Përktheu: Elton Gjeçi
Martesa e Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen, bijën e Ebu Bekrit, kur ajo ishte mjaft e re në moshë, ka qenë fokusi i shumë kritikave në perëndim. Fatkeqësisht, në periudhën neokolonialiste të bombave inteligjente, MTV-s, CNN dhe Big Mac-ut, disa nga ata që shprehen të jenë muslimanë vetë janë bërë kritikë. Shumë muslimanë, të ballafaquar me maunen e të quajturave vlera “universale” liberale perëndimore, e që kanë depërtuar gati te të gjithë rrethet e tyre, me droje shmangin diskutimin e kësaj teme “të sikletshme” islame. Është një e vërtetë e qartë vëzhgimi. se megjithëse fuqitë evropiane kanë tërhequr ushtritë e tyre koloniale prej tokave të muslimanëve dhe i kanë dhuruar atyre “pavarësinë”, një murtajë (fatkeqësi) akoma më e madhe vazhdon. Ky mallkim është kolonizimi i mendjes dhe është shumë më i rrezikshëm, sepse është shumë më i mprehtë. Dashtë Zoti, që ky artikull është një kontribut për t’i bërë të ditur muslimanët dhe jomuslimanët jo vetëm për faktet objektive në lidhje me martesën e Profetit me Aishen, por edhe si duhet kuptuar ajo në dritën e Islamit.
Mjerisht për ata prej nesh që përpiqen të përhapin të vërtetën e Islamit në perëndim, na duhet shpesh të biem dakord me orientalistin W. Montgomery Watt kur shkruan: “Prej të gjithë burrave të mëdhenj të botës, për asnjë nuk është shpifur më tepër se sa për Muhamedin.”[1] Por këtu, ndryshe nga zakonisht, kemi të bëjmë me diçka që është pjesë autentike e historisë së Islamit, jo një ngjarje e sajuar që perëndimorët prej budallallëkut e besojnë si të vërtetë, ashtu si i ashtuquajturi incidenti i “vargjeve satanike”. Që një burrë në të pesëdhjetat të martohet me një vajzë kaq të re – veçanërisht një njeri që është për të qenë shembull devotshmërie – është jo vetëm e vështirë për shumë perëndimorë “modern” për ta pranuar, por ka shkuar aq larg sa të ndjell neveri “sjelljeje seksuale”. Përballë kësaj kritike muslimanët nuk kanë reaguar mirë. Në shekullin e kaluar, kur mjaft muslimanë ishin të perëndim-toksikuar dhe gati për të imituar evropianët në pothuajse çdo gjë, reagimi i zakonshëm ishte të mohonin burimet që transmetonin “problemin e sikletshëm”. Për muslimanët “modernist”, që arsyetojnë se vetëm një hukm (rregull, ligj) i dalë prej Kuranit është islamikisht i vlefshëm, larja duart nga ky “siklet” ishte i lehtë. Ata thjesht mohojnë se kjo gjë ka ndodhur dhe sulmojnë burimet që e transmetojnë atë. Fatmirësisht për muslimanët shfajësimet e këtyre “Xhaxha Tomëve të Islamit” janë venitur në periferinë e largët të gjërave që thuhen e duhen harruar si të pa vlera. Megjithatë ka akoma shumë muslimanë që përpiqen të anashkalojnë atë që ata e shikojnë si problem, duke injoruar burimet autentike islame, ndërkohë që vazhdojnë të deklarojnë të jenë pasues të Ehli Sunetit (që do të thotë muslimanë suni ortodoks). Shumë muslimanë të tjerë pyesin veten a është kjo histori e vërtetë dhe si ta kuptojnë atë n.q.s. është e tillë.
Evidenca islame për moshën e Aishes
Për shkak të injorancës së shumë muslimanëve, ndoshta për shkak të leximit të shfajësimeve “moderniste” si ato të përmendura më sipër, një vështrim tek ajo se çfarë thonë burimet islame në lidhje me moshën e Aishes kur ajo u martua me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) është i nevojshëm. Atëherë, përpara se të kalojmë në një analizë të fakteve, së pari vendosim cilat janë faktet autentike islame. Në këtë pikë, duhet të përmendim se është krejt pa dobi nga këndvështrimi islam të thuhet se mosha e Aishes nuk gjendet në Kuran, sepse tekste të Islamit janë dy, ato të Kuranit edhe ato të Sunetit (hadithet), dhe vetë Kurani na tregon për këtë. Tani, çfarë burimet autentike islame thonë mund të jetë zhgënjyese për disa muslimanë “modernist” apo “të kulturuar” sepse ka katër hadithe në Sahih Buhari dhe tre hadithe në Sahih Muslim të cilat qartësisht thonë se Aishja ishte nëntë vjeç në kohën kur u bë martesa e saj me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të). Këto hadithe, me vetëm ndryshime të lehta, thonë si më poshtë:
“Aishja (radijallahu anha) tregon se Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) u fejua (zeuexh) me të kur ajo ishte gjashtë vjeç dhe u martua (nikah) (konsumimi i martesës) me të kur ajo ishte nëntë vjeç, dhe pas kësaj ajo qëndroi me të për nëntë vjet.” (Sahih el-Buhari, v. 7, l . 62, n. 64)
Prej katër haditheve në Sahih el-Buhari dy janë treguar nga Aishja (7:64 dhe 7:65), një nëpërmjet Ebu Hishamit (5:236) dhe një nëpërmjet Urues (7:88). Të tre hadithet në Sahihun e Muslimit kanë Aishen si treguese. Të gjithë hadithet në të dy librat tregojnë se fejesa e saj ndodhi kur Aishja ishte gjashtë vjeç dhe martesa (konsumimi i martesës) kur ishte nëntë vjeç. Një tjetër hadith me kryesisht të njëjtin tekst (metn) është transmetuar në Sunenin e Ebu Daudit. S’ka nevojë të thuhet se kjo evidencë është, duke folur islamikisht, dërrmuese dhe muslimanët që e mohojnë këtë nuk bëjnë gjë tjetër veçse sakrifikojnë ndershmërinë e tyre intelektuale, fenë e pastër ose të dyja.
Kjo evidencë pra u fiksua, nuk duket sa ka shumë vend për debat rreth moshës së Aishes midis besimtarëve muslimanë. Deri në momentin që dikush do të provojë që në gjuhën arabe “nëntë vjeç” do të thotë diçka tjetër se “nëntë vjeç” atëherë ne duhet të jemi qartë dhe të qëndrueshëm në besimin tonë se ajo ishte nëntë vjeç kur konsumoi martesën. Në kundërshtim me këto fakte ka akoma ca autorë muslimanë që në një farë mënyre ja kanë dalë të shtyjnë moshën e martesës së Aishes deri në moshën katërmbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë vjeç. Nuk është për tu çuditur që asnjë prej tyre nuk ofron ndonjë provë, evidencë apo referencë për mendimin e tij. Kjo mund të thuhet me konfidencë të skajshme meqenëse asnjë prej tyre nuk mund të prodhojë burime më autentike se mbledhjet e haditheve të imam Buharit dhe Muslimit. Bazuar në kërkime që unë kam kryer mendoj se ekziston një burim i përbashkët për ata që thonë se mosha e Aishes kur u martua ishte katërmbëdhjetë apo gjashtëmbëdhjetë vjeç. Ky burim është “The Biographies of Prominent Muslims” (Biografitë e Muslimanëve të Shquar) që është publikuar si libër, si CD-ROM dhe është publikuar në vende të ndryshme në internet. Një tjetër shembull ky, se pse duhet t’i referohemi gjithmonë burimeve …
Martesa e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) në perspektivë
Për të vendosur të gjithë këtë në perspektivë – duke shpresuar pa shfajësime të kota – gjëja e parë që duhet të dihet është se Aishja ishte gruaja e tretë e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) e jo e para. Para kësaj, gruaja e parë dhe e vetme e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) për 24 vjet ishte Hadixhja e bija e Huuejlidit, e cila ishte rreth 19 vjet më e madhe se Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të). Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) u martua me Hadixhen kur ajo ishte 40 vjeç e ai ishte 21 vjeç[2] – që mund të quhen vitet e “pranverës seksuale” të mashkullit – dhe qëndroi i martuar vetëm me të, derisa ajo vdiq. Pas vdekjes së Hadixhes, kur ai ishte rreth 46 vjeç, Profeti u martua me gruan e tij të dytë Seuda, e bija e Zem’ahut. Pas kësaj martese Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) u fejua me Aishen (radijallahu anha). Ajo ishte vajza e Ebu Bekrit, një prej shokëve më të afërt dhe pasuesve të tij më të mirë. Ebu Bekr (radijallahu anhu) ishte një prej të parëve të konvertuar në Islam dhe shpresonte që të forconte dashurinë e thellë që ekzistonte midis atij dhe Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) duke bashkuar familjet e tyre në krushqi. Fejesa e vajzës së Ebu Bekrit, Aishes, me Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) ndodhi në vitin e 11 pas shpalljes, që ishte rreth një vit pasi ai ishte martuar me Seudan të bijën e Zem’ahut dhe para se ai të emigronte në Medine (Jethrib). Siç u përmend më sipër martesa me Aishen bijën e Ebu Bekrit u konsumua në sheual, që do të thotë shtatë muaj pas migrimit (hixhretit) të Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) nga Meka në Medine. Në kohën e martesës së tij me Aishen, Profeti ishte mbi 50 vjeç.
