|
FENOMENI I
SHPIFJEVE RRETH SHUMĖSISĖ SĖ
BASHKĖSHORTĖVE
TĖ
PEJGAMBERIT A.S. DHE
URTĖSIA
E MARTESĖS
ME TO.
Senad
Maku
Ata
duan ta shuajnė dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po
All-llahu e plotėson (e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e
urrejnė jobesimtarėt. Ai (All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė
dėrguarin e vet me udhėzim tė qartė e fe tė vėrtetė pėr ta
bėrė mbizotėrues mbi tė gjitha fetė, edhe pse idhujtarėt e
urrejnė. (Kuran:
Saff: 8-9) (1)
Shumė njerėz tė pandershėm thurrin akuza tė
rreme ndaj Muhamedit a.s., krijesės mė tė dashur dhe mė tė
pėrsosur tė gjithėsisė. Kėto armiq tė sė vėrtetės Hyjnore
janė pėrpjekur qė tė shpifin lloj-lloj tė pavėrtetash pėr
njeriun mė fisnik tė mbarė gjinisė njerėzore. Njerėz tė
pajisur me vese dhe cilėsi tė ulta, argatė tė iblisit,
satanait pėr shkak tė zemrės sė tyre tė prishtė janė munduar
qė cilėsitė e tyre tė ulta tia pėrshkruajnė dhe atribojnė
shembullit mė tė pėrkryer tė njerėzimit.
Njėra prej ēėshtjeve kryesore qė kundėrshtarėt e Islamit
janė munduar tė hedhin baltė mbi tė e tė hapin polemika e
dyshime rreth saj ėshtė ēėshtja e martesės sė Muhamedit a.s.
me shumė bashkėshorte.
Shumė libra dhe revista e paraqesin Muhamedin a.s. si njė
njeri i dhėnur pas epshit, si nė shumė etiketime qė i bėhen
me titull si p.sh. Muhamedi pedofil, Seksualiteti i
Muhamedit, etj.. Shpifje dhe keqinterpretime tė tilla, pėr
Muhamedin, Kuranin dhe nė pėrgjithėsi fesė Islame hasim
edhe nė literatura nė gjuhėn shqipe. Kohėt e fundit janė
edhe botimet e shtėpisė botuese Cakolli ose Shtėpia
botuese TENDA e cila luan rrolin e tutorit nga njė
garniturė antiislame dhe e cila ka botuar njė sėri librash
me pėrplot shpifje e tė pavėrteta rreth Kuranit dhe
Muhamedit a.s.. Duke i shtuar kėtyre edhe njė luftė
kulturore antiislame nga media tė ndryshme etj.
Dua tė theksoj se ata qė flasin posht e pėrpjet pėr kėtė
ēėshtje, janė ndėr tė tillėt qė slexojnė e se vrasin mendjen
pėr asgjė. Po qėse do tė merrnin pakėz mundimin tu hidhnin
njė sy librave rreth historisė apo jetės sė Pejgamberit
Muhamed a.s., nuk do ta ulnin veten e tė bėnin kėsi shpifje
tė tilla. Ka prej tyre qė e njohin tė vėrtetėn, por nga
urrejtja dhe mllefi i tyre ndaj Muhamedit a.s. dhe Islamit
nė pėrgjithėsi shpifin gjėra tė paqena, vetėm e vetėm tė
mbjellin farėn e dyshimit ndėr njerėz tė thjeshtė e tė
pafajshėm nėn maskėn e punimeve shkencore.
Shumė herėt poashtu edhe tani armiqt e Islamit nxitin
dyshime dhe urrejtje nė Pejgamberinė dhe fisnikėrinė e
Muhamedit a.s. shpifnin gėnjeshtra e mashtrime, vetėm e
vetėm qė te muslimanėt tė nxitnin hamendje, dyshime nė fenė
e tyre dhe ti largojnė nga besimi nė Pejgamberinė e
Muhamedit a.s. Kėshtu, orientalistėt gjejnė ndėr musliman tė
tillė, qė u pėrgjigjen dyshimeve tė tyre, pėrvetėsojnė
mendimet e tyre dhe bien viktima tė akuzave tė tyre tė
rrejshme.
Njė ndėr shpifjeve tė tė krishterėve, jehudive dhe shumė e
shumė tė tjerėve nga Perėndimi fanatik, ata thonė:
Muhamedi ka qenė i
dhėnur pas epshit, shkonte pas dėshirės dhe kėnaqėsive tė
tij dhe vepronte nėn ndikimin e epshit tė tij. Nuk i mjaftoi
njė grua apo katėr si ēdo pasuesi tė tij, por u martua
dhjetė e mė tepėr herė, sikur ia donte epshi dhe dėshira.
(2)
Nė librin Muhamedi- A ėshtė profet? tė autorit Joseph
Smith tė botuar nga shtėpia botuese Tenda nė Prishtinė
gjejmė shumė shpifje pėr Muhamedin a.s. dhe njėra ndėr ta
ėshtė me titull Seksualiteti i Muhamedit nė faqen 67-68 ku
thotė, citoj:
Apostulli i Allahut, qė Allahu ta bekojė atė, tha:
Gabrielli solli njė kazan nga i cili hėngra dhe mua mu dha
fuqia pėr marrėdhėnie seksuale e barabartė me 40 burra.
(3)
Si pėrgjigje ndaj tyre sė pari mund tė cekim fjalėn e
Allahut tė Lartėmadhėruar nė Kuranin Famėlartė:
Sa e madhe ėshtė
ajo fjalė qė del nga gojėt e tyre, e ata nuk thonė tjetėr
vetėm se gėnjeshtėr.
(El-Kehf: 5)
Vėrtetė, ata janė urrejtės dhe gėnjeshtarė, sepse Muhamedi
a.s. nuk ka qenė i dhėnė pas epshit, por i dėrguar nga mesi
njerėzorė. Ėshtė martuar si ēdo njeri qė tė jetė shembull nė
ndjekjen e njė rruge tė njėjtė. Muhamedi a.s. ėshtė njeri
sikur ata, por tė cilin Allahu xh.sh. e veēoi me shpallje
dhe pejgamberi.
Thuaj (O Muhamed):
Unė jam vetėm njeri sikurse edhe ju, mua mė shpallet (mė
ėshtė dėrguar shpallja)....
(El-Kehf:110)
Pejgamberi nuk ka qenė i veēuar nga pejgamberėt e tjerė, e
as qė e ka kundėrshtuar rrugėn e tyre. Siē thojnė tė
krishterėt:
Ekziston njė dallim i madh ndėrmjet Isaut dhe Muhamedit,
dallim mes atij qė zotėronte dhe luftonte epshin e vet si
Isau, biri i Merjemes, dhe mes atij qė shkonte sipas
dėshirės dhe epshit tė tij, si Muhamedi.
(4)
Kėto pohime hipokrite, ndaj Muhamedit a.s. mund tė joshin
disa jomusliman shkurtpamės. Edhe mė keqė, disa musliman
mund tė pranojnė pohime tė tilla tė rreme dhe ti pėrhapin
ato, duke menduar se janė duke vepruar drejtė.
Vallė, si mund tė trillohen kėso shpifjesh pėr pejgamberėt,
sa fjalė e mirė eshtė fjala e njė poeti:
Nuk ėshtė ēudi
i verbėri ta mohojė dritėn e diellit.
Nuk ėshtė ēudi i sėmuari ta mohojė shijen e ujit.
E vėrtet ėshtė fjala e Allahut xh.sh. ku thotė:
Nė tė vėrtet sytė
nuk verbėrohen, por verbėrohen zemrat nė krahrorė.
(El-Haxh: 46)
Prej mendimtarėve tė paanshėm perėndimorė ėshtė Tomas Karlil
(1795-1881), njė shkrimtarė britanez i lindur nė Skoci, i
cili nė lidhje me kėtė thotė (The Heroes, fq. 83):
Muhamedi kurrė nuk ishte
njeri i epsheve, pavarėsisht nga akuzat e rreme e tė
padrejta ndaj tij. Ne kemi bėrė njė gabim tė tmerrshėm, kur
e kemi konsideruar si njė beduin i cili nuk ka brengė
tjetėr, pėrveē arritjes sė kėnaqėsive tė tij. Pa dyshim, ai
ishte njeriu mė i largėt prej kėnaqėsive tė jetės.
