Mesimet e profetit Muhamed, paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te, jane mesime te cilat jane te paprekura… Te gjitha mesimet profetike te cilat ndiqeshin plotesisht njehere e nje kohe perpara ardhjes se profetit Muhamed, ose kane humbur ose jane ndryshuar, dhe me sukses jane marre nga sistemi kafir, i cili eshte sistemi i Dexhallit, ose te bashkangjitura me te, dhe kjo eshte pjeserisht e vertete per njerezit te cilet mesimet e verteta te Islamit i kane kthyer ne fe te re te vdekur.
Cifutet e paket te cilet pretendojne se jane pasardhesit e fisit te Izraelit i cili udhehiqej nga Moisiu, dhe cifutet qe nuk jane me te vertete cifute, qe jane ose pasardhesit e Kazareve ose pasardhesit e cifuteve orientale dhe Separdhike te cilet u perzien me raca te tjera , nuk ndjekin modelin e jetes se Moisiut, paqja e Zotit qofte mbi te.
Kristianet, qofte unitariane apo trinitariane, nuk ndjekin modelin e jeteses qe ndiqej nga Jezusi, paqja e Zotit qofte mbi te. Librat ne te cilat cifutet, dhe cifutet qe nuk jane cifute te vertete dhe kristianet mbeshteten, nuk jane te verteta, duke qene ndryshuar dhe censuruar nga rabinj dhe prifterinj te korruptuar te se kaluares. Keta rabinj dhe prifterinj bene ndryshime ne menyre qe te benin nje kompromis me udheheqesit kafire, dhe ne menyre qe te benin disa para per veten e tyre. Per me teper, ne te dyja rastet, nuk eshte shpallja origjinale ajo qe eshte ndryshuar.
Ne rastin e cifuteve, ka qene nje kohe ne historine e tyre, te pakten 6 shekuj pas vdekjes se Moisiut, paqja qofte mbi te, kur te gjitha kopjet e Teuratit u shkaterruan nga forcat e Nebushadnezarit kur ata plackiten Jeruzalemin ne vitin 586 p.e.r. Cifutet u perpoqen ta rregullonin ate, duke mbledhur te gjitha pjeset e mbetura dhe rabinjte qe kishin mesuar disa pjese prej tij permendesh. Por kjo nuk pati mundesi te behej. Megjithate ata arriten te benin nje liber ne te cilin futen ate cfare mbanin mend dhe ate cfare arriten te gjenin. Ky ishte perpilimi i cili ishte mbikqyrur nga Ezra gjate debimit te disa cifuteve ne Babiloni ne shekullin e 5-te p.e.r., dhe te cilin e solli ne Jeruzalem ne vitin 458 p.e.r., por pranohet qe ky perpilim te jete shkaterruar gjate plackitjes se Jeruzalemit nga Antiokus Epeplianusi ne vitin 161 p.e.r.
Eshte me interes te veme ne dukje qe perpara debimit ne Babiloni, vetem libri i Deuteronomit, i cili ishte shkruar ne vitin 621 p.e.r dhe u ishte lexuar njerezve te Tempullit ne Jeruzalem, ekzistonte ne forme te shkruar. Perpara kesaj, qe do te thote, pergjate 6 shekujve te meparshme, dituria e cifuteve dhe historise se tyre ishte mbajtur gjalle me ane te mjeteve te te folurit. Dagllas Rid shkruan ne librin e tij, “Polemika e Zionit”:
“Deutoronomia i cili paraqitet si libri i peste i Bibles se sotme, ishte libri i pare qe ishte perpiluar i teri. Megjithese Gjeneza dhe Eksodi sigurojne sfondin historik, ato me vone u prodhuan nga Leviteve, dhe Levitikus dhe Numrat, librat e tjetre te Teuratit, u perpiluan akoma me vone.
