|
Triniteti i pakuptueshėm
Rrezart Beka
Doktrina e trinitetit ėshtė njė nga mėsimet mė tė
rėndėsishme tė Kishės. Ajo konsiderohet si guri i qoshes
i teologjisė sė krishterė. Kjo doktrinė synon tė zbuloj
thelbin e Perėndisė, pjesėn mė intime tė qenies sė Tij.
Ajo priret pėr tė shkuar nė brendėsi tė Hyjnisė dhe tė
na bėj tė njohur shumėsinė e personave qė gjenden nė tė.
Sipas doktrinės sė trinitetit, perėndia ėshtė njė, por
nė brendėsi tė tij ekzistojnė tre persona (hipostaze)
hyjnorė. Kėto persona hyjnorė janė Ati, Biri dhe Shpirti
i shenjtė. Sipas formulimit zyrtarė qė i ka bėrė kisha
doktrinės sė trinitetit:
Ati ėshtė
Zot, Biri ėshtė Zot, Shpirti i shenjtė ėshtė Zot e
megjithatė nuk janė tre Zotė por njė. Nė kėtė
trinitet... personat hyjnorė janė njėsoj tė pėrhershėm
e tė barabartė: nė mėnyrė tė njėjtė tė gjithė janė
tė pakrijuar e tė plotfuqishėm[1]
Pra, doktrina e trinitetit mėson se ekziston njė Zot nė
tre persona, secili prej tė cilėve ėshtė Hyjni, pa
fillim, i plotfuqishėm, as mė i madh e as mė i vogėl se
tė tjerėt. Ky formulim gjithnjė e ka hutuar lexuesin, i
krishterė ose jo, i cili i habitur ka pyetur: Si ėshtė
e mundur qė Ati tė jetė Zot, Biri tė jetė Zot, Shpirti
i shenjtė tė jetė Zot e ndėrkaq tė mos kemi tre zotėr
por njė? Doktorėt e teologjisė biblike ndėr shekuj
janė munduar ti japin njė pėrgjigje tė kėnaqshme kėsaj
pyetje dhe shumė tė tjerave tė ngjashme me kėto tė
cilat vinin nė pah pamundėsinė logjike tė njė doktrine
tė tillė. Por ēdo tentativė e bėrė ka pėrfunduar duke
shkaktuar gjithnjė e mė shumė tollovi.
Kundėrshtisė midis treshit dhe njėshit,
e cila ėshtė nė bazė tė fjalės trinitet (tri +
unitet), nuk i ėshtė shpėtuar dot. Nismat pėr ti
bishtnuar kėtij ad
absurdumi kanė pasur gjithnjė bazė filozofike.
Teologėt e krishterė duke pėrdorur filozofitė
neopagane siē ishin Stoicizmi dhe Neoplatonizmi, apo edhe
filozofinė moderne siē ėshtė ajo Hegeliane janė pėrpjekur
tė qartėsojnė mjegullinėn qė e rrethon kėtė
doktrinė. Mirėpo, gjuha e vėshtirė, termat shumė
teknikė, ndėrlikueshmėria e arsyetimit filozofikė, kanė
bėrė qė masat tė deklarohen tė pėrjashtuara nga tė
kuptuarit e shpjegimit tė dhėnė. Dėshira pėr
ta shpjeguar trinitetin nė mėnyrė filozofike ka
rezultuar gjithnjė e dėshtuar. Kjo falė vetė natyrės
sė filozofisė e cila shpeshherė mbart me vete njė dozė
tė konsiderueshme spekulimi Pėrēapjet filozofike qė
prireshin tė hidhnin dritė mbi problematikat qė
shfaqeshin gjatė shtjellimit qė i bėhej kėsaj doktrine
nuk bėnė gjė tjetėr vetėm se konfuzionit fillestarė
i shtuan edhe mė konfuzion, pyetjeve fillestare i shtuan
edhe pyetje tė reja. Kjo e bėri trintitetin mė tė
pakuptueshėm dhe mė enigmatikė se mė parė. Megjithėse
Pali nė letrat e tij tėrheq vėmendjen pėr njė gjė tė
tillė kur thotė: Tregoni
kujdes se mos ndokush ju bėn prenė e tij me anė tė
filozofisė dhe me mashtrime tė kota, sipas traditės sė
njerėzve, sipas elementėve tė botės dhe jo sipas
Krishtit (Kolosianėve 2: 8).
