|
Feja Islame nė
trojet shqiptare
gjatė Osmanlinjėve
Senad Maku
Shqiptarėt i pėrkasin njė populli ndėr mė tė lashtėt
tė Evropės. Pėrhapja e Islamit nė botė e veēan nė trojet
shqiptare, ka qenė, ėshtė dhe do tė jetė ēėshtje mjaft e
vėshtirė dhe komplekse. Qė tė hedhet dritė nė kėtė temė,
nevojitet njė qasje multidisiplinore dhe serioze historike,
kulturore, shoqerore, filozofike, arkeologjike e tė tjera.
Kontaktet e para tė shqiptarėve me islamin dhe gjurmėt tė
islamizmit tė tyre dėshmohen relativisht herėt. Nė shekujt e
mesjetės paraosmane tokat shqiptare, pėr hirė tė pozitės sė
tyre gjeografike, janė frekuentuar dendur prej misionarėve
tė botės islame arabo-turke,qoftė pėr qėllime tregtare,
qoftė pėr qėllime fetare etj. etj. tė cilat i kemi
shtjelluar nė temat e kaluara.
Ėshtė faktuar historikisht se Osmanlinjėt kanė filluar tė
duken nė viset ballkanike rreth vitit 1354, kohė kur kėto
vise bėnin njė jetė feudale dhe vuanin nėn sundimin e
bizantit, tė bullgarėve, tė serbėve etj., tė cilėt edhe
shqiptarėt ishin vazhdimisht nėn sundimin e tyre, dhe
malltretimeve tė ndryshme.
Osmanėt ishin gjeografikisht larg, kurse ata qė shqiptarėt
u druheshin se mos i thethitnin, ishin popujt kufitarė me
origjinė sllave dhe grekė. (Rreth pėrhapjes sė Islamit ndėr
shqiptarėt, Pėrmbledhje studimesh, fq. 58)
Shumė prej sunduesve ushtronin dhunė ndaj shqiptarėve dhe i
terrorizonin ata qė nuk u nėnshtroheshin urdhėrave, ligjeve
dhe besimeve tė tyre.
Me depėrtimin e Perandorisė Osmane dhe me shkatėrrimin e
Perandorive, pėr shqiptarėt fillon njė jetė e re. Perandorin
Osmane disa zona apo vende e kanė pritur duarhapur sepse
kanė qenė pjesėtarė tė fesė Islame edhe para Osmanlinjėve,
kurse nė disa zona janė pritur dhe konsideruar edhe si
shpresė-ēlirues.
Perandoria osmane-turke shqiptarėt i gjen nė gjendjen mė tė
mjerueshme dhe tokat shqiptare tė coptuara. Ndėrrimi i njė
pushtuesi tė egėr me njė tė butė, i cili me vehte sillte
mesazhin hyjnor tė Islamit, ishte fillimi i njė fati tė ri
historik, kur fillon tė krijohet njė shtresė e re e
identitetit kulturor e kombėtarė tė shqiptarėve. Nėn
halifatin islam tė Osmanlinjėve tokat shqiptare u bashkuan,
filluan tė frymojnė sė bashku, tė tregtojnė e tė punojnė sė
bashku. Pastaj, duke parė mesazhet e qarta dhe jodevijuese
tė Islamit, tė cilat i jepnin njeriut vlerė, duke i kushtuar
rėndėsi lirisė, si gjėja me e ēmuar, se si e urrente
robėrimin e skllavėrimin, atėher mendja e shėndoshė nuk mund
tė rrinte pa e pranuar. Duket se, ēdo gjė qė nuk e kishin mė
parė, tashmė e kishin. E si tė mos pranonin tė bashkėpunonin
me kėtė sundues, I cili ua hoqi terrin dhe i la tė lirė tė
jetojnė, tė punojnė, tė tregtojnė, tė lirė nė besimet tjera,
tė organizojnė dhe tė kenė njė identitet tė ri, qė gati e
kishin humbur.