Duhet të vërehet se martesa e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen ishte një martesë tejet e lumtur për të dyja palët, siç e provon këtë literatura e hadithit. Aishja (radijallahu anha) ishte gruaja e tij e preferuar dhe e vetmja e virgjër që u martua me të. Pas emigrimit në Medine Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të) u martua me disa gra të tjera, gjithsej 15 gjatë gjithë jetës. Megjithëse nuk do të shkojmë në detaje për secilën nga këto martesa duhet të përmendim se çdonjëra prej këtyre ishte bërë ose për arsye politike, për të forcuar lidhjet e miqësisë, ose për të ndihmuar gratë në hall. Një pjesë prej grave ishin të veja, të vjetra ose ishin braktisur e kështu kishin nevojë për familje. Gjithashtu duhet përmendur se e njëjta përmbledhje e literaturës së hadithit ajo e Muslimit na tregon se Aisha ishte 9 vjeç në kohën e martesës dhe se kjo martesë ishte urdhër Hyjnor:
“Aisha (radijallahu anha) tregon se i Dërguari i Allahut (paqja e Zotit qoftë mbi të) (më) tha: “Ti më ke dalë në ëndërr dy herë. Një burrë po të mbarte ty në një rrobë mëndafshi dhe më tha: “Kjo është gruaja jote”. Unë ngrita rrobën dhe vura re, ishe ti. I thashë vetes, “N.q.s. kjo ëndërr është prej Zotit, Ai do të bëjë që ajo të bëhet e vërtetë”.” (Sahih Muslim, v. 7, l . 62, n. 15)
Kështu si çdo gjë që Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) bëri, ka urtësi pas kësaj dhe mësime për të nxjerrë. Urtësia pas ngjarjeve të tilla na siguron udhëzim në moralin njerëzor, ekspozon standardin e dyfishtë të hipokritëve prej feve të tjera që kritikojnë Islamin etj. Më shumë për këtë gjë do të flasim më poshtë …
Kritika e adresuar dhe e pritur
Mua dhe shumë muslimanëve të tjerë nuk na bën më përshtypje standardi i dyfishtë që kristianët shfaqin kur ata kritikojnë sjelljen e Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të), sepse e kemi dëgjuar atë për kaq e kaq kohë. Të kesh një ateist, agnostik – apo ndonjë tjetër që nuk beson në baza morale të shpallura Hyjnisht – kritikues të diçkaje që është “politikisht jo korrekte” nga standardet e sotme morale nuk na sjell ndonjë çudi. Njerëz të tillë gjithmonë do gjejnë diçka për të kritikuar, sepse thjesht ata kanë një dell për tu marrë me “fenë” në përgjithësi. I gjithë ky debat “moraliteti absolut” vjen në kohën kur ata janë në rehatllëk dhe në qejf të tyre, kështu ata duan ta tallin atë, ta diskreditojnë e ta heqin qafe. Kritika e kristianëve, megjithatë, është diçka tjetër. Ndërsa është e vërtetë që kristianët flasin kundër “relativitetit moral” që është e përhapur ndër shoqërinë në rritje sekulariste të sotme, ata vetë janë viktima të pandërgjegjshme të tij. Vlerat e shumicës së kristianëve sot vijnë nga vlerat humaniste të Evropës perëndimore (ose, të paktën, janë thellë të influencuara prej tyre). Vlerat e tyre nuk vijnë drejtpërdrejtë nga Bibla – në teori ose në praktikë – pavarësisht çfarë ata thonë. Që kristianët sot, përpiqen të përfitojnë nga e ashtuquajtura “liri”, “të drejtat e njeriut”, “demokraci” dhe “të drejtat e gruas” në Evropë dhe Amerikë, është qesharake. Kjo mund të ndikojë te njerëzit e pashkolluar në botën e tretë, por kushdo që studion e di mirë se këto gjëra shkojnë në rrymë të kundërt me kishën, jo për shkak të saj. Mënyra në të cilën shumë kristianë përziejnë vlerat jokristiane me (të quajturat) vlerat biblike, gjithmonë më ka lënë të shtangur. Një shembull interesant i kësaj është si nacionalizmi dhe patriotizmi janë mbështetur nga shumica e protestantëve evangjelist kristian në SHBA. Në Amerikë, kristianët e mirë janë flamurtarët. Pak, n.q.s. ka ndonjë, prej këtyre mendjeve të forta patriotike mund të kuptojnë se patriotizmi dritëshkurtër është, në themel, egoist e jo universal. Që patriotizmi dhe kristianizmi janë kapur dorë për dore në mendjet e shumë njerëzve tregon se si ne mund të thithemi verbërisht në “relativizmin moral” pa e kuptuar aspak.
Sipas Judaizmit, Kristianizmit dhe Islamit, e drejta dhe e gabuara janë urdhëruar nga Zoti i Plotfuqishëm. Si i tillë, morali nuk ndryshon me kohën duke u bazuar në kapriço, dëshira apo ndjeshmëri kulturore. Në kultura, atje ku nuk ka një ligj, normë të shpallur Hyjnisht, çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë përcaktohet nga normat kulturore. Në raste të tilla një person mund të quhet imoral vetëm n.q.s. shkel normat e pranuara të shoqërisë së tij. Ashtu siç do të demonstrojmë, martesa e Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen ishte në përputhje të plotë me Moralin Absolut dhe me normat kulturore të asaj kohe, kjo martesë nuk ishte akt imoral, por një veprim që përmban mësime të vlefshme për brezat që vijnë. Kjo martesë pason normat për të gjithë semitët, duke përfshirë edhe ata që kanë jetuar në kohën biblike. Bazuar mbi këtë dhe informacione të tjera që do të paraqiten më poshtë është jashtëzakonisht hipokrite nga ana e kristianëve të kritikojnë martesën e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen në një moshë të tillë të re. N.q.s. ndonjë lexues kristian ka përshtypjen e gabuar se vlerat e tyre sot janë pa limit kohor dhe pasqyrojnë ato të kohëve biblike i lutem të lexojë pjesët e mëposhtme që janë drejtpërdrejtë të lidhura me pyetjen se në ç’moshë një individ është gati për tu martuar:
Duke mbajtur në mend idetë e “korrektësisë politike” dhe “moralitetit absolut” në kohët biblike mosha në të cilën një vajzë mund të martoheshe ishte mosha e pubertitetit (pjekurisë seksuale). Gjatë mesjetës kjo ishte zakonisht 12 vjeç. Sot në shumicën e vendeve “kristiane” kjo moshë është midis 14 dhe 16 vjeç. Unë jetoj në një vend ku disa shtete lejojnë partnerë të të njëjtit seks të martohen ligjërisht, por konsiderojnë një 18 vjeçar që kryen marrëdhënie me një 16 vjeçare “përdhunues i parashikuar me ligj”. Kështu megjithëse kristianët mund të mos jenë dakord me shumë prej asaj që është bërë gjithnjë e më tepër dominuese në shoqërinë e sotme perëndimore – abuzimi me drogë, martesa e pederastëve apo aborti – ata vetë kapërdihen (ndoshta pa e kuptuar) nga gogoli i shëmtuar (përbindëshi) i “relativizmit moral”. Sigurisht, ata mbarojnë më ngadalë se njerëzit që nuk besojnë në baza Hyjnore morali, por megjithëkëtë ata po mbarojnë.
