|
Ungjilli i
Gjonit apo thashethėma e Gjonit !
Halil Ibrahimi
Ungjilli sipas Gjonit konsiderohet tė jetė i njohur pėr
pėrmbajtjen e doktrinės sė mishėrimit tė Zotit nė Jezusin e
cila paraqitet qė nė fillim tė Ungjillit:
Nė fillim ishte
Fjala dhe Fjala ishte pranė Perėndisė, dhe Fjala ishte
Perėndi. (1:1)
Duke vazhduar tutje:
Dhe Fjala u bė mish
dhe banoi ndėr ne; dhe ne soditėm lavdinė e tij, si lavdia e
tė vetėmlindurit prej Atit
(1:14)
Fjalėt e mėsipėrme i atribuohen ose i janė atribuar Gjonit
dhe duke qenė se Gjoni ishte njėri nga dishepujt e Isait (Jezusit),
dėshirohet me kėtė tė krijohet imazhi se nuk ishte Pali ai
qė krijoi doktrinėn e mishėrimit tė Perėndisė nė trup njeriu
tek Jezusi, por ishte Gjoni.
Ky pohim do tė ishte i mbėshtetur po qe se Ungjilli sipas
Gjonit tė paktėn do tė ishte i ngjashėm dhe koherent sikur
tre ungjijt e parė. Sidoqoftė, Ungjilli sipas Gjonit vihet
nė dyshim dhe pasiguri nga vetė tė krishterėt. Njė numėr i
madh i tė krishterėve tė shekullit tė dytė e kanė mohuar
mundėsinė qė Gjoni ta ketė shkruar atė. Nė kohėt e sotme
autenticiteti i kėtij Ungjilli ėshtė bėrė qendėr e debateve
dhe mospajtimeve.
Ireneusi, Origeni, Klementi dhe Euzebiusi ishin tė parėt qė
ngritėn pohimin se ky ungjill ishte vepėr e apostullit Gjon.
Megjithatė, nė atė kohė (254 pas Krishtit), njė grup i tė
krishterėve refuzuan qė ta pranojnė pohimin se Gjoni
apostull e kishte shkruar kėtė ungjill. Sipas Enciklopedisė
Britanike, qėndrimi i kėtij grupi ishte si vijon:
Njė dėshmi pozitive
pėr konkluzionin kritik nxirret nga ekzistenca e njė grupi
tė tė krishterėve tė Azisė sė Vogėl tė cilėt rreth vitit 165
e mohuan qė ungjilli tė ishte shkruar nga Gjoni, por pohuan
se ishte vepėr e Cerintusit. Atribuimi ėshtė padyshim i
gabueshėm, por a do tė mundnin kėta tė krishterė, tė cilėt
ishin me numėr tė mjaftueshėm qė tė meritonin njė diskutim
tė gjatė nga Shėn Epifaniusi mė 374-377, dhe tė cilėt
mbėshtetnin ungjijt sinoptikė, tu kundėrvihen guximshėm
Gnostikėve dhe Montanistėve, dhe tė cilėt iu shmangėn ēdo
emėrtimi special derisa Peshkopi ua vuri nofkėn Alogi
(mohues iracional tė Logos-Ungjillit); pra a do tė mundinin
kėta nė njė vend tė tillė dhe nė njė kohė tė tillė tė mbanin
pikėpamje tė tilla po qe se origjina apostolike e ungjillit
do tė ishte e pakontestueshme.
Se ka fakte edhe brenda pėr brenda ungjillit se ai nuk ėshtė
i shkruar nga Gjoni ėshtė evidente. Sidoqoftė, autori i
Ungjillit sipas Gjonit duket tė ketė qenė padyshim teolog
Hebraik i cili ishte mjaftė mirė i familjarizuar me mendimet
dhe idetė hebraike. Siē duket nga Veprat e Apostujve 4:13,
dishepulli Gjon, bir i Zebedeut ishte i pashkolluar. Mirėpo
Ungjilli sipas Gjonit na e zbulon se autori i tij ishte
thellėsisht i mėsuar dhe i pėrkiste njė familjeje tė shquar.
