BUJA E MADHE PER ”PASIONET E ISAIT (JEZUSIT)

BUJA E MADHE PER ”PASIONET E ISAIT (JEZUSIT)

Filmi i aktorit-regjisorit të famshëm Mel Gibson “Pasioni i krishtit” me në fund është dalë në publikim të përgjithshëm pas debateve mujore. Në SHBA është shikuar me interesim shumë të madh, filmi bëri që disa kinema të supozojnë ajrin e kishës. Miliona krishter kanë qendruar në rradhë për të shikuar këtë punë të rëndësishme për Isain (paqja qoftë mbi të), gurë themeli i besimeve të tyre.

Një prej aspekteve më të përqendruara nga kritikët e filmit është mënyra se ky film nuk është “argëtim” i pastër, si filmat tjerë klasik të Holivudit. Në të kundërtën, në një numër shumë të madh të skenave ka vuajtje edhe tortura. Të krishterët besojnë se Isai është mbytur nga Roamkët me anë të gozhdimit (kryqëzimit), Mel Gibsoni e paraqet se çfarë forma të tmerrshme të torurës ishin gozhdimi dhe mizoria përpara kësaj.

Reagimi i jehudëve

Reagimi më i madh ndaj filmit të Mel Gibsonit erdhi nga jehudët, dhe në të vërtetë është ende duke u bërë. Pse është kjo? Përgjigjja në këtë pyetje qëndron në historinë e krishterizmit siç përshkruhet në Bibël.

Sipas bibles, Isai është shpetimtari të cilin jehudët e kanë pritur me shekuj, me fjalë tjera Mesihu. Por, kur ai filloj të predikoj misionin e tij, ai i thirri popullin jehudi që të besojnë në Zot dhe gjithashtu i kritikoj hipokizitë e njerëzve të ndryshëm të fesë të cilët gëzonin autoritet të madh midis jehudëve. Për këtë arsye, ndonëse një pjesë e madhe e popullit jehud e besoj Isain, njerëzit e fesë në fjalë patën armiqësi shumë të madhe ndaj tij dhe vendosen që t’i bëjnë një kurthë për të mbytur atë. Më në fund ata vendosen që t’i ankohen Romakëve, të cilët sundonin Palestinën në atë kohë. Duke dalur përpara guvernatorit Romak, Pontius Pilate, ata i thanë atij se Isai ka pretenduar të bëhet mbret ndërkohë që mbret i tyre është Cezari, dhe se po u shkaktonte trazira politike. Pilate e pyeti Isain, e duke parë se ai nuk kishte bërë asnjë krim deshiroj që të liroj atë. Mirëpo, udhëheqësit fetar jehud insistuan. Ata kërkuan që ai të gozhdohet, e Pilate e pranoj kërkesën. Prapë sipas Biblës,
faktikishtë përgjegjës ishin jehudët për vendimin për të ekzekutuar Isain.

Kjo bëri që disa krishter të ushqejnë një armiqësi për jehudët gjatëgjithë historisë. Një prej arsyeve për shfaqjen e “antisemitizmit”, ose urrejtjes së jehudëve, është se të krishterët i konsideronin jehudët si “vrasësit e krishtit”

Reagimet e udhëheqësve jehud ndaj filmit të Mel Gibsonit në muajt e fundit kanë qenë se ky film e ka ringjallur këtë koncept, që ka vazhduar për 2,000 vitet e fundit. Në shumë skena në film janë përshkruar urrejtja dhe zëmërimi i disa figurave religjioze jehude ndaj Isait. Kjo është një pikë e rëndësishme e konfliktit që i ndan krishterizmin dhe jehudizmin, që kanë shumë të përbashkëta, dhe madje i vë ata në kundërshtim ndaj njëri tjetrit.

E vërteta e shpallur në Kur’an

Por, prapa debatit të tanishëm për Isain ndërmjet jehudëve dhe të krishterëve është e vërteta më e rëndësishme.

Kjo e vërtetë është shpallur në Kur’an. Sipas ajeteve të Zotit të Plotëfuqishëm, Isai faktikisht nuk është mbytur me anë të gozhdimit. Jehudët vendosen një kurthë të tillë për atë, por Zoti e zmbrapsi kurthen e tillë me një mrekulli dhe e shpëtoj Isain, duke u gozhduar dikush tjetër në vend të tij. Kjo e vërtetë është përshkruar në suren Nisa’:

Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. (Kur’an 4:157)

Shprehja, “ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan” tregon se Isai nuk ishte vrarë e as nuk ishte gozhduar. Edhe deklarata tjetër përmbanë informatë shumë të rëndësishme: personi i gozhduar nuk ishte Isai, por dikush tjetër, edhe pse ata që e kryen gozhdimin menduan se ai ishte Isai. Për shkak se ai person i ngjau Isait, ose është bërë të duket sikur ai. (Vetëm Zoti e di të sigurtën)

Kjo informatë në Kur’an ishte temë e debateve ndërmjet të krishterëve dhe muslimanëve me qindra vite. Të krishterët thonë se Isai është gozhduar përpara qindra dëshmitarëve, për të cilën janë pajtuar shkruasit e Inxhillit dhe autorë tjerë krishter, dhe se kjo është e sigurtë dhe e vërtetë e dëshmuar e besuar nga miliona për qindra vite.

Mirëpo, fakti është se disa të krishter e kanë pranuar edhe faktin se Isai nuk është gozhduar.

Të krishterët që nuk kanë besuar në gozhdim

Të krishterët kanë dhënë përgjigje të ndryshme në pyetjen se kush ka qenëai që është gozhduar. Këta kanë poseduar një besim të llogaritur si “heretik” sipas doktrines katolike. Levizja e tillë është e njohur si “Docetism.”