Kjo
doktrinė nuk arrin tė shpjegojė natyrėn e vėrtetė tė
Perėndisė, tė cilėn ajo merr pėrsipėr ta sqarojė.
Kush ėshtė natyra e vėrtetė e Atit, po e Birit, po ajo e
Shpirtit tė Shenjtė? Si lidhen dhe ēfarė raportesh kanė
kėto persona Hyjnorė me njėri- tjetrin, si i merr perėndia
vendimet e tij kur dihet se brenda tij ekzistojnė tre
persona me ndėrgjegje dhe vullnet tė pavarur? Pyetje si kėto,
si edhe shumė tė tjera, kanė bėrė qė spekulime tė
ndryshme tė marrin vendin e arsyetimeve logjike. Nė ēastin
kur ideja e njė perėndie unik dhe unipersonal (shih
Deutoronomi 6:4; 2 Samuel 7:22; 1 Mretėrve 8:60; Psalmet 82
[83]:19; Isaiah 26:13 etj.) u zėvendėsua, sipas besimit tė
krishterė, nga koncepti i njė perėndie nė tre
persona atėherė ėshtė e detyrueshme qė tė
shpjegohet nė mėnyrė tė kėnaqshme edhe natyra e kėtyre
personave hyjnorė dhe marrėdhėniet qė ekzistojnė ndėrmjet
tyre. Fakti qė nė Bibėl nuk ekziston asnjė pasazh qė nė
mėnyrė eksplicite tė flasė pėr trinitetin dhe pėr
bashkėsubstancialitetin e personave hyjnorė qė ndodhen nė
tė, si dhe marrėdhėniet ndėrmjet tyre, ka bėrė qė
teologėt e krishterė ti drejtohen filozofisė njerėzore
duke shkaktuar mė shumė huti se mė parė dhe duke mos
zgjidhur asnjė nga problematikat qė prekin kėtė doktrinė.
Ne nuk pretendojmė qė doktrina e trinitetit tė na japė
njė shpjegim tė plotė tė qenies sė Zotit. Por nė
momentin kur ajo na detyron tė pranojmė se Ati ėshtė Zot,
Biri ėshtė Zot, Shpirti i Shenjtė ėshtė Zot, kėto tė
tre janė tė ndryshėm nga njėri tjetri e megjithėkėtė
ato nuk janė tre por njė, ėshtė njėsoj sikur tė thuash
qė njė gjė ėshtė njėkohėsisht ujė dhe zjarr, apo qė
ėshtė njėkohėsisht e bardhė dhe e zezė. Kjo ėshtė njė
kundėrthėnie logjike qė nuk mund tė eliminohet duke u mbėshtetur
nė pamundėsinė e arsyes pėr ta kuptuar njė gjė tė
tillė.
Ka
njė dallim tė madh midis asaj qė ėshtė e paarritshme pėr
mendjen njerėzore, por qė kjo e fundit nuk e konsideron tė
pamundur, dhe asaj qė pėrbėn njė paradoks me kėtė tė
fundit. Doktrina e Trinitetit i pėrket pikėrisht kategorisė
sė dytė. Ajo ofron njė paradoks i cili nuk mund tė
pranohet nga logjika e pastėr. Ta konsiderosh mister njė
ide tė tillė (1=3) do tė thotė ti hapėsh rrugėn ēdo
lloj spekulimi tjetėr mbi hyjninė qė ėshtė shfaqur nė
historinė njerėzore. Ish kryepeshkopi kaldeas nė Urmiah
(Iran) nė njė nga librat e njohur tė tij e shpreh, nė mėnyrė
koncize, pamundėsinė logjike tė njė doktrine tė tillė
me kėto fjalė: Trinia
e krishterė, meqenėse pranon shumė persona brenda Hyjnisė,
i njeh secilit prej tyre cilėsi tė dallueshme vetjake dhe
pėrdor emra familjarė, tė ngjashėm me ata tė mitologjisė
pagane. Kjo trini nuk mund tė pranohet si njė koncept i
drejtė pėr Hyjninė. Allahu nuk ėshtė as ati i ndonjė
biri, as biri i ndonjė ati. Ai nuk ka nėnė dhe nuk ėshtė
i krijuar. Besimi nė Zotin Atė dhe Zotin Bir dhe Zotin
Frymė tė Shenjtė ėshtė njė mohim i hapur i Njėshmėrisė
sė Zotit dhe njė pohim kokėkrisur i hyjnizimit tė tri
qenieve tė papėrkryera qė as sė bashku, as tė ndarė
nuk mund tė jenė Zoti i vėrtetė.
