KISHA DHE DHUNA INTELEKTUALE – (Pjesa II)
Interior da Igreja São Luiz Gonzaga. Xaxim, Santa Catarina, Brasil. / Interior of São Luiz Gonzaga Church. Xaxim, Santa Catarina, Brazil.

KISHA DHE DHUNA INTELEKTUALE – (Pjesa II)

Shkronjat e shndërruara në hi
Nga ata që nuk deshën të mbeten vetëm në dhunën kundër njerëzve, por u drejtuan edhe kundër fjalës së shkruar ose librit – që paraqet thesarin kulturor të një populli – është edhe françeskani Francisko Ksimenes de Cisnerosi, i cili ishte inkuizitori kryesor në Spanjë. Ky nuk deshi të mbetet vetëm me represio¬net dhe dhunën që ua shkaktoi myslimanëve në Spanjë, por urdhëroi të zhduken edhe të gjitha librat e myslimanëve që do të gjenden në Granadë. Kështu në sheshin Bab ul-Ramle të Granadës u tubuan dhe u dogjën më shumë se tetëdhjetëmijë libra(59), ndërsa ekzistojnë dokumente ku thuhet se gjatë akteve kriminele të Ferdinadit, vetëm në Granadë janë djegur afër tetëqindmijë libra.(60)
Ne këtu do ta veçojmë vetëm njërin nga ato raste, gjegjësisht krimin ndaj librit dhe kulturës islame që u realizua në Granadë, atëherë kur në pushtet erdhën Isabella dhe Ferdinandi i Aragonës (1479-1516).
“Ishte viti i fundit i shekullit pesëmbëdhjetë, atëherë kur trupat e krishtera marshuan triumfalisht në Granadë dhe në emër të Ferdinandit dhe të Isabe¬lës, e pushtuan qytetin. Në pasditen e ditës së parë të dhjetorit të vitit 1499, ushtarët e krishterë nën koman¬dën e pesë kalorësve u futën në njëqind e nëntëdhjetë e pesë biblioteka dhe pallate të qytetit, për të cilat dihej se fshehin vepra dhe përmbledhje të njohura. Ata i plaçkitën të gjitha ato vepra që ishin të shkruara me alfabet arab. Ndërkaq një ditë para kësaj ndodhie, disa dijetarë të krishterë, që ishin në shërbim të Kishës, i kishin preferuar Ksimenes de Cisnerosit që nga edikti i tij t’i përjashtojë treqind dorëshkrime. Mjekët e tyre përbetoheshin dhe e lutnin Ksimenesin që t’i kursejë ato treqind dorëshkrime të vlefshme, kryesisht vepra medicinale. Ksimenesi u pajtua me këtë, sepse edhe ai e dinte se mjekësia te myslimanët ishte shumë më e përparuar se gjithë ajo që e dinte bota krishtere. Ai u pajtua me kusht që t’i vendosin në bibliotekën e re që planifikonte ta themelojë në Alcale.(61) Ato kryesisht ishin dorëshkrime medicinale dhe astronomike të cilat i paraqitnin të arriturat më të rëndësishme shkencore, si dhe tekste e komente medicinale që nga kohët më të vjetra. Aty qëndronte pjesa më e madhe e materialit, i cili nga Gadishulli Pirinej (Andaluzia) dhe nga Sicilia mori rrugën në viset e tjera të Evropës, që atje t’ia tregojë shtigjet renesancës.

Disa mijëra kopje të Kur’anit me komente si dhe me mendime teologjike e filozofike për vlerat dhe fshehtësitë e tij – gjithë kjo e shkruar në kaligrafi – njerëzit e uniformuar i ndanë veçmas. Dorëshkrimet e rralla që ishin me rëndësi më të madhe për arkitektu¬rën e përgjithshme të jetës intelektuale të Andaluzisë, pa kurrfarë rendi u tubuan në një gërmadhe dhe më pas i ngarkuan në shpinët e ushtarëve. Ushtarët tërë atë pasdite tubonin me qindra mijëra dorëshkrime. Vetëm gjatë asaj pasdite, deri në mbrëmje, i zbrazën të gjitha libraritë dhe bibliotekat tona. Atë natë, në sheshin e qytetit Bab ul-Ramle, u ngrit një murë i lartë librash. Pothuajse i tërë thesari kulturor islam andalu¬zian, madje edhe më gjerë, qëndronte pikërisht në këtë shesh të vjetër të Bab ul-Ramlesë (në periferi të Granadës në Spanjë).
