
xh.sh. qė e konfirmon origjinėn hyjnore tė Kuranit, sikur
edhe karakteri i dėlirė i Pejgamberit Muhamed i cili na
pėrcolli atė, ne do ti pėrmendim edhe disa fakte tė tjera tė
cilat e bėjnė tė besueshėm Kuranin si tė ardhur nga Zoti.
Edhe pėrsa u pėrket njoftimeve tė dhėna kushtuar tė shkuarės
e tė sė ardhmes, Kurani ėshtė i shkylqyer dhe kategorikisht
smund tė jetė shprehje njerėzore. Sot, me anė tė zbulimeve
tė reja, janė nxjerrė sheshit mėnyra e tė jetuarit tė
pupujve tė kaluar, fundi i tyre i mirė apo i keq ashtu siē i
pat njoftuar fjalė pėr fjalė shekuj mė parė Kurani i
Madhėrueshėm. P.sh. te Pejgamberė tė tillė si: Nuhi, Salihu,
Luti, Ibrahimi, Musai, Isai (Paqa e Zotit qoftė mbi ta), etj.,
popujt e tyre, dhe vendbanimet e tyre- secili mė vete nga
njė dėshmi e shpalosur pėr tu marrė shembull! (39) Kurani
na tregon ku thotė:
A nuk udhėtuan ata
nėpėr tokė e tė shohin se si qe pėrfundimi i atyre qė ishin
para tyre!?? Ata ishin edhe mė tė fortė se kėta, ata e
lėruan tokėn dhe e rindėrtuan atė mė shumė se sa kėa, e
rindėrtuan, atyre u patėn ardhur tė dėrguarit e vet me fakte
tė qarta. Pra, Allahu nuk ishte qė tju bėjė tė padrejtė
atyre, por ata vetvetes i bėnė tė padrejtė.
(Rrum 9)
9. Kurani ėshtė
padyshim nga Allahu xh.sh.
Kurani ėshtė libri me i lexuar nė botė.Vargjet e tij janė
recituar me dashuri e respek dhe janė memorizuar e zbatuar
nė praktikė nga besimtarėt myslimanė nė mbarė botėn qe prej
shekullit tė shtatė kur Kurani iu shpall Muhamedit a.s.
prej Zotit si shpallja e fundit hyjnore dhe dėshmi deri nė
Ditėn e gjykimit. Besimtarėt frymėzohen,gjejnė ngushėllim
dhe shpesh impresionohen nga stili letrar,harmonia dhe
imagjinata poetike e Kuranit,sidomos kur e lexojnė atė me
zė.Pėrveē kėsaj,Kurani ėshtė unik mes shpalljeve tė tjera
pėr vėrtetėsinė dhe saktėsinė e pėrmbajtjes sė tij. Nė tė
nuk gjendet asnjė informacion shkencor i cili nuk ėshtė
vėrtetuar nga shkencėtarėt si i saktė. E njėjta gjė ėshtė
provuar edhe me kontekstin historik tė tij.Megjithatė, ajo
ēfarė e bėn Kuranin tė qėndrojė bindshem nė krye tė
shpalljeve hyjnore ėshtė fakti qė fjalėt e tij janė ruajtur
tė pa ndryshuara dhe jane pėrcjell me mbarė botėn Islame nė
gjuhėn origjinale tė zbritjės(ne Arabisht). Kurani mbetet i
vetmi libėr i cili mund tė memorizohet i gjithi prej
njerzėve tė tė gjitha moshave dhe niveleve intelektuale (prej
arabėve dhe jo arabėve). Ky fakt e bėn atė tė quhet me tė
vėrtetė njė nga mrekullitė qė shoqėruan Muhamedin a.s. nė
profecinė e tij. Ky libėr i mahnitshėm me pėrsosmėrinė e tij
tė lartė gjuhėsore letrare si dhe me precizitetin shkencor
arrin tė depėrtojė thellė nė zemrat e tyre qė e lexojnė dhe
tė memorizohet prej tyre pavarėsisht nga niveli intelektual
apo gjuha tė cilėn ata flasin.
