Karikaturat fyese ndaj Muhammedit s.a.w.s.

BOTIMI I KARIKATURAVE NDAJ  MUHAMEDIT A.S. OFENDIM PĖR FENĖ ISLAME

Senad Maku



      Kaluan mė shumė se katėr muaj qė kur gazeta Daneze “Jyllands-Posten” nė shtatorė tė vitit 2005 pėr herė tė parė botoi karikaturat satirizuese tė Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. (paqa dhe mėshira e Zotit qoftė mbi tė). Mė von i ribotuan edhe gazetat tjera duke ndjekur shembullin e gazetės Daneze, si nė Austri, Francė, Gjermani, Itali, Spanjė, dhe nė disa vende tė tjera.
Paraqitja e Muhamedit s.a.v.s. nė karikaturat e publikuara, e paraqet atė si terrorist me mjekėrr, me sy tė fryrė dhe turban nė formė tė bombės me fitil, si njeri qė ka eksploziv nė ēallmėn nė kokė. Tjetra duke mbajtur shpatė nė dorė e duke thirrur pėr terorizėm, duke e quajtur si njeri i dhunės dhe terorit. Duke e paraqitur Muhamedin s.a.v.s. nė shumė mėnyra tė tjera negative, djallėzore etj.etj.
Ofendimi dhe pėrdhosja e dėrguarit tė Allahut, tė fyesh vulėn e pejgamberėve pėrmes disa karikaturave ėshtė me tė vėrtet njė fyerje, ofendim i madhė i tėrė fesė Islame, njė fyerje e rėndė pėr mbarė rruzullin toksorė, e nė veēanti pėr afro 2 miliard musliman qė jetojnė nė kėtė rruzull; nga aspekti Islam ėshtė i ndaluar. Ky parim Islam siē vlen pėr veprimet ofenduese kundėr Muhamedit a.s.,vlen, dhe ne e trajtojmė njėjtė edhe kur bėhet kundėr Ibrahimit, Musait, Isait apo cilitdo profet-pejgamber.
Njerėz tė ultė me qėllime tendencioze, armiq tė sė Vėrtetės Hyjnore, tė pajisur me vese dhe cilėsi tė ulta, argatė tė satanait(djallit) pėr shkak tė zemrės sė tyre tė prishtė, janė pėrpjekur tė shpifin, t’ia pėrshkruajnė dhe atribuojnė shembullit mė tė pėrkryer tė njerėzimit, Muhamedit s.a.v.s., lloj lloj tė pavėrtetash duke e paraqitur nė shumė mėnyra negative, me pamje krejtėsisht tė papranueshme pėr gjithė besimtarėt Islam nė botė. Sepse mirėfilli dihet se pejgamberi Muhamed s.a.v.s. nuk ka lėnė asnjė fotografi pas vehtes dhe se feja qė ai ka lėnė pas, pra Islami, nuk ėshtė fe e dhunės, nuk ėshtė fe e terrorit, por fund e krye ėshtė fe e paqės dhe tolerante ndaj feve dhe kulturave tjera nė botė.
Paraqitja dhe publikimi i karikaturave tė shėmtuara pėr Muhamedin s.a.v.s. nė shumė gazeta evropiane dhe perėndimore, paraqesin qėllim tendecioz djallėzorė politike dhe fetare tė kurdisura mirė me qėllim qė botėn Islame ta fusin nė konflikt me vende tjera dhe ta paraqesin atė para opinionit ndėrkombėtarė nė mėnyrat mė negative, si nxitės dhe bartės tė sė keqės etj etj.
Autorėt e karikaturave e kajnė ditur fort mirė se ofendimi i Muhamedit s.a.v.s. ėshtė njė ndėr pikat mė neurolgjike tek besimtarėt Islam tė cilėt ushqejnė rrespekt dhe dashuri tė pa kufi ndaj figurės dhe veprės sė tij. Dhe qė sot jemi dėshmitarė pėr ngjarjet nė teren si dhe reagimet e muslimanėve nėpėr botė.
Arsyetimi i qeverive dhe kryeredaktorėve tė revistave dhe gazetave qė publikuan karikaturat, arsyetohen kinse ne jemi njė shtet demokratik dhe kemi tė drejtėn dhe lirinė e shprehjes, ėshtė njė arsyetim me qėllime tendecioze. Sepse liria, kufijtė e lirisė janė deri aty ku nuk cenohet e drejta, respekti dhe dinjiteti i tjetrit. Ndėrsa me arsyetimin e demokracisė edhe kjo fjalė ėshtė duke u pėrdorė thjeshtė pėr qėllime propagandistike e qė nuk ka asnjė lidhje tė arsyeshme pėr nėpėrkėmbjen e vlerave tė tjetrit, kur dihet qė fjala demokraci do tė thotė sundim i popullit, i shumicės.
Pėr t’ia sqaruar sadopak lexuesit tė nderuar qėllimin e fesė Islame ndaj njerėzimit, dhe duke ia tėrhjekur vėrejtjen se ata mendime negative qė e paraqesin qėllimtkėqijtė tė fes Islame, janė vetėm gėnjeshtra dhe qė mundohen tė mbjellin farėn e dyshimit arrogancėn ndaj fesė Islame.
Ka shumė raste qė historia na tregon nė kohėn e Muhamedit s.a.v.s. Kur ai ishte fyer madje edhe nė prezencė tė tij sa ishte gjallė, ai gjithnjė i ka falur dhe nuk ua ka kthyer mė tė keqe, e qė ka mundur ta bėj njė gjė tė tillė. Kėtė ai e bėnte nga zemėrgjėrėsia e madhe, mirėpo tė gjithė njerėzit nuk mund ti posedojnė vetit e tij. Ē’tė bėjmė me afro 2 miliardė masė e popullit tė cilit ushqejnė dashuri nė zemrat e tyre mė shumė se gjithēka nė botė-pėrpos Allahut xh.sh., dhe qė e vendosin personalitetin e tij para prindėrve, farefisit bile edhe vetvetės sė tyre. Si mund tė rrimė tė qetė kur blasfemohet nė syt e tyre njeriu mė i dashur nė zemrat e tyre. Prandaj shohim tė gjitha kto brengosje, shqetėsime tė cilat shpesh po dalin edhe nga kontrolli, ndoshta edhe pa vetdėshirėn e tyre.
Do tė paraqesim nė pika tė shkurtėra, njė pjesė nga fjalimi i Muhamedit s.a.v.s. nė Haxhin e Lamtumirės, e cila na e shpjegon qartė bazat e lirisė dhe tė nderit ndaj njeriut.