Ksimenes de Cisnerosi sonte e zgjodhi këtë qytet dhe pikërisht këtë vend me qëllim që aty ta manifestojë shkathtësinë e tij antikulturore përmes ndezjes së stivës. Librat e qëndisura dhe të zbukuruara ishin dëshmi për aftësinë e myslimanëve të këtij gadishulli që në çdo aspekt ua kalonte standardeve të murgjve të krishterë. Përmbajtja e tyre ishte lëndë mahnitëse e dijetarëve të mbarë Evropës… Ushtarët të cilët morën pjesë në ngritjen e murit të lartë të librave u iknin shikimeve të qytetarëve granadas. Disa nga ata ishin të pikëlluar e disa të tjerë të tërbuar. Sytë u shkëlqenin, ndërsa në fytyrat e tyre vërehej vandaliz-mi dhe arroganca. Ndërkaq në fytyrën e disa të tjerëve, përderisa shkonin djathtas-majtas, vërehej një zbrazë¬tirë. Një i moshuar nga ata vazhdimisht e përsëriste të vetmen fjalë të cilën kishte guxim ta thotë para asaj ndodhie të tmerrshme: “Po ngulfatemi në detin e pan¬dihmësisë”. Disa ushtarë, ndoshta për atë se asnjë¬he¬rë nuk mësuan të shkruajnë dhe të lexojnë, e kup¬tuan se në çfarë vepre të madhe kriminele marrin pjesë. I mundonte ajo që e bënin. Bijtë e fshatarëve i përkujto¬nin tregimet të cilat ua kishin mësuar pleqtë e tyre; rrëfimet për barbarizmin maur tani ballafaqohen me tregimet për kulturën dhe diturinë e tyre. Ushtarë të këtillë nuk pati shumë, por edhe ai grusht kishte një rëndësi. Duke kaluar rrugëve të ngushta, ata me qëllim hidhnin ndonjë dorëshkrim para dyerve të mëdha të mbyllura fortë. Pasi që ndryshe nuk mund të gjykonin, besonin se vëllimet më të rënda janë edhe më të vlefshmet. Ai paragjykim ishte i gabuar, por arsyeja e tyre ishte e ndershme dhe e mirëpritur. Duke iu falënderuar dinjitetit instinktiv të këtij grushti ush¬ta¬rësh, disa qindra dorëshkrime të rëndësishme prapë¬seprapë, disi në fshehtësi, mbijetuan. Më pas u bartën përtej detit, në vende të sigurta – në bibliotekat private myslimane në Fes, dhe kështu shpëtuan nga dhëmbët e përgjakur barbarë.

Errësira filloi ta mbulojë sheshin. Ushtria tuboi një grup të madh të qytetarëve të zemëruar, kryesisht meshkuj. Autoritetet myslimane me turbanë dhe imamët me ahmedije në kokë u përzien me kallfët dhe me çirakët, me tregtarët, fshatarët, bujqit, zejtarët dhe me shitësit e imët, por edhe me kodoshët, prostitutat dhe me ata që ishin të sëmurë mentalisht. Aty gjendeshin përfaqësues të ndryshëm të njerëzimit. Pas drita¬reve të një pallati, roja më e besuar e Kishës së Romës, me ndjenja kënaqësie shikonte se si para tyre vazhdimisht rritej grumbulli i librave. Ksimenes de Cisnerosi çdoherë besonte se pabesimtari nuk do të mund të dëbohet përderisa nuk zhduket kultura e tij. Kjo nënkuptonte zhdukjen sistematike të të gjitha librave të tyre, sepse tradita gojore është jetëshkurtër, përde¬risa Inkuizicioni nuk ua shkurton gjuhën e tyre të ndytë, siç mendonin ata. Nëse ai personalisht nuk do të mundet, atëherë do të gjendet dikush tjetër që do të dijë të organizojë një stivë të domosdoshme, dikush që është i vetëdijshëm se garancia e ardhmërisë është në qëndrueshmëri dhe në disiplinë, e jo në dashuri dhe në arsim… Ksimenesi ishte mahnitur. Ai ishte i zgjedhur i Kishës Romake që të shërbejë si dorë e shtrirë e Zotit… Ai mburrej me këtë hap të tij. Buzë¬qeshjen që e kishte duruar në fëmijëri, nuk kishte pasur bazë…

Një ushtar ishte detyruar të bënte roje para drita¬reve të ipeshkvit. Ksimenesi e shikoi dhe ia lëkundi kokën; pastaj sinjali u bart më tej te njerëzit me vravashkë të ndezur në dorë. Dhe, zjarri u ndez. Për një çast mbretëroi qetësia. Të gjithë heshtën. Më pas u dëgjua klithma e gjatë nëpër atë natë të errët të dhjetorit të vitit 1499. U dëgjuan edhe disa zëre: “Nuk ka Zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij”. Jo larg Cisnerosit, një grup këndonte, por ai nuk mund të dëgjonte asnjë fjalë. Ai edhe ashtu nuk do ta kuptonte, sepse gjuha e vargjeve ishte arabe. Zjarri ngrihej lart në qiell. Edhe vet qielli dukej si ndonjë pafundësi e djegur, ndërsa shkëndijat me spek¬t¬rin e tyre notonin në horizont nga kaligrafia e ilumi¬nuar të cilat gëlltiteshin nga flaka. Sikur edhe vetë yjet qanin me pikëllim të madh… E dogjën kultu¬rën tonë. I dogjën dy milionë dorëshkrime. Për një ditë u zhdu¬kën gjurmët tetëshekullore islame.