Informata më e rëndësishme për Docetismin vije nga dokumenti Adversus Haereses (kundër Herecies) të shkruar nga prifti Irenaeus (115-202) në fundin e shekullit të dytë të erës sonë. Irenaeusi i referohet një Beslidis, njërit prej përfaqsuesëve të kësaj lëvizje. Sipas Irenaeusit, Basilidesi, një historian nga Aleksandria, ka insistuar në shkrimet e tij në mes të viteve 130 dhe 150 se Isai nuk është gozhduar. Ai ka pohuar se dikush tjetër, një Simon prej Sirene, është gozhduar dhe se Zoti në mënyrë të mbinatyrshme e ka ndryshuar pamjen e jashtme të Simonit që t’i ngjaj Isait, dhe kështu jehudët dhe Romakët kanë menduar se janë duke e gozhduar vetë Isain. Basilidesi ka shkruar madje se Isai e ka shikuar Simonin prej Sirene duke u gozhduar, dhe se ai pastaj është larguar dhe është ngritur gjallë në prani te Zotit. (William Smith, D., A Fjalor i biografisë krishtere, vëllimi 1, f. 768)

Prej nga ka mund t’i arrijë kjo informatë Basilides? Sipas shkrimeve të një teologu krishter të shekullit të III, Clementi nga Aleksandria (150-215), Basilidesi ka pretenduar se ka marrë informata sekrete. Sipas tregimit të tij, një individ i quajtur Glaucius, që ka vepruar si përkthyes për Simon Peter, një prej pasuesëve të Isait, e ka mësuar këtë sekret nga Peter, dhe Basilidesi e ka dëgjuar nga ai. Basilidesi e ka shkruar një “bibel’ të re, në të cilën shkruasit e Inxhillit janë korrigjuar në driten e informatave që ai i ka marrë nga Glauciusi.

Basilidesi nuk ishte i vetmi docetist që mbështeste këtë pretendim. Përveç tij edhe individ të ndryshëm ose sekte të llogaritura si “heretik” nga kisha e kanë mbështetur pikpamjen se Isai nuk është gozhduar, por është zëvendsuar nga dikush që i ka ngjarë atij. Në librin a është gozhduar më të vërtetë Krishti? Shkrimtari krishter Faris el-Kayrawni shkruan:

Në vitin 185 pas krishtit një sekt i pasardhësve të priftërinjëve të Thebes të cilët e përqafuan krishterizmin pretenduan se “Zoti ndalon që Krishti duhet të jetë i gozhduar. Ai është ngritur lart në parajsë në mënyrë të sigurtë.” Gjithashtu në vitin 370 pas krishtit një sekt hermetik gnostik që e ka mohuar gozhdimin e Isait kanë thënë se ai “nuk është gozhduar por u është dukur ashtu shikuesëve që e kanë gozhduar atë.”
Prap, në vitin 520 pas krishtit Severusi, peshkopi i Sirisë, ka shkuar në Aleksandri ku ai ka takuar një grup të filozofëve që mësonin se Isai nuk është gozhduar por se vetë ashtu është dukur për njerëzit që e kanë gozhduar atë në kryq. Rreth vitit 610 pas krishtit peshkopi Gjon, djali i guvernatorit të Qipros, filloj të deklaroj se Isai nuk është gozhduar por vetëm u është dukur ashtu dëshmitarëve që e kanë gozhduar atë. (Faris el-Kayrawni, A është gozhduar më të vërtetë Isai? Villach: drita e jetës, 1994, f.23)

Mirëpo, që nga shekulli IV kur është vendosur dominimi absolut i kishes katolike, docetistet janë zhdukur gradualisht sikurse edhe levizjet tjera të llogaritura si “heretik”. Mësimet se Isai ishte gozhduar konfirmuan vendin e tyre si dogmë fundamentale e botës krishtere duke u imponuar nga kisha

Njerzimi e mësoi të vërtetën për këtë çështje vetëm me anë të shpalljes së Kur’ani pejgamberit Muhammedit a.s. Në Kur’an Zoti e ka treguar këtë për Isain:

“… Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau….” (Kur’an, 4:157)

JETA E ISAIT SIPAS KUR’ANIT

Sipas të dhënave historike të jehuizmit, krishterizmit dhe Islamit, Isai ka jetuar përafërsisht para 2,000 viteve. Ai ishte i derguar i zgjedhur i Zotit dhe është i famshëm në këtë dhe boten tjetër. Inxhilli i Mateut thot se ai ka lindur ose gjatë sundimit të Heroldit 1 ose në një periudhë të ndryshimit të regjimit (4 para eres sonë). Sipas Inxhillit të Lukes, ai ka lindur gjatë sundimit të perandorit Augustus (27-14 p.e.s) kur është bërë një regjistrim në Judea (6 e.s). informatat e tilla nuk mund të verifikohen. Mirëpo, ekspertët që kanë analizuar burime të ndryshme besojnë se Isai ka lindur rreth vitit 7-6 p.e.s.

Feja e vërtetë e sjellur nga Isai, i derguari i zgjedhur i Zotit që është shpërblyer me parajsë dhe dhurata të veçanta, ekziston sot. Mirëpo, vetëm me emër, për shkak se është ngatërruar dhe falsifikuar. Meqë shpallja e dhënë Isait nga Zoti ekziston vetëm në emër dhe sigurish jo në origjinalin e tij, për shkak se biblat krishtere janë ngatërruar dhe ndryshuar. Pasi që ne nuk mund të sigurojmë ndonjë njohuri të vërtetë për Isain nga ky burim, ne kthehemi te burimi i vetëm që mund të siguroj të dhëna të vërteta: Kur’ani, që Zoti ka premtuar se do ta mbrojë deri në ditën e fundit. Kur’ani tregon shumë për lindjen e Isait, jetën, shembujt e takimeve të tij me njerëzit tjerë, situatën e atyre që kanë jetuar rreth tij, dhe shumë çështje tjera. Gjithashtu siguron shumë shembuj të përpjekejve të tij për të ftuar popullin jehud në besim. Kur’ani i tregon fjalet vijuese të Isait:

“Dhe (kam ardhë) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua. All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë.” (Kur’an, 3:50-51)

Vetëm disa jehud iu përgjigjen thirrjes së tij dhe u bënë pasuesit etij. Kur’ani e tregon ekzistencen e këtyre besimtarëve të devotshëm si vijon:

E kur e kuptoi Isai vendosmërinë e tyre në mosbesim (dhe qëllimin që ta mbysin), tha: “Kush janë ndihmëtarët e mi për në rrugë të All-llahut”? Havarijjunët thanë: “Ne jemi ndihmëtarë të fesë së All-llahut, ne i besuam All-llahut, e ti dëshmo për ne se jemi muslimanë (të bindur, të dorëzuar)” Zoti ynë, ne e besuam atë që e zbrite (shpalljen), e pasuam të dërguarin (Isain), pra shënona bashkë me ata që dëshmojnë (besimin e drejtë) ” (Kur’an, 3:52-53)

Sipas dhjatës së re, Isai udhëtoj nëpër të gjitha qoshet e Palestinës me 12 pasuesit e tij për të thirrur njerëzit në besim. Në udhëtimin e tij, Zoti i lejoj atij që të kryej shumë mrekulli. Ai shëroi të sëmurët dhe të paaftët, i shëroi njerëzit që vuanin nga lebroza, u solli të pamurin atyre që kishin qenë të verbër që nga lindja, dhe i ngriti të vdekurit. Kur’ani i tregon këto mrekulli në ajetët më poshtë:

“Dhe, të dërguar te bijtë e Israilit: Unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëj diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i shëroj të verbërit, të sëmurit në lëkurë, dhe unë me lejen e All-llahut i ngjall të vdekurit: unë ju tregoj për atë që e hani dhe për atë që e depononi në shtëpitë tuaja. Vërtet, kjo është fakt për ju nëse jeni besimtarë.” (Kur’an, 3:49)

All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhrin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhrin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: “Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!” (Kur’an, 5:110)

Isai bëri mrekulli të mëdha, shumë njerëz ishin të impresionuar me to. Mirëpo, ai gjithmonë ka thënë se këto mrekulli ndodhin vetëm me dëshiren e Zotit dhe, sipas bibles, ai gjithmonë u thoshte njerëzve që i sheronte: “besimi juaj ju ka shpëtuar”. “Si përgjigje, njerëzit falenderonin Zotin kur i shihnin mrekullit e tij:

Pastaj, mbasi u nis që andej, Jezusi erdhi pranë detit të Galilesë, u ngjit në mal dhe u ul atje. Dhe iu afruan turma të mëdha që sillnin me vete të çalë, të verbër, memecë, sakatë dhe shumë të tjerë; i ulën përpara këmbëve të Jezusit dhe ai i shëroi. Turmat mrrekulloheshin kur shikonin se memecët flisnin, sakatët shëroheshin, të çalët ecnin dhe të verbërit shihnin; dhe lëvdonin Perëndinë e Izraelit. (Mateu 15: 29-31)

Ndërkaq po afrohej festa e të Ndormëve, që quhet Pashkë. Dhe krerët e priftërinjve e skribët kërkonin mënyrën se si ta vrisnin, sepse kishin frikë nga populli. Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: “Ç`të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja. Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë“. Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: “Ju nuk kuptoni asgjë; dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi“. Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin, dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t`i mbledhur në një, bijtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë.

Pavarsisht nga pengesat që shtoheshin, veçenarisht midis njerëzve që vuanin nga shtypja dhe mizoria, numëri i besimtarëve filloj të rritej. Në atë kohë, Isai dhe pasuesit e tij kanë bredhur nepër tërë vendin. Ndërkohë, priftërinjët e skribët (mesuesit e ligjit) filluan të intigrojnë dhe komplotojnë kundër Isait, që u kishte thënë atyre për gabimet e trashëguara në traditat që ata i kishin favorizuar me vite, duke i përkujtuar ata për devijimet në mënyrën që ata e kishin vendosur dhe duke i thirrur ata të besojnë vetëm në Zot dhe të jetojnë vetëm për Atë. (Luka 22:1-2, Gjoni 11:47-53)

Sikur të gjithë pejgambert tjerë, Isai e thirri popullin e tij që të besojnë në Zot, t’i dorëzohen përzemërsisht Atij, të jetojnë për të arritur kënaqësin e Tij, të largohen nga mekati dhe punët e këqija, dhe të bëjnë mirë. Ai i përkujtoj ata për përkoshmërinë e jetës dhe afërsinë e vdekjes, dhe u tregoj atyre se ata duhet të përgjigjen për të gjitha punët e tyre në Ahiret. Ai i thirri ata që të adhurojnë vetëm Zotin dhe t’i frikohen e t’i kushtojnë vëmendje vetëm Atij. Bibla gjithashtu përmbanë shumë këshilla dhe material edukativ (mashal) në lidhje me këtë.
Sipas dhjates së re, Isai i këshilloj ata që ishin “të mangët në besim”, u solli atyre lajme të mira për dominimin e afër të Zotit, dhe u tha atyre që të kërkojnë falje nga Zoti. Ky dominim është rregull që jehudët e pritnin të vendoset kur të arrijë Mesihu, një rregull që do t’iu sillte atyre besim të rifilluar dhe shpetim.

