|
Rreth
frymëzimit të Biblës
Rezart BEKA
Njė
nga pasazhet mė tė cituara nė literaturėn e krishterė pėr
inspirimin e librave biblikė ėshtė edhe pasazhi tek II
Timoteu 3:16 nė tė cilin thuhet: “I gjithė shkrimi ėshtė i
frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje,
ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi”.
Atė Raymond Collins pohon: “Pėr mė tepėr historianėt e
dogmės do tė kenė vėrejtur se II Timoteu 3:16-17 ka shėrbyer
si pikė konstante referimi nė paraqitjen tradicionale tė
doktrinės sė inspirimit“ [1].
Pėr tė krishterėt ky pasazh ėshtė njė provė e qartė dhe
kategorike qė autorėt e biblės kanė qenė tė gjithė tė
frymėzuar.Le tė shohim ndonėse shkurtimisht vlefshmėrinė e
kėtij arsyetimi.
1. Ky verset gjendet tek njė nga letrat e Palit drejtuar
Timoteut. Kjo letėr nėse ėshtė shkruar me tė vėrtetė nga
Pali duhet tė jetė pėrpiluar rreth viteve 60-70 pas
krishtit. Tradicionalisht viti 67 ėshtė lakuar mė shumė nga
teologėt e krishterė [2]. Nga kjo qė sapo thamė kuptojmė se
kjo letėr ėshtė shkruar shumė kohė para se tė pėrpiloheshin
ungjijtė dhe njė pjesė e madhe e librave biblikė tė Dhiatės
sė Re. Njė pjesė e mirė e literaturės neotestamentare ėshtė
pėrpiluar rreth viteve 70-100 e.s. Kėsaj kohe i pėrkasin
katėr ungjijtė, letra e Hebrenjve, Zbulesa etj. Kjo do tė
thotė se nėse e marrim pėr bazė kėtė verset, me tė, nuk mund
tė vėrtetojmė dot inspirimin e tė gjithė Biblės. Pasazhi ku
thuhet se “i gjithė shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia”
pėrjashton shumė libra biblikė qė nuk kishin dalė ende nė
qarkullim nė atė kohė. Pėr mė tepėr kėto fjalė Pali ia
drejton Timoteut dhe normalisht qė nė tė pėrfshihen vetėm
librat qė Timoteu njihte. E siē e thamė mė parė njė pjesė e
mirė e librave Biblikė nuk kishin dalė ende nė qarkullim.
Pra ky verset nuk ėshtė provė pėr inspirimin e tė gjithė
autorėve biblikė.
2. Shumė teologė tė krishterė kanė pohuar se ky verset nuk i
referohet Dhiatės sė Re, por librave biblikė tė Dhiatės sė
Vjetėr. Kjo gjė bėhet e qartė sapo e analizojmė pak mė nė
thellėsi pasazhin nė fjalė
a. Nė kėtė pasazh gjenden dy fjalė kyē, shkrim i shenjtė dhe
frymėzim. Kėto pėrdoren nga autori i II Timoteut pėr tė
pėrshkruar njė literaturė hyjnore e cila besohej si e
frymėzuar nga Perėndia dhe detyrimisht meritonte apelativin
Shkrim i shenjtė. Siē e kemi parė derimėtani pėr tė
krishterėt e hershėm sė paku deri nė gjysmėn e dytė tė
shekulli tė dytė, i vetmi shkrim i cili njihej si i
frymėzuar nga Perėndia dhe meritor pėr emrin Shkrim i
shenjtė ishin vetėm librat e Dhiatės sė Vjetėr. Termi shkrim
i shenjtė, edhe shumė kohė pas Palit, nuk ka qenė pėrdorur
pėr librat e Dhiatės sė Re. Atė Raymond Collins komenton:
“Kjo nomenklaturė ‘shkrimet e shenjta’ (hiera grammata),
pėrndryshe nuk gjendet gjėkundi nė Dhiatėn e Re; e as nė
Dhiatėn e Vjetėr poashtu. Por na bėhet e njohur nga Judaizmi
Helen. Edhe Filo (Jeta e Moisiut, 2;292) edhe Jozefusi
(Antikitetet e Judenjve, 10;210)e pėrdorin termin ‘shkrime
tė shenjta’. Kjo shprehje pėrcakton atė qė ne tė krishterėt
rėndom e quajmė Dhiatė e Vjetėr; dhe asgjė nė pėrdorimin e
shprehjes nuk sugjeron se autori i II Timoteut kishte nė
mend shkrimet e Krishtere” [3] Nga kjo mund tė pohojmė se
pėrdorimi i kėtij pasazhi pėr tė vėrtetuar frymėzimin e
librave biblikė tė Dhjatės sė Re pėrbėn njė anakronizėm. E
vetmja mundėsi ėshtė qė Pali nė kėtė verset ti jetė referuar
librave tė Dhiatės sė Vjetėr.