Populli në qetësi të plotë filloi të shpërndahej, derisa një bonjak nuk i zhveshi të gjitha rrobat nga trupi i tij dhe hipi në stivë. “Çfarë domethënie ka jeta pa librat tona”? U dëgjua klithma nga mushkëritë e tij të përflakëruara: “Do të na e paguajnë për këtë. Do të na e paguajnë për atë që sot na e bënë”. Pastaj e humbi vetë¬di¬jen. Zjarri e gëlltiti, sikurse edhe librat. Njerëzit qanin në qetësi dhe me plot zemërim. Ajo stivë dhe ai zjarr i madh nuk mundi të shuhet me lotë. Pastaj populli u shpërnda… Në shesh mbretëroi një qetësi. Aty-këtu zjarret ende vëreheshin. Ksimenesi – me fytyrën e tij të fshehur në buzëqeshje dhe duke planifi¬kuar potezat e ardhshme – ecte nëpër hi. Mendonte me zë: “Çfarëdo hakmarrje që ata të përgatisin në thellë¬sinë e dhembjes së tyre, nuk do t’ju ndihmojë, ne kemi fituar. Vërtetë mbrëmë kemi fituar”. Ksimenesi e dinte më mirë se çdo njeri në Gadishull, madje edhe më mirë se Isabella e egërsuar, se çfarë fuqie fshehin idetë në vete. Duke shkelur në hi, ai me shqelm e shkapër¬derdhi një grum¬bull të djegur librash. Tani mbi ugarin e një tragjedie, duket hija e asaj tjetrës”. Një përshkrim të këtillë na e ofron edhe prof. Shukriqi.(62)

Gjithë kjo ishte rezultat i Reqonkuistes.(63) Ky ishte akt vandal ndaj kulturës islame, edhe pse më vonë shkencëtarët evroperëndimorë do të pohojnë se “Evropa i ka një borxh të madh islamit dhe myslimanëve”. Pas këtyre ndodhive tragjike për fjalën e shkruar dhe urtësinë islame, ithtarët e diturisë dhe shkronjës së artë, rrëfejnë me mallëngjim…
Rrëfimet e këtilla nuk janë zbukurim të histo¬risë, e as shprehje e armiqësisë ndaj botës së krishterë. Ato janë ndodhi të cilat duhet të dihen pikërisht vetëm për një qëllim: se shkenca duhet të respektohet e assesi të digjet në stivë, edhe pse Inkuizicioni shkoi një hap më tutje, nuk u kënaq me djegien e ideve, por e dogji edhe atë që rezultoi nga ideja. Ja si e transmetuan atë skenë ata që kishin prezantuar në këtë ndodhi, akt kur ishte blasfemuar njëra nga kulturat më me ndikim në botë, kultura islame:
“Natën kur ata i dogjën të gjitha librat tona, kemi qarë si fëmijë… Sikur të kishim mundur që lotët tanë t’i drejtojmë atje ku duhej, ndoshta do ta kishim shuar zjarrin… Në ato çaste në befasi jam zënë duke kënduar diçka që e kisha mësuar në rini. Në ato momente dëgjova disa zëra dhe kuptova se unë nuk jam i vetmi që i di ato poezi. Ajo ndjenjë e solidaritetit më mbushi me energji e cila asnjëherë nuk u shter prej meje… Ato ishin vargje të cilat i kishte shkruar Ibn Hazmi (jurist dhe filozof i shquar mysliman i Anda-luzisë) që kishte lindur pesë shekuj para aktit barbar të Ksimenesit, atëherë kur drita e kulturës islame filloi t’i ndriçojë disa nga strofullat më të errëta të kontinentit evropian. Ai ishte poeti dhe historiani më i mirë dhe më me famë në mbarë historinë e Andaluzisë. Ato vargje janë:

“Letrën mund ta digjni,
por jo edhe atë që është në të;
sepse ajo qëndron në zemrën time.
Kudo që të shkoj, atje vjen edhe ajo;
ndalet aty ku ndalem edhe unë,
edhe në varr do të vijë me mua”.
Kjo poezi qëndronte në thellësitë e miliona zemrave që ishin ithtarë të denjë të fjalës së shkruar, për të cilët libri paraqiste shenjë e kulturës dhe e qytetërimit”.(64)
Kjo ishte koha kur libri dhe fjala e shkruar nuk kishte kurrfarë domethënie në vetëdijen evropiane. Ishte kjo periudhë kur torturoheshin edhe pronarët e bibliotekave, kohë kur shkronjat shndërroheshin në hi… Historia ka shënuar edhe për vullnetin e atyre që me mund të madh arritën t’i shpëtojnë edhe vetëm disa libra. I tillë ishte rasti me një plakë të qytetit Granadë të Spanjës, e cila në dhjetor të vitit 1499 – me qëllim që t’i ruajë librat nga agjentët e Inkuizicionit – kërkon që disa nga librat e bibliotekës së saj private të dërgohen në ndonjë bibliotekë të madhe islame në Kajro ose në Fes. Lutja e saj drejtuar disa tregtarëve që udhëtonin me anije ishte:
“Ju lutem, këto libra medoemos t’i dërgoni diku. Dërgoni në universitet në Kajro ose në Fes. Për to këtu në Garnatë nuk ka shpëtim”.(65)
Për karakterin negativ të Ferdinandit të Arago¬nës, si dhe për keqpërdorimin e religjionit të krishterë nga ana e tij, ka shkruar edhe Nikollo Makiaveli. Ai në veprën e tij “Princi”, të shkruar në vitin 1513, thotë:
“Që në fillim të sundimit të tij, Ferdinandi i Aragonës e sulmoi mbretërinë e Granadës… Duke i shfrytëzuar paratë e dhëna prej Kishës si dhe ato të nxjerra prej tatimit të popullit, ai arriti të mbante në këmbë ushtri të mëdha, të cilat duke u stërvitur në beteja të panumërta, më vonë atij i siguruan respekt të madh. Pas kësaj, duke u fshehur gjithnjë nën petkun e fesë, ai filloi me një mizori hirplotë persekutimin e maurëve dhe spastrimin e mbretërisë së tij prej tyre… Së fundi, gjithmonë nën pretekstin e fesë, ai e sulmoi Afrikën, dërgoi ushtritë e tij në Itali, ndërsa më vonë i shpalli luftë edhe Francës”.(66)

Ndoshta Ferdinandi nuk e kishte ditur natyrën e zemërgjerësisë së myslimanëve, të cilën sadopak na e përshkruan edhe orientalisti dhe historiani i njohur spanjoll Blasko Ibanjez kur thotë se: “Spanja me këna-qësi i pranoi njerëzit që vinin nga Afrika… Ishte ajo një ekspeditë civilizuese… Nuk ishte invazion… Në qytetet e pushtuara, Kishën ia linin të krishterit, kurse sina¬gogën hebreut. Prej shekullit VIII deri në shekullin XV është krijuar dhe zhvilluar civili¬zimi më me ndikim në Evropë”.(67) Ndërkaq orientalisti Dozy në vitin 1861 në librin “Historia e myslimanëve të Spanjës”, në vëllimin e dytë, faqe 43, do të shkruajë se “Pushtimi arab ishte i mirëseardhur për Spanjën, ai zhvilloi revolucionin e gjithmbarshëm social…”.(68)
Për historinë, zemërgjerësinë, tolerancën dhe rënien e kulturës islame në Spanjë shkruan një numër i madh kronistësh, si: Thomas Arnold(69), Nijaz Shukriq, Blasko Ibanjez, Abdulhalim Muntasir etj.