Historikisht, mosha në të cilën një vajzë është konsideruar gati për tu martuar ka qenë mosha e pubertitetit. Kjo ka qenë kështu në kohët biblike, ashtu siç do ta tregojmë më poshtë, dhe kjo gjë akoma përdoret për të përcaktuar moshën e martesës në ato që perëndimi kulturalisht arrogant i quan “shoqëri primitive” në botë. Ashtu siç hadithi për moshën e Aishes tregon, fejesa e saj ndodhi të paktën tre vjet përpara martesës (konsumimit të martesës). Arsyeja për këtë ishte se ata ishin duke pritur që ajo të shkonte në moshë (d.m.th. të kishte ciklin e parë të menstruacioneve) . Pubertiteti është një shenjë biologjike që tregon se femra është e aftë për të lindur fëmijë. A mund ndokush me logjikë ta mohojë këtë? Pjesë e urtësisë pas martesës së Profetit Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen sapo ajo arriti pubetitetin është vendosja e këtij momenti si pikë e ligjit Islam, megjithëse tashmë kjo ishte normë kulturore në të gjithë shoqëritë semite (përfshi edhe atë në të cilën u rrit Jezusi (Isai)). Shumica dërrmuese e juristëve islamë thonë se koha më e hershme për konsumimin e martesës është koha menjëherë pas pjekurisë seksuale (bulug), pra pubertitetit. Meqenëse kjo ishte normë e të gjithë kulturave semite dhe akoma është edhe sot normë e shumë kulturave, është sigurisht diçka që nuk e shpiku Islami. Kundërshtimi i përhapur ndaj një norme të tillë të shpallur Hyjnisht dhe të pranuar historikisht është diçka relativisht e re.
Kritika ndaj martesës së Muhamedit (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen është diçka relativisht e re në atë se ajo pasqyron vlerat e Evropës pas iluministe. Kjo është Evropa që kishte braktisur (apo të paktën modifikuar) moralin e saj fetar për ta zëvendësuar me një komplet të ri vlerash humaniste ku njerëzit përdornin mendimin e tyre për të përcaktuar të drejtën dhe të gabuarën. Është interesante të hasësh se kristianët që shumë herët kritikonin (megjithëse përsëri hipokritisht) praktikën poligamike të Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të), por jo martesën e tij me Aishen. Sigurisht ata me një sfond semitik të lindjes së mesme s’kishin ç’të gjenin për të kritikuar sepse asgjë jonormale apo imorale nuk kishte në martesën e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen. Ishin kristianët evropianë që filluan të kritikonin Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) në këtë pikë, jo ata që ishin të lidhur me rrënjët e tyre semite.
Në kohën e pubertitetit një person, mashkull apo femër, bëhet ligjërisht përgjegjës sipas Ligjit Islam. Në këtë pikë, ata janë të lejuar të marrin vendimet e tyre vetë dhe merren në llogari për veprimet e tyre. Duhet gjithashtu të përmendet se në Islam është e jashtëligjshme të detyrosh me forcë dikë të martohet me dikë që nuk e do. Provat tregojnë se martesa e Aishes me Profetin Muhamed (paqja e Zotit qoftë mbi të) ishte martesë për të cilën të dy palët dhe familjet ranë dakord. Bazuar në kulturën e asaj kohe, askush nuk pa ndonjë gjë të gabuar në këtë martesë. Përkundrazi, njerëzve iu bë qejfi për këtë.
Asnjë prej burimeve Islame nuk transmeton ndonjë gjë që ndonjë prej shoqërisë së atëhershme të ketë kritikuar këtë martesë për shkak të moshës së Aishes. Përkundrazi, martesa e Aishes me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) u inkurajua nga babai i Aishes, Ebu Bekri, dhe u mirëprit nga komuniteti. Është transmetuar se gratë që donin ta ndihmonin Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të), si Haula bint El-Hakim, e inkurajonin atë të martohej me Aishen. Sipas kulturës semite në të cilën ata jetonin, ata sigurisht nuk shikonin asgjë të keqe në një martesë të tillë.
Pikëpamjet shoqërore të dashurisë, familjes dhe martesës janë shumë të ndryshme në të ashtuquajturin perëndimin “modern” dhe “të civilizuar” të sotëm në raport me atë të kohës së Biblës dhe Kuranit. Fatkeqësisht shumë prej nesh mbartin bagazhin e “dashurisë romantike” dhe idetë rreth seksit që kanë arritur të helmojnë mendjet tona që kur evropianët (dhe idetë e tyre) dominuan globin. Këto ide jo vetëm që kanë depërtuar në mendjet e muslimanëve, por aktualisht përshkojnë shumë prej tyre. Fuqitë evropiane koloniale janë tërhequr nga gati të gjitha tokat e muslimanëve, por kolonizimi i mendjeve vazhdon. Siç e përmendëm më sipër ajo që është për tu dëshpëruar është se shumica e njerëzve nuk arrijnë të kuptojnë se ata janë nën ndikimin e kësaj influence antibesim. Sa për të ilustruar se si gjërat kanë ndryshuar po përmendim një shprehje në The New Encyclopedia Britannica që bën të qartë se vlerat në lidhje me moshën e martesës kanë ndryshuar me kalimin e viteve: “… në SHBA dhe pjesë të Evropës shoqëria e statusit të të rriturit me pjekuri seksuale e shprehur në termin ritje pubertiteti ka qenë jo e mirëpritur.” [3]
Roli që mendohet që luan seksi dhe seksualiteti në psikologjinë njerëzore i ka rrënjët e veta në mendimet e Frojdit. Megjithëse shumë prej ideve të Frojdit janë goditur fort sot, shumë prej ideve të tij akoma luajnë një rol në mendimin e shumë njerëzve. Sigmund Frojd (1856-1939) thoshte se njerëzit janë në thelb “qenie seksuale”, se nxitjet seksuale në fëmijëri janë çelësi për të kuptuar sjelljen e njeriut. Ai zhvilloi metodologjinë e psikoanalizës dhe idetë e tij mbi seksin, fajin e shtypur dhe seksualitetin, ndjesinë subkoshienciale seksuale, kompleksin oedipus dhe të tjera ide, që kanë bërë çorap pikëpamjen perëndimore për seksualitetin. S’ka nevojë të thuhet se idetë e Frojdit janë kritikuar nga besimtarët jehudë, kristianë dhe muslimanë, sepse ato në themel mohojnë përgjegjësinë morale njerëzore. Në pikëpamjen e Frojdit për gjërat, qeniet njerëzore janë të burgosur të efekteve të forcave të pandërgjegjes dhe të ndjesisë së tyre seksuale. Ide të tilla janë mirëpritur gjithmonë nga “liberalët”, “humanistët” dhe të tjerë si këta. Ajo që duhet të tregohet është pikëpamja kontradiktore “moderne” perëndimore ndaj seksualitetit. Ata hutohen nga martesa në moshën e pubertitetit megjithëse kjo ka qenë diçka e njohur shumë herët. Ata kanë shkolla të reja ku edukata seksuale mësohet dhe ku një shoqëri ku “datimi” (vendosja e moshës apriori) pa dallim është konsideruar normë. Ndonjëherë seksi është thjesht një kënaqësi natyrale për tu shijuar, por herë të tjera është një shejtan psikologjik me pasoja që shkojnë larg. Shkurt, çdo gjë nga jeta e tyre private në sistemet e tyre gjyqësore, ka rënë viktimë e relativitetit moral të psikologëve dhe psikiatërve. Qëndrimi se një eksperiencë në jetë mund të shihet si një lloj “traume” është shumë i përhapur. Shumë njerëz ecin në jetë të munduar vazhdimisht nga ajo se çfarë lloj “kompleksi” ata do të vuajnë nga eksperiencat që ata kanë në jetën e tyre relativisht normale. Njerëz që janë fajtor për krime të rënda, në vend që të marrin përgjegjësinë për veprimet e tyre, vetë ata janë konsideruar “viktima”, meqenëse ata vetëm janë duke vepruar atë që formimi i tyre psikologjik orienton.