Pėrkundėr kėsaj Gjoni (apostull) biri i Zebedeut kishte njė
status tė ulėt nga kėndvėshtrimi shoqėror. Pėrveē kėsaj,
pėrmbajtja dhe stili i Ungjillit sipas Gjonit nė mėnyrė
radikale ndryshon nga tė tre ungjijt e tjerė.
Personi i parė i cili e pėrshkruajti ungjillin e katėrt si
vepėr tė Gjonit apostull, ishte Ireneusi, i cili, sipas
shkollarėve Kristianė nuk ėshtė i besueshėm dhe as qė ishte
ekspert nė fushėn e tė analizuarit kritik. Pėr arsye tė
njėjta, njė numėr i madh i shkollarėve kristianė nė kohėt e
tanishme e shohin kėtė ungjill si fabrikim dhe mendojnė se
ai nuk do tė duhej tė pėrfshihej krahas librave tė tjera tė
Biblės.
Ata shkollarė kristianė tė cilėt e konsiderojnė kėtė ungjill
si korrekt dhe tė cilėt duan qė ta mbrojnė nga akuzat pėr
fabrikim, janė virtualisht unanim se autori i Ungjillit tė
katėrtė nuk ka qenė Gjoni (biri i Zebedeut), por Gjoni i
Vjetri. James Mackinon shkruan:
Ka shumė gjasa qė
Ireneusi, saktėsia dhe mprehtėsia e tė cilit nuk lėnė shumė
pėr tu dėshiruar, e ka ngatėrruar atė (apostullin Gjon) me
njė Gjon tjetėr (Gjonin e Vjetėr) tė pėrmendur nga Papiasi i
Hierapolisit nė Azi, nė ēerekun e dytė tė shekullit tė dytė,
njėjtė edhe sikur me Profetin Gjon tė Librit tė Zbulesės
Shkollari i mirėnjohur kristian nga Pakistani, Barakatullah,
shkruan:
Ne kemi arritur nė
konkluzionin se tė pohuarit se Ungjilli sipas Gjonit ėshtė
shkruar nga Gjoni biri i Zebedeut, ėshtė i pasaktė
Barakatullah tutje vazhdon:
E vėrteta ėshtė se
teologėt nuk janė tė vullnetshėm qė tė pranojnė pa debat se
ungjilli i katėrt ėshtė shkruar nga Gjoni biri i Zebedeut.
Dhe nė pėrgjithėsi, janė parė teori pėr tė kundėrtėn.
Barakatullahu nė librin e tij, ėshtė pėrpjekur qė nė detaje
tė thella ta vėrtetojė pohimin e tij se autor i Ungjillit tė
katėrt nuk ėshtė Gjoni biri i Zebedeut. Pėrse Barakatullahu,
njė shkollar kristian me besim tė madh do tė dėshironte ta
rrėnjosė dhe vėrtetojė kėtė fakt? Ai sēaron me fjalėt
vijuese:
Ata teologė tė
cilėt besojnė se ungjilli i katėrtė ėshtė shkruar nga Gjoni
biri i Zebedeut- ata nė pėrgjithėsi nuk pranojnė rėndėsinė
historike tė kėtij ungjilli. Teoria e tyre ėshtė se ungjilli
i katėrt ėshtė pa ngjarje historike, dhe se pėrmbajtja e tij
i takon autorit i cili e vė atė nė gojėn e Fjalėve tė
Zotit.
Faktikisht,
atribuimi i ungjillit tė katėrt si vepėr e apostull Gjonit
birit tė Zebedeut, e sjell autenticitetin e tij nė rrezik
serioz. I nderuari mė sipėr ka tentuar qė tė tregojė se ky
ungjill ėshtė shkruar nga Gjoni i Vjetri. Hulumtimet e tij
indikojnė se Gjoni i Vjetri ishte gjithashtu nxėnės i
Jezusit, por nuk llogaritej midis dishepujve. Sipas kėsaj,
Gjoni i Vjetri ishte njė i ri dhe u nderua nga Jezusi nė
ditėt e tij tė fundit duke e pėrfshirė atė nė shoqėrinė e
tij. Gjoni i Vjetri ishte njė person i kulturuar dhe i
mėsuar nė Dhjatėn e Vjetėr. Ai i takonte njė familjeje tė
shquar gjė qė shprehet nė ungjillin e tij. Shumė tė
krishterė nė pėrgjithėsi e kanė pranuar kėtė konkluzion sot,
gjė qė ka rezultuar nė mohimin se Gjoni apostull, biri i
Zebedeut ėshtė autor i ungjillit tė katėrt.
