Autenticiteti i Kur’anit
OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Autenticiteti i Kur’anit

Sheuvki Ebu Halil

“Kur’ani është vepër e Muhamedit, ai është autor i tij, kurse ju thoni se Kur’ani është nga Allahu, andaj si do ta vërtetosh këtë në aspektin racional, pa u mbështetur në tekstet fetare se Kur’ani është nga Allahu, e nuk është vepër e Muhamedit?
Gjykatësi: i drejtohet të pandehurit, Islamit, duke i thënë: A keni përgjigje për këtë?”

Seanca e parë

Salla ishte gati për zhvillimin e seancës gjyqësore ku duhet të gjykohej Islami.
Gjykatësi e urdhëroi portierin ta ftojë Islamin.

Portieri: Islam!
Islami hyn dhe zen vendin e tij në karrigen e të akuzuarit, kurse para tij gjendet prokurori i përgjithshëm i cili filloi t’ia përsërisë akuzën e parë për të cilën duhet të shoshitet në këtë seancë.

Prokurori i përgjithshëm:
Kur’ani është vepër e Muhamedit, ai është autor i tij, kurse ju thoni se Kur’ani është nga Allahu, andaj si do ta vërtetosh këtë në aspektin racional, pa u mbështetur në tekstet fetare se Kur’ani është nga Allahu, e nuk është vepër e Muhamedit?
Gjykatësi: i drejtohet të pandehurit, Islamit, duke i thënë: A keni përgjigje për këtë ?

Islami:
I Nderuari gjykatës,
Kur’ani është prezent, atëherë le të hulumtojmë bashkërisht në te për prejardhjen e tij dhe të vërtetojmë atë që dëshiron prokurori në aspektin racional, Në këtë moment unë kam mundësi që për prejardhjen e Kur’anit të parashtroj tri alternativa e që nuk mund të ketë të katërtën, që janë:
– Kur’ani si vepër e Muhamedit ashtu si pretendon prokurori,
– Kur’ani si vepër e arabëve,
– Ose Kur’ani ka prejardhje tjetër, që është i panjohur për ne e duhet të hulumtojmë për te.
Atëherë të fillojmë nga e para dhe një nga një të shqyrtojmë dhe analizojmë këto hipoteza.

Kur’ani vepër e Muhamedit

Këtë alternativë mund ta kundërshtojë me sa vijon;
1. Metoda e Kur’anit është krejtësisht e ndryshme nga metoda e fjalëve të Muhamedit. Andaj sikur të hulumtojmë në librat e hadithit që regjistrojnë fjalët e Muhamedit, dhe të njëjta i krahasojmë me Kur’anin me lehtësi do të kishim vërejtur dallim shumë të madh dhe të dukshëm mes tyre në të gjitha aspektet, në metodikë, në shprehje dhe në tematikë. Gjuha e Muhamedit ishte gjuhë që flitej në mesin e arabëve, gjuhë e të biseduarit, kuptuarit dhe e ligjërimit e cila përdorej në mesin e arabëve, për dallim nga metodika e gjuhës së Kur’anit e cila nuk njihej më parë në gjuhën arabe..

2. Lexuesi i cili lexon librat e hadithit, gjatë leximit të tyre përjeton dhe ndien se ka të bëjë me fjalë njerëzore nga të cilat përjetohet dobësia dhe frika nga Allahu, për dallim nga lexuesi i cili lexon Kur’anin dhe gjatë leximit përjeton se është duke lexuar fjalë që burojnë nga i Gjithëfuqishmi, i Drejti dhe i papëruluri. Gjatë leximit të Kur’anit askund nuk mund të vëresh dobësinë e folësit, andaj sikur Kur’ani të ishte fjalë e Muhamedit, atëherë edhe metodika e Tij do të ishte e ngjashme me metodikën e hadithit, e veçanërisht kur fakti është i argumentuar se një autor në veprat e tija nuk mund të përdorë dy metoda që rrënjësisht dallohen nga njëra tjetra.

