12 Papët që nuk ishin ”ëngjëj”

12 Papët që nuk ishin ”ëngjëj”

Cilët kanë qënë 12 papët që nuk ishin ëngjëj –
Nga papa Pius, te papa Aleksandri

Kanë bërë më shumë mëkate se kushdo tjetër. Kanë vrarë me miliona njerëz, kanë torturuar dhe kanë persekutuar.

Madje kanë kryer perversitete nga më të paimagjinueshmet, duke bërë inçest, orgji edhe me fëmijët e tyre, djem dhe vajza. Por që të gjithë i dallon fakti se kanë qenë shenjtëruar dhe kanë drejtuar autoritetin më të lartë të kristianizmit në botë, Vatikanin.

Pra, Papa, personifikimi i të dërguarit të Jezu Krishtit mbi tokë, shpeshherë nuk kanë qenë ata që jemi mësuar të shohim dhe të dëgjojmë. Nuk kanë qenë burim dhe frymëzim i paqes.

Në periudha të caktuara të 2000 viteve të fundit kanë devijuar dhe kanë kryer krime nga më të ndryshmet, duke u renditur më shumë krah djallit sesa Perëndisë.
Gazeta amerikane “Investigate Journal” në listën e saj ka renditur 12 papët më djaj të të gjitha kohërave, duke nisur që nga shenjtori Shën Pauli i Taursus, i cili përndoqi dhe vrau në jug të Francës motrën dhe të afërmit e Jezu Krishtit, e deri tek ai i fundit, Papa Pius XII, i cili ndihmoi dhe mbështeti financiarisht ardhjen në pushtet të Adolf Hitlerit dhe diktatorit vietnamez Dihn Djem.

Një udhëtim i gjatë që kalon nëpër veset dhe korridoret e Vatikanit, që ishte epiqendra e politikës ndërkombëtare dhe drejtonte ushtritë e Evropës. Nga ky vend nisën tre kryqëzata të cilat shkaktuan me miliona të vdekur dhe riformatuan gjeopolitikën e tërë globit.
Pra nuk ishte thjesht çështje fetare. Se si e përdorën papët këtë pushtet dhe sa abuzuan, këtë e e shohim me profilin e 12 papëve që kanë drejtuar Vatikanin.

1. Shën Pauli i Tarsus

EMRI: Shën Pauli i TarsusTITULLI: ShënjtorLINDI: 1 të erës së reVDIQ: 65 të erës së reISHTE NGA: TurqiaDREJTOI VATIKANIN:AKUZA: Vrasje e të afërmeve të Jezusit dhe 650 mijë personave të pafajshëm.
Rridhte nga famlija Menasheh, priftërinj të cilët kishin drejtuar punët fetare në Izrael gjatë viteve 240-250 para erës sonë. U bë i famshëm për ngritjen e një sipërmarrjeje të paligjshme kriminale të quajtur “Krishtërimi”.
Akuzohet për vrasjen e qëllimshme Mary (Salome) motra e Jezusit, kushërirës Sara dhe Mari Magdalenës. Urdhëroi vrasjen e 500.000 dhe 650.000 njerëzve të pafajshëm, midis tyre shumë gra dhe fëmijë.

Shën Pali i ndihmuar nga Josephus ben Matthias (Shën Luka) dhe anëtarë të tjerë të Dhomës së Ananus ngritën në këmbë një ndërmarrje të paligjshme të quajtur “Krishtërimi”.
Qëllimi i vetëm ishte ndjekja e aktiviteteve kriminale në përputhje me shumë objektiva të tij, ku njëra prej tyre ishte uzurpimi pa të drejtë i të gjithë anëtarëve së familjes së Jezusit dhe dishepujve të tij, dhe siguria, nëse do të të ishte e mundur për vdekjen e tyre.
Në vitin 58-59 pas erës së re në jug të Francës ka kryer vrasjen e qëllimshme Mary (Salome) motra e Jezusit dhe Mary Cleopas, kushërirës së tij Sara dhe Mari Magdalenën. Në vitin 64 pas erës së re urdhëroi vrasjen e dhimbshme të 500.000 dhe 650.000 njerëzve të pafajshëm, midis tyre shumë gra dhe fëmijë.