(5)
Fakti i parė ėshtė qė poligamia ishte e zakonshme nė
shoqėrinė arabe dhe joarabe para Islamit. Shumė popuj tė
tjerė arab dhe jo arab e praktikuan poligaminė. Pse e
trajtojnė tė Dėrguarin a.s. si rast tė veēantė, dhe nuk i
kushtojmė vėmendje poligamisė nė jetėt e profetėve izraelitė
gjatė gjithė historisė?
Dr. Mustafa Sibai nė librin e tij Gruaja mes fikhut dhe
ligjit thotė: Kur isha nė Dablin (Kryeqyteti i Irlandės)
nė vitin 1956, vizitova institutin e Jezuitėve atje dhe pata
njė diskutim tė gjatė me drejtorin e Institutit. E pyeta,
Pse e sulmoni Islamin dhe tė dėrguarin e Tij, veēanėrsiht
nė librat tuaj shkollorė? Kjo nuk mė duket gjė e duhur pėr
kėtė kohė, pėr kohėn e kuptimit nė mes njerėzve e kulturave
tė ndryshme? Ai u pėrgjigjė, Ne, perėndimorėt nuk mund tė
rrespektojmė njeriun qė ėshtė qė ėshtė martuar me nėntė
gra! Iu pėrgjigja: A i rrespektoni profetėt e Allahut,
Davudin dhe Sulejmanin a.s.? U pėrgjigj, Po tė dy janė
prej profetėve tė Tevratit.
I tregova se Davudi a.s. kishte njė mijė gra, siē e dimė tė
gjithė. Ndėrsa siē ėshtė cekur nė Tevrat, profeti i Zotit,
Sulejmani a.s. kishte 700 gra tė lira edhe 300 robėresha, tė
cilat ishin prej mė tė bukurave tė kohės. Atėher, pse duhet
tė keni respekt ndaj kėtyre profetėve, ndėrsa sulmoni tė
Dėrguarin a.s., i cili ėshtė martuar vetėm me nėntė gra?
Heshti pėr njė kohė dhe pastaj mė tha: Mė vjen keq qė u
shpreha keq. Kisha qėllim tė thosha qė perėndimorėt nuk e
rekomandojnė martesėn me mė shumė se njė grua. Neve na duket
qė personi i cili praktikon poligaminė, ėshtė jo normal apo
ka pasion tė jashtėzakonshėm. Pastaj e pyeta: Ēmendoni
pėr Davudin e Sulejmanin dhe profetėt e tjerė tė cilėt
praktikuan poligaminė, duke filluar me gjyshin e tyre,
Ibrahimin a.s. ? Kėshtu, heshti dhe nuk mė dha pėrgjigje.
(6)
Kėshtuqė do tė flasim mė vonė rreth poligamisė nė Bibėl.
Do tė flas pėr urtėsinė dhe qėllimet e martesės sė
Pejgamberit Muhamed a.s. me disa gra, duke sjellur disa nga
argumentet rreth kėsaj ēėshtjeje, dhe duke shpresuar qė tė
rinjtė tanė, meshkuj e femra, qė tė mos bien pre e disa
shpifjeve, dhe disa qė kanė qenė tė influencuar nga
propaganda e gėnjeshtrat e qėllimshme kundėr Muhamedit a.s.
dhe fes Islame nė pėrgjithėsi, do tė kthehen nė rrugėn e
drejtė dhe tė jenė thellė tė bindur qė Islami ėshtė fe e
fuqisė, e dinjitetit, dhe qė nė tė nuk ka kurrfarė llojė
dyshimi, pavėrtetėsie.
Ekzistojnė dy pika kryesore, pėr tė shmangur tė gjithė ato
shpifės tė pashpirt tė cilėt dėshirojnė ta njullosin
bartėsin e shpalljes, Muhamedin a.s. dhe duhet tė hjekim ēdo
llojė dyshimi nė personalitetin e Muhamedit a.s., e sidomos
duhet tė jemi syēelė kur bisedojmė pėr nėnat e besimtarėve
dhe urtėsinė e martesės me to. Zoti qoftė i kėnaqur me to.
Kėto dy pika mė kryesore janė:
1. Pejgamberi- nuk e shtoi numrin e grave, vetėm atėher
kur ai hyri nė moshėn e pleqėrisė- pra pas tė pesėdhjetave.
2. Tė gjitha gratė e tij tė pastra ishin tė veja, pėrveē
Aishes r.a. e cila ishte beqare.(7)
Pėrmes kėtyre dy pikave mund tė kuptojmė pabazėn e kėsaj
akuze qė ia mveshin apo ia etiketuan Pejgamberit Muhamed
s.a.v.s. nga shpifėsit e mjerė.
Mbi ēdo gjė duhet tė dihet se ai individualiteti i Lartė (Muhamedi
a.s.) nuk u martua gjer mė njėzet e pesė vjeē. Po tė kemi
parasysh klimėn posaēėrisht tė nxehtė tė atij vendi, njė
jetesė e virtytshme gjer nė kėtė moshė tregon se tek ai,
virtyti ishte njė element bazė se ai kishte njė vullnet tė
jashtzakonshėm dhe se i zotėronte dėshirat trupore- tė
gjitha kėto, tė pranuara pa kusht dje e sot. Po qė se nė
kėtė moment do tė ekzistonte edhe shmangia mė e vogėl,
dushmanėt e tij tė djeshėm e tė sotėm nuk do tė nguronin
qoftė edhe njė ēast pėr tia njoftuar botės kėtė gjė. Mirėpo
armiqtė e tij tė vjetėr e tė rinj, ndėrsa i kanė ngarkuar
gjėra tė paqena, kėtu nuk kanė patur guxim tė thonė diēka.
(8)
Ai jetoi nė njė klimė jashtėzakonisht tė nxehtė, kur
dėshirat fizike bėjnė presion tė fortė mbi njeriun; kur
njerėzit e zhvillojnė pjekurinė fizike shumė herėt dhe kur
njė kėnaqje e lehtė ishte gjė e zakonshme nė mesin e
njerėzve tė tė gjitha klasave. Megjithatė, Muhamedi a.s.,
asnjėherė nuk iu afrua grave derisa nuk i pat mbushur njėzet
e pesė vjet, atėherė kur u martua pėr herė tė parė. Nė mbarė
Arabinė ai qe i njohur pėr karakterin e tij tė padyshimtė
dhe e quanin El-Emin (Besnik), njė titull qė ishte simbol
pėr standardin mė tė lartė tė jetės morale. (9)
Pejgamberi ynė martesėn e parė e bėri nė moshėn 25 vjeēare.
Kjo martesė zgjati 25 vjet pas vdekjes sė bashkėshortės sė
parė. Pejgamberi a.s. jetoi si beqarė, ndėrsa mosha u ish
afruar tė pesėdhjetave. Ja pra tė gjitha martesat lidhur me
tė cilat poshtėrohet (Muhamedi a.s.), fillojnė pas kėsaj
moshe. (10)
Tė theksojmė se, praktika dėshmon se mosha 25-50 vjeēare
ėshtė periudhė kur epshet e njeriut janė nė kulminacion,
moshė kur njeriu mė sė shumti anon kah gjinia femėrore.
Muhamedi a.s. tejkalon kėtė fazė tė jetės sė tij duke mos
dominuar tek ai epshet dhe pėr kėtė asnjė femėr tjetėr nuk
ja bėri ortake zonjės Hatixhe. (11)
Po tė ishte qėllimi i martesave tė tij lėshimi pas epshit
apo plotėsimi i dėshirės ose vetėm kėnaqsia me gra ai me
siguri do ti martonte nė moshėn rinore e jo nė pleqėri dhe
do tė martonte beqaresha e jo gra tė veja e tė moshuara.
Transmetohet se Pejgamberi a.s. i tha Xhabirit, tė birit tė
Abdullahut, kur erdhi te ai, e nė fėtyren e tij vėrehej
gėzimi: A u martove? Tha: Po. I tha: Beqare apo tė
vejė? I tha: Tė vejė. Atėher Pejgamberi a.s. i tha: Po
tė kishe martuar njė beqareshė, do tė luaje me tė, e ajo do
tė luante me ty, do tė qeshje me tė , e ajo do tė qeshej me
ty.