3. Muhamedi ishte i pa arsimuar , ai asnjëherë nuk ishte nxënës dhe nuk mësoi nga asnjë mësues, atëherë a është e logjikshme që një njeri i tillë i paarsimuar të sistemoj një mrekulli juridike të kompletuar dhe pa të meta. Madhështinë e jurisprudencës islame e pranuan të afërmit dhe të largëtit, derisa ai u bë fundament nga fundamntet e jurisprudencës edhe në Evropë. Atëherë si është e mundur që ky i pa arsimuar të hartoj një Kur’an me këtë alegori të fuqishme gjuhësore dhe i dalluar nga veprat tjera, pastaj të paraqesë mrekullinë legjislative të kompletuar që rregullon çështjet shoqërore, ekonomike, fetare, politike etj.. A do të ishte e mundur që ky libër të jetë vepër e tij..?..

4. Teoria e Kur’anit është e plotë dhe gjithëpërfshirëse që rregullon ekzistencën, jetën, të menduarit, marrëdhëniet ndër qenësore, formën e adhurimit, çështjet e luftës, martesës, çështjet ekonomike etj, atëherë sikur ky libër të ishte nga Muhamedi, sigurisht se Muhamedi nuk do të ishte njeri!. Të gjitha këto sistemime, dhe këto ligje dhe mendime janë absurd që të arrihen nga një elitë e tërë e dijetarëve dhe ekspertëve sado që të kishin qenë studiues të mëdhenj apo erudit. Njeriu sa do që të ishte erudit dhe i aftë dhe cilado të kishte qenë kultura e tij, është i pamundur që të sistemoj vetëm një çështje prej këtyre çështjeve. Atëherë, çka mendoni ju me tërë këto çështje me llojllojshmërinë dhe diapazonet e tyre. A është e mundur që një i paarsimuar që të rregulloj një sistemim të tillë të plotë në ekzistencë, në jetë dhe në të menduar ?

5. Pse Muhamedi sikur ta kishte hartuar Kur’anin, më pas këtë t’ia japë dikujt tjetër ?. Madhështia dhe krenaria do të ishte më e dukshme për te sikur ai të kishte hartuar një vepër të tillë që nga rivaliteti i tij stagnoi tërë bota. Ai me këtë vepër do të cilësohen si mbinjerëzor dhe kështu do të ngrihej në shkallën më të lartë se njerëzorja. Atëherë, cili ishte interesi apo qëllimi i Muhamedi që të përpiloj një vepër si Kur’ani, e pastaj këtë vepër madhështore që është mrekulli t’ia dhuroj dikujt tjetër ?.

6. Në Kur’an gjejmë informime nga gjeneratat e mëparshme, informata këto të cilat librat e kohës së Muhamedit i trajtonin ndryshe nga Kur’ani. Në të ekzistojnë mrekulli shkencore në ekzistencë, në jetë, në medicinë dhe matematikë . Argumente të tilla gjejmë me dhjeta, bile me qindra. Atëherë a është e logjikshme që këto mrekulli ti ketë regjistruar një njeri i pa arsimuar ?. Si arriti që një i pa arsimuar atë kohë të dinë se toka është e rrumbullakët dha ka formën e vezës ?. Si arriti që një i pa arsimuar të njohë teorinë e ndarjes së universit ?. Si e diti ky i pa arsimuar se elementet e materies në ekzistencë janë të njëjta . ? Si e diti një i pa arsimuar se sasia e ajrit në sferat e larta është i pamjaftueshëm për njeriun dhe se atje përjeton ngushtim gjoksi ?. Si e diti ky njeri i pa arsimuar se dielli dhe hëna notojnë në hapësirë ?. Shembuj të tillë kemi me dhjeta e dhjeta.
Si arriti që një i pa arsimuar ti dinte këto të vërteta shkencore të cilat sot bota bashkëkohore po i din dhe zbulon përmes mjeteve shkencore dhe satelitëve.