b. Ky fakt bėhet krejtėsisht i qartė kur e analizojmė
versetin nė kontekstin e tij. Nėse do ta shohim nė tėrėsi
krejt pasazhin e II Timoteut 3:10-17 do tė shohim se nė tė
Pali nxit Timoteun, si njėri i Zotit dhe lider i kishės qė
ishte, qė tė ndjekė shembullin e Palit dhe traditėn e
mėsimeve tė tij. Pika mė e rėndėsishme ndodhet nė vesetet
14- 15 ku Pali i thotė Timoteut: “Por ti qėndro nė ato qė
mėsove dhe u binde plotėsisht, duke e ditur prej kujt i
mėsove, dhe se qė nga fėmijėria i njeh Shkrimet e shenjta,
tė cilat mund tė tė bėjnė tė ditur pėr shpėtimin me anė tė
besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus”. Siē shihet nė kėtė
verset, Pali po e pėrkujton Timoteun pėr shkrimet e shenjta
qė ai kishte mėsuar qė nga fėmijėria. Shprehja e pėrdorur nė
greqisht fjalėpėrfjalė do tė thotė qė kur ishe bebe [4].
Hebrenjtė e kishin zakon ti mėsonin qė nga fėmijėria e
hershme fėmijėve shkrimin e shenjtė (Dhjatėn e Vjetėr).
Ėshtė pikėrisht kėtij shkrimi qė Pali i referohet duke qenė
edhe se asnjė shkrim i Dhiatės sė Re nuk ka ekzistuar kur
timoteu ishte fėmijė. Tė krishterėt e hershėm ishin tė
bindur se nė Dhjatėn e Vjetėr ishte parashikuar gjithēka pėr
jetėn dhe misionin e Jezusit dhe se analiza e profecive
biblike pėr Jezusin do tė shpinte tė besoje nė tė si Mesia i
pritur dhe detyrimisht tė arrije shpėtimin [5]. Ėshtė
pikėrisht kjo arsyeje se pėrse Pali pasi i referohet
shkrimeve tė shenjta qė Timoteu kishte njohur qė kur ishte
fėmijė vazhdon e thotė: “... tė cilat mund tė tė bėjnė tė
ditur pėr shpėtimin me anė tė besimit qė ėshtė nė Krishtin
Jezus”. Mė pas vimė nė versetin 16 ku Pali thotė: “I gjithė
shkrimi (qė Timoteu kishte mėsuar qė fėmijė) ėshtė i
frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje
ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi. Siē shihet edhe nga
konteksti i gjithė pasazhit, Pali me termin shkrim i shenjtė
nėnkupton literaturėn e Dhjatės sė Vjetėr, qė nė atė kohė
besohej nga tė krishterėt si i vetmi tekst i cili meriton
emrin shkrim i shenjtė. Teologė tė shumtė tė krishterė e
kanė pohuar kėtė fakt nė punimet e tyre. Nė vijim do tė
pėrmendim disa prej tyre.
