|
Njoftimet
pejgamberike pėr
ardhjen e Muhammedit a.s.
Nexhat S. Ibrahimi
Para se tė tė sajoj
nė barkun e nėnės, unė tė kam ditur; para se tė dalėsh nga
krahėrori i nėnės, unė tė kam kushtuar, pėr tė dėrguar tė tė
gjithė popujve tė kam vendosur
.
(Dhjata e vjetėr, Jeremia, 1,
1-5).
''Isha i dėrguar
edhe atėherė kur shpirti i Ademit pezullonte nė horizontin e
tokės dhe detit. (Muhammedi
a.s.).
Hyrje
Qysh nė mėsimet e para nė mėsim-besim apo nė
leximet e para tė librave islame pėr fillestarė, muslimanėt
mėsojnė se Islami ėshtė feja mė e vjetėr dhe njėkohėsisht
feja mė e re. Kurani mėson se Islami ėshtė nga Ademi a.s.
deri te Muhammedi a.s.. Ēdonjėri pejgamber mėson se pas tij
do tė pasojnė pejgamberė tė tjerė pėr vazhdimin e misionit
pejgamberik deri te Muhammedi a. s. vula e pejgamberisė (hatemul-enbijai).
Ardhja e Muhammedit a.s. ėshtė lajmėruar si sihariq nga
kulla e pejgamberisė sė tė gjithė pejgamberėve tė ardhur
para tij.[1] Muhammedi a. s. unjėson nė tėrėsi shumicėn e
sunnetit (traditės) tė pejgamberėve tė kaluar. Ai agjėron
agjėrimet e tyre tė obligueshme dhe tė paobligueshme, bėn
hixhretin, sepse kėtė e bėn edhe Ibrahimi, Musai dhe shumė
tė dėrguar tė Zotit pėr tė arritur suksesin e fesė sė tyre.
Me dėrgimin e Muhammedit a. s. u pėrmbyll periudha e gjatė e
shpalljes hyjnore, e cila do tė manifestohet si mėshirė
hyjnore deri nė Ditėn e Fundit pėr njerėzinė dhe botėn.
Muhammedi a. s. ndėrmjet tė
djathtėve dhe tė majtėve
Muhammedi a.s. ishte personifikim i tri synimeve
zanafillore, tė cilat i njohim nėpėrmjet Musait, Isait dhe
vetė Muhammedit a.s.[2] Deri sa judaizmi nė mesin e kėtyre
tri religjioneve paraqiste tendencėn e majtė, Zotin e
drejtėsisė dhe Shpėtimtarin e botės sė dukshme, kurse
kristianizmi tendencėn e djathtė dhe Zotin e dashurisė,
Islami me Muhammedin a.s. do ta bėjė simbiozėn e tyre tė
fatshme, duke u bėrė religjion i botės dhe i shpirtit.[3]
Kurani pranon, nė parim, tė gjitha kėto
konvergjenca-divergjenca me vetė aktin e urdhėresės qė
Muhammedi a. s. me pjesėtarėt e vet njė kohė nė namaz tė
kthehet drejt Jerusalemit. Tė kuptohet ky akt si duhet
domethėnė tė bėhemi tė vetėdijshėm se Jerusalemi me
Tempullin e vet, ėshtė trashėgimtar i madh i monoteizmit dhe
se urdhėresėn e tė kthyerit nė namaz drejt Mekes Islami nuk
e ka obliguar deri sa paraprakisht, me respekt tė madh, nuk
ua ka bėrė me dije muslimanėve se Ibrahimi, Musai, Isai dhe
pejgamberė tė tjerė, prej Zotit kanė sjellur tė vėrtetėn e
njėjtė, unike nė boshtin e saj dhe tė amshueshme.
Mirėpo, ndriēimi i kėsaj ēėshtjeje do tė hasė nė disa
probleme, nė disa vėshtirėsi tė pakapėrcyeshme sikurse ėshtė
pėrcaktimi i suazės historiko-kohore dhe
kulturore-tradicionale, meqė tema e lajmit, njoftimit tė
gėzueshėm ėshtė shprehje e pėrbashkėt e tė tri traditave tė
shpallura shpirtėrore, kurse gjurmė tė caktuara do tė gjejmė
edhe nė religjionet e pashpallura dhe traditat shpirtėrore,
sikurse nė brahmanizėm, zoroastrizėm etj. Nė anėn tjetėr,
ēėshtja e lajmit, njoftimit tė gėzueshėm ėshtė ngushtė e
lidhur edhe me problemin e pritjes mesianiste nė atmosferėn
e mjediseve tė ndryshme religjioze-kulturore.
Vėshtirėsi tjetėr paraqet edhe historicizmi, i cili ėshtė i
pranishėm nė shumicėn e librave tė shenjta. Ky historicizėm
duke u pėrpjekur ta vendos rregull logjik dhe koherent nė
periodizimin e tė vėrtetave tė shpallura, ka krijuar njė
radhitje kronologjike artificiale tė pėrmbajtjes sė atyre
librave tė shenjta, duke krijuar kėshtu konfuzion dhe
paqartėsi edhe mė tė madhe nė vlerat themelore tė besimit tė
shpallur, ndėr tė cilat radhitet edhe lajmi i gėzueshėm nė
lidhshmėrinė e vet me mesianizmin [4].