Isai i mbeti besnik ligjit të Musait (urdhërat e Tevratit) dhe i qortoi jehudët për shkak të largimit nga urdhrat ose për praktiken e tyre hipokrite. Sipas dhjates së re, ai u tha atyre: “nëqoftëse ju do t`i kishit besuar Musait, do të më besonit edhe mua, sepse ai ka shkruar për mua.” (Gjoni 5:46). Isai i thirri njerëzit që të ktheheshin te tevrati. Inxhilli i Mateut e shënon urdhërin e tij për të vepruar në përputhje me ligjin e Musait (“ligjin e shenjtë”):

Unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar (Mateu 5:17)

Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve. (Mateu 5:19)

Kur’ani për Isain thotë si në vijim:

“Dhe (kam ardhë) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua.” (Kur’an, 3:50)

TË DHËNAT KONTRADIKTORE NË INXHILLA PËR GOZHDIMIN

Sot të krishterët besojnë në librin e shenjtë të njohur si dhjata e re. Shumë pjesë të kësaj libre i thërrasin njerëzit që të besojnë dhe të adhurojnë Zotin në mënyrën më të sinqertë dhe rekomandon parime të shkëlqyeshme të moralit. Në lidhje me këtë, shumë nga dhjata e re është e ngjashme me Kur’anin. Prandaj muslimanët dhe të krishterët kanë shumë besime të përbashkëta dhe besojnë në vlera të njëjta morale. Kjo është një e vërtetë e rëndsishme që paraqet temelin për vendosjen e dialogut dhe bashkpunimit ndërmjet dy besimeve.

Mirëpo, Zoti gjithashtu shpall në Kur’an se dy mësimet fundamentale në dhjaten e re janë të pasakta.

E para prej këtyre është besimi se Isai është gozhduar dhe ishte një lloj i “sakrificës” për të gjithë njerëzit.

E dyta është pretendimi se Isai është “djali i Zotit”. (Zoti sigurisht është përtej kësaj. Shumë mëdhështor është Ai për të pasur djalë).

Një pikë interesante është se deklaratat në Inxhillat në lidhje me këto dy besime aktualisht janë kontradiktore.

Katër Inxhillat

Dhjata e re përmbanë katër “Inxhilla’ të ndarë që e përshkruajnë jetën dhe shërbimin e Isait. Tre të parët prej tyre, Inxhillat sipas Mateut, Markut dhe Lukës janë deri në një shkallë të madhe të ngjashëm me njëri tjetrin. Ata në traditen krishtere përshkruhen si Inxhillat “sinoptik”. (Fjala “sinoptik” nënkupton “marrja e pikpamjeve të njëjta, dhe përshkruan përspektivat e tre Inxhillave të parë). Pavarsisht nga të qenurit Inxhilli i dytë në dhjaten e re, më i hershmi është Inxhilli sipas Markut. Është pranuar se Mateu dhe Luka e kanë përdorur Inxhillin sipas Markut si burim kur i kanë shkruar Inxhillat e tyre, duke i bërë disa shtesa atij.

Inxhilli i katërt është ai i Gjonit, e ky është shumë i ndryshëm nga vija e marrë nga Inxhillat sinoptik. Disa ngjarje të përshkruar nga Gjoni nuk duken në Inxhillat sinoptik, ose janë të përshkruar në kuptim të kundërt. Për më tepër, një ngjarje e përshkruar nga Gjoni është përshkruar plotësisht ndryshe nga mënyra se si duket në Inxhillat sinoptik.

Përshkrimet kontradiktore për gozhdimin

Siç kemi thënë tani, është shpallur në Kur’an se personi që është gozhduar nuk ishte Isai por, me anë të mrekullisë së Zotit, dikush që i ka përngjarë atij është gozhduar e Isai i ka ikur kurthit.

Inxhillat e dhjatës së re insistojnë se ishte Isai është ai që është gozhduar. Mirëpo, të dhënat e tyre të gozhdimit bien ndesh me njëri tjetrin në një shkallë shumë më të madhe se në ndonjë çështje tjetër.

Ka shumë mospërputhje të mëdha në këtë çështje, midis Inxhillave sinoptik si dhe me atë të Gjonit. E dhëna që fillon me darken e fundit të Isait dhe dishepujve e vazhdon me arrestimin dhe gjykimin e tij është çështje e kontradiktave të konsiderueshme midis Inxhillave. Le t’i shqyrtojmë pikat më të mëdha të këtyre kontradiktave:

o Inxhillat sinoptik pohojnë se në darkën e fundit të Isait dhe dishepujve të tij ishte një “ceromoni e bukës dhe verës”. Megjithëse Gjoni kurrë nuk e përmend këtë. Në vend të saj, ai e bënë një pretendim tërësisht të ndryshëm, se dishepujtë i pastruan këmbët e tij si shprehje e dashurisë dhe respektit.
o Edhe në lidhje me arrestimin e Isait nga romaket ka mospërputhje. Sipas pretendimeve në Inxhillat sinoptike, Juda Iskariot e dorëzoj Isain duke u treguar atë Romakëve. Siaps Gjonit, Isai u dorëzua vetë. Edhe përgjigjet e dhëna Judas nga Isai janë përshkruar në mënyrë kontradiktore. Sipas Mateut, ai i tha Judas, “mik, kryeje atë për të cilen ke ardhur,” ndërsa sipas Gjonit nuk ka pasë dialog ndërmjet atyre dyve.

o Edhe në lidhje me atë se çka bënë dishepujt pas arrestimit të Isait ka mospajtime. Sipas Mateut, të gjithë dishepujt ikën, vetëm Piteri duke e shikuar Isain së largu. Marku e përshkruan detajin e çuditshëm se si vetëm “një i ri, që kishte të veshur vetëm ndërresat” e shikoj Isain, dhe si ai ishte kapur por kishte shpëtuar nga veshja dhe kishte ikur. Sikur Mateu, Luka shkruan se vetëm Pjetri e shikoi Isain. Gjoni, në anën tjetër, shkruan se Simon Pjetri dhe dishepujt tjerë e përcjellnin Isain.

o Përgjegjjet në pyetjen se kush e gjykoj Isain janë gjihtashtu të ndryshme. Inxhillat sinoptik e përshruajnë se ai ishte gjykuar nga Gjykata Supreme jehude (Sinedrioni). Sipas Gjonit Isai nuk ishte gjykuar nga Sinedrioni, por nga Kaiafasi, prifti më i lartë në atë kohë, dhe vjehërri i tij Annasi.