2. Papa Pius XII

EMRI: Eugenio Maria Giuseppe Giovanni PacelliTITULLI: PapëLINDI: 2 mars 1879VDIQ: Tetor 1958ISHTE NGA: ItaliaDREJTOI VATIKANIN: për 19 vjetAKUZA: Ndihmoi dhe financoi me ar ngritjen në pushtet të Hitlerit.
Eugenio Maria Giuseppe Giovanni Pacelli rridhte nga një familje papësh ose e thënë ndryshe nga “Fisnikëria e zezë”. Është akuzuar për mbështetjen që i dha Hitlerit në fillim, duke i ofruar ndihmë financiare me ar për ngritjen e tij në pushtet.
Gjithashtu financoi edhe lobet për zgjedhjen në vitin 1955 të diktatorit të Vietnamit Jugor, në 1955, Dihn Djem, i cili persekutoi budistët dhe interesat e jokatolikëve. Kjo politikë shkaktoi edhe më vonë vrasjen e 2 milionë vietnamezëve. Gjyshi i tij kishte qenë nënsekretar në Ministrinë e Financave papale dhe më pas në atë të Brendshme.

Papa Pius IX nga 1851 deri në 1870 ishte themeluesi i gazetës së Vatikanit në vitin 1861 “L’Osservatore Romano”. Është akuzuar për krime kundër njerëzimit në shumë raste.
Një nga ato është edhe mbështetja që i dha Hitlerit në fillim, duke i ofruar ndihmë financiare për ngritjen e tij në pushtet.
Gjithashtu Paceli e përdori arin e çuar nga Vatikani në Gjermani në vitin 1917 për ekspansionin e Partisë Naziste, duke e përfshirë atë në reformën e parë si organizatë ushtarake paramilitare. Por krimet kundër njerëzimit nuk mbarojnë këtu.
Ndërkohë në vitin 1955 financoi lobet për zgjedhjen e Dinh Djem, si presidenti diktator i Vietnamit Jugor, i cili persekutoi budistët dhe interesat e jokatolikëve.

3 . Papa Gregori VII

EMRI: Papa Gregori VIITITULLI: PapëLINDI: Viti 1020VDIQ: Viti 1085ISHTE NGA: Sovana e ItalisëDREJTOI VATIKANIN: për 29 vjetAKUZA: Vrasja e një qyteti të tërë dhe deklaroi se vrasja e heretikëve nuk është krim.
Akuzohet për vrasjen e Papa Aleksandër II në vitin 1073 dhe më vonë për vrasjen e 6 peshkopëve për çështje pushteti. Ka kryer krime kundër njerëzimit kur urdhëroi shfarosjen e të gjithë banorëve të qytetit mysliman Toledo, të kapur rob nga mbreti Alfonso VI, përfshi këtu gra dhe fëmijë.

Në 1073 deklaroi publikisht se vrasja e heretikëve nuk ishte një vrasje. Ishte i pari që futi deklaratat e rreme brenda kishës me qëllimin e vetëm atë të futjes së ritualeve satanike.
Papa Gregori, i njohur edhe si Shën Gregori, i bënë të rreme prezantimin e dogmave gjatë festimit, të bukës dhe verës në transformimin aktual i trupit dhe gjakut të Krishtit.

Kjo u quajt i “shndërrim” dhe është bërë me qëllim për të futur simbolizmin satanik në masë dhe shërbyen për të shuar rritjen e thashethemeve mbi kanibalizmin dhe satanizmin anembanë Perandorisë së Shenjtë Romake pas vitit 350.
Shndërrimi i dogmës i bëri të gjithë katolikët romakë zyrtarë e anëtarë të një kulti të vetëm që kishte si themel kanibalizmin dhe qëndroi në ligjet e kishës për gati 1000 vjet.