Nuk ishte kjo hera e parë e djegies së librit dhe të një kulture, siç ndodhi në Spanjë, ato u dogjën edhe më herët, veçanërisht me rastin e invadimit mongol në shekullin XIII në kryeqendrën e shtetit islam, në Bagdad. Kjo ishte koha kur u rrënua Bagdadi dhe u dogjën dhjetëra biblioteka me mijëra libra. Nga ky invadim pësoi edhe qyteti Rej (Persi) ku ishte një bib¬lio¬tekë e madhe në të cilën pati aq shumë dorë¬shkri-me të cilat mund të ngarkoheshin në më tepër se katër¬qind deve(70)… Të gjitha këto biblioteka të cilat ekzistuan në Rej, Merve, Havarizëm (Persi), Bagdad etj., u dogjën nga hordhitë mongole në vitin 1219-1220.
Krime të tilla po ashtu mjaft u manifestuan edhe nga ana e bllokut ortodoks. Sa për ilustrim do ta përmend vetëm Krimenë që gjendet nën administri¬min e Ukrainës, ku në kryeqytetin Bahçesaraj, pikë-risht në oborrin e sulltanëve osmanlinj, ekzistoi një xhami dhe një bibliotekë e madhe. Këto ishin ngritur gjatë periudhës kur administronin osmanët. Biblioteka e Bahçesarajit dispononte me një fond prej disa dhjetëra mijëra librash. Aty vinin të gjithë ata që ishin të interesuar për librin, ata të cilët dëshironin të dinë për filozofinë islame, historinë e religjioneve, etikën, për komentet kuranore, shkencën e hadithit, letërsinë dhe gramatikën osmane etj. Biblio¬teka e Bahçesarajit ishte shkëndijë e vërtetë nga e cila u përhapën njohuri të ndryshme fetare, shkencore, filo¬zofike etj. Bahçesaraji është qytet i njohur edhe me medresenë e madhe që atëherë e quanin Zinxhirli Medrese. Kjo medrese ishte vatër e vërtetë arsimi për myslimanët e Krimes. Mirëpo, në shekullin XVIII, gjatë konflikteve me ushtrinë osmane, rusët i kishin djegur pothuajse të gjitha objektet që u shërbyen myslima¬nëve, pra edhe bibliotekën e madhe të qytetit, xhaminë e bukur që gjendej pranë saj, si dhe Zinxhirli Medresenë. Ky ishte një akt barbar rus që përpiqej ta shkatërrojë çdo gjë që i përkiste kulturës dhe qytetërimit islam.

Si duket, të gjitha krimet dhe aktet eliminuese ndaj librit (kur kemi fjalën për librin e Orientit që nga shekulli XI e këndej), janë rezultat që në ndonjë mënyrë u inspiruan nga Reconquista spanjolle, e më pas edhe nga Inkuizicioni romak, sepse që nga mesi i shekullit XI, Reconquista spanjolle është e ngarkuar me një atmosferë lufte fetare që ua përgatiste rrugën ushtarakëve shpirtërorë të kryqëzatave(71)… që përfun-duan me pasoja të mëdha negative për Evropën dhe krishterimin, sepse, siç thotë Giboni, kryqëzata e parë e cila filloi në vitin 1096 ishte formuar nga grupe hajdutësh dhe kriminelësh. Po ata kryqtarë, që nga Franca u udhëhoqën nën komandën e princit francez Godfroa de Bujon, arritën në Jerusalem dhe e rrethuan e më pas edhe e pushtuan qytetin. Mirëpo, kalorësit që i përkisnin “religjionit të dashurisë” – e që në anën e mbrapme të palltove kishin të qepur kryqe (për këtë edhe u quajtën kryqtarë) – me të arritur në këtë qytet të shenjtë u tërbuan pa masë dhe mbytën mijëra njerëz. “Në Jerusalem ata nuk u sollën as si kalorës, e as si ithtarë të Jezuit, por i masakruan të gjithë myslimanët, ndaj të cilëve kryen krime të tmerrshme. Pastaj bënë pendesë dhe u nisën me këmbëzbathur drejt Varrit të Shenjtë të Krishtit”(72).