Puberteti – pjekuria – martesa
Një artikull interesant mbi moshën në të cilën njerëzit martoheshin në kohët biblike është “Ancient Israelite Marriage Customs” (Zakonet e lashta izraelite të martesës) nga Xhim Uest, ThD – një shërbyes baptist. Ky artikull thotë se:
“Gruaja merrej nga rrethi më i madh familjar (zakonisht në fillimin e pubertetit ose rreth moshës 13 vjeç) në mënyrë që të mbahej pastërtia e linjës së familjes.”
Kjo është vetëm një referencë ndaj faktit se arritja e pubertetit konsiderohej moshë në të cilën të rinjtë mund të martoheshin. Që njerëzit në kohët biblike martoheshin në një moshë të re është vërtetuar gjerësisht. Duke diskutuar kuptimin e fjalës ‘elmeh, që është fjala hebraisht për “grua të re” apo “femër adoleshente” Xherald Segal thotë:
“Duhet të vërehet se në kohët biblike femrat martoheshin në një moshë të re.” [4]
Në kundërshtim me thënien arrogante perëndimore të “kulturave primitive” “An Overview of the World’s Religions” e bën të qartë se puberteti është një simbol kohor i të qenit i rritur:
“Gati të gjitha kulturat primitive i kushtojnë kujdes pubertetit dhe ritualeve të martesës, megjithëse ka një tendencë të përgjithshme për t’i kushtuar më shumë vëmendje riteve të pubertetit të meshkujve se sa të femrave. Për shkak se puberteti dhe martesa simbolizojnë faktin që fëmijët kanë marrë rrolin e të madhit, shumica e kulturave primitive i konsiderojnë ritualet që rrethojnë këtë ngjarje shumë të rëndësishme. Ritualet e pubertetit shpesh janë shoqëruar me rrethprerje ceremoniale ose ndonjë operacion tjetër në organet gjenitale të femrës. Rrethprerja e femrave është më pak e zakonshme, ndonëse ajo shfaqet në disa kultura të ndryshme. Ritet e pubertetit të femrave janë më shpesh të lidhura me shfaqjen e ciklit menstrual te vajzat e reja.”
Disa studiues janë të mendimit se:
“Puberteti është përcaktuar si një moshë ose periudhë në të cilën një person është i aftë për riprodhim seksual, në pjesë të tjera të historisë, një rit apo festim i këtij fenomeni shenjë është pjesë e kulturës.” (Rites of Passage: Puberty, nga Sue Kureuitz Arthen)
“Shfaqja e periodave” shënon një rit të kalimit nga vajza të reja në gra. (Nga Women’s Resource Center)
Një tjetër referencë bashkëkohore që lidh moshën e martesës me pubertetin është një artikull në Central Africa, i cili thotë: “… gratë martohen shpejt pas pubertetit”.[5] Citimi i mëparshëm dhe shumë të tjerë që nuk janë përmendur provojnë te një njeri inteligjent atë që antropologët dhe historianët tashmë e dinë mirë se në shekujt e kaluar njerëzit konsideroheshin gati për martesë kur ata arrinin pubertetin.
Duhet të përmendim se nga një këndvështrim Islam shumë probleme në shoqërinë e sotme mund të gjurmohen në braktisjen e martesës së hershme. Për shkak të natyrës që Zoti i Plotfuqishëm e ka krijuar njeriun, me dëshirë të fortë seksuale, njerëzit duhet të martohen të rinj. Në të shkuarën kjo ishte akoma më e domosdoshme për shkak se jeta mesatare ishte më e shkurtër. Jo vetëm që martesa e hershme siguron veprime legale për njerëzit me dëshirë të fortë seksuale, por ajo zakonisht prodhon më shumë fëmijë. Një prej qëllimeve kryesore të martesës është bërja e fëmijëve – “ji i frytshëm dhe shtohu” siç thotë Bibla (Gjeneza 8:17). Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme në të shkuarën ku njerëzit nuk jetonin kaq gjatë sa sot dhe ku shkalla e moralitetit infant ishte shumë më e lartë.
Mosha e pubertetit
Ne kemi thënë se puberteti ka qenë normë historike, kulturore dhe fetare për të treguar gatishmërinë për martesë, kështu dikush mund të mendoj se në cilën moshë puberteti normalisht ndodh. Kjo është disi pa kuptim në lidhje me diskutimin tonë specifik atë të martesës së Profetit Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen, sepse literatura e hadithit e bën të qartë se ajo kishte arritur pubertetin. Megjithatë, në lidhje me pubertetin dhe se në cilën moshë shumica e vajzave kanë ciklin e tyre të parë menstruale Abdulhamid Sidiki thotë:
Islami nuk ka fiksuar një limit të poshtëm për moshën e pubertetit, sepse ajo varjon me vende dhe raca për shkak të klimës, trashëgimisë, kushteve fizike dhe sociale. Ata që banojnë në vende të ftohta arrijnë pubertetin në një moshë shumë më të madhe në krahasim me ata që jetojnë në vendet e ngrohta ku edhe femra edhe mashkulli e arrijnë pubertetin në një moshë goxha të hershme. “Temperatura mesatare e vendit ose provincës”, thotë autori i mirënjohur i librit Woman, “është konsideruar faktori kryesor jo vetëm në lidhje me menstruacionet por edhe me të gjithë zhvillimin seksual në pubertet.” [6] Raciborski, Xheubert, Ruth dhe shumë të tjerë kanë mbledhur dhe krahasuar statistikat për çështjen në fjalë. Marie Espino ka përmbledhur disa prej këtyre të dhënave si më poshtë: (a) Mosha limit për shfaqjen e parë të menstruacioneve është midis 9 dhe 24 vjeç në zonën e butë; (b) Mosha mesatare ndryshon goxha dhe mund të pranohet si diçka e mirëqenë se sa më afër ekuatorit aq më e hershme është mosha mesatare e ardhjes së menstruacioneve.[7]
Akoma më tej, një artikull i titulluar Puberty in Girls nga një organizatë e shëndetit publik australian thotë: “Shenja e parë e pubertetit është zakonisht një vrull rritjeje: ju bëheni më të gjatë, gjoksi zhvillohet, qimet fillojnë të rriten në zonat intime dhe nën krahë. Kjo mund të fillojë nga 10 vjeç deri në 14 vjeç – bile edhe më herët për disa dhe më vonë për disa të tjerë.”