Edhe sikur Teurati te memorizohej me saktesi nga pasardhesit e Leviteve gjate nje periudhe kohore prej shekujsh, gje qe nuk mund te ndodhe, problemi eshte qe shume nga permbajtja e ketyre pese librave, dhe ne fakt edhe te gjithe librave te Testamentit te Vjeter jane ne formen e nje pershkrimi te asaj cfare ndodhi me perpara, gjate dhe pas jetes se Moisiut, dhe keshtu qe nuk mund te pershkruajne ate cfare i ishte shpallur atij ne malin Sinai. Forma qe moren keta libra ka me teper natyren e historise se fisit te Izraelit.
Gjate kater shekujve ndermjet 450 dhe 50 p.e.r. dhe vecanersiht pas shkaterrimit te perpilimit te Ezras prej Antiokusit dhe pushtimit te tij te Jeruzalemit ne vitin 161 p.e.r. libri i cili quhej Teurat, se bashku me librat e tjere te cilat kishin si qellim regjistrimin e historise se fisit te Izraelit pas kohes se Moisiut, dhe te cilat ishin zakonisht te shkruara dhe perpiluara nga mbetjet e gjetura shume shekuj me vone pasi ngjarjet kishin ndodhur, vazhduan te shkruheshin dhe te rishkruheshin dhe te ndreqeshin dhe me vone te ndryshoheshin nga rabinjte te cilet kishin deshire t’u perkuleshin ligjeve qe kishin devijuar nga ligjet e Islamit te sjella prej Moisiut, paqja e Zotit qofte mbi te.
Ashtu sic e thekson edhe Dr. Mauris Bukailele ne librin e tij, “Bibla, Kur’ani dhe Shkenca”, qe nga kohet kur shkrimet cifute arriten te perktheheshin ne greqisht prej 72 dijetareve cifute ne Aleksandri, midis viteve 275 dhe 150 p.e.r. ato nuk perfaqesonin me mesimet e Moisiut:
Rreth shekullit te 3-te p.e.r. ndodheshin te pakten tre forma te teksit hebre: teksti i cili do te behej teksti Masoretik; teksti i cili ishte perdorur, per perkthimin ne greqisht; dhe Samaritan Pentateuc. Ne shekullin e pare para eres sone shihej nje tendence per vendosjen e nje teksti te vetem, por kjo u arrit vetem nje shekull pas Krishtit kur teksti biblik u formua.
Ne qofte se ne do te kishim te tre format e ketyre teksteve, nje krahasim midis tyre mund te ishte i mundshem, dhe mund te kishim nje ide se si duhet te kete qene origjinali. Fatkeqesisht, ne nuk kemi idene me te vogel. Pervec Letres se Detit te Vdekur (Shpella e Kumranit), qe mendohet te jete qe nga kohet afer Jezusit, nje papirus i Dhjete Urdheresave i shekullit te 2-te e.r. qe paraqet variacione nga teksti klasik, dhe disa fragmente nga shekulli i 5-te e.r. , teksti me i vjeter hebre i Bibles eshte i koheve te shekullit te 9-te e.r.
Dr Bukailele vazhdon:
“Testamenti i vjeter eshte nje permbledhje e veprave me gjatesi te ndryshme dhe te zhanreve te ndryshme. Ato jane shkruar ne disa gjuhe per nje peridhe kohore e cila zgjati me teper se 900 vjet. Shume prej ketyre veprave u korrigjuan dhe u plotesuan ne perputhje me ngjarjet ose kerkesat e ndryshme, zakonisht ne periudha kohore shume te largeta nga njera-tjetra.
Nje shpallje perzihet ne te gjitha keto vepra, por gjithcka qe zoterojme ne sot eshte ajo qe njerezit e kane pare te arsyeshme te na e lene. Keta njerez manipuluan tekstet ne menyre qe te kenaqnin veten e tyre, duke marre parasysh rrethanat ne te cilat ndodheshin dhe nevojat qe ata kishin.