7. Në Kur’an hasim disa qortime dhe vërejtje që i bëhen Muhamedit, e ato na paraqiten në shumë vende që ne do të përmendim disa prej tyre.
Një sure e tërë e cila ka emrin “Abese” duke filluar nga fillimi ku thotë: “Ai vrenjti (Fytyrën ) dhe u kthye. Ngase atij i erdhi i verbëri, e nuk mund ta dish ti, ndoshta ai do të pastrohet, apo do të këshillohet dhe këshilla do ti bëjë dobi! E ai që nuk ndien nevojë (për Zotin ) pse ka pasuri. Ti atij i vë veshin, po ti nuk ke përgjegjësi, pse asi nuk pastrohet, ndërsa ai që nxiton dhe vjen te ti dhe meqë ai frikësohet e ti nuk nuk e zë asgjë(dhe nuk ia vë veshin fjalës së tij). Abese :1-10.
Pastaj ajeti:”Allahu ta fali ty (Muhamed) gabimin pse atyre ju dha leje.” Et-tevbe:43
Pastaj ajeti: ”Asnjë pejgamberi nuk i takoi të bëjë hile dhe kush bënë hile, ai në ditën e kijametit vjen i ngarkuar me atë që ka bërë..” Ali Imran : 161.
Pastaj ajeti : ”Për asnjë pejgamber nuk qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për qëllim përjetimet e kësaj bote, ndërsa Allahu dëshiron për ju Ahiretin. Allahu mbizotëron çdo gjë, di çka është mirë për robtë“. El Enfal : 67.
Ajeti:” Nuk është e drejtë për Pejgamberin e as për besimtarët të kërkojnë falje për idhujtarët, edhe nëse janë të afërt të tyre..” Et- tevbe : 113.
Ajeti: “ Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej Allahut, juve do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët”.El Enfal :68.
Ajeti: “ Dhe mos huani kurrsesi për ndonjë çështje”Unë do ta bëjë këtë nesër, vetëm në Dashtë Allahu” E kur të harrosh përmende Zotin tënd dhe thuaj:”Shpresohet se Zoti im do të më japë udhëzim dhe më të afërt prej këtij “. El Kehf : 23-24.
Ajeti:” O ti pejgamber, pse ia ndalon vetes atë që Allahu ta lejoi A krkon me të pajtimin e grave tuaja?Allahu është mëkat falës. Mëshirues”. Et-Tahrim :1
Këto qortime dhe tërheqje vërejtjesh që u përmenden dhe shumë raste të tilla në Kur’an, a është e logjikshme që Muhamedi të jetë autor i Kur’anit e pastaj në këtë formë të qortoj veten e tij? Ekzistojnë raste të shumta kur Muhamedi a.s. dhe shokët e tij kishin qëndrime të ndryshme, pastaj më vonë përmes Kur’anit ndryshonin ato qëndrime, e kjo nënkupton se sikur Muhamedi të ishte autor i Kur’anit ai sigurisht se këto qortime dhe këto ndërrime të qëndrimeve nuk do ti regjistronte në te.

8. Argument tjetër se Kur’ani nuk është vepër e Muhamedit a.s. janë edhe shumë raste nga jeta dhe veprimtaria e tij kur ai kishte nevojë të zgjidhte ndonjë çështje, porse nuk mund të zgjidhte për arsye se prite që ti vjen shpallja nga Krijuesi i tij. Në këto raste ai priti dite dhe net të tëra, e sikur ai të ishte autor nuk do ti kishte bërë qasjen tij personale.

Kur’ani vepër e arabëve!