o Gjykimi i Isait nga guvernatori Romak, Pontius Pilati, gjithashtu përshkruhet shumë në mënyrë të ndryshme. Sipas Inxhillave sinoptik, Isai nuk u përgjegj ndaj akuzimeve të bërë kundër tij nga Pilati, thjeshtë duke thënë “Po, është si thua ti” kur e pyeti nëse ai ishte mbret i jehudëve. Gjoni, në anën tjetër, thotë se Isai i bëri përgjegje të gjatë Pilatit, në deklaraten e hollësishme duke thënë, “mbretëria ime nuk është e kësaj bote… Por tani mbretëria ime është nga një vend tjetër.”

o Edhe kush e barti kryqin është e paqartë. Inxhillët sinoptik shkruajnë se një njeri i quajtur Simoni nga Kirena e barti atë, ndërsa Gjoni pohon se vetë Isai e barti atë.

o Edhe hajdutët që u kryqëzuan pranë Isait janë përshkurar në mënyrë të ndryshme, siç janë edhe fjalët e fundit të Isait.

o Inxhillat edhe kohen e gozhdimit e përshkruajnë në mënyrë të ndryshme. Sipas Inxhillave sinoptik, ishte në diten e dytë të pashkëve. Sipas Gjonit, ishte një ditë para pashkëve.

Është e qartë se këto mospërputhje tregojnë një pikturë interesante.

Kjo është për shkak se këto ngjarje, që përfshijnë ditën e fundit të Isait, nga darka e fundit deri të gozhdimi, u zhvilluan, sipas traditës krishtere, përpara qindra dëshmitarëve. Me përjashtim të darkës së fundit, që kanë marrë pjesë vetëm dishepujt, të gjitha duhet të jenë
zhvilluar përpara turmave të mëdha. Sipas Inxhillave, gozhdimi ka ndodhur në Jerusalem, përpara syve të njerëzve të zakonshëm.

Pra pse ka aq shumë mospërputhje ndërmjet të dhënave të këtyre ngjarjeve që kanë ndodhur përpara syve të aq shumë dëshmitarëve?
Përgjigjja është e qartë: arsyeja për këto mospërputhje në të dhënat e gozhdimit është se tregimi është i bazuar në gabim. Nuk është gozhduar Isai. Zoti e shpëtoj këtë pejgamber të bekuar nga kurtha e vënë për të.

Isai nuk ka vdekur, por është në prani të Zotit.

Kur’ani tregon se pabesimtarët planifikuaj një komplot për t’ia marrë jetën Isait. Mirëpo, ata dështuan, për këtë Kur’ani shpallë:

E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi. (Kur’an, 3:54)

Siç tregon ajeti, ata kurdisën dhe shkuan për të vrarë Isain. Mirëpo, komploti i tyre dështoj e ata e mbytën një që i ngjante atij. Gjatë kësaj ngjarje, Zoti e ngriti Isain në pranin e Tij:

Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së) tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. (Kur’an, 4:157)

Ajeti pasues për procesin e ngritjes thotë si në vijim:

All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i poltfuqishëm, i dijshëm. (Kur’an 4:158)

Realiteti i shpallur në ajet është i qartë. Ata që tentuan të mbysin Isain nuk arritën. Shprehja “por atyre u përngjau” e shfaq këtë fakt. Zoti u paraqiti atyre një që i përngjante atij dhe e ngriti Isain pranë Tij. Zoti ynë gjithashtu tregon se ata që kanë pretenduar ashtu nuk kanë pasur njouri për të vërtetën.

Isai nuk është mbytur.

E vërteta, e treguar qartë në Kur’an dhe hadithe (thënje) të pejgamberit tonë (paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të), është se Isai është ende gjallë dhe do të kthehet në tokë në fund të kohëve.

ISAI DO TË KTHEHET NË TOKË

Në javet e fundit tema kthimi i Isait në tokë ka zgjuar interesim të madh në botë. Për të mësuar të vërtetën për këtë çështje, natyrisht duhet të studiohen argumentet në Kur’an.

Në Kur’an është një e dëshmi e rëndësishme në lidhje me ardhjen e dytë të Isait. Kjo mund të tregohet si në vijim:

1. “… E ata që të besuan ty, do t’i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit…”

Ajeti i parë që tregon kthimin e Isait është dhënë më poshtë:

(Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: “O Isa, Unë po të marr ty, po të ngrej te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që kudërshtoheshit”. (Kur’an, 3:55)

Zoti e përmend se një grup i pasuesëve të vërtetë të Isait do të dominojnë me jobesimtarët deri në ditën e ringjalljes. Isai nuk ka pasë shumë pasues gjatë kohës ës tij në tokë dhe, me procesin e ngritjes së tij, feja që ai e ka sjellur është degjeneruar shpejt. Pas dy shekujve, ata që kanë besuar në Isain janë shtypur për shkak se ata nuk kishin fuqi politike. Prandaj, ne nuk mund të themi se të krishterët e hershëm kanë dominuar me jobesimtarët në kuptimin e treguar nga ajeti i mësipërm.

Sot, krishterizmi është larguar aq shumë nga gjendja e tij origjinale saqë më nuk i ngjan fesë së mësuar nga Isai. Në këtë rast, “E ata që të besuan ty, do t’i ngrejë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit” bartë një porosi të qartë: duhet të jetë një grup i pasuesëve të Isait që do të ekzistojnë deri në ditën e fundit. Grupi i tillë do të shfaqet në ardhjen e tij të dytë, dhe ata që e pasojnë atë në atë kohë do të dominojnë me jobesimtarët deri në ditën e fundit.

2. ” Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet…”

Në Kur’an ne lexojmë se:

Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet, e në ditën e gjykimit ai dëshmon kundër tyre. (Kur’an, 4:159)

Fraza “Nuk ka asnjë nga ithtarët e librit vetëm se ka për t’i besuar atij (Isait) para vdekjes së vet” është shumë interesante. Disa dijetarë besojnë se “atij/atë” në këtë ajet i referohet Kur’anit në vend të Isait, dhe kështu që e kuptojnë se nënkupton se idhtarët e librit do të besojnë në Kur’an përpara se të vdesin. Mirëpo, është e padyshimtë se fjala e njëjtë në dy ajetët paraprirëse i referohen Isait.