Nė Enciklopedinė e Re Katolike e cila ėshtė njė nga veprat
mė tė njohura nė botė lexojmė: “Vlera
e pėrhershme e Dhiatės sė Vjetėr ėshtė insistuar tek 2
Timoteu 3:15-16 duke sqaruar se” I gjithė Shkrimi ėshtė i
frymėzuar nga Perėndia dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje,
ndreqje dhe pėr edukim me drejtėsi” Pėr kėto arsye Dhiata e
Vjetėr ėshtė mbajtur nė Kishė si autoritative dhe e
dobishme. ( I
Korintasve 10:11)” [6]
Nė njė fjalor tė njohur biblikė lexojmė: “Termi Grek pėr ‘i
inspiruar’ (theopneustos,
i frymėzuar nga Perėndia) gjendet vetėm njė herė nė Bibėl
(II Timoteu 3:16) dhe edhe atėherė duke iu referuar Dhiatės
sė Vjetėr: “I gjithė Shkrimi ėshtė i frymėzuar nga Perėndia
dhe i dobishėm pėr mėsim, bindje, ndreqje dhe pėr edukim me
drejtėsi, ”... Autori i II Timoteut pa dyshim ėshtė duke
menduar nė Shkrimin si shkresa tė njerėzve tė cilėt shkruan
nėn udhėzim dhe me fuqinė e Shpirtit Hyjnor. Shkrimi – qė do
tė thotė Ligji, Profetėt dhe shkrimet e tjera tė tilla si
Psalmet, u shkruan nga njerėzit tė cilėve u ishte dhėnė njė
ndritje e veēantė nė rrugėt dhe qėllimet e Perėndisė, nė
mėnyrė qė porosia e tyre do tė duhej tė konsiderohej si
fjalė thelbėsore e Perėndisė pėr njerėzit e tij. ” [7]
Nė njė pėrkthim tė njohur biblikė nė gjuhėn angleze lexojmė:
“15. Shkrimet e Shenjta, pra Dhiata e Vjetėr, tė cilėn Kisha
e interpretoi si kallėzuese tė Jezus Krishtit” 16. Tė gjitha
Shkrimet, Dhiata e Vjetėr”. [8]
Nė njė komentar biblik pohohet: “Tė gjitha shkrimet: Dhiata
e Vjetėr; pėr autorin dhe lexuesit e tij, ashtu sikur edhe
pėr Palin dhe lexuesit e tij, kjo do tė thoshte pėrkthimi
Grek, pra Septuaginta. Koncepti Helen pėr inspirimin
influencoi nė Krishterimin e hershėm.” [9].
Nė njė tjetėr vepėr tė njohur lexojmė “Timoteu ishte mirė i
informuar. Ai e dinte Fjalėn e Perėndisė qė nga fėmijėria.
Mirėpo, nuk ishte Dhiata e Re ajo tė cilėn Apostulli Pal e
kishte nė mendje dhe e cila nuk kishte qenė e shkruar nė
kohėn kur Timoteu ishte fėmijė. Mos e neglizhoni Dhiatėn e
Vjetėr. Shumė tė krishterė e bėjnė kėtė; shumė nga ta i
kushtojnė pak kohė Dhiatės sė Vjetėr, dhe rezultati ėshtė se
ata kanė njė tė kuptuar shumė joperfekt tė Dhiatės sė Re.
Pėr tė parė rrėnjėt e Dhiatės sė Re depėrto thellė nė
Dhiatėn e Vjetėr. Timoteu i dinte shkrimet hebraike. Ai
ishte i familjarizuar me profecitė rreth ardhjes sė Mesisė,
kėshtu qė kur atij iu prezantua Zoti Jezus, ai ishte
pėrgatitur pėr ta besuar. ‘dhe se qė nga fėmijėria i njeh
Shkrimet e shenjta, tė cilat mund tė tė bėjnė tė ditur pėr
shpėtimin me anė tė besimit qė ėshtė nė Krishtin Jezus.’”
