|
A ĖSHTĖ JEZUSI
ZOT ?
BIBLA THOTĖ JO
Senad Maku
Njė ndėr problemet mė kontradiktore nė historinė
njerėzore ėshtė ēėshtja e Isait (Jezusit) a.s.. A ishte ai
krejtėsisht hyjnor apo krejtėsisht njeri?
Polemika rreth personalitetit tė Jezu Krishtit ėshtė
ndryshimi mė i madh ndėrmjet Islamit dhe Krishterimit. Ky
ndryshim i mban tė veēuar pasuesit e kėtyre dy besimeve.
Muslimanėt shohin tek Jezu Krishti njė profet tė madh tė
Zotit, e duan dhe e rrespektojnė aq sa duan dhe rrespektojnė
Abrahamin (Ibrahimin), Moisiun (Musain) dhe Muhamedin, si
dhe tė tjerėt para tyre (paqa e Zotit qoftė mbi ta).
Tė krishterėt nga ana tjetėr e quajnė Jezusin Zot ose bir i
Zotit, dhe e adhurojnė si tė tillė, njė koncept ky qė
muslimanėt nuk mund ta pranojnė.
Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime tė shumta e tregon
qartė se Jezusi nuk ėshtė Zot por njeri dhe i dėrguar i
Zotit xh.sh.
Pa humbur kohė do tė theksojmė argumentet nga vet Bibla tė
cilat tregojnė dhe aludojnė qartazi qė Jezusi nuk ėshtė Zot.
Nga filimi deri nė fund, Ungjijtė tregojnė qartė se Jezusi
ėshtė krejt ndryshe nga natyra hyjnore e Zotit.
Le tė bėjmė njė krahasim nė mes Zotit dhe Jezusit:
1. Zoti ėshtė i
pavdekshėm.
Bibla tregon njė nga cilėsit e Zotit, e cila ėshtė
pafillimėsia dhe pavdekshmėria ku thotė: ai qė i vetmi e ka
pavdekėsinė dhe rri nė dritė tė paafrueshme, tė cilėn asnjė
njeri nuk e ka parė kurrė dhe as mund ta shohė; atij i qoftė
nderi dhe pushteti i pėrjetshėm. (1 Timoteu 6:16) Para se
tė kishin lindur malet dhe para se ti tė kishe formuar tokėn
dhe botėn, madje nga mot dhe pėrjetė ti je Perėndia.
(Psalmi 90:2) Por ti je gjithnjė po ai dhe vitet e tua nuk
do tė kenė kurrė fund. (Psalmi 102:27)
Kurse
Jezusi vdiq.
Bibla thotė: Dhe Jezusi bėrtiti me zė tė lartė dhe tha: ''O
Atė, nė duart e tua po e dorėzoj frymėn tim!''. Dhe, si tha
kėto, dha fryma. (Luka 23:46) por, kur erdhėn te Jezusi,
dhe si panė se ai tashmė kishte vdekur.... (Gjoni 19:33)
Por Jezusi, si lėshoi njė britmė tė madhe, dha frymėn. (Marku
15:37)
2. Zoti ėshtė i
Gjithdijshėm.
Bibla thotė: Mos u bėni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di
gjėrat pėr tė cilat keni nevojė, para se ju t'i kėrkoni. (Mateu
6:8) Unė jam Zoti, ky ėshtė emri im; nuk do t'i jap lavdinė
time asnjė tjetri, as lavdėrimet e mia shėmbėlltyrave tė
gdhendura. Ja, gjėrat e mėparshme kanė ndodhur, dhe tani po
ju njoftoj gjėra tė reja; unė jua bėj tė njohura para se tė
mbijnė. (Isaia 42:8-9)
Kurse
Jezusi nuk ishte i Gjithdijshėm.
Jezusin kur e pyėtėn pėr ditėn e fundit ai u pėrgjigjė: ''Sa
pėr atė ditė dhe atė orė, askush nuk e di, as engjėjt nė
qiell, as Biri, por vetėm Ati. (Marku 13:32 poashtu shih:
Mateu 24:36) Poashtu padituria e tij ceket edhe nė kėtė
citat tjetėr biblik ku tregon se: Dhe, duke parė nga larg
njė fik qė kishte gjethe, shkoi pėr tė parė nė se mund tė
gjente diēka atje; por, kur iu afrua, s'gjeti asgjė pėrveē
gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve. (Marku 11:13)
3. Zoti ėshtė i
Plotfuqishėm.
