|
JEZU KRISHTI (ISAI
A.S.) PROFET DHE I
DĖRGUAR VETĖM TE BENI ISRAILĖT
SIPAS KURANIT DHE BIBLĖS
Senad Maku
Qė nga
krijimi i njeriut tė parė fillon misioni i tė dėrguarve tė
Zotit xh.sh. Ademi a.s. ishte njeriu i parė dhe pejgamberi i
parė. Pejgamberllėku nuk arrihet me mundim e me lodhje dhe
as me shumė ibadet, por ėshtė begati e dhuruar prej Allahut
xh.sh. atij qė dėshiron prej robėrve tė Tij. Qėllimi i
dėrgimit tė pejgamberėve ishte pėr ti udhėzuar njerėzit nė
rrugė tė drejtė dhe tė vėrtetė, pėr besimin nė njė Zot dhe
pėr largimin e tyre nga rruga e shtrembėr, nga e pavėrteta,
nga adhurimi i shumė zotėrave.
Allahu xh.sh. zgjodhi pejgamber nga vende tė ndryshme, ēdo
pupull ka pasur Pejgamber. Pra qėllimi i tyre ishte qė ti
ndihmojė mendjes sė njeriut qė sa mė lehtė tė gjejė rrugėn e
drejtė, pėr besimin nė Allahun xh.sh. dhe pėr tia ngrit
njeriut moralin e lartė.
Kėtė e tregon edhe Allahu xh.sh. nė Kuranin Famėlartė:
Ne dėrguam nė ēdo
popull tė dėrguar qė tu thonė: Adhuroni vetėm All-llahun,
e largonu djave (adhurimit tė tyre)! Por, pati nga ata qė
All-llahu e udhėzoi dhe pati nga ata qė isshte i gjykuar me
humbje, pra udhėtoni nėpėr botė dhe shihni se si ishte fundi
i gėnjeshtarėve? (En-Nahl:
36) poashtu nė ajetet tjera thotė:
... nuk pati asnjė
nga popujt qė nuk pati tė dėrguar.
(Fatir: 24)
Ne nuk dėrguam
asnjė tė dėrguar para teje e tė mos i kemi shpallur atij se:
nuk ka zot tjetėr pėrveē Meje, pra mė adhuroni!.
(El-Enbija: 25)
Allahu xh.sh. dėrgoi shumė Pejgamber-profet, qė nga njeriu i
parė dhe Pejgamberi i parė, Adami (Ademi a.s.) e deri te
Pejgamberi i fundit Muhamedi a.s.. Pejgamberėt para
Muhamedit a.s. ishin tė dėrguar pėr njė kohė, pėr njė vend
dhe pėr njė popull tė caktuar, kurse Muhamedi a.s. ishte
dėrguar pėr tėrė njerėzimin.
Allahu xh.sh thotė:
Ne nuk tė dėrguam ty ndryshe vetėm se pėr tė gjithė
njerėzit, myzhdedhėnės dhe tėrheqės i vėrejtjes, por shumica
e njerėzve nuk e dinė.
(Sebe: 28)
Pėr Jezusin (Isan a.s.) si i dėrguar, si Pejgamber i Zotit
flet Kurani Famėlartė, poashtu edhe vet Bibla.