Një pikë tjetër që duhet të bëjmë këtu ka të bëjë me interpretimin e “para vdekjes së vet”. Disa besojnë se kjo qëndron për idhtarët e librit “që t’i besojnë Isait përpara vdekjes së tyre”. Sipas kësaj pikpamje, çdokush nga idhtarët e librit përfundimisht do t’i besojnë Isait përpara se ai ose ajo të vdes. Por deri tani, miliona të idhëtarëve të librit kanë jetuar dhe kanë vdekur pa besuar kurrë në Isain. Prandaj, ajeti nuk flet për vdekjen e këtij grupi, por më parë për vdekjen e Isait. Në fund, realiteti i treguar nga Kur’ani është ky: “përpara se të vdesë Isai, të gjithë idhtarët e librit do të besojnë në atë”.

Kjo mund të jetë e mundshme vetëm me kthimin e Isait në tokë dhe të gjithë idhëtarët e librit të besojnë në të gjatë kësaj jete të dytë. Kjo në të vërtetë është premtimi në hadithe. (Vetëm Zoti e dinë të sigurtën).

3. ” E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit)…”

Në Kur’an ne jemi informuar për kthimin e Isait në tokë. Ky ajet thotë se Isai ëhtë parashenjë e momentit:

E ai (Isai) është parashenjë e momentit (e kijametit), pra kurrsesi mos dyshoni në të (në katastrofë) dhe eni pas meje, kjo është rruga e drejtë. (Kur’an, 43:61)

Dijetarët e mdhenjë të Islamit e interpretojnë këtë përemër si referim për Isain, një mendim që ata e bazojnë në ajetet tjera kur’anore dhe në hadithe. Në komentarin e tij, Elmalili Muhammad Hamdi Yazir shkruan se:

S’ka dyshim ai (Isai) është parashenjë e momentit, ai që deklaron se momenti do të vijë, se të vdekurit do të ringjallen dhe do të ngriten, për shkak të mrekullisë së ardhjes së dytë të Isait dhe mrekullisë së tij të ringjalljes së të vdekurit, së bashku me shpalljen e tij se të vdekurit do të ngriten, dëshmojnë se dita e gjykimit është e vërtetë. Sipas haditheve, arritja e tij është parashenjë e ditës së fundit. (Elmalili Muhammad Hamdi Yazir, Kuran-i Kerim Tefsiri (tefsir i Kur’anit); www.kuranikerim.com/telmalili/zuhruf.htm)

Isai jetoj gjashtë shekuj përpara shpalljes së Kur’anit. Prandaj nuk mund të konsiderojmë jetën e tij të parë si parashenjë të ditës së gjykimit. Ajeti thotë se Isai do të kthehet në fund të kohëve ose, me fjalë tjera, gjatë periudhës së fundit të kohës përpara ditës së gjykimit. Në këtë kontekst, kthimi i tij është parashenjë e arritjes së afërt të momentit. (Zoti e dinë më së miri).

4. ” Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin.”

Ajetet 45-48 të surës së 3-të tregon se Zoti do t’i mesoj Isait “Librin”, Tevratin dhe Inxhillin. Siç duket, ky liber në fjalë është shumë i rëndësishëm. Shprehja e njëjtë është përdorur edhe në ajetin e dhënë më poshtë:

All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë Tevratin e Inxhilin…” (Kur’an, 5:110)

Kur të shqyrtojmë si përdoret “libri” këtu, ne e shohim se në të dy rastet i referohet Kur’anit. Ajetet tregojnë se pas Tevratit, psalmave dhe Inxhillit, Kur’ani është libri përfundimtar i shenjët. Edhe një ajet tjetër e përdorë “librin” për të simbolizuar Kur’anin, pas përmendjes së tevratit dhe Inxhillit. (Kur’an, 3:2-3)

Në këtë rast, Kur’ani është libri i tretë që do të mesojë Isai. Por kjo do të jetë e mundshme vetëm kur ai të kthehet në tokë, pasi që ai jetoj 600 vite përpara shpalljes së Kur’anit. Edhe hadithët tregojnë se Isai do të sundoj me Kur’an, e jo me Inxhill, në ardhjen e tij të dytë. Kjo korrespondon me kuptimin e ajetit. (Allahu e di më së miri).

5. “Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit.”

Ajeti “Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit.” (Kur’an, 3:59) gjithashtu mund të tregoj kthimin e Isait. Dijetarët musliman që kanë shkruar komentare kur’anore theksojnë se ky ajet tregon faktin se të dy pejgamberët nuk kanë pasur baba, për shkak se Zoti i krijoj të dytë me urdhërin “Bëhu!” Mirëpo, ajeti mund të ketë edhe një kuptim tjetër: sikur që është dërguar në tokë Ademi nga prania e Zotit, Isai mund të dërgohet në tokë nga prania e Zotit në kohët e fundit. (Vetëm Zoti e di të sigurtën).

6. “… ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë…”

Edhe surja Merjem përmend vdekjen e Isait në ajetin vijues:

Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë!” (Kur’an, 19:33)

Kur është konsideruar ky ajet në lidhje me ajetin 55 të surës Ali-Imran, shfaqet një realitet i rëndësishëm: derisa surja Ali-Imran thoshte se Isai është ngritur në prani të Zotit e nuk e përmend se ai ka vdekur ose se është mbytur, surja Merjem flet për ditën në të cilën ai do të vdesë.
Kjo vdekja e dytë mund të jetë e mundshme vetëm pasi ai të kthehet dhe të jetoj në tokë për një periudhë kohore. (Vetëm Zoti e dinë të sigurtën).