Bibla e tregon Zotin si Zot tė Plotfuqishėm: Unė jam
Perėndia i plotfuqishėm
. (Zanafilla 17:1)
Perėndi i
plotfuqishėm. (Ekzodi 6:3)
Jezusi ishte i pafuqishėm.
Por Jezusi tregohet i pafuqishėm: Unė s'mund tė bėj asgjė
nga vetja ime. (Gjoni 5:30) Atėherė e pėshtynė nė fytyrė,
e goditėn me shuplaka; dhe disa tė tjerė i ranė me grushta,
duke thėnė: O Krisht, profetizo! Kush tė ra?. (Mateu
26:67-68) Atėherė iu shfaq njė engjėll nga qielli pėr t'i
dhėnė force. (Lluka 22:43) Pėr mė tepėr , Jezusi nuk u
ringjall vetė nga tė vdekurit, por ishte Perėndia ai qė e
ringjalli, citoj: Kėtė Jezus, Perėndia e ka ringjallur; dhe
pėr kėtė tė gjithė ne jemi dėshmitarė! (Veprat e Apostujve
2:32). Kėtu tregohet se kush ėshtė Perėndia i vėrtetė. po tė
ishte Jezusi Zot, a nuk ka mundur qė ta ringjall vehten??!!
.
4. Zoti nuk lodhet
dhe nuk flen.
Bibla thotė: Nuk e di ti, vallė, nuk e ke dėgjuar? Perėndia
i pėrjetėsisė, Zoti, krijuesi i kufijve tė tokės, nuk
mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarėsia e tij ėshtė e
panjohshme. (Isaia 40:28) Ja, ai qė mbron Izraelin nuk
dremit dhe nuk fle. (Psalmi 121:4)
Por Jezusi ishte lodhur, por edhe ka fjetur
sikur edhe ne.
Bibla thotė: Dhe Jezusi, i lodhur nga udhėtimi, u ul pranė
posit. (Gjoni 4:6) Dhe ja, qė u ngrit nė det njė stuhi aq
e madhe, sa valėt po e mbulonin barkėn, por ai flinte. (Mateu
8:24) Ai ndėrkaq po flinte nė kiē mbi njė jastėk. (Marku
4:38)
5. Zoti nuk mund tė
shihet.
Bibla aludon qartė se Zoti nuk mund tė shihet dhe qė kėrkush
nuk e ka parė: Dhe tha akoma: "Ti nuk mund tė shikosh
fytyrėn time, sepse asnjė njeri nuk mund tė mė shikojė dhe
tė jetojė". (Ekzodi 33:20) Dhe Ati, qė mė dėrgoi, ai vetė
ka dėshmuar pėr mua; ju nuk e keni dėgjuar kurrė zėrin e tij
dhe as nuk e keni parė fytyrėn e tij
. (Gjoni 5:37) Askush
s'e pa Perėndinė kurrė
. (Gjoni 1:18) Askush s'e ka parė
ndonjėherė Perėndinė. (1 Gjonit 4:12)
Jezusi jetoj nė mesin e njerėzve
Kurse Jezusin e kanė parė dhe ka qendruar nė mesin e
njerėzve, ka pas familje, ka qen i dėrguar i Zotit, etj., ku
bibla vetė tregon pėr kėtė: A nuk ėshtė ky i biri i
marangozit? Nuk quhet nėna e tij Mari, dhe vėllezėrit e tij
Jakob, Iose, Simon dhe Juda?. (Mateu 13:55) Atėherė
njerėzit, kur panė shenjėn qė bėri Jezusi, thanė: Me tė
vėrtetė ky ėshtė profeti, qė duhet tė vijė nė botė. (Gjoni
6:14) Ata i thanė: ''Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė
ishte njė profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara
Perėndisė dhe pėrpara gjithė popullit. (Luka 24:19) Kurse
te 1 Gjoni 1:1 thekson qė njerėzit e panė Jezusin dhe e
prekėn atė.
6. Zoti nuk ėshtė
njeri dhe nuk jeton nė tokė.
Bibla thotė: Perėndia nuk ėshtė njė njeri, qė mund tė
gėnjejė, as edhe bir njeriu qė mund tė pendohet. (Numrat
23:19) Nė tė vėrtetė ai nuk ėshtė njė njeri si unė, tė
cilit mund t'i pėrgjigjemi dhe tė dalim nė gjyq bashkė. (Jobi
9:32) Po a ėshtė e vėrtetė qė Perėndia banon mbi tokė? Ja,
qiejt dhe qiejt e qiejve nuk mund tė tė nxėnė dhe aq mė pak
ky tempull qė kam ndėrtuar!. (1 Mbretėrve 8:27)
Jezusi
ka qenė njeri, bir i njeriut dhe ka jetuar nė Nazaret.
