Artikuj tė bashkpuntorėve

*Martesa e hershme e Aishes(R)

Mohd Elfie Nieshaem Juferi

Pėrktheu: Ornela Ademovi


Hyrje

Pėr fat tė keq jemi dėshmitarė tė pėrpjekjeve tė misionarėve tė krishterė qė janė pėrqendruar kryesisht nė denigrimin e Islamit, sot mė shumė se kurrė. Kėshtu, po shohim shtrembėrime dhe imitime tė kėqija qė ata po prodhojnė nė pėrpjekje pėr tė shpėrfytyruar, manipuluar dhe abuzuar me faktet historike dhe etimologjike. Kėto polemika variojnė nga absolutisht zbavitėse, e deri abuzime flagrante dhe tė pamėshirshme. Njė polemikė e tillė e pafytyrė e misionarėve tė krishterė ka qenė edhe martesa e hershme e Aishas () me Profetin Muhammed (). Misionarėt pėrpiqen tė akuzojnė Profetin si abuzues tė miturish, megjithėse me terma politikisht tė saktė, pėr shkak tė faktit se Aishah (3) ėshtė fejuar (zawaj) nė moshėn 6 vjeē dhe  martesa ėshtė konsumuar (nikāh) pak vjet pas martesės, nė moshėn 9 vjeē, kur ajo ishte nė moshėn e pubertetit. Intervali i kohės mes zawaj dhe nikāh pėr Aishan  tregon qartė se prindėrit e saj prisnin qė ajo tė arrijė pubertetin para konsumimit tė martesės sė saj. Po tė mos ishte pėr faktin se ca sylesh tė krishterė kanė pėrrallisur pa kuptuar arsyen e kėtij veprimi, as qė do kishim marrė mundimin tė diskutonim pėr kėtė ēėshtje. Akuza tė tilla bazohen nė hamendėsime dhe relativizmin moral dhe jo nė fakte. Ky artikull ka pėr qėllim tė hedhė poshtė kėto akuza, insha’allah.

Puberteti dhe martesa e hershme nė kulturėn semite

Entuziazmi i gjithė lukunisė sė misionarėve tė krishterė nė akuzimin e Profetit pėr “ngacmim tė miturish” kundėrshton faktin themelor qė njė vajzė bėhet grua kur i fillon cikli menstrual. Ēdokush qė merr sadopak vesh nga fiziologjia e di qė menstruacionet janė njė shenjė qė tregojnė qė vajza po pėrgatitet pėr t’u bėrė nėnė.

Femrat hyjnė nė pubertet nė mosha tė ndryshme, nga 8-12 vjeē, nė varėsi tė gjenetikės, racės dhe mjedisit. Ne lexojmė se:

Ndryshimi nė shtat mes vajzave dhe djemve ėshtė i vogėl deri nė moshėn dhjetė vjeē, hovi i rritjes nė pubertet fillon mė herėt tek vajzat, por zgjat mė shumė tek djemtė. [1

Po kėshtu lexojmė se:

Shenjat e para tė pubertetit fillojnė rreth moshėsh 9 ose 10 vjeē tek vajzat, por rreth 12 vjeē tek djemtė.[2]

Femrat nė vendet e nxehta arrijnė pubertetin nė njė moshė shumė mė tė hershme se ato nė vendet mė tė ftohta.

Temperature mesatare e vendit apo krahinės ėshtė faktori kryesor qė ndikon, jo vetėm nė menstruacione, por edhe nė tė gjithė zhvillimin seksual nė pubertet.[3]

Martesa nė vitet e para tė pubertetit ishte e pranueshme nė Arabinė e shekullit tė VII, ashtu siē ishte njė normė sociale nė tė gjitha kulturat semite, qė nga izraelitėt e deri tek arabėt dhe gjithė kombet e tjera mes kėtyre. Sipas Hā-Talmūd Hā-Bavlī, qė hebrejtė e konsiderojnė “Torėn e tyre gojore”, nė Sanhedrin 76b thuhet qartė se ėshtė mė e pėlqyeshme qė njė grua tė martohet sapo i vijnė menstruacionet e para dhe Ketuvot 6a pėrmban rregulla nė lidhje me marrėdhėniet seksuale me vajza qė nuk u kanė ardhur ende menstruacionet. Kjo vėrtetohet me tej kur Dr.Prof Jim West, njė pastor Baptist, komenton traditat e mėposhtme tė izraelitėve:

Gruaja duhej tė merrej nga rrethi i madh familjar (zakonisht nė fillim tė pubertetit ose rreth moshės 13 vjeē) nė mėnyrė qė tė ruhej pastėrtia e linjės familjare. [4] 

Historikisht puberteti ka qenė gjithmonė njė simbol i moshės madhore.

Puberteti pėrkufizohet si mosha nė tė cilėn njė person bėhet i aftė pėr riprodhim seksual dhe nė periudha tė tjera tė historisė, njė rit apo festim i kėsaj ngjarje tė shėnuar ishte pjesė e kulturės. [5]

Seksologėt e njohur, R.E.L. Masters dhe Allan Edwards, nė studimin e tyre mbi shprehjet seksuale afro-aziatike, shkruajnė:

Sot, nė shumė vende tė Afrikės Veriore, Arabi dhe Indi, vajzat martohen dhe kryejnė marrėdhėnie seksuale mes moshės pesė dhe nėntė vjeē: dhe asnjė vajzė me sedėr nuk mbetet e pamartuar pėrtej moshės sė pubertetit. [6]

A kishte kundėrshtime nė lidhje me martesėn e Profetit (P) me Aishan(R)?

Pėrgjigjja ndaj kėsaj pyetjeje ėshtė jo. Nuk ekziston absolutisht asnjė dėshmi nga burime muslimane, laike apo burime tė tjera historike qė tė pėrmendė tjetėr pėrveēse njė gėzėim jashtėzakonisht tė madh pėr kėtė martesė. Nabia Abbott e pėrshkruan martesėn e Aishas(R) me Profetin (P) si mė poshtė:

Nė asnjė version nuk gjendet ndonjė koment nė lidhje diferencėn e moshės mes Muhammedit dhe Aishas, apo nė lidhje me moshėn e vogėl tė nuses, e cila nuk ka qenė mė shumė se dhjetė vjeē dhe ishte ende shumė e dashuruar me lojėrat.[7]

Madje edhe kritiku I njohur orientalist, W. Montgomery Watt, ka thėnė nė lidhje me cilėsitė morale tė Profetit se:

Nga pikėpamja e kohės sė Muhammedit, nuk mund tė flitet pėr tradhėti apo sensualitet. Bashkėkohėsit e tij nuk i kanė gjetur atij asnjė tė metė nga ana morale. Pėrkundrazi, njė nga veprat e tij mė tė kritikuara nga perėndimorėt e sotėm tregon se standardet e Muhammedit ishin mė tė larta se ato tė kohės sė tij. [8]

Pėrveē faktit qė asnjė nuk ishte i pakėnaqur me tė apo me veprat e tij, ai ishte njė shembull i lartė moral pėr shoqėrinė e kohės sė tij. Prandaj, tė gjykosh moralin e Profetit, bazuar nė standardet e shoqėrisė dhe kulturės sė sotme ėshtė, jo vetėm absurde, por edhe e padrejtė.

Martesa nė moshėn e pubertetit nė ditėt tona

Bashkėkohėsit e Profetit (miq e armiq) e kanė pranuar martesėn e tij me Aishan (R) pa asnjė problem. Dhe kjo shihet qartė nga mungesa e kritikave ndaj kėsaj martese deri nė ditėt tona. Megjithatė, ndryshimet kulturore kanė shkaktuar ndryshime nė mendėsinė e kohės sonė.

Edhe sot, nė shekullin XXI, kufiri i poshtėm i moshės sė pranueshme pėr marrėdhėnie seksuale ėshtė ende i ulėt nė disa vende. Nė Japoni, njerėzit mund tė kryejnė ligjėrisht marrėdhėnie qė nė moshėn 13 vjeē, ndėrsa nė Spanjė qė nė moshėn 12 vjeē. [9]. Njė dyzet vjeēar qė kryen marrėdhėnie seksuale me njė 14-vjeēare mund tė jetė njė “pedofil” nė Shtetet e Bashkuara, por jo nė Kinėn e sotme, ku kufiri i poshtėm pėr marrdhėnie ėshtė 14 vjeē dhe as nė Shtetet e Bashkuara tė para njė shekulli. Biologjia ėshtė standard mė i mirė pėr pėrcaktimin e kėtyre gjėrave se sa arbitrariteti i kulturės njerėzore. Nė Shtetet e Bashkuara, gjatė shekullit tė kaluar, mosha mė e ulėt e pranueshme pėr marrėdhėnie seksuale ka qenė 10 vjeē. Kalifornia ishte shteti i parė qė e ndryshoi atė nė 14, nė vitin 1889. Pas Kalifornisė, edhe shtete tė tjera tė SH.B.A e ndryshuan moshėn e pranueshme pėr marrėdhėnie seksuale. [10].

Islami dhe mosha e pubertetit

Nė Islam ėshtė e qartė qė mosha madhore fillon kur njė person ka hyrė nė pubertet. 

Nė pėrmbledhjen e Buhariut [11]lexojmė:

·         Djali qė arrin moshėn e pubertetit dhe vlefshmėrinė e dėshmisė sė tij pėrmendet nė  Shpalljen e Allahut: 

"E kur fėmijėt tuaj tė arrijnė moshėn e pjekurisė, le tė kėrkojnė leje pėr tė hyrė…” Kur’an 24:59.

·         El Mughira ka thėnė, "Kam hyrė nė pubertet nė moshėn 12 vjeē." Puberteti tek femrat fillon me ardhjen e menstruacioneve, siē thuhet edhe nė Shpalljen e Allahut::

"E ato nga gratė tuaja, tė cilave u ėshtė ndėrprerė cikli mujor (menstruacioni), nėse nuk e keni ditur, koha e pritjes sė tyre ėshtė tre muaj…" [Kur'ān, 65:4]

Prandaj, njohja e ardhjes sė pubertetit si fillimi i moshės madhore ėshtė pjesė e Islamit. Ėshtė koha kur personi ėshtė pjekur dhe ėshtė gati pėr tė mbajtur pėrgjegjėsitė e tė rriturit. Atėherė, ku bazohen misionarėt qė kritikojnė martesėn e Aishas (R) kur martesa e saj ėshtė konsumuar pasi ajo kishte hyrė nė pubertet?

Nga i njėjti burim lexojmė qė:

...El-Hasan bin Salih ka thėnė, "Kam parė njė komshien time qė u bė gjyshe nė moshė njėzet e njė vjeē.”(1)

(1) Nė shėnimin mbi kėtė referencė thuhet: "Kjo grua ka hyrė nė pubertet nė moshėn nėntė vjeē dhe ėshtė martuar dhe ka lindur njė vajzė nė moshėn dhjetė vjeē; e bija ka bėrė tė njėjtėn gjė."[11]

Prandaj, ėshtė e qartė qė po tė pranonim akuzėn ndaj Profetit(P) pėr “abuzim tė miturish”, do tė na duhej tė pėrfshinim nė kėtė akuzė edhe tė gjithė popujt semitė, pėr tė cilėt martesa nė pubertet ka qenė njė normė.

Pėrfundime

Pamė, pra, qė:

  • Martesat nė pubertet kanė qenė normė nė shoqėrinė semite tė Arabisė sė shekullit VII.
  • Nuk ka asnjė dėshmi qė tė ketė patur kundėrshtime ndaj martesės sė Profetit me Aishan, as nga miqtė e as nga armiqtė e tij.
  • Edhe sot, ekzistojnė disa kultura tė cilat e pranojnė martesėn e grave tė tyre nė moshėn e pubertetit.

Pavarėsisht nga kėto fakte tė njohura, misionarėt kanė ende guximin tė akuzojnė Profetin Muhammed (P) pėr imoralitet. E megjithatė, ishte pikėrisht ky njeri qė rivendosi tė drejtat e grave nė Arabi dhe i ngriti ato nė njė nivel qė nuk ishte parė asnjėherė me parė nė shoqėrinė e tyre, gjė qė civilizimet e vjetra nuk e kishin bėrė kurrė pėr gratė e tyre.

Kur Muhammedi (P) u bė Profeti i Islamit, arabėt paganė kishin trashėguar njė mungesė respekti ndaj grave qė ishte e pėrhapur edhe mes fqinjėve tė tyre hebrej dhe tė krishterė. Pėr ta, lindja e njė vajze ishte njė turp aq i madh, saqė ata arrinin deri aty sa t’i varrosnin tė gjalla, nė mėnyrė qė t’i shmangeshin turpit qė sillte fėmija femėr.

"Kur ndonjėri prej jush lajmėrohet pėr lindjen e njė vajze, fytyra i prishet dhe bėhet plot mllef. Fshihet prej njerėzve pėr shkak tė kėsaj tė keqeje me tė cilėn u lajmėrua (e konsideron bela e jo dhuratė prej Zotit). Mandej mendon a do ta mbajė atė, ashtu i pėrulur, apo do ta mbulojė atė tė gjallė nė dhé. Sa i keq ėshtė gjykimi I tyre.!"[13]

Nepėrmjet mėsimeve tė Islamit, Muhammedi (P) i dha fund njėherė e pėrgjithmonė kėsaj praktike tė shėmtuar. Zoti na thotė se nė Ditėn e  Gjykimit, fėmijėt femra do tė pyeten se pėr ēfarė krimi janė vrarė.

"Dhe kur tė pyeten ato vajza tė varrosura tė gjalla – pėr ēfarė mėkati ato janė mbytur."[14]

Muhammedi (P), jo vetėm qė e ka kundėrshtuar dhe dėnuar ashpėr kėtė veprim, por ai e kishte zakon t’i mėsonte ata qė tė respektojnė dhe tė gėzohen me vajzat dhe nėnat e tyre si bashkėpunėtore dhe burime tė shpėtimit tė burrave tė familjeve tė tyre.

Ebu Sa'id al-Khudri tregon qė:

Profeti(P) ka thėnė: 'Nėse njė njeri kujdeset pėr tri vajza, i edukon, i marton dhe u bėn mirė, ai do tė shkojė nė Parajsė.'[15]

Abdullahu, I biri i Abbasit tregon qė:

Profeti(P) ka thėnė: 'Nėse njė njeri ka njė vajzė dhe nuk e varros tė gjallė, ose e lė pas dore, ose nuk bėn dallim mes saj dhe djemve tė tij, Allahu do ta ēojė nė Parajsė.'[16]

Nė Sahih Muslimi, citohet qė Profeti(P) tė ketė thėnė:

'Kushdo qė mban dy vajza derisa tė arrijnė moshėn e pjekurisė, ai dhe unė do tė jemi kėshtu nė Ditėn e Gjykimit’; dhe bashkoi dy gishtat.

Me fjalė tė tjera, ai qė e do tė Dėrguarin e Zotit(P) dhe dėshiron tė jetė me tė nė ditėn e ringjalljes nė qiell, atėherė duhet tė sillet mirė me vajzat e tij. Dhe kėto, sigurisht nuk janė fjalė qė thuhen nga njė “abuzuesh tė miturish”, siē duan tė na bėjnė tė besojmė misionarėt.

Sė fundi, e pėrfundojmė kėtė me njė citat nga Profeti i Shenjtė (P), i cili ka thėnė:

"Unė kam ardhur pėr tė mbrojtur tė shtypurit: gratė dhe jetimėt."
Profeti Muhammed(P)

Shtojcė: Njė vajzė e martuar nėntė-vjeēare nga Tajlanda lind njė fėmijė

Mė poshtė vijon njė artikull i The New Straits Times, Malajzi, i datės 10 maj, 2001. Artikulli bėn fjalė pėr njė  vajzė nėntė vjeēare qė jeton nė veri tė Tajlandės dhe qė ka lindur njė vajzė. Fakti qė njė vajzė nė moshė tė tillė ėshtė aq e pjekur pėr tė lindur fėmijė vėrteton faktin se femrat e arrijnė pubertetin mė herėt se meshkujt.

Wanwisa, the 9-year old Thai girl who gave birth

Zyrtarėt tajlandezė tė tronditur nga lajmi se njė vajzė nėntė-vjeēare bėhet nėnė

BANGKOK – Lajmi se njė nėntė-vjeēare qė jeton nė njė provincė veriore tajlandeze, ka lindur njė vajzė, ka tronditur zyrtarėt vendas.

Autoritetet lokale tė Phetchabun deklaruan se u vunė nė dijeni pėr kėtė kur i shoqi 27-vjeēar i Wanwisa Janmuk, shkoi tė regjistronte lindjen e fėmijės.

Ai u kishte thėnė zyrtarėve pėrkatės se nėna e fėmijės kishte lindur nė vitin 1991.

“Nuk ishim tė sigurt nėse na kishte dhėnė informacionin e saktė, kėshtu qė e rikonfirmuam me spitalin ku ajo kishte lindur vajzėn, mė 26 shkurt dhe se fėmija ishte i saj,” tha Saisithorn Jai-lem.

Saisithorn tha se ishte konsultuar me autoritetet e shėndetit publik nė lidhje me faktin nėse ishte e mundur qė njė vajzė kaq e re tė konceptojė dhe tė lindė pa probleme njė fėmijė.

“Ata na thanė se kjo ėshtė e mundur nėse vajza ėshtė e shėndetshme dhe burri I saj na tha se e shoqja ishte tashmė njė grua e rritur,” shtoi ajo.

Nė njė fotografi tė ditės sė dasmės sė Wanwisa-s, tė botuar nė numrin e sotėm tė Thai Maticon, shihet qartė se ajo ėshtė njė vajzė me trup shumė tė formuar dhe qė duket shumė mė e madhe pėr moshėn e saj.

Sipas ligjit tajlandez, tė miturit mund tė martohen nėse prindėrit e tyre e lejojnė kėtė. AFP

A duhet akuzuar burri i kėsaj vajze tė re pėr “abuzim tė miturish”, siē pretendojnė misionarėt e krishterė?


Referencat

[1] The Incredible Machine, National Geographic Society, p. 235

[2] The Incredible Machine, National Geographic Society, p. 239

[3] Herman H. Ploss, Max Bartels and Paul Bartels, "Woman", Volume I (Lord & Bransby, 1988), p. 563

[4] Jim West, ThD, Ancient Israelite Marriage Customs

[5] Sue Curewitz Arthen, Rites of Passage: Puberty

[6] The Cradle of Erotica (Julian Press, New York, 1962)

[7] Nabia Abbott, Aishah, The Beloved of Mohammed, p. 7

[8] W. M. Watt, Muhammad: Prophet and Statesman, (Oxford University Press, 1961), p. 229

[9] Burimi: http://www.ageofconsent.com/ageofconsent.htm

[10] Burimi: http://www.ageofconsent.com/comments/numberone.htm

[11] El-Bukhari, Vėllimi 3, Libri I dėshmitarėve, Kapitulli 18.

[12] Ibid

[13] Kur'ān, 16:58-59

[14] Kur'ān, 81:9

[15] Transmetuar nga Ebu Davudi 

[16] Transmetuar nga Ebu Davudi 

 

 

 

 
Copyright 2006/2007 by www.bibladhekurani.com