Ne “Polemiken e Zionit”, Dagllas Rid citon Xhozef Kastein (Alias Julius Katzeustein) nga libri i tij “Historia dhe Fati i Cifuteve” duke deklaruar qe perkthimi grek ishte marre me nje qellim te percaktuar, i cili ishte berja e ketij libri te kuptueshem per greket. Kjo coi ne shtremberimin e fjaleve, ndryshimin e kuptimit dhe zevendesimin e vazhdueshem te shume termave dhe ideve, me terma qe ishin vendase dhe nacionale. Duke vene ne dukje qe ndoshta arsyeja e vertete e marrjes persiper te perkthimit te ketij libri duhet te kete qene trupi i vetem me i madh cifut qe ndodhej ne Aleksandri, ku greqishtja ishte bere gjuhe e tyre e perditshme, dhe shume prej tyre nuk mund te kuptonin me hebraisht dhe nje version ne greqisht i ligjeve te tyre ishte teper i nevojshem si nje baze e interpretimeve rabikike te tij.
Dagllas Rid ve ne dukje:
“Duke pare ndryshimet qe i jane bere perkthimit (shih fjalet e dr.Kasteinit me siper) asnje, pervec dijetareve cifute, nuk mund te tregoje sot se sa i ngjashem eshte Testamenti i Vjeter ne hebraish-aramaik duke u krahasuar me versionin nga perkthimi i pare ne greqisht, si nje nga dy seksionet e Bibles kristiane. Ndryshime te qarta jane bere, dhe pothuajse pervec kesaj gjendet “Teurati gojor”, dhe vazhdimi Talmudik i Ungjillit, keshtu qe bota jo-cifute nuk ka njohur asnjehere te gjithe te verteten e Ligjit Hebre.
Talmudi, i cili eshte deshmuar te kete te regjistruara traditat e folura te Moisiut, nuk u shfaq ne forme te shkruar deri 17 shekuj pas vdekjes e tij, dhe se paku 9 shekuj pasi Teurati nuk ekzistonte ne formen e tij origjinale. Mishnaha, forma e shkruar e traditave te folura te Moisiut, nuk u perpilua ne formen e tij te tanishme deri ne shekullin e 3-te e.r. Dy komentimet mbi Mishnahun, Gemaras se Jeruzalemit dhe asaj te Babilonise, nuk u plotesuan deri ne shekullin e 5-te dhe te 6-te e.r. kurse komentet e shkruara rreth tyre u shkruan midis viteve 400 dhe 1200 e.r.
Ishte per shkak se keto komente ishin kaq te gjata dhe te detajuara qe perpjekje te ndryshme u bene per ti koduar ato. Kodet me te njohura jane Kodi i Maimonides, i perpiluar ne shekullin e 12-te e.r., Kodi i Jakob bin Asherit (i quajtur Turimi) i perpiluar ne shekullin e 14-te e.r. dhe Kodi i Xhozef Karo (i quajtur Shulkani Aruch) i perpiluar ne shekullin e 16-te e.r.
I vetmi liber i cili nuk ekziston sot eshte Teurati i Moisiut, shpallja origjinale qe ai mori prej Zotit, ne gjuhen origjinale ne te cilen ishte shpallur, keshtu qe saktesia dhe vertetesia e cdo perkthimi ose interpretimi i ketij teksti mund te provohet dhe vleresohet thjesht duke u referuar tek teksti origjinal.
Ne rastin e kristianeve, duket sikur Ungjilli, i cili iu shpall Jezusit, asnjehere nuk eshte shkruar ne pergamene ose ne leter. Sigurisht qe nuk ekziston nje liber me titullin “Ungjilli i Jezusit” i cili te jete shkruar ne aramaik, qe ishte gjuha e tij. Ne qofte se ka, atehere kristianet po mundohen ta fshehin kete liber. Ne vend te kesaj, Testamenti i Ri permban kater ungjij zyrtare sipas njerezish te cilet nuk jane takuar asnjehere me Jezusin. Mesimet e Palit, i cili gjithashtu nuk eshte takuar asnjehere me Jezusin, bien ne kundershtim haptazi me jeten e jetuar prej Jezusit. Eshte ky liber i cili u perpilua dhe me vone u ndryshua nga prifterinj te korruptuar te cilet donin te permiresonin dhe te zbukuronin mesimet origjinale te Jezusit, dhe te krijonin fene e tyre te re, pergjegjese si per udheheqesit kafire ashtu edhe per komunitetet e tyre.