Matematika, si shkencė ekzakte, na mėson se njė njėsi
nuk ėshtė as mė shumė e as mė pak se njė; se njėshi
nuk ėshtė kurrė i barabartė me njė plus njė plus njė;
me fjalė tė tjera, njėshi nuk mund tė jetė i barabartė
me tre, sepse njėshi ėshtė njė e treta e treshit. Nė tė
njėjtėn mėnyrė, njėshi nuk ėshtė i barabartė me njė
tė tretėn. Edhe nė tė kundėrtėn, treshi nuk ėshtė i
barabartė me njė, as njė e treta nuk ėshtė e barabartė
me njė njėsi. Njėsia ėshtė baza e tė gjithė numrave
dhe njė standard pėr matjen e masave tė tė gjitha pėrmasave,
largėsive, sasive dhe kohės. Nė tė vėrtetė, tė gjithė
numrat janė shumė e njėsisė 1. Dhjeta ėshtė shumė e
po aq njėsive tė barabarta tė tė njėjtit lloj.
Ata qė pretendojnė tek Njėshmėria e Zotit nė trininė e
personave, na thonė se ēdo person ėshtė Zot i gjithėfuqishėm,
i kudondodhshėm, i pėrjetshėm dhe i pėrkryer; megjithatė
nuk janė tre Zotėr tė gjithėfuqishėm, tė kudondodhshėm,
tė pėrjetshėm dhe tė pėrkryer, por njė Zot i gjithėfuqishėm...!
Nėse nuk ka sofistikė nė arsyetimin e mėsipėrm, ne do
ta paraqesim misterin e kishave nėpėrmjet njė
ekuacioni:
1 Zot = 1 Zot + 1 Zot + 1 Zot; prandaj: 1 Zot = 3 Zotėr. Sė
pari, njė zot nuk mund tė jetė i barabartė me tre zotėr,
por vetėm me njėrin prej tyre. Sė dyti, nėse pranoni ēdo
person si Zot tė pėrkryer sikurse dy shoqėruesit e tjerė
tė Tij, pėrfundimi juaj se 1 + 1 + 1 = 1 nuk ėshtė
matematik, por pėrbėn njė absurditet.
Nėse mundoheni tė argumentoni se tri njėsi janė tė
barabarta me njė njėsi, ju jeni ose tepėr arrogant, ose
tepėr burracak pėr tė pranuar se tre njėsha janė tė
barabartė me tre njėsha. Nė rastin e parė, ju nuk mund tė
argumentoni njė zgjidhje tė gabuar tė njė problemi nėpėrmjet
njė procesi tė gabuar, ndėrsa nė rastin e dytė, ju nuk
keni guximin tė pranoni besimin nė tre zotėr.
Pėrveē kėsaj, ne tė gjithė, myslimanė e tė krishterė,
besojmė se Zoti, me dijen dhe fuqinė e tij, ėshtė i
Kudondodhshėm, se Ai mbush dhe pėrfshin ēdo hapėsirė e
pjesėz. A ėshtė e konceptueshme qė tė tre personat e
trinisė, nė tė njėjtėn kohė dhe tė ndarė, tė pėrfshijnė
gjithėsinė, apo ėshtė vetėm njėri prej tyre nė kohė?
Tė thuash Hyjnia bėn kėtė nuk do tė pėrbėnte
aspak pėrgjigje, sepse Hyjnia nuk ėshtė Zot, por gjendja
e tė qenit Zot dhe, pėr pasojė, ėshtė njė cilėsi. Ajo
ėshtė njė cilėsi pėr njė Zot; nuk ėshtė e prekshme nga shumėsia apo nga pakėsimi.
Nuk ekzistojnė disa hyjni, por njė Hyjni, e cila ėshtė
cilėsi e njė Zoti tė vetėm.