7. “… e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë)…”

Një pjesë tjetër e dëshmisë për kthimin e Isait është fjala kahlaan, e përdorur në suren El-Maide 5:110 dhe suren Ali-Imran 3:46. këto ajete thonë:

All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i Merjemes, përkujtoi të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë) (kahlaan)…” (Kur’an, 5:110)

E që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur (kahlaan) e që është nga të përsosurit. (Kur’an, 3:46)

Kahlaan, që është përdorur vetëm në këto dy ajete, vetëm në lidhje me Isain, dhe për të shprehur moshen madhore të Isait dmth “dikush ndërmjet 30 dhe 50 vjetëve, dikush që nuk është më i ri, dikush që ka arritur moshen e përsosur.” Dijetarët Islam pajtohen se simbolizon moshen prej 35 viteve ose më tepër. Ata i bazojnë pikpamjet e tyre në hadithin e treguar nga Ibn Abbasi se Isai është ngritur në prani të Zotit në të tridhjetat e hershme të tij, dhe se ai do të jetojë 40 vite kur ai të kthehet. Prandaj, ata sugjerojnë se ky ajet është dëshmi për kthimin e Isait, pasi që mosha e tij e vjetër do të ndodhë pas ardhjes së tij të dytë. (Muhammed Khalil Herras, Fasl al-Maqal fi raf`i `Isa hayyan wa nuzulihi wa qatlihi ad-Dajjal (Cairo: Maktabat as-Sunnah, 1990), 20.)

Shkurtimisht, mrekullia e ardhjes së dytë të Isait, e treguar në numër të madh të haditheve, përmendet edhe në Kur’an.
Isai nuk ka vdekur, dhe do të kthehet përsëri në tokë.

GABIMI I TË KRISHTERËVE PËR TRINITETIN

Kur’ani në mënyrë specifike drejtohet në besimet pozitive dhe karakteristikat morale të të krishterëve. Zoti ka treguar se për muslimanët, krishterët janë “më të afërmit si miq për besimtarët” dhe “nuk janë kryeneçë.” (Kur’an, 5:82) Sipas Islamit, të krishterët nuk janë mohues, por janë idhëtar të librit, së bashku me jehuditë. Me fjalë të tjera, ata janë njerëzë të dëvotshëm që besojnë në shpalljet e më hershme të Zotit.

Megjithatë, Kur’ani thekson një gabim të madh të krishterëve. Ai është gabimi i trinitetit, përshkrimit të shenjtërisë Isait. Në lidhje me këtë Zoti i paralajmëron të krishterët në Kur’an:

O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur. (Kur’an, 4:171)

Në të vërtetë, kur ne të shikojmë në faktet historike, mund të shihet se triniteti është mit që hyri në krishterizëm më vonë.

Monoteizmi: thelbi i krishterizimit

Fillimisht krishterizmi ka indur midis jehudive që jetonin në Palestinë. Të gjithë ata përreth dhe ata që besonin në Isain ishin jehudi dhe jetonin në përputhje me ligjet e Musait. Vetia më fundamentale e jehudizmit ishte monoteizmi, besimi në një Zot.

Mirëpo, krishterizmi filloj të bëhet krejt ndryshe pas ngritjes së Isait në prani të Zotit dhe me shpërndarjen e tij prej botës jehudite në atë pagane. Besimi monoteist, thelbi i ligjeve të Musait, ka kaluar një ndryshim të madh dhe të krishterët filluan të konsiderojnë Isain si të shenjtë.

Besimi në “trinitet” u shfaq në fund të këtij procesi. Ky koncept përshkruan, për të krishterët, një mënyrë të trianshme të besimit në Zot si “Babai, i Biri dhe Shpirti i Shenjtë.” Triniteti është një nga kushtet fundamentale të besimit për krishterët tradicional. Besimi në trinitetin e shikon Zotin tonë të Plotëfuqishëm nga një perspektivë paragjykuese dhe është një koncept i gabuar që i përshkruan shenjtërinë Isait, që i është dërguar njerëzimit nga Zoti si pejgamber. Megjithëse kanë shumë mospërputhje dhe duke qenë plotësishtë i mospërputhshëm me monoteizimin, zë një rol qëndror në sistemet e korruptuara të besimit të krishter. Dikush që nuk beson në trinitet, e prandaj se Isai është biri i Zotit, nuk konsiderohet si i krishter i vërtetë nga përkrahësit e krishterizmit tradicional.

Presioni në ata që mohojnë trinitetin

Një pikë e rëndësishme është se individë dhe levizje të ndryshme që kanë kundërshtuar besimin në trinitet dhe që pohonin se Isai ishte vetëm pejgamber i Zotit janë nënshtruar ndaj presionev të mëdha gjatë rrjedhës së historisë krishtere. Këta monoteist kanë kundërshtuar fort ata që thonin se Isai ishte djali i Zotit, dhe haptazi kanë deklaruar se kjo ishte “përshkrimi i ortakëve” Zotit. Për këtë arsye, ata për qindra vite janë përshkruar si “heretik” dhe madje “armiq të krishterizmit”, e ata që i përkrahnin ata hasnin në pranim të njëjtë. Sidoqoftë në botën krishtere ata që besojnë në njëshmërinë e Zotit gjithmonë kanë qenë pakicë në krahasim me mbështetësit e trinitetit.

Edhe ata neutral që kanë hulumtuar këtë çështje kanë vendosur se krishterizmi i vërtetë është krishterizimi monoteist që është shtypur gjatëgjithë historisë. Një pjesë e madhe e hulumtuesëve të pavarur të bibles, që kanë filluar veçanërisht në shekullin 18, kanë konkluduar se triniteti, rrëfimi i mekateve dhe dogmat tjera krishtere nuk kishin vend në krishterizmin e vërtetë. Në studimet e tyre të dhjatës së vjetër dhe të re dhe burimeve tjera krishtere, ekspertët kanë treguar se krishterizmi tradicional ka shumë veti të ndryshme me atë të kohës së Isait, dhe është formuar me shekuj pas asaj kohe.