Arabët atëbotë si prioritet kishin dashurin ndaj retorikës, letërsisë, poezisë dhe ligjërimit, e për këtë ata organizonin e karnavale të ndryshme. Nga tradita e njohur arabe ishte organizimi i jetës fisnore, andaj jo rrallë herë zhvilloheshin edhe beteja të përgjakshme mes fiseve. Poezia i shërbente atyre për përforcim shpirtërorë dhe ngritje moralit në këto beteja duke lavdëruar fisin e vetë dhe nënçmuar fisin tjetër.
Në anën tjetër mrekullitë e të dërguarve tjerë ishin mrekulli momentale, që shërbenin vetëm për momentin. Mrekullitë janë ngjarje mbinatyrore, jashtë ligjeve të fizikës dhe të natyrës, kurse ai i cili sheh këtë ngjarje përfiton nga ajo në momentin kur e vëren atë. Për këtë arsye mrekullia e Musas a.s. ishte në magji, sepse në kohën e tij ishte e zhvilluar magjia,e mrekullia e Musas a.s. ishte që të shkatërrojë veprimet e tyre. Urtësia tjetër se mrekullia e Isës a.s. ishte në medicinë, sepse në kohën e tij medicina ishte e zhvilluar, e mrekullia e Isas a.s. ishte që të rrënojë njohurit e tyre..

Kur’ani, erdhi mrekulli për një popull që ishin të njohur në oratori, retorikë, letërsi, poezi dhe ligjërime, e ai i tejkaloi ato përmasa dhe i rrënoi të gjitha. Atëherë si është e mundur që Kur’ani të jetë vepër e arabëve, përderisa apeli për rivalitet ishte dhe ngeli në kontinuitet që ata të hartojnë së paku një sure të ngjashme me Kur’anin?. Mirëpo kurani është mrekulli e përhershme, e sikur arabët të kishin pasur mundësi të hartojnë një kuran të ngjashëm me Kur’anin do ta kishin bërë ate. Kjo nënkupton se Kur’ani nuk është vepër e arabëve, sepse ata u mahnitën me metodologjinë e Kur’anit, me retorikën dhe tematikën e tij si dhe me legjislaturën e tij, andaj ata që ishin njohës më të mirë të kësaj lëmie, iu nënshtruan kësaj mrekullie e pranuan islamin për shkak të pamundësisë së tyre ti përgjigjen atij.
Sikur Kur’ani të ishte vepër arabe, ata do ti ishin përgjigjur ftesës së Kur’anit për rivalitet ku akoma vazhdon një apel i tillë ku thotë:” E në qoftë se jeni të dyshimt në atë që Ne ia shpallëm gradualisht robit Tonë, atëherë sillni ju një kaptinë të ngjashme si ai dhe thirrni dëshmitarët tuaj pos Allahut, nëse jeni të sinqertë. E mos e paçi bërë e as që do ta bëni kurrë, atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët, që është i përgatitur për mosbesimtarët”. El Bekare 23-24.
Ajeti tjetër:”Thuaj:” edhe sikur të bashkoheshin njerëzit dhe xhinet për të sjellë një Kur’an të tillë, ata nuk do të mund të bënin si ky sado që do ta ndihmonin njëri tjetrin”. El Isra :88.

Ajeti tjetër:” A mos ata thonë:’Ai e trilloi” Jo, por ata nuk besojnë. Pra, nëse ata janë drejtë le ta sjellin një ligjërim si ai. Et Tur 33-34.
Rrafiiu thotë: Meqë arabët u treguan të pamundshëm që ti përgjigjen këtij rivaliteti përderisa ata ishin oratorët më të spikatur, kurse ligjërimet ishin mjeshtri i gjuhëve të tyre, kjo është urtësi se këtij rivalitetit që përmendet në Kur’an nuk mund ti përgjigjet askush dhe se kjo është dëshmi gjatë historisë në çdo kohë për pamundësinë e atyre që ishin oratorë më të mirë dhe gjahtarë më të spikatur. Kjo dëshmon se pas tyre nuk mund të vijë një popull tjetër të cilët janë më të dobët në gjuhë dhe alegori, që përziejnë gjuhën e tyre me gjuhë tjera, ndonjë gënjeshtar apo hipokrit e të thorë se vërtetë arabët kishin mundësi të bënin një veprim të tillë, por unë nuk kam mundësi.

