| Libri: "SHPIFJET NDAJ TĖ VĖRTETAVE ISLAME" |
Libri: "SHPIFJET NDAJ TĖ VĖRTETAVE ISLAME"- Senad Maku
Me emrin e Allahut, Bėmirėsit tė pėrgjithshėm, Mėshiruesit tė posaēėm
Parathėnia e librit
Falėnderimi i takon Allahut tė Madhėrishėm, Krijuesit tė kėsaj gjithėsie, ndėrsa paqa, mėshira e Allahut qofshin mbi Pejgamberin, Muhamedin s.a.v.s, mbi familjen e tij, shokėt e tij dhe mbi pasuesit e tij tė ndershėm deri nė pėrfundim tė jetės sė kėsaj bote.
O Zoti ynė, na jep mėshirė dhe na udhėzo nė rrugė tė drejtė.
Sa e njėjtė ėshtė e sotmja me tė djeshmen!
Historia ripėrsėritet!
Si nė tė kaluarėn, ashtu edhe sot sulmet ndaj fesė Islame nuk kanė tė pushuar. Nė pėrgjithėsi, pėr Islamin ėshtė folur shumė herė vetėm nė kontekstin negativ, duke shpifur e trilluar gjėra nga mė tė kėqijat pėr tė. Pėr islamin ėshtė shkru¬ar mjaft dhe vazhdohet tė shkruhet edhe sot nėpėr mediat elektronike, gazeta e revista tė ndryshme, tė botuara qoftė nga individėt, qoftė nga grupe individesh, tė cilėt kanė shprehur mendime nga mė tė ndryshmet; disa e kanė vlerėsuar si fe tė njė kulture e civilizimi tė pra¬pa¬mbetur, si fe e dhunes dhe e fanatizmit, qė pengon mode¬rnizimin e jetės, lirinė e tė menduarit dhe tė tė shprehurit; fe afriko-aziatike e, madje disa e kanė quajtur fe tė Lindjes. Por, tė shkretėt sikur harruakan se edhe fetė e tjera, si: Krishterimi apo Hebraizmi e kanė zanafillen po nga Lindja.
Kėshtu, sipas tyre, Islami na qenka fe e pasioneve tė dobėta, e cila nėpėr botė ėshtė pėrhapur me shpatė. Trillime e etiketime tė kėtij lloji vazhdojnė tė thuhen edhe sot pėr Islamin. Asnjė fe nė botė sėshtė interpetuar nė mėnyrė kaq tendecioze; asnjė feje nė botė nuk i janė adresuar aq shumė fyerje e urrejtje sa fesė Islame. Nė kėtė mėnyrė shpifėsit dhe trilluesit, mundohen qė tia mohojnė Islamit dhe Kuranit tė Madhėrishėm burimin Hyjnor, Muhamedit s.a.v.s. pejgamberinė, kurse muslimanėt ti paraqesin si idhujtarė dhe heretikė. Po, megjithėkėtė emri i Muhamedit s.a.v.s. vazhdoi dhe vazhdon tė pėrmendet mė shumė se emri i cilėsdo krijesė tjetėr, kurse udhėzimi dhe drita Hyj¬nore qė ai solli, edhe sot e kėsaj dite vazhdon tė ndri¬ēojė zemrat e pastra dhe fisnike tė miliona e miliarda njerėzve pėr 14 shekuj.
Shtrembėrimet qė iu bėn Islamit e Kuranit nga shpifėsit, kishin dhe kanė pėr qėllim zhvlerėsimin e realitetit tė Kuranit si libėr Hyjnor dhe Muhamedin s.a.v.s. si i dėrguari i Zotit, duke i paraqitur nė mėnyrė jo objektive dhe tė pandershme. Nė lidhje mė kėtė shkencėtari dhe profesori i Universitetit tė Parisit dhe anėtar i Akademisė sė Shkencave tė Francės, Dr. Maurice Bucaille, thotė: Sikur shumica e njerėzve nė Perėndim, edhe unė kam mundur ti ruaj tė njėjtat ide tė gabuara dhe aq shumė tė pėrhapura pėr Islamin deri nė ditėt tona. Kėshtu, pra, e pranoj se isha njė injorant i madh para se tė krijoja pėr islamin pikėpamje ēfarė i kam sot, tė drejta dhe objektive. Nėse kam pasur pak ndikim apo kam hezituar lidhur me Kuranin, atėherė ka qenė ajo ēka mė kishin mėsuar nė rininė time; Kurrė nuk mė flisnin pėr muslimanėt, por vetėm pėr muhame¬danėt, duke e theksuar posaēėrisht atė se ėshtė fjala pėr religjionin tė cilin e ka themeluar njė njeri, dhe i cili nuk ka kurrfarė vlere karshi Zotit.... Unė pėrsėris konstatimin tim se nė Kuran nuk ėshtė futur dora e njeriut, por ai tekst ėshtė shpallje Hyjnore, dhe pėr kėtė ska dyshim.
Rreth imazheve tė pavėrteta qė u serviren amerikanėve edhe sot e kėsaj dite pėr Islamin, Paul Findley, anėtar i Ko¬ngresit amerikan qė 22 vjet, thotė: Imazhet e rreme pėr Islamin qė nga vegjėlia vazhduan tė ruhen kaq gjatė nė mendjen time, saqė sot nuk mė bėn pėrshtypje kur njihem me amerikanė tė tjerė qė kanė botėkuptime tė ngjashme. ثshtė pėr tu habitur kur mendon pėr numrin tejet tė madh tė stereotipeve dezinformuese qė kanė vazhduar pėr isla¬min, tė pacėnuara vit pas viti, gjatė orėve tė mesimit tė sė dielės nė tė gjithė Amerikėn. Miliona tė rinj mund ti kenė pranuar informacionet e rreme si tė vėrteta dhe gjatė vi¬teve ua kanė kaluar tė papėrmirėsuara miliona njerėzve tė tjerė.