Jacques le Goff (Zhak Le Gof) do të thotë se e vërteta qëndron në faktin se kryqëzatat nuk arritën asgjë në Lindje, përveç disa rezultateve mediokre, ndërsa për evroperëndimorët ato ishin rezultate më tepër të kobshme se të lumtura. Ai pohon se kryqë¬za¬tat nuk i sollën Evropës së krishterë kurrfarë zhvillimi tregtar, e as ndonjë zbulim të ri shkencor, të cilat po ashtu nga Lindja erdhën përmes një rruge krejtësisht tjetër… Ato vetëm kontribuan në varfërimin shpirtëror të Evropës, me këtë edhe në varfërimin e klasës kalo¬rësiake, të cilët në vend që ta realizojnë porosinë për unitet moral të krishterimit, ata u grindën ndër-mjet vete duke lëshuar helmin nacionalist ndaj njëri-tjetrit…(73).

Konfliktet e atilla hapën një hendek përfun¬dim¬tar midis perëndimorëve dhe bizantinëve, sepse armiqësia ndërmjet latinëve dhe grekëve, nga kryqë¬zata në kryqëzatë gjithnjë e më tepër shtohej, armiqësi e cila shpiu në kryqëzatën e IV… Vendosja e errët e kryqtarëve në Palestinën myslimane ishte shembull i parë i kolonializmit tipik evropian dhe si i tillë ai është një mësim i madh për një historian të mirëfilltë…(74).
Historiani i njohur francez Gustav Le Bon në librin e tij “Historia e civilizimit islamo-arab” në faqen 407 kishte shkruar: “Të gjitha tmerret që i kanë bërë kryqëzatat kun¬dër miqve dhe armiqve, kundër fshatarëve dhe ush¬ta¬rëve, i vënë ata në vend të parë sa i përket egër¬sisë. Të gjithë së pari i kanë plaçkitur, e pastaj i kanë vrarë”(75).
Në lidhje me aktet trishtuese ndaj popullatës së Orientit, ku u masakruan me qindra mijëra njerëz, përsh¬krimi i Vilijam Tyresë është mjaft i pasur. Ai kishte përshkruar se si në muret e Jerusalemit është therë një numër tepër i madh i mbrojtësve arabë, si dhe popullata vendase në përgjithësi(76).
Një prift i krishterë i quajtur Robert, në fakt edhe pjesëmarrës në këto kryqëzata, kishte shkruar:
“Ushtria ynë e egërsuar shkatërroi çdo gjë nëpër qytete, tregje dhe rrugë, nëpër kulmet e rraf¬shë¬ta të shtëpive të mbështetura në njëra-tjetrën si buklat që i vjedhin zogjtë. Ushtarët kënaqeshin duke bërë masakra. Të gjithë i vendosëm nën tehun e shpatës, pleq e të rinj. Ushtarët therën gjithçka u erdhi për dore, madje i kemi hapur barqet e kufomave duke kërkuar stoli. Gjithçka gjenim e kemi plaçkitur. Më në fund kryekomandanti Bohemond i tuboi të gjithë meshkujt dhe gratë që kishin mbetur gjallë, të lënduar dhe të munduar dhe më pas i theri një nga një. Ai i kishte kursyer vetëm të rinjtë të cilët i dërgoi në tregun e Antakisë me qëllim që t’i shesë si skllevër(77)”.

Siç thamë, kryqëzatat u inspiruan nga “shpirti i Kishës”, andaj edhe i tërë mëkati bie pikërisht mbi te. Viktor Ygo do të thotë se: “Jetës së Kishës nuk do t’i gjykohet sipas nivelit të përparimit njerëzor, por në bazë të faqeve të historisë së saj. Kisha e kamxhikoi Parnillin deri në vdekje për shkak të pohimit të tij se yjet nuk dalin nga trajektoret e tyre të caktuara. Kisha e hodhi në burg Komplandin 27 herë për shkak të bindjeve të tij shkencore se në gjithësi ekzistojnë edhe botë të tjera përveç Tokës. Kisha e torturoi Harvejin për shkak se kishte dëshmuar që gjaku qarkullon nëpër arterie dhe venë të njeriut. Kisha e kishte futur në burg shkencëtarin Galile Galilen për shkak se ai kishte pohuar se Toka rrotullohet rreth Diellit, gjë që ishte në kundërshtim me teoritë që ishin paraqitur në Besëlidhjen e Vjetër dhe të Re. Kisha po ashtu e kishte burgosur dhe torturuar Kristofor Kolombon, sepse ai kishte zbuluar vende të cilat nuk i përmend Tora dhe Ungjilli…”(78).
Terror dhe zhdukje masive të bibliotekave dhe të librit dukshëm pati edhe gjatë periudhës së Napo¬leo-nit (pikërisht në vitet 1797-1798). Ekspeditat luftara¬ke të Napoleon Bonapartës nëpër Evropë përcilleshin me plaçkitje klasike të thesarit artistik e libror në përmasa që rrallë ishin parë në kohët e mëparshme. Nuk ishin ato plaçkitje individuale të ushtarëve të rëndomtë (të cilët zakonisht ishin analfabetë) pa ndo¬një metodologji dhe rregull, por ato ishin aksione siste¬matike të planifikuara nga administrata dhe politika¬nët udhëheqës francez të shekullit XVIII. Gjithë kjo bëhej me qëllim që Parisi – pranë asaj që të bëhet qendër e perandorisë së Napoleonit – të bëhej edhe qendër kulturore e botës(79).
