Ungjilli i Jezusit apo Ungjilli i Palit

Ungjilli i Jezusit apo Ungjilli i Palit

Shkruar nga: Robert Sewell
Përktheu dhe redaktoi: Halil Ibrahimi

Mesazhi i Palit i ndryshëm nga ai i Jezusit

Kur e lexoj Dhjatën e Re kristiane e shoh se mesazhi që ka mësuar Pali është i ndryshëm nga ajo që ka mësuar Jezusi. Pali predikoi një ungjill dhe mënyre jetese e cila i kundërvihet asaj të mësuar dhe drejtuar nga Jezusi. Përse e them këtë? Në ēfarë mënyre janë mësimet e tij të ndryshme nga ato të Jezusit? Në vijim janë arsyet e kësaj.

Pali kurrë nuk e takoi Jezusin

Pali asnjëherë nuk e takoi Jezusin. Sipas rrëfimit të tij (Galatasve 1:11-2:1) lidhur me ngjarjet që përcollën ‘konverzionin’ e tij, Pali nuk e mësoi Kristologjinë, verzionin e tij të ungjillit apo mësimet tjera të Jezusit nga ndonjë njeri. Kjo do të thotë se gjatë disa ditëve që ai i kaloi me Ananian në Damask (Veprat 9:19) deri në pesëmbëdhjetë ditët që ai i kaloi me Pjetrin në Jerusalem – tri vite pas ‘konverzionit’ të tij dhe pasi që ai veqse e kishte formuar Kristologjinë e tij – ai nuk mësoi asgjë rreth Jezusit nga njerëzit të cilët kishin kaluar tre vite e gjysme bashkë me Jezuin.

Në vend të kësaj, ai kaloi tri vitet e para në Arabi dhe Damask dhe pastaj shkoi në ‘rajonin e Sirisë dhe Sicilisë’ për 14 vitet e ardhshme, para se të përballej me Pjetrin në Antioki rreth mënyrave të tij Hebraike. Sipas narracionit të tij tek Letra dërguar Galatasve, ai pranoi ‘diturinë’ e tij direkt nga Jezusi nëpërmjet të shpalljes.
Tani, Bibla është e mbushur me shumë njerëz të cilët pohonin të kishin pranuar relevatë nga Perëndia apo nga Jezusi, dhe janë disa shembuj edhe në Dhjatën e Re kristiane. Pjetrit i ishte thënë në ëndërr që të predikojë tek johebrenjtë. Gjoni pohonte të kishte pranuar fjalë nga Jezusi, dhe sikur i kishte shkruar ato në Zbulesën e Jezusit. Por a i besojmë fjalët e secilit që pohon se ka pranuar shpallje të tillë? Në kohët moderne qasja ndaj pohimeve të tilla është mjaft skeptike, bile edhe nga ata që janë të krishterë. Lëvizja e Epokës së Re (New Age) ka disa njerëz të cilët pohuan të kishin ‘kontaktuar’ me Jezuin. Po të kishte ndodhur rasti i Palit në kohën e sotme do të kishte të njëjtin trajtim sikur pohuesit e tjerë të Epokës së Re. Përse do të duhej automatikisht ti besonim Palit vetëm pse ngjarja e tij ndodhi 2000 vite më herët?

Letrat e Palit dhe Jezusi

Nëse ai njëmend mësoi nga Jezusi, përse ai e citon Jezusin vetëm një herë? Kam dëgjuar njerëz të më thonë se letrat e Palit janë të rëndësishme pasi që ai sqaron aty mësimet e Jezusit, por nuk kam gjetur ndonjë shembull të kësaj në letrat e Palit.
Në shekullin e katërt kanoni i kishës protoortodokse, e cila përbëhej nga një grup të krishterësh që fituan përkrahjen e Perandorit të Romës, gjë që iu mundësoi të fitojnë luftërat e frazave ‘ne kemi doktrinën zyrtare të pranuar kristiane’, pra ky kanon u votua nga këshilli i përfaqësuesve të kishave të ndryshme nga Perandoria. Këshillet e tilla janë shumë pak të besueshme; ato janë shumë lehtë të udhëzuara mbrapshtë nga politika, dhe faktet tregojnë se edhe ky këshill nuk është përjashtim në këtë aspekt. Gjithashtu, autori i Letrës së Parë të Gjonit na cytë që të testojnë të gjithë shpirtërat për të parë nëse janë nga Perëndia. Nuk besoj se ka diēka që do të mund të lihet jashtë këtij testi, as edhe një libër i vetëm i votuar në kanonin e këshillit të Nikesë.