Dokumenti i Vatikanit, i vitit 1970 Orientimi pėr dia¬log nė mes tė tė krishterėve dhe muslimanėve, i lėshuar pas Koncilit tė Dytė tė Vatikanit, dėshmoi ndryshimin the¬lbėsor tė opinionit pėr muslimanėt. Ky dokument, nė for¬mė tė rezolutės, e mori pėrgjegjėsinė e pranimit tė padre¬jtėsisė qė i ėshtė bėrė islamit nė tė kaluarėn, duke dhėnė njė mesazh tė qartė; Tė lirohemi nga paragjykimet ndaj islamit.
Duke pasur parasysh etiketimet dhe trillimet e shumta qė po i bėhen Islamit nė pėrgjithėsi, si dhe shpifjet e shu¬m¬ta qė po i adresohen kėsaj feje, punimin e kemi ndarė nė tre kapituj dhe kemi trajtuar dy nga ēėshtjet mė tė rė¬ndė¬sishme qė kanė tė bėjnė me Kuranin Famėlartė dhe mė tė dėrguarin e Zotit, Muhamedin s.a.v.s..
Nė kapitullin e parė kemi folur pėr shpifjet dhe trillimet qė i bėhen Kuranit Famėlartė rreth burimit tė tij; kemi dhėnė kritika dhe kundėrpėrgjigje ndaj kėtyre shpifjeve, kurse nė kapitullin e dytė kemi folur pėr shpifjet qė i adre¬sohen Muhamedit s.a.v.s. rreth martesave tė tij me shumė gra, duke e etiketuar si njeri i dhėnė pas epsheve dhe dė¬shirave seksuale.
Nė kapitullin e tretė kemi veēuar disa nga thėniet obje¬ktive tė mendimtarėve me famė botėrore rreth Islamit, Kuranit dhe Muhamedit s.a.v.s.
Kėtė punim e kam ilustruar me citate Kuranore dhe me pjesė nga jeta e tradita e tė dėrguarit tė Zotit, Muhamedit s.a.v.s. Poashtu kam pėrdorur edhe citate nga Bibla, komente, sqarime dhe mendime tė ndryshme tė personali¬teteve tė shquara, qofshin ata muslimanė apo jomuslimanė, qė pėrmbajtja e tekstit tė jetė sa mė e qartė dhe punimi tė jetė sa mė shkencor .
Shpresoj se lexuesi i ndershėm do ta kuptojė se e vėr¬teta qė kemi thėnė ne pėr Islamin qėndron mė lart dhe mė fuqishėm nga ēqėndrojnė gėnjeshtrat dhe shpifjet qė janė thėnė pėr tė nga misionarė e njerėz qė islamin nuk e shohin dot.
Urrejtja e thellė qė i ka kapluar zemrat e shpifėsve, ua ka verbuar sytė dhe nuk shohin tė vėrtetėn e ndritshme. Allahu xh.sh. thotė:
Pėrkundrazi, Ne tė pavėrtetėn e godasim me tė vėrtetėn dhe ajo (e vėrteta) triumfon mbi tė, ndėrsa ajo (gėnje¬shtra) zhduket. (Kuran; Sure: El Enbija, Ajeti: 18)
Nė kėtė punim kam dhėnė vetėm disa nga argumentet qė flasin tė vertetėn pėr Islamin dhe hedhin poshtė tė gjitha trillimet e poshtėrimet qė i bėhen atij nga njerėz tė pandėrgjegjshėm .
Nė fund, lus Allahun xh.sh. ta pranojė kėtė punim mo¬dest e tė thjeshtė dhe tė na shpėrblejė me tė mirat e Tij si nė kėtė botė, ashtu edhe nė botėn tjetėr. Nėsė nė punimin tim ka ndonjė tė metė nė tė, atėherė, kjo vjen nga dija ime e kufizuar dhe njerėzore.
Senad Maku
Ulqin 2007
Detajet e librit:
Titulli: Shpifjet ndaj tė vėrtetave Islame
Autori: Senad Maku
Recenzentė: Dr. Zija Abdullahu
Formati i librit: A5
Faqe: 124
ISBN e librit: 978-9951-8736-0-4
Njoftim:
Librin mund ta gjeni nė kėto pika tė shitjes, ndėr mė kryesorėt janė:
Libraria Sira dhe Krenaria qė gjinden afėr Xhamisė 4 Llulla nė Prishtinė, Kosovė.
Libraria Alb-Books qė gjindet pranė Xhamisė sė Tabakėve nė Tiranė, Shqipėri.
Libraria Furkan ISM adresa: II Makedonska Brigada, lok. 22, 1000 nė Shkup, Maqedoni.
Libraria Selam pėrballė Xhamisė sė Kryepazarit nė Ulqin, Mali i Zi.
Gjithashtu do ta gjeni edhe nė libraritė dhe qytete tjera po nė kėto shtete qė pėrmendėm mė lartė.
Sugjerime, komente dhe ēdo gjė nė lidhje me librin mund tė mė kontaktoni nė kėtė e-mail: senadmaku@gmail.com
|
|