|
Ungjilli i
Jezusit apo Ungjilli i Palit
Shkruar nga:
Robert Sewell
Pėrktheu dhe redaktoi:
Halil Ibrahimi
Mesazhi i
Palit i ndryshėm nga ai i Jezusit
Kur e lexoj Dhjatėn e Re kristiane e shoh se mesazhi qė ka
mėsuar Pali ėshtė i ndryshėm nga ajo qė ka mėsuar Jezusi.
Pali predikoi njė ungjill dhe mėnyre jetese e cila i
kundėrvihet asaj tė mėsuar dhe drejtuar nga Jezusi. Pėrse e
them kėtė? Nė ēfarė mėnyre janė mėsimet e tij tė ndryshme
nga ato tė Jezusit? Nė vijim janė arsyet e kėsaj.
Pali kurrė nuk e takoi Jezusin
Pali asnjėherė nuk e takoi Jezusin. Sipas rrėfimit tė tij (Galatasve
1:11-2:1) lidhur me ngjarjet qė pėrcollėn konverzionin e
tij, Pali nuk e mėsoi Kristologjinė, verzionin e tij tė
ungjillit apo mėsimet tjera tė Jezusit nga ndonjė njeri. Kjo
do tė thotė se gjatė disa ditėve qė ai i kaloi me Ananian nė
Damask (Veprat 9:19) deri nė pesėmbėdhjetė ditėt qė ai i
kaloi me Pjetrin nė Jerusalem tri vite pas konverzionit
tė tij dhe pasi qė ai veqse e kishte formuar Kristologjinė e
tij ai nuk mėsoi asgjė rreth Jezusit nga njerėzit tė cilėt
kishin kaluar tre vite e gjysme bashkė me Jezuin.
Nė vend tė kėsaj, ai kaloi tri vitet e para nė Arabi dhe
Damask dhe pastaj shkoi nė rajonin e Sirisė dhe Sicilisė
pėr 14 vitet e ardhshme, para se tė pėrballej me Pjetrin nė
Antioki rreth mėnyrave tė tij Hebraike. Sipas narracionit tė
tij tek Letra dėrguar Galatasve, ai pranoi diturinė e tij
direkt nga Jezusi nėpėrmjet tė shpalljes.
Tani, Bibla ėshtė e mbushur me shumė njerėz tė cilėt pohonin
tė kishin pranuar relevatė nga Perėndia apo nga Jezusi, dhe
janė disa shembuj edhe nė Dhjatėn e Re kristiane. Pjetrit i
ishte thėnė nė ėndėrr qė tė predikojė tek johebrenjtė. Gjoni
pohonte tė kishte pranuar fjalė nga Jezusi, dhe sikur i
kishte shkruar ato nė Zbulesėn e Jezusit. Por a i besojmė
fjalėt e secilit qė pohon se ka pranuar shpallje tė tillė?
Nė kohėt moderne qasja ndaj pohimeve tė tilla ėshtė mjaft
skeptike, bile edhe nga ata qė janė tė krishterė. Lėvizja e
Epokės sė Re (New Age) ka disa njerėz tė cilėt pohuan tė
kishin kontaktuar me Jezuin. Po tė kishte ndodhur rasti i
Palit nė kohėn e sotme do tė kishte tė njėjtin trajtim sikur
pohuesit e tjerė tė Epokės sė Re. Pėrse do tė duhej
automatikisht ti besonim Palit vetėm pse ngjarja e tij
ndodhi 2000 vite mė herėt?
Letrat e Palit dhe
Jezusi
Nėse ai njėmend mėsoi nga Jezusi, pėrse ai e citon Jezusin
vetėm njė herė? Kam dėgjuar njerėz tė mė thonė se letrat e
Palit janė tė rėndėsishme pasi qė ai sqaron aty mėsimet e
Jezusit, por nuk kam gjetur ndonjė shembull tė kėsaj nė
letrat e Palit.
Nė shekullin e katėrt kanoni i kishės protoortodokse, e cila
pėrbėhej nga njė grup tė krishterėsh qė fituan pėrkrahjen e
Perandorit tė Romės, gjė qė iu mundėsoi tė fitojnė luftėrat
e frazave ne kemi doktrinėn zyrtare tė pranuar kristiane,
pra ky kanon u votua nga kėshilli i pėrfaqėsuesve tė kishave
tė ndryshme nga Perandoria. Kėshillet e tilla janė shumė pak
tė besueshme; ato janė shumė lehtė tė udhėzuara mbrapshtė
nga politika, dhe faktet tregojnė se edhe ky kėshill nuk
ėshtė pėrjashtim nė kėtė aspekt. Gjithashtu, autori i Letrės
sė Parė tė Gjonit na cytė qė tė testojnė tė gjithė
shpirtėrat pėr tė parė nėse janė nga Perėndia. Nuk besoj se
ka diēka qė do tė mund tė lihet jashtė kėtij testi, as edhe
njė libėr i vetėm i votuar nė kanonin e kėshillit tė Nikesė.
Testimi
Si i testojmė kėta shpirtėra? 1 e Gjonit thotė se ēdo frymė
qė dėshmon se Jezusi ka ardhur nė mish ėshtė nga Perėndia,
dhe ēdo frymė qė nuk dėshmon kėtė nuk ėshtė nga Perėndia. Ky
ėshtė paksa njė test i gjėrė. Fundja, nėse ky ėshtė kriteri
i vetėm, atėherė ju duhet tė pranoni se mesazhi im vie nga
Zoti, sepse unė dėshmoj se Jezusi ka lindur nė mish dhe gjak
njeriu. Duhet tė ketė kritere mė precize.
Ligji i Pėrtėrirė 13 dhe 18 na jep teste pėr tė vėrtetuar
profetin e vėrtetė nga i rremi. Kuptimi i emrit profet
ėshtė ai qė flet pėr dikė tjetėr, kėshtuqė secili qė pohon
se flet pėr Zotin ėshtė tekstualisht profet. Mirėpo ėshtė
mesazhi i profetit, i realizuar apo i parealizuar, apo i
pajtueshėm ose i papajtueshėm me tė vėrtetėn e mėhershme tė
njohur veēse (1 Mbretėrit 13:11-22), ai qė na shėrben si
shenjė me tė cilėn do tė dimė nėse personi i caktuar ėshtė
profet i vėrtetė i Perėndise apo ėshtė njė profet i rremė.
Ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė mos i ipet tekstit njė
kuptim qė ai nuk e ka, duke e lexuar atė sipas dėshirės ose
duke shpresuar qė ai e ka atė kuptim (eisegesis), ose tė
mos mirren pėr provė vargje tė nxjerra jashtė kontekstit. Qė
tė dy taktikat janė tė rrezikshme dhe japin rezultate fallso,
por shumė lehtė dhe shpesh pėrdoren nė tekstet e dykuptimta.
Pėr shembull, pėrdorimi i fjalėve tė fundit (tė supozuara
sh.p) tė Jezusit nė kryq mbaroi si fakt se ai po i
referohej besėlidhjes sė vjetėr dhe kėshtu gjoja detyrimi
ndaj ligjit dhe urdhėrimeve pėrfundoi, ėshtė i papranueshėm.
Nėse Pali ka pohuar se po fliste nėpėrmjet Perėndisė,
atėherė ne duhet tė testojmė fjalėt e tij duke e pėrdorur
kriterien e mėsipėrme. Kėshtuqė, nėse gjejmė pajtim midis
asaj qė ai ka thėnė dhe gjėrave qė veqse mė herėt i kemi
ditur si tė vėrteta, atėherė ai ėshtė profet i vėrtetė. Nėse
gjejmė kundėrshtime ose gjėra qė nuk janė realizuar nga
mėsimet e Palit, atėherė ai ėshtė profet i rremė.
Ja ēfarė mund tė gjendet:
Shpėtimi
Sipas Jezusit: Njė i ri iu afrua Jezusit dhe e pyeti se si
mund ta gjente rrugėn e shpėtimit. Jezui u pėrgjegj ''Pse mė
quan tė mirė? Askush nuk ėshtė i mirė, pėrveē njė tė vetmi:
Perėndia. Tani nė qoftė se ti don tė hysh nė jetė, zbato
urdhėrimet''. Ai i tha: ''Cilat?''. Atėherė Jezusi i tha:
''Mos vraj, mos shkel kurorėn, mos vidh, mos bėj dėshmi tė
rreme, ndero atin tėnd dhe nėnėn tėnde dhe duaje tė afėrmin
tėnd si veten tėnde''. I riu i tha: ''Tė gjitha kėto gjėra
unė i kam zbatuar qė nė rini; ēfarė mė mungon tjetėr?''.
Jezusi i tha: ''Nė qoftė se do tė jesh i pėrsosur, shko,
shit ē'tė kesh, jepua tė varfėrve dhe ti do tė kesh njė
thesar nė qiell; pastaj eja dhe mė ndiq mua'' (Mateu
19:16-21, Marku 10:17-21, Luka 18:18-22). Me fjalė tė tjera
pėrmbaju urdhėrimeve tė mėherme dhe paso shembullin e
Jezusit.
Sipas Palit:
sepse, po tė
rrėfesh me gojėn tėnde Zotin Jezus, dhe po tė besosh nė
zemrėn tėnde se Perėndia e ngjalli prej sė vdekurish, do tė
shpėtohesh. Sepse me zemėr, njeriu beson nė drejtėsi dhe me
gojė bėhet rrėfim pėr shpėtim
(Romakėve 10:9-10)
Tani, cila ėshtė rruga e shpėtimit. Mbajtja e urdhėrimeve tė
Perėndise dhe pasimi i Jezusit, apo vetėm besimi nė
ringjalljen e Jezusit dhe nė deklarimin se ai ėshtė Zot?
Ngrėnia e mishit tė
sakrifikuar pėr idhujt
Sipas Palit kjo ėshtė nė rregull (1 Korintasve 8), mirėpo
Jezusi e kishte mallkuar kėtė vepėr sikur edhe ata qė
mėsojnė tė tjerėt pėr tė bėrė kėshtu (Zbulesa 2:13-14,
19-20).
Kam dėgjuar disa tė tentojnė ta zgjedhin kėtė problem duke
thėnė se Jezusi mėsonte tė tjerėt pėr ligjet e besėlidhjes
sė vjetėr sepse ai jetoi nėn ligjin, mirėpo pas vdekjes dhe
ringjalljes sė tij (tė supozuar sh.p) a nuk do tė duhej tani
tė ishim nėn besėlidhjen e re? Nėse kjo ėshtė e vėrtetė, dhe
ai e dinte se ėshtė e vėrtetė (dhe ai do tė duhej ta dinte
nėse ėshtė Zot, apo jo?), atėherė pėrse ai kurrė nuk e
pėrmendi kėtė? Pėrse ai nuk i tha tė riut
Pėr tani, bindju urdhėrimeve,
por pasi qė unė tė ngritem nga tė vdekurit mbaje fatin tėnd
dhe mos u brengos pėr urdhėresat, sepse nuk do tė kėrkohet
nga ti qė ti mbash ato?
Ai kurrė nuk ia tha kėtė
ndokuj, ose diēka tė ngjashme si kjo, as edhe njė herė tė
vetme gjatė tre vite e gjysmė qė i kaloi duke predikuar. Ai
kurrė nuk pėrmendi braktisjen e ligjit tė Mojsiut.
Autoriteti i Palit dhe kundėrthėniet e brendshme
Letrat e Palit nė Dhjatėn e Re janė plot e pėrplot me gjėra
rreth asaj se ēka ai mendon ose ēka ai urdhėron. Nuk mund tė
gjej diēka ku ai thotė se Jezusi po e urdhėron apo se
Perėndia po e urdhėron. Nuk ka diēka si
kėshtu thotė Perėndia Zoti
nė letrat e Palit, tė paktėn jo nė diēka tė re tė cilėn ai e
mėson. Nė vend tė kėsaj e tėra ėshtė
Unė, Pali, them
.
Nė tė paktėn njė rast, ajo ēka Pali kishte thėnė i
kundėrvihej veprave tė tij. Ai mėsoi (nė shembullin
Unė, Pali, them)
se ata qė janė rrethprerė (bėrė synet) pas besimit nė
Jezusin, nuk do tė pėrfitojnė kurrfarė vlere nga Krishti;
ata janė tė tėhuajsuar nga Krishti; ata kanė humbur hirin
(Galatasve 5). Ndėrkaq ai urdhėron qė Timoteu tė rrethpritet
(Veprat 16), duke i shkaktuar atij, sipas vetė fjalėve tė
tij, humbje nga hiri i Perėndise dhe tėhuajsim nga Krishti.
Luka i cili kishte pėrcjellur Palin nė udhėtimet e tij dhe i
cili do tė ketė qenė i ndikuar nga ai nė idetė e tij fetare,
dhe i cili ėshtė autori i vetėm biblik i cili e quan Palin
apostull, me pėrjashtim tė vetė Palit pėr vetveten, shkruan
tek Veprat e Apostujve 15 se Jakobi kishte thenė
Prandaj unė gjykoj (vėrej se
ėshtė gjykimi i Jakobit dhe jo i Perėndisė) qė tė mos i
bezdisim (ngarkojmė) ata nga johebrenjtė qė kthehen te
Perėndia. Kėshtuqė
nė vend tė mbajtjes sė ligjit tė vjetėr ata japin njė listė
tė shkurtėr. Por pėrse do tė na duheshin edhe kėto nėse nuk
jemi nėn ligj, sipas Palit? Nėse nuk kemi nevojė pėr ligjin,
nėse gjithēka ėshtė e lejuar, pėrse Pali jep njė mori
ligjesh tė reja rreth asaj se si duhet tė vishen femrat apo
ēka duhet tė bėjnė ato gjatė takimeve nė kishė, ose sa tė
gjata duhet tė jenė flokėt e njė burri etj?
Libri i Zbulesės dhe
problemi i Palit
Zbulesa e Gjonit ėshtė njė problem tjetėr. Nė vazhdim ėshtė
njė fragment nga libri i Scott Nelson qė ėshtė nė progres:
dhe dėgjova pas
meje njė zė tė madh si nga njė bori, qė thoshte: ''Unė jam
Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, dhe ēfarė sheh,
shkruaji nė njė libėr dhe ua dėrgo shtatė kishave qė janė nė
Azi: nė Efes, nė Smirnė, nė Pergam, nė Tiatirė, nė Sardė, nė
Filadelfi dhe nė Laodice''
(Zbulesa 1:10-11)
Nga tė shtatė kishat tė cilave libri primarisht u adresohej,
nga ajo qė dime ne, vetėm njė nga to kishte tė bėnte diēka
direkt me Palin. Ajo ėshtė kisha e Efesit, e para nė listė
nga tė shtatat. Midis gjėrave qė Jezusi i kishte lavdėruar
si bėma tė drejta nė kishėn e Efesit janė ato qė shihen nga
fjalėt:
Unė i njoh veprat e
tua, mundin tėnd dhe durimin tėnd edhe se ti s`mund t`i
durosh tė kėqijtė; ti i vure nė provė ata qė pretendojnė se
janė apostuj dhe nuk janė dhe i gjete gėnjeshtarė.
(Zbulesa 2:2)
Po, unė besoj se Jezusi kėtu po i referohej Palit dhe
legjionit tė tij Timoteut, dhe me gjasė Barnabait, dhe asaj
se pretendimi i Palit qė tė jetė apostull dhe doktrina e tij
janė njė falsitet.
Konsideroji kėto fakte:
Idetė e Palit rreth sovranitetit tė Perėndise dhe
doktrinat e tij pasuese janė tė pabaza dhe thellėsisht tė
ēala.
Ne kemi tė dokumentuar pohimin e Palit ku ai vetė
pohon se ėshtė apostull tek Efesianėt. Tek Efesianėt 1:1
lexojmė: Pali,
apostulli i Jezu Krishtit me anė tė vullnetit tė Perėndisė,
shenjtorėve qė janė nė Efes,
Nuk kemi ndonjė shėnim tė ndokuj tjetėr ndonjėherė
tė ketė pohuar tė jetė apostull diku, as edhe tek Efesianėt.
Kisha e Efesit ėshtė kisha e vetme nga tė shtatat
tė pėrmendura nė Zbulesė, pėr tė cilėn kemi tė dhėna se Pali
ka pohuar tė jetė apostull tek ta.
Dhe janė vetė fjalėt e Palit nga vetė pena e tij tė cilat e
vulosin pėrfundimisht fatin e dishepullisė sė tij tė
supozuar. Kjo ėshtė nga Letra e Dytė Timoteut e cila
gjithashtu ėshtė shkruar gjatė periudhės sė njėjtė tė
presekutimit nga Neroni (koha e njėjtė kur ėshtė shkruar
Libri i Zbulesės). Shumė shkollarė besojnė se kjo letėr
pėrmbanė fjalėt e fundit tė Palit. Aty ai e bėn njė
deklaratė tė shkurtėr tė dėshpėrimit e cila si duket kishte
kaluar e pavėrejtur. Implikimet e atyre fjalėve janė tė
habitshme nėse dikush ka mundėsi tė dėgjojė tė tėrėn qė
ėshtė thenė.
Tek 2 Timoteut 1:15 Pali i thotė Timoteut,
Ti e di se tė gjithė ata qė
janė nė Azi mė kthyen krahėt, dhe midis tyre Figeli dhe
Hermogeni
Azia! E tėra! E mohoi Palin! Dhe kur ai thotė
Ti e di,
kjo tingėllon sikur kjo tė kishte qenė njė diēka e njohur
mirė tėrė kohėn. Azia! Vetė vendi ku Jezusi i kishte thėnė
Gjonit tė shkruante, ku shtatė kishat e tij ishin. Dhe ato
kisha ishin tė gjalla dhe ėshtė e qartė se ekzistonin pėr
njė kohė. Vėreni se Pali aty nuk thotė se Azia e kishte
mohuar Ungjillin e Jezusit. Ėshtė e qartė se ato nuk e
kishin mohuar Jezusin teksa ato ishin kisha nė krijim, tė
cilave Jezusi po dėshironte tu drejtohej nėpėrmjet Gjonit.
Nė vend tė kėsaj Pali thotė se e tėrė Azia po e mohonte atė
personalisht!
Besimtarėt e hershėm
e kishin mohuar Palin
Kishte besimtarė nė kishėn e hershme tė cilėn e kishin vėnė
nė dyshim pohimin e Palit pėr apostulli. Pali e pėrmend
vetvetn tek 1 Korintasve 9:2-3
Nė qoftė se pėr tė tjerėt nuk
jam apostull, sė paku pėr ju unė jam; sepse ju jeni vula e
apostullimit tim nė Zotin. Kjo ėshtė mbrojtja ime ndaj atyre
qė mė hetojnė.
Sikur thashė mė herėt, nga tė gjithė autorėt e Dhjatės sė
Re, askush pėrveq Lukės nuk e quan Palin apostull, dhe as
nuk japin shėnime pėr dikė tjetėr qė do ta ketė quajtur atė
apostull. Luka ishte pėrcjellės i Palit, zgjedhje kjo qė ai
e bėri pasi qė mbase kishte besuar nė Kristologjinė e tij
dhe nė atė vetė. Kėshtuqė propagandimi i pohimit tė Palit se
ai ėshtė apostull nuk mund tė konsiderohet si njė deklaratė
e paparagjykueshme e Lukės.
Pra, a ishte njėmend ai apostull? Kjo duket mjaft e
dyshimte, bile edhe vetėm nė dritėn e kėtyre studimeve tė
pakta.
|