|
FEJA ISLAME
A ėshtė pėrhapur me forcė?
Senad Maku
Pėr Islamin dhe ēėshtjet e pėrhapjes sė tij ėshtė
folur vetėm nė kontekstin negative. Njė zhurmė e padėgjuar
bėhet sot nė botė kundėr Islamit, duke ia mveshur atij tė
gjitha tė zezat qė kanė ndodhur e sidomos qė ndodhin gjatė
kohės qė po kalojmė. Prandaj nė pėrgjithėsi, gjithēka thuhet
e shkruhet pėr tė, qoftė nga individėt, nė materiale tė
botuara si gazeta, revista, libra, nė media elektronike
etj., duke ia mveshur Islamit gjithēka qė nė fakt nuk i ka
si p.sh.: duke e cilėsuar si kulturė e civilizimit tė
prapambeturisė, fe qė pengon modernizimin, pengon lirinė e
tė menduarit dhe tė shprehurit, si religjion dhune, fe
fanatike, afriko-aziatike, apo mė mirė fe e Lindjes, duke
harruar tė shkretėt, si fetė e tjera si p.sh.: krishterimi
apo hebraizmi kanė lindur e kanė ardhur po nga Lindja,
pėrfundimisht sipas tyre Islami ėshtė fe e pasioneve tė
dobėta, si fe e pėrhapjes me shpatė, si aksident historik i
popullit shqiptarė dhe epitete tė tjera tė ngjashme me
kėto.
Tek shqiptarėt ndėr akuzat kryesore qė I bėhen Islamit
predominon ajo qė ka lidhje me pėrhapjen e tij me dhunė, nė
pėrgjithėsi nė botė, veēanėrisht nė trojet tona, fe qė ėshtė
imponuar nga pushtuesit dhe si rrjedhojė e kėsaj propaganda,
vijnė thirrjet primitive qė na bėhen pėr tu rikthyer nė
fetė e tė parėve tanė.
Mėnyra e ftesės nė Islam ka qenė larg nga gjakderdhja dhe
pėrdorimi I shpatės. Rruga e pėrhapjes sė fesė mbėshtetet
mbi faktin se vet fuqia e ftesės sė vazhdueshme nė Islam
ėshtė mė e fortė se fuqia e shpatės. All-llahu I Lartėsuar
nė librin e Tij tė fundit Kuranin thotė:
Nuk ka dhunė nė fe
(Bekare 256), kurse nė njė ajet tjetėr thotė:
Thirr (Muhamed) nė rrugėn e
Zotit tėnd me urtėsi dhe kėshilla tė mira, dhe polemizo nė
mėnyrė mė tė mirė. Vėrtetė Zoti yt e di mė sė miri kush e ka
devijuar rrugėn e Tij dhe pėr ata qė janė udhėzuar
(Nahl 125), Thuaj
atyre tė cilėve u ėshtė dhėnė Libri po edhe analfabetėve: a
e keni pranuar Islamin? Nėse e kanė pranuar, e kanė gjetur
rrugėn, e nėse e refuzojnė, pėr ty ėshtė obligim ti
lajmėrosh, All-llahu i sheh robėrit e vet (dhe e di se
ēbėjnė) . (Ali
Imran 20)
Kjo ėshtė esenca e thirrjes Islame, e gjithė kjo ėshtė paqe,
liri dhe zgjidhje, pa detyrim e pa dhunė. Ėshtė e vėrtetė e
pamohueshme se Islami nuk ėshtė pėrhapur me forcėn e shpates,
por ėshtė pėrhapur me forcėn e bindjes me besimin e thellė
tė njerėzve nė drejtėsinė e tij. Po tė mos ishte ashtu, si
mund tė shpjegohet hyrja e qindra milionėve nė tė nga
populli Indian, Kinez, i himalajeve, i sumatrės
(Indonezisė), ujdhesave tė Indisė Lindore, Afrikės sė Mesme?