Do tė pėrmend disa nga argumentet tė historianėve dhe tė
tjerė rreth kohės sė Osmanlinjėve dhe depėrtimit tė tyre nė
Ballkan e nė veēanti nė trojet shqiptare.
Historiani ynė I periudhės osmane, dr. Ferid Duka nė lidhje
me kėtė ēėshtje ka shkruar: Faktorėt qė pėrcaktuan
pėrhapjen e Islamit nė tokat shqiptare janė tė ndryshėm, por
njė gjė duhet thėnė: nuk ka pasur njė politikė islamizuese
tė zhvilluar me tendencė tė posaēme nga sunduesit Osman. Tė
dhėnat flasin se feja Islame ėshtė pranuar me dėshirė, nuk
ka pasur dhunė nė pėrhapjen e saj me qėllim qė tė imponohej
si fe nė masat e popullit shqiptarė.
Mark Tirta ka pohuar se Islamizimin e shqiptarėve nuk e
shihte si dhunė; por si njė ftohje, si njė bojkotim i
shqiptarėve kundėr krishterimit, e pikėrisht fillimisht
kundėr ortodoksisė serbe, greke e bullgare qė i shpiente nė
shkombėtarizimin, nė tjetėrsimin etnik.
Arsa Millotoviqi, armik i madh i shqiptarėve i cili thoshte
se shqiptarėt me pėrqafimin e fesė Islame i shpėtuan
sllavizmit. (Islami nė shqipėri gjatė shekujve, Ali M.
Basha, fq. 70)
Volteri, njėri nga armiqėt e fanatikėt mė tė mėdhenj tė
Islamit thotė se modeli islam i rregullimit tė jetės, i
pranishėm nė kohėn e Osmanlinjėve, paraqet shembullin mė tė
mirė tė tolerancės dhe bashkėjetesės ndėrfetare nė lirinė e
plotė tė pjesėtarėve tė feve dhe popujve tė ndryshėm.
Historiani Robertson thekson se: Me tė vėrtet muslimanėt
janė ata qė e kanė unifikuar zjarrin dhe flakėrimin pėr fen
e vet me zemėrgjėrėsi dhe tolerancė ndaj pjesėtarėve tė feve
tjera dhe kėto janė ata qė, krahas tėrė pėrkushtimit dhe
vendoshmėrisė konsekuente pėr pėrhapjen e fesė sė vet, i
kanė lėnė tė lirė tė gjithė ata qė kėtė fe nuk e kanė
pėrqafuar, sepse kanė dėshiruar ti mbesin konsekuent
mėsimit tė vet fetarė.
Kurse Muhamet Pirraku thotė se: Islami nuk ishte fe turke,
e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e
shqiptarėve dhe tė tjerėve dhe turqit nė Bashkėsinė
muslimane osmane paraqisnin vetėm pakicėn sunduese. (Islami
nė trojet iliro-shqiptare gjatė shekujve, N. Ibrahimi, fq.
222,223,232)
Aristidh Kolaj nė Arvanitėt, Athinė, 1985 thotė se:Nuk ka
egzistuar absolutisht asnjė rast kthim feje me dhunė nga ana
e turqve. (Pėrmbledhje studimesh, vepėr e cituar, fq. 47)
Profesori Robert Matran thotė: drejtuesit osman nuk kanė
pasur vullnet pėr asimilimin e popullsive tė poshtuara, nuk
kryen as osmanizimin dhe as islamizimin tė detyruar;
pėrndryshe, si do tė mund tė shpjegonim ruajtjen e gjuhėve
greke, bullgare, serbe apo tė gjuhėve tė tjera dhe feve tė
tjera
. Poashtu dr. ēiro Truhelka i cili ka thėnė se:
Ėshtė mendim i gabuar se Islamizmi ėshtė pėrhapur me dhunė.