Konkludimi i mėsipėrm ėshtė pa ndonjė themel. Pėrveē
mbrojtjes sė origjinalitetit tė ungjillit tė Gjonit, nuk
mund tė shihet ndonjė arsyetim tjetėr. Pyetja qė akoma nuk
ėshtė pėrgjegjur ėshtė se a ishte Gjoni i Vjetri, pėrveē
dymbėdhjetė apostujve, njė nxėnės tjetėr i Jezusit. Pėrse
ai nuk ėshtė pėrmendur nga Marku, Luka dhe Mateu nė ungjijt
e tyre? Ungjilli i katėrt indikon se autori i tij ka qenė nė
kontakt shumė tė afėrt me Jezusin; gjithashtu ai ka qenė
shumė i dashur pėr Jezusin. Autori i ungjillit tė katėrt e
ka pėrdorur nė shumė vende shprehjen apostulli tė cilin
Jezusi e deshi. Nė fund, autori thotė se kuptimi i asaj
shprehjeje ėshtė vetė autori i ungjillit tė katėrt.
[Shiko pėr shembull 13:23 dhe 13 25]
Nuk
shihet njė afėrsi e tillė nga/pėr dishepujt tjerė, por ky
dishepull supozohet pra tė jetė dashur aq shumė nga Jezusi
sa qė ėshtė lejuar qė ti qėndrojė afėr dhe tė hajė me tė.
Kėshtuqė nėse Jezusi ishte aq i afėrt me tė (autorin),
atėherė pėrse autori nuk ėshtė pėrfshirė si dishepulli i
trembėdhjetė? Sa ėshtė racionale qė tė pranohet se Juda
Iskarioti i njohur si vjedhės (Gjoni 12:6) dhe i cili e
tradhėtoi Jezusin dhe i kurdisi Zotėriut tė tij (Jezusit)
arrestimin (Luka 22:3), tė konsiderohet midis dymbėdhjetė
apostujve, ndėrsa nxėnėsi i Jezusit (autori i ungjillit tė
katėrt) i cili i paska qėndruar aq afėr tė mos konsiderohet
dishepull?
Tutje, pėrse Marku, Mateu dhe Luka nė ungjijt e tyre, tė
cilėt sipas tė krishterėve pėrmbajnė pėrshkrim tė detajuar
dhe komplet tė jetės sė Jezusit, bile duke i pėrmendur edhe
personat e rėndomtė nė lidhje me Jezusin si Mari Magdalena
ose Marta lidhur me rastin e mushkės dhe Jezusit, dėshtojnė
totalisht qė tė japin ndonjė referencė sado tė largėt pėr
kėtė nxėnės tė supozuar tė Jezusit?
Po qe se do tė kishte ekzistuar ndonjė apostull i quajtur
Gjoni i Vjetri, pėrveq apostull Gjonit birit tė Zebedeut,
atėherė pėrse autorėt e qė tė katėr ungjijve dėshtojnė qė tė
sqarojnė dallimin midis kėtyre dy Gjonave nė mėnyrė qė tė
shmangen konfuzionet? Midis dymbėdhjetė apostujve ne e dime
se ishin DY Jakobėr: 1) Jakobi biri i Zebedeut dhe 2) Jakobi
biri i Alfausit. Ngjashėm, ekzistonin dy persona me emrin
Judė: 1) Juda biri i Jakobit dhe 2) Juda Iskarioti. Autorėt
e ungjijve e kanė tėrhequr shumė mirė dallimin midis kėtyre
duke i pėrmendur ata ndaras nė mėnyrė qė tė shmangin
mėdyshjet. (Shiko pėr shembull tek Mateu 10:6, Luka 6:14,
Veprat 1:13). Kėshtuqė, nėse do tė ekzistonin midis
apostujve tė Jezusit dy persona me emrin Gjon, atėherė pėrse
autorėt e Ungjijve nuk e kanė larguar konfuzionin ashtu siē
kanė bėrė nė rastin e dy Jakobėrve dhe dy Judave?