Ndoshta ndryshimet me skandaloze ishin fillimisht shtimi i references se vetme te doktrines Paliane te Trinitetit (1 John 5:7), dhe se dyti shtimi i references se doktrines Paliane te Ringjalljes (1 Timothy 3:16). Qe te dyja keto referenca perfundimisht u provuan nga ser Isak Njuton qe ishin falsifikime dhe asnjera nuk u konsiderua si reference gjate 3 shekujve pas zhdukjes se Jezusit per te vetmen arsye qe keto dy versete nuk ekzistonin ne ate kohe.
Sipas perkthimit ne anglisht te versionit italian te Ungjillit te Barnabas, i cili ashtu si edhe ungjijte e tjere te pranuar zyrtarisht, eshte i paafte qe te vertetetohet ne mungese te tekstit origjinal, Ungjilli nuk u shkrua ne leter por i’u shpall Jezusit nepermjet engjellit Gabriel me anen e nje vegimi duke marre formen e nje burimi diturie ne zemren e tij, me ane te se cilit ai i solli jete ligjit origjinal te Moisiut, te cilin duhet te kujtohet gjithmone, ai kishte ardhur ta ringjallte dhe rivendoste midis 12 fiseve te fisit te Izraelit.
Kjo i veshtiresoi gjerat per kleriket cifute te cilet perpara ardhjes se Jezusit kishin qene te afte te deklaronin qe ata ishin ruajtesit e vertete te mesimeve origjinale te Moisiut, dhe te cilet e kishin shnderruar kete deklarate ne bazat e udheheqjes dhe jetes se tyre. Jezusi demaskoi hipokrizine e tyre dhe rrezikoi burimin e tyre te autoritetit dhe pasurise dhe kjo ishte arsyeja qe ata e kundershtuan ate me aq furi. Me ardhjen e Jezusit te gjitha keqinterpretimet dhe ndryshimet e bera ndaj mesimeve origjinale te Moisiut, te cilat po futeshin gradualisht nga kleriket cifute gjate 9 shekujve qe kishin kaluar qe nga koha e profetit Sulejman, kishte shume rrezik te dilnin ne pah, dhe hierarkia e tyre te shkaterrohej. Kjo eshte arsyeja pse ata nuk e pranuan Jezusin dhe komplomentuan me romaket per ta vrare ate, megjithese nuk ia arriten dot qellimit te tyre:
“… Por ata as nuk e mbyten as nuk e gozhduan, por atyre u perngjau. Ata qe nuk u pajtuan rreth mbytjes se tij, jane ne dileme per te e nuk kane kurrfare dije te sakte, pervec iluzinojne. E ata me siguri nuk e mbyten ate. Perkundrazi, Allahu e ngriti ate prane Vetes. Allahu eshte i plotfiqishem, i dijshem.” (En-Nisae 157-158)
Fatkeqesisht pas zhdukjes se mrekullueshme te Jezusit, dhe si rezultat i konflikteve te mevonshme qe ndodhen midis ithtareve te vertete te tij (nazaretasit – te cilet ndonjehere pershkruhen si judo-krisitianet ne menyre qe te dallohen nga ithtaret e tjere te Jezusit por qe nuk i perkisnin fisit te Izraelit) dhe ithtaret e Palit (te cilet pas debateve qe zgjaten 4 shekuj, formuan doktrinat e Ringjalljes, Trinitetit, Mekatit te Vertete dhe Faljes se Mekatareve), shume prej fakteve te shkruara te jetes dhe thenieve te Jezusit, te cilat mendohet te kene qene 300, u shkaterruan duke perfshire Ungjillin e Cifuteve, Ungjillin e vertete te Barnabas dhe Ungjillin e Thomait, vecanerisht pas Keshillit te Nises ne vitin 325 e.r. ne te cilin u vendos zyrtarisht qe Jezusi ishte biri i Zotit dhe gjate te cilit 4 ungjijte zyrtare u zgjodhen nga kristianet Paline.
