Nje raport historik mbi Jezusin

Nje raport historik mbi Jezusin

Sipas: Jezusi: Nje Profet i Islamit
nga Muhamed ‘Ata ur-Rahim

Hyrje
Sa me shume jane perpjekur njerezit per te zbuluar se kush ishte Jezusi (s) ne te vertete, aq me teper eshte pare se sa pak dihet sot per te. Ka shume pak dokumente per mesimet e tij dhe disa nga veprimet e tij, po megjithate dihet shume pak per ate se si ai jetoi jeten e tij dhe se si i kishte marredheniet e perditshme me njerezit qe e rrethonin.

Sigurisht, pamja qe japin shume njeres per Jezusin (s) – kush ishte dhe cfare beri – jane te manipuluara. Megjithese ka dicka te vertete neper to, perseri eshte nje fakt i pamohueshem se te kater ungjijte e pranuar jo vetem jane ndryshuar dhe censuruar gjate kohrave, por edhe nuk jane deshmi te verteta. Ungjilli me i hershem eshte ai i Markut, i shkruar rreth viteve 60 – 75 e.s. Ai ishte i biri i motres se Shen Barnabait. Mateu ishte nje mbledhes taksash, nje zyrtar i thjeshte i cili nuk udhetoi se bashku me Jezusin. Ungjilli i Lukes u shkrua shume me vone, dhe ne fakt eshte marre nga i njejti burim si ai i Markut dhe i Mateut. Luka ishte mjeku i Pavlit, dhe po ashtu Pavli asnjehere nuk e pati takuar Jezusin (s). Ungjilli i Gjonit vjen nga nje burim tjeter, dhe eshte shkruar akoma me vone, rreth viteve 100 e.s. Ai nuk duhet te ngaterrohet me Gjon dishepullin i cili ishte nje njeri tjeter. Per dy shekuj me radhe ka qene diskutuar nxehtesisht nese ky Ungjill duhej te pranohej si nje raport i besueshem per jeten e Jezusit (s), dhe duhej te perfshihej ne librat e shenjte.

Zbulimi i Letrave te Mbeshtjella te Detit te Vdekur ka hedhur drite te re mbi natyren e shoqerise ne te cilen lindi Jezusi (s). Ungjilli i Barnabase mbulon jeten e Jezusit (s) me gjere se te gjithe ungjijte e tjere, dhe po ashtu Kur’ani dhe Hadithi me teper qartesojne idene se kush ishte Jezusi (s) ne te vertete. Ne kete menyre ne kuptojme se ai nuk ishte “biri i Zotit” ne sensin letrar te fjales, por njesoj si Ibrahimi (s) dhe Musai (s) para tij dhe Muhamedi (s) mbas tij, nje profet, i cili, njesoj si gjithe qeniet e tjera njerezore hante ushqim dhe shkonte ne treg.

Ne po ashtu gjejme fakte se si ai u fut ne lufte me ata njerez, interesat e te cileve binin ndesh me ato qe mesonte ai. Ata jo vetem qe nuk pranuan mesimet e tij, por megjithese e dinin qe ajo ishte e verteta, preferuan qe t’i injoronin keto mesime dhe te vazhdonin me kenaqesite e kesaj jete si fuqia, pasuria dhe reputacioni ne syte e te tjereve.

Per me teper, ne gjejme se jeta e Jezusit (s) mbi toke eshte nje pjese e pandashme e historise cifute, dhe per te kuptuar historine e tij eshte e nevojshme qe te hedhim nje sy dhe mbi historine e tyre. Gjate gjithe jetes se tij ai ishte nje cifut ortodoks dhe misioni i tij ishte qe te ripohonte dhe ringjallte mesimet origjinale te Musait (s) te cilat ishin ndryshuar shume gjate viteve.
Se fundi, ne marrim vesh se nuk ishte Jezusi (s) ai qe u kryqezua, por dikush qe i ngjante atij.

Pershkrimi i Jezusit (s)
Lentulusi nje zyrtar romak, pershkruan Jezusin:
Ai kishte floke ngjyre geshtenje te cilat vareshin poshte mbi veshet duke formuar kacurrela te buta te cilat vazhdonin te vareshin mbi shpatullat e tij, floket ndaheshin me dysh nga nje vije ne qender te kokes se tij sipas modes se Nazaretit. Nje vetull te bute dhe te paster dhe nje fytyre te kuqe pa njolla dhe rrudha. Hunda dhe goja s’kane asnje te mete. Ai ka nje mjeker te plote dhe te bukur e cila ka te njejten ngjyre si floket dhe ndahet ne mes. Ai ka sy jeshile ne blu me nje shprehje te jashtezakonshme. Ai eshte i nje gjatesie mesatare prej pesembedhjete e gjysem grushtash. Ai eshte shume srioz. Disa here ai fillon qan, por asnjeri nuk e ka pare ate te qeshe.
Sidoqofte nje tradite muslimane e pershkruan pak me ndryshe. Ne baze te kesaj tradite:
Ai ishte i kuq me nje tendence per nga e bardha. Nuk kishte floke te gjate. Ai asnjehere nuk e mbante koken lart. Jezusi ecte zbathur, nuk kishte nje shtepi te tijen, nuk pranonte pasuri apo te mira te tjera, as rroba, as dhurata, pervecse ushqimit te tij te perditshem. Koka e tij ishte e shpupurisur dhe fytyra e vogel. Ai ishte nje asketik ne kete bote, duke shpresuar me teper ne boten tjeter dhe i gatshem per adhurimin ndaj Allahut.