4. Papa Alexander VI

EMRI: Rodrigo BorxhaTITULLI: PapëLINDI: 1431VDIQ: 1503ISHTE NGA: Valencia e SpanjësDREJTOI VATIKANIN: 11 vjetAKUZA: Akuzohet për organizmin e orgjive më të shumta në historinë njerëzore.
Pati shumë lidhje martesore dhe fëmija i tij ishte Lukrecia. Mbajti pozicionin e Papës nga viti 1492 e deri në 1503.

Gjatë tyre ai promovonte satanizmin duke vrarë me qindra vetë me anë të këtyre riteve të shoqëruara edhe me akte kanibalizmi, duke u kthyer në rite të rregullta institucionale si sodomia dhe vrasje e fëmijëve.
Alexander VI në Vatikan dhe në mënyrë të gabuar ka mbajtur tradicionale justifikimin e një praktike të tillë, se kjo ishte një traditë e lashtë greke homoseksuale.

Gjithashtu ai akuzohet nga historianët edhe për skllavërimin, eksportimin dhe vrasjen në emër të Krishtit të 150 milionë amerikanëve jugorë pas ekspeditave të para të Kristofor Kolombit.

5.Francis Borxhia SJ

EMRI: Francis Borxhia SJTITULLI: Kardinal dhe Superior i PërgjithshëmLINDI: 1510VDIQ: 1572ISHTE NGA: Gandia e SpanjësDREJTOI VATIKANIN: 62 vjetAKUZA: Rikthimin e priftërinjve mëkatarë për vrasje dhe bigami dhe dëbimin e shumë të tjerëve.

Lindi në Gandia të Spanjës dhe rridhte nga gjaku i familjes Borxhia. Pati 8 fëmijë dhe mbajti postin e superiorit të përgjithshëm në kishën katolike nga viti 1505 e deri në vitin 1572, ose më mirë autoriteti kryesor i të ashtuquajturve “Papët e Zinj”.
Vdiq në shtator të po këtij viti. Ishte fëmija i jashtëligjshëm i Ferdinand II të Aragonës. Ai kishte lidhje farefisnore edhe me Papën Aleksandër VI.
Akuzohet se nxori të pafajshëm të gjithë priftërinjtë mëkatarë dhe përdori aktet nënligjore të kishës katolike për të dëbuar dhe përndjekur kundërshtarët. Gjithashtu ndihmoi edhe në rikthimin e priftërinjve për vrasje dhe bigami.

6. Papa Damasus I

EMRI: DamasusTITULLI: PapëLINDI: 326VDIQ: 384ISHTE NGA: Kauka i SpanjësDREJTOI VATIKANIN: 14 vjetAKUZA: Për djegien gjallë të filozofit Simonides dhe Maximus dhe persekutimin e mijëra kristianëve të sektit Manikaen për vite të tëra.

Në vitin 367 -368 Papa Damasus, i njohur edhe si Shën Damasus, ngarkoi personalisht rekrutë dhe i pagoi për të vrarë rivalin Ursinians (Liberians).
Ndërkohë ishte papa i parë që kërkoi një haraç mbi të ardhurat nga krimi. Në vitin 381 konvertojnë Konstandinopojën dhe tempullin e Afërditës në bordellon më të madhe në historinë e lashtë.

Këtë ndërmarrje të madhe të biznesit së bashku me të tjera ai e zgjeroi edhe më shumë me ish-bordello greke, duke përdorur priftërinj femra dhe fëmijët e tyre si skllave të seksit, me kushtin e vetëm dhe të rëndësishëm që t’i siguronin të ardhurat duhura kishës kristiane.