Ose, si besuan miliona njerėz nė Rusi, Poloni, Lituani, nė
Veri tė Evropės? A thua kanė arritur shpatat e muslimanėve
nė ato vende? Nė vendet e pėrmendura Islami depėrtojė falė
misionarėve muslimanė, jo tė armatosur me shpata, po me
parime Islame, me tolerancė e bindje. (Dr. Mustafa Sheka:
vepra e cituar, fq.110 nė Takvimi 2002 fq. 245 Prishtinė)
Nė lidhje me hyrjen e tė krishterėve nė Islam pa presion ose
dhunė, Tomas Arnoldi nė veprin e tij paraqet letrėn e
patrikut Nastur Isho Iabh III qė ia dėrgoi Matran Semanit,
kryepeshkopi i Farisit. Pasi shpreh brengosjen e tij pėr
konvertimin e shumė tė krishterėve Persianė nė Islam:
Vėrtetė Arabėve Allahu u dha pushtetin e dynjasė, sikur po
e shihni edhe ju dhe po e dini kėtė realitet. Megjithatė ata
nuk e luftojnė besimin e krishterė, por, pėrkundrazi sillen
mirė me fenė tonė, i nderojnė priftėrinjtė tanė, kan
konsideratė ndaj kishave dhe shtėpive qė janė pronė e
kishave. Atėher, pse e kanė lėnė besimin e tyre populli i
Mervit. Pėrkundrazi ata (arabėt) u janė zotuar atyre tė
mbesin nė atė qė janė tė sigurt (pėr vetėn dhe pronėn e
tyre), duke e ndarė njė pjesė tė tregtisė pėr shtetin. (Takvimi
2002 fq. 240)
Nė lidhje me kėtė ēiro Truhelka thotė: Ėshtė mendim i
gabuar se Islami ėshtė pėrhapur me dhunė. Ekzistojnė
argumente tė shumta tė cilat e demantojnė kėtė. Unė mund tė
pėrmend vetėm njė, e ai ėshtė se shekulli XIX nuk do tė
gjente asnjė tė krishterė dhe asnjė kishė e manastir nė
Ballkan, sikur Islamizmi tė pėrhapej me dhunė shtetėrore.
(Sipas Muhamed Pirraku, tek Dituria Islame nr. 83 viti 1996
Prishtinė)
Shkencėtari anglez Tomas Karlajn i cili nė veprėn e vet Mbi
heronjtė, shkruar nė vitin 1840, ka thėnė se: Do tė ishte
i kotė ēdo mendim pėr kėtė botė,po qė se e pranojmė se
qindra million njerėz jetojnė e vdesin nė tė pėr diēka qė do
tė ishte mashtrim, sharlatanizėm dhe intrigė, pėr diēka qė
do tė ishte e pavėrtetė, sepse e pavėrteta mund tė
ngadhėnjejė pėr njė ēast, mirėpo vetėm e vėrteta mund ta
ndezė botėn, ashtu si e ndezi Muhamedi. Sekreti i fuqisė dhe
i pėrhapjes sė fes Islame qėndron nė vėrtetėsinė e saj
hyjnore dhe jo nė shpatė, nė tė cilėn insistohej nė Europė
si argumentin kryesorė kundėr Islamit. Kjo nuk qėndron nga
arsye tė thjeshta, sepse edhe Islami kur u shpall, ishte
zėri i njė njeriu: njė njeri i vetėm kundėr tė gjithė
njerėzve! Qė ai ta marrė shpatėn dhe tė pėrpiqet ta
propagandojė fenė e vet me tė, do tė bėnte shumė pak punė
(Ali M. Basha Islami nė Shqipėri gjat shekujve fq.19)
Kurse studiuesi i njohur i Islamit, Th. W. Arnold nė
Thirrja nė Islam fq. 48 ka theksuar se: Nė bazė tė
raporteve toleruese tė vendosura ndėrmjet tė krishterėve dhe
arabėve musliman, mund tė konstatojmė se forca nuk ka qen
factor nė kalimin e tė krishterėve nė Islam. Vetė Muhamedi
ka lidhur aleancė me disa fise tė krishtere dhe u pėrkujdes
personalisht pėr mbrojtjen e tyre dhe sigurimin e lirisė sė
shprehjes sė tyre fetare, duke ia lėnė klerit ato tė drejta
dhe atė ndikim tė cilin e kanė pasur mė parė
nga shembujt e
pėrmendur pėr tolerancėn dhe liritė tė cilat muslimanėt
ngadhnjimtarė ua kanė ofruar tė krishterėve nė shekullin e
parė hixhrij dhe qė kanė vazhduar edhe mė tej gjatė brezave
tė ardhshėm, nė tė vėrtetė mund tė pėrfundojmė se fiset
krishtere qė kanė pėrqafuar Islamin, e kanė bėrė atė
vullnetarisht dhe lirisht. Kurse arabėt e krishterė, tė
cilėt edhe sot jetojnė nė mesin e bashkėsive tė mėdha
muslimane, janė dėshmitarė tė kėsaj tolerance.