Ashtu sic e sqaron edhe Dr. Mauris Bukailele ne librin tij me titull “Bibla, Kur’ani dhe Shkenca” keto 4 ungjij nuk ishin deshmi dhe u shkruan relativisht vone:
“Tekstet qe ne kemi sot, pas shume adaptimesh nga burimet, filluan te shfaqen rreth viteve 70-te e.r. ne kohen kur 2 komunitetet rivale filluan nje perpjekje te eger, ndersa judeo-kristianet akoma kishin me teper perparesi. Ja se si e shpjegon Kardinal Danielon kete renie:
“Pasi cifutet ishin diskretituar ne perandori, kristianet synuan te shkeputeshin prej tyre. Helenistet ne kete menyre moren me teper rendesi: Pali fitoi; kristianizmi u nda nga judaizmi si politikisht ashtu edhe sociologjikisht. Megjithate deri ne revolten cifute te vitit 140 e.r judeo-kristianizmi predominonte ne aspektin kulturor”.
Ungjilli i Markut, Mateut, Lukes dhe Gjonit u prodhuan ne nje periudhe kohore qe nga viti 70 e.r deri ne vitet 110 e.r. Keta ungjij nuk perbejne dokumentet e para te shkruara krisiane: letrat e Palit qe i perkasin nje periudhe kohore shume perpara tyre. Sipas O. Culman, Pali e shkruajti letren e tij drejtuar Selanikasve ne vitin 50 e.r. Ai mendohet te jete zhdukur disa vite perpara plotesismit te Ungjillit te Markut.
Dr. Bukaile vazhdon:
“Eshte pothuajse e sigurte qe ne qofte se ky ambient lufte midis komuniteteve te mos ekzistonte, ne nuk do ti kishim shkrimet qe zoterojme sot e kesaj dite. Keto shkrime u shfaqen ne nje kohe lufte te ashper midis dy komuniteteve. Keto “shkrime lufte” ashtu sic i quan At Kanengieser, u shfaqen nga nje shumice shkrimesh mbi Jezusin. Keto ndodhen ne nje peruidhe kohe kur stili kristian i Palit fitoi perfundimisht dhe krijoi koleksionin e vet te teksteve zyrtare. Keto tekste perbenin “Kanunin” i cili shpallte te pavlefshem dhe perjashtonte cdo dokument tjeter jo ortodoks qe nuk i pershtatej linjes se adoptuar nga kisha.
Persa i perket 4 ungjijve te pranuar, nuk gjenden versione ne gjuhen hebre dhe aramaike te tyre, dhe ashtu sic e verteteton edhe Dr. Bukaile, versionet e hershme ne gjuhen greke jane te koherave pas Keshillit te Nikes:
“Dokumentet perpara kesaj si psh papiruset e shekullit te 3-te e.r. dhe nje tjeter, ndoshta ai i shekullit te 2-te, transmetojne disa fragmente. Dy pergamenat me te vjetra jane ne greqisht dhe i perkasin shekullin te katert e.r. Ato jane Kodeks Vatikanus, e ruajtur ne Biblioteken e Vatikanit ndersa vendi i saj i zbulimit eshte i panjohur, ndersa pergamena tjeter quhet Kodeks Sinaitikus, dhe eshte zbuluar ne malin Sinai. Tani kjo pergamene ruhet ne Muzeun anglez ne Londer. E dyta permban dy histori rreth personave te famshem por qe ndoshta nuk jane te veteta.
Sipas Perkthimit Ekumenikal, 250 pergamena te tjera te njohura ekzistojne neper bote, e fundit prej ketyre mendohet te jete e shekullit te 11-te e.r. Jo te gjitha kopjet e Testamentit te Ri qe kane arritur deri ne kohet tona jane identike. Perkundrazi, eshte e mundur te dallosh ndryshime te shkalleve te ndryshme midis tyre, por sado te rendesishme qofshin ato gjithmone gjendet nje numer i madh i tyre. Disa prej tyre jane ndryshime gramatikore, ndryshime te fjalorit te perdorur ose rregullit te fjaleve. Megjithate ne vende te tjera mund te vihen re ndryshime te cilat i ndryshojne kuptimin gjithe paragrafit.