Tragjedinë më të madhe në këtë drejtim e përjetuan edhe mjaft manastire e kisha nëpër Gjermani. Thuhet se një numër i madh i dorëshkri¬meve të rralla nga qytetet gjermane Hideshajm, Mec, Erfurt, si dhe nga shumë manastire të tjera të vjetra, përfunduan në Bibliotekën Kombëtare të Parisit. Në vitin 1792 nga Belgjika në Paris barten rreth 1.500 dorëshkrime, ndërsa nga Biblioteka e Vjenës janë bartur 832 dorëshkrime dhe disa libra të tjera me vlerë. Po ashtu humbje të mëdha pësuan edhe disa biblio¬te¬ka të Italisë, siç është plaçkitja e bibliotekës Ambroziana të Milanos në vitin 1789, kur francezët, mes tjerash, i kishin marrë edhe dorëshkrimet e Leonardo da Vinçit, të Galileut dhe të Françesko Petrarkës, ndërsa nga një bibliotekë në Bolonjë kishin plaçkitur rreth pesëqind dorëshkrime, nga Venediku rreth dyqind etj… Është e çuditshme se gjatë këtyre ekspeditave – mjaft tragjike për librin – nuk u kursye as biblioteka e madhe e Vatikanit, drej¬tue¬sit e së cilës kishin qenë të detyruar që në vitin 1797-1798 france¬zëve t’ua dorëzonin pesë¬qind dorë¬shkri¬me(80). Nga shumë vise të tjera të Evro¬pës vinin dorëshkrime dhe libra të shumta në Francë. Bashkë me librat për në Paris udhëtuan edhe një numër i madh pikturash të mjeshtërve holandezë; nga Vatikani u plaçkit Venera e Mediçisë, Apolloni i Belve¬derës etj., të cilat përfun¬du¬an në Muzeun e madh të porsaformuar të Napoleonit në Paris.

Për kulturën e fjalës së shkruar dhe shkencën është absurde që një shkencëtar të gjunjëzohet e të lutet që të mos dënohet nga gjyqi, ashtu siç bëri Galileo Galilej në Evropën mesjetare para autoritetit kishtar në vitin 1634. Ky shkencëtar në moshë të thyer u detyrua që të ulet në gjunjë para Papës dhe bisku¬pëve të tjerë duke u lutur:
“Unë, Galileo Galilej, në moshë 70 vjeçare kërkoj falje para lartësisë suaj me shkrimet e shenjta para syve, i marr në duar dhe i puthë ato gjersa pen¬do¬hem dhe mohoj pohimin e marrë se Toka lëvizë dhe këtë pohim e konsideroj herezi të urrejtur”. Thuhet se në shenjë proteste me zë të ulët kishte shtuar: “Megjithatë lëvizë”(81)!
Marsel Kash në “Historinë e civilizimit” do të shkruajë: “Gjatë kësaj periudhe janë gjykuar me vdekje ose janë hedhur në burgje të errëta e me lagështi rreth pesë milionë njerëz, edhe atë pikërisht për shkak të thyerjes së dekretit papnor. Gjatë 18 vjetëve (prej vitit 1481 e deri në vitin 1499), sipas urdhrit të gjyqit janë djegur 1020 njerëz, janë çarë përgjysmë 6860, ndërsa deri në vdekje janë torturuar 97.023 njerëz. Sipas Enciklopedisë së shekullit XX, T. 6. f. 598, në mesjetë, me urdhrin e Gjyqit Kishtar, gjithsej janë djegur 350.000 dijetarë dhe njerëz të arsimuar”(82).
Nga të gjitha “veglat” me të cilat është shërbyer Kisha në luftë kundër reformacionit, me këtë edhe kundër fjalës së lirë, kanë qenë jezuitët(83), ndërsa para tyre dominikanët. Jezuitët ishin një grup i krishterë të cilët morën për obligim përhapjen sa më efikase të religjionit katolik. Kjo ishte një lëvizje katolike të cilën në vitin 1534 e themeloi ushtaraku dhe njëkohësisht edhe teologu Ignacio Lojola (1491-1556). Këtë lëvizje të murgjve katolikë Lojola e formoi gjatë qëndrimit të tij në Universitetin e Parisit, që në fillim e quajti Shoqëria e Jezuit(84). Pasi që papa Pali III në vitin 1540 u njoh për së afërmi me jezuitët, ai tha: “Po këta janë gishtërinjtë e Zotit”! Jezuitët ishin mjaft të suksesshëm në misionin e tyre. Ata arritën ta përforcojnë bindjen katolike në shumë vise të botës, si në Indi, Kinë, Japoni, Brazil, Argjentinë, Amerikë etj. Jezuitët u konfrontuan edhe me reformistët luteristë anembanë Evropës. Lëvizja e jezuitëve, me dekret të Papës Klementi XIV (1769-1774), u ndalua në vitin 1773. Ndalesa u bë për shkaqe politike, sepse ata ndikonin në lëvizjet politike të shu¬më shteteve evropiane. Madje ata me fanatizmin kato¬lik që vazhdimisht e predikonin, shpeshherë u kun¬dër¬viheshin edhe reformave ekonomike, politike, etj.