Feja Islame, Kurani i Madhėruar pėr Isain a.s. thotė: Se
Isai a.s. ishte i dėrguar i Allahut xh.sh. ashtu siē kan
qenė edhe tė dėrguarit e tjerė, dhe misioni i tij ka qenė i
njėjtė me profetėt e tjėrė. Allahu xh.sh. thotė:
Ata (ithtarėt e
librit) thanė: Bėhuni jehudi ose tė krishterė, e gjeni
rrugėn e drejtė! Thuaj: jo, (asnjėrėn) por fenė e drejtė
tė Ibrahimit qė ai nuk ishte nga idhujtarėt. Ju (besimtarė)
thuani: Ne i besuam All-llahut, atė qė na u shpall neve,
atė qė iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Ishakut, Jakubit dhe
pasardhėsve (tė Jakubit qė ishin tė ndarė nė dymbedhjetė
kabile), atė qė i ėshtė dhėnė Musait, Isait dhe atė qė iu
ėshtė dhėnė nga Zoti i tyre pejgamberėve, ne nuk bėjmė
dallim nė asnjėrin prej tyre dhe ne vetėm atij i jemi
bindur. (Bekare:
135-136)
Ai u pėrcaktoi juve
fe atė qė i pat pėrcaktuar Nuhut dhe atė qė Ne ta shpallėm
ty dhe atė me ēka e patėm porositur Ibrahimin, Musain dhe
Isain. (I porositėm) Ta praktikoni fenė e drejtė e mos u
pėrēani nė tė. Pėr idhujtarėt ėshtė rėndė kjo nė ēka ju i
thirrni ata. All-llahu veēon pėr tė (pėr besim tė drejtė)
atė qė do dhe e udhėzon atė qė i drejtohet Atij.
(Shura: 13)
Edhe Pejgamberi i fundit Muhamedi a.s. ka thėnė:
Tė gjithė
profetėt janė mes tyre vėllezėr prej tė njėjtit baba dhe
feja e tyre ėshtė njė.
(Transmeton Buhariu)
Po qėse njė njeri mohon Pejgamberin e Isait a.s., nuk mund
tė jetė besimtarė. Sepse tė gjithė profetėt kanė kumtuar tė
njėjtat parime dhe baza tė besimit, prandaj feja qė ka
gjetur shprehjen e saj nė kumtesėn e tyre, ka qenė gjithmon
Islami.
Pėr dėrgimin e Isait a.s. si i dėrguar flasin edhe citate
tjera Kuranore:
Po kur Isai erdhi
me argumente tha: Erdha te ju me pejgamberllėk dhe erdha
tju sqaroj atė pjesė qė e kundėrshtonit, pra kini frikė
All-llahun dhe mė respektoni mua! Ska dyshim, se All-llahu
ėshtė Ai Zoti juaj, andajAtė adhuronie! Kjo ėshtė rrugė e
drejtė! (Zuhruf:
63-64)
Mesihu, bir i
Merjemes, nuk ėshtė tjetėr, vetėm se i dėrguar; para tij
pati shumė tė dėrguar. Nėna e tij ishte e drejtė (e
ndershme). Qė tė dy ata ishin qė ushqeheshin (si njerėzit
tjerė). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj
sesi ikthejnė shpinėn tė vėrtetės!
(El-Maide: 75)
Ne i patėm dhėnė
Musait librin dhe pas tij patėm dėrguar shumė pejgamberė.
Isait, birit tė Merjemės i dhamė argumente (mrekulli) dhe e
fuqizuam me (Xhibrilin) shpirtin e shenjtė. E saherė qė u
erdhi ndonjė i dėrguar me ēka nuk u pėlqeu juve, a nuk u
bėtė kryelartė dhe disa prej tyre i pėrgėnjeshtruat e disa i
mbytėt? (Bekare:
87)
O ithtarėt e
librit, mos teproni nė fenė tuaj dhe mos thuani tjetėr gjė
pėr All-llahun, pėrveē asaj qė ėshtė e vėrtetė. Mesihu Isa,
bir i merjemes, ishte vetėm i dėrguar i All-llahut. Ishte
fjalė e Tij (bėhu) qė ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymė
(shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe tė dėrguarin e
Tij e mos thoni: Tre (trini). Pushoni (sė thėni), se ėshtė
mė mirė pėr ju. All-llahu ėshtė vetėm njė All-llah; larg
qoftė asaj qė Ai tė ketė fėmijė. ēka ka nė qiej dhe nė tokė
ėshtė vetėm e Tij. Mjafton qė All-llahu ėshtė planifikues i
pavarur. (En-Nisa:
171)
Kur shfletojmė Biblėn, shohim se edhe nė vet Biblėn tregohet
qartazi se Jezusi erdhė si i dėrguar nga Allahu xh.sh. dhe
ėshtė njė ndėr profetėt e tjerė. Ku nė vazhdim do ti cekim
disa nga citatet qė pėrmendėn nė katėrt ungjijt si tė
Mateut, Markut, Lukės dhe Gjonit, duke mos ju referuar krejt
Dhjatės sė Re nė tėrėsi sepse edhe aty ka plotė citate ku
tregohet pėr Jezusin dhe dėrgimi i tij si profet, por do tė
referohemi me kėto katėr ungjij.