Keshtu jo vetem qe eshte e mundur, qe ndryshime t’i jene bere tekstit origjinal i cili ishte i nje date perpara Keshillit te Nises, por edhe tekstet pas ketij keshilli nuk bien plotesisht dakort me njeri-tjetrin, keshtu qe nuk mund te jete plotesisht e sakte vertetesia e nje teksti, si dhe e doreshkrimit me te nderuar, eshte gjithmone teme debati. Kodeks Vatikanus eshte nje shembull i mire per te ilustruar kete. Riprodhimi i redaktuar prej Vatikanit ne vitin 1965, permban nje shenim nga editoret e tij te cilet na informojne qe, “disa shekuj pasi ishte kopjuar (mendohet te kete qene rreth shekullit te 10-te ose 11-te), nje kopjues kopjoi me boje te gjitha shkronjat pervec atyre qe ai mendoi se ishin gabim.” Gjenden paragrafe ne tekst ne te cilat shkronjat e verteta ne ngjyre kafe te hapur akoma dallohen nga te tjerat te cilat jane ne ngjyre kafe te erret. Nuk gjendet ndonje shenje qe ky te kete qene nje riparim i drejte. Shenimi konstaton me teper qe “duart e ndryshme qe korrigjuan dhe pajisen me shenime doreshkrimin gjate shekujve akoma nuk jane dalluar plotesisht; nje fare numri korigjimesh jane bere padyshim kur shkronjat e tekstit u lyen me boje. Ne te gjitha manualet fetare, teksti paraqitet si nje kopje e shekullit te 4. Per te zbuluar qe ky tekst eshte ndryshuar shekuj me vone, duhet te shkohet ne Biblioteken e Vatikanit.
Libri i cili nuk ekziston ne ditet tona eshte Ungjilli i Jezusit, shpallja e vertete qe ai mori prej Zotit, ne gjuhen e vertete ne te cilen ishte shapllur, keshtu qe saktesia dhe vertetesia e cdo perkthimi ose interpretimi i ketij teksit origjinal mund te provohet kurdohere qe te jepej rasti.
Kjo nuk do te thote qe nuk ka me asnje te vertete ne librat qe cifutet, dhe cifutet qe nuk jane cifute, dhe kristianet mbeshteten. Akoma ka te vertete qe ne keto libra, dhe permbajtja e disa prej tyre ka shume te ngjare te korrespondoje me librat e vertete te cilat iu shpallen profeteve te tyre. Megjithate ato nuk permbajne te gjithe te verteten dhe per me teper, genjeshtra jane futur ne keto libra. Kjo eshte nje tjeter arsye qe ben te pamundur mbeshtetjen ne keto libra. Perfundimisht, edhe sikur Teurati i vertete dhe Ungjilli te ekzistonin akoma, ato jane anulluar nga Kur’ani.
Teurati i vetete ashtu sic i eshte shpallur Moisiut, nuk ekziston. Ungjilli i vertete, ashtu sic i eshte shapllur Jezusit nuk ekziston. Njerezit te cileve u eshte transmetuar menyra e jeteses se profeteve, pa asnje nderprerje ne zinxhirin e transmetimit, kane vdekur te gjithe. Zinxhiret e transmetimit nga Moisiu dhe Jezusi jane shkeputur dhe kane humbur pergjithmone. Edhe po te jesh person shume i sinqerte, nuk mund te ndjekesh dot modelin e adhurimit te sjelljes qe ka qene personifikuar njehere e nje kohe prej Moisiut dhe Jezusit, dhe komuniteteve qe u formuan rreth tyre, sepse ky model ka humbur njehere e pergjithmone dhe modele te tjera te falsifikuara i kane zevendesuar. Nuk ka kthim mbrapa. Vetem modeli i adhurimit dhe sjelljes qe ekziston sot dhe qe personifikohet nga Muhamedi, paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te, ka mbijetuar deri ne ditet tona.