Mė pas na thuhet, se ēdo person i trinisė ka disa cilėsi
tė veēanta qė nuk u pėrkasin tė tjerėve. Kėto cilėsi
tregojnė, sipas arsyes dhe gjuhės njerėzore, pėrparėsinė
dhe posterioritetin ndėr ta. Ati mban gjithmonė anėn e
djathtė dhe qėndron pėrpara Birit. Shpirti i Shenjtė jo
vetėm qė ėshtė i prapmė si i treti nė numėrim, por ėshtė
i vendosur edhe mė poshtė nė krahasim me dy tė tjerėt.
A nuk do tė vlerėsohej si njė mėkat herezia nėse emrat
e tre personave do tė pėrsėriteshin nė tė kundėrt? A
nuk do tė shihej nga ana e Kishave si mungesė pėrkushtimi
kryerja e shenjės sė kryqit mbi elementėt e Eukaristisė
nėse formula do tė shndėrrohej kėshtu: Nė emėr tė
Shpirtit tė Shenjtė dhe tė Birit dhe tė Atit? Nėse
ata janė tė barabartė dhe tė barazvlefshėm, radha e pėrmendjes
nuk ka nevojė tė vihet re me kaq kujdes.
Fakti ėshtė se Papėt dhe Konēilet e Pėrgjithshme e kanė
dėnuar gjithmonė doktrinėn sabeliane qė prentedonte se
Zoti ėshtė njė, por Ai e ka shfaqur Vetveten si Atė ose
si Bir ose si Shpirt i Shenjtė, duke qenė gjithmonė njė
dhe po i njėjti person. [...] E vėrteta ėshtė se nuk ka
saktėsi matematike, as barazvlefshmėri absolute mes tre
personave tė Trinisė. Nėse Ati do tė ishte nė ēdo pikėpamje
i njėjtė me Birin ose Shpirtin e Shenjtė sikurse njėsia
1 ėshtė pozitivisht e barazvlefshme me njė tjetėr figurė
1, atėherė do tė duhej tė ishte pa tjetėr vetėm
njė person i Zotit dhe jo tre, sepse njė njėsi nuk
ėshtė njė pjesėz apo copėz, as njė shumė nė vetvete.
Vetė ndryshimi dhe marrėdhėnia qė pranohet se ekziston
mes personave tė Trinisė nuk lė hije dyshimi se ata as
nuk janė tė njėjtė me njėri-tjetrin, as nuk mund tė
identifikohen me njėri-tjetrin. Babai lind dhe nuk lindet;
Biri ėshtė i lindur dhe nuk ėshtė atė; Shpirti i Shenjtė
ėshtė rrjedhim i dy personave tė tjerė; personi i parė
pėrshkruhet si krijues dhe rrėnues; personi i dytė si shpėtimtar
ose shėlbues dhe i treti si jetėdhėnės. Rrjedhimisht,
asnjėri i tė treve nuk ėshtė vetėm Krijuesi, Shėlbuesi apo Jetėdhėnėsi. Mė pas na thuhet
se personi i dytė ėshtė Fjala e Personit tė parė, se bėhet
njeri dhe flijohet nė kryq pėr tė kėnaqur drejtėsinė e
atit dhe se mishėrimi dhe ringjallja e tij janė kryer dhe
plotėsuar nga personi i tretė.
Nė pėrfundim, mė duhet tu kujtoj tė krishterėve se nėse
ata nuk besojnė nė Njėshmėrinė absolute tė Zotit dhe
nuk heqin dorė nga besimi nė tre persona hyjnorė, janė,
pa dyshim, jobesimtarė nė Zotin e vėrtetė. E thėnė mė
ashpėr, tė krishterėt janė politeistė, vetėm me pėrjashtimin
se perėnditė pagane janė tė rreme, ndėrsa tre zotėrit
e Kishave kanė njė karakter tė shquar, nga tė cilėt Ati
si njė tjetėr epitet pėr Krijuesin ėshtė Zoti
Njė dhe i Vetėm, por Biri ėshtė vetėm njė Profet dhe
shėrbėtor i Zotit dhe personi i tretė njė nga shpirtrat
e shenjtė e panumėrt nė shėrbim tė Zotit tė Plotfuqishėm[2].