Para 14 shekujsh Muhamedi s.a.v.s. nė ditėt e fundit tė jetės sė tij, nė Haxhin e Lamtumirės, ka thėnė:

"O Njerėz! Dėgjoni ēka do t'ju them, sepse nuk e di nese do t'ju takoj nė kėtė vend pas kėtij viti.
O njerėz! Kini frikė Zotin dhe respektojeni Atė. Bėhuni tė njerėzishėm dhe tė drejtė ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve….Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerėn e personalitetit dhe dinjitetit njerėzor.  Njeriu ėshtė vepėr madhėshtore e Allahut dhe mjere ai qė e nėnēmon nderin dhe dinjitetin e veprės sė Allahut. Ju, o njerėz, pashmangshėm dhe pakthyeshėm do t'i ktheheni  Allahut tė Amshueshėm dhe Ai do t'ju marrė nė pėrgjegjėsi pėr veprat dhe punėn tuaj….
O besimdrejtė! Ta dini, ta mbani mend dhe tė jeni tė bindur se pėrfundoi koha e mosdijes dhe traditave tė kėqija, qė i sollėn fatkeqėsi tė shumta gjinisė njerėzore. Unė jua kam treguar rrugėn e shpėtimit, nėpėr tė cilėn duhet tė shkoni…. Gjakmarrja ėshtė e ndaluar….Fajdeja dhe kamata janė tė ndaluara….
Ju tė gjithė jeni pIotėsisht tė barabartė nė tė drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarė pėrparėsie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj tė kuqit, e as i kuqi ndaj tė ziut pėrveē me devotshmėri. Tė gjithė jeni pasardhėsit e Ademit, ndėrsa Ademi ėshtė prej dheut.
O muslimanė! Duhet tė kujdeseni, tė duheni dhe tė ndihmoheni ndėrmjet vete.  Nuk guxoni ta ofendoni njėri-tjetrin, e as t'i merrni me dhunė njėri-tjetrit diēka. Kėto janė mėkate tė rėnda. Merreni vetėm ate qė me vetėdėshirė ju jepet. ….Kurrė mos e shkelni tė drejtėn dhe nderin e askujt. Vetvetes mos i bėni dhunė. Mos harroni se mėshira ėshtė njė ndėr bazat kryesore tė Islamit.
0 njerėz! Dėgjoni ēka po ju them dhe mbajeni mend mirė. Unė po jua lė librin e Zotit - Kur'anin - te cilit nėse i pėrmbaheni gjithnjė do t'ju ruajė qė tė mos e humbni rrugėn e drejtė, rrugėn e drejtėsise dhe sė vėrtetės. Kur'ani ėshtė libėr i qartė dhe i shenjtė, vepėr e vėrtetė e Allahut, fjalė e Tij, nė vėrtetėsinė e sė cilės nuk ka kurrfarė dyshimi.
Para vetes e keni tėrė jetėn time, fjalėt dhe veprat e mia. Gjithēka qė kam folur dhe punuar, jam pėrpjekur qė tė jetė nė pajtim tė plotė me urdhrat e Allahut. Ju vėrtet nuk do tė gjendeni nė lajthitje pėrderisa t'i pėrmbaheni Kur'anit dhe sunnetit tim.
O besimdrejtė! Thuajeni gjithnjė tė vėrtetėn e pastėr. Urrejtja asnjėherė le tė mos ju  largojė nga rruga e tė drejtave dhe drejtėsisė. Drejtėsia ėshtė motra e devotshmėrisė. Frikėsohuni nga Allahu! Ai e sheh punėn tuaj.
O njerėz! I dėgjuat porositė e mia, futini nė zemrat tuaja e nė jetėn tuaj.  Tė gjithė ata qė i kanė dėgjuar kėto fjalė tė mia, le t'ua pėrcjellin atyre qė nuk i kanė dėgjuar, sepse prej tyre mund tė ketė mė mbamendės se vetė dėgjuesit.