Egzistojnė argumente tė shumta, tė cilat e hedhin poshtė
kėtė. Unė mund tė pėrmend vetėm njė dhe ai ėshtė se shekulli
i 19-tė nuk do tė gjente asnjė tė krishterė dhe asnjė kishė
e manastirė nė Ballkan, sikur Islamizmi tė pėrhapej me dhunė
shtetėrore.
Ndėrsa Hadrian Renald, ėshtė shprehur se: Nuk ka nė botė
besim i cili tė ketė qenė kaq keq i komentuar nga armiqėt e
tij dhe qė u ėshtė shtruar aq shumė nėnēmimit dhe mllefit
sikurse ėshtė Islami. Italiani Roberto Marocco della Roca,
ka shkruar: Islamizmi i Shqipėrisė ka qenė njė pritė kundėr
trysnisė sllave.
Pėt tė provuar kėtė me 1604 arqipeshkvi katolik i Shkupit
informon Romėn se shqiptarėt ndiqeshin mė shumė nga kisha
ortodokse se sa nga turqit musliman. (A.M. Basha, vepėr e
cituar, fq. 47,48,53,54,59)
Intelektuali Abdi Baleta pohon: Prania e faktorit musliman
nė shqipėri ka qenė faktor shpėtimtarė . Poashtu Gjergj
Fishta i cili nė Lahuta e Malcis, ka shkruar: Por, pse na
tė vegjėl jemi/ Pse kend fis e vėlla nuk kemi/ Na sot
shkjaut smund ti bajmė ballė/ Qi po do tna pėrpijė gjallė/
Prandaj, thom se e lyp e mara/ Qi dhe sot na, si pėrpara/ Tė
rrim njit me mbret tė Stambollit/ Pėr me i bamun ballė
Nikollit
.
Mirėpo ēėshtė mė e keqja, po fshihet e vėrteta nė lidhje me
pėrqafimin e Islamit. Edhe pse ka filluar tė zbehet mendimi
se Islami ėshtė pranuar me dhunė, mendimi I keq ende
egziston. Nė literature tė ndryshme pėrmendet gjoja gjendja
e rėndė ekonomike Brenda perandorisė Osmane si presion pėr
ta pėrqafuar fenė Islame. Kjo nuk qėndron, sepse mirėkuptimi
midis fesė Islame dhe feve tė tjera, tolerance dhe bujaria
muslimane kanė qenė ēėshtjet parėsore qė kanė bėrė pėr vete
njė numer dhe mas tė madhe njerėzish, kurse dhuna ka qenė
pėrjashtim. Lidhur me shkaqet e kalimit tė shqiptarėve nė
Islam, Tomas W. Arnold, pėrveē tė tjerash shkruan: Ėshtė e
mjerueshme ajo qė pohojnė autorėt e krishterė se shqiptarėt
janė detyruar ta pranojnė fenė nėn presionin e dhunės e tė
haraēeve tė paligjshme. Kėta autorė nuk na ofrojnė fakte pėr
akuzat e tyre. Zmajeviēi konvertimin e dy mijė njerėzve e
arsyeton me numrin e madh tė tatimeve dhe tė taksave tė
tjera, por ai nė tė njėjtėn kohė e pranon se edhe muslimanėt
jepnin tė njėjtat tatime. (Pėrmbledhje studimesh, vepėr e
cituar, fq. 115)
Duke e ditur dhe duke I cekur disa nga thėniet, argumentet e
lartėpėrmendura, se cka sillte islami pėr shqiptarėt nė tė
gjitha sferat e jetės, qoftė materiale, shpirtėrore, morale
e politike, si mund tė mohohet e vėrteta e tė shpifen
intriga pėr Islamin dhe muslimanėt se kinse ėshtė pėrdorur
dhunė pėr pėrqafimin e Islamit?
Ėshtė turp I madh pėr tė gjithė historianėt qė mbėshtesin
kėtė tezė, duke e ditur se Islami ishte ai qė na mbrojti nga
sllavizmi dhe nga humbja e identitetit tonė.
|