Të krishterët që e kanë mohuar trinitetin

Nën ndikimin e këtyre burimeve disa sekte të krishtere refuzojnë trinitetin. Për shembull, Kisha unitare, që i ka kisha nëpër tërë boten, është një prej komuniteteve më të mëdha krishtere që refuzon besimin në trinitet. Edhe pse ata mund të kanë pikpamje të ndryshme, anëtarët e asaj mbledhje mohojnë se Isai është djal i Zotit dhe thonë se krishterizmi kërkon besim në Një Zot. Shumë prej tyre e theksojnë natyren gabuese të pretendimit se Isai ishte gozhduar për të shlyer mekatet e botës.

Njëri mund të gjejë kundërshtarë të trinitetit midis të krishterëve të kishave dhe besimeve të ndryshme. Kundërshtarët e trinitetit po rriten në numër, veçanërisht në Amerikë, çdo ditë, dhe është një rritje e shpejtë në numrin e njerëzve që haptazi shprehin të vërtetën në botën krishtere. Midis këtyre, vlen të përmendet veçanërishtë “Kisha e Zotit në gjithë boten”. Herbert W. Armstrong, themeluesi i kishes, pohon se triniteti është një doktrinë pagane që ka hyrë në krishterizëm nga kulturat pagane.

Pika më e rëndësishme për këtë temë është se kudo në bibël nuk ka gjurmë të besimit në trinitet, e përshkruar si themel i krishterizmit. Nuk paraqitet as në dhjaten e vjetër, librin e shenjtë të jehudëve, e as në dhjaten e re, teksti i shenjtë i të krishterëve. Besimi në trinitet varet në interpretimin e një numri të deklaratave në bibël, dhe vetë fjala për herë të parë është përdorur nga Teofilusi nga Antioka në fund të shekullit të dytë. Ky besim është përfshirë plotësisht në besimin e krishter shumë kohë pas asaj. Për këtë arsye, hulumtuesit e bibles dhe ata që kundërshtuan trinitetin u koncentruan në pyetjet “a nuk duhet besimi në trinitet, i përshkruar si bazë e fesë krishtere, haptazi të deklarohet në bibel?” dhe “nëse ky besim ishte me të vërtetë i vërtetë, a nuk do të kishte folur Isai për të haptazi?” Përgjigjja që ata japin është e qartë: asnjë besim që nuk duket haptazi në bibel dhe kështu që ishte i panjohur për të krishterët e parë nuk mund të formojë bazat e krishterizmit. Kjo nuk është asgjë tjetër përveç se një mit që është formuar pas Isait dhe nën ndikimin e kulturës greke. Nuk ka asgje të përbashkët me esencen e krishterizmit.

Kjo e vërtetë mund të shihet nga leximi i kujdesshëm i bibles.

Edhe baza e bibles është “besimi në Një Zot”

Është shpallur në Kur’an se Isai u ka shpërndarë jehudive porosinë vijuese:
,
…” O beni israilë, adhurojeni All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj…” (Kur’an, 5:72)

Shprehjet e thirrjes së Isait në njëshmërinë e Zotit janë prezente edhe në Ingjujt e dhjatës së re, që kanë qenë të ekspozuar ndaj shtrembërimeve dhe falsifikimeve. P.sh, Isai ju përgjigj një skribi që e pyeti atë, “Cili është i pari i të gjithë urdhërimeve?” “Urdhërimi i parë i të gjithëve është: “Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot”, dhe: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd, me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë mendjen tënde e me gjithë forcën tënde!” (Mark 12:28-30)

Fragmenti pasues, prap nga Inxhilli sipas Markut, tregon se Isai ndaloj jo vetëm përshkrimin e shenjtërisë atij por edhe lavdërimin e tij:

Tani kur po bëhej gati për rrugë, i doli përpara dikush me vrap; u gjunjëzua para tij dhe e pyeti: “Mësues i mirë, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e përjetshme?“. Dhe Isai i tha: “Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç Një të Vetmit, domethënë Perëndisë.
(Mark 10:17-18)

Në fakt, ky fragment mjafton për të treguar se besimi në trinitet është një shkelje e dhjates së re. Me refuzimin e lavdërimit dhe theksimin se vetëm Zoti është i denjë për lavdërim Isai haptazi deklaroj se edhe ai ishte rob i Zotit.

Në fakt, Isai është një pejgamber i Zotit, i dërguar për t’iu treguar njerëzve për njëshmërinë e Zotit duke pasuar korrupcionin e shpalljes së sjellur nga Musai dhe se nuk ka tjetër Zot përveç Tij. Ai i thirri jehuditë, që e kishin korruptuar fenë e vërtetë të sjellur nga Musai, që t’i braktisin traditat dhe paragjykimet fanatike dhe t’i nënshtrohen vetëm Zotit. Kjo porosi e Isait bijëve të Izraelit është shpallur kështu në Kur’an:

Po kur Isai erdhi me argumente tha: “Erdha te ju me pejgamberllëk dhe erdha t’ua sqaroj atë pjesë që e kundërshtonit, pra kini frikë All-llahun dhe më respektoni mua! S’ka dyshim, All-llahu është Ai, Zoti im dhe Zoti juaj, andaj Atë adhurojeni! Kjo është rruga e drejtë!” (Kur’an, 43:63-64)

“Dhe (kam ardhë) që t’ju vërtetoj Tevratin që e keni para duarsh, t’ju lejoj disa që u ishin ndaluar juve, kam ardhë me argument nga Zoti juaj, pra kini frikë All-llahun dhe më dëgjoni mua. All-llahu është Zoti im dhe Zoti juaj. Adhurojeni Atë; kjo është rrugë e drejtë” (Kur’an, 3:50-51).

Është detyrë e muslimanëve, të krishterëve, jehudive dhe cilitdo në botë që t’i bindet kësaj thirrje të shenjtë.

http://harunyahya.com/albanian