|
Me
emrin e Allahut, Bėmirėsit tė pėrgjithshėm,
Mėshiruesit tė posaēėm
Parathėnia
e librit
Falėnderimi
i takon Allahut tė Madhėrishėm,
Krijuesit tė kėsaj gjithėsie, ndėrsa
paqa, mėshira e Allahut qofshin mbi
Pejgamberin, Muhamedin s.a.v.s, mbi
familjen e tij, shokėt e tij dhe mbi
pasuesit e tij tė ndershėm deri nė pėrfundim
tė jetės sė kėsaj bote.
O
Zoti ynė, na jep mėshirė dhe na udhėzo
nė rrugė tė drejtė.
Sa
e njėjtė ėshtė e sotmja me tė
djeshmen!
Historia ripėrsėritet!
Si nė tė
kaluarėn, ashtu edhe sot sulmet ndaj fesė
Islame nuk kanė tė pushuar. Nė pėrgjithėsi,
pėr Islamin ėshtė folur shumė herė
vetėm nė kontekstin negativ, duke shpifur
e trilluar gjėra nga mė tė kėqijat pėr
tė. Pėr islamin ėshtė shkruar mjaft
dhe vazhdohet tė shkruhet edhe sot nėpėr
mediat elektronike, gazeta e revista tė
ndryshme, tė botuara qoftė nga
individėt, qoftė nga grupe individesh, tė
cilėt kanė shprehur mendime nga mė tė
ndryshmet; disa e kanė vlerėsuar si fe tė
njė kulture e civilizimi tė prapambetur,
si fe e dhunes dhe e fanatizmit, qė
pengon modernizimin e jetės, lirinė
e tė menduarit dhe tė tė shprehurit; fe
afriko-aziatike e, madje disa e kanė
quajtur fe tė Lindjes. Por, tė shkretėt
sikur harruakan se edhe fetė e tjera, si:
Krishterimi apo Hebraizmi e kanė
zanafillen po nga Lindja.
Kėshtu,
sipas tyre, Islami na qenka fe e pasioneve
tė dobėta, e cila nėpėr botė ėshtė
pėrhapur me shpatė. Trillime e
etiketime tė kėtij lloji vazhdojnė tė
thuhen edhe sot pėr Islamin. Asnjė fe nė
botė sėshtė interpetuar nė mėnyrė
kaq tendecioze; asnjė feje nė botė nuk
i janė adresuar aq shumė fyerje e
urrejtje sa fesė Islame. Nė kėtė mėnyrė
shpifėsit dhe trilluesit, mundohen qė
tia mohojnė Islamit dhe Kuranit tė
Madhėrishėm burimin Hyjnor, Muhamedit
s.a.v.s. pejgamberinė, kurse muslimanėt
ti paraqesin si idhujtarė dhe heretikė.
Po, megjithėkėtė emri i Muhamedit
s.a.v.s. vazhdoi dhe vazhdon tė pėrmendet
mė shumė se emri i cilėsdo krijesė
tjetėr, kurse udhėzimi dhe drita Hyjnore
qė ai solli, edhe sot e kėsaj dite
vazhdon tė ndriēojė zemrat e pastra
dhe fisnike tė miliona e miliarda njerėzve
pėr 14 shekuj.
Shtrembėrimet
qė iu bėn Islamit e Kuranit nga shpifėsit,
kishin dhe kanė pėr qėllim zhvlerėsimin
e realitetit tė Kuranit si libėr
Hyjnor dhe Muhamedin s.a.v.s. si i dėrguari
i Zotit, duke i paraqitur nė mėnyrė jo
objektive dhe tė pandershme. Nė lidhje mė
kėtė shkencėtari dhe profesori i
Universitetit tė Parisit dhe anėtar i
Akademisė sė Shkencave tė Francės,
Dr. Maurice Bucaille, thotė: Sikur
shumica e njerėzve nė Perėndim, edhe unė
kam mundur ti ruaj tė njėjtat ide tė
gabuara dhe aq shumė tė pėrhapura pėr
Islamin deri nė ditėt tona. Kėshtu, pra,
e pranoj se isha njė injorant i madh para
se tė krijoja pėr islamin pikėpamje ēfarė
i kam sot, tė drejta dhe objektive. Nėse
kam pasur pak ndikim apo kam hezituar
lidhur me Kuranin, atėherė ka qenė
ajo ēka mė kishin mėsuar nė rininė
time; Kurrė nuk mė flisnin pėr muslimanėt,
por vetėm pėr muhamedanėt, duke e
theksuar posaēėrisht atė se ėshtė
fjala pėr religjionin tė cilin e ka
themeluar njė njeri, dhe i cili nuk ka
kurrfarė vlere karshi Zotit.... Unė pėrsėris
konstatimin tim se nė Kuran nuk ėshtė
futur dora e njeriut, por ai tekst ėshtė
shpallje Hyjnore, dhe pėr kėtė ska
dyshim.
Rreth
imazheve tė pavėrteta qė u serviren
amerikanėve edhe sot e kėsaj dite pėr
Islamin, Paul Findley, anėtar i Kongresit
amerikan qė 22 vjet, thotė: Imazhet
e rreme pėr Islamin qė nga vegjėlia
vazhduan tė ruhen kaq gjatė nė mendjen
time, saqė sot nuk mė bėn pėrshtypje
kur njihem me amerikanė tė tjerė qė
kanė botėkuptime tė ngjashme. ثshtė
pėr tu habitur kur mendon pėr numrin
tejet tė madh tė stereotipeve
dezinformuese qė kanė vazhduar pėr islamin,
tė pacėnuara vit pas viti, gjatė orėve
tė mesimit tė sė dielės nė tė gjithė
Amerikėn. Miliona tė rinj mund ti kenė
pranuar informacionet e rreme si tė vėrteta
dhe gjatė viteve ua kanė kaluar tė
papėrmirėsuara miliona njerėzve tė
tjerė.