[10]
Nė njė nga komentarė katolikė mė tė njohur nė botė i cili
pėr mė tepėr posedon edhe Nihil Obstatin dhe Imprimaturin,
pra lejen e autoriteteve kishtare pėr botim gjejmė kėtė
koment: “Duke qenė se koleksioni Shkrimeve tė Krishtere nuk
ishte akoma nė ekzistencė nė kohėn kur u shkrua II
Timoteu...shprehja ‘i gjithė Shkrimi’ i referohet (vetėm)
Shkrimeve Hebraike, siē ėshtė vėrtetuar gjithashtu nga
shprehja paralele ‘shkrimet e shenjta’ nė vargun 15.
Pėrfundimisht, pasi qė pasa graphe-s i mungon rasa e shquar,
sipas tė gjitha gjasave ajo nėnkupton ēdo pasazh tė
Shkrimeve...Kėshtuqė 2 Timoteu afirmon se ēdo pasazh nė
Shkrimet Hebraike ėshtė i frymėzuar; dhe si rezultat kėto
Shkrime janė tė dobishme pėr mėsim,
bindje, ndreqje dhe pėr edukim
me drejtėsi. Duke qenė se Shkrimet kanė ardhur nga Perėndia
ato mund tė jenė profitabile me qėllim tė udhėzimit dhe
kėshillimit” [11]
3. Nė njė analizė tė fundit mund tė themi se Letra e
Timoteut e cila ėshtė pjesė e njė grup letrash qė njihen
ndryshe edhe si letrat baritore, ėshtė konsideruar si njė
pseudoepigrafi e pėrpiluar nė vitin 150 pas krishtit. Sipas
shumicės sė teologėve tė sotėm tė krishterė kjo letėr nuk
ėshtė shkruar nga Pali por nga njė njeri i panjohur rreth
njė shekull pas vdekjes sė Palit. Mė vonė ne do tė
analizojmė mė nė detaje kėtė rast por kėtu do tė mjaftohemi
me riprodhimin e disa autoriteteve kishtare lidhur me Letrėn
drejtuar Timoteut. Atė Raymond Collins nė njė nga veprat e
tij pohon: “Njė numėr i konsideratave i udhėzoi shumė
ekzegetė nė pėrfundimin se e tėrė Letra ėshtė pseudepigrafe.
Kėshtu qė ne nuk duhet tė mendojmė se fragmenti i
konsideruar (3:10-17) ėshtė pjesė e njė letre personale tė
apostullit drejtuar Timoteut, shokut tė tij dhe
bashkėpunėtorit tė ngushtė”[12]
Teologu i njohur Archibald Robertson pohon: “...letrat
drejtuar Timoteut dhe Titit janė konsideruar edhe nga
teologė profesionalė si sajesa tė shekullit tė dytė..” [13]
.
Nė njė tjetėr vepėr gjejmė: “...tė gjithė shkollarėt me
pėrjashtim tė Katolikėve dhe Fundamentalistėve tani pajtohen
se ato (Letrat Timoteut dhe Titit) janė shpikje tė shekullit
tė dytė qė merren me gjendjen e shekullit tė dytė...kėta
falsifikues mbase pėrdorėn atė qė e dinin pėr jetėn e Palit
pėr ta bėrė punėn e tyre tė duket sa mė e ngjashme (me
mentalitetin e tij)” [14]
Sė fundmi do tė pėrmendim njė fjalor tė njohur biblikė ku
pohohet: “Kėshtu, konkluzioni i nxjerrė nga shumica dėrmuese
e shkollarėve ėshtė se Letrat Pastorale duhet ti atribuohen
ndonjė autori tė krishterė me pseudonim tė shekullit tė
dytė, i cili ishte i bindur se mėsimet e Palit ishin
normative pėr kishėn, dhe se Pali do ti adresohej kushteve
ekzistuese nė atė mėnyrė”. [15].