Tutje, nėse do tė ekzistonte apostulli i Jezusit i quajtur
Gjoni i Vjetri, atėherė ku shkoi ai pas ngritjes sė Jezusit?
Pėrpjekjet dhe aktivitetet e apostujve tė Jezusit pas
largimit tė kėtij tė fundit janė pėrshkruar nė detaje nė
librin biblik tė quajtur Veprat e Apostujve. Por nuk
pėrmendet kurrfarė Gjoni i Vjetri. Nuk mund tė supozohet apo
tė thuhet se ai (Gjoni i Vjetri) vdiq menjėherė pas ngritjes
sė Jezusit, pasi qė Ungjilli sipas Gjonit ėshtė shkruar
shumė kohė pas Jezusit. Ėshtė thenė aty pastaj se ai
dishepull nuk do tė vdiste (21:23), kėshtuqė tė gjithė
teologėt kristianė tė cilėt e konsiderojnė Gjonin e Vjetėr
tė ndarė nga apostull Gjoni biri i Zebedeut, janė tė
mendimit se Gjoni i Vjetri mbeti gjallė pėr njė periudhė tė
caktuar pas Jezusit, deri nė atė masė qė Polikarpi tė bėhet
nxėnės i tij. Janė tė pamohueshme faktet se Gjoni i Vjetri
nuk ishte apostull i Jezusit. Vargu nga fundi i Ungjillit tė
Gjonit thotė se:
Ky ėshtė dishepulli
qė dėshmon pėr kėto gjėra dhe qė ka shkruar kėto gjėra; dhe
ne dimė se dėshmia e tij ėshtė e vėrtetė.
(21:24)
Le ta kemi parasysh kėtu faktin se shumica e shkollarėve
kristianė besojnė se vargu i mėsipėrm ėshtė shtesė e
mėvonshme dhe se nuk ėshtė e shkruar nga autori i Ungjillit
tė Gjonit. Westcott, komentues i njohur i Biblės, i cili
ėshtė shumė i vėmendshėm dhe i kujdesshėm gjatė tė
kritikuarit tė Biblės, lidhur me kėtė qėshtje thotė:
Qė tė dy vargjet
duket tė jenė shėnime tė ndara bashkangjitur ungjillit para
publikimit tė tij. Forma e vargut 24 ballafaquar me vargun
35 nga kapitulli 19 tregon bindshėm se ky nuk ėshtė dėshmi e
ungjilltarit. Fjalėt janė shtuar mbase nga tė vjetrit
Efesianė, tė cilėve u ėshtė dhėnė rrėfimi paraprak nė mėnyrė
gojore dhe tė shkruar
[1]
Ky qėndrim mbėshtetet nga autori i mirėnjohur bashkėkohor,
peshkopi Gore, dhe kjo ėshtė arsyeja pse kėto dy vargje janė
tė dyshimta duke pasur paraysh rrethanat manipuluese tė tyre
nė Codex Sinaiticus. Kėshtuqė nuk mund tė thuhet se autori i
kėtyre vargjeve ėshtė apostulli i Jezusit.
Ėshtė e qartė pa kurrfarė dyshimi se autor i Ungjillit tė
katėrt nuk ėshtė as apostulli Gjon biri i Zebedeut e as
Gjoni i Vjetri apo kushdoqoftė tjetėr nga apostujt e Jezuit.
Duke pasur parasysh faktet e mėsipėrme, shihet se autori i
Ungjillit tė katėrt ka qenė peson i cili ka jetuar shumė mė
vonė se apostujt e Jezusit dhe i cili e kishte fituar
njohurinė e tij nėn mbikėqyrjen e Palin dhe nxėnėsve tė tij.