Pra, Kur’ani nuk ishte vepër e arabëve pikërisht për shkak të retorikës dhe rivalitetit që i thirri ata. Dalja e Kur’anit nga metoda e shprehjes së arabëve është argumenti se ai është mrekulli dhe se Kur’ani nuk është vepër e njerëzve e as fjalë e Muhamedit. Sikur të mos ishte kjo metodë atëherë arabët do të ishin lavdëruar me te. Pati edhe tentativa për një veprim të tillë siç ishte rasti me Musejlemi Kedhabin i cili kishte filluar të përpiloj një kur’an të ngjashëm, porse realisht ai as që i përkiste as për së afërmi Kur’anit të vërtetë, dallohej nga të gjitha aspektet. Në fund mund të përfundoj me atë se thirrja e Kur’anit për rivalitet ngelë e hapur dhe se mrekullia e tij është e dukshme e kjo argumenton se Kur’ani nuk është vepër e arabëve.

Kur’ani vepër e dikujt tjetër!

z. Gjykatës,
Nëse arabët u treguan të pamundshëm që ti përgjigjen rivalitetit të Kur’anit përderisa ata ishin gjuhëtarët më të mirë dhe në gjuhën e tyre, atëherë a është e logjikshme që Kur’ani të jetë vepër e njerëzve. Përderisa nuk është vepër e arabëve që është në gjuhën arabe, atëherë edhe më e palogjikshme do të ishte që Kur’ani të jetë vepër e romakëve apo persianëve.

Pra, Kur’ani nuk është vepër e arabëve e as e fqinjëve të tyre, atëherë vepër e kujt është ai ?. A është vepër e njerëzve derisa dështuan njohësit më të mirë të gjuhës arabe e ai është në gjuhën arabe dhe flet për traditën e tyre?. Gjithsesi ai është mbi mundësinë njerëzore, atëherë prej nga ka ardhur?. Këtë pyetje i nderuari gjykatës po e lë për ju të mendoni se ju jeni i mençur dhe dini të logjikoni dhe të sillni vendim.

Mrekullit e Kur’ani janë të natyrave të ndryshme, në gjuhë, letërsi, retorikë, përpikshmëri dhe mos kundërshtime mes veti, ligjësime të drejta dhe adekuate, sjellje të informacioneve për çështje të kaluara, për sekrete për të ndryshme etj, . Atëherë, pas tërë kësaj, Prej nga mund të ketë ardhur ky Kur’an?!

A është Kur’ani vepër e fallëtarëve?

Seanca e dytë

“Ai nuk është fjalë e ndonjë poeti, po ju nuk besoni. Nuk është as fjalë e ndonjë falltari, po ju nuk përkujtoheni.” (El Haka:41-42)
Erdhi Islami, hyri në sallë kokë lartë dhe me krenari, i bindur në hapat e tij dhe kështu filloi seanca e dytë e gjykimit të Islamit.
Prokurori qëndronte para Islamit duke i thënë: Islami dhe Kur’ani dhe tërë ajo që gjendet në to janë si rezultat i falltarit të Behires, që ia kishte dhënë Muhamedit gjatë qëndrimit të tij në Sham. Muhamedi njëherë kishte udhëtuar me xhaxhain e tij në tokat e Shamit, e në Basra ishte njoftuar me një falltar dhe nga ai kishte mësuar diturinë e Tevratit.

Gjykatësi: Islam, cila është mbrojtja juaj?

Islami: I nderuari gjykatës,

Kam një vërejtje të vogël dhe të thjeshtë që do ta them në mbrojtjen time ndaj kësaj akuze. Emri i këtij falltari për të cilin pretendoni se i kishte dhënë apo e kishte inspiruar Muhamedin për Kur’anin, e gjejmë të ndryshëm në literaturë. Nëse bëjmë fjalë për literaturën krishtere gjejmë se emri i tij ishte Serxhijus apo Behire, e herët tjera quhet Vereka b. Neuvfel. Nëse bëhet fjalë për literaturë çifute, atëherë del se ai ishte Hahammi me emër të pa njohur nuk e di pse.