Njė
nga presidentėt legjendar tė Amerikės Thomas Jefferson, nė
njė letėr drejtuar James
Smith-it thotė: Asnjė
fakt historik nuk ėshtė i rrėnjosur mė thellė sesa
doktrina e njė Zoti, Njė dhe tė Vetėm, e cila mbizotėronte
nė periudhėn e hershme tė Krishterimit
Njėshmėria e
Qenies Supreme nuk u pėrjashtua nga besimi i krishterė pėrmes
pėrdorimit tė arsyes, por pėrmes dhunės sė sundimtarėve,
vėnė nėn urdhrin e Athanasit. Truku fantazmė i njė Zoti
tė ngjashėm me Cereberusin, me njė trup dhe tre kokė,
lindi dhe u rrit mbi gjakun e mijėra martirėve
Paradoksi
i Athanasit qė njė ėshtė tre dhe tre ėshtė njė, ėshtė
kaq i pakuptimtė pėr mendjen njerėzore, saqė asnjė
njeri i kthjellėt nuk mund tė sqarojė se ēkupton me tė,
e si mundet pra, qė ai tė besojė atė qė nuk paraqet
asnjė ide?
Ai qė mendon ndryshe, vetėm sa mashtron veten. Kjo
provon gjithashtu se njeriu, kur dorėzon arsyen e tij, nuk
i mbetet mė asnjė rojė kundėr absurditeteve mė tė ēuditshme,
dhe ashtu si njė anije pa timon, mbetet nė mėshirė tė
ēdo lloj ere. Me njė njeri tė tillė, mashtrueshmėria qė
ata e quajnė besim, e merr timonin nga duart e arsyes, dhe
mendja, pėr pasojė, shkatėrrohet.[3]
Nuk do lėmė pa pėrmendur edhe teologun e njohur Hans Küng, profesor nė
Fakultetin e Teologjisė Katolike nė Universitetin e
Tubinga-s nga 1960 deri mė 1979, mė pas Drejtor i
institutit tė Teologjisė Ekumenike nė tė njėjtin
universitet, i cili pohon se: Edhe
muslimanėt e mirinformuar, ashtu si edhe hebrenjtė, nuk
kanė mundur deri tani ta kuptojnė idenė e Trinitetit...Dallimet
e krijuara nga doktrina e Trinitetit midis njė Perėndie
dhe tri Perėndive, nuk i kėnaqin myslimanėt, tė cilėt
janė mė shumė tė paqartė sesa tė sqaruar nga termat
teologjike qė vijnė prej sirianėve, grekėve, dhe latinėve.
Myslimanėve e gjitha kjo u ngjan me njė lojė fjalėsh...Pėrse
duhet qė dikush ti shtoj diēka konceptit tė
identitetit dhe natyrės unike tė Perėndisė, gjė e
cila vetėm e zvogėlon ose asgjėson kėtė identitet dhe
natyrė unike tė tij[4]
Pėr ti bishtnuar problematikave tė
lartpėrmendura, teologėt e krishterė e shpallėn
doktrinėn e trinitetit mister. Kardinali Xhon
OKanėr deklaron: E
dimė se ky ėshtė njė mister mjaft i thellė tė cilin
as mund ta kuptojmė dot[5]
Ndėrsa Papa Gjon
Pali i II flet pėr tė si njė mister
i pazbėrthyeshėm tė perėndisė trinitet[6]
Nė kėtė mėnyrė ēdo pėrēapje pėr
tė shpjeguar trinitetin apo pėr tė zbuluar kundėrshtitė
dhe boshllėqet qė hasen gjatė studimit tė kėsaj
teorie u mbytėn duke pėrdorur konceptin e misterit.