Pra pėrfundimisht mund tė pohojmė se pėrdorimi i kėtij
verseti pėr tė vėrtetuar inspirimin e autorėve
neotestamentar ėshtė i pabazė. Nė kėtė verset reflektohet
thjesht opinioni i tė krishterėve tė hershėm lidhur me
statusin e librave tė Dhjatės sė Vjetėr
Referencat:
[1] Raymond F. Collins, Introduction to the New Testament,
New York, 1987, f. 319
[2] Shih; “La Sacra Bibbia” Edizioni Paoline, Romė 1968, f.
1324; Life Application Study Bible, New Living Translation,
Tyndale House Publishers, Inc., Illinois, 1996, f. 1937;
Holy Bible, New Living Translation, Tyndale House
Publishers, Inc., Illinois 1997, f. 690.
[3] Raymond F. Collins, Introduction to the New Testament,
New York, 1987, f. 320
[4] Shih, New Bible Commentary, Eerdemans Publishing,
Michigan, vėllimi I, 1965, f. 1078
[5] shih: “The Clarendon Bible”; The Gospel According to
Saint Mark, by A.W.F.Blunt, Oxford 1929, f. 11-12
[6] New Catholic Encyclopedia", 1967, Vėll. II, f. 382
[7] The Interpreter’s Dictionary of the Bible, Edited by
George Arthur Buttrick, Abingdon Press, Nashville, Nju Jork,
1962, f. 713-714
[8] The New Oxford Annotated Bible with Apocrypha: New
Revised Standard Version, edited by Bruce M. Metzger and
Roland E. Murphy, New York: Oxford University Press, 1994,
f. 1448, nėn komentin e II Timoteut
[9] Nelson’s Bible Commentary, Thomas Nelson & Sons, Neė
York, vėllimi VII, 1962, f. 2515.
[10] Adresses on the First and Second Epistles of Timothy
also lectures on the Episles of Titus, by H.A. Ironside,
Loizeaux Brothers, 1947, f, 226-7
[11] Raymond E. Brown, Joseph A. Fitzmyer, Roland E. Murphy
(Ed.), The New Jerome Biblical Commentary, Englewood Cliffs,
NJ: Prentice Hall, 1990), Nihil Obstat. Imprimatur: Reverend
William J. Kane. Vicar General for the Archdiocese of
Washington, Nov. 15 1988; pėr pohime tė ngjashme shih edhe:
The Cambridge Annotated Study Bible”- New Revised Standard
Version, Notes and references by Howard Clark Kee, Cambridge
1993, f. 203, nwn komentin e II Timoteut; “The Interpreter's
Bible, vwll. XI edited by George Arthur Buttrick, Nashville,
NT: Abingdon, 1952, f. 507; “The New Bible Commentary
Revised”, Edited by D. Guthrie, J.A. Motyer, A.M. Stibbs,
D.J. Wiseman, Eerdmans Publishing, Michigan 1970, f. 1078;
The Zondervan Pictorial Encyclopedia of the Bible, edited by
Merril C. Tenney, Zondervan Publishing House, Grand rapids,
Miēigan 1978, f. 752; New Bible Commentary, Eerdemans
Publishing, Michigan, vwllimi I, 1965, f. 1078; “The KJV
Parallel Bible Commentary”; The IVP Bible background
Commentary, f. 630; Gnomon of the New Testament, by John
Albert Bengel, Edinburgh vwllimi IV, f. 310; Irwins Bible
Commentary. The John Winston Company Philadelphia, f. 533
[12] Raymond F. Collins, Introduction to the New Testament,
New York, 1987, f. 320
[13] Archibald Robertson, The Origins of Christianity, (Neė
York, 1954), f. 66
[14] Freed, New Testament, p. 440, as quoted by Lee Martin
Mc Donald & Stanley E. Porter. Early Christianity and Its
Sacred Literature, (Hendrickson Publishers Inc., 2000), p.
488
[15] “Paul J. Achtemier (Ed.), Harper’s Bible Dictionary
(San Francisco: Harper and Row, 1985
|