Kur’ani eshte e vetmja udheheqje profetike qe ekziston sot dhe qe nuk i eshte ndryshuar asnje shkronje. Eshte memorizuar dhe shkruar ashtu sic ka qene gjate procesit te shpalljes. Ata qe ishin caktuar te regjistronin Kur’anin duke e shkruar ate u udhezuan prej profetit Muhamed, i cili vete ishte analfabet dhe nuk mund as te lexonte as te shkuante, te mos regjistronin asgje tjeter, ne menyre qe te siguronin qe nuk do te kishte crregullim ndermjet parmbajtjes se Kur’anit ne nje ane dhe atyre qe ai thoshte gjate rrjedhes se ngjarjeve ne anen tjeter. Shpallja e Kur’anit u plotesua perpara se sa Profeti Muhamed te vdiste. Versioni i shkruar u grumbullua, u vertetesua dhe u verifikua prej atyre personave qe e kishin memorizuar. Numri i muslimaneve qe kane vazhduar te mesojne permendesh te gjithe Kur’anin deri ne ditet tona, ka qene gjithmone i jashtezakonshem.
Allahu ka premtuar qe Kur’ani do te qendroje i pacenuar deri ne fundin e kesaj bote dhe nuk ka dyshim per kete. Edhe kafiret me mendjemprehte, te ashtequajturit dijetare dhe orientaliste kane qene te paafte ta diskretitonin ate. Allahu thote ne Kur’an qe ne qofte se juve nuk besoni qe Kur’ani eshte prej Allahut, atehere perpiquni te shkruani dicka te ngjashme me te. Asnje nuk ka qene ne gjendje te vihet perballe kesaj pergjegjesie. Allahu thote ne Kur’an qe edhe sikur i gjithe njerezimi dhe te gjithe xhindet te mblidhen se bashku, ata nuk mund te krijojne dicka te ngjashme me Kur’anin.
Profeti Muhamed, paqja dhe meshira e Allahut qofshin mbi te, ka thene:
“Allahu e dergoi kete Kur’an te urdheroje dhe te parandaloje dhe si nje synet qe duhet ndjekur. Ai permban historine tuaj, informacion rreth asaj qe ka ardhur perpara jush, te reja rreth atyre qe do te vijne pas jush dhe gjykim te drejte midis jush. Perseritja nuk e konsumon dhe mrekullite e tij nuk kane fund. Ai eshte e verteta. Kushdo qe e reciton ate, flet te verteten. Kushdo qe gjykon me ane te tij eshte i drejte. Kushdo qe vepron sipas tij, shperblehet. Kushdo qe kapet pas tij, eshte i udhehequr ne rrugen e drejte. Allahu do te drejtoje ne rruge jo te drejte kedo qe kerkon udheheqje nga te tjere pervec Tij. Allahu do ta shkaterroje kedo qe gjykon me ligje te tjera pervec atyre te Kur’anit. Ai (Kur’ani) eshte Kujtesa e Urte, Drita e Qarte, Rruga e Drejte, Litari i Sigurte i Allahut dhe Sherimi i Dobishem. Ai eshte nje mburoje per ate qe kapet pas tij dhe nje shpetim per ate qe e ndjek. Nuk eshte i shtrembet dhe i vendos gjerat drejt. Nuk devijon ne menyre qe te qortohet. Mrekullite e tij nuk kane te mbaruar. Nuk konsumohet edhe ne qofte se perseritet shpesh here”. (sipas Al-Tirmidhiut)
Per me teper, jo vetem Kur’ani por edhe modeli i jetes se profetit Muhamed dhe komunitetit qe u formua rreth tij jane ruajtur dhe transmetuar ne nje zinxhir te panderprere, deri ne ditet tona. Profeti Muhamed ka thene qe ky transmetim do te vazhdoje deri ne fund, kur te mos kete me muslimane ne faqen e tokes.
Ne qofte se ju besoni Allahun dhe deshironi ta adhuroni Ate ne menyren qe ai e ka treguar nepermjet profeteve te tij, atehere ju duhet te gjeni se cfare ka ne Kur’an dhe Hadith, dhe te ndiqni rrugen e Muhamedit, e cila eshte menyra e jeteses sipas Islamit.