Te Ungjilli i Mateut 10:40-41 tregohet se Jezusi u tha
nxėnėsve tė vet:" Ai
qė ju pranon, mė pranon mua; dhe ai qė mė pranon mua, pranon
atė qė mė ka dėrguar.Ai qė pranon njė profet nė emėr tė njė
profeti, do tė marrė shpėrblimin qė i takon profetit; dhe ai
qė pranon tė drejtin nė emėr tė tė drejtit, do tė marrė
shpėrblimin qė i takon tė drejtit".
Poashtu Jezusi tha:
''Cilido qė pranon njė nga kėta fėmijė nė emrin tim, mė
pranon mua; dhe kushdo qė mė pranon mua, nuk mė pranon mua,
por atė qė mė ka dėrguar''
(Marku 9 :37)
Nė Ungjillin e Llukes tregohet se Jezusi u tha nxėnėsve:
"Kush ju dėgjon, mė
dėgjon mua; kush ju pėrbuz, mė pėrbuz mua; dhe kush mė
pėrbuz, pėrbuz atė qė mė ka dėrguar''.
(Llukes 10 :16)
Transmetohet nga Jezusi tė ketė thėnė:Jezusi u tha atyre:
''Ushqimi im ėshtė
tė bėj vullnetin e atij qė mė dėrgoi dhe tė kryej veprėn e
tij". (Gjoni 4 :34)
Poashtu tek Gjoni 5 :37 thuhet qė Jezusi ka thėnė:"Dhe
Ati, qė mė dėrgoi, ai vetė ka dėshmuar pėr mua; ju nuk e
keni dėgjuar kurrė zėrin e tij dhe as nuk e keni parė
fytyrėn e tij".
Ndėr kėto citate qė i cekėm tė bibles bėjnė me dije se
Jezusi qartė pohon se ėshtė i dėrguar i Zotit. Jezusi pohon
se dikush e ka dėrguar dhe kush e pranon mesazhin, dėrgesėn
e tij, ka pranuar Zotin qė e dėrgoi Jezusin. Me fjalė tė
tjera, Jezusi ėshtė pejgamber, Zoti e dėrgoi qė ta udhėzoi
popullin e tij.
Jezusi pohon se ėshtė pejgamber, sepse deklarohet:
Ai qė pranon njė profet,
nė emėr tė njė profeti dotė marrė shpėrblimin qė i takon
profetit. Ky ėshtė
pohim i qartė nga Jezusi se ėshtė pejgamber, i dėrguar i
Zotit.
Fragmenti Ushqimi
im ėshtė tė bėj vullnetin e atij qė mė dėrgoi dhe tė kryej
veprėn e tij
vėrteton se Jezusi u thoshte njerėzve se ai ėshtė vetėm i
dėrguar i Zotit dhe vėrteton se veprimi i Jezusit ėshtė
realizimi i vullnetit tė Zotit dhe nėnshtrim ndaj atij
vullneti, tė predikojė dhe ta kryej shpalljen me tė cilėn
Zoti e dėrgoi. Jezusi deklarohet dhe ėshtė shumė i qartė nė
fjalėt e tij, ku nuk ka vend pėr paqartėsi, Jezusi shprehet
me gjuhė tepėr tė qartė, pėr atė qė dėshiron tė dėgjojė dhe
tė kuptojė se ai ėshtė i dėrguar i Zotit.