Një artikull Physical Changes in Girls During Puberty thotë:
“Gjatë pubertetit, trupi i vajzës ndryshon, brenda dhe jashtë, drejt trupit të një gruaje. Ndryshimet nuk vinë të gjitha menjëherë, dhe ato nuk ndodhin në të njëjtën kohë për të gjithë. Shumica e vajzave nisin të shfaqin ndryshime fizike rreth moshës 11 vjeç, por secili ka programin e tij të brendshëm të zhvillimit. Është normale që ndryshimet të nisin herët që në moshën 8 apo 9 vjeç, apo të vonojnë deri në 13 apo 14 vjeç. Bile edhe n.q.s. asgjë nuk duket apo ndihet ndryshe ndryshime brenda trupit mund të kenë nisur.”
Shumë janë dakord me informacionin e mësipërm, por akoma mund të kenë rezerva se a mund të jetë një martesë e një vajze të tillë me një burrë më të vjetër e lumtur. Duke vendosur mënjanë për një moment nocionin modern perëndimor të lumturisë, martesa e Aishes me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) ishte një lumturi dhe dashuri reciproke, e argumentuar kjo nëpër shumë hadithe dhe libra të siras. Që martesa të lumtura ka midis njerëzve me mjaft diferencë në moshë kjo është e mirënjohur midis psikologëve:
“Kur diferenca (në moshë) është e madhe, për shembull kur kalon 15 deri në 20 vjeç, rezultatet mund të jenë më të lumtura. Martesa e një të madhi në moshë, sigurisht jo e një plaku, me një vajzë shumë të re është shpesh shumë e suksesshme dhe e harmonishme. Nusja prezantohet menjëherë dhe mësohet me marrëdhënie të moderuara seksuale.” [8]
Akoma më shumë urtësi pas saj
Në komentin e tij për hadithin në Sahihun e Muslimit ku përmendet martesa e Aishes me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) Abdulhamid Sidiki tregon tre arsye të tjera për këtë martesë:
· Martesa e Aishes me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) në një moshë të re e lejoi atë të ishte një dëshmitare okulare e detajeve personale të jetës së Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe t’i transmetonte ato te brezat e mëpasshëm. Duke qenë edhe shpirtërisht edhe fizikisht pranë Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) martesa e përgatiti Aishen të ishte një shembull për muslimanët, veçanërisht gratë, për të gjitha kohërat. Ajo ishte inteligjente dhe e zgjuar. Cilësitë e saj e mbështetën punën e Profetit (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe pas tij ndihmuan çështjen e Islamit. Aishja, nëna e besimtarëve, nuk ishte vetëm një model për gratë dhe nënat, por ajo gjithashtu ishte një komentuese e Kuranit, një autoritet në hadith dhe njohuritë e ligjit Islam. Ajo ka transmetuar të paktën 2210 hadithe që i kanë dhënë muslimanëve një pamje me vlerë për pjesën e fundit të jetës së Profetit dhe kështu duke ruajtur Sunetin e tij.
· Në atë kohë kjo martesë hodhi poshtë nocionin se një burrë nuk mund të martohej me vajzën e një burri për të cilin kishte deklaruar se ishin vëllezër (por që s’kanë vëllazëri gjenetike). Në hadithin e mëposhtëm tregohet: Urua tregon: Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) i kërkoi Ebu Bekrit dorën e Aishes. Ebu Bekri tha, “Po unë jam vëllai yt.” Profeti tha, “Ti je vëllai im në fenë e Zotit dhe Librin e Tij, por ajo (Aishja) është e lejuar për mua për martesë.” (Sahih Buhari v. 7, l . 62, n. 18)
· Martesa hodhi poshtë supersticionin arab të asaj kohe se ishte keq të martoheshe në sheual. Ata mendonin se muaji e kishte këtë karakteristikë meqenëse fjala sheual rridhte nga fjala shala që besohej se sillte fatkeqësi. Hadithi autentik tregon se Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) dhe Aishja u martuan në këtë muaj hënor.
Pa zhurmë
Më sipër, ne treguam faktin që martesa në pubertet ishte një praktikë e pranuar në jo vetëm “kulturat primitive” të sotme, por veçanërisht te semitët (hebrenjtë, arabët, siriakët etj.) e lindjes së mesme. Në mënyrë që të paraqesim prova shtesë që martesa e Muhamedit (paqja e Zotit qoftë mbi të) me Aishen nuk ngriti ndonjë kundërshtim në atë kohë, unë këtu po paraqes citime nga dy studiuese perëndimore që kanë studiuar Islamin në detaje:
“Nuk është e qartë kur martesa u bë. Sipas disa versioneve ajo u bë në sheual të vitit të parë, pra nja 7 ose 8 muaj pas arritjes në Medine, por sipas të tjerëve ajo nuk u bë gjeri pas betejës së Bedrit, pra në sheual të vitit të dytë hixhri. Në asnjë version nuk ka ndonjë koment të bërë për diferencën në moshë të Muhamedit me Aishen apo për moshën shumë të re të nuses që, të shumtën, nuk mund të kishte qenë mbi 10 vjeç dhe e cila ishte akoma shumë e dashuruar pas lojërave të saja.”[9]
Në citimin e mësipërm burimet që janë dhënë për kohën më të vonë të martesës janë të Neueuiut dhe Tabariut. Edhe imam Neueuiu edhe imam Tabariu ishin dijetarë të mëdhenj të Islamit, por veprat e tyre kanë materiale që janë më pak se autentike nga pikëpamja Islame, e të cilat ndoshta janë arsyeja për pikëpyetjen e saj se cila kohë është autentike. Kjo është tej çështjes, sepse tashmë kemi treguar se burime autentike islame shprehen se Aisha (radijallahu anha) ishte 9 vjeç. Pika kryesore për tu vërejtur është se “asnjë version” nuk ka ndonjë koment të bërë për diferencën në moshë të Aishes me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) Pse? Kjo martesë kaq e hershme ishte më se normale në të gjitha shoqëritë semite – të tilla shoqëri në mesin e të cilave u rritën Ibrahimi, Musa, Isa dhe Muhamedi.
Një tjetër autore, Karen Armstrong ka këtë për të shtuar: “Tabariu thotë se ajo ishte aq e re saqë ajo qëndroi në shtëpinë e prindërve dhe martesa u konsumua më vonë kur ajo arriti pubertetin”.[10] Kjo akoma më tej qartëson se martesa u konsumua në moshën e pjekurisë dhe se, si e tillë, nuk solli reagime kundër. Tabariu, Ebu Xhafar Muhamed ibn Xherir et-Tabari (225-310 h. / 839-923), ishte një dijetar i madh musliman dhe është i mirënjohur në perëndim për komentin e tij të Kuranit dhe për historinë e botës.
Nuk është çudi që dy autorët e mësipërm janë dakord me faktin se martesa e Aishes me Muhamedin ndodhi kur e para arriti pubertetin dhe se kjo ishte normale në atë kohë. Kjo nuk është surprizë, sepse kushdo që studion burimet Islame dhe kulturën semite është i detyruar të vijë në të njëjtin përfundim, kjo ngaqë kjo gjë është thjesht fakt historik. Duhet të tregohet se të dy autoret e sipërcituar nuk hezitojnë aspak të keqinterpretojnë Islamin (qëllimisht ose jo) në gjërat e tjera të shkruara prej tyre. Mjafton të thuhet se n.q.s. do të kishte ndonjë informacion “dëmtues” ato pa hezitim do ta nxirrnin në dritë dhe do ta përdornin. Nebia Abot, që ka kryer disa studime mbi Islamin në disa zona, ishte orientaliste në kuptimin klasik të fjalës. Libri i saj që është cituar më sipër Aishah The Beloved of Mohammed nuk është gjë tjetër veçse një kritikë spekulative e jetës së Aishes. N.q.s. një libër me një përzierjeje të tillë të spekulimit sipas hamendjes dhe burimeve jo të vërteta do të ishte shkruar për dikë me rëndësi në perëndim sigurisht që as do të kishte vend për të në bibliotekën e studiuesve. Është tashmë e ditur se orientalistët duke u kapur nëpër gjëra që u interesojnë paravendosin autencitetin e këtyre gjërave duke u bazuar në nocionet e tyre që shkojnë sipas bindjes së tyre. N.q.s. një histori megjithëse jo e vërtetë duket se ul Profetin e Islamit ajo bëhet e shpeshtcituar dhe shpeshtpublikuar. Kjo është mënyra se si orientalistët dhe misionarët kristianë e kanë trajtuar Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) për shekuj e vazhdojnë edhe sot. Për ata që duan më shumë rreth kësaj të shikojnë artikullin Orientalism, Misinformation and Islam.