Te gjithe 124,000 profetet te cilet u derguan nga Allahu, paqja dhe meshira e tij qofshin mbi te gjithe ata, u derguan per popuj te vecante, dhe ne periudha kohore te ndryshme. Disa u derguan vetem per nje numer te vogel njerezish, disa te tjere u derguan per fise te vecanta, disa u derguan per kombe te vecanta, dhe vetem njeri prej tyre eshte derguar per te gjithe boten. Nuhu, per shembull, kishte vetem 19 ithtare, megjithese jetoi 950 vjet. Moisiu dhe Jezusi u derguan vetem per fisin e Izraelit, keshtu qe vetem Allahu e di se cfare jane duke bere cifutet qe nuk jane cifute te vertete, dhe kristianet qe nuk jane pasardhes te fisit te Izraelit. Vetem profeti Muhamed, paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te, u dergua me nje lajm te mire dhe nje paralajmerim per te gjithe njerezit qe nga koha kur u shpall Kur’ani deri ne fund te kesaj bote.
Realiteti i profeteve eshte qe ata ishin te gjithe te derguar te Allahut dhe ata erdhen te gjithe me te njejtin mesazh, sepse eshte vetem nje Allah per te njohur dhe provuar, dhe sepse natyra e ekzistences, e cila rrjedh prej Allahut, ka qene gjithmone e njejta. Kjo do te thote qe nuk ka gare midis profeteve sepse ata te gjithe pohuan vetem nje dhe te vetmin realitet, Allahun.
Kohet per te gjithe profetet qe erdhen perpara profetit Muhamed tashme kane kaluar. Popujt per te cilet keta profete u derguan tashme kane vdekur. Koha per te ndjekur rrugen e profetit Muhamed eshte tani. Popujt per te cilet profeti Muhamed eshte derguar ose kane vdekur pergjate 1400 vjeteve, ose jane gjalle dhe sot e kesaj dite, ose do te jetojne ne nje etape midis te tashmes dhe fundit te botes.
Rruga e vetme per te ndjekur modelin e jetes profetike eshte te ndjekesh rrugen e profetit Muhamed dhe familjes se tij, shokeve te tij dhe te gjithe atyre qe e ndjekin ate, sepse rruga e tij eshte modeli i vetem i cili ka mbijetuar i paprekur deri ne ditet tona dhe i cili do te vazhdoje te mbijetoje deri ne fund te kesaj bote, kur Allahu do ta heqe mbulesen prej te gjithe muslimaneve qe do te jene gjalle ne ate kohe, duke lene keshtu vetem njerezit qe do te jetojne si kafshe deri ne fundin e kesaj bote.
Profeti Muhamed eshte i pari dhe i fundit i profeteve, ai eshte profeti i fundit, vula e gjithe profeteve, duke u pohuar prej Kur’anit te gjitha mesazhet e profeteve perpara tij dhe me anen e kesaj duke anuluar dhe perfunduar keto mesazhe. Kur’ani permban te gjitha mesimet e profeteve te hershem dhe me teper. Ai eshte botimi i fundit i ekzistences nga A deri tek Zh, dhe autori i tij, publikuesi dhe shperndaresi eshte Allahu. Filluesi i gjithckaje qe ekziston dhe i vetmi qe i kthehet gjithcka qe ekziston. Meqenese profeti Muhamed ishte misherimi i Kur’anit ai ishte i vetmi njeri perfekt dhe i kompletuar qe ishte njohur ndonjehere dhe ai nuk mund te behet shok me Allahun, sepse Allahu eshte nje, i vetem dhe pa partner.
Allahu nuk mund te adhurohet ne asnje menyre tjeter pervecse ne menyren e Muhamedit. Vetem duke ndjekur rrugen e Muhamedit juve do te jeni ne gjendje te provoni natyren e vertete te ekzistences, dha ta kuptoni ate, dhe te njihni veten tuaj, dhe me te vertete, kushdo qe njeh vetveten, njeh Zotin e tij. I gjithe universi nuk mund te permbaje Allahun, por zemra e atij qe ka besim tek Allahu, e permban Allahun, dhe rruga per ne zemren tuaj eshte rruga e profetit Muhamed, paqja dhe meshira e Zotit qofshin mbi te.
www.geocities.com/alcislam