Jezusi u tha shokėve:
''Asnjė profet nuk pėrēmohet, veēse nė vendlindjen e vet dhe
nė shtėpinė e vet''.(
Mateu 13 :57)
Ashtu edhe kritika tjetėr qė Jezusi iu tha popullit tė vet
pėr mosbesimin e tyre tregohet tek Lluka 4/24 ku thotė:''Nė
tė vėrtetė po ju them se asnjė profet nuk mirėpritet nė
atdheun e vet".
Jezusi pohoi se ėshtė pejgamber dhe se cifutėt nuk e
njihnin, nuk e pranonin si tė tillė.
Nė citatin tjetėr Jezusi tha:''Mė
duhet ta shpall lajmin e mirė tė mbretėrisė sė Perėndisė
edhe nė qytete tė tjera, sepse pėr kėtė jam dėrguar''.
(Lluka 4:43)
Citati i sapopėrmendur tregon se obligimi i Jezusit ėshtė ta
pėrhap Lajmin e Mirė (Shpalljen), ai pohoj se ishte i
dėrguar, d.m.th. profet. Nė Ungjillin sipas Llukės 24/19
tregon rastin e dy nxėnėsve qė i rrėfenin Jezusit pas
shfaqjes sė tij ( pas kryqėzimit tė supozuar), duke mos e
njohur atė, i thanė:''Ēėshtjen
e Jezusit nga Nazareti, qė ishte njė profet i fuqishėm nė
vepra dhe nė fjalė pėrpara Perėndisė dhe pėrpara gjithė
popullit".
Dhe turmat thonin:
''Ky ėshtė Jezusi, profeti nga Nazareti i Galilesė.
(Mateu 21:11)
Atėherė tė gjithė u mrekulluan dhe lėvdonin Perėndinė duke
thėnė: ''Midis nesh doli njė profet i madh''. Ata duke u
pėrgjgjur thanė: ''Disa thonė "Gjon Pagėzori", tė tjerė
"Elia" dhe tė tjerė njė nga profetėt e lashtė qė ėshtė
ringjallur''.
(Lluka 7:16/ 9:19)
Atėherė njerėzit, kur panė shenjėn qė bėri Jezusi, thanė:
Me tė vėrtetė ky ėshtė profeti, qė duhet tė vijė nė botė''.
(Gjoni 6:14)
Kėtu shihen krejt qartė argumentet bindėse se Jezusi pėr
nxėnėsit ishte njeri. Lajmėtarė, i dėrguar, profet i Zotit.
Fjalėn i dėrguar e gjejm edhe nė citatet tjera si p.sh. tek
Gjoni 7:18 ku thotė:
"Kush flet nga vetja e tij
kėrkon lavdinė e vet, kurse ai qė kėrkon lavdinė e atij qė e
ka dėrguar ėshtė i vėrtetė, dhe nė tė nuk ka padrejtėsi".
Pėrsėri tek Gjoni 8/29 thotė:
"Dhe ai qė mė ka dėrguar ėshtė
me mua; Ati s'mė ka lėnė vetėm, sepse bėj vazhdimisht gjėrat
qė i pėlqejnė''.
Poashtu Jezusi tek Gjoni 8/42 thotė:"Atėherė
Jezusi u tha atyre: ''Po tė ishte Perėndia Ati juaj, ju do
tė mė donit, sepse kam dalė dhe kam ardhur nga Perėndia; nuk
kam ardhur, pra, nga vetja ime, por ai mė ka dėrguar".
Kėto fragmente
vėrtetojnė se Jezusi ėshtė Pejgamber i Zotit, dhe se ai
predikoj mesazhin e Zotit drejtuar njerezve. Ai nuk erdhi
nga vetja por ishte dėrguar nga Zoti. Kėto ishin disa nga
citatet nė bibel tė cilėt vėrtetojnė, argumentojnė qė Jezusi
ishte vetėm profet i dėrguar i Zotit e jo mė tepėr.