Dokumenti
i Vatikanit, i vitit 1970 Orientimi pėr
dialog nė mes tė tė krishterėve dhe
muslimanėve, i lėshuar pas Koncilit tė
Dytė tė Vatikanit, dėshmoi ndryshimin
thelbėsor tė opinionit pėr muslimanėt.
Ky dokument, nė formė tė rezolutės,
e mori pėrgjegjėsinė e pranimit tė
padrejtėsisė qė i ėshtė bėrė
islamit nė tė kaluarėn, duke dhėnė njė
mesazh tė qartė; Tė lirohemi nga
paragjykimet ndaj islamit.
Duke pasur
parasysh etiketimet dhe trillimet e shumta
qė po i bėhen Islamit nė pėrgjithėsi,
si dhe shpifjet e shumta qė po i
adresohen kėsaj feje, punimin e kemi ndarė
nė tre kapituj dhe kemi trajtuar dy nga
ēėshtjet mė tė rėndėsishme qė
kanė tė bėjnė me Kuranin Famėlartė
dhe mė tė dėrguarin e Zotit, Muhamedin
s.a.v.s..
Nė
kapitullin e parė kemi folur pėr
shpifjet dhe trillimet qė i bėhen
Kuranit Famėlartė rreth burimit tė
tij; kemi dhėnė kritika dhe kundėrpėrgjigje
ndaj kėtyre shpifjeve, kurse nė
kapitullin e dytė kemi folur pėr
shpifjet qė i adresohen Muhamedit
s.a.v.s. rreth martesave tė tij me shumė
gra, duke e etiketuar si njeri i dhėnė
pas epsheve dhe dėshirave seksuale.
Nė
kapitullin e tretė kemi veēuar disa nga
thėniet objektive tė mendimtarėve me
famė botėrore rreth Islamit, Kuranit
dhe Muhamedit s.a.v.s.
Kėtė
punim e kam ilustruar me citate
Kuranore dhe me pjesė nga jeta e
tradita e tė dėrguarit tė Zotit, Muhamedit
s.a.v.s. Poashtu kam pėrdorur edhe citate
nga Bibla, komente, sqarime dhe mendime tė
ndryshme tė personaliteteve tė shquara,
qofshin ata muslimanė apo jomuslimanė, qė
pėrmbajtja e tekstit tė jetė sa mė e
qartė dhe punimi tė jetė sa mė
shkencor .
Shpresoj
se lexuesi i ndershėm do ta kuptojė se e
vėrteta qė kemi thėnė ne pėr
Islamin qėndron mė lart dhe mė fuqishėm
nga ēqėndrojnė gėnjeshtrat dhe
shpifjet qė janė thėnė pėr tė nga
misionarė e njerėz qė islamin nuk e
shohin dot.
Urrejtja e
thellė qė i ka kapluar zemrat e shpifėsve,
ua ka verbuar sytė dhe nuk shohin tė vėrtetėn
e ndritshme. Allahu xh.sh. thotė:
Pėrkundrazi,
Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn
dhe ajo (e
vėrteta) triumfon
mbi tė, ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket.
(Kuran;
Sure: El Enbija, Ajeti: 18)
Nė kėtė
punim kam dhėnė vetėm disa nga
argumentet qė flasin tė vertetėn pėr
Islamin dhe hedhin poshtė tė gjitha
trillimet e poshtėrimet qė i bėhen atij
nga njerėz tė pandėrgjegjshėm .
Nė fund,
lus Allahun xh.sh. ta pranojė kėtė
punim modest e tė thjeshtė dhe tė na
shpėrblejė me tė mirat e Tij si nė kėtė
botė, ashtu edhe nė botėn tjetėr. Nėsė
nė punimin tim ka ndonjė tė metė nė tė,
atėherė, kjo vjen nga dija ime e
kufizuar dhe njerėzore.
Senad Maku
Ulqin 2007
Detajet e librit:
Titulli: Shpifjet
ndaj tė vėrtetave Islame
Autori: Senad
Maku
Recenzentė: Dr.
Zija Abdullahu
Formati i librit: A5
Faqe: 124
ISBN e librit: 978-9951-8736-0-4
Njoftim:
Librin mund ta
gjeni nė kėto pika tė shitjes, ndėr mė
kryesorėt janė:
ü
Libraria
Sira dhe Krenaria qė gjinden
afėr Xhamisė 4 Llulla nė Prishtinė,
Kosovė.
ü
Libraria
Alb-Books qė gjindet pranė Xhamisė
sė Tabakėve nė Tiranė, Shqipėri.
ü
Libraria
Furkan ISM adresa: II Makedonska
Brigada, lok. 22, 1000 nė Shkup, Maqedoni.
ü
Libraria
Selam pėrballė Xhamisė sė
Kryepazarit nė Ulqin, Mali i Zi.
Gjithashtu
do ta gjeni edhe nė libraritė dhe
qytete tjera po nė kėto shtete qė pėrmendėm
mė lartė.
Sugjerime,
komente dhe ēdo gjė nė lidhje me librin
mund tė mė kontaktoni nė kėtė e-mail:
senadmaku@gmail.com
|