Mund tė themi me bindje se kjo metodė ėshtė e padrejtė
duke qenė se i vė fre ēdo mundėsie pėr tė kritikuar
kėtė teori. Ėshtė njė fenomen me tė vėrtetė i
rrallė nė llojin e tij qė tė ideosh njė teori, tė
nxisėsh tė tjerėt pėr ta besuar atė dhe nė momentin
kur kjo teori shfaq kundėrshti tė hapura me atė qė
deklaron, ta shpallėsh atė misterin mė tė rėndėsishėm
tė fesė. Tė njėjtėn gjė mund tė bėjnė edhe
hinduistėt trinitarė, ose tė gjithė ata tė cilėt
fillimisht propozojė njė paradoks e duke mos qenė nė
gjendje ta shpjegojnė e shpallin mister. Kjo do ti
jepte tė drejtė njė hinduisti i cili beson se zoti i
tij ėshtė njė lopė, qė ta vėrtetonte tezėn e tij,
duke u mbėshtetur nė teorinė e misterit. Ēdo pėrpjekje
e bėrė pėr tė shpalosur pamundėsinė e kėsaj teorie,
do tė shkėrmoqej pėrballė kėtij qėndrimi. Mund tė
themi me bindje se njė qasje e tillė nuk ėshtė e
ndershme, duke qenė se shpall pėr tė vėrtetė njė
mendim dhe ndalon ēdokėnd qė ta analizoj vėrtetueshmėrinė
e tij. Shpallja e kėsaj doktrine si mister, si dhe pamundėsitė
pėr ta kuptuar atė, kanė sjellė si pasojė qė nė kohėt
moderne doktrina e trinitetit tė jetė gjithnjė e mė
pak qendrore nė jetėn praktike tė krishterit tė
zakonshėm. Sot teologė tė shquar dhe historinanė tė
dogmės pohojnė se doktrina e trinitetit e ka humbur
postin e doktrinės qendrore tė Krishterimit. Ky ėshtė
njė nga rastet e rralla kur doktrina qendrore e nje
besimi nuk ėshtė aspak qendrore pėr praktikuesin e kėtij
tė fundit.
Nė njė nga fjalorėt teologjikė nė gjuhėn
italiane i cili ėshtė fryt i punės sė mėse 114
specialistėve nga fakultetete tė ndryshme katolike
realiteti i lartpėrmendur shprehet me kėto fjalė: Duhet
konstatuar se argumenti trinitar nuk duket se gėzon dhe
aq rėndėsi nė jetėn e Krishtėrimit bashkėkohor.
Besimtarėt mė tė ditur [d.m.th. ekleziastėt
specialist], tė zhytur nė ēėshtje qė duken mė
urgjente, nuk arrijnė tė fshehin njė lloj sikleti pėrballė
njė doktrine tė cilėn vėrtetė e konsiderojnė si njė
sėnduk tė ēmuar, por ama tė mbyllur [...] Vazhdohet tė
pėrsėritet qė triniteti ėshtė e vėrteta themelore e
fesė, por nuk ėshtė e vėshtirė tė kuptosh qė ajo
nuk ėshtė e vėrteta themelore nė bindjen e shumicės sė
besimtarėve. Mund tė guxojmė tė hedhim hipotezėn se
triniteti ėshtė tashmė njė e vėrtetė e fshirė
nga ndėrgjegjja e pėrbashkėt e besimit, nė tė cilėn
mbijeton, pėrkundrazi, njė monoteizėm dobėsish i
krishterizuar [...] ai monoteizėm i padallueshėm, i cili
karakterizon sot pjesėn dėrrmuese te besimtarėve
[...] e dėrgon sot krishterimin nė krizėn e tij tė
identitetit, duke qenė se krijon gjithnjė kushtet e
nevojshme pėr lindjen e njė ateizmi proteste[7]
Referenca
[1] "The Catholic Encyclopedia",
1912, Vėll. XV, (The Encyclopedia Press, Inc., NY) f. 47.
[2]
Benjamin Keldani, Muhamedi nė Bibėl, botuar nga Qendra
Erasmus
[3] Thomas Jefferson: Letėr dėrguar James Smith-it, 8 dhjetor, 1822.
[4]
Christianity and the World Religions." by Hans Kung,
1986, (Doubleday & Co., Inc., Garden City, NY) f. 113.
[5]
" The New Yorker", (magazine; New York, NY) 23
Mark, 1987, f. 64.
[6]
"L'Osservatore Romano", (newspaper; Vatican City)
10 Gusht, 1987, f. 4; shih edhe Dictionary of Doctrinal
and Historical Theology, f. 765; si edhe The Voice of
Prophecy radio broadcast, H. M. S. Richards, speaker, Los
Angeles, Dec. 20, 1958.
[7](Dizionario Teologico Interdisciplinare della Marieti, f. 472-73; shih
edhe The
Promise of the Trinity, Gunton, f.31 ).
|