Testimi

Si i testojmë këta shpirtëra? 1 e Gjonit thotë se ēdo frymë që dëshmon se Jezusi ka ardhur në mish është nga Perëndia, dhe ēdo frymë që nuk dëshmon këtë nuk është nga Perëndia. Ky është paksa një test i gjërë. Fundja, nëse ky është kriteri i vetëm, atëherë ju duhet të pranoni se mesazhi im vie nga Zoti, sepse unë dëshmoj se Jezusi ka lindur në mish dhe gjak njeriu. Duhet të ketë kritere më precize.
Ligji i Përtërirë 13 dhe 18 na jep teste për të vërtetuar profetin e vërtetë nga i rremi. Kuptimi i emrit ‘profet’ është ai që flet për dikë tjetër, kështuqë secili që pohon se flet për Zotin është tekstualisht profet. Mirëpo është mesazhi i profetit, i realizuar apo i parealizuar, apo i pajtueshëm ose i papajtueshëm me të vërtetën e mëhershme të njohur veēse (1 Mbretërit 13:11-22), ai që na shërben si shenjë me të cilën do të dimë nëse personi i caktuar është profet i vërtetë i Perëndise apo është një profet i rremë.
Është shumë e rëndësishme që të mos i ipet tekstit një kuptim që ai nuk e ka, duke e lexuar atë sipas dëshirës ose duke shpresuar që ai e ka atë kuptim (eisegesis), ose të mos mirren për provë vargje të nxjerra jashtë kontekstit. Që të dy taktikat janë të rrezikshme dhe japin rezultate fallso, por shumë lehtë dhe shpesh përdoren në tekstet e dykuptimta. Për shembull, përdorimi i fjalëve të fundit (të supozuara sh.p) të Jezusit në kryq ‘mbaroi’ si fakt se ai po i referohej besëlidhjes së vjetër dhe kështu gjoja detyrimi ndaj ligjit dhe urdhërimeve përfundoi, është i papranueshëm.

Nëse Pali ka pohuar se po fliste nëpërmjet Perëndisë, atëherë ne duhet të testojmë fjalët e tij duke e përdorur kriterien e mësipërme. Kështuqë, nëse gjejmë pajtim midis asaj që ai ka thënë dhe gjërave që veqse më herët i kemi ditur si të vërteta, atëherë ai është profet i vërtetë. Nëse gjejmë kundërshtime ose gjëra që nuk janë realizuar nga mësimet e Palit, atëherë ai është profet i rremë.
Ja ēfarë mund të gjendet:

Shpëtimi

Sipas Jezusit: Një i ri iu afrua Jezusit dhe e pyeti se si mund ta gjente rrugën e shpëtimit. Jezui u përgjegj ”Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveē një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet”. Ai i tha: ”Cilat?”. Atëherë Jezusi i tha: ”Mos vraj, mos shkel kurorën, mos vidh, mos bëj dëshmi të rreme, ndero atin tënd dhe nënën tënde dhe duaje të afërmin tënd si veten tënde”. I riu i tha: ”Të gjitha këto gjëra unë i kam zbatuar që në rini; ēfarë më mungon tjetër?”. Jezusi i tha: ”Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ē’të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua” (Mateu 19:16-21, Marku 10:17-21, Luka 18:18-22). Me fjalë të tjera përmbaju urdhërimeve të mëherme dhe paso shembullin e Jezusit.

Sipas Palit: “sepse, po të rrëfesh me gojën tënde Zotin Jezus, dhe po të besosh në zemrën tënde se Perëndia e ngjalli prej së vdekurish, do të shpëtohesh. Sepse me zemër, njeriu beson në drejtësi dhe me gojë bëhet rrëfim për shpëtim” (Romakëve 10:9-10)

Tani, cila është rruga e shpëtimit. Mbajtja e urdhërimeve të Perëndise dhe pasimi i Jezusit, apo vetëm besimi në ringjalljen e Jezusit dhe në deklarimin se ai është Zot?