Vėshtirėsi jo mė tė vogla ka sjellė edhe
pėrkthimi i teksteve biblike nga gjuha e shenjtė e Shpalljes
nė njė gjuhė tė traditės dhe kulturės krejt tjetėrfare, duke
ndikuar drejtpėrdrejt nė synim dhe interpretim tjetėrfare.
Po ashtu, kjo ishte edhe shenjė e ndarjes esenciale tė
traditės sė re shpirtėrore me atė tė vjetrėn, kurse janė
ruajtur vetėm konceptet formale tė jashtme tė huazuara nga
tradita paraprake shpirtėrore.
Kėtė konstatim mund ta vėrejmė nė shumė aspekte, tė cilat ne
nuk do ti trajtojmė me kėtė rast, por do tė theksojmė se
ēarjet janė mė shumė tė jashtme dhe artificiale, qė kanė
ndikuar nė format e ndryshme tė mesianizmit. Kėtė tjetėrfarėsi,
kėtė diversitet tė mesianizmit nė esencė e shohim brenda
arketipit unikal tė shpalljes dhe traditės, tė portretizuar
dhe tė paraqitur nė klima tė llojllojshme shpirtėrore dhe tė
pėrcaktuar tjetėrfarėsisht me nocione, shifra dhe emra.
Sikurse qė gjatė tėrė historisė Zoti ėshtė shpallur Njė dhe
i Vetėm dhe ėshtė quajtur Jehovė, Elo, Elohim dhe Allah,
ashtu edhe nė tė gjitha shpalljet e shenjta ėshtė
paralajmėruar po i njėjti pejgamber - pėrmbarues i
shpalljeve tė Zotit dhe pejgamberisė - Muhammedi a.s.[5]
Arketipi unikal i tė gjitha Shpalljeve dhe traditave
shpirtėrore ėshtė fakti se tė gjitha gjuhėt e shenjta tė
Shpalljeve janė shkruar me alfabet i cili shkruhet nga e
djathta nė tė majtė, sikur qė ėshtė gjuha sanskrite, aramite,
hebraike dhe arabe.[6]
Edhe fakti se tė dėrguarit e Zotit janė zgjedhur pėr
misionin e tyre pejgamberik qysh nė periudhėn
paraekzistenciale dhe se me ardhjen e pejgamberėve nė botė
kemi vetėm konfirmimin formal tė asaj zgjidhjeje, tregon nė
rrėnjėn unikale dhe tė pėrbashkėt tė tė gjitha shpalljeve tė
Zotit. Nė tė tri traditat e shpallura shpirtėrore, Ademi a.
s. ėshtė vetėm parimi singularo-plural i ekzistencės sė
gjinisė njerėzore, por jo edhe njeriu i parė, sepse para tij
qenė emėrtuar dhe paracaktuar felajmėtarėt tė
pėrzgjedhurit e Zotit.
Nė Dhjatėn e vjetėr thuhet:
Para se tė tė sajoj
nė barkun e nėnės, unė tė kam ditur; para se tė dalėsh nga
krahėrori i nėnės, unė tė kam kushtuar, pėr tė dėrguar tė tė
gjithė popujve tė kam vendosur
.
(Jeremia, 1, 1-5).
Muhammedi a.s. ka thėnė:
''Isha i dėrguar
edhe atėherė kur shpirti i Ademit pezullonte nė horizontin e
tokės dhe detit. (Hadith).
Punimi nuk ka pėr qėllim zhvlerėzimin e doktrinave joislame,
por prezantimin e pikėpamjes islame mbi fenomenin e
njoftimit tė gėzueshėm. Kėtė temė e trajton edhe Kurani,
por edhe shumė shkencėtarė islamė tė religjioneve
komparative, nga herėt e deri nė ditėt aktuale. Pėr shkak tė
qėndrimeve diametralisht tė kundėrta me hebraikėt dhe
kristianėt nuk besojmė se sė shpejti kėto tri tradita
shpirtėrore do tė takohen dhe do ti unjėsojnė qėndrimet
rreth fenomenit tė njoftimit tė gėzueshėm dhe tė mesianizmit.
Nuk mendojmė se me kėtė punim do tė zgjidhet problemi.
Mendojmė se me kėtė punim do tė inicojmė rast pėr biseda
komparative qė traditat shpirtėrore tė shpallura nga Zoti
por tė ndara nga faktorėt e jashtėm, njė ditė tė ulen dhe tė
krijojnė urė pajtimi dhe mirėkuptimi ndėrmjet veti.
Shkrimet e shenjta
mbi ardhjen e Muhammedit a.s.
Paralajmėrimet pejgamberike mbi lajmin e gėzueshėm mbi
pejgamberinė e Muhammedit a.s.:
Ai
ėshtė pėrmendur nė librat e profetėve tė mėparshėm.
Esh-Shuara, 196).
Kurse
ty tė kemi dėrguar vetėm nga mėshira ndaj botėrave.
(El-Enbija`, 107).
Ne nė
Zebur, pas Tevratit, kemi shkruar se token do ta trashėgojnė
robėrit e mi tė mirė.
(El-Enbija`, 105).
Sikur
mos tė ishe ti, O Muhammed, Unė kėtė botė nuk do ta
krijoja. (Hadith
kudsij).