I nderuari gjykatës,
Tërë kësaj akuze do ti përgjigjem me tetë kundër argumente që janë:

1. Transmetimet dhe mospajtimet rreth emrit të vërtetë të falltarit, herë Behire, herë Vereka e herë Haham Bejuverd el funsu, a nuk janë këto dyshime të mjaftueshme për të refuzuar akuzën ?.

2. Vërtetë mosha e Muhamedit a.s. kur kishte udhëtuar për në tokat e Shamit ne xhaxhain e tij Ebu Talibin ishte nëntë vjet, atëherë shtrohet pyetja, a është e logjikshme që një fëmijë i kësaj moshe, i pa arsimuar të frymëzohet nga një falltar si Behira që më vonë të përpilojë një Kur’an?
Herën e dytë Muhamedi kishte udhëtuar për në Sham si shërbëtor i Hadixhesh për shkaqe tregtie në moshën njëzet e pesë vjeçare. Në këtë udhëtim tregtie aq shumë të suksesshëm Muhamedi nuk ishte me asnjë prift apo falltar, atëherë, pse ne të mos flasim për mrekullitë e Allahut xh.sh. që i dhuroi pejgamberit të Tij derisa ai ishte në tregti për Hadixhen, e të marrim për bazë udhëtimin e tij të parë.
Vetvetiu na lind pyetja, logjikisht është e pa pranuar çështja se Muhamedi në moshën nëntë vjeçare ka arritur të inspirohet për Kur’anin e veçanërisht kur dihet fakti se ishte fëmijë i pa arsimuar, porse do të ishte e mundur të pranohet se në moshën njëzet e pesë vjeçare të ishte i frymëzuar me befasinë e normave të tregtisë. Përgjigja logjike do të ishte: Muhamedi kur ishte në moshën nëntë vjeçare ishte i pa arsimuar, gjithashtu edhe në moshën njëzet e pesë vjeçare ishte i pa arsimuar, atëherë si korri sukses në këtë tregti në karvanin e Hadixhes bijës së Huvejlidit,, edhe pse ajo akoma nuk ishte bashkëshorte e tij?. A ishte e mundur që ai të udhëtoj për në tokat e Shamit fshehurazi pa e obliguar Hadixhja për tregtinë e saj në mënyrë që nga Behira të marrë Kur’anin?
Cila ishte lidhshmëria dhe raporti i Muhamedit me Behiren? Pse Behira e kishte zgjedhur Muhamedin t’ia dhuroj Kur’anin dhe t’ia japë këtë legjislacion, e të njëjtën nuk ia kishte dhënë djalit të tij, apo ndonjë të afërmi të tij, apo fundi i fundit këtë autoritet ta kishte lënë për veten e tij ?. Pse tërë këto epitete, bujarinë, pavdekshmërinë, autoritetin fuqinë, ndihmën të mirën e njerëzisë dhe shpëtimin e tyre t’ia japë një arabi bonjak, e të mos i kishte lënë për veten e tij. Në tërë këto, Behira a nuk kishte më shumë prioritet se sa jetimi i ebu Talibit ???.

3. Muhamedi në udhëtimin e tij të parë nuk kishte qëndruar kohë të gjatë në tokat e Shamit, e veçanërisht me Behiren kishte qëndruar vetëm pak kohë dhe atë në prezencën e shumë njerëzve, atëherë shtrohet pyetja kjo kohë kaq e shkurtë a do të mjaftonte për një fëmijë të vogël qoftë edhe një, dy apo edhe tri ditë që të pranojë tërë Kuranin në tërësi ?.
Sikur ai të kishte marrë diçka nga Behira, në kohën kur ai shpalli pejgamberllëkun e tij, sigurisht idhujtarët do ti kishin thënë, këtë e ke marrë nga Behira. Ky do të ishte argument i fuqishëm për kundërshtarët e tij në momentet kur ata i shpallën luftë publike Muhamedit a.s. dhe Kur’anit, sepse ata do ta kishin ditur këtë se ai po ta kishte pranuar nga Behira, ajo ishte bërë para syve të popullit të tij.