Jezusi pasi ringjalli tė vdekurin tė cilin e kishin bartur
nė qytetin qė quhej Nain, tė pranishmit thanė:''Midis
nesh doli njė profet i madh''
dhe: ''Perėndia e
vizitoi popullin e vet''.
(Lluka 7:16)
Tė pranishmit thanė:
"Profet i madh",
d.m.th. Profet i Zotit-i dėrguar, d.m.th. qė ėshtė njė
sinjal i qartė se ai ėshtė i dėrguar i Zotit.
Kėto gjėra tė qarta a duhet tė qartėsohen edhe mė tepėr ? Ku
janė ata qė dėshirojnė tė dijnė, tė dėgjojnė, tė lexojnė, ku
janė ato qė dėshirojnė tė kuptojnė e tė udhėzohen ? KU ? Pėr
atė qė dėshiron udhėzim, rruga ėshtė tepėr e qartė, ndėrsa
ai qė dėshiron humnerėn, rrugėt janė tė qarta dhe tė shumta.
Pra duke analizuar citatet e lartpėrmendura si ato Kuranore
poashtu edhe Biblike tregojnė qartazi se Jezusi ka qenė i
dėrguar i Zotit dhe profet i Tij.
Mė poshtė do tė tregojmė se Jezusi ishte i dėrguar veē te
njė popull ashtu siē ishin Pejgamberėt e tjerė para tij.
Jezusi ishte i dėrguar veē te populli hebre-ēifut, te
populli i tij, kėtė gjė e argumenton Kurani poashtu edhe
bibla.
Do ti referohemi sė pari citateve Kuranore ku thotė:
Dhe, tė dėrguar te
bijtė e Israilit: unė kam ardhur nga Zoti juaj me argument,
unė nga balta ju bėj diē si shpendi, i fryej atij dhe ai me
lejen e All-llahut bėhet shpend, unė i sheroj tė verbėrit,
tė sėmurit ne lėkurė, dhe unė me lejen e All-llahut ngjalli
tė vdekurit: unė ju tregoj pėr atė qė e hani dhe pėr atė qė
e depononi nė shtėpiat tuaja. Vertetė, kjo ėshtė fakt pėr ju
nėse jeni besimtarė.
(Ali Imran: 49)
Dhe, kur Isai, biri
i Merjemes tha: O beni israilė, unė jam i dėrguar i
All-llahut te ju, jam vėrtetues i Tevratit qė ishte para
meje dhe jam pėrgėzues pėr njė tė dėrguar qė do tė vijė pas
meje, emri i tė cilit ėshtė Ahmed! E kur ai u erdhi atyre
me argumente tė qarta, ata thanė: Kjo ėshtė magji e hapėt.
(Saff: 6)
Ai (Isai) ka qenė
vetėm njė rob, tė cilin e bėmė pejgamber dhe e bėmė shembull
tė jashtėzakonshėm si pėrvojė pėr beni israilėt.
(Zuhruf: 59)
Po kur Isai erdhi
me argumente tha: Erdha te ju me pejgamberllėk dhe erdha
tju sqaroj atė pjesė qė e kundėrshtonit, pra kini frikė
All-llahun dhe mė respektoni mua! Ska dyshim, se All-llahu
ėshtė Ai Zoti juaj, andajAtė adhuronie! Kjo ėshtė rrugė e
drejtė!
(Ez-Zuhruf: 63-64)
Citatet Kuranore tregojnė qartė se misioni i Jezusit dhe
dėrgimi i tij ishte te populli i vet te Beni Israilėt gjė qė
edhe vet bibla e tregon ku thotė:
Nė citatin Mateu 1/21 nė tė cilėn thuhet se engjėlli i tha
Jozefit: "Dhe ajo do
tė lindė njė djalė dhe ti do t'i vėsh emrin Jezus, sepse ai
do tė shpėtojė popullin e tij nga mėkatet e tyre''.