Cili është verdikti?
Anashkalimi i prirjeve kulturore apo pranimi i dopjo standarteve nga dikush nuk është gjithnjë i lehtë. Për disa duhen vite për të pranuar se kanë qenë hipokrit në vlerësimet e tyre. Fatmirësisht, mendimet e paraqitura këtu do të mbjellin farën e reflektimit te disa njerëz e ndoshta ata do të reflektojnë mbi të vërtetën. Duke pranuar se sa herë që mbetet diçka për tu qartësuar gjithmonë beteja është lënë përgjysmë, para se lexuesi të shkojë përpara për të vendosur gjykimin e tij personal se ku ai qëndron në lidhje me këtë çështje, dua të jap edhe disa informacione të tjera. Montgamery Watt, një studiues për një kohë të gjatë i Islamit, ka disa shprehje të zgjedhura se si perëndimi duhet ta gjykojë Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të). Unë kurrë nuk kam qenë dakord me konkluzionet e Watit për Islamin, por gjithmonë e kam parë atë si një orientalist të hapur. Ndoshta kjo sepse ai ishte më shumë nxitës i të kuptuarit se sa një misionar kristian mendje shkurtër. Vite studimi të Islamit e çuan Vatin në këtë konkluzion:
“Thëniet e tjera për defektin moral të Muhamedit janë ato që thonë se ai ishte tradhtar dhe epshor … Mjaftueshëm është thënë më sipër në lidhje me interpretimin e këtyre ngjarjeve për të treguar se akuza ndaj Muhamedit është shumë më e dobët se sa mund të jetë menduar. Diskutimi i këtyre thënieve ngre një pyetje bazë. Si jemi ne për të gjykuar Muhamedin? Nga standardet e kohës së tij dhe vendit të tij apo nga ato të mendimeve më të ndriçuara në perëndim sot? Kur burimet këqyren me kujdes është e qartë se ato veprime të Muhamedit që nuk aprovohen nga perëndimi modern nuk kanë qenë objekt i kritikës morale të bashkëkohësve të tij. Ata kritikuan disa prej veprimeve të tij, por motivet e tyre ishin paragjykime supersticioze apo frikë prej pasojave. N.q.s. ata i kritikuan ngjarjet në Nahlah, ishte se ata patën frikë nga ndëshkimi i zotave pagan të ofenduar apo hakmarrja e mekasve. N.q.s. ata ishin habitur nga ekzekutimi në masë i jehudëve të fisit Kurejdha, ishte për shkak të numrit dhe rrezikut të luftës brenda llojit të gjakut që shkaktoheshe. Martesa me Zejneben duket incest, por ky koncept incesti ishte lidhur me praktikat e vjetra që i përkasin një niveli shoqëror më të ulët të rregullave familjare ku një atësi fëmije nuk ishte përcaktuar përfundimisht; dhe ky nivel më i ulët ishte në proces eliminimi nga Islami … Nga këndvështrimi i kohës së Muhamedit, atëherë, thëniet për tradhti dhe sensualitet nuk mund të qëndrojnë. Bashkëkohësit e tij nuk e gjetën atë moralisht defektiv në asnjë gjë. Përkundrazi, disa prej veprimeve të kritikuara nga perëndimorët modern tregojnë se standardet e Muhamedit ishin më të larta se ato të kohës së tij. Në kohën dhe gjeneratën e tij ai ishte një reformator social, bile një reformator në sferën e moralit. Ai krijoi një sistem sigurie sociale dhe një strukturë të re familjare, të tëra këto ishin një përmirësim i pamat i asaj që ishte më parë. Duke marrë atë që është më e mirë në moralitetin e nomadëve dhe duke e adaptuar atë për komunitet e vendosura, ai vendosi një kornizë religjoze dhe sociale për jetën e shumë racave njerëzore. Kjo nuk është punë e një tradhtari apo ‘një plaku të shthurur’.”[11]
Nga Ibrahimi për të zgjedhur fenë me të cilën ndihesh mirë
Çdo gjë që kemi diskutuar më sipër logjikisht e liron Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) nga kritikimi i padrejtë (të paktën tek ata që mund të jenë intelektualisht të ndershëm dhe të paanshëm). Një pikë, megjithatë, akoma ka nevojë për tu bërë ca më e qartë. Megjithëse ne e kemi përmendur atë kalimthi, hipokrizia dhe dopjo standarti i kristianëve që kritikojnë Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) për moralin e tij ka nevojë për tu analizuar më gjerësisht dhe për tu paraqitur.
Para se të kalojmë në analizën e moralit Biblik unë do të doja të ofroja disa këshilla dhe fjalë inkurajuese për muslimanët e rinj. Pjesa kryesore e këshillës sime është që të mos dekurajohen nga sulmet ndaj Islamit apo shtrembërimeve të tij në media. Sigurisht, ne të gjithë urrejmë të shohim të ndodhin gjëra të tilla, por në “periudhën e informacionit” e cila është sjellë nga një kulturë që (gjoja) vendos një vlerë supreme atë të lirisë së fjalës, nuk ka shumë gjëra që mund të bëjmë për ta ndaluar atë. Ana tjetër e medaljes së kësaj është fakti që e vërteta e Islamit është akoma gjallë dhe njerëzit (ata që duan) janë duke e gjetur atë. Po, Islami është duke u përhapur megjithë këto metoda hipokrite që kristianët dhe të tjerët janë duke përdorur për ta ndaluar atë. Nga gënjeshtrat e “zotit hënë” të Robert Moreit deri tek shtrembërimet gati të përditshme në media, Islami është akoma duke u përhapur në perëndim. Aktualisht, fakti që ata që bëjnë karrierë duke sulmuar Islamin, të tillë si misionarët kristianë (apo të tjerë), duhet të riklasifikojnë gënjeshtrat dhe deformimet kur ata diskutojnë për Islamin dhe kjo është një shenjë e mirë. Sigurisht, n.q.s. ata diskutojnë për Islamin ashtu siç ai duhet të kuptohet ata s’do bënin gjë tjetër veçse do të dëmtonin çështjen e tyre. Kur Islami është paraqitur nga jomuslimanët në perëndim zakonisht përmenden dhe kritikohen çështjet me rëndësi periferike. Besimet bazë në Islam, n.q.s. diskutohen ndonjë herë, gjithmonë janë shfaqur të deformuara. N.q.s. Islami do ishte fe qesharake e “botës së tretë” padyshim ata nuk do ta kishin trajtuar atë në këtë mënyrë. Në fakt një shumicë e librave anti-Islam që mbushin bibliotekat kristiane (dhe padyshim edhe internetin) nuk janë të dizenjuara për të konvertuar muslimanët, por për të tërhequr perëndimorët larg prej Islamit. Njerëzit që shkruajnë këto gënjeshtra janë vetëm duke u përpjekur të helmojnë mendjet e njerëzve kështu që ata nuk mund të jenë pranues të mesazhit Islam kur e dëgjojnë atë.