(Pas njė pauze tė shkurtėr, i Dėrguari i Zotit me njė zė mė tė butė ka thėnė):
"A e percolla mesazhin e Allahut tek ju, o njerez?"
"O i Dėrguari i Zotit! Ti besnikėrisht e ke pėrmbushur misionin tėnd dhe neve na ke komunikuar ēka tė ka urdhėruar Zoti", u pėrgjigjėn mė se 100 000 haxhinjte e pranishėm.
(Atėherė Muhammedi a.s. me zė solemn tha:)
"O Zoti im, dėshmo (nė kėtė)!
(Tė njėjtėn ditė, Zoti i Lavdishėm e shpalli ajetin Kur'anorė):
"Sot persosa per ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntine time, dhe zgjodha per ju Islamin fe". (Sure Maide, 3).

Pas leximit tė fjalėve tė fundit nė haxhin lamtumirės tė Pejgamberit Muhamed s.a.v.s. tė cilėn e sollėm me disa shkurtime, lexuesit mund tė gjykojnė vetė se pse besimtarėt Islam janė tė lėnduar nga fyerjet dhe shpifjet qė i janė etiketuar dhe atribuar Muhamedit s.a.v.s. me rastin e publikimit, tė karikaturave nga injorantėt dhe islamofobėt perendimorė...!?
Shumė njerėz tė mėdhenj nga bota joislame Muhamedin s.a.v.s. e kanė pėrshkruar me fjalė tė mira, tė cilėt ne do ti paraqesim vetėm tre prej tyre:
“Muhamedi a.s. ėshtė personaliteti i jashtzakonshėm. Muhamed, mė vjen keq qė s’isha bashkėkohėsi yt. Njerėzimi, vetėm njėher, ka parė njė figurė tė tillė unikale, siē ishe ti dhe mė s’do tė ketė rastin tė shohė (tė ngjashėm). Unė, me respektin mė tė madhė, pėrulem, para paraqitjes tėnde tė madhėrishme”. (Princi Otto Von Bismark)
“Nėse madhėshtia e njerėzve matet me madhėshtinė e veprave tė tyre, atėher Muhamedi a.s. ėshtė nga mė tė madhėrishmit qė ka njohur historia”. (Gustav Lebon)
“Nėse madhėshtia e qėllimit, thjeshtėsia e mendimit dhe rezulltatet e arritura, janė tri kritere tė gjenialitetit njerėzor, kush mund tė marrė guximin tė krahasojė, cilindo njeri tė madhė, nė historinė njerėzore, me Muhamedin a.s.?” (Lamartini)
Muslimanėt nė gjithė rruzullin toksorė duhet tė ruajnė gjakftoftėsinė dhe mos tė marrin asnjė veprim tė pamatur, dhe ēdo tentim pėr ta degjeneruar apo provokuar Fenė Islame do tė dėshtojė, siē ka dėshtuar shumė herė.
Allahu xh.sh. nė Kur’anin Famėlartė thotė:
“Ata duan ta shuajnė dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po All-llahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt. Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e vet me udhėzim tė qartė e fe tė vėrtetė, pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė,  edhe pse idhujtarėt e urrejnė”. (Saff: 8-9)

 

 Shkurt 2006

 

 

 
Copyright 2006/2007 by www.bibladhekurani.com