7. Papa Sergius III

EMRI: SergiusTITULLI: PapëVDIQ: Prill 911ISHTE NGA:Roma, ItaliDREJTOI VATIKANIN: 7 vjetAKUZA: Për shkeljen e ligjit duke pasur marrëdhënie seksuale me fëmijët e tij, djem dhe vajza.
Herezitë e tij ishin mjaft të hapura, duke filluar që nga shkelja e ligjeve të kishës që kishin të bënin me lidhjet e shumta seksuale që kishte me fëmijët e tij. 904 – 911 Ishte një shthurje e paparë morale dhe shumë e turpshme, e cila praktikonte rregullisht satanizmin duke përfshirë orgji, drogë dhe duke ushqyer ritualin e vrasjes së fëmijëve në bazë të altarit e Shën Peters në përputhje me ritet e lashta me origjinë hebraike.
Por nën mbretëri u rrit shumë numri i prostitutave dhe stripeve, dhe tregoi se kush kishte qenë qëllimi i tyre. Nga këto marrëdhënie inçesti fëmijë baba doli edhe papa John X, papa Gjon XI dhe papa Gjon XII.

8. Papa Innocent III

EMRI: Lotario de’ Conti di SegniTITULLI: PapëLINDI: 1160VDIQ: Qershor 1216ISHTE NGA: Gavinjano, ItaliDREJTOI VATIKANIN: 18 vjetAKUZA: Për krime kundër njerëzimit dhe promovimin e Satanismit dhe të inkuizicionit duke vrarë rreth 1 milion të pafajshëm.
Lotario ka studiuar në Romë, Paris dhe Bolonjë. Pas vdekjes së Papa Alexander III (1159-81), Lotario u kthye në Romë dhe mbajti detyrën gjatë mbretërimit të një kohe të shkurtër të Lucius III (1181-1185), Urban III (1185-1187), Gregori VIII (1187), dhe III (1187-1191, ndoshta një i afërm i të Segni), duke arritur në rangun e kardinalit dhjak nëpërmjet xhaxhait të tij.

Nga krimet kundër njerëzimit më të bujshme janë ato të nxitjes së satanizmit (1198-1216). Innocenti III bëri të promovuar inkuizicion gjithë Evropën, duke shkaktuar vrasjen e mbi një milion (1000000) njerëzve të pafajshëm nëpër torturat e tmerrshme dhe sakrificë njerëzore publike, të cilat kishin si qëllim të vetëm nxitjen e parimeve të satanizmit.

9. Papa Boniface VIII

EMRI: Benedetto CaetaniTITULLI: PapëLINDI:1294VDIQ: 11 tetor 1303ISHTE NGA: Ananji, ItaliDREJTOI VATIKANIN: për 19 vjetAKUZA: Për inçest me të gjithë fëmijët e tij djem dhe vajza dhe njihet si papa që mori me dhunë rreth 3 milionë dollarë nga të krishterët e ndershëm.
Rridhte nga një familje e rëndësishme e Romës që ishte përgjegjëse për ngjarje të rëndësishme dhe shpeshherë me karakter të dyshimtë.
Mbahet mend si papa që kreu inçeste të përsëritura me fëmijët e tij, meshkuj dhe femra. Disa prej fëmijëve të tij u çmendën. Por do të kujtohet për mënyrën e tij të të vjelit të taksave nga e gjithë aristokracia.

Kush nuk paguante e kishte shumë të qartë se ose do të dënohej, ose do të dëbohej. Madje këtë vepër e sanksionoi edhe me ligj, duke e futur atë tek aktet më të këqija në historinë e kishës dhe duke hedhur një njollë të zezë.
Boniface konfirmoi se pa ndihmën kërcënimeve dhe dëbimeve nuk mund të vilen taksat ose përndryshe të gjithë do të konsideroheshin heretikë dhe dënoheshin me vdekje. Ky ligj përsëriti qëndrimin e rremë të bamirësisë së kishës katolike.