Sipas Westcott, nė mėnyrė qė ungjilli i katėrt ti mvishet
Gjonit apostull, birit tė Zebedeut, janė shtuar disa
sentenca tė cilat pėrfshijnė pėrvojėn personale tė autorit,
me qėndrimin pėr tė kundėrshtuar argumentet e disa sekteve
gnostike tė asaj kohe tė cilat mohonin hyjnueshmėrinė e
Jezusit. Ėshtė e pakundėrshtueshme nė botėn akademike se
ndryshimet dhe modifikimet e Biblės ishin tė rėndomta dhe tė
vazhdueshme nė mėnyrė qė tė debatojnė sektet kundėrshtare tė
kohės. Profesor Streeter, shkollar i njohur modern kristian
nė librin e tij nė mėnyrėn mė tė qartė qė ėshtė e mundur e
tregon kėtė:
Nė ungjillin e
katėrt ne gjejmė njė shtesė tekstit e panjohur pėr autorin
origjinal, e cila jepė njė deklaratė definitive rreth
autorėsisė, por a nuk ėshtė mė e mundshme qė kjo tė jetė
shtuar nė ndonjė kohė tė mėvonshme, mbase gjithashtu nė
ndonjė lokalitet tjetėr dhe ka pasur pėr qėllim qė tė
formojė pikėpamje rreth autorėsisė sė librit nga e cila
pikėpamje shmangeshin persona tė caktuar nė atė vend dhe
kohė? Dhe se njė mospajtueshmėri e tillė ekzistonte nė
shekullin e dytė do ta shohim shumė shpejtė. Kėshtuqė nga
kjo, fjalėt ky ėshtė dishepulli i cili i ka shkruar kėto
gjėra duhet tė interpretohet si tentim pėr tė qetėsuar
qėshtjen e diskutueshme, dhe ėshtė kėshtu njė fakt shtesė i
ekzistencės sė dyshimeve lidhur me autorėsinė e Ungjillit[2]
Nga kjo del se nuk ėshtė pėr tu ēuditur qė nėn rrethana tė
tilla ungjilli i katėrt dhe letrat e Gjonit janė shkruar nga
ndonjė nxėnės i Palit, dhe mė vonė njerėzit bėnė ndryshime
pėr tė vendosur besimin se autori i ungjillit tė katėrt e ka
takuar personalisht Jezuin dhe se ka qenė nė shoqėrinė e
tij, gjėra tė cilat nuk janė tė vėrteta.
Duke pasur parasysh qasjen e pėrgjithshme nė atė kohė, ky
konkluzion duket tė jetė i vėrtetė. Sipas pikėpamjes
kristiane ungjilli i katėrt mund tė jetė shkruar nga Gjoni i
Vjetri, por ai nuk ishte apostull i Jezuit. Duke adoptuar
pikėpamjet e profesorit Streeter, autor i ungjillit tė
katėrt ishte Gjoni i Vjetri por:
Gjoni i Vjetri
ėshtė pėrshkruar nga Papiasi si dishepull i Zotėriutdhe
nga Polikarpi si ai qė e ka parė Zotėriun. Por nuk mund tė
supozojmė se ai ka bėrė diēka mė tepėr se sa qė e ka parė
Atė, i sjellur mbase si njė ēun dymbėdhjetė vjeēar nė
Jeruzalem nga i ati i tij nė pelegrinazhin e Pashkėve. Dhe
ai mund tė ketė qenė midis turmės qė ka shikuar kryqėzimin,
dhe njerėzit nė atė kohė nuk ishin mjaft tė kujdesshėm qė tė
mbanin fėmijėt larg kėtyre gjėrave. Nė kėtė rast, rreth
vitit 95 pas Krishtit ai do tė ketė mbėrrirė moshėn 77
vjeēare. Letra e parė e Gjonit ėshtė shkruar definitivisht
nga dikush nė moshė tė shtyrė, i cili shumė natyrshėm do tė
kalonte nga pėrdorimi i frazės vėllezėr nė fėmijtė e mi
tė vegjėl nė paragrafin e njėjtė (IJN III 13 dhe 18). Kjo
frazė e fundit vėshtirė tė jetė shkruar nga dikush nė moshėn
nėn shtatėdhjetė vjeēare[3]
[1]
Cituar nga Streeter, faqe 430
[2] Streeter nė The Four Goslpels faqe 4
[3] Streeter nė The Four Goslpels faqe 443
Kėshtuqė nuk ka ndonjė vėshtirėsi nė supozimin se Gjoni i
Vjetri ka shkruar Ungjillin e katėrt rreth vitit 90-95 pas
Krishtit nė moshėn shtatėdhjetė vjeēare ose mė shumė.