Në sytë e shtetarëve evropianë të shekullit XVIII jezuitët ishin element reaksionar që nxitën dekre¬¬tin e papës Klementi XIV për ndalimin e kësaj lëvizje, të cilën Papa dhe Vatikani e kishin mbështetur që nga themelimi. Në vitin 1814 papa Piu VII (1800-1823) përsëri e lejoi veprimtarinë e tyre, por disa shtete evropiane ishin kundër legalizimit të kësaj lëvizje krishtere… Kah fundi i shekullit XIX, rendi jezuit u inkua¬drua edhe në fushatën raciste dhe më vonë edhe në atë nacional-socialiste kundër hebrenjve. Ata u inkuadruan edhe në formimin e kampeve famëkeqe të koncentrimit(85). Sot jezuitët janë në numër shumë të vogël (disa mijëra), ndërsa në botë janë të njohur me emrin Civilita Catolika.
Historia e krishterizmit është përplot me skizma dhe rryma konfliktuoze. Të gjitha këto akte të tmerrshme – qofshin ato të periudhës parainkuizicio¬nis¬te evropiane apo ato të kohës së Gjyqit të Inkui-zicionit – flasin për një disponim agresiv të Kishës ndaj shkencës, librit dhe fjalës së shkruar. Nga ky qëndrim kishtar pësoi një numër i madh i bibliotekave dhe i njerëzve të shkencës, si në Evropë, ashtu edhe në Afrikën Veriore, Lindjen e Afërt dhe në atë të Mesmen.

Fusnotat:
1.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 262.
2.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 264.
3.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 267.
4.‘Ungjilli sipas Barnabës‘, Prishtinë, 1998, f. 9 dhe Ulfe Aziz-us-Samed, ‘Islami dhe krishterimi‘, Zëri Islam, Prizren, 1992, f. 19 etj.
5.‘Ungjilli sipas Barnabës‘, 1998, f. 9.
6.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 190.
7.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 95.
8.Nexhat Ibrahimi, ‘Islami dhe muslimanët në tokat shqiptare dhe në Ballkanin mesjetar – shekujt IX -XIV‘, Logos/A, Shkup, 2003, f. 28-29.
9.Nexhat Ibrahimi, f. 28-29.
10.Max Beer, ‘Opča historija socijalizma i socijalnih borba’, f. 162-253, etj.
11.Në të vërtetë inkuizicioni u themelua në vitin 1215 nga papa Inoçenti III (1198-1216). Mirëpo disa studiues dhe historianë konsi¬derojnë se inkuizicionin e themeloi në vitin 1231 Papa Gërguri IX (1227-1241).
12.Ekrem Murtezai, f. 64.
13.Nexhat Ibrahimi, f. 23, cituar sipas; Vjekoslav Klaić, ‘Povijest Bosne do propasti kraljevstve’, Zagreb, 1982, f. 347.
14.Ellen G. White, f. 64-82, si dhe shënimet historike në f. 646, cituar sipas: Jean Leger, Historie generale des Eglises vaudoises; Chastel, Histoire du Christianisme, vol. III, pp, 476-479.
15.Ellen G. White, shënimet historike në f. 646 dhe Ekrem Murtezai, f. 574.
16.Ekrem Murtezai, f. 539.
17.Ekrem Murtezai, f. 12.
18.Ekrem Murtezai, f. 419.
19.Ekrem Murtezai, f. 56.
20.Ekrem Murtezai, f. 136-137 dhe f. 305.
21.Max Beer, f. 151, shih edhe Ekrem Murtezai, f. 88.
22.Ekrem Murtezai, f. 88.
23.Max Beer, f. 151.
24.Toma Akuini, Summa theologiae, II/2, 11, 3, cituar sipas; www.vnikolaj.org.yu/katolici_13.html. Shih edhe Max Beer, ‘Opča historija socijalizma i socijalnih borba’, f. 164.
25.Toma Akuini, Summa theologiae, II, 84,3, cituar sipas Ekrem Murtezai, f. 228, f. 314 dhe f. 556.
26.Vrulli më i madh i Inkuizicionit fillimisht ishte i përqendruar në Francë dhe Spanjë, e më pas edhe në mbarë truallin evropian ku pati viktima të shumta. Shih: Max Beer, f. 166, më tej dhe www.b92.net/trr/radio/katarza7.html.
27.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 268-269.
28.Aleksandar Stipčević, f. 278.
29.Ellen G. White, f. 647.
30.Ellen G. White, f. 256, nën titullin: ‘Bibla dhe Revolucioni Francez‘.
31.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 97.
32.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 194.
33.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 197.
34.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 95.
35.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 270.
36.Ekrem Murtezai, f. 137-138.
37.Ellen G. White, f. 111 dhe Ernest H. Gombrih, ‘Histori e shkurtër e botës’, f. 208.
38.Ekrem Murtezai, f. 12.
39.Ekrem Murtezai, f. 138.
40.Ekrem Murtezai, f. 419.
41.N. Brent Kennedy, The Melungeons: The resurrection of a Proud Peole, Mercer University press, 1994, cituar sipas: www.horizonti.com.
42.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 116.
43.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 86.