10. Papa Adrian IV

EMRI: Nicholas BreakspearTITULLI: PapëLINDI:1100VDIQ: shtator 1159ISHTE NGA: Hertfordshire, AngliaDREJTOI VATIKANIN: 5 vjetAKUZA: Për marrjen e fitimeve mbi krimet dhe skllavërimin e irlandezëve.
Në qëllimet e Adrianit IV ishin shitja e pronave të vjedhura që në 1155. Papa lëshoi një urdhër papale duke i dhënë mbretit anglez, King Henrit II, sundimin mbi Irlandë.

Papë Adrian IV pretendoi pronësinë dhe e bëri në mënyrë të gabuar ndaj Irlandës.
Me këtë pretekst Henry pushtoi Irlandën më 1171, duke përdorur vulën papale dhe pretendoi sovranitetin mbi ishull dhe e detyroi Cambro-norman warlords dhe disa nga mbretërit galë dhe irlandezë që ta pranojnë atë si sundimtar të tyre.
Sundimi i tij bëri që irlandezët dhe galët t’i paguanin kishës katolike një haraç vjetor dhe të ishin nën një nënshtrim të vazhdueshëm deri në kohën e Henrit VIII.

11. Papa Pius IX

EMRI: Giovanni Maria Mastai-FerrettiTITULLI: PapëVDIQ: shkurt 1878ISHTE NGA: Senigalli,ItaliDREJTOI VATIKANIN: për 32 vjetAKUZA: Për vrasjen e presidentit Abraham Linkoln, lidhjet me mafien dhe rrëmbim fëmijësh.
Do të kujtohet si një nga papët me lidhje më të fuqishme me botën e krimit. Pius IX, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë të kishës bëri që dy të burgosur t’i rekrutojnë si terroristë të njohur dhe të shtetit nga Italia e Jugut, për të formuar një organizatë të re të paligjshme me qëllim të krimit të njohur, si “Cosa nostra” e njohur si mafia, gjithashtu e njohur si mafia siçiliane.

Por qëllimet e saj ishin të veçanta: prishja efektive, një qeveri të re të bashkuar në Itali me qëllimin përfundimtar kthimin e tokës dhe pronave kishës katolike.
Sigurimin e mjeteve dhe fondeve vjedhurazi, vjedhje të tjera të paligjshme dhe të ndërmarrjeve “të tjera” do të thotë me mënyrën e shpërblimit për humbjen e të ardhurave nëpërmjet anulimit e Papës.
Dhe e fundit për të ndihmuar kishën në çështje të fshehta, si menaxhimi i borxheve të posaçme, kreditë dhe financat. Gjithashtu do të mbahet mend si njeriu që ndihmoi dhe mori pjesë në vrasjen e presidentit amerikan, Abraham Linkoln.

12. Papa Urban II

EMRI: Zotto de Landalf, Odo, Peter the HermitTITULLI: PapëLINDI: 1042VDIQ: Korrik 1099ISHTE NGA: Benevento, ItaliDREJTOI VATIKANIN: 11 vjetAKUZA: Për vrasjen e 10 milionë të pafajshmëve, burrë, gra dhe në mënyrë të veçantë fëmijë.
Ka hyrë në historinë e papëve si njeriu që ka shkaktuar vrasjen e 10 milionë të pafajshmëve, burra, gra dhe veçanërisht fëmijë.

Këta nuk ishin gjë tjetër përveç se pjesë e lakmisë së papa Urbanit II. Këta ishin viktima të kryqëzatave dhe vinin kryesisht nga Jugosllavia, Turqia.
Do të mbahet mend si papa i tragjedisë së fëmijëve, pasi i çoi ata në një luftë të humbur që në fillim. Nga krimet e tjera kundër njerëzimit ishte edhe lirimi i kriminelëve të cilët iu bashkëngjitën kryqëzatës dhe kur mbërritën në tokën e premtuar, në Palestinë, vranë dhe prenë së paku 60 mijë hebrenj.

Por në të njëjtën kohë u vranë edhe 150 mijë deri në 200 mijë kristianë.

Pergatiti: Eroll Velija
zeriislam.com