Nga ky fragment kuptojmė se, te fjala e pėrmendur
"popullin e tij",
dihet qė populli i Jezusit ishin ēifutėt. Nė citatin nuk
thuhet "do tė
shpėtojė njerėzit"
ose "tė shpėtojė
botėn", por citati
thotė: "do tė
shpėtojė popullin e tij".
Pse? Sepse Jezusi nuk erdh pėr tėrė njerėzimin por qe i
dėrguar nga Zoti xh.sh. vetėm pėr ēifutėt, ashtu siē kanė
qenė edhe tė dėrguarit para tij pėr njė popull.
Pas lindjes sė Jezusit, arritėn disa dijetarė nga lindja nė
Jerusalem dhe pyetėn:
''Ku ėshtė mbreti i Judenjve,
qė ka lindur?
(Mateu 2:2)
Pėrsėri nė Ungjillin e Mateut 2:6 thotė:"Dhe
ti, Bethlehem, tokė nė Jude, nuk je aspak mė e
parendėsishmja ndėr princat e Judesė, sepse nga ti do tė
dalė njė udhėheqės, qė do tė kullotė popullin tim,
Izraelin''.
Nga argumentet konkludojmė se Jezusi ishte profet-i dėrguar
i ēifutėve, erdh ta shpėtojė popullin e vet nga rruga e
shtrembėr, nga devijimi. Erdh qė ta udhėheq popullin e tij
drejt tė vėrtetės dhe besimit nė njė Zot, dhe adhurimin ndaj
njė Perėndie.
Tek Mateu 7/6 thuhet:"Mos
u jepni qenve ē'ėshtė e shenjtė dhe mos i hidhni
margaritarėt tuaj para derrave, qė tė mos i shkelin me kėmbė
dhe tė kthehen kundėr jush dhe t'ju shqyejnė".
Jezusi kėtu i urdhėron dhe porositė nxėnėsit e vet qė
thirrjen atyre tė mos ua predikojnė derrave. Nė traditėn
ēifute derrat janė njerėz tė etniteteve jo ēifute. Ky
fragment vėrteton se Jezusi pėrkufizoi misionin e tij vetėm
pėr bijt e izraelit.
Kur Jezusi i dėrgoi dymbėlljetė apostujt e tij, ato i
porositi duke thėnė:"Kėta
janė tė dymbėdhjetėt qė Jezusi i dėrgoi mbasi u dha kėto
urdhėra: ''Mos shkoni ndėr paganė dhe mos hyni nė asnjė
qytet tė Samaritanėve, por shkoni mė mirė te delet e humbura
tė shtėpisė sė Izraelit".
(Mateu 10:5-6)
Jezusi ua ndaloi apostujve qė njerėzit joēifut qė tė mos i
thėrrasin nė fe, as fqinjėt e tyre, samarianėt. Misioni i
tij ishte i pėrkufizuar apostafat pėr delet e humbura tė
shtėpisė sė Izraelit.
Nė Mateu 15/24 thuhet:''Unė
nuk jam dėrguar gjetiu, pėrveē te delet e humbura tė
shtėpisė sė Izraelit''.
Nė krahinat e Tirit e Sidonit, njė grua nga Kananeja qė
kishte ardhur, filloi tė thėrras e tė bėrtasė:
"O Zot bir i Davidit! Vajza
ime ėshtė tmerrėsisht e pushtuar nga njė Demon!" Jezusi iu
pėrgjigjė: "Unė jam i dėrguar vetėm te delet e humbura tė
shtėpisė sė Izraelit".
Jezusi pse refuzoi shėrimin e
bijės sė gruas nga Kananeja, sepse ai siē theksoi ėshtė i
dėrguar vetėm pėr popullin e Izraelit, i dėrguar vetė pėr
delet e humbura tė Izraelit d.m.th. profet i Zotit pėr
popullin ēifutė.