Bibla thotė: ''Me tė vėrtetė ky njeri ishte i drejtė!''. (Luka
23:47) Erdhi Biri i njeriut, qė ha dhe pi
. (Mateu 11:19)
Por, ndėrsa ata qėndronin nė Galile, Jezusi u tha atyre:
''Biri i njeriut do t'u dorėzohet nė duart e njerėzve. (Mateu
17:22) dhe, mbasi arriti atje, zuri vend nė njė qytet qė
quhej Nazaret, qė tė pėrmbushej ajo qė ishte thėnė nga
profetėt: ''Ai do tė quhet Nazareas. (Mateu 2:23) Ata i
thanė: ''Ēėshtjen e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė
profet i fuqishėm nė vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė
dhe pėrpara gjithė popullit. (Luka 24:19)
7. Zotit i takon adhurimi.
Bibla thotė: Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji
vetėm atij. (Mateu 4:10) Por ti, kur lutesh, futu nė
dhomėzėn tėnde, mbylle derėn dhe lutju Atit tėnd nė
fshehtėsi; dhe Ati yt, qė shikon nė fshehtėsi, do tė ta
shpėrblejė publikisht. (Mateu 6:6)
Jezusi
nuk adhurohet.
Kurse Jezusin nuk e kanė adhuruar, Jezusi ka urdhėruar qė tė
adhurohet vetėm Perėndia, sepse edhe ai e ka bėrė njė gjė tė
tillė: ndėrsa po lutej, qielli u hap, Por ai tėrhiqej nė
vende tė vetmuara dhe lutej, Jezusi po lutej nė vetmi,
dhe ra nė gjunj dhe lutej, shkoi nė mal pėr t'u lutur,
dhe e kaloi natėn duke iu lutur Perėndisė (Lluka 3:21/
5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), Dhe, si shkoi pak pėrpara, ra me
fytyrė pėr tokė dhe lutej (Mateu 26:39) Nėse Jezusi ėshtė
Zot. A i lutet Zoti Zotit ??!!
Poashtu dishepujt kėrkuan nga Jezusi si tė luteshin, por ai
ju tregoj si tė luten jo atij, por Perėndisė, ku thotė:
Adhuro Zotin, Perėndinė tėnde, dhe shėrbeji vetėm atij. (Mateu
4:10) Dhe ai u tha: ''Kur tė luteni, thoni: "Ati ynė qė je
nė qiej, u shenjtėroftė emri yt, ardhtė mbretėria jote, u
bėftė vullneti yt si nė qiell edhe nė tokė. Na jep ēdo ditė
bukėn tonė tė nevojshme. Dhe na i fal mėkatet tona, sepse
edhe ne i falim fajtorėt tanė; dhe mos lejo tė biem nė
tundim, por na shpėto nga i ligu. (Luka 11:2,4)
8. Zoti nuk tundohet
nga e keqja.
Bibla thotė: Askush kur tundohet tė mos thotė: ''Jam
tunduar nga Perėndinė'', sepse Perėndia nuk mund tė tundohet
nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri. (Jakobi 1:13)
Jezusin
e ka tunduar djalli.