Posa Zoti vendosi ta nxjerrė nga xhenneti Ademin dhe Haven
si mėkatarė, njėkohėsisht ua dhuroi edhe mėshirėn dhe
mirėsinė e Tij. Zoti nuk dėshiroi qė fatin e njerėzve tia
lėshojė mashtrimeve tė shejtanit, por u premtoi atyre
shpallje nėpėrmjet tė dėrguarve tė tij, nė fillim tė tė
cilėve ishte Ademi a.s..[7] Nėpėrmjet engjėllit, Xhibrilit,
Zoti i ftoi tė gjithė popujt e botės nė rrugėn e drejtė, tė
gėzimit dhe bujarisė, qė tė bėhen tė barabrtė nė jetėn e
amshueshme shpirtėrore nėn mėshirėn e Zotit. Kjo ndodhi nė
historinė njerėzore. Pejgamberėt njė pas njė ftonin njerėzit
nė besim tė drejtė, kurse aleancat e vjetra prisheshin e tė
rejat vendoseshin, qė tregon nė dashurionė e pafund tė Zotit
Krijues e Mėshirues. Kėto aleanca janė tė njohura nėpėrmjet
shenjave tė njohura pėr njerėzinė: Molla e Ademit (nė fyt),
ylberi i Nuhit, synetimi i Ibrahimit, Deveja e Salihut qė
del nga shkėmbi, Pllakat e Musait me Dekalogun, Libri i
dashurisė (Inxhili) i Isait dhe La ilahe il-la'll-llah e
Muhammedit a.s. etj. Tė gjitha kėto shenja janė nė shėrbim
tė shenjės sė fundit: La ilahe il-la'll-llah, e cila paraqet
pėrfundimin dhe pėrkryerjen e tė gjitha misioneve
pejgamberike. Tė gjithė pejgamberėt kanė paralajmėruar se
Muhammedi a.s. do tė jetė pėrfundimi, pėrsosja dhe shenja
universale e ardhjes sė tė dėrguarit mė tė zgjedhur tė
Zotit, Muhammedit a.s.
Ndonėse popujt e zgjedhur tė Zotit tregoheshin jobesnikė,
sikurse hebraikėt, Zoti megjithatė nuk i braktisi dhe
gjithnjė sharton filiza tė ri, Shpallje tė reja,
pėrfundimisht me Isain a.s., duke iu pėrmbajtur premtimit tė
Tij kaherė tė dhėnė nė xhennet Ademit a.s. dhe Ibrahimit a.s.:
Dhe i pranoi disa
fjalė tė Zotit tė vet..
(El-Bekaretu, 37).
Nga unė do tu
vijė njė udhėrrėfim
.
(El-Bekaretu, 38).
O Izraelitė!
Kujtone dhuntinė time qė ju kam dhuruar dhe plotėsoni besėn
qė ma dhatė, tju plotėsoj edhe unė besėn time. Frikėsohmuni
vetėm mua!
Besoni asaj qė po ua shpallė, e cila ua vėrteton atė ēka e
keni ju, dhe mos jinni tė parėt qė nuk i besoni! Dhe mos
bleni fundrrina me fjalėt e mia dhe frikėsohmuni vetėm mua!
(El-Bekaretu,
40-41).
Falne namazin dhe
jepni zekatin dhe pėrkuluni me ata qė pėrkulen.
(El-Bekaretu, 43).
Ata qė pasojnė
Pejgamberin, ferrėfyes analfabet (ummij), tė cilin e gjejnė
tė paralajmėruar nė librat e veta, nė tevrat dhe Inxhil
.
(El-Araf, 157).
Zoti, nga mėshira e Tij, nė fund nuk lidhi kontratė me
hebraikėt, por zgjodhi ta dėrgojė pejgamberin e fundit, por
jo vetėm hebraikėve, por tėrė njerėzisė, qė rrjedh nga loza
e Ibrahimit a.s.
Esenca e natyrės sė fjalėve tė shpallura tė Zotit, sipas
traditės islame, nuk ėshtė kurrfarė akti i personifikimit.
Fjala e Zotit nuk ėshtė plotėnia e individualizimit (uosobljenosti)
fizik tė Zotit, por shenjė e plotėsinė sė pranisė sė Zotit,
e cila, herė-herė manifestohet nė apoteozat antropomorfe dhe
dėftimet e llojllojshme vizuele (rrufeja e cila godet
Izraelitėt frikacakė, bubullima nė flakė e Musait, rrėnimi i
malit, dėftimi vizuel i Xhibrilit) e tė ngjashme. Prania e
Zotit ėshtė e pėrhershme dhe e ngahershme, por gjithnjė
tjetėrfare nga perceptimet e krijesave. Asnjė shpallje i
Zotit gjatė historisė nuk ka qenė manifestim tekstual i
personifikimit tė Zotit nė trup e gjak. Ēdo shpallje e Zotit
ka qenė e sendėrtuar nė mėnyrė tė veēantė, kurse zbulimi i
Zotit gjithnjė ka qenė e fshehur nga shikimi njerėzor:
Nuk ka asnjė njeri
me tė cilin ka folur Allahu, pėrveēse me frymėzim ose pas
ndonjė perdeje ose tė dėrgojė ndonjė tė deleguar dhe i
shpall me lejėn e Tij ēka dėshiron Ai. Me tė vėrtetė Ai
ėshtė i urtė.
(Esh-Shura, 51).
Askush nuk ėshtė
sikur ai! (Esh-Shura,
11).