Pejgamberi a.s. me kėtė rast i propozoi martesėn me
beqareshė, meqė ai e dinte mirė mėnyrėn e kėnaqjes dhe
rrugėn e dėshirės dhe a ėshtė e logjikshme qė dikush tė
martohet me gra tė veja e ti lė beqareshat, tė martohet nė
moshė tė shtyer e ta lė moshėn e re, nėse ka pėr qėllim
kėnaqjen e epshit?
Shtrohet pyetja: Pse Pejgamberi a.s. nuk u martua me shumė
gra nė moshė tė re dhe pse nuk u martua me beqaresha por me
gra tė veja? Pa dyshim se ky qėndrim hedh poshtė ēdo
thashetheme dhe shpifje nga njerėz tė cilėt dėshirojnė ta
njullosin autoritetin e tij tė pastėr Muhamedit a.s. (12)
Se Pejgamberi a.s. nuk ishte i dhėnė pas epsheve siē e
akuzojnė disa, e vėrteton fakti se, kur mushrikėt kurejshė
ia ofruan vajzėn mė tė bukur vetėm e vetėm ta braktiste
misionin e tij Islam. Muhamedi a.s. kėsaj oferte iu pėrgjigj
negativisht. Sikur tė ishte i dhėnė pas epshit mbase do ta
kishte pranuar kėrkesėn e tyre. (13)
Martesat e Muhamedit a.s. nuk bėheshin pėr shkak tė epshit
apo dėshirės, por pėr arsye tė rėndėsishme, qėllime tė
pastra dhe synime tė larta, tė cilat armiqt e Islamit do ti
pranonin si tė pastra e tė larta po qė se i lėnė anash
fanatizmin dhe verbėrinė e tyre dhe tė gjykojnė me logjikė
tė pastėr e arsye tė shėndoshė.
Abdullah Nasih Ulvan kur flet pėr Martesėn e Muhamedit a.s.
me mė shumė se njė grua i cek disa arsye dhe rrethana qė
shpien tek martesa e Muhamedit a.s. me shumė bashkėshorte.
Pra disa prej kėtyre fakteve janė: 1. Pėrhapja e edukimit,
2. Arritja e pėrkrahjes sė Islamit, 3. Perfeksioni i
legjislacionit, 4. Solidariteti shoqėrorė, 5. Forcimi i
lidhjeve shoqėrore, 6. Forcimi i njė shembulli pėrfekt pėr
muslimanėt. (14)
Dijetarėt Islam, duke analizuar thellė kėtė ēėshtje kaq tė
ndjeshme, na bėnė me dije se urtėsitė dhe motivet e
martesave tė Muhamedit a.s. ishin kryesisht nė katėr sfera:
1. Urtėsia e
martesės pėr motive tė dijes.
2. Urtėsia e martesės pėr motive ligjsjellėse(ligjvėnės).
3. Urtėsia e martesės me motive politike.
4. Urtėsia e martesės me motive shoqėrore.
1. Urtėsia e
martesės pėr motive tė dijes.
Urtėsia e parė apo thelbėsor e martesės sė Muhamedit
a.s. me shumė gra ishte kualifikimi i njė grupi mėsuesesh tė
grave, tė cilat do tua mėsonin grave rregullat themelore tė
sheriatit sepse gratė e pėrbėjnė gjysmėn e shoqėrisė. Atyre
u ėshtė bėrė obligim ēka u ėshtė bėrė edhe burrave. Shumė
prej tyre turpėroheshin ta pyesnin Muhamedin a.s. pėr disa
rregulla islame, sidomos pėr ēėshtjet qė i pėrkasin natyrės
sė tyre etj. Ato i kaplonte turpi kur dėshironin ta pyesnin
Pejgamberin a.s. pėr kėto rregulla.
Transmetohet nga Aishja r.a. se njė grua prej ensarėve e
pyeti Pejgamberin a.s. pėr pastrimin nga tė pėrmuajshmet (hajzi).
Pejgamberi e mėsoi se si tė pastrohet dhe shtoi duke i thėne:
Merre njė copė
pambuk tė parfymosur dhe pastrohu me tė. Ajo i tha: Si tė
pastrohem me tė, O i dėrguar i Zotit. I tha: Pastrohu me tė.
Ajo pėrsėri e pyeti: Si tė pastrohem me tė, O i dėrguar i
Zotit. Ai i tha asaj: Subhanallah pastrohu me tė. Thotė
Aishja: Ia morra asaj pambukun prej dore dhe i thashė:
Vendose nė kėtė vend dhe ki vėmendje ndaj njollave tė
gjakut, dhe ia
shpjegova asaj vendin se ku duhet ta vėjė atė. Me siguri se
Pejgamberi a.s. turpėrohej tė shprehej haptazi, por
gjithashtu edhe prej grave kishte shumė pak qė e zotėronin
vetvehten dhe turpin dhe tia qartėsojnė pyetjen lidhur me
atė qė u interesonte, ashtu qė Pejgamberi a.s. detyrohej tė
kėrkonte sqarim mė tė madh pėr pyetjen e shtruar. (15)
Transmetohet nga Buhariu dhe Muslimi ku thotė: Erdhi Ummi
Sulejmi (gruaja e Ebu Talhas) te Pejgamberi a.s. dhe i tha:
O i dėrguar i Zotit, Allahu xh.sh. nuk turpėrohet nga e
vėrteta. A duhet tė pastrohet gruaja nėse nė ėndėrr pėrjeton
orgazėm? I tha: Po, nėse sheh lagėshti. Ummi Selemeja tha:
Janė ēmendur gratė, e mjera ti, a thua edhe gruaja pėrjeton
orgazėm nė ėndėrr? Pejgamberi a.s iu pėrgjigjė: Posi, me
ēka do ti pėrngjajė fėmija asaj?.
Pejgamberi me kėtė kishte pėr qėllim se foshnja krijohet
prej spermės sė burrit dhe vezorės sė gruas, dhe pėr kėtė
ajo i pėrngjan nėnės. (16)
Pėrgjigjet pėr kėso pyetje komplekse dhe tė ndjeshme, i
morėn pėrsipėr gratė e tij tė pastra. Andaj edhe Aishja r.a.
thotė: Allahu i mėshiroftė gratė e ensarėve, ngaqė nuk u
pengonte turpi qė tė pasurohen me dituri fetare. Kishte
prej tyre qė nė errėsirė vinin te Aishja pėr ta pyetur pėr
disa rregulla fetare dhe pėr ēėshtje tė hajzit, nifasit,
papastėrtisė etj.. Kėshtu gratė e Pejgamberit a.s. ishin
mėsueset dhe udhėzueset mė tė dobishme.
Prandaj Pejgamberi a.s. u martua me to, pėr ti arsimuar dhe
edukuar, pėr tua mėsuar Islamin dhe dispozitat e Islamit,
nė mėnyrė qė ato ti kushtohen edukimit tė beduinėve e
qytetarėve, tė moshuarve e tė rejave dhe nė kėtė mėnyrė ato
tė bartin amanetin e mėsimit dhe arsimimit Islam te bota
femėrore. Nėpėrmjet tyre gratė fituan dituri nė fenė e
Allahut xh.sh..
Pra ky qe motivi qė gratė e Pejgamberit a.s. tė jenė nėna tė
besimtarėve dhe mėsuese tė kėtij ummeti pas Pejgamberit a.s.
nė ēėshtjet familjare dhe nė ato ēėshtje qė kishin tė bėnin
me gjininė femėrore. Qė ato tua transmetonin njerėzve
gjėrat mė specifike tė jetės shtėpiake tė Pejgamberit a.s.,
nga fakti se nė jetėn e Pejgamberit a.s. nuk kishte gjėra tė
fshehura pėr njerėzit. Nuk ka njeri nė histori tė cilit i
ėshtė treguar i gjithė jetėshkrimi pa iu pas fshehur diē nga
jetshkrimi i tij, me pėrjashtim tė Pejgamberit a.s..
Pejgamberi a.s. ka thėhė: Tregoni, transmetoni nga unė...,
nė shenjė arsimimi tė ummetit dhe udhėzimi tė tij. (17)
2. Urtėsia e
martesės pėr motive ligjsjellėse(ligjvėnės).