Bibla thotė: Atėherė Fryma e ēoi Jezusin nė shkretėtirė, qė
djalli ta tundonte. (Mateu 4:1) dhe qėndroi nė shkretėtirė
dyzet ditė, i tunduar nga Satanai. (Marku 1:13)
Jezusi ia mohoi vetes mundėsinė dhe dėshiren, nė bibel
tregohet: Atėherė nėna e bijve tė Zebedeut iu afrua bashkė
me bijtė e vet, ra pėrmbys para tij dhe i kėrkoi diēka. Dhe
ai i tha: ''Ēfarė do?''. Ajo u pėrgjigj: ''Urdhėro qė kėta
dy bijtė e mi tė ulen njeri nė tė djathtėn dhe tjetri nė tė
majtėn nė mbretėrinė tėnde''. Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur
tha: ''Ju nuk dini ēfarė kėrkoni; a mund ta pini ju kupėn qė
unė do tė pi dhe tė pagėzoheni me pagėzimin me tė cilin unė
do tė pagėzohem? Ata i thanė: ''Po, mundemi''. Atėherė ai u
tha atyre: ''Ju me tė vėrtetė do ta pini kupėn time dhe do
tė pagėzoheni me pagėzimin me tė cilin unė do tė pagėzohem;
por nuk ėshtė nė dorėn time qė tė uleni nė tė djathtėn time
ose nė tė majtėn time, por u ėshtė rezervuar atyre, tė
cilėve u ėshtė pėrgatitur nga Ati im''. (Mateu 20:20-23)
por kjo ndodh qė bota ta njohė se unė e dua Atin dhe se
bėj ashtu siē Ati mė ka urdhėruar. (Gjoni 14:31) Pastaj u
nis qė andej dhe shkoi nė krahinėn e Tiros dhe tė Sidonit;
hyri nė njė shtėpi dhe donte qė askush tė mos e dinte, por
nuk mundi tė qėndrojė i fshehur. (Marku 7:24) Sikur Jezusi
tė ishte nga origjina e babait, pra Zot sic pretendojnė ata,
atėher ai duhet tė jetė njėsoj si Ati nė dėshirė dhe
mundėsi.
Kėto ishin disa krahasime nė mes Zotit dhe Jezusit. Pra, nga
kėto citate qė cekėm, logjikoni vet me arsyen tuaj, a mund
tė jetė Jezusi Zot?
Poashtu kemi edhe citate tjera biblike ku tregojn se Jezusi
nuk ėshtė Zot, dhe qė vet Jezusi me fjalėt e tij e tregon:
a) Unė s'mund tė bėj asgjė nga vetja ime; gjykoj
sipas asaj qė dėgjoj dhe gjyqi im ėshtė i drejtė, sepse nuk
kėrkoj vullnetin tim, por vullnetin e Atit qė mė ka dėrguar.
Nėse unė dėshmoj pėr veten time, dėshmia ime nuk ėshtė e
vėrtetė. (Gjoni 5:30,31)
b) Ati ėshtė mė i madh se unė. (Gjoni 14:28)
c) Nė tė vėrtetė, nė tė vėrtetė po ju them: Shėrbėtori
nuk ėshtė mė i madh se padroni i tij, as i dėrguari mė i
madh se ai qė e ka dėrguar. (Gjoni 13:16)
d) Jezusi i tha: ''Mos mė prek, sepse ende nuk u
ngjita te Ati im; por shko te vėllezėrit e mi dhe u thuaj
atyre se unė po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perėndia
im dhe Perėndia juaj''. (Gjoni 20:17)
e) Dhe kur t'i ketė nėnshtruar tė gjitha, atėherė Biri
vetė do t'i nėnshtrohet Atij qė i nėnshtroi tė gjitha, qė
Perėndia tė jetė gjithēka nė tė gjithė. (1 Korintasve
15:28)
f) Burra tė Izraelit, dėgjoni kėto fjalė: Jezusi
Nazareas, njeriu i dėftuar nga Perėndia ndėr ju me vepra tė
fuqishme, me mrekulli dhe shenja qė Perėndia bėri ndėr ju me
anė tė tij, siē edhe vet e dini. (Veprat e apostujve 2:22)
g) Edhe rashė pėrpara kėmbėve tė tij pėr ta adhuruar,
por ai mė tha: ''Ruaju se e bėn, unė jam bashkėshėrbėtori yt
si dhe i vėllezėrve tė tu qė kanė dėshminė e Jezusit.
Perėndinė adhuroje! Sepse dėshmia e Jezusit ėshtė frymė e
profecisė. (Zbulesa 19:10)
h) Dhe kjo ėshtė jeta e pėrjetshme, tė tė njohin ty,
tė vetmin Perėndi tė vėrtetė, dhe Jezu Krishtin qė ti ke
dėrguar. (Gjoni 17:3)
Ka edhe me djetra dhjetra citate biblike qė e hjedhin poshtė
hyjninė e Jezusit. Vėrtet nuk dojnė koment kėto citate.
Nė tė vėrtetė para 2000 vjetėve Jezusi profetizoi se njerzit
do ta adhuronin mė kot dhe do ta besonin nė doktrina tė
krijuara nga njerėzit dhe jo nga Perėndia:
Por nė padobi ata
mė adhurojnė mua, duke mėsuar urdhėresa tė shpikura nga
njerėzit. (Mateu
15:9) poashtu tha:
Do ta njihni tė vėrtetėn dhe e vėrteta do tju bėjė njerėz
tė lirė. (Gjoni
8:32)
|