Nė citatin tek ungjilli i Llukės 2/32 thuhet:"dritėn
pėr tė ndriēuar kombet dhe lavdinė e popullit tėnd,
Izraelit''.
Vet citatėt e lartpėrmendur tregoj pėrgjigjen se Jezusi ka
qenė i dėrguar veē pėr njė popull, te Beni Israilėt.
Lluka tregon se si Jezusi iu drejtua njė turme tė popullit
ēifut me fjalėt:"Sepse,
ashtu si Jona qe njė shenjė pėr Ninivasit, kėshtu edhe Biri
i njeriut do tė jetė njė shenjė pėr kėtė brez".
(Lluka 11:30)
Fragmenti vėrteton se Jezusi ėshtė i dėrguar i veēant pėr
njė vend.
Jona (Junusi a.s.) sipas fragmentit, ishte pejgamber pėr
banorėt e Ninovės, poashtu Jezusi ishte shenjė pėr kėtė
brezni. Fjala
"pėr kėtė brez",
nėnkuptohet pėr vendodhjen e brezit nė kohėn e ekzistimit,
d.m.th. Jezusi ishte pėr bijt e Izraelit, vetėm pėr atė brez
(pėr popullin e caktuar dhe vend tė caktuar).
Fragmenti tek Lluka 13/33-34, kur ēifutėt kėrkuan nga Jezusi
ta lėshojė Jeruzalemin, atėher Jezusi u tha:"Por
sot, nesėr e pasnesėr mė duhet tė ec, sepse nuk mundet qė
njė profet tė vdesė jashtė Jeruzalemit. Jeruzalem,
Jeruzalem, qė i vret profetet dhe i vret me gurė ata qė tė
janė dėrguar! Sa herė desha t'i mbledh bijtė e tu sikurse
klloēka i mbledh nėn krahė zogjtė e vet, por ju nuk
deshėt!".
Jezusi tregoi se ėshtė pejgamber dhe se nuk do ta lėshojė
Jeruzalemin dhe banorėt e Jeruzalemit, ēifutėt i cilėsoi si
vrasės pejgamberėsh. Poashtu argumenti vėrteton se Jezusi
ėshtė i dėrguar enkas pėr Izraelitėt.
"Dhe ti,
Bethlehem, tokė nė Jude, nuk je aspak mė e parendėsishmja
ndėr princat e Judesė, sepse nga ti do tė dalė njė
udhėheqės, qė do tė kullotė popullin tim, Izraelin"
(Mateu 2:6)
Kėto ishin disa citate-fragmente nga bibla tė cilėt
lajmėronin Jezusin si profet i ēifutėve, pėrpos kėtyre
citateve qė ceka ka edhe shumė fragmente tė tjerė nga bibla
nė tėrėsi qė tregojnė se Jezusi ėshtė profet i Zotit dėrguar
popullit tė Izraelit, ēifutėve.
Pra si pėrfundim Jezusi ishte njė nyje nė zinxhirin e gjatė
tė profetėve dhe tė dėrguarve qė Zoti i dėrgoi nė shoqėri
dhe nė kombe tė ndryshme sa herė qė ata kishin nevojė pėr
njė udhėheqje apo devijonin nga mėsimet e Zotit. Jezusi a.s.
u pėrgadit nga Zoti nė mėnyrė tė veēantė pėr tu dėrguar tek
hebrenjėt qė kishin devijuar nga mėsimet e Moisiut dhe tė
dėrguarve tė tjerė.
Pėr fund le tė mbetet fjala e Allahut xh.sh. ku thotė nė
Kuranin Famėlartė:
O ithtarėt e
librit, pėrse, duke qenė se ju e dini tė vertetėn e
ngatėrroni me gėnjeshtėn dhe fshihni realitetin?
(Ali Imran: 71)
|