44.Më gjerësisht shih: Ellen G. White, f. 122-135, Jëllmaz Ozakpënar, ‘Kultura dhe qytetërimi’, f. 143, Ernest H. Gombrih, f. 207-213 dhe Ханс Лилје, “Мартин Лутер-1483/2003”, Огледало, Скопје, 2003, f. 51 e më tej.
45.Ханс Лилје, f. 108.
46.Ханс Лилје, f. 108.
47.Shih: M. M. Sharif, ’Historija islamske filozofije’, f. 541. Po ashtu shih edhe: Дени де Ружмон, “Дваесет и осум векови на Европа”, Култура, Скопје, 1997, f. 71-72.
48.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 280.
49.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 119-120.
50.Karlo Ginzburg, ‘Djathi dhe krimbat – bota e një mullisi të shekullit XVI’, “Çabej MÇM”, Tiranë, 1998, f. 65-66.
51.Karlo Ginzburg, f. 67-68. Sipas autorit Karlo Ginzburg, “librat e dyshimta” mund të kishin qenë edhe ndonjë literaturë islame, gjegjësisht Kur’ani i përkthyer në italisht i botuar në vitin 1547.
52.Karlo Ginzburg, f. 87-88.
53.Karlo Ginzburg, f. 85-88, e më tej.
54.Karlo Ginzburg, f. 203-204.
55.Karlo Ginzburg, f. 203-204.
56.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 340.
57.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 340.
58.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 257.
59.Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 270-271.
60.Abdussamed Nasuf Bushatliq, “Endelus – uspomena i opomena”, SAFF, Zenica, 2006, f. 5 e më tej.
61.Alcale – qytet afër Madridit të sotëm (Spanjë).
62.‘Dva kraka Islama u Evropi’, Mr. Nijaz Šukrić “Islamska misao” nr. 144/1990 – Sarajevo.
63.Reqonkuista (Ripushtimi) – Lë¬viz¬je e krishterë e themeluar me rastin e pushtimit të Toledos në vitin 1085 nën udhëheqjen e mbretit Alfonso VI, si dhe me ndihmën e papës dhe mbretërve të tjerë të krishterë. Kjo lëvizje kishte për detyrë të bëjë pastrim etnik të myslimanëve të Andaluzisë (Spanjës).
64.‘Dva kraka Islama u Evropi’, Nijaz Šukrić, Islamska misao, nr. 144/1990, Sarajevo.
65.‘Dva kraka Islama u Evropi’, Nijaz Šukrić. Gjatë administrimit mysliman në Andaluzi (Spanjë), shumë vendbanime ose qytete i kishin emrat e tyre sipas terminologjisë së gjuhës arabe, si p.sh. Granada (Garnata), Sevilja (Ishibilija), Valencija (Balansija), Kas¬tilja (Kashtalla), Kordoba (Kurtuba), Malaga (Malaka), Zaragoza (Sarakusta), Toledo (Tuljetula) etj.
66.Nikollo Makiaveli, ‘Princi’, Tiranë, 1992, f. 108-109.
67.‘Dva kraka Islama u Evropi’,
68.‘Dva kraka Islama u Evropi’.
69.Shih: Thomas Arnold , ’Povijest Islama’, SIZ, Sarajevo, 1989, f. 191, 216, etj.
70.Filip Hiti, f. 291-292.
71.Jacques le Goff, ’Qytetërimi i Perëndimit Mesjetar’, Toena – Fondacioni Soros, Tiranë, 1998, f. 87.
72.Ernest H. Gombrih, f. 167-168.
73.Jacques le Goff, f. 88.
74.Jacques le Goff, f. 88.
75.Sejjid Muxhteba Musavi Lari, ‘Islami dhe civilizimi perën¬dimor’, f. 26, cituar sipas: Gustav le Bon, ‘Historia e qytetërimit islamo-arab’, f. 407.
76.Zejnullah Rrahmani, ‘Letërsia e mesjetës – teoritë letrare’, f. 39, sipas: William of Tyre: ‘The Capture of Jerusalem by the French Crusaders’, The Medieval Reader, f. 93-95.
77.Qartë nga kjo kuptohet se ata shkatërruan dhe plaçkitën shko¬lla, medrese, xhami etj., në të cilat me siguri ka pasur edhe biblio¬teka me libra. Shih edhe: Sejid Muxhteba Musavi Lari, ‘Islami dhe civilizimi perëndimor’, f. 26.
78.Sejid Muxhteba Musavi Lari, f. 25, cituar sipas: Viktor Ygo, ‘Historia e mendimit të lirë’, f. 147.
79.Aleksandër Stipçeviq, ‘Historia e librit’, f. 264.
80.Aleksandër Stipçeviq, ‘Historia e librit’, f. 264.
81.Sejjid Muxhteba Musavi Lari, f. 98 dhe Ernest H. Gombrih, f. 225-226.
82.Sejjid Muxhteba Musavi Lari, f. 24, cituar sipas: Marsel Kash, ‘Historia e civilizimit – II’, f. 123.
83.Ellen G. White, f. 646, po ashtu shih edhe: Aleksandar Stipčević, ‘Sudbina Knjige’, f. 97.
84.Në vitin 1622 Vatikani Ignacio Lojolën e shpalli për shenjtar. Shih edhe: www.loyola.edu/about/ www.jesuit.org/sections/ default.asp
85.Ekrem Murtezai, f. 162.