Metodat e tyre megjithatë janë duke dështuar. Në Evropë veçanërisht, feja kristiane është në një gjendje të rëndë dhe njerëzit janë duke kërkuar për të vërtetën gjetkë. Kristianët gjithmonë janë vënë në siklet nga gati pamundësia e tyre e plotë për të konvertuar një musliman të shquar në kristianizëm. Sigurisht, ata kanë të kthyerit e tyre që i paraqesin si shembuj, megjithatë të gjithë ata duket se kanë qenë vetëm muslimanë formalë (në rastin më të mirë) kur janë konvertuar. Shumë perëndimor të shquar kanë pranuar Islamin edhe tani edhe në të kaluarën. Një prej gjërave më interesante në lidhje me këtë është se shumë (n.q.s. jo të gjithë) prej këtyre njerëzve mund të jenë quajtur “kërkues të së vërtetës”. Me këtë dua të them se ata kanë qenë lloji i njerëzve që ishin shpirtërisht të hapur dhe lexuan libra për shumë çështje. Ata nuk ishin trushpëlarë që thjesht donin të bashkoheshin me një fe të lehtë dhe me kulturën dominante të kohës. Ata ishin njerëz që dinin shumë jo vetëm për fenë por edhe për historinë, filozofinë dhe disiplina të tjera. Mjafton të thuhet se e vërteta e Islamit është ekzistente megjithë përpjekjet kundër tij me të cilat ai përplaset sot. Më poshtë është vetëm një dëshmi që Islami është duke u përhapur në perëndim:
“Numri paprecedent i britanikëve, gati të gjitha gra, janë duke u konvertuar në Islam në një kohë të ndarjes së thellë brenda kishave anglikane dhe katolike. Shkalla e konvertimit ka nxjerrë në pah parashikimin që Islami do të bëhet shpejt një forcë e rëndësishme fetare në këtë vend … Brenda 20 viteve të ardhshme numri i të konvertuarve britanikë do të barazojë ose do të kalojë komunitetin e emigrantëve muslimanë që sollën fenë”, thotë Rose Kendrik, një mësuese feje dhe autore një libri udhëzues për Kuranin. Ajo thotë: “Islami është po aq fe botërore se edhe katolicizmi roman. Asnjë nacionalitet nuk e deklaron atë si vetëm të tijin.” Islami është gjithashtu duke u përhapur shpejt në kontinent dhe në Amerikë. (The Times, London, Tuesday, november 9th, 1993, home news page). ……..
Një rast për të studiuar moralin biblik
Tani që kemi hedhur një shikim të detajuar ndaj një gjoja vështirësie morale në jetën e Muhamedit (paqja e Zotit qoftë mbi të), për hir të balancës, le të hedhim një shikim ndaj vështirësisë morale në Bibël. Ne tashmë kemi thënë diçka më sipër në lidhje me natyrën e moralit biblik, por shumë lexues mund të mos jenë në dijeni të disa prej vështirësive të tij. Për më mirë apo për më keq në Sunday school në përgjithësi kalohen versetet të cilat ne do të trajtojmë më poshtë. Megjithatë, këto versete sigurisht janë mjete të dobishme për të vendosur ndershmërinë intelektuale kristiane në të njëjtin “dilemë morale” që ata mendojnë se muslimanët janë për shkak të martesës në moshë të re të Aishes me Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të). Duhet të mbahet në mendje se qëllimi i këtij diskutimi është baza e moralit jo inspirimi biblik (apo mungesa e tij). Për qëllimet e këtij diskutimi ne pranojmë Biblën “siç është”. Kjo nuk duhet interpretuar se ne e pranojmë atë si “Fjalë të Zotit” në total. Nga ana tjetër nuk duhet interpretuar se duam të themi se jemi duke sulmuar “Fjalën e Zotit”, sepse ne jemi duke e diskutuar atë thjesht sepse kristianët e konsiderojnë atë “Fjalë të Zotit”.
Pjesa në Bibël që ne duam të vëzhgojmë fillon me Librin e Numrave, kap 31, v 17 dhe 18. Këtu Moisiu, duke pasuar urdhrin e Zotit, urdhëron izraelitët të vrasin të gjithë fëmijët meshkuj midianë. Urdhri vazhdon si më poshtë:
“… vrisni çdo mashkull nga fëmijët dhe vrisni çdo grua që ka njohur burrë duke u shtrirë me të, por të gjitha vajzat (e vogla), që nuk kanë njohur burrë duke u shtrirë me të, mbajini gjallë për vete.”
Dikush mund të mendojë si izraelitët do të përcaktonin kush ishte e virgjër. Mundësia më e madhe ishte që ata ta bënin këtë duke u bazuar në moshën e pjekurisë, duke marrë se të gjitha vajzat që nuk kishin arritur pubertetin ishin të virgjëra. Duke pasur parasysh që kjo u bë, sipas Biblës, me urdhrin e Zotit që izraelitët të merrnin hak tek midianitët. Më tej, Zoti i jep Moisiut instruksione se si të ndajë plaçkën e luftës “njerëz, qe, gomarë, dele apo dhi”. Bazuar në këtë urdhëresë “32 000 njerëz, gra që nuk kishin njohur burrë duke u shtrirë me të” u ndanë. Kjo u bë që ushtarët izraelitë t’i kishin këto vajza “për veten e tyre”. Unë nuk dyshoj që ndonjë person duke lexuar këtë është aq naivë ose aq injorant për anglishten e King Xhejmsit që të mos e kuptojë se çfarë kjo do të thotë.
Duke lëvizur në një tjetër shembull të madh të moralit Biblik … tek Deutornomi 21:10-14 “dashuria biblike e Zotit” jep urdhrin e mëposhtëm.
“Kur të shkosh në luftë kundër armiqve të tu dhe Zoti, Perëndia yt, të t`i japë në dorë dhe ti t`i zësh robër, në rast se sheh midis robërve një grua të pashme dhe të pëlqen aq sa të duash ta bësh bashkëshorten tënde, do ta çosh në shtëpinë tënde, … pastaj ti do të hysh te ajo dhe do të jesh bashkëshorti i saj dhe ajo do të jetë bashkëshortja jote. Në qoftë se më vonë nuk të pëlqen më, do ta lësh të shkojë …”
Kjo duhet të shërbejë si një provë e mjaftueshme që morali që është mësuar në Bibël shpesh nuk është ajo që kristianët shfaqin. Përkundrazi asaj që ata thonë, versetet e mësipërme demonstrojnë:
Zoti të paktën sipas Biblës:
Urdhëron meshkujt e vegjël të pafajshëm të vriten; dhe
Lejon femrat e virgjëra të detyrohen në marrëdhënie seksuale kundër dëshirës së tyre.