4. Mohuam logjikisht dhe praktikisht se Kur’ani absolutisht nuk buron nga njeriu, e Behira është njeri, edhe Vereka b. Neufeli është njeri, e edhe Hahami është njeri. Të gjithë këto janë njerëz dhe ai nuk buron nga ata. Sikur Muhamedi të kishte qëndruar në mesin e tyre edhe mija vite nuk do ti kishin dhënë diçka të ngjashëm atij sikur ky Kur’an.

5. Behira e as Vereka apo dikush tjetër nuk ka kontinuitet kohor me ngjarjet që rrëfehen në Kur’an. Ku ishte Behira apo Vereka nga pyetjet kur iu parashtroheshin pejgamberit s.a.v.s. e pejgamberi a.s. përgjigjej në ato çështje, pastaj zbrite Kur;ani i sqaronte dhe i përkufizonte qëndrimet e tija. Këto raste kategorikisht mohojnë mundësinë që esenca e Kur’anit të kenë ndonjë lidhje me ta, sepse sikur Kur’ani të jetë një pjesë prej tyre, atëherë ngjarjet të cilat kanë ndodhur pas tyre për të cilat ka folur i dërguari, do të kishin metodë të veçantë, që nënkupton se Kur’ani do të kishte dy metoda të shprehjes e kjo nuk vërehet në Kur’an. Sado që Berhira apo dikush tjetër të ketë qenë erudit apo vizionar dhe i aftë, ai nuk do ti dinte vetë që ti mësojë të tjerët për ngjarjet që do të ndodhin dhjeta vite pas tyre.

6. Në Kur’anin famëlartë gjenden ajete të cilat nuk pajtohen me besimin krishter, atëherë si do ti regjistron Behira apo Vereka këto kundërshtime, ose ajete që sqarojnë për shpirtligësinë e çifutëve, atëherë si do ti ketë regjistruar këto Hahami ?.

Ajetet që nuk pajtohen me krishterimin

Allahu xh.sh. ka thënë:” Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. En Nisa :157. Pastaj ajeti : O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur. En Nisa : 171.

Ajeti: Bënë kufër (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, biri i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai), tha: “O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës. El Maiade :72.

Ajeti: Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!” El Maide :116.

Ajeti: Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët” Saf : 06..
Nga këto jate ku qëndron besimi i vërtetë i islamit, ndaj trinitetit të besimit të Behires ?!.

Ajetet që mposhtin çifutët dhe imunitetin e tyre

Allahu xh.sh. ka thënë:”Atyre që ua kemi dhënë librin, ata e njohin atë (Muhammedin) siç i njohin bijtë e vet, e një grup pre tyre edhe pse e dinë këtë, janë duke e fshehur të vërtetën. El Bekare :146
Pastaj ajeti: Jehuditë thanë: “Dora e All-llahut është e shtrënguar!” Qofshin të shtangura duart e tyre dhe qofshin të mallkuar, pse thanë atë..” El Maide 64.
Ajeti: Shembulli i atyre që janë obliguar me Tevrat, dhe nuk e zbatojnë atë, është si shembulli i ndonjë gomari që bart libra. Shembull i keq është shembulli i popullit që i përgënjeshtroi ajetet e All-llahut, e All-llahu nuk udhëzon në rrugë të drejtë popullin jobesimtar. Xhuma: 05.