Urtėsia apo qėllimi i dytė qė do tė flasim pėr tė ėshtė
martesa me motive ligjvėnėse, qė ėshtė pjesė e qėllimeve tė
martesės sė Pejgamberit a.s. me shumė gra. Ky qėllim erdhi
pėr largimin e disa traditave paraislame dhe tė papėlqyera
si p.sh.: ēėshtja e bijėsimit tė cilėt arabėt e aplikonin
para ardhjes sė Islamit. Njė veprim i tillė kishte marrė
formėn e zakonit fetarė qė trashėgohej brez pas brezi. E
merrte ndokush njė fėmijė qė nuk ishte nga loza e tij dhe e
konsideronte si tė ishte nga loza e tij, si tė ishte fėmija
i tij. E konsideronte djalė tė vet, sikur djalin nga gjaku
nė ēdo pikėpamje nė trashigimi, kurorėzim, martesė, nė
martesa tė ndaluara miqėsisht, e shumė zakone tė tjera qė
ishin bėrė zakon fetar nė xhahilijet, para islamit.
Kur ndokush e bijesonte fėmijėn e tjetrit i thoshte:
Ti je biri im, tė
trashėgoj dhe tė mė trashėgosh.
Me ardhjen e Islamit e ndaloj kėtė gjė qė ishte nė
kundėrshtim me natyrėn njerėzore dhe nuk i la njerėzit tė
hutuar nė errėsirėn e injorancės. Pejgamberi a.s. para
shpalljes e bijėsoi Zejd bin Harithin, ashtu siē vepronin
arabėt. Kėshtu pra, Muhamedi e bijėsoi Zejd bin Harithin dhe
njerėzit filluan ta thirrnin Zejd bin Muhamed (Zejdi i
biri i Muhamedit).
Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi prej Abdullah bin Omerit se
ai ka thėnė: Me tė
vėrtet Zejdin, tė birin e Harithit, nuk e thirrnin ndryshe
veēse Zejd bin Muhamed (Zejdi i biri i Muhamedit) derisa
zbriti ajeti Kuranorė:
Ju thirrni ata sipas etėrve
tė tyre. Kjo ėshtė mė e drejtė te Allahu.
Atėher Muhamedi a.s. i tha:
Ti je Zejdi, i biri i
Harithit. (18)
Pejgamberi a.s. e martoj Zejdin me vajzėn e hallės sė vet
(Zejneben tė bijėn e Xhahshul Esedijes).
Rasti mė i volitshėm qė gjetėn qėllimkėqinjtė urrejtės dhe
orientalistėt mashtrues ishte martesa e Pejgamberit me
Zejneben, pėr tė shpifur trillimet e veta pėr Pejgamberin e
pastėr. Disa prej trillimeve qė shpifėn janė, gjoja
Pejgamberi a.s. e pa Zejneben, e dashurojė e i hyri nė
zemėr, gjoja se Pejgamberi nuk pati turp dhe ja morri nusen
e djalit zejdit, e shumė tjera shpifje.
Muhamedi a.s. e njihte Zejneben qysh nga vogjlia, sepse ajo
ishte vajza e hallės sė tij. Kush do tė mund ta ndalte
Muhamedin e mos ta martojė atė? Si mundet qė dikuj ti jepet
rasti qė ta martojė njė beqareshė, e nuk e bėn njė gjė tė
tillė, e pasi ajo tė martohet e tė bėhet e vejė, ai ta
dashurojė?!!
Trillojnė pėr Pejgamberin a.s. gėnjeshtra, shpifje dhe tė
pavėrteta. Me tė vėrtetė kėta janė njė popull qė nuk
logjikojnė dhe thonė diēka qė pėr tė nuk dinė.
Urtėsia e Allahut xh.sh. ishte qė Zejdi ta shkurorėzojė
Zejneben dhe urdhėroi Muhamedin a.s. qė ta martojė atė, pėr
ta asgjėsuar ēėshtjen e bijėsimit, ti vendosė bazat e
shėndosha tė Islamit dhe tė ērrėnjosė xhahilijetin.
Pejgamberi frikėsohej se hipokritėt dhe tė kėqinjtė do tė
flasin dhe do tė thonė: Muhamedi e martoi gruan e birit tė
vet, andaj edhe zvarriti, e mbajti tė msheftė njė kohė,
derisa erdhi urdhėri i Allahut xh.sh. nė formė qortuese:
...E ti e mbaje
fshehtė nė veten tėnde atė qė All-llahu do ta zbulojė dhe u
frikėsohesh njerėzve, por mė e drejtė ėshtė qė ti
friksohesh All-llahut. E pasi qė Zejdi e kishte vendosur atė
qė kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorėzojmė ty atė, e pėr
tė mos pasur besimtarėt vėshtirėsi (mėkat) nė martesė me
gratė e tė adoptuarėve tė tyre, kur ata heqin dorė prej
tyre. E vendimi i All-llahut ėshtė kryer.
(El-Ahzab: 37) (19)
Ashtu siē thoshte Aishja r.a.,
sikur ti lejohej Pejgamberit
tė fshihte diēka nga Revelacioni, do tė mbante tė fshehur
ajetet qė urdhėronin martesėn e tij me Zejneben.
Sigurisht, aq rėndė i kish ardhur kjo gjė individualitetit
profetik. (20)
Kėshtu pra mori fund bijėsimi dhe u flakėn shumė zakone qė i
ndiqnin nė xhahilijet e qė ishin vetėm adete fetare tė tyre
pa kurrfarė baze. Pra martesa e tė Dėrguarit a.s. me
Zejneben ishte bėrė pėr njė qėllim juridik e shoqėrorė, qė
ėshtė shfuqizimi i adoptimit. Zbriti fjala e Allahut xh.sh.
qė edhe mė tepėr e vėrtetoi kėtė rregull tė ri hyjnorė nė
ajetin 40 tė sures El-Ahzab:
Muhammedi nuk ka
qenė babai i asnjėrit prej burrave tuaj por ai ishte i
dėrguari i All-llahut dhe vulė e tė gjithė pejgamberėve, e
All-llahu ėshtė i dijshėm pėr ēdo send.
Transmeton Buhariu se Zejnebja r.a. shpeshherė krenohej para
grave tjera tė Pejgamberit a.s. duke thėnė:
Juve ju martuan prindėrit
(familjet) tuaja, ndėrsa mua mė martoi Allahu xh.sh..
Ja kėshtu kjo martesė u bė pėr shkaqe legjislative,
ligjvėnės dhe me urdhėrin e tė Urtit e tė Gjithėdijshmit. I
lartėsuar qoftė Allahu xh.sh. nga ata qė pėrzihen nė
qėllimet e Tij dhe e vėrtet ėshtė fjala e Allahut xh.sh. kur
thotė:
... E juve ju ėshtė
dhėnė vetėm pak dije.
(El-Isra: 85)
3. Urtėsia e martesės me
motive politike.
Urtėsia e tretė ėshtė qėllimi politik. Shkaku i kėtyre
martesave ishte qė Pejgamberi a.s. tua zbusė zemrat disa
kundėrshtarėve tė tij dhe tė bėjė afrimin e disa fiseve
rreth veti. Natyrisht, kur dikush e marton njė vajzė tė njė
fisi apo familjeje, atėher mes tyre lidhet miqėsia dhe ata
duhet ta ndihmojnė dhe ta mbrojnė atė. Nė vazhdim do tė
japim disa shembuj qė do ta bėjnė tė qartė shkakun e
martesave tė Pejgamberit a.s. me disa nga ato.
a) Shembulli i parė ėshtė se Pejgamberi a.s. e
martoi Xhuvejrijen, tė bijėn e Harithit, kryetarė i fisit
Beni Mustalak. Ajo bashk me popullin e saj u zu rob nga ana
e muslimanėve. Meqė u robėrua ajo dėshironte ta paguaj
veten, erdhi te Pejgamberi a.s. dhe kėrkoi ti ndihmojė me
pasuri. Pejgamberi a.s. kėrkoi qė tia paguaj ēmimin e
lirimit e ta martoi atė, me ērast pranojė njė gjė tė tillė.
Muslimanėt thanė: A miqtė e Resulullahut i kemi robėruar?
I liruan tė gjithė tė robėruarit dhe kur e panė pjesėtarėt e
fisit Beni Mustalak kėtė mirėsi dhe humanitet, tė gjithė e
pranuan Islamin dhe u bėnė prej muslimanėve tė mirė.
Martesa e Pejgamberit a.s. me Xhuvejrijėn ishte begati e
madhe sepse ajo ishte shkaktare qė fisi i saj pranoi Islamin
dhe u lirua, e sidomos bujaria e saj nė mesin e popullit tė
vet ishte faktori mė bindės. E gjithė kjo ngjarje ėshtė e
pėrshkruar nė sahihun e Buhariut tė pėrcjellur nga Aishja
r.a. (21)
Kėshtu muslimanėt i liruan tė gjithė robėrit, saqė numri i
tyre arriti nė njėqind familje qė pranuan islamin pėr shkak
tė martesės sė Pejgamberit a.s. me bijėn e kryetarit.
b) Gjithashtu nė shembullin e dytė ėshtė se
Muhamedi a.s. e martoi Safijen, tė bijen e Hujej bin Ahtabit.
Ajo u robėrua pas vrasjes sė burrit tė saj nė luftėn e
Hajberit dhe u ra hise disa muslimanėve. Pas njė konsultimi
ata thanė: Kjo grua ėshtė e parisė sė fisit Beni Kurejdha
dhe kėtė ēėshtje duhet tia paraqesim Resulullahut.
Pejgamberi a.s. e thirri atė dhe ia paraqiti dy zgjidhje:
1. Ta lirojė dhe ta martojė atė pėr vete; ose
2. Ta lirojė dhe tė kthehet te familja.
Ajo kur e pa sjelljen e Muhamedit a.s dhe shėmbėlltyrėn e
tij, e pranojė lirimin dhe martesėn me tė. Me kalimin e saj
nė Islam shumė njerėz nga populli i saj pranuan kėtė fe.
c) Shembulli i tretė po ashtu lidhet me qėllim
politik. Kur Pejgamberi a.s. e martoi Ummi Habiben (Remle
bint Ebu Sufjan). Nė atė kohė Ebu Sufjani ishte bartėsi i
flamurit tė shirkut dhe armiku mė i pėrbetuar i Muhamedit
a.s.. Vajza e tij e pranoi Islamin qysh nė Mekke. Mė vonė
ajo bashk me burrin e saj bėri hixhret nė Abisini pėr ta
ruajtur fenė e vet. Atje asaj i vdiq burri dhe mbeti e
vetme, pa shoqėrues dhe ndihmės. Kur mori vesht Pejgamberi
a.s. pėr kėtė, kėrkoi nga mbreti i Abisinisė, Nexhashiu, qė
ta marrė pėr grua. Kur e lajmėroi Nexhashiu ajo u gėzua pa
masė saqė gėzimin e saj nuk mund ta vlerėsonte askush tjetėr
pos Allahut xh.sh.. U gėzua sepse nėse kthehej te familja e
vet, ata do ta detyronin ta braktisė islamin e tė kthehet nė
kufėr, apo do ta dėnonin rreptė. Pėr te, Pejgamberi a.s. dha
400 dinarė sadakė (mehėr) duke ia bashkangjitur edhe disa
dhurata tjera. Kur u khye ajo nė Medine e martoi Pejgamberi
a.s.
Kur i shkoi lajmi Ebu Sufjanit ai sikur e pėlqeu njė gjė tė
tillė dhe tha:
Sėshtė punė tė mashtrohet ky djalė.
Bile ai u krenua me Pejgamberin a.s. dhe nuk e mohoi njė gjė
tė tillė derisa Allahu xh.sh. e udhėzoi nė islam.
Kėtu pra shihet rėndėsia e qėllimit tė martesės sė
Pejgamberit a.s. me bijėn e Ebu Sufjanit. Sidomos kjo
martesė ndikoi shumė zbutjen e mundimeve ndaj muslimanėve,
posaēėrisht kur mes kėtyre tė dyve u lidhėn miqėsia dhe
afėrsia. Edhe pse Ebu Sufjani atė botė ishte armiku mė i
pėrbetuar i Muhamedit a.s. dhe i muslimanėve nga familja
Beni Umejėve, martesa me bijėn e tij e zbuti zemrėn e tij,
fisit dhe tė tė afėrmeve tė tij. Sidomos martesa e saj me
Pejgamberin a.s. ishte nderim i madh ndaj Ummi Habibes pėr
imanin e saj kur ajo braktisi shtėpinė pėr hirė tė Fesė
Islame. A thua mund tė ketė veprime mė tė drejta dhe urtėsi
mė e madhe?!! (22)
4. Urtėsia e martesės me
motive shoqėrore.
Qėllimi i katėrt ėshtė qėllimi me motive shoqėrore.
Ky qėllim vėrehet qartė nė martesėn e Pejgamberit a.s. me
bijėn e Ebu Bekrit r.a. dhe me tė bijėn e Omerit r.a..
Gjithashtu edhe lidhja e Pejgamberit a.s. me kurejshitėt
fisėrisht dhe miqėsisht pėrmes martesės me disa nga bijat e
tyre, u bė njė lidhje shumė e fortė. Kjo miqėsi bėri qė
shumė zemra tė bashkohen rreth tij dhe thirrjes sė tij nė
Islam, me plot bindje dhe krenari.
Deshi ti forcojė lidhjet mes tij dhe shokut mė tė ngushtė
Ebu Bekrit r.a. i cili i pari e pėrqafoi islamin dhe i cili
me shpirt, trup dhe pasuri luftoi nė rrugėn e ngritjes sė
fesė Islame dhe mbrojtjes sė Pejgamberit a.s.
Transmeton Tirmidhiu ku Muhamedi a.s. tregon vlerėn
njerėzore tė Ebu Bekrit ku thotė: ēdo kush qė shtrin dorėn
(e ndihmės) e atė do tia kompenzojė Allahu xh.sh. Ditėn e
Kijametit. Nuk kam pasur dobi prej asnjė pasurive, si prej
asaj tė Ebu Bekrit. Nuk ia kam paraqit Islamin askujt e tė
mos ketė pasur rezervė pėrveē Ebu Bekrit i cili pa u
hamendur e pranoi atė. Po ta kisha marrė si tė dashur
ndokėnd, do ta merrja Ebu Bekrin si tė dashur. Dijeni se ky
shok i juaji ėshtė i dashur i Zotit. (23)
Dhurata mė e madhe qė ia dha Pejgamberi a.s. Ebu Bekrit nė
kėtė botė dhe qė e qetėsoi shpirtėrisht ishte martesa me tė
bijėn e tij Aishen r.a.. Kėshtu qė kjo martesė ndėrmjet tyre
u lidh njė miqėsi dhe afrim qė edhe mė tepėr ua forcoi
dashurinė dhe lidhjen qė kishin mes veti.
Poashtu Pejgamberi a.s e martoi Hafsen tė bijėn e Omerit r.a.,
dhe kjo martesė ishte qetėsi shpirtėrore pėr babain e saj
pėr shkak tė Islamit tė tij, drejtėsisė, sinqeritetit dhe
sakrifikimit tė tij pėr kėtė fe. Omeri r.a. ishte hero i
islamit me tė cilin Allahu xh.sh. e forcoi edhe mė tepėr
Islamin dhe muslimanėt, e me atė u ngrit lartė flamuri i
fesė Islame.
Gjithashtu Pejgamberi a.s. u bėri nder Uthmanit dhe Aliut
r.a. kur i martoi me bijat e veta.
Kėto katėr janė shokėt mė tė ngushtė tė Pejgamberit a.s dhe
halifėt pas tij nė pėrhapjen e fesė dhe thirrjes Islame. Sa
urtėsi e mirė dhe qėllim fisnik. (24)
Kėto ishin disa qėllime tė Muhamedit a.s. me shumė gra e jo
siē thonin shpifėsit dhe gėnjeshtarėt nė trillimet e tyre.
Desha tė ceki nė vazhdim tė kėsaj teme qė Hatixhe bint
Huvejlid ishte gruaja e parė e Muhamedit a.s. tė cilėn e
martoi para shpalljes. Kur u martua Muhamedi a.s. kishte 25
vjeē, kurse Hatixheja 40 vjet. Ajo qe e para qė e inicoi
marrėveshjen e martesės, ndėrsa Pejgamberi a.s. e pranoi
propozimin e martesės. (25)
Para se tė martojė pejgamberi a.s., ajo dy herė kishte qenė
e martuar. Herėn e parė me Ebu Hale bin Zerare, e herėn
tjetėr me Atik bin Aidh. (26)
Muhamedi a.s kishte 25 vjetė martesė me gruan e tij tė parė
Hatixhen, e jo 5 vjetė siē shkruan nė librin Muhamedi- A
ėshtė profet?, tė autorit Josef Smith, citoj: Muhamedi
kishte 5 vjetė martesė me gruan e tij tė parė Hatixhėn.
(27)
Nė kėtė libėr poashtu do tė gjeni shumė shpifje tė tjera
rreth Muhamedit a.s., dhe njėren ndėr ta rreth grave tė
Muhamedit a.s..
Hatixheja me Pejgamberin jetoi 25 vjet, 15 para shpalljes
dhe 10 pas saj. Pejgamberi a.s. nuk u martua me ndonjė grua
tjetėr derisa e kishte Hatixhen.
Kur Pejgamberi a.s. u martua me Zejneb bint Huzejme, ajo i
kishte tė kaluar tė gjashtėdhjetat. Nuk jetoi me Muhamedin
a.s. mė tepėr se dy vjetė. (28)
Ndėrsa pėr aspektin social tė poligamisė, ėshtė e njohur qė
prej arsyeve pėr lejimin e saj, ėshtė mėshira pėr ato gra tė
cilat nuk mund tė gjejnė kujdesje apo strehė pasiqė kanė
humbur bashkėshortėt e tyre.
P.sh. kur Muhamedi u martua me Ummi Seleme Hind el Mahzumije,
sepse burri i saj ra shehid nė luftėn e Uhudit. Ajo mbeti me
katėr jetima, pa kujdestarė dhe pa mbrojtės. Pejgamberi a.s.
nuk pa rrugdalje tjetėr pėr tė dhe pėr fėmijėt e saj pos ta
martojė atė. Kur i afrojė fejesė, ajo pak u shqetėsua dhe i
tha Pejgamberit a.s.: Unė jam shumė e moshuar jamė nėnė e
katėr jetimave dhe unė jam shumė xheloze. Pejgamberi a.s.
iu pėrgjigjė: Sa u pėrket jetimave mi lė mua dhe e lus
Allahun xh.sh. qė ta largojė nga zemra yte xhelozinė, dhe
aspak nuk i pėrmendi vjetėt. Pas pėlqimit tė saj e martoi
Pejgamberi a.s.. ai kujdesej pėr edukimin e fėmijėve tė saj,
ua hapi zemrėn e tij tė madhe saqė nuk mendonin fare pėr
humbjen e babait, sepse ata u kompensuan me njė baba qė
ishte edhe mė i mėshirshėm se babai i tyre. (29)
A thua ka vend pėr tė thėnė diēka shpifėsit e poshtėr? A
mund tė ketė kėtu vend epshi dhe dėshira? Apo mos vallė edhe
kėtu nuk gjejnė bujarinė, butėsinė, krenarinė, mėshirėn,
vlerėn dhe bamirėsinė e Pejgamberit tė madh tė njerėzimit i
cili erdhi si mėshirė pėr botėt.
Njė polemikė e tillė jo e ndershme e misionarėve tė
Krishterė ėshtė akuza pėr pedofili ndaj Profetit Muhamed
lidhur me martesėn e tij me Ajshen derisa ajo ishte e re.
Misionarėt pėrpiqen qė ta shpallin Profetin pėr abuzues
fėmijėsh, pėr shkak tė pohimit se Ajshja u fejua nė moshėn
6 vjeēare dhe martesa ėshtė pėrmbushur disa vite mė pas, nė
moshėn 9 vjeēare kur ajo ishte nė pubertetin e plotė (sipas
burimeve tė pėrdorura nga ta). Kohėzgjatja midis fejesės dhe
martesės sė Ajshes qartė tergon se prindėrit e saj pritnin
qė ajo tė mbėrrinte pubertetin e plotė para se martesa tė
plotėsohej, nėse kėtė moshė e marim pėr tė besueshme.
Naiviteti i tėrė sagės sė misionarėve kristianė kur e
akuzojnė Profetin pėr keqpėrdorim-abuzim fėmijėsh, ėshtė
se kjo i kundėrvihet faktit themelor se vajza bėhet grua kur
ajo fillon ciklin e saj tė menstruacioneve. Rėndėsia e
menstruacioneve ėshtė e tillė sa qė gjithkush me njohjen mė
tė vogėl rreth psikologjisė do ta dijė se kjo ėshtė shenjė
se vajza po pėrgatitet pėr tė qenė nėnė. Femrat e mbėrrijnė
pubertetin nė moshė tė ndryshme prej 8 deri 12 vite,
varėsisht nga aspektet gjenetike, raca dhe mjedisi. Femrat
nė mjediset mė tė nxehta e arrijnė pubertetin nė moshė shumė
mė tė re se ato nė mjedise tė ftofta. Kėto janė fakte tė
njohura mirė nė shkencė. (30)
Martesa nė vitet e hershme tė pubertetit ishte e pranueshme
nė Arabinė e shekullit VII sikur qė kjo ishte normė sociale
nė kulturat semitike duke filluar nga Izraelitėt deri te
Arabėt dhe tė gjitha kombet tjera midis tyre. Sipas Talmudit
i cili nga Hebrenjtė konsiderohet si Tora gojore,
Sanhedrin 76 b thotė se ėshtė e preferueshme pėr femrat qė
tė martohen kur tė kenė menstruacionet e para. (31)
Seksologėt e njohur R.E.L. Masters dhe Allan Edwards
gjithashtu tregojnė se ėshtė normale edhe sod pėr shumė
kultura tė Afrikės dhe Azisė qė vajzat tė martohen mė moshė
mė tė vogėl se 10 duke qenė se ato e mbėrrijnė pjekurinė
seksuale shumė mė herėt se nė vende tė tjera si rezultat i
mjedisit dhe arsyerave tė tjera.
Akuzave tė misionarėve tė krishterė kundrejt Muhamedit dhe
martesės sė tij me Ajshen ju mungojnė dėshmitė themelore.
Po tė ishte
martesa e tij me Ajshen diēka e pazakontė dhe e dyshimtė do
tė kishte mospajtime si nga ithtarėt e tij e aq mė tepėr nga
kundėrshtarėt e tij.
Po tė ishte kjo martesė diēka e jashtėligjshme dhe abuzive
siē duan ta paraqesin disa tė krishterė atėherė
kundėrshtarėt e tij do ta pėrdornin kėtė me gjithė qejf nė
luftėn e tyre propaganduese kundėr tij. Por diēka e tillė
nuk ėshtė regjistruar asnjėherė.
Kulturat fetare qartė e lejojnė martesėn nėse personat kanė
mbėrrirė pjekurinė seksuale. Ėshtė irelevante mosha e
caktuar legalisht nė vende tė ndryshme kur tė rinjėve u
lejohet ligjėrisht tė kenė lidhje seksuale. Edhe kėtu ka
dallime tė shumta. Nė Japoni psh mosha prej kur njerėzit
ligjėrisht mund tė kenė lidhje seksuale ėshtė mosha 13 kurse
nė Spanjė mosha 12 vjeēare. Kjo gjithmonė varet nga pjekuria
seksuale dhe relacioni i dyanshėm. (32)
Sidoqoftė Aishja ishte mė e reja prej grave fisnike tė
Pejgamberit a.s. dhe padyshim mė e zgjuara prej tyre. Me
zgjuarsin dhe dijen e saj ajo ia kishte kaluar edhe shumė
burrave. Shumė prej as-habėve tė Pejgamberit a.s. shkonin
dhe kėrkonin prej Aishes, qė tua shpjegonte shumė prej
dispozitave fetare.
Urvete bin Zubejri thotė: Nuk kam parė grua mė tė dijshme
nga lėmia e fikhut, mjekėsisė dhe poezisė se sa Aishja
r.a.. Kjo nuk ėshtė aspak e ēuditshme, ngase tė gjitha
koleksionet e Hadithit dėshmojnė pėr njė gjė tė tillė. Vetėm
dy prej as-habėve kanė transmetuar hadithe mė shumė se
Aishja: Abdullah ibėn Amri dhe Ebu Hurejra.
Transmetuesit kanė pėrmendur qė numri i haditheve tė
transmetuara nga gratė e Muhamedit a.s. ėshtė mė shumė se dy
mijė. Aisheja ėshtė transmetuesja e numrit mė tė madh tė
hadithėve nga gratė e Muhamedit a.s. Ajo transmetoi
afėrsisht 2210 hadithe. Pastaj Umu Seleme r.a., e cila
transmetoi rreth 378 hadithe, ndėrsa tė tjerat transmetuan
rreth 11 hadithe. Ky ndryshim nė transmetimin e hadithėve
ndodhi ose pėr shkak tė vigjilencės, zgjatjes sė jetės
familjare apo gjatėsisė sė jetės pas vdekjes sė Muhamedit
a.s. Tė gjitha kėto arsye kanė qenė privilegje tė Aishes
r.a., pasi ajo ishte mė e talentuara prej tyre. Pėr tė
pėrmbledhur, njė prej arsyeve tė poligamisė sė Muhamedit
a.s. mund tė jetė bashkpunimi i vėrtetė nė transmetimin e
hadithėve, pra pjesmarrja nė ndėrtimin dhe ruajtjen e
sheriatit e synetit. (33)
Roli i aishes r.a. nuk kufizohej vetėm nė transmetimin e
hadithėve. Ajo u mor edhe me jurisprudencė. Dituria e saj
pėr jurisprudencė ishte e tillė saqė imam Zarkashi thotė :
Cereku i rregullave juridike janė transmetuar nga Aisheja.
Nė tė vėrtetė, Aisheja ishte njė juriste e madhe. Ajo jepte
mendimet e saja pėr ēėshtjet fetare gjatė halifatit tė Ebu
Bekrit, Omerit dhe Othmanit r.a. Njerėzit e pyesnin pėr
shumė gjėra derisa vdiq ; dhe gjykatėsit shkonin tek ajo qė
tė zgjidhnin disa nga problemet e tyre. (34)
Pra, gratė me tė cilat qe martuar Pejgamberi a.s. qė tė
gjitha ishin vejusha apo gra tė ndara, me pėrjashtim tė
Aishes. Asnjėra nga kėto gra tė ndara dhe vejusha nuk ishte
posaēėrisht e njohur me bukurinė dhe sharmin e vet. Disa nga
kėto gra ishin mė tė moshuara se ai. (35)
Ai u martua me njė femėr kopte nga Egjipti, me njė hebreje
tė religjionit dhe tė racės sė ndryshme, me njė vajzė zezake
nga Abisinia. Ai nuk ishte i kėnaqur vetėm me atė qė ti
mėsojė njerėzit pėr vėllazėrinė dhe barazinė, por ai atė qė
ua mėsonte njėkohėsisht edhe e mendonte dhe e zbatonte nė
praktikė. (36)
Allahu xh.sh. nė Kuran thotė:
Ne dėrguam edhe
para teje tė dėrguar dhe atyre u mundėsuam tė kenė gra dhe
fėmijė.
Citati Kuranor tregon qartazi se edhe Pejgamberėt tjerė
para Muhamedit a.s. kan pasur gra dhe fėmijė. Kėtė e dėshmon
edhe bibla ku tregon nė shumė vende poligaminė- martesėn mė
tepėr se me njė grua ku thotė: (37)
a)Por
Saraj, gruaja e Abramit, nuk i kishte dhėnė asnjė fėmijė.
Ajo kishte njė shėrbyese egjiptase qė quhej Agar. Kėshtu
Saraj i tha Abramit: "Ja, Zoti mė ka ndaluar tė kem fėmijė;
oh, futu te shėrbysja ime, ndofta mund tė kem fėmijė prej
saj". Dhe Abrami dėgjoi zėrin e Sarajt
mori shėrbyesen e
saj Agarin, egjiptasen, dhe ia dha pėr grua burrit tė saj
Abramit. Dhe ai u fut tek Agari, qė mbeti me barrė
.(Zanafilla
16:1-5)
b) Dhe
Jakobi hyri gjithashtu te Rakela dhe e dashuroi atė mė tepėr
se Lean.
(Zanafilla 29:30)
c)
Atėherė Jakobi u ngrit dhe i vuri bijtė e tij dhe gratė e
tij mbi devetė
(Zanafilla 31:17)
d) Por
mbreti Salomon, veē bijės sė Faraonit, dashuroi shumė gra tė
huaja, moabite, amonite, idumeje, sidonie dhe hiteje
.Ai
pati si bashkėshorte shtatėqind princesha dhe treqind
konkubina. (1
Mbretėrve 11:1,3)
e) Ata qė
do tė mbijetojnė pas tij do tė varrosen nga vdekja dhe tė
vejat e tyre nuk do tė qajnė.
(Jobi 27:15) (38)
Martesa me mė shumė gra ishte e lejuar nė ligjet e
mėparshme. Ibrahimi a.s. u martua me Sarėn e pastaj me
Haxherėn. Jakubi u martua me katėr gra: Zelhėn, Belhin,
Rakelėn dhe Lean, pastaj Gedeoni, i biri i Joashit u martua
me shumė gra. Nė librin Gjykatėsit 8:30 thuhet: Ai kishte
70 meshkuj qė kishin dalė prej kurrizit tė tij, sepse ai
kishte shumė gra. (39)
Pėrsėri nė Dhjatėn e Vjetėr pėrmendet se Davudi a.s. ishte
martuar me shumė gra (shih: 2 Samuelit 12:8). Emrat e grave
tė Davudit a.s. janė tė pėrmendura nė librin 2 Samueli
3:2-5).(40) Gjithashtu duke folur pėr bazat e rregullimit tė
ndarjes sė pasurisė sė babait midis djemve, flitet pėr dy
gra si diēka normale, pa u quajtur turp (shih: Ligji i
Pėrtėrirė 21: 15-17). Pėr pasojė, tek feja ēifute pėrfshihet
martesa me shumė gra. (41) Pėr mė tepėr shih edhe citatet
kur flasin pėr Poligamin tek: Zanafilla 4;19/ 25:6/ 26:34/;
1 Samuelit 1:1-2; 2 Samueli 12:7-8; 1 Kronikave 4:5; 2
Kronikave 11:21/ 13:21/ 24:3; Mateu 25:1, etj.
Gjatė kohės sė shpalljeve biblike, poligamia u pranua nė
pikėpamje religjioze, sociale dhe morale, pa kurrfarė
vėrejtjeje. Ndoshta kjo ėshtė edhe arsyeja pse vet Bibla nuk
merret me kėtė ēėshtje, pra, pėr arsye se kjo nė atė kohė
ishtė gjė e zakonshme. Bibla kėtė as nuk e ndalon, nuk e
rregullon, e madje as nuk e kufizon. (42)
Nė besimin hebrej njė njeri mund tė kishte disa qindra gra.
Ungjilli nuk sjell asnjė dispozit lidhur me kėtė ēėshtje,
ndėrsa Tevrati lejon haptaz poligaminė. Krejt deri kah
gjysma e shekullit tetė dhe koha e Charlemagneit poligamia
ishte fenomen i zakonshėm nė Evropė dhe kisha kėtė nuk e
gjykonte. (43)
Hebraizmi lejoi poligaminė e pakufizuar. Tė gjithė profetėt
e pėrmendur nė Tevrat, pa pėrjashtim, patėn shumė gra.
Mendimtari egjiptian, Abas Mahmud el-Akadi nė librin e tijė
Tė vėrtetat e Islamit dhe tė pavėrtetat e armiqve tė tij
thotė: Nuk ka
poligami tė kufizuar nė Tevrat ose nė Bibėl; ajo ėshtė e
lejuar dhe u atribuohet vetė profetėve, duke filluar nga
profeti Ibrahim e deri tek lindja e Isait.
(44)
Sa i pėrket Krishterimit; nuk ka tekst tė qartė, qė ta
ndalojė poligaminė. Por nė disa nga Letrat e Palit, ka
dėshmi qė tregon se poligamia ėshtė e lejuar. Ai thotė:
ėshtė e
obligueshme pėr peshkopin tė ketė vetėm njė grua.
Ėshtė vėrtetuar historikisht qė disa tė krishterė tė hershėm
janė martuar me mė shumė se njė grua, dhe nė mesin e
themeluesve tė hershėm tė kishės, kishte prej atyre qė
kishin disa gra. (45)
Askush nuk ka tė drejtė tė thotė se kristianizmi ėshtė ai qė
i detyrojė botės qytetare perendimore vetėm me njė grua.
Pėrveē statusit tė peshkopėve dhe dhjakėve, kristianizmi nuk
e ka ndaluar haptaz martesėn me shumė gra. (shih: 1 Timoteut
3:2,12)... Asnjėri nga Koncilėt e shekujve tė parė tė
kishterimit nuk i patė dalė kundėr martesės me shumė gra.
Nė mjaft raste, vetė Luteri (themelues i Protestantizmit)
flet pėr martesėn me shumė gra me mjaft tolerancė:
kjo gjė (martesa me
shumė gra) nuk ėshtė e ndaluar nga Zoti... Pa dyshim martesa
me shumė gra parapėlqehėt ndaj divorcit.
(Koestlin, Martin Luther, I,
fq.347, dhe II, fq. 693) (46)
Nėse pra qenka kėshtu, atėher pėrse gojėkėqinjtė ngritėn kaq
pluhur pėr Muhamedin a.s. dhe pėr numrin e bashkėshortėve tė
tija dhe folėn fjalė aq tė ndyta?!
Vėrtet, pati tė drejtė Allahu i Plotfuqishėm ku nė kaptinėn
El-Haxh, ajeti 46, pėr tė tillėt tha:
Nė tė vėrtet sytė
nuk verbėrohen, por verbėrohen zemrat nė krahrorė.
Tė gjitha gratė e
Pejgamberit a.s., nėse studiohet qėllimi i martesės i ēdo
njėres prej tyre do tė gjejmė urtėsi nė kėto martesa, nga tė
cilat Pejgamberi a.s. ka synuar diē tė arrijė. Pejgamberi
a.s. nuk ėshtė martuar me to per shkak tė epshit, kėnaqėsisė
ose pėr shkak tė tė mirave tė kėsaj bote, por filozofia e
martesės sė tij me kėto, ka qenė interesi qė i ka lidhur
njerėzit me kėtė fe.
Ky ishte synimi i Pejgamberit a.s., me qė deshi ti bashkojė
ato familjet e bashkėshortėve tė tij dhe ti nxisė nė Islam,
tė bėjė lidhjen e tyre me kėtė fe, e tė zgjidh problemet e
shumta shoqėrore e njerėzore pėrmes atyre martesave.
Siē dihet Pejgamberi a.s. ishte shembull pėr muslimanėt nė
tė gjitha segmentet qė kanė tė bėjnė me kėtė jetė, pa marrė
parasysh a bėhet fjalė pėr ēėshtje fetare apo jetėsore. Nė
mesin e atyre ēėshtjeve ishte mėnyra e sjelljes sė
bashkėshortit me bashkėshorten dhe familjen e tij.
Muslimani vėren shembullin e tij tė mirė nė Pejgamberin a.s.
kur ėshtė si bashkėshort i gruas sė vejė, beqare, tė
moshrritur, tė re ose nė moshė, e bukur qoftė apo jo, arabe
qoft ose jo, bijė e shokut apo e armikut. (47)
Kushdo qė tė jetė, mik apo armik, qė dyshon nė integritetin
moral apo me shkelqėsinė shpirtėrore tė Muhamedit a.s.
lidhur me martesat e tij, duhet tu gjej pėrgjigje adekuate
pyetjėve qė vijojnė:
Pse e bėri martesėn e parė nė moshėn njėzet e pesė vjeēare,
pa pasur kurrfar kontakti me ndonjė femėr mė parė? Pse
zgjodhi njė grua qė ishte dy herė vejushė dhe pesėmbėdhjetė
vjet mė e moshuar se ai? Pse mbeti vetėm me tė deri nė
vdekjėn e saj, duke e marrė parasysh se i kishte mbi
pesėdhjetė vjet? Pse i pranoj tė gjitha kėto vejusha dhe gra
tė ndara tė pandihmuara, tė cilat nuk posedonin kurrfar
vlerash pėrkatėse? Pse e bėri njė jetė tė tillė tė vrazhdė
dhe tė rėndė, kur pati mundėsi tė jetoj njė jetė tė lehtė
dhe konfore? Pse e lidhi shumicėn e maretesave tė tij nė
pesė vitet mė tė zėna tė jetės sė tij, kur misioni dhe
kariera e tij ishin nė rrezik? Si ia arriti tė jetė ai qė
ishte, po ta kishte kapluar jeta e haremit dhe epshet?
Ekzistojnė edhe shumė pyetje tė kėtilla. Kjo ēėshtje nuk
ėshtė aq e thjeshtė sa qė tė mund tė interpretohet vetėm me
anė tė dashurisė mashkullore dhe dėshirės pėr gra. Kjo ėshtė
njė thirrje pėr mendim dhe analizė mė tė thellė. (48)
Tė gjitha bashkėshortėt e Pejgamberit a.s. ishin tė veja
pėrveē Aishes. Po tė mbizotėronte epshi nė zemrėn e tij, ai
do tė martohej nė rini dhe do tė martonte beqaresha. Por
urrejtja e thellė qė i ka kapluar zemrat e orientalistėve
perėndimorė dhe shumė tė tjerė, ua ka vėrbuar sytė dhe nuk e
shohin tė vėrtetėn e ndritshme.
Padyshim, se vetėm njerėzit pa cilėsi tė mira mund tė flasin
dhe tė shpifin kundėr Muhamedit a.s.. Prandaj akuzat dhe
shpifjet gjithnjė i janė bėrė Muhamedit a.s. nga njerėz tė
njė lloji dhe soji tė ulėt.
Po e pėrfundoj me fjalėt e Allahut xh.sh. ku thotė:
Pėrkundrazi, Ne tė
pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta)
triumfon mbi tė ndėrsa ajo (gėnjeshtra) zhduket.
(Enbija: 18)
Ata duan ta shuajnė
dritėn e All-llahut me gojėt e tyre, po All-llahu e plotėson
(e pėrhap) dritėn e vet, edhe pse e urrejnė jobesimtarėt. Ai
(All-llahu) ėshtė qė e dėrgoi tė dėrguarin e vet me udhėzim
tė qartė e fe tė vėrtetė pėr ta bėrė mbizotėrues mbi tė
gjitha fetė, edhe pse idhujtarėt e urrejnė.
(Saff: 8-9)
Prandaj, kėrkesa jonė e fundit ėshtė:
Gjithė falėnderimet dhe
lavdėrimet qofshin pėr Allahun, zotin e botėve!.
Literatura e
shfrytzuar:
1. Kurani- Pėrkthim me komentin i H. Sherif Ahmetit.
2. Bibla- Diodati i Ri, pėrkthim 1991-94
3. Lėkundjet qė solli shekulli, M. Fethullah Gylen, Tiranė
1998
4. Dyshimet dhe tė pavėrtetat rreth shumėsisė sė grave tė
Pejgamberit a.s., Muhamed Ali Sabuni, Tiranė 2000
5. Muhamedi- A ėshtė Profet?, Joseph Smith, Prishtinė 2001
6. www.islamidhekrishterimi.com
7. Nėn hijen e Besimit-2, M. Fethullah Gylen, Tiranė 2004
8. Nektari i vulosur i Xhennetit, Saffijurrahman
El-Mubarekkfuri, Prishtinė 2001
9. Besueshmėria e citateve Kuranore dhe atyre Biblike,
Tahir Kukaj, Prishtinė 2005
10. 200+ ways the Quran corrects the Bible, Mohamed Ghonem,
Brooklyn NY.
11. Edukata Islame, viti XXXV, nr. 77, Prishtinė 2005
12. Islami nė Fokus, Hamude Abdulati, Shkup 2000
13. Fetva Bashkohore II, Dr. Jusuf Kardavi, Prishtinė 2002
14. Islami dhe Civilizimi Perėndimorė, Sejjid Muxhteba
Musavi Llari, Gjilan 2004
15. E drejta familjare nė Islam, Irfan Abazi, Taxhedin
Beslimi, Faredin Ebibi, Jusuf Zimeri, Shkup 1996
16. Gruaja nė Islam, prof. Dr. Beqir Topalliogllu, Stamboll
2000
17. Edukata Islame, nr. 78, Prishtinė 2006
18. Triumfi i tė Vėrtetės, Rahmetullah El-Hindi.
|