|
ISA I BIRI I
MERJEMES
Naxhi Ibrahimi
Merjemja ishte e
bija e Imranit dhe e Hėnės. Imrani dhe Hėna jetuan kohė tė
gjatė nė martesė, duke mos pasur fėmijė. Njė mėngjes nėna e
Merjemes, Hėna kishte dalur para shtėpisė dhe e shikonte njė
zog se si i ushqente me sqep tė vegjlit e saj dhe pastaj i
vendeste nėn krahė, duke i mbrojtur nga tė ftohtėt. Hėna nė
shpirt e ndiente dėshirėn pėr tė lindur, andaj i drejtohet
Zotėriut tė Lartmadhėruar me fjalėt qė pasojnė:
Zoti im, ma dhuro njė fėmijė, jo pėr atė qė mė
duhet ndihma e tij nė kėtė botė, por qė tė jam nė shėrbimin
Tėnd, Zoti im, dhe ta shijoj dashurinė prindore.
All-llahu i dashur pranoi lutjen e saj. Duke e
ndier se ėshtė ma barrė i drejtohet All-llahut xh.sh.:
Kur gruaja e Imranit pat thėnė: Zoti im, Unė kėtė qė ėshtė
nė barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetėm pėr
shėrbimin Tėnd, pra pranoje kėtė prej meje, vėrtet Ti je Ai
qė dėgjon e di. (Ali Imran; 35)
Me shpresė se do t`i lind djalė, ajo pikėrisht
me kėto fjalė iu zotua All-llahut tė Madhėrishėm, qė nė
shenjė falėnderimi do t`ia falė Atij, qė tėrė jetėn do t`ia
kushtojė robėrimit dhe tė shėrbejė nė tempullin e Tij.
Imrani dhe Hėna ishin mjaft tė gėzuar qė nė atė
moshė tė shtyrė do tė kenė fėmijė, duke mos e parandier se
Merjemja do tė paraqitet nė kėtė botė si bonjake. Ndėrkaq,
para lindjes sė saj i vdes babai Imrani. Hėna vuajti njė
kohė tė gjatė pėr burrin e saj dhe frikėsohej pėr ardhmėrinė
e fėmijės qė ende nuk kishte dalur nė kėtė botė.
Kur erdhi koha e lindjes, Hėna lind vajzė, edhe
pse kishte pritur djalė, tė cilin do ta jepte nė tempullin e
shenjtė nė shėrbim tė All-llahut xh.sh. i cili do ta
falėnderonte Atė pėr begatitė e tij.
Deri atėherė nuk ishte traditė qė fėmija femėr
tė shėrbente nė tempullin e shenjtė, prandaj Hėna i
drejtohet Zotit tė saj:
E kur ajo lindi tha: Zoti im, unė e linda
femėr.Po All-llahu e di mė sė miri atė qė ajo e lindi. E
mashkulli nuk ėshtė si femra. Dhe unė e emėrtova atė Merjeme,
e atė dhe pasardhėsit e saj po t`i le ty nė mbrojtje prej
djallit tė mallkuar. (Ali Imran, 36)
Pasi qė i kalon pak mėrzia, vajzėn e emėrton
Merjeme, qė nė hebreishte do tė thotė e dhuruar. Edhe pse
deri atėherė nuk ishte traditė qė femra tė shėrbejė nė
tempullin e shenjtė. I lartmadhėruari (All-llahu xh.sh.) e
plotėsoi duan e saj, dhe bėri qė Merjemja tė bėhet ndėr mė
tė prirat e grave tė botės, nėnė e besimtarėve, pėr tė cilėn
pikėrisht po flasim.
Familja e Merjemes ishte mė e ngritura nė fisin
beni Israil. ishte kjo arsye rreth vrapimit se kush do tė
kujdesej pėr edukimin e saj.
Zekerija a.s. gruaja e tė cilit ishte tezja e
Merjemes vendos pėr ta marrė nė mbrojtje duke thėnė: Unė
do tė kujdesem pėr tė, e kam farefis, sepse gruan time e ka
teze, dhe jam i dėrguar pėr kėtė popull, prandaj pėr kėtė
kam pėrparėsi ndaj tė gjithėve.
Ndėrkaq, shejhėt dhe ulematė, duke mos dashur qė
tė heqin dorė lehtė nga ai nder, ashtu qė edhe ata tė jenė
ndėr tė parėt qė do tė kujdeseshin pėr tė, propozuan qė me
anė tė shortit tė vendosin pėr zgjedhjen e kujdestarit tė
saj. Atij qė do t`i takoj shorti, do tė ketė nderin e
kujdestarisė.
Kėshtu me short kujdesi rreth saj i takoi
Zekerias, ai thotė:
All-llahu gjykoi nė anėn time qė unė tė
kujdesem pėr tė.
Zekerija nė xhami caktoi njė dhomė tė posaēme,
nė tė cilėn banonte merjemja. Vendin e saj e lėshonte vetėm
kur falte namaz ose bėnte dhikėr.
Zekerija e vizitonte Merjemen kohė pas kohe. Sa
herė qė e vizitonte para saj gjente ushqime tė ndryshme. Nė
periudhėn e dimrit para saj gjendeshin ushqime qė mund tė
gjendeshin vetėm verės. Ndėrkaq, vinte vera, rreth saj mund
tė shihje ushqime tė cilat gjendeshin vetėm dimrit.
Kur Zekerija e pyeste prej nga gjithė ai ushqim,
ajo pėrgjigjej:
...Ai ėshtė nga All-llahu, se All-llahu atė qė
do, pa masė e furnizon. (Ali Imran; 37)
Lindja e
Isait a.s.
Merjemja kalonte
ditė tė tėra nė dhomėn e saj, e mbyllur, nė vetmi duke i
bėrė ibadet All-llahut xh.sh. Njė ditė All-llahu xh.sh. ia
dėrgon Melekun qė i kumton:
Pėrkujto kur engjėjt i thanė: O Merjeme,
All-llahu tė dalloj ty (me besim e karakter), tė pastroj
(nga shpifjet ebreje) dhe tė lartėsoj mbi gratė e botės. O
Merjeme vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tėnd, bėn sexhde dhe
falu pėr Zotin bashkė me ata qė falen. (Ali Imran; 42-43).
Merjemja e frikėsuar pėrgatitet pėr tė ikur dhe
kėrkon dhe kėrkon mbrojtje nga All-llahu xh.sh., duke e
konsideruar melekun gabimtar, ndėrsa ajo ishte besimtare dhe
pa gabime.
Melekėt e qetėsojnė e pastaj ia shpallin lajmin
e gėzuar:
O Merjeme, All-llahu tė pėrgėzon me fjalėn e
vet (me lindjen e njė fėmije si rezultat i fjalės sė Zotit)
emri i tė cilit ėshtė Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshėm
nė dunja e ahiret dhe nga tė afėrmit ( e Zotit), e qė duke
qenė nė djep (foshnje) u flet njerėzve, e edhe si i rritur e
qė ėshtė nga tė pėrsosurit. Ai (All-llahu) ia mėson atij
librin (besimin), urtėsinė, Tevratin dhe Inxhilin. (Ali
Imran; 45, 46,48).
All-llahu i Madhėruar njė ditė ia dėrgon asaj
melekun:
E, pėrmendju nė kėtė libėr (tregimin pėr)
Merjemen kur ajo u largua nga familja e saj nė njė vend nė
lindje. Ajo vuri njė perde ndaj tyre, e ne ia dėrguam saj
Xhibrilin, e Ai iu paraqit nė formėn e pėrsosur tė
mashkullit. Ajo tha: Unė i mbėshtetem tė Gjithmėshirshmit
prej teje, nėse je qė i frikėsohesh Atij (pra mė lė tė
lirė). Ai (Xhibrili) tha: Unė jam vetėm i dėrguar (melek)
i Zotit tėnd pėr tė dhuruar ty njė djalė tė pastėr
(pejgamber). Ajo tha: Si do tė kem unė djalė, kur mua nuk
mė ėshtė afruar njeri ( nuk jam e martuar), e as qė kam qenė
e pamoralshme. Ai (Xhibrili) tha: Ja, kėshtu ka thėnė Zoti
yt; ajo pėr mua ėshtė lehtė, e pėr ta bėrė atė (djalin e
krijuar pa babė) argument pėr njerėzit e edhe mėshirė nga
ana e Jonė. Kjo ėshtė ēėshtje e kryer. (Merjem; 16-21).
Pas kėsaj meleku zhduket. Merjemja mendonte pėr
fjalėt qė i kishte dėgjuar. E pyeste veten: Ē`do tė thoshte
pėr tė populli, tė jetė me barrė dhe tė lind pa pasur burrė.
Sa herė qė mendonte pėr fėmijėn shtrėngohej nė shpirt. E
vetmja gjė qė dėshironte, nė ato ēaste, ishte tė tėrhiqej nė
vetmi, nė mėnyrė qė t`i shmangej kontaktit me kėnddoqoftė.
Kalonin ditėt dhe muajt, kurse shqetėsimi e
kaplonte gjithnjė e mė tepėr. Nuk kishte dėshirė pėr jetė,
as pėr ushqim e pije. E shtytur nga shqetėsimi shpirtėror,
vendos pėr ta lėshuar dhomėn e saj dhe tė shpėrngulet nė
qytezėn Nasire (Nezaret).
Ajo e barti atė (Isain), andaj (me tė nė bark)
u izolua nė njė vend tė largėt. (Merjem; 22).
U vendos nė njė shtėpi fshati pa konfor. Atje jetonte nė
vetmi, e fshehur nga njerėzit, duke mbuluar shenjat e
shtatzėnėsisė.
Kėrkonte pėrgjigje me tė cilėn do tė arsyetohej
te bashkaatdhetarėt e saj. Ishte e sigurt se nuk ėshtė
mėkatare, e as qė e mban gabimin e shtatzėnėsisė. Mė nė
fund, mbėshtetet nė Gjykatėn Hyjnore, duke pritur urdhėrin e
All-llahut.
E dhembjet (e lindjes) e detyruan tė mbėshtetet
pėr njė trup tė hurmės. Ajo tha: Ah sa mirė do tė ishte pėr
mua sikur tė kisha vdekur para kėsaj dhe tė isha e harruar
qė moti. E nga poshtė kėtė e thėrret (Xhibrili): Mos u
brengos, Zoti yt bėri pranė teje njė pėrrockė (uji). E ti
shkunde trupin e hurmės se do tė bijnė hurma tė freskėta.
(Merjem; 23-25).
Me gjithė dhembjet e lindjes qė i ndjente, asaj nuk i
largohej nga mendja fakti se si do tė reflektohet kjo
ngjarje kur tė kthehet nė fshat dhe si do tė mbrohet nga
kritikat.
All-llahu xh.sh. ia dėrgon lajmėtarin qė e
kėshillon:
Ti pra, ha dhe pi e qetėsohu, dhe nėse sheh
ndonjė prej njerėzve thuaj: Unė kam vendosur heshtje pėr hir
tė Gjithmėshirshmit, andaj asnjė njeriu sot nuk i flas. (Merjem;
26).
Pas kėtyre fjalėve Merjemja u qetėsua. Vendosi pėr t`u
kthyer nė fshat. Nė hyrje tė fshatit e rrethuan vendėsit nga
tė gjitha anėt pėr ta parė duke iu drejtuar me fjalė, por
ajo vetėm heshtte.
Dhe duke e bartur ngryk shkoi te tė afėrmit e
saj. Ata i thanė: O Merjeme, ke bėrė njė vepėr shumė tė
keqe. O motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur,
e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme. (Merjem; 27-28).
Kur ia pėrmendi prejardhjen e familjes nga
Haruni a.s. e tutje, jep shenjė vetėm me gisht, duke i
drejtuar kah fėmija, qė t`i drejtohen atij.
Atėherė ajo u dha shenjė kah ai (Isai). (Merjem;
29).
Me pėrbuzje , ēuditėrisht pyesin:
Ata thanė: Si t`i flasim atij qė ėshtė foshnje
nė djep? (Merjem; 29).
Atėherė All-llahu xh.sh. i jep mundėsi dhe forcė
Isait pėr tė folur me zė tė qartė dhe fjalė bindėse, thotė:
Ai (Isai) tha: Unė jam rob i All-llahut, mua
mė ka dhėnė (ka caktuar tė mė japė) Librin dhe mė ka bėrė
Pejgamber. Mė ka bėrė dobiprurės, kudo qė tė jem dhe mė ka
porositur me namaz (falje) e zeqatė pėr sa tė jam gjallė. Mė
ka bėrė tė mirėsjellshėm ndaj nėnės sime, e nuk mė ka bėrė
kryelartė, as tė padėgjueshėm. Selami (shpėtimi prej
All-llahut) ėshtė me mua ditėn kur u linda, ditėn kur tė
vdes dhe ditėn kur tė dal (prej varrit) i gjallė. Kjo ėshtė
(fjalė), e vėrtetė, rreth Isait, birit tė Merjemes nė tė
cilin ata shkaktojnė dyshime. Nuk i takon (nuk ka nevojė)
All-llahu tė ketė ndonjė fėmijė, i pastėr ėshtė Ai vetėm i
thotė atij Bėhu. Ai menjėherė bėhet.
(Merjem; 30-35).
Nuk kishte nevojė pėr kurrfarė dėshmie tjetėr
pėr ta hequr dyshimin nga Merjemja. Kur`ani konstaton:
Kjo ėshtė (fjalė) e vėrtetė, rreth Isait, birit
tė Merjemes nė tė cilin ata shkaktojnė dyshime. (Merjem;
34).
Kėto ishin dėshmi dhe mu`xhize me tė cilat i
Lartmadhėruari i thyen shpifjet qė Jevrejt nga jodituria ia
drejtonin Merjemes. Forca qė bėn tė mundur pėr tė folur
fėmija nė djep, ishte mbėshtetja mė e fuqishme pėr atė dhe
nėnėn e tij. Ajo i lė Jevrenjtė tė paditur dhe tė nemitur
dhe njėkohėsisht ruan nderin e nėnės Merjeme.
Pėr njė kohė tė shkurtėr nė fshat pėrhapet lajmi
pėr fėmijėn dhe mirėsjelljen e tė gjithė atyre qė kanė
dyshuar nė ndershmėrinė dhe dinjitetin e Merjemes. Vendasit
e ndėrruan mendimin e tyre tė keq dhe u bindėn qė Merjemja
ėshtė e pagabueshme, duke e kuptuar se ky fėmijė nuk ėshtė
si fėmijėt e tjerė, por qė ai do tė bėhet njeri me respekt
tė denjė dhe orator pa mundėsi qė ndonjėri t`ia kalojė. Ata
vendas qė nuk ishin tė pranishėm, atėherė kur Isai fliste qė
nga djepi, nuk e largonin dyshimin nga Merjemja, sepse nuk
ishin tė vetėdijshėm pėr gjithėfuqinė e Zotit. Nuk e
pranonin qė All-llahu xh.sh. ėshtė krijues i Tokės, qiejve,
ujit dhe ēdo gjėje tjetėr, dhe sa herė qė do, Ai mund edhe
t`i shkatėrrojė. All-llahu xh.sh. ėshtė i fuqishėm pėr ta
krijuar njeriun dhe ēdo gjė tjetėr, me njė fjalė tė tij:
KUN bėhu.
FE JEKUN
dhe ajo bėhet.
Pėrkundėr kėsaj, Merjemja mbetet nė fshat, duke
u kujdesur pėr fėmijėn e saj dhe duke bėrė pėrpjekje pėr ta
edukuar brenda mundėsive, sepse ekzistencėn e kishte tė
garantuar nga All-llahu xh.sh. pėrderisa tė mos e kryej
detyrėn pėr tė cilėn ėshtė dėrguar.
Pejgamberia e Isait
a.s.
Isai a.s. ėshtė rritur si shumica e fėmijėve tė tjerė. Qė nė
rininė e tij i lajmėrohen disa shenja tė dhuratės sė Zotit
pejgamberia. Lozte sikurse edhe fėmijėt e tjerė. Pėrveē
vetive tė njė djaloshi si nė lojė, ashtu edhe jashtė saj, i
paraqiten disa dukuri qė nuk mund t`i kuptonin shokėt e tij.
Isai a.s. nisi tė shkojė te mėsuesi i fshatit, ashtu si edhe
tė gjithė fėmijėt e tjerė, por ai shumė mė shpejt dhe mė
mirė se sa tė tjerėt i kuptonte dhe i pėrvetėsonte mėsimet.
Nuk kishte asnjė detyrė tė paqartė, kurse disa nga mėsimet i
dinte qė mė parė.
Para se t`i mbushte njėzet vjet, me Merjemen
shkon nė Jerusalem. Atje takohet me shumė njerėz. Merr pjesė
nė disa debate fetare, por nuk pajtohej as me ata qė
predikonin, e as me ata qė udhėheqnin. Njė ditė, nė njė
tubim dijetarėsh fillon tė debatojė lidhur me fenė, qė
zgjati kohė tė gjatė. Kėshtu, gjatė tėrė kohės sė debatit,
Isai a.s. nuk shkoi nė shtėpi. Merjemja e merakosur pėr tė e
kėrkoi ēdokund, por nuk mundi ta gjejė. Kur u kthye e pyeti:
Ku ishe? Ai i pėrgjigjet: Kam qenė nė njė tubim ku kemi
diskutuar pėr shumė ēėshtje.
Nga frika se do t`i ndodhė diēka, Merjemja e
lėshon Jerusalemin, dhe kthehet pėrsėri nė Nasir. Kur Isai
a.s. i mbushi 30 vjet, i vjen meleku Xhebraili, sikurse qė i
kishte ardhur edhe pejgamberėve tė mėparshėm, duke ia
sjellur shpalljen nga All-llahu i Lartmadhėruar.
Ka shumė ajete qė flasin pėr pejgamberinė e
Isait a.s.
Kėta (pėr tė cilėt tė rrėfyem) janė tė
dėrguarit, disa prej tyre i dalluam nga tė tjerėt, prej tyre
pati qė All-llahu u foli, disa i ngriti nė shkallė mė tė
lartė, Isait, birit tė Merjemes i dhamė argumente dhe e
forcuam me shpirtin e shenjtė (Xhibrilin). E sikur tė donte
All-llahu, nuk do tė mbyteshin ndėrmjet vete ata (populli)
qė ishte pas tyre, pasi qė atyre u patėn zbritur argumente,
por megjithatė ata u pėrqanė. E pati prej tyre qė besuan dhe
pati tė tillė qė nuk besuan, e sikur tė dėshironte All-llahu
ata nuk do tė mbyteshin, por All-llahu punon ēka dėshiron.
(el-Bekare; 253).
Pastaj vazhduam pas tyre me tė dėrguarit Tanė, e pas tyre e
dėrguam Isain tė birin e Merjemes dhe atij i dhamė Ingjilin,
e nė zemrat e ithtarėve tė tij dhuruam butėsi e mėshirė,
ndėrsa murgėsinė ata e shpikėn vetė. Ne atė nuk ua bėnė
obligim atyre, mirėpo edhe pse kishin tė vetmin qėllim, tė
arrijnė kėnaqėsinė e All-llahut, ata nuk iu pėrmbajtėn asaj
si duhet, prandaj atyre qė besuan, Ne u dhamė shpėrblimin,
po shumė prej tyre janė mėkatarė (jobesimtarė). (el-Hadid;
27).
All-llahu i madhėruar nė Kur`an thotė se ka
dėrguar Isain a.s. t`i vėrtetojė shpalljet e mėparshme dhe,
me dėshirėn e urdhėrin e All-llahut xh.sh., tė ndėrrojė
diēka. Isai a.s., duke iu drejtuar popullit pėr misionin e
tij thotė:
Dhe (kam ardhur) qė t`ju vėrtetojė Tevratin qė
e keni para duarsh, t`ju lejojė disa gjėra qė u ishin
ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra keni
frigė All-llahun dhe mė dėgjoni mua. (Ali Imran; 50).
All-llahu i Madhėruar Isain a.s. e udhėzoi nė
rrugė tė drejtė, si edhe pejgamberėt e tjerė, ia dhuroi
librin Inxhilin dhe e dalloi nga njerėzit e tjerė.
Isai a.s. i fliste popullit tė vet se All-llahu
xh.sh. ia dhuroi Librin (Inxhilin) dhe e bėri Pejgamber
nebijj dhe e mėshiroi kudo qė ishte. Pas pranimit tė
Shpalljes Isai a.s. filloi t`i ftojė njerėzit nė fenė e
vėrtetė, duke i ndėrruar rregullat e Inxhilit. Qėllimi
kryesor i Jevrejve ishte grumbullimi i pasurisė sa mė tė
madhe, duke mos zgjedhur mjete pėr arritjen e saj. Tė
varfėrit i detyronin nė nėnshtrueshmėri dhe mirėmbajtjen e
vendeve tė shenjta (Mesxhidul Aksasė). Derisa nė njėrėn anė
ishin tė varfėrit, anėn tjetėr qėndronin kryeparėt me xhepat
e mbushur me arė e argjend.
Njė pjesė e
Jevrejve nė tėrėsi mohonin Ditėn e Gjykimit. Ata pėrhapnin
tė pavėrteta se nuk ka pėrgjegjėsi para All-llahut xh.sh. e
as dėnim pėr vepra tė kėqia. Njė grup tjetėr ishte i
orientuar vetėm pėr tė mira dhe kėnaqėsitė e kėsaj bote.
Thirrja e Isait a.s. nė rrugė tė drejtė nuk u pėrgjigjej
aspak tė pasurve dhe udhėheqėsve tė tyre, e as parisė fetare
tė asaj kohe. Ata ndienin rrezik nė pozitat e tyre, e qė u
vinte nga Isai a.s., prandaj vendosin pėr ta pėrcjellur kah
lėviz, me kėnd takohet dhe ēka predikon, nė mėnyrė qė t`i
kundėrshtojnė fjalėt e tij dhe tė Vėrtetėn qė ia shpalli
All-llahu i madhėrishėm. Ndėrkaq Isai a.s. nuk ishte i
frikėsuar, pėrkundrazi ishte konsekuent nė misionin e vet.
Ēdo ditė e thėrriste popullin me fjalėt:
Frikohuni All-llahut dhe mė pasoni mua.
Kur ata panė se Isai a.s. ishte i qėndrueshėm nė
pėrpjekje pėr ta kryer misionin e tij, kėrkonin nga Ai
dėshmi pėr t`i bindur se ėshtė i dėrguar i All-llahut.
All-llahu xh.sh. e mbron tė zgjedhurin e tij me
mu`xhize (fenomene mbinatyrore) tė cilat kurrė nuk do tė
pėrsėriten dhe as qė do t`i dhurohen ndokujt.
Isai a.s. bėnte zogj nga balta dhe me lejen e
All-llahut ata mund tė fluturonin. Po ashtu, All-llahu
xh.sh. i dha edhe mu`xhize tė tjera dhe atė me lejen e
All-llahut xh.sh. arriti qė:
- t`i shėrojė tė zgjebosurit,
- t`i shėrojė tė verbėrit,
- t`i ngjallė tė vdekurit,
- e dinte se ē`hanė njerėzit nė shtėpi dhe ē`u
mbetet nga ushqimi.
Pėr kėto mu`xhize
flitet nė dy vende nė Kur`anin e madhėruar.
dhe, (dėrgohet) i dėrguar te bijt e Israilit:
unė kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unė nga balta ju
bėjė diē si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e
All-llahut bėhet shpend, unė i shėroj tė verbėrit, tė
sėmurit nė lėkurė, dhe me lejen e All-llahut ngjalli tė
vdekurit; unė ju tregoj pėr atė qė hani dhe pėr atė qė
depononi nė shtėpitė tuaja. Vėrtetė, ky ėshtė fakt pėr ju
nėse jeni besimtarė. (Ali Imran; 49).
All-llahu (atė ditė) i thotė: O Isa, bir i
Merjemes, pėrkujtoj tė mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nėnės
sate, kur tė fuqizova me shpirtin e shenjtė (Xhibrilin), e
ti u fole njerėzve (kur ishe) nė djep dhe (kur ishe) i
pjekur (si burrė), kur ta mėsova ty librin e urtėsinė me Tev
ratin e Inxhilin, kur me lejen Time formova nga balta si
formė shpeze e i fryve asaj dhe me urdhėrin Tim u bė shpezė,
kur i shėrove tė verbėrin dhe tė sėmurin nga sėmundja e
lėkurės me dėshirėn Time, kur me urdhėrin Tim i nxore (tė
gjallė) tė vdekurit, kur i zbrapa Beni Israilėt prej teje
(qė deshėn tė mbysin) atėherė kur u erdhe me argumente, e
disa prej tyre qė nuk besuan thanė: Kjo (mrekullia e Isait)
nuk ėshtė tjetėr vetėm se magji e qartė. (el-Maide; 110).
Krahas mu`xhizeve qė i Lartmadhėruari i ndihmoi,
si dhe pėrpjekjeve pėr t`i udhėzuar bashkatdhetarėt e tij nė
rrugė tė drejtė, nė rrugėn e sė Vėrtetės, ata prapė mbesin
armiq tė tij tė hapur.
Ata qė mbetėn nė kufėr thonin: kjo nuk ėshtė
asgjė tjetėr veēse djallėzim i vėrtetė.
Isai a.s. pas tė gjithave shkon nė Jerusalem nė
Mesxhidul-Aksa pėr tė marrė pjesė nė manifestimet fetare me
rastin e kremteve fetare. Atje shfrytėzon rastin pėr tė rėnė
nė kontakt me delegacione tė ndryshme tė qyteteve dhe
fshatrave dhe t`i ftojė nė rrugė tė drejtė. Nė kėto tubime
pėrfitoi shumė njerėz. Ky sukses i hidhėroi shumė armiqtė e
tij. Kishin menduar se si tė ēliroheshin nga Isai a.s. . Jo,
All-llahu xh.sh. i kishte premtuar Isait a.s. qė do ta
mbrojė dhe ndihmojė, kurse premtimi i Zotit ėshtė i Vėrtetė.
Isai a.s. i vizitonte qytetet dhe fshatrat, i
thirrte njerėzit qė t`i kthehen fesė sė All-llahut, duke u
mbėshtetur nė rregullat e librit tė All-llahut Inxhilit.
Ishte i pėrgatitutr tė durojė ofendime tė ndryshme dhe dhunė
mbi tė. Kudo qė shkonte e pėrcillnin ndihmėsit e
Havarijjunėve, qė ishin nderuar tė jenė nė shoqėrinė e tij.
Isai a.s. nuk kishte familje tė fortė qė do t`i
qėndronte nė mbrojtje. Kundėrshtarėt e tij i flisnin pėr ato
qė ia kishte thėnė populli Shuajbit a.s. : Ne nuk tė
kuptojmė, e as qė duam tė tė kuptojmė. Ne e shohim qė ti je
pa pėrkrahje nė rrethin tėnd. Prandaj, All-llahu i
madhėruar i urdhėroi Havarijjunėt qė t`i bėjnė shoqėri dhe
t`i bėhen mbrojtje.
Dhe kur i frymėzova Havarijjunėt (i urdhėrova):
Tė mė besoni Mua dhe tė dėrguarin Tim. E ata thanė: Ne
besuam, e ti dėshmo se ne jemi muslimanė. (el-Maide; 111).
Pėr shkak tė pėrkrahjes qė i bėnin Isait a.s.
shpeshherė kanė pėrjetuar mundime tė ndyrshme. Sprovat nė tė
cilat janė vėnė vetėm e forconin fenė e tyre dhe
pėrkushtimin Isait a.s. . Havarijjunėt qė ta forconin
besimin e tyre i thanė Isait a.s. :
Dhe (pėrkujto) kur Havarijjunėt thanė: O Isa,
bir i Merjemes, a mundet Zoti yt tė na zbresė njė tryezė nga
qielli? (Isai) Tha: Kini frikė All-llahun nėse jeni
besimtarė. (Ata) Thanė: Ne dėshirojmė tė hamė nga ajo dhe
tė na binden (edhe mė shumė) zemrat tona dhe tė vėrtetojmė
bindshėm se na e tregove tė vėrtetėn e bėhemi dėshmues tė
saj. (el-Maide; 112-113).
Kėrkesa e tyre nuk ishte drejtuar pėr shkak se
dyshonin nė fenė e All-llahut, por shprehin dėshirėn sikurse
Ibrahimi a.s. .
Isai a.s. habitet me kėrkesėn e Havarijjunėve
dhe frigohet nga dėnimi i All-llahut xh.sh. , andaj Atij i
drejtohet:
Isai, bir i Merjemes, tha: O All-llah, Zoti
ynė, zbritna nga qielli njė tryezė, qė tė jetė festė (gėzim)
pėr ne dhe pėr ata (qė vijnė) pas nesh, tė jetė argument
prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi mė i mirė.
(el-Maide; 114).
All-llahu xh.sh e lėshon tryezėn me ushqime tė
llojllojshme pėr ta pėrkrahur dhe ndihmuar tė dėrguarin e
tij.
All-llahu tha: Unė atė ua zbres, e kush prej
jush mohon pastaj, Unė atė e dėnoj me njė dėnim qė nuk e
dėnoj asnjė nga njerėzit. (el-Maide; 115).
Isai a.s. u thotė: Kjo ėshtė tryeza qė e keni
kėrkuar, e tė cilėn ua ka lėshuar All-llahu i lartmadhėruar.
Ushqehuni nga kjo, sepse kėtė e keni kėrkuar dhe falėnderoni
All-llahun xh.sh. , qė na i shton tė mirat. Havarijjunėt
hanin nga tryeza, duke e shtuar gjithnjė e mė shumė besimin
e tyre.
Vdekja e
Isait a.s.
Isai a.s. ishte
luftėtar i palodhur nė realizimin e misionit tė tij pėr tė
cilin e kishte dėrguar All-llahu xh.sh. . Nė jetėn e
Jevrenjėve kishte shumė idolatri. Qėllim jetėsor kishin
pasurinė, kurse jeta fetare ishte nė plan tė dytė. Njė grup
prej tyre nė pėrgjithėsi u largua nga rregullat e Tevratit.
Isai a.s. bėnte ēdo gjė pėr t`i kthyer nė rrugė tė drejtė.
Qėndrimi i tij i paluhatshėm dhe pėrpjekja pėr thirrje nė
fenė e vėrtetė u ndesh nė rezistencė tė Jevrenjėve, ashtu qė
lindi konflikt i hapur ku Jevrenjtė nuk zgjidhnin mjete pėr
ta pamundėsuar ēfardo kontakti tė Isait a.s. me masėn.
Shkaku kryesor i kėsaj ishte kundėrshtimi i fesė sė tyre nga
Isai dhe rreziku qė kanosej pėr pozitat e tyre. Pėr ta
penguar Isain a.s. nė pėrpjekjet e tij vetėmohuese e
pėrcillnin nė ēdo hap. Pėr muxhizet e tij pohonin se ato
janė mjeshtri, magji qė Ai i realizon nė bashkėpunim me
ndokend. Mė atė rast, janė shėrbyer me intriga tė ndryshme
me qėllim tė pengimit ose, nė instancė tė fundit, luhatjes
nė misionin e tij.Kur u bindėn se asgjė nuk mund ta
pengonte, e as ta sprapste nga detyra qė ia kishte besuar
All-llahu xh.sh. vendosėn pėr ta mbytur. Pėr ta arritur
qėllimin e tyre, e akuzojnė Isain a.s. te mbreti Romak
Kajseri, duke pohuar se Isai a.s., pėrmes fesė qė predikon,
dėshiron pėr ta shuar pushtetin e tij. Isait a.s. All-llahu
xh.sh. i dhuron menēuri pėrmes sė cilės e zbulon kurthin pėr
likuidimin e tij. Prandaj, largohet nga territori i tyre. I
fshehur, nė vetmi, kohė pas kohe lajmėrohej, por pastaj
tretej shpejt. Paria Jevreje mblidhet nė Mesxhidul-Aksa pėr
t`u kėshilluar pėr mėnyrėn e kapjes sė Isait a.s. Derisa
biseda vazhdonte njėri nga shokėt e Isait a.s. u ofron t`u
tregojė se ku fshihej ai. Jehuda ishte ai qė e tradhėtoi
Isain a.s.Tė pranishmit e pyesin Jehudėn se pėr ēfarė arsye
ėshtė kundėr Isait a.s. Ai u pėrgjigjet: Edhe mua mė mundon
po ajo ēka u mundon edhe juve.
Jehuda e merr pėrsipėr qė t`i dėrgojė deri te
vendi ku Isai a.s. gjendej i fshehur. Pasi qė pranuan pėr
t`i pėrcjellur Jehuda deri nė vendin ku ishte i fshehur Isai
a.s., shkojnė nė fiset e tyre pėr tė mbledhur ushtri. Tubuan
ushtri tė madhe qė udhėhiqej nga Jehuda dhe marshuan pėr ta
rrethuar vendin ku gjendej Isai a.s.
E ata (jehuditė) i kurdisėn njė dredhi (mbytjen
e Isait), por All-llahu iu kundėrvu dredhisė sė tyre,
All-llahu ėshtė asgjėsuesi mė i fuqishėm kundėr atyre qė
bėjnė dredhi. (Ali Imran; 54).
Pėr t`u larguar nga ushtria e armikut Isai a.s.
me shokėt vendoset nė njė rrafshlartė me qėllim qė, kur tė
bie terri, ta kalojė atė, duke shpresuar qė ashtu do tė
shpėtojė. Ndėrkaq, kundėrshtarėt e Isait a.s. e shfrytėzojnė
natėn dhe e rrethojnė atė dhe shokėt e tij. Havarijjunėt kur
e panė se ēka do t`u ndodhė ua mbathin kėmbėve, duke e lėnė
pejgamberin e tyre vetėm para armiqve tė tij. Por, All-llahu
xh.sh. nuk e le nė mėshirėn dhe pamėshirėn e armiqve tė tij.
Mėshira dhe shpėtimi i All-llahut bėn qė Isai a.s. tė
humbaste nga shikimi i tyre. Shikimin e tyre All-llahu
xh.sh. e drejton nė njėrin nga shokėt e Isait a.s. (Jehudėn)
i cili, nė ēdo pikėpamje, gjasonte nė tė. Jevrenjtė vėrsulen
nė tė dhe e mbysin, e pastaj e gozhdojnė nė formė tė kryqit.
Ishte ky Jehuda qė e tradhėton tė dėrguarin e Zotit dhe i
drejton armiqtė mbi tė. Jevrenjtė ishin shumė tė gėzuar duke
menduar se e mbytėn Isain a.s. , por Kur`ani e demanton
thėnien e tyre.
Madje pėr shkak tė thėnies sė tyre: Ne e kemi mbytur
Mesihun, Isain, birin e Merjemes, tė dėrguarin e
All-llahut. Po ata, as nuk e mbytėn, as nuk e gozhduan (nuk
e kryqėzuan nė ozhda) por atyre u pėrngjau. Ata qė nuk u
pajtuan rreth (mbytjes sė tij, janė nė dilemė pėr tė (pėr
mbytje) e nuk kanė pėr tė kurrfarė dije tė saktė, pėrveē qė
iluzojnė. E ata me siguri nuk e mbytėn atė. Pėrkundrazi,
All-llahu e ngriti atė pranė Vetes. All-llahu ėshtė i
plotėfuqishėm, i dijshėm. (En Nisa; 157-158).
Pas Isait a.s. shokėt e tij shpėrndahen nė tė
gjitha anėt, pėr tė thirrur nė fenė e All-llahut. Thirrjen
e tyre e pranonin pabesimtarėt (robėrit) pėr dashurinė dhe
barazinė qė predikonin mes njerėzve. Ndėrkaq, shumė shpejt u
zhyten nė pamėshirėn e tė privilegjuarve pėr shkak tė
pranimit tė fesė.
Ekzistojnė shumė mendime mbi Isain a.s. . Disa
thonė se ka vdekur me dėshirėn e All-llahut, derisa tė
tjerėt e kundėrshtojnė kėtė mendim, duke u mbėshtetur nė
ajetin Kur`anor:
Pėrkujto, o i dėrguar) kur All-llahu tha: O
Isa, Unė po tė marrė ty, po tė ngris tek Unė, po tė shpėtoj
prej (sherrit) tė atyre qė nuk besuan. E ata qė tė besuan
ty, do t`i ngrisė lart mbi ata qė nuk besuan deri nė ditėn e
kijametit, pastaj vetėm tek Unė ėshtė kthimi juaj, e Unė
gjykoj mes jush pėr atė qė nuk jeni pajtuar. (Ali Imran;
55).
Pėrkundrazi, All-llahu e ngriti atė pranė
Vetes. All-llahu ėshtė i plotėfuqishėm, dhe i dijshėm.
(en-Nisa; 158).
Mirėpo fjalėt e All-llahut xh.sh.: ... Po ata
as nuk e mbytėn as nuk e gozhduan (nuk e kryqėzuan nė
gozhda), por atyre u pėrngjau ... e mohuan ēdo mendim
lidhur me mbytjen apo kryqėzimin e Isait a.s. nė kryq. Kur
dihet se nuk ėshtė mbytur, e as qė ėshtė gozhduar nė kryq
atėherė na mbetet tė besojmė bindshėm nė fjalėt e All-llahut
xh.sh. : Pėrkundrazi, All-llahu e ngriti atė pranė Vetes.
Fjalėt por atyre u pėrngjau dėshmojnė se megjithatė dikush
ishte mbytur, pėrkatėsisht i gozhduar nė kryq dhe ky ai qė i
pėrngjau Isait a.s. , ashtu qė atyre qė e kishin vėrejtur
kėtė, iu kishte dukur se ai kishte qenė Isai.
Ēdo musliman duhet tė besojė nė fjalėt e
Kur`anit: Pėrkundrazi, All-llahu e ngriti atė pranė Vetes,
sepse nė ajetin pasues All-llahu i Madhėruar thotė:
Nuk ka asnjė nga ithtarėt e Librit, i cili para
vdekjes, nuk do t`i besoj atij (Isait), kurse nė ditėn e
Gjykimit ai do tė dėshmojė kundėr tyre. (en-Nisa; 159).
Mė shumė se tre dekada Inxhili mbeti i pa
shkruar. Kjo periodė bėri qė origjinaliteti tė harrohet apo
tė ruhet nė mėnyrė tė shtrembėr. U bėnė tejkalime tė shumta
ndėrmjet vetė ithtarėve tė Inxhilit, pėr shkak tė
mosmarrėveshjeve nė fe dhe lėshimit tė parimeve e mėsimeve
themelore tė tyre, pastaj tė adhuruarit e idoleve tė
ndryshme nė ēka kanė prirė Arabėt. All-llahu i Madhėruar mė
571. pas tė dėrguarit tė parafundit Isait a.s. gjinisė
njerėzore ia dėrgon pejgamberin e premtuar.
Dhe, kur Isai, bir i Merjemes tha: O beni Israilė, unė jam
i dėrguar i All-llahut te ju, jam vėrtetues i Tevratit qė
ishte para meje dhe jam pėrgėzues pėr njė tė dėrguar qė do
tė vijė pas meje, emri i tė cilit ėshtė Ahmed. E kur ai u
erdhi atyre me argumente tė qarta, ata thanė: Kjo ėshtė
magji e hapėt. (es-Saff; 6).
Isa a.s. ka jetuar 33 vjet. Emri i tij ėshtė pėrmendur 25
herė nė Kur`an derisa ka shumė mė tepėr ajete qė kanė tė
bėjnė me ngjarjet nė lidhje me atė dhe familjen e tij.
|