Konkluzion
Misionarėt dhe evangjelistėt kristianė dėshpėrueshėm
tentojnė ta ruajnė ungjillin e katėrt nga tė deklaruarit si
tė krijuar. Por nėse shmangim tentimet e pasuksesshme tė tė
arsyetuarit dhe e pranojmė teorinė ashtu siē ėshtė,
konkluzionet e mėposhtme janė tė pashmangshme.
Autori i ungjillit tė katėrt
NUK ĖSHTĖ
Gjoni apostull, biri i Zebedeut, por Gjoni i Vjetri.
Gjoni i Vjetri NUK
ishte apostull i Jezuit.
Gjoni i Vjetri e kishte parė njė here Jezusin kur i kishte
12 vjetė, por NUK
pati ndonjė rast ti shėrbente Jezusit apo tė dėgjonte
mėsimet e tij.
Gjoni i Vjetri e kishte parė mbase Jezusin nė tentimin e
kryqėzimit tė supozuar.
Ai NUK
ishte banor i Jeruzalemit por vinte nga regjioni Jugor i
Kanaanit.
Pas Jezusit dhe deri nė vitin 95 nuk ka
ASNJĖ
shėnim pėr atė se ku mund tė kishte jetuar ai. Dhe prej kujt
i kishte mare njohuritė! Me kė ishte shoqėruar! Dhe ēfarė
relacione kishte ai me apostujt e Jezuit!
Nė vitin 95 pas Krishtit ose aty pėrafėrsisht, nė moshėn 70
+ vjeēare ai shkroi ungjillin e Gjonit ku pėr here tė parė
pėrmendet doktrina e inkarnimit.
Mė vonė, u bė njė shtesė nė fund tė Ungjillit e cila
indikonte gjoja se autor i Ungjillit ishte Gjoni biri i
Zebedeut ose ndonjė apostull i dashur i Jezuit.
Konkluzionet e mėsipėrme nuk janė rezultat i tė arsyetuarit
tė Muslimanėve, por janė pikėpamje tė teologėve kristianė nė
mėnyrė qė tė ruhet Ungjilli i katėrt nga tė deklaruarit si i
krijuar. Konkluzionet e mėsipėrme do tė na qojnė
pashmangshėm nė faktet e padiskutueshme tė cituara mė
poshtė:
(a) Doktrina e inkarnimit, apo mishėrimit tė Zotit nė
trupin e Jezusit nuk mund ti pėrshkruhet as Jezusit e as
dikuj nga apostujt e tij.
(b) Personi i cili vetėm e kishte parė Jezusin nė moshėn
12 vjeēare por nuk kishte marrė ndonjė dituri nga ai,
fillimisht e shkroi kėtė doktrinė pas ngritjes sė Jezusit.
(c) Personi qė e ka paraqitur kėtė doktrinė ėshtė i
panjohur pėr ne, me pėrjashtim tė shkrimeve tė tij; konditat
dhe situatat e tij janė tė panjohura.
(d) Ēfarė personi ishte ai? Ēfarė ishin besimet e tij? Si
erdhi ai deri tek ajo doktrinė? Ēfarė ishte marėdhėnia e tij
me apostujt?
(e) Kjo doktrinė e inkarnimit u krijua apo u shtua nė
Bibėl rreth vitit 95 pas Krishtit kur ai i kishte rreth 70
vjetė dhe 28 vite pas vdekjes sė Palit.
(f) Duke qenė se Pali kishte vdekur para tij dhe se nė
letrat e tij ai kishte aluduar nė inkarnimin, del se personi
qė e ka parashtruar doktrinėn e inkarnimit nuk ishte Gjoni i
Vjetri por Pali.
Dhe nė fund mos tė harrojmė faktin se asnjė thėnie e Jezusit
nuk e mbėshtetė doktrinėn e inkarnimit e as qė ėshtė
pėrkrahur kjo doktrinė nga dishepujt e tij.
|