Atė nuk mund ta
arrijnė shikimet, e ai i mbėrrinė shikimet.
(El-Enam, 103).
Pejgamberėt e Zotit shkonin njėri pas tjetrit, gjithnjė duke
dėshmuar Njė tė vetmin Zot, dhe me ta kalonin edhe misionet
e tyre pjesėrisht tė suksesshme apo tė pasuksesshme, pėr tė
ardhur nė fund tė ciklit pejgamberik Muhammedi a.s.. Ai
konfirmoi vėrtetėsinė dhe burimėsinė e tė gjithė
pejgamberėve tė deritashėm, tė cilat pjesėrisht ishin
humbur, zhdukur, fshehur, ndėrruar apo ndryshuar.
Shumė pejgamberė para tij, me plotė vrull nė zemėr, tė
motivuar nga pėshpėritja misterioze tė Xhibrilit
paralajmėron emrin e gjallė tė Zotit nė shpirtin e molisur
dhe jobesnikė tė njeriut, duke mbjellė gėzimin dhe shpresėn
pėr ardhjen e shpejtė tė pejgamberit tė fundit:
Dhe Unė tė zgjodha
pėr vete. (Ta Ha,
41).
Unė tė kam bėrė tė
dashur nga gjithkush dhe tė rritesh nėn mbikqyrjen time.
(Ta Ha, 39), dhe duke krijuar bėrthamėn shpirtėrore pėr
gjeniun universal shpirtėror tė misionit tė ardhshėm tė
suksesshėm tė Pejgamberit tė Islamit, emrin e tė cilit Zoti
e ka pėrmend gjatė shpalljeve pejgamberike mijėvjeēare.
Njoftimi
pėr ardhjen e Muhammedit a. s. deri nė kohėn e Biblės
Qysh pejgamberi i parė, Ademi a.s., nė dyert e xhennetit ka
parė emrin e Muhammedit a.s.: ku emri mbi dyert e xhennetit
me shkronja prej dritės ishte i shkruar.[8]
Paralajmėrimet pejgamberike pėr Muhammedin a.s. ishin tė
shkruara edhe nė Vede dhe Purane, nė bazė tė tė cilave
tekste shkencėtarėt komentuan dhe kosntatuan se ato kanė tė
bėjmė me Muhammedin a.s. Kėto paralajmėrime shkencėtarėt i
gjejnė edhe nė Dhjatėn e vjetėr dhe tė re.
Nė vazhdim do ti cekim tekstet e disa librave tė shenjta.
Nė Atharva Veda
shkruan:
''O popull, dėgjoje
kėtė me kujdes! Njeriu i vlefshėm pėr falėnderim (i
lavdėruari, d.m.th. Muhammedi, kuptimi i emrit tė
Pejgamberit nė gjuhėn arabe) do tė ngritet nga populli. Ne
do ta marrim tė Mėrguarin nėn mbrojtjen tonė nga 60 mijė e
99 armiqė, transporti i tė cilit ėshtė 20 deve
Ai i dha
Maham Rishit 300 kuaj arabė, 10 mijė lope, 100 dukatė dhe
100 rrathė.
. (Atharva
Veda, Kanda 20, Sukta 127, Mantra 1-3).
Sama Vede,
fragmenti 6 dhe 8, nė pjesėn e dytė tė kėtij libri tė
shenjtė nė pėrfolje tė Tekstit kemi:
Ahmedi (Muhammedi) pranoi
Ligjin nga Krijuesi i tij, i cili ėshtė plotė urtėsi. Nga ai
shkėlqen drita sikur rrezet e Diellit.
Disa komentatorė indusė tė Vedeve mbetėn tė hutuar para
kėtyre lajmeve, e sidomos para fjalės Ahmed dhe se
domethėnien e saj e kanė pėrzier me disa kuptime induse dhe
ka marrė kėtė kuptim: ''Me tė vėrtetė unė jam i vetmi i cili
e ka pranuar urtėsinė e vėrtetė nga Ati. Por, shumica e
komentuesve tė vedeve kanė konfirmuar auteticitetin e kėtij
teksti dhe nocionin Ahmed e kanė pėrkthyer si emėr tė
pėrveēėm.
Nė Phavishya Purane,
nė autenticitetin e tė cilit ka dyshuar Arija Samaj, por
Sanatanist Pandit dhe shumica e Hindusėve e kanė konfirmuar
se ajo ėshtė autentike. Lajmėrimi ėshtė si vijon:
... Malechha (i
cili i pėrket vendit tė huaj dhe fletė gjuhėn e huaj)
mėsuesi shpirtėror do tė lajmėrohet me shokėt e tij. Emri i
tij do tė jetė Muhammed. Ragja (Bhaj) pas larjes sė kėtij
Maha dev Arab nė Panchgavya dhe nė ujėrat e Gangit (dmth.
Pas pastrimit tė tij nga tė gjitha mėkatet), i ofroi
dhuratat e admirimit tė tij tė sinqertė, duke i treguar ēdo
respekt, i tha: Tė nėnshtrohem! O ti, nderi i njerėzisė.
Banor i Arabisė, ti ke mbledh forcė tė madhe ta mbysėsh
djallin, kurse ti ke qenė i mbrojtur nga armiqtė tu. O ti,
fotografia e Zotit mė tė shenjtė, Krijuesit mė tė madh, unė
jam robi yt, mė merr si atė qė shtrihet nė kėmbėt tua.