Ngrënia e mishit të sakrifikuar për idhujt

Sipas Palit kjo është në rregull (1 Korintasve 8), mirëpo Jezusi e kishte mallkuar këtë vepër sikur edhe ata që mësojnë të tjerët për të bërë kështu (Zbulesa 2:13-14, 19-20).
Kam dëgjuar disa të tentojnë ta zgjedhin këtë problem duke thënë se Jezusi mësonte të tjerët për ligjet e besëlidhjes së vjetër sepse ai jetoi nën ligjin, mirëpo pas vdekjes dhe ringjalljes së tij (të supozuar sh.p) a nuk do të duhej tani të ishim nën besëlidhjen e re? Nëse kjo është e vërtetë, dhe ai e dinte se është e vërtetë (dhe ai do të duhej ta dinte nëse është Zot, apo jo?), atëherë përse ai kurrë nuk e përmendi këtë? Përse ai nuk i tha të riut “Për tani, bindju urdhërimeve, por pasi që unë të ngritem nga të vdekurit mbaje fatin tënd dhe mos u brengos për urdhëresat, sepse nuk do të kërkohet nga ti që ti mbash ato”? Ai kurrë nuk ia tha këtë ndokuj, ose diçka të ngjashme si kjo, as edhe një herë të vetme gjatë tre vite e gjysmë që i kaloi duke predikuar. Ai kurrë nuk përmendi braktisjen e ligjit të Mojsiut.

Autoriteti i Palit dhe kundërthëniet e brendshme

Letrat e Palit në Dhjatën e Re janë plot e përplot me gjëra rreth asaj se çka ai mendon ose çka ai urdhëron. Nuk mund të gjej diçka ku ai thotë se Jezusi po e urdhëron apo se Perëndia po e urdhëron. Nuk ka diçka si “kështu thotë Perëndia Zoti” në letrat e Palit, të paktën jo në diçka të re të cilën ai e mëson. Në vend të kësaj e tëra është “Unë, Pali, them…”. Në të paktën një rast, ajo çka Pali kishte thënë i kundërvihej veprave të tij. Ai mësoi (në shembullin ‘Unë, Pali, them’) se ata që janë rrethprerë (bërë synet) pas besimit në Jezusin, nuk do të përfitojnë kurrfarë vlere nga Krishti; ata janë të tëhuajsuar nga Krishti; ata kanë humbur hirin (Galatasve 5). Ndërkaq ai urdhëron që Timoteu të rrethpritet (Veprat 16), duke i shkaktuar atij, sipas vetë fjalëve të tij, humbje nga hiri i Perëndise dhe tëhuajsim nga Krishti.

Luka i cili kishte përcjellur Palin në udhëtimet e tij dhe i cili do të ketë qenë i ndikuar nga ai në idetë e tij fetare, dhe i cili është autori i vetëm biblik i cili e quan Palin apostull, me përjashtim të vetë Palit për vetveten, shkruan tek Veprat e Apostujve 15 se Jakobi kishte thenë “Prandaj unë gjykoj (vërej se është gjykimi i Jakobit dhe jo i Perëndisë) që të mos i bezdisim (ngarkojmë) ata nga johebrenjtë që kthehen te Perëndia”. Kështuqë në vend të mbajtjes së ligjit të vjetër ata japin një listë të shkurtër. Por përse do të na duheshin edhe këto nëse nuk jemi nën ligj, sipas Palit? Nëse nuk kemi nevojë për ligjin, nëse gjithçka është e lejuar, përse Pali jep një mori ligjesh të reja rreth asaj se si duhet të vishen femrat apo çka duhet të bëjnë ato gjatë takimeve në kishë, ose sa të gjata duhet të jenë flokët e një burri etj?

Libri i Zbulesës dhe problemi i Palit

Zbulesa e Gjonit është një problem tjetër. Në vazhdim është një fragment nga libri i Scott Nelson që është në progres:
“dhe dëgjova pas meje një zë të madh si nga një bori, që thoshte: ”Unë jam Alfa dhe Omega, i pari dhe i fundit, dhe çfarë sheh, shkruaji në një libër dhe ua dërgo shtatë kishave që janë në Azi: në Efes, në Smirnë, në Pergam, në Tiatirë, në Sardë, në Filadelfi dhe në Laodice” (Zbulesa 1:10-11)