Ajeti: Madje kur ju thatë: “O Musa, ne nuk mund të durojmë (hamë) vetëm një ushqim (të njëjtë), lute pra Zotin tënd për ne të na furnizojë me çka mbinë toka prej perimeve të saj, prej trangujve, prej hudhrave, prej thjerrëze (groshë) dhe prej qepëve të saj!” (Musai) Tha: “A kërkoni ta ndërroni të mirën për atë që është më e thjeshtë?” Zdirgjuni pra në qytet, se aty do të keni atë që kërkoni! E mbi ta rëndoi poshtërimi dhe skamja, e ata kundër vetes shkaktuan hidhërimin e All-llahut. Kjo ndodhi ngase ata mohonin argumentet e All-llahut, mbytnin pejgamberët pa kurrfarë të drejte, dhe për shkak se kundërshtuan dhe i kalonin kufijtë në të keqe. Bekare : 61. Ajeti: E kur vijnë te ju, thonë: “Kemi besuar”, ndërsa ata me (kufër) mosbesim kanë hyrë dhe me të kanë dalë. Po All-llahu di më së miri se çka fshihnin ata.Dhe, shumë prej tyre i sheh se nguten në mëkat, në mizori e në ngrënie të haramit. Sa e shëmtuar është ajo që bënë ata. Maide : 61-62.

7. Prifti Behira athua është gënjeshtar?. Apo Vereka është gënjeshtar? Si mund të pajtohemi me faktin se një dijetar fetar i cili ka izoluar veten e tij për adhurim dhe madhërim Allahut që të gënjejë?. Gënjeshtra është mangësi të cilën nuk e pranon një njeri i thjeshtë, e jo më një njeri i përkushtuar në adhurim?. Si mund të thotë ndonjëri prej tyre se Kur’ani është nga Allahu që i ka zbritur Muhamedit birit të Abdullahut, e ai të jetë nga ai.? A pajtohet akuzuesi Nurman Dinjal që dijetari i fesë së tij të jetë gënjeshtar, dhe cili është interesi i tij në shpifje?

8. Fjala e fundit, i nderuari gjykatës,
Kur’ani për të cilin thanë se është nga Behira apo dikush tjetër përkthyesit e Kur’anit në gjuhët e ndryshme evropiane gjatë përkthimit kanë humbur estetikën dhe retorikën e Kur’anit dhe lexuesi nuk pati fat të shijojë shijen e vërtetë të tij. Këto ndryshime dhe devijime disa herë janë bërë të qëllimta që përkthyesi ka synuar diçka të arrij me te, që në këtë kontekst do të përmendin përkthimin e Fidenzios i cili në formë rrëfimi tregon këtë ngjarje të çuditshme ku thotë; Ekzistonte një njeri i cili quhej Sejdus- Zejdi, i cili kishte një bashkëshorte shumë të bukur e cila quhej sipas tij Zebibe – Zejnebe. Muhamedi kishte dëgjuar për bukurinë e sajë sepse ajo ishte femra më e bukur e asaj kohe dhe kishte shprehur dëshirën ta shohë atë, kështu që një ditë i mësyni shtëpisë së saj në momentin kur burri i saj nuk ishte në shtëpi, për ta pyetur kinse për burrin e saj. Kur arriti gruaja doli dhe e pyeti. Çka po dëshiron o i dërguari i Allahut?, çka të solli ty te ne? Burri im ka shkuar në punën e tij. Bashkëshortja këtë vizitë të pejgamberit nuk e kishte fshehur na bashkëshorti i saj kur ishte kthyer dhe e kishte pyetur. A ishte i dërguari i Allahut këtu ? Gruaja tha: po, ishte këtu. A e pa fytyrën tënde ? gruaja tha: Po, e pa dhe e ka zgjatur shikim në fytyrën time. Atëherë bashkëshorti tha: Unë nuk kam jetë më me ty pas këtij rasti…?! Kështu, prifti “besnik” duke e devijuar rrëfimin dhe ngjarjen mes Zejnebit dhe Zejdit e cila përshkruhet në suren Ahzab.

(Ai i cili na gënjen dhe ndaj nesh bënë kësi lloj shpifje të cilat nuk i pranon mendja e shëndoshë e një besimtari të rëndomtë mysliman, të tillët flasin se Kur’ani është nga prifti).

I nderuari gjykatës, të gjitha këto tetë argumente, secili prej tyre janë argumente të fuqishme për të mposhtur akuzën e z. Nurmanit, dekanit të fakultetit.

___________________
Nga arabishtja:
Jusuf Zimeri

www.breziiri.com