Para se të kalojmë diku tjetër duhet të përmendim se vrasja e një gruaje dhe një fëmije në luftë nuk është e lejuar sipas ligjit Islam. Disa kristianë mund të merren me shprehjen e mësipërme “të vegjlit e pafajshëm” meqenëse ata besojnë që bile edhe bebet janë njollosur me “Mëkatin Origjinal”. Kjo gjë nuk është çështje e diskutimit që kemi në dorë. Mjafton të thuhet se mbështetja biblike për doktrinën e Mëkatit Origjinal është në rastin më të mirë kontradiktore. Ka disa versete që duken në mbështetje të saj, por ka të tjera që duken qartë se mohojnë atë. Një goditje ndaj “Mëkatit Origjinal” përveç faktit se është thjesht e padrejtë, është fakti që jehudët – që lexojnë Testamentin e Vjetër – kurrë nuk kanë besuar në të siç bëjnë kristianët. Por sidoqoftë … kur ballafaqohen me pjesët problematike të Testamentit të Vjetër, kristianët reagojnë në mënyra të ndryshme. Shumë ofrojnë mbrojtjen dashakeqe “mirë, po kjo është në Testamentin e Vjetër” pavarësisht faktit se ata zakonisht nuk e heqin mënjanë kaq shpejt kur ata tregojnë profetësi me të cilat erdhi Jezusi. Ca nga gjërat që e bëjnë mënjanimin e Testamentit të Vjetër ca më të vështirë (të paktën për kristianët që duan të mbeten intelektualisht të ndershëm) janë: 1) i njëjti Zot që “frymëzoi” Testamentin e Vjetër “frymëzoi” edhe Testamentin e Ri; 2) ky i njëjti Zot është “i pandryshueshë m” sipas Biblës; 3) Jezusi në Testamentin e Ri vërteton “Ligjin dhe profetët” (d.m.th. Testamentin e Vjetër) në disa pjesë; dhe 4) pa Testamentin e Vjetër nuk ka bazë për kristianizmin.
Kur këto paraqiten, kristianët kanë një prej dy zgjedhjeve 1) të mos mendojnë më për të, por të bien në pozitën e personit që merr e zgjedh fe që mund t’a bëjë atë “të ndihet mirë”, por që nuk mund t’i përgjigjet pyetjeve më të vështira të jetës ose 2) të pranojnë moralin biblik të menduar të shpallur Hyjnisht “siç është” dhe në tërësi.
Ka kristianë që deklarojnë të pranojnë moralin e Shpalljes Hyjnore të Biblës. Ata e kuptojnë se si është puna. N.q.s. njerëzit lejohen të vendosin në qejf të vet çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar atëherë ka vetëm kaos. Po kaq me rëndësi, n.q.s. njerëzit vendosin të përcaktojnë cila është “Fjala e Zotit” e cila jo në bazë të nocioneve të tyre të paravendosura apo të ndjeshmërive “moderne” asgjë nuk do të kishte mbetur më në Bibël. Kështu pra ka kristianë që, në parim, thonë se vrasja e fëmijëve është “morale” për sa kohë që Zoti qartësisht e ka urdhëruar atë. Për dikë që kupton natyrën e moralit të Shpalljes Hyjnore ne duhet të bashkohemi me të në parim, por me ca rezerva. Siç u përmend më sipër, Zoti – sipas Islamit – kurrë nuk urdhëron vrasjen e fëmijëve të pafajshëm. Kjo është një vështirësi që jam i lumtur që muslimanët nuk e kanë.
E fundit është se morali vjen prej Zotit dhe vetëm prej Tij. N.q.s. dikush studion Biblën është e thjeshtë të vëzhgoj se ajo nuk është bazë për moral. Shembujt e mësipërm janë vetëm disa që mund të merren nga Testamenti i Vjetër dhe ai i Ri. Njerëzit që përkrahin “moralin biblik” marrin dhe zgjedhin prej tekstit atë që duan. Vetëm në Islam një njeri me ndërgjegje të pastër mund të pranojë “të gjithë materialin” pa i injoruar apo pa i mohuar ato që si pëlqejnë në mënyrë hipokrite. Kjo është se si paqja e brendshme dhe balanca e gjërave arrihet. N.q.s. dikush i përket një feje pa pranuar çdo gjë në shkrimet e shenjta të saj ai jo vetëm që është duke gënjyer veten, por edhe Zotin. Me të gjithë këto ide të gabuara të kohëve moderne, është e lehtë të dalësh nga rruga e drejtë. Morali liberal perëndimor, që tani ka prekur gjithë cepat e globit është, nga ana kulturore, diçka si një gorillë 350 kilogramëshe. Është shumë e vështirë të qëndrosh e t’i zësh rrugën apo të flasësh kundër saj. Duke u inkurajuar, pasimi i “dëshirave të pavlera” është bërë një problem për njerëzimin, ashtu siç Zoti i plotfuqishëm thotë në Kur’an:
“Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja të kota, sepse atëherë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata që janë në rrugë të drejtë”.” (Kur’an 6:56)
Udhëzues për të qenë falënderues për të
Profeti (paqja e Zotit qoftë mbi të) ishte një shembull i madh për të gjithë njerëzimin e për çdo popull me çdo kulturë (nga evropianët “modern” deri tek aborigjenët e Australisë). Ai jo vetëm që ishte një Profet i madh, por ishte gjithashtu një burrë shteti, prijës ushtarak, qeverisës, mësues, komshi dhe mik po aq i madh. Jeta familjare ishte një prej gjërave më të rëndësishme ku ai ishte një shembull i madh, meqenëse ai ishte burrë dhe baba. Me dëshirën e Zotit, Profeti i Tij i fundit kaloi një gamë të gjerë situatash familjare dhe shumë martesa. Për shkak të kësaj ai është një shembull për njerëzit që janë monogamë, për ata poligamë, për ata që dëshirojnë të martohen me gra më të mëdha në moshë se ta dhe për ata që mendohen se sa herët dikush mund të martohet me të drejtë. Muhamedi (paqja e Zotit qoftë mbi të) rivendosi fenë e Ibrahimit kështu ajo do të vazhdojë deri Ditën e Fundit.
Si muslimanë ne duhet të jemi falënderues për këtë objekt udhëzimi për moralin tonë gjatë jetës. Duke reflektuar mbi këtë kjo na ndihmon të shmangim rrugën e gabuar të “relativizmit moral”. Ky është shumë e rrezikshme sepse të çon te gjynahu më i rëndë, shirku. Duke njohur jetën e Profetit mund të shohim se si të qëndrojmë brenda kufijve që na ka caktuar Allahu. Bëj dua që ne muslimanët t’i bëjmë limitet që na ka caktuar Zoti limitet tona dhe që ne të mos ndikohemi nga shoqëri e kultura të tjera. N.q.s. një gjë është e mirë për Ibrahimin dhe Musën kjo është kështu edhe për mua …
Kjo është ajo se si e shoh unë këtë çështje, Zoti i di më mirë …
——————————————————————————–
[1] W. Montgomery Watt, Muhammad at Medina , Oxfrord University Press 1956.
[2] Kjo sipas disa prej transmetimeve. Transmetime të tjera japin mosha të ndryshme me një diference vitesh më të vogël në mes Profetit dhe Aishes. (sh. Recensentit) .
[3] Rites and Ceremonies, The New Encyclopaedia Britannica, botimi i 15 1987.
[4] Gerald Sigal, The Jew and the Christian Missionary, Ktav Publishing House, 1981, f . 28.
[5] Central Africa , The New Encyclopaedia Britannica, botimi i 15 (1987), v. 15, f . 646. Shiko gjithashtu “Aboriginal Australia”, The New Encyclopaedia Britannica, botimi i 15 (1987), v. 14, f . 425. Për referenca të më tejshme për zakonet e martesës në kohët Biblike, shiko Israel: Its Life and Culture, nga Johannes Pedersen, v. 1, f . 60 ff.
[6] Herman H Ploss, Max Bartels dhe Paul Bartels, Woman, v. 1, Lord & Brasby, 1988, f . 563.
[7] Përkthimi anglisht i Sahih Muslim, v. 2, International Islamic Publishing House, Riyadh, Saudi Arabia, f. 715.
[8] Theodor H. Vandevelde, Ideal Marriage; Its Physiology and Technique, Greenwood Publishin Group, 1980, f . 243.
[9] Nabia Abbott, Aishah – The Beloved of Muhammed, Es-Saqi Books, London , 1985, f . 7.
[10] Karen Armstrong, Muhammad: A Biography of the Prophet, Harper San Francisco, 1992, f . 157.
[11] W. Montgomery Watt, Muhammad: Prophet and Statesman, Oxford University Press, 1961, f 229.