Nga të shtatë kishat të cilave libri primarisht u adresohej, nga ajo që dime ne, vetëm një nga to kishte të bënte diçka direkt me Palin. Ajo është kisha e Efesit, e para në listë nga të shtatat. Midis gjërave që Jezusi i kishte lavdëruar si bëma të drejta në kishën e Efesit janë ato që shihen nga fjalët:
“Unë i njoh veprat e tua, mundin tënd dhe durimin tënd edhe se ti s`mund t`i durosh të këqijtë; ti i vure në provë ata që pretendojnë se janë apostuj dhe nuk janë dhe i gjete gënjeshtarë.” (Zbulesa 2:2)

Po, unë besoj se Jezusi këtu po i referohej Palit dhe legjionit të tij Timoteut, dhe me gjasë Barnabait, dhe asaj se pretendimi i Palit që të jetë apostull dhe doktrina e tij janë një falsitet.
Konsideroji këto fakte:
• Idetë e Palit rreth sovranitetit të Perëndise dhe doktrinat e tij pasuese janë të pabaza dhe thellësisht të çala.
• Ne kemi të dokumentuar pohimin e Palit ku ai vetë pohon se është apostull tek Efesianët. Tek Efesianët 1:1 lexojmë: “Pali, apostulli i Jezu Krishtit me anë të vullnetit të Perëndisë, shenjtorëve që janë në Efes,…”
• Nuk kemi ndonjë shënim të ndokuj tjetër ndonjëherë të ketë pohuar të jetë apostull diku, as edhe tek Efesianët.
• Kisha e Efesit është kisha e vetme nga të shtatat të përmendura në Zbulesë, për të cilën kemi të dhëna se Pali ka pohuar të jetë apostull tek ta.

Dhe janë vetë fjalët e Palit nga vetë pena e tij të cilat e vulosin përfundimisht fatin e dishepullisë së tij të supozuar. Kjo është nga Letra e Dytë Timoteut e cila gjithashtu është shkruar gjatë periudhës së njëjtë të presekutimit nga Neroni (koha e njëjtë kur është shkruar Libri i Zbulesës). Shumë shkollarë besojnë se kjo letër përmbanë fjalët e fundit të Palit. Aty ai e bën një deklaratë të shkurtër të dëshpërimit e cila si duket kishte kaluar e pavërejtur. Implikimet e atyre fjalëve janë të habitshme nëse dikush ka mundësi të dëgjojë të tërën që është thenë.
Tek 2 Timoteut 1:15 Pali i thotë Timoteut, “Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më kthyen krahët, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni”
Azia! E tëra! E mohoi Palin! Dhe kur ai thotë “Ti e di”, kjo tingëllon sikur kjo të kishte qenë një diçka e njohur mirë tërë kohën. Azia! Vetë vendi ku Jezusi i kishte thënë Gjonit të shkruante, ku shtatë kishat e tij ishin. Dhe ato kisha ishin të gjalla dhe është e qartë se ekzistonin për një kohë. Vëreni se Pali aty nuk thotë se Azia e kishte mohuar Ungjillin e Jezusit. Është e qartë se ato nuk e kishin mohuar Jezusin teksa ato ishin kisha në krijim, të cilave Jezusi po dëshironte t’u drejtohej nëpërmjet Gjonit. Në vend të kësaj Pali thotë se e tërë Azia po e mohonte atë personalisht!

Besimtarët e hershëm e kishin mohuar Palin

Kishte besimtarë në kishën e hershme të cilën e kishin vënë në dyshim pohimin e Palit për apostulli. Pali e përmend vetvetn tek 1 Korintasve 9:2-3 “Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju unë jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin. Kjo është mbrojtja ime ndaj atyre që më hetojnë”. Sikur thashë më herët, nga të gjithë autorët e Dhjatës së Re, askush përveq Lukës nuk e quan Palin apostull, dhe as nuk japin shënime për dikë tjetër që do ta ketë quajtur atë apostull. Luka ishte përcjellës i Palit, zgjedhje kjo që ai e bëri pasi që mbase kishte besuar në Kristologjinë e tij dhe në atë vetë. Kështuqë propagandimi i pohimit të Palit se ai është apostull nuk mund të konsiderohet si një deklaratë e paparagjykueshme e Lukës.

Pra, a ishte njëmend ai apostull? Kjo duket mjaft e dyshimte, bile edhe vetëm në dritën e këtyre studimeve të pakta.