Viti i Lindjes se Jezusit (s)
Data ekzakte e lindjes se Jezusit (s) ende nuk dihet. Sipas Lukes, ajo lidhet me nje regjistrim te popullsise i bere ne vitin 6 e.s. Gjithashtu thuhet se ai pati lindur gjate kohes kur ne pushtet ishte Erodi i cili vdiq me 4 p.e.s. Sidoqofte Vincent Taylor arrin ne perfundimin se datelindja e tij mund te shkoje mbrapa deri ne vitin 8 p.e.s; meqenese urdheri i Herodit, i cili u iniciua nga lajmi per lindjen e Jezusit, qe te gjithe femijet e sapolindur ne Betlehem te thereshin, pa dyshim qe duhet te kete qene para vdekjes se Herodit. Madje edhe neqoftese ne bazohemi te Luka, kontradikta midis dy verseve ne te njejtin Ungjill eshte te pakten dhjete vjet. Shume nga komentuesit besojne versin e dyte sipas se cilit ai pati lindur ne vitin 4 p.e.s, kater vjet “Para Krishtit.”

Lindja e Jezusit (s)
Krijimi i mrekullueshem dhe lindja e Jezusit (s) kane qene ceshtje e madhe diskutimi. Disa njerez besojne se ai ishte bir gjaku dhe mishi i Jozefit. Ndersa te tjeret, besojne ne krijimin e njeanshem, arrijne ne perfundimin se ai ishte “biri i Zotit”, por mbeten te percare persa i perkete idese se ky term ka kuptim figurativ apo letrar.
Luka thote:
Engjelli Gabriel u dergua nga Zoti per tek nje virgjereshe…emri i se ciles ishte Mari. Dhe engjelli i erdhi asaj dhe i tha : “Pershendetje, ti je nje grua e nderuar shume lart.” Dhe kur ajo e pa ate, ajo u shqetesua nga ato qe ai thoshte dhe nga ideja se cfare lloj pershendetje duhej te ishte kjo. Dhe engjelli i foli perseri : “Mos u frikeso Mari, sepse ti ke gjetur nderimin nga Zoti. Dhe gezohu, se ne barkun tend do te krijohet dhe do te dale nje djale dhe emri i tij do te jete Jezus….” Atehere Maria i tha engjellit : “Si mund te jete e mundur kjo, kur une nuk njoh asnje burre?” …. Dhe engelli u pergjigj…”Me Zotin, asgje nuk eshte e pamundur.” Dhe Maria tha: “le te behet deshira e Zotit, le te behet brenda meje cdo gje sipas fjales se Tij.” Dhe engjelli atehere u largua nga ajo. (Luke 1:26 – 39)

E njejta ngjarje pershkruhet ne Kuran si me poshte:
Kur engjelli tha: ‘ O Mari! Allahu te ka zgjedhur ty dhe te ka pastruar duke te preferuar ty mbi te gjitha grate e Krijimit… O Mari! Allahu te dergon ty nje lajm te mire per Fjalen e Tij emri i te cilit eshte Mesiah, Isa, biri i Marise, i ndritur ne kete bote dhe boten tjeter dhe nje nga me te afermit (per Allahun)…’ Ajo tha: “Zoti im! Si mund te kem une femije kur asnje njeri nuk me ka prekur?” Ai tha: “Keshtu (do te jete). Allahu krijon cdo gje qe ai deshiron. Neqoftese Ai vendos nje gje, Ai i thote asaj: ‘Behu!’ Ajo behet.” (Kuran 3:42 – 45)
Nga kater ungjijte, Marku dhe Gjoni nuk permendin ndonje gje per lindjen e Jezusit, dhe Mateu vetem rastesisht e permend. Me mbrapa perseri, Luka bie ne kontradikte me veten kur jep nje gjenealogji njerezore per Jezusin, ndersa Marku dhe Gjoni nuk e permendin fare. Nga Mateu dhe Luka i pari jep njezet e gjashte persona midis Adamit dhe Jezusit, ndersa Luka ka dyzet e dy emra ne listen e tij. Keshtu qe ka nje shkeputje ne kete mes, sepse neqoftese ne pranojme se jeta mesatare per cdo person eshte dyzet vjet, atehere ka nje shkeputje prej gjashteqind e dyzet vjet midis te dy ketyre raporteve per prejardhjen e Jezusit (s).
Persa i perket Kur’anit, ai nuk ka kontradikta te tilla persa i perket krijimit te mrekullueshem dