|
FJALIMI I FUNDIT I MUHAMEDIT A.S. NE HAXHIN
LAMTUMIRES
"O Njerėz!
Dėgjoni ēka do t'ju them, sepse nuk e di nese do t'ju takoj
nė kėtė vend pas kėtij viti.
O njerėz! Kini frikė Zotin dhe respektojeni Atė. Bėhuni
tė njerėzishėm dhe tė drejtė ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve.
Kjo ėshtė dita e flijimeve nė emėr tė Allahut. Mė tė vėrtetė
gjaku dhe pasuria juaj janė tė shėnjta pėr ju, derisa tė
takoheni me Krijuesin tuaj, ashtu siē ėshtė e shėnjtė kjo
ditė nė kėtė muaj dhe nė kėtė vend.
Ruajeni, respektoni dhe nderojeni vlerėn e
personalitetit dhe dinjitetit njerėzor. Njeriu ėshtė vepėr
madhėshtore e Allahut dhe mjere ai qė e nėnēmon nderin dhe
dinjitetin e veprės sė Allahut. Ju, o njerėz, pashmangshėm
dhe pakthyeshėm do t'i ktheheni Allahut tė Amshueshėm dhe
Ai do t'ju marrė nė pėrgjegjėsi pėr veprat dhe punėn tuaj.
O besimdrejtė! Ta dini, ta mbani mend dhe tė jeni tė
bindur se pėrfundoi koha e mosdijes dhe traditave tė kėqija,
qė i sollėn fatkeqėsi tė shumta gjinisė njerėzore. Unė jua
kam treguar rrugėn e shpėtimit, nėpėr tė cilėn duhet tė
shkoni. Gjakmarrja ėshtė e ndaluar. Tė gjitha akuzat e
kėtilla qė rrjedhin nga koha para Islamit, anulohen.
Akuza e parė e kėtillė qė anulohet ėshtė gjakmarja e
xhaxhait tim, Amir b. Rebi`b. Harith b. Abdulmuttalibit, tė
cilin pa kurrfarė faji e mbytėn njerėzit nga fisi Hudhejl.
Kjo gjakmarrje le tė harrohet dhe tė gjitha tė tjerat nė tė
ardhmen le tė falen.
Fajdeja dhe kamata janė tė ndaluara. Huadhėnėsi nga
huamarėsi duhet ta marrė vetėm atė qė vėrtet ia ka huazuar.
Huatė e para qė i nėnshtrohen kėtij vendimi janė huatė e
xhaxhait tim Abbasit, i cili ka pasur mjaft borxhlinj.
O besimdrejtė! Duhet t`ua falni kamatat borxhlinjve.
Dėgjoni kėshillėn time dhe pasuria juaj do tė shtohet, sepse
juve ju mbetet kryegjėja pėr tregti dhe punė tė ndershme.
Nėse nuk e bėni kėtė, duhet ta dini se do t`i zemėroni
thellė Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij. Nėse borxhliu juaj
ėshtė nė vėshtirėsi, duhet t`ia vazhdoni afatin e pagimit,
ndėrsa nėse jeni nė gjendje qė t`ia falni borxhin, kjo do tė
ishte edhe mė mirė pėr ju.
O besimdrejtė! O njerėz! Frikėsojuni asaj dite qė me
siguri do tė vijė, kur tė gjithė do tė paraqiteni para
Allahut, Gjykatėsit tė Vetėm Suprem. Kur ju pret drejtėsia
absolute. Kur tė zotoheni se njė borxh do ta paguani me kohė
dhe kur ta lidhni marrėveshjen, tė gjitha kėto bėni me
shkrim, dhe me besnikėri theksoni afatin e pagimit. O tė
vdekshėm! Duajeni dhe dėgjojeni Zotin, Krijuesin e tėrė
materiales dhe jomateriales, i cili krijoi meshkuj dhe
femra, prej tė cilėve u zhvillua gjinia njerėzore. Kini
frikė nga Allahu, nė ndihmėn, prehjen dhe mėshirėn e tė
Cilit tė gjithė jemi tė udhėzuar. Ne jemi tė vdekshėm dhe nė
ēdo ēast jem gjithnjė e mė afėr vdekjes dhe takimit me Tė,
me Allahun e Amshueshėm, me Gjykuesin e Drejtė.
Shprehni repektin e duhur ndaj farefisit. Me
pėrgjegjėsi tė thellė pėrmbushni detyrat dhe obligimet qė
egzistojnė ndėrmjet burrit dhe gruas, ndėrmjet prindėrve dhe
fėmijėve. Fėmija e fiton xhenetin nėn kėmbėt e nėnės sė
tij. Ruajuni nga prostitucioni, tradhėtia bashkėshortore dhe
xhelozia. Prostitucioni dhe tradhėtia bashkėshortore janė
mėkate tė rėnda, ndėrkaq xhelozia mund tė shkaktoj prishjen
e bashkėshortėsisė. Martohuni me ato qė i doni. E kur
vullneti i Zotit t'ju bashkojė, atėherė respektojeni dhe
duajeni njėri-tjetrin dhe jetoni nė dashuri dhe harmoni tė
vėrtetė.
O bashkėshortė! Silluni ndaj grave tuaja me shumė
mirėsi dhe dashuri. O besimdrejtė! Largohuni nga ngatėresat
dhe pėrgojimet! Ata qė shpifin pėr grate e ndershme, le tė
jenė tė mallkuar nė tė dy botėt. Ata qė i akuzojne gratė e
ndershme pėr tradhti nė martese ose pėr amoralitet, ndėrkaq
qė nuk mund pėr kėtė t'i sjellin katėr dėshmitarė tė
besueshėm, dėnoni me tetėdhjetė goditje, dhe asnjėherė nė tė
ardhmen nė asgjė mos u besoni, sepse ata janė njerėz tė
kėqij.
Nėse mendoni se ndaj grave tuaja mė nuk e ndjeni
dashurinė e dikurshme, mos nxitoni, por mendoni mirė.
Ndoshta Allahu nėpėrmjet kėtij sprovimi ju udhėzon nė rrugėn
e fatit tė ri tė madh, me tė cilėn dėshiron t'ju pėrgėzojė.
Mos kėrkoni shkurorėzim pa shkaqe tė arsyeshme, meqė prej tė
gjitha gjėrave qė Allahu i ka lejuar, mė sė tepėrmi e urren
shkurorėzimin. Gratė tuaja u janė dorėzuar nė besė tė
Zotit. Respektojeni, o besimdrejtė, atė amanet tė Zotit.
O njerėz! Sot djalli i mallkuar ėshtė i dėshpėruar,
sepse ka pėsuar humbje dhe mė nuk mund tė ndikojė nė ju. Por
ju megjithatė gjithnjė bėhuni tė kujdesshėm, qė ai i
mallkuar tė mos ju vė nė lajthitje as pėr gjėrat mė tė
vogla. O besimdrejtė! Kur e caktoni dhe e ndani ndėrmjet
veti trashėgiminė, bėhuni te drejtė dhe pėrmbajuni librit tė
Zotit. Ruajeni pasurinė e bonjakėve, tė paaftėve dhe te
sėmurėve mendore. Zoti ēdonjėrit ia ka dhėnė te drejtėn e
vet, andaj nuk ka nevojė qė trashėgimtarėve t'u lihet
testament; ndėrsa si testament nuk mund tė lihet mė tepėr se
njė e treta(1/3) e pasurisė. Fėmija i takon atij, ne
shtratin e tė cilit ėshtė i lindur. Kush pohon se i takon
tjetėrkujt pėrveē prindit, atė do ta arrijė mallkimi i
Zotit. Nuk i lejohet gruas qė tė japė diē nga pasuria e
burrit tė saj pa lejen e tij. Borxhi duhet paguar ndėrsa
sendi i huazuar duhet kthyer. Dhurata duhet tė kthehet me
dhuratė. Kush hynė dorėzanė pėr dikėnd, obligohet edhe me
pėrgjegjėsi pėr dorėzani. Me robėrit dhe shėrbėtorėt
silluni nė mėnyrė njerėzore. Ushqeni ata sikur qė ushqeheni
vetė, dhe vishni ata sikur qė visheni vetė. Nuk guxoni t'u
bėni keq, as t'i keqpėrdorni. Edhe ata janė njerėz, edhe ata
janė shėrbėtore tė Zotit.
O besimdrejtė! Ta dini dhe tė mos harroni se tė gjithė
muslimanėt janė vėllezėr. Ju tė gjithė jeni pIotėsisht tė
barabartė nė tė drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarė
pėrparėsie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit,
as i ziu ndaj tė kuqit, e as i kuqi ndaj tė ziut pėrveē me
devotshmėri. Tė gjithė jeni pasardhėsit e Ademit, ndėrsa
Ademi ėshtė prej dheut.
O muslimanė! Duhet tė kujdeseni, tė duheni dhe tė
ndihmoheni ndėrmjet vete. Nuk guxoni ta ofendoni
njėri-tjetrin, e as t'i merrni me dhunė njėri-tjetrit diēka.
Kėto janė mėkate tė rėnda. Merreni vetėm ate qė me
vetėdėshirė ju jepet. Respektoni pacenueshmėrinė e pasurive
tuaja derisa janė nė frymėn e ligjeve tė Zotit. Nė punėn
tuaj Islami dhe interesi i pėrgjithshėm le tė jenė mbi ju
dhe interesin tuaj personal. Pėrkushtojani Islamit jetėn
tuaj dhe nė punėn pėr Islamin jepni prej vetes githēka qė
mundeni. Kurrė mos e shkelni tė drejtėn dhe nderin e askujt.
Vetvetes mos i bėni dhunė. Mos harroni se mėshira ėshtė njė
ndėr bazat kryesore tė Islamit.
0 njerėz! Dėgjoni ēka po ju them dhe mbajeni mend mirė.
Unė po jua lė librin e Zotit - Kur'anin - te cilit nėse i
pėrmbaheni gjithnjė do t'ju ruajė qė tė mos e humbni rrugėn
e drejtė, rrugėn e drejtėsise dhe sė vėrtetės. Kur'ani ėshtė
libėr i qartė dhe i shenjtė, vepėr e vėrtetė e Allahut,
fjalė e Tij, nė vėrtetėsinė e sė cilės nuk ka kurrfarė
dyshimi.
Para vetes e keni tėrė jetėi time, fjalėt dhe veprat e
mia. Gjithēka qė kam folur dhe punuar, jam pėrpjekur qė tė
jetė nė pajtim tė plotė me urdhrat e Allahut. Ju vėrtet nuk
do tė gjendeni nė lajthitje pėrderisa t'i pėrmbaheni
Kur'anit dhe sunnetit tim.
O besimdrejtė! Thuajeni gjithnjė tė vėrtetėn e pastėr.
Urrejtja asnjėherė le tė mos ju largojė nga rruga e tė
drejtave dhe drejtėsisė. Drejtėsia ėshtė motra e
devotshmėrisė. Frikėsohuni nga Allahu! Ai e sheh punėn tuaj.
O njerėz! I dėgjuat porositė e mia, futini nė zemrat
tuaja e nė jetėn tuaj. Tė gjithė ata qė i kanė dėgjuar kėto
fjalė tė mia, le t'ua pėrcjellin atyre qė nuk i kanė
dėgjuar, sepse prej tyre mund tė ketė mė mbamendės se vetė
dėgjuesit.
Pas njė pauze tė shkurtėr, i Dėrguari i Zotit me njė zė
mė tė butė ka thėnė):
"A e
percolla mesazhin e Allahut tek ju, o njerez?"
"O i Dėrguari i Zotit! Ti besnikėrisht e ke pėrmbushur
misionin tėnd dhe neve na ke komunikuar ēka tė ka urdhėruar
Zoti", u pėrgjigjėn mė se 100 000 haxhinjte e pranishėm.
(Atėherė Muhammedi a.s. me zė solemn tha:)
"O
Zoti im, dėshmo (nė
kėtė)!
(Tė njėjtėn ditė, Zoti i Lavdishėm e shpalli ajetin
e Kur'anit):
"Sot persosa
per ju fenė tuaj, plotėsova ndaj jush dhuntine time, dhe
zgjodha per ju Islamin fe".
(Sure Maide, 3).
|