(Po aty fq. 19)
Islami ka hyrė edhe nė Himalaje, Xhaveta, Sumarta, Brunei,
Filipine e vende tė tjera nė mėnyrė paqėsore, pa u derdhur
asnjė pikė gjaku. Mėnyra e pėrhapjes sė fes ishtė pėrmes
tregtarėve musliman, tė cilėt ishin lidhur ngushtė me
banorėt e atyre vendeve, ose pėrmes misionarėve qė ishin
obliguar ti shėrbenin Islamit. Poashtu nė Afrikė pėrhapja e
Islamit u bė pėrmes misionarėve dhe tregtarėve. Misionarėt
musliman hasėn mirėkuptim tek zezakėt kur u tregonin atyre
tė vėrtetat qė kishin tė bėnin me raportin Allah-Njeri dhe
se feja Islame ėshtė fe e natyrshme dhe e lehtė. Afrikanėt
pėrqafonin fenė Islame, duke e konsideruar fe qė nuk bėn
dallim nė mes tė tė bardhit e tė ziut.
Kėto janė disa nga shumė fakte e argumente tė cilėt e
konfirmojn se Islami ėshtė pėrhapur falė vetė besimit,
dėshirės dhe bindjes dhe jo me forc siē pretendojnė
keqdashėsit e fes.
Po tė shikohen fetė e tjera, shihet detyrimi i tyre me dhunė
qė ta pėrqafonin sidomos fen e krishtere qė qe bėrė nė
mėnyrė institucionale. P.sh.: Sharl Leman- mbret I Francės
I detyronte tė gjithė ata qė nuk ishin tė krishterė me anė
tė shpatės ta pranonin krishterimin. Poashtu, Olafi- mbret i
Norvegjisė I ekzekutonte tė gjithė ata qė refuzonin tė hynin
nė fenė e Krishtit nga banorėt vikanė (pjesa jugore e
Norvegjisė), ose ia kėpuste kėmbėt dhe duart. Gjithashtu,
atje ishte njė grup ekstrem qė pėrhapnin krishterimin me
forcė, tė cilėt e quanin veten vėllezėrit e shpatės. (Takvimi
2002 fq. 243)
Gustav Lubuni nė veprėn e tij Hadaretul Arabije fq. 271
tregon se: Nė Spanjė muslimanėt u pėrndoqen nė mėnyrė mė
barbare, si asnjėher mė parė nė histori, vetėm pse thoshin
Nuk ka Zot tjetėr pėrveē Allahut dhe Muhamedi ėshtė I
dėrguar I Tij. Kėto ndjekje vazhduan deri mė 1556 tė
udhėhequra nga inkuizicioni kishtar. Inkuizicionit iu
bashkua edhe mbreti Filipi i dytė, I cili nxorri njė ligj,
sipas tė cilit muslimanėt qė kishin mbetur nė Spanjė, Brenda
ditės duhej tė braktisnin gjuhėn e tyre, traditat e tyre,
fen e tyre, emrat e tyre dhe gjithēka Islame. Pas kėtij
ligji diskriminues, ai nxorri edhe njė dekret tjetėr, me tė
cilin jepte urdhėr qė tė rrėnoheshin tė gjitha hamamet
(banjot publike, mė se 900 sosh), me arsyetim se ato ishin
gjurmė tė pabesimtarėve! Kėshtu, u zhduk civilizimi Islam me
largimin e muslimanėve nga Spanja. (Po aty fq. 245)
Dhuna e aplikuar mbi jomuslimanėt pėr ta pėrqafuar Islamin,
qė u ngjitet vet muslimanėve dhe vet Islamit, ėshtė vet
shpifje e kulluar pa mbėshtetje faktike historike. Si
pėrfundim tė kėsaj teme po e pėrmbylli me hadithin qėe
transmeton Xherir nga Ibni Abasi, tregohet se njė individ
nga fisi beni Salim bin Avf, i quajtur El Hasin kishte dy
djem tė krishterė, ndėrsa ai vet ishte musliman. Njė ditė ai
e paska pyetur Muhamedin a.s. nėse e kishte detyrė qė tia
impononte fėmijėve tė pranonin Islamin, sepse ata nuk
lėviznin nga feja e tyre e krishterė. Me kėtė rast Allahu
xh.sh., si zgjidhje tė pėrhershme dhe tė pėrgjithshme nė
kohė e vende tė kėsaj ēėshtje, i zbriti tė dėrguarit tė Vet
ajetin: Nuk ka
detyrim nė fe, rruga e drejtė ėshtė dalluar shumė qartė nga
ajo e padrejta
(Bekare 256) dhe Ju
keni fenė tuaj e unė kam fenė time.
(Kafirun 6)
|