A ėshtė shkruar gjerė mė sot, vallė, njė libėr i cili ti
pėrshtatet njeriut tė ēdo shtrese, moshe e niveli, qoftė ai
me shkollė, universitarė, mendimtarė, njeri i thjeshtė,
fizikant, kimist apo ēoban, dhe nga i cili tė kuptojė e
pėrfitojė kushdo? Kurani ėshtė libri i vetėm qė shfaqet nė
ēdo vend, qė shpėrndan dritė si dielli tė cilin e lexojnė
duke pėrfituar prej tij dhe te i cili gjejnė parime e
zgjidhje pėr rrugėn dhe profesionin, shėrim pėr hallet dhe
shkėlqim pėr idetė e tyre poeti, oratori, sociologu,
ekonomisti, juristi, administratori, politikani, edukatori,
nxėnėsi, lutėsi etj. etj. (46)
Ndoshta nuk ka libėr tjetėr veē Kuranit qė mund tė lexohet
disa herė pa u mėrzitur, kurse Kurani lexohet me herė tė
tėra, plotėsohet vazhdimisht, kėndohet nė namaze dhe me
pretekse tė ndryshme pa shkaktuar kurr ngopje, lodhje dhe
mėrzitje. Sa e sa vepra tė zgjedhura, shkrime ideore dhe
poezi e humbin origjinalitetin dhe vlerėn, sa e sa vepra
aktuale durojnė a sdurojnė vetėm disa vite, madje disa muaj.
Ato e humbin edhe vlefshmėrinė, edhe vlerėn aktuale dhe
hidhen e grisen si njė gazetė. Kurse Kurani jo vetėm qė nuk
zbehet e vjetrohet as si fjalė, as si lexim, as si
pėrmbajtje e kuptim, as si origjinalitet e aktualitet dhe as
si drejtėsi e vleshmėri, por ēdo ditė qė kalon, shpirtėrave,
ndėrgjegjeve, mendjeve dhe zemrave u fryn frymėzime tė reja,
u ofron ide dhe njohuri tė njė niveli mė tė pėrparuar dhe e
ruan rininė e freskinė duke u bėrė ēdo ditė mė i ri e mė i
freskėt. (47)
Rradhė ka ndonjė libėr nė histori qė ėshtė sulmuar me aq
vrazhdėsi dhe ėshtė mbrojtur me aq zell dhe dėshirė tė
zjarrtė sikur Kurani. Do ti pėrmend fjalėt dhe mendimet e
disa mendimtarėve tė shquar botėrorė, tė cilėt, pas
studimeve tė thella, kanė dhėnė deklaratat e tyre pėr
Kuranin e Madhėrishėm. Tė shkruhen tė gjitha mendimet e
njerėzve tė shquar botėrorė do tė duhej tė pėrmblidhen nė
njė libėr, pasi janė tė shumta, por ne do ti pėrmendim veē
disa prej tyre.
Lora Fagliri
(studiuse Italiane)- Kurani deri te brezi ynė ėshtė
pėrcjell me njė transmetim tė pėrpiktė pėrmes njė zinxhiri
tė pashkėputur dhe teksti i tij mbeti i pastėr, i
pandryshuar gjatė shekujve, dhe i tillė do tė mbetet derisa
tė ekzistojė jeta nė sipėrfaqen e tokės.
Filip Hiti
pėr metodėn e ligjėrimit tė Kuranit thotė: Ajo ėshtė aq e
lartė, saqė nuk mund tė krahasohet me tė tjera, nuk mund tė
kopjohet, tė emitohet etj..
Carls Mills,
nisur nga pasuria e stilit tė Kuranit, shpreh se ai zotėron
njė aparencė tė tillė tė lartė tė papėrkthyeshme e tė
papėrsėritshme.
CI. Huart-
Kurani si fjalė e Allahut iu komunikua Muhamedit nėpėrmjet
revelacionit.
Artur Belegri-
Kurani i Madhėrueshėm ėshtė mrekullia mė e fuqishme e
Pejgamberit tonė, dėrguar me anė tė ėngjėllit.
Mr. Roduell-
Njeriu gjatė leximit tė Kuranit mbetet mes mahnitjesh.
Di Kastro
(studiues francez)-
Injorimi ynė kurrsesi nuk do tė thotė se Kurani nuk ishte
dhe nuk vazhdon tė jetė libėr hyjnorė me ndikim tė madhė nė
psikologjinė e njeriut.
Ljubildd Weiss
(studiues i Kuranit)- Nga Kurani mua mė del njė zė mė
madhėshtorė se sa zėri i Muhamedit a.s.. Kurani qė u
ligjėrohej arabėve nė shekullin VII dhe tundte thellėsitė e
tyre shpirtėrore, ėshtė po ai qė ka edhe sot tė njėjtėn fuqi,
edhe pėr lexuesin shekullit tė XX-tė, por edhe tė shekullit
tė XXV-tė.
H. A. R. Gibb-
Kėshtu pra po tė ishte Kurani vepėr e tij (Muhamedit),
atėher njerėzit tjerė do tė kishin mundur tė bėnin gara me
tė. Le ti krijojnė vetėm dhjetė vargje, tė cilat do tė
ishin tė ngjashme. Nėse kėtė nuk munden (e kėtė me siguri
nuk janė nė gjendje) atėher, Kurani duhet ta pranojnė si
mrekulli jashtėzakonisht tė qartė.
Njė i krishterė
Indian thotė:
Kurani ėshtė libri i vetėm qiellor, i cili mėsohet
pėrmendsh nga mijėra njerėz nga tė gjitha anėt e botės,
kurse librat e tjerė tė shenjtė i gjejmė tė ruajtura vetėm
me shkrimin e shtypur. Po tė ndodhė pėr ndonjė arsye qė
librat e shkruar nė letra tė treten nga njerėzit, Kurani do
tė mbetet libri i vetėm i ruajtur nė gjoksa.
Gjithashtu si Dermingemi, Sidju, Jogel, Goethe, Zhan Zhak
Rusoi, Dr. Steingass, Maurice Bucaille, Arthur J. Arberry,
Viktor Imberd, Ernest Renan, Gustal le Boni, H. Holman,
Rajmond Carls, Dr. Moris etj.etj., tregojnė se Kurani ėshtė
libėr i Zotit dhe jo vepėr e Muhamedit a.s. (48)
10. Pėrfundim.
Kėto argumente qė cekėm gjerė mė tani, dhe tė cilat nuk i
cekėm, tregojnė qartazi se Kurani ėshtė libėr, fjalė e
allahut xh.sh., dhe jo vepėr e Muhamedit a.s., as e arabėve,
as e xhinnėve, djajve dhe as kopje e burimeve
ēifute-krishtere.
Pastaj po tė shohim nė Kuran, do tė gjejmė se prej
karakteristikave tė tij qė cekem dhe qė nuk i cekem janė:
a) Pastėrtia nė tė shprehur.
b) Transmetimi i lajmeve tė padėgjuara mė parė; tė
ndodhura e tė pandodhura.
c) Mos ekzistenca e gabimeve nė tė.
d) Kuptimplotė.
e) Vėrtetėsia e lajmeve.
f) Ligj i pėrsosur, i pėrshtatshėm pėr ēdo kohė e ēdo
vend.
g) I pajisur me njė kod matematikor tė admirueshėm e tė
mrekullueshėm.
h) Burim i shkencave dhe dijeve.
i) Sfidė ndaj dijes dhe dijetarėve, etj.etj. (49)
Ndėrsa atyre qė akoma vazhdojnė tė besojnė se Kurani ėshtė
vepėr e dikujt tjetėr pos Allahut, u kėshilloj tė lexojnė
ajetin Kuranorė:
A nuk e pėrfillin
ata (me vėmndje) Kuranin? Sikur tė ishte prej dikut tjetėr,
pėrvrē prej All-llahut, do tė gjenin nė te shumė
kundėrthėnie.
(Nisa 82)
E nėse akoma vazhdojnė tė jetojnė nė botėn e ankthit dhe tė
dyshimit: Zoti i udhėzoftė!
Kėtė artikull po e pėrfundoj me fjalėn e Allahut xh.sh. nė
Kuranin e Madhėrishėm:
E edhe ai (kurani)
ėshtė shpallje (zbritje) e Zotit tė botėve.
(Shuara 192)
E ju gjithsesi do
ta kuptoni pas pak kohe vėrtetėsinė e tij.
(Sad 88)
Literature e shfrytzuar:
(Sė shpejti do
tju paraqes edhe 19 burime me tė cilat jam konsultuar gjatė
punimit tė kėtij artikulli FENOMENI I SHPIFJEVE NDAJ
KURANIT FAMĖLARTĖ.)
................................................................................................................................ |