.[9]
Nė tekstin origjinal tė kėtij profetizimi, fjala e pestė nga
e majta nė tė djathtė ėshtė emri i Pejgamberit tonė. Aty
madje shkruan edhe emir i vendit nė tė cilin ėshtė i lindur
Pejgamberi.
Pasuesit e religjionit parsi kanė dy looje tė librave tė
shenjta: Dasatir
dhe Zend Avesta,
tė cilat janė tė njohura si Dhjata e vjetėr dhe e re e
religjionit parsi.
Nė Dasatir
me nr. 14, i cili ėshtė i lidhur me emrin Sansahil, jo vetėm
qė ekziston konfirmimi i mėsimit tė Islamit por edhe lajmi i
qartė mbi ardhjen e Muhammedit a.s.:
Kur
Persianėt tė bijnė poshtė nė moral, do tė lindet njė njeri
nė Arabi pasuesit e tė cilit do ta rrėzojnė fronin dhe fenė
e tyre, kurse pushtetarėt renarė do tė ngadhėnjehen. Shtėpia
e cila ka qenė e ndėrtuar dhe nė tė cilėn shumė idhuj janė
vendosur, do tė pastrohen nga ata dhe njerėzit asaj do ti
drejtohen gjatė kohės sė lutjes. Pasuesit e saj do ti
nėnshtrojnė qytetet e Persisė dhe pėrreth saj. Njerėzit do
tė pėrzihen ndėrmjet veti. Njerėzit e ndershėm tė Persisė
dhe tė tjerėt do ti bashkangjiten pasuesve tė tyre.
[10].
Profetizmi ėshtė i pėrfshirė nė librin i cili gjithnjė ka
qenė nė duar tė Parsėve kurse fjalėt e tij nuk lejojnė
komentim tė dyfishtė.
Bibla njofton pėr ardhjen e
Muhammedit a.s.
Nė bazė tė njoftimeve kuranore, hulumtuesit islamė, sikur
edhe disa tė tjerė, pohojnė se edhe Dhjata e vjetėr dhe
Dhjata e re njoftojnė pėr pejgamberinė e Muhammedit a.s.
Mirėpo, kėto njoftime nga disa autorė kristianė
interpretohen tjetėrfare, si prototipa tė hershėm tė Jezusit
istorik dhe Krishtit tė besimit, tė cilėt sėrish do tė
kthehen nė mbarim tė kohės. Mirėpo, shkencėtarėt muslimanė
janė kategorik se njoftimet e mėhershme pejgamberike
sigurishtkanė tė bėjnė me pejgamberin e islamit, Muhammedin
a.s. Kėshtu mendojnė edhe emrat e mėdhenjė tė shkencės
islame, si: Muhammed Asad, Sa'id Havva, Mawlana Abdul Haqq,
Mahmud Abbas Akkad, Ahmed Deedat dhe shumė tė tjerė.
Pėr kėtė arsye, e me qėllim sqarimi, do ti theksojmė nė
mėnyrė kronologjike njoftimet pejgamberike toriane dhe
ungjėllore mbi Muhammedin a.s..
Bibla, Ligji i Pėrtėrirė, 18, 15-18, flet qartė mbi dėrgimin
e pejgamberit, i cili do tė jetė sikur Mojsiu, midis
vėllezėrve izraelitė, d.m.th. midis Ismailit ose arabėve:
Mė tha Zoti
mua (Mojsiut): E mirė ėshtė e gjithė ajo ēka thane, e Unė do
tu dėrgoj atyre njė tė dėrguar tė ngjashėm me ty (Musain)
nga mesi i vėllezėrve tė tyre, e fjalėt e mia do ti vendosė
nė gojėn e tij (atij tė dėrguari) dhe ai do tju flasė meēdo
gjė qė Unė e urdhėroj, e ai qė nuk u bindet fjalėve tė atij
i cili flet me emrin Tim, Unė do tė jem hakmarrės i tij pėr
atė (kryeneqėsi). Ndėrsa i dėrguari qė merr guxim tė bėjė
mendjemadhėsi dhe tė flasė nė emrin Tim ēka unė nuk e
urdhėrova ose qė flet nė emėr tė zotėrave tė tjerė pėrveē
Meje, le tė vritet (a ii dėrguar). Nėse pėrgjigjesh e thua
nė zemrėn tėnde: Si mund ti dalloj fjalėt me tė cilat Zoti
nuk foli , atėherė ky ėshtė argumenti yt: Atė ēka i dėrguari
e tha nė emrin Tim dhe nuk u realizua, nuk ėshtė fjalė e
Zotit, por ai i dėrguar e bėri atė qė ta madhėrojė vetveten,
prandaj ti mos iu friko atij.
[11]
Nė fragmentin e cituar mė lartė Muhammedi a.s. ėshtė
lajmėruar pėr pejgamber pa dyshim, sepse fraza vėllezėrve
izraelitė nuk mund tė ketė kurrfarė kuptimi tjetėr, pos qė
ata janė ismailitėt, kurse ata kurrė nuk kanė pasur
pejgamberė deri nė kohėn e Muhamedit a.s. Nė Ligjin e
Pėrtėrirė (34, 10) gjejmė po ashtu se nė Izrael mė kurrė nuk
ėshtė paraqitur pejgamber i barabartė me Mojsiun, qė shpie
tė mendojmė se pejgamberi i premtuar ėshtė ndėr ismailitėt,
pra ndėr arabėt:
Nuk doli mė nė
Izrael njė profet i ngjashėm me Mojsiun, me tė cilin Zoti
fliste sy pėr sy.
[12]
Dhjata e vjetėr thekson edhe kėtė:
Ajo pa qerre dhe
ēifte kalorėsish, disa prej tė cilėve kishin hipur mbi
gomarė dhe tė tjerė mbi deve, dhe i vėzhdoi me kujdes, me
shumė kujdes. (Isaia,
21, 7).
Isaia nė vision ka parė dy kalėrues: njėri nga ata ishte mbi
gomar, kurse tjetri mbi deve. Ai nė gomar ishte Jezu krishti,
sepse ashtu hyri nė Jerusalem, kurse ai nė deve ishte
Muhammedi a.s., sepse deveja ishte mjeti kryesor
transportues nė Arabi.[13]
Nė librin e Dhjatės sė vjetėr Kantiku i Kantikėve (5, 16)
ėshtė teksti vijues (i transkribuar nga gjuha hebraike):
Hikko mamittadim
vikullo Mahamadim zehdudi vezem raai benute yapus halam.
Pėrkthimi:
Goja e tij ėshtė
vetė ėmbėlsia; po, ai ėshtė Muhammedi, mė i dashuri. Ky
ėshtė i dashuri im, ky ėshtė miku im, o bija tė
Jerusalemit. [14]
Mbreti Samuelli e emėrtoi pejgamberin qė do tė vijė me Muhamadim.
Nė hebraishte sufiksi lah ėshtė pėrdorur pėr tė shprehur
respektin, sikur shprehja Eloha, qė do tė thotė Zot, i
theksuar nė Bibėl si Elohim. Sė kėndejmi ėshtė e qartė se
Solomoni ka pėrmendur emrin e Pejgamberit qė do tė vijė si Muhammed.
Por, si duket, njė gabim ėshtė bėrė, me/pa qėllim, me
pėrkthimin e emrit tė pėrveēėm si mė i dashuri. Madje edhe
pėrkthimi mė i dashuri ėshtė i tillė qė shumė mire i
pėrshtatet Muhammedit a.s.
Pėrkthimi i kėtij vargu nė gjuhėn kroato-serbe nė botim tė
vitit 1968 ėshtė:
Tė folurit i ėshtė
i ėmbėl dhe i tėri ėshtė prej dashamirėsisė. I tillė ėshtė i
dashuri im, i tillė ėshtė miku im, o bija tė Jerusalemit.[15]
Ekzistojnė edhe njoftime tjera pejgamberike mbi Muhammedin
a.s. nė Dhjatėn e vjetėr[16], por pėr shkak tė hapėsirės nuk
do tė ndalemi mė tepėr.
Hulumtuesit muslimanė kanė pohuar se edhe nė Dhjatėn e re
gjenden disa njoftime tė llojit tė tillė.
Ėshtė interesant tė pėrmendet edhe rasti i monakut kristian
Behira, i cili gjatė njė vizite tregtie tė Ebu Talibit dhe
Muhammedit (mbase 9 apo 12 vjeēar) nė Siri u takua me
karvanin, Ebu Talibin dhe Muhammedin a.s.. Monaku Behira
kishte trashėguar ca libra nga priftėrinjtė mė tė vjetėr dhe
nė bazė tė pėrshkrimeve nga ato libra dhe tė asaj qė shihte
te Muhammedi i ri, dalloi se djaloshi i ri do tė bėhet i
dėrguar i Zotit ndėr arabėt, ashtu siē ėshtė premtuar dhe
njoftuar nė librat e shenjta.[17] Kėtė ndjenjė e kishte edhe
Vereka, i cili besonte se ardhja e pejgamberit tė ri do tė
ndodh gjatė jetės sė tij.[18]
Edhe qėndrimi i mbretit abesinas (etiopias)
Negus kundrejt emigrantėve muslimanė dhe delegacionit
kurejshit politeist vėrteton se tekstet biblike e njihnin
njoftimin pėr ardhjen e pejgamberit Muhammedit a.s.[19]
Edhe Isai a.s. e paralajmėron dhe garanton ardhjen e
Muhammedit a.s. si fund tė hierohistorisė, ose si fund tė
pejgamberisė dhe dėrgueshmėrisė:
Kam
edhe shumė tė tjera pėr tju thėnė, por tani smund ti
kuptoni. E kur tė vijė ai Shpirti i sė Vėrtetės Ai do
tju udhėzojė ta njihni tėrė tė vėrtetėn.
[20]
Isai a.s., nė Ungjill, pohoi:
Unė po
shkoj qė tė vijė i zoti i kohės.
(Gjoni, 16, 8).[21]
Fenomeni dhe personaliteti i Muhammedit a. s. ėshtė i
papėrshkrueshėm. Tė jesh njeri i zakonshėm dhe
Felajmėtar-Pėrmbarues i shpalljes sė Zotit dhe tė jesh
objekt i njoftimeve pejgamberike mijėvjeēare, tė jesh shkak
bazor i krijimit tė botės dhe shenjė e lavdishme pėr shkak
tė tė cilit ėshtė derdhur mėshira dhe bujaria e Zotit mbi tė
gjitha botėrat, ėshtė fenomen qė njeriun e vė para sprovave
tė dhembshme nė lajthim me pasoja tragjike.
Tė jesh njeri-pejgamber, i dashur nga Zoti mė shumė se tė
gjithė njerėzit dhe engjėjt, tė jesh i zgjedhuri i Zotit e
tė mos jesh skutė misterioze, as shenjtor, as biri i Zotit,
ėshtė fenomen tė cilin mund ta kuptojnė vetėm besimtarėt e
sinqertė. Vėrtet, Muhammedi a.s. asnjėherė nuk pretendoi tė
bėhet personalitet i mistifikuar, as entitet bashkėhyjnor,
pėrkundėr faktit se tėrė shpallja hyjnore ishte zbuluar
nėpėrmjet tij.
Pra, Muhammedi a.s. ishte:
Thuaj: Unė jam njė njeri
sukur ju, qė po mė shpallet se Zoti juaj ėshtė Njė Zot.
. El-Kehf, 110.
Nė vend tė pėrmbylljes
Muhammedi a.s. ėshtė pejgamberi i fundit i Zotit. Ai ishte
nebij, resul dhe ulul-adhmi, dhe simbolikisht ishte
simbioz e tėrė asaj qė tė gjithė pejgamberėt njė nga njė
ishin nga fillimi i pejgamberisė.
Nėpėr tė gjitha misionet pejgamberike para Kuranit pėr tė
ėshtė njoftuar si pėrmbarues i shpalljeve tė Zotit
(hatemul-enbija`) pėr tė gjithė njerėzit e botės dhe
pėrsosės i udhėzimit hyjnor. Ajeti kuranor
Ty nuk do tė thuhet asgjė qė
nuk u ėshtė thėnė pejgamberėve pėrpara teje
(Fussilet, 43), duhet komentuar edhe ashtu se tė gjithė tė
dėrguarve tė Zotit, marrė sė bashku, Allahu ua komunikoi atė
qė Muhammedit a.s. tė vetėm ia komunikoi nė tėrėsi. Pėr kėtė
arsye ai ėshtė i zgjedhur, sepse kėta pejgamberė atė e
paralajmėrojnė, kurse ai e konfirmon, e vulos dhe e
pėrmbaron misionin e tyre.
Literatura:
1. Abdul Ehad Dawud, Muhammed fil-kitabil-mukaddes
(David Benxhamin Keldani, Mohammed in The Bible), botimi II,
Katar, 1405 h./1985. Libri pėrmban tė dhėna tė hollėsishme
dhe pėr studime tė hollėsishme ėshtė i pakalueshėm.
2. Abdulahad Davud, Muhamedi nė Bibėl, botimi I,
Tiranė, 2004. Pėrkthimi nė gjuhėn shqipe mė ra nė dorė pas
pėrfundimit tė tekstit.
3. Ahmed Deedat, What Bible says about Mohammed,
Durban, pa vit botimi.
4. Al-Hajj Mekaeel Maknoon, The Universal Significance
of Adam, London, pa vit botimi.
5. Alija Izetbegovic, Islam izmedju Istoka i Zapada,
Beograd, 1988.
6. Bibla Dhjata e vjetėr dhe Dhjata e re, Tiranė,
1995.
7. Ebrahim Ahmed Bawany, Islam our choice, Karachi
1973.
8. Ebu Bekr Siradzuddin / Martin Lings, Muhammed
s.a.v.s., Sarajevė, 1996.
9. Hasan Baxhil, Dialog ndėrmjet tė krishterit dhe
muslimanit, Prishtinė, 2001.
10. http://www.mm.co.ba/art42.html. (Reid Hafizovię,
Poslanička navjetenja Radosne Vijesti o dolasku Poslanika
Muhammeda a.s.. Ky burim ishte mbėshtetja kryesore gjatė
hartimit tė kėtij shkrimi).
11. Ibn Hisam, Poslanikov zivotopis, Sarajevė, 1998.
12. Ibn Kethir, Kazivanja e vjerovjesnicima, Zenica, 1420
h./1999.
13. M. Fethullah Gylen, Dritė e pashuar Hz. Muhammedi
s.a.v.s., Tiranė, 2004.
14. Muhammed Asad, Poruka Kurana, Sarajevė, 1425 h./2004.
15. Muhammed Husejn Hejkel, Zivot Muhammeda a.s., Sarajevė,
1425 h./2004.
16. Muhyi-d-din Ibn Arabi, Dragulji Poslanicke mudrosti
Fusus al-hikam, Zenica, 1995.
17. Rahmetull-llah El-Hindi, Trumfi i tė vėrtetės, Shkup,
1416 h./1996.
18. Seid Havva, Ar-Rasul, Bejrut 1971.
19. Ulfe Azizussamed, islami dhe kristianizmi, Tetovė,
1997.
20. Walter Beltz, Mitologija Kurana - Ceznja za rajem,
Zagreb, 1982.
Fusnotat:
--------------------------------------------------------------------------------
[1] M. Fethullah Gylen, Dritė e pashuar Hz. Muhammedi
s.a.v.s., Tiranė, 2004, fq. 12.
[2] Shih observime interesante rreth tri feve qiellore,
judaizmit, kristianizmit dhe islamit: Alija Izetbegovic,
Islam izmedju Istoka i Zapada, Beograd, 1988, fq. 183 e pas.
[3] Alija Izetbegovic, op. cit., fq. 185-186 dhe 188.
[4] http://www.mm.co.ba/art42.html (Reid Hafizovię,
Poslanička navjetenja ''Radosne Vijesti'' o dolasku
Poslanika Muhammeda a.s.).
[5] Shih gjerėsisht: http://www.mm.co.ba/art42.html.
[6] Sipas: http://www.mm.co.ba/art42.html.
[7] Se Muhammedi a. s. ėshtė takuar me Ademin a.s. dhe me
pejgamberė tė tjerė ka shumė tekste. Shih: Walter Beltz,
Mitologija Kurana - Ceznja za rajem, Zagreb, 1982, fq.
56-58. Shih edhe: Muhammed Asad, Poruka Kurana, Sarajevė,
1425 h./2004, fq. 409-410.
[8] Sipas: http://www.mm.co.ba/art42.html. Krhs.: Walter
Beltz, op. cit., fq. 56.
[9] Sipas: http://www.mm.co.ba/art42.html; Phavishya Purana,
Parv 3, khaud 3, adhya 3, shalok 5-8, sipas: Mustafa Spahic,
Pogovor, nė: Martin Lings, Muhammed s.a.v.s., Sarajevė,
1996, fq. 431.
[10] Dasatir, 14, sipas: Martin Lings, op. cit., fq. 431.
[11] Krahaso edhe pėrkthimin sipas: Bibla Dhjata e vjetėr
dhe Dhjata e re, Tiranė, 1995, fq. 222. Krahaso komentin:
Rahmetullah El-Hindi, Triumfi i tė vėrtetės, Shkup,
1426/1996, fq. 136-137.
[12] Sipas: Bibla Dhjata e vjetėr dhe Dhjata e re, Tiranė,
1995, fq. 242. Krahaso komentin: Rahmetullah El-Hindi, op.
cit., fq. 137-138; Hasan Baxhil, Dialog ndėrmjet tė
krishterit dhe muslimanit, Prishtinė, 2001, fq. 55-59.
[13] Hasan Baxhil, op. cit., fq. 62-63.
Ibn Kethiri nė historinė e tij tė
pejgamberėve pohon se trashėgimtar i ismailit ėshtė vetėm
Muhammedi a.s.. Gjerėsisht: Ibn Kethir, Kazivanja e
vjerovjesnicima, Zenica, 1420 h./1999, fq. 194-195.
[14] Nė Biblėn e pėrkthyer nė Tiranė, 1995, fjalėn nė
orgjinalin hebraisht MAHAMADIM (Muhammedi) e pėrkthejnė si
ai ėshtė tėrheqės nė ēdo pikėpamje, pėr tiu shmangur
pranimit tė pejgamberisė sė Muhammedit a.s.. Shih:
http://www.mm.co.ba/art42.html.
[15] Govor mu je sladak i sav je od ljupkosti. Takav je
dragi moj, takav prijatelj moj, o kęeri jerusalimske. Shih
gjerėsisht: http://www.mm.co.ba/art42.html.
[16] Kėto tekste i ka pėrpunuar sidomos Seid Havva dhe
Mawlana Abd Al Haqq. Shih: Bibla, Zanafilla, 17, 20 dhe 49,
10; Psalmi 45; Isaia 42; 54; 65, 1-6; Danieli 2. R.
El-Hindi, op. cit., fq. 140.
[17] Monaku Behira pas njė dialogu me njerėzit e karvanit
dhe me Ebu Talibin tha: Largojeni kėtė djalosh prapa nė
vendin e tij dhe ruane nga hebraikėt, sepse, pėr Zotin, nėse
ata mėsojnė atė ēka di unė, ata sigurisht do ti bėjnė keq.
Djalit tė vėllait tėnd do ti ndodhin gjėra madhėshtore.
Ibn Hisam, Poslanikov zivotopis, Sarajevė, 1998, fq. 35-37.
Krhs.: Ebu Bekr Siradzuddin, op. cit., fq. 37-38.
[18] Ibn Hisam, Poslanikov zivotopis, Sarajevė, 1998, fq.
35-37. Krhs.: Ebu Bekr Siradzuddin, op. cit., fq. 37-38.
Muhammed Husejn Hejkel, Zivot Muhammedov a.s., Sarajevė,
1425 h./2004, fq. 157-160.
[19] Ibn Hisam, Poslanikov Zivotopis, Sarajevė, 1998, fq.
61-64. Ebu Bekr Siradzuddin, op. cit., fq. 105 e tutje.
Muhammeed Husein Hejkel, op. cit., fq. 176 e tutje.
[20] Gjoni, 16, 12, 13, sipas: Ulfe Azizussamed, Islami dhe
Kristianizmi, Tetovė, botimi II, 1997, fq. 19-20. Krahaso:
Ungjillin e Shėn Barnabės i pėrkthyer nga dorėshkrimi i
Imperial Library nė Vjenė. Oxford.
M. Fethullah Gylen, Dritė e pashuar , op.
cit., fq. 12-13.
[21] Shih: Letra e Apostullit Judė, 1-25; Ungjilli sipas
Mateut: 13, 31-33; 20,1-16; 13, 21-43; 3, 1-2; Zbulesa: 2,
17 dhe 26; Ungjilli i Gjonit: 14, 24-26. R. El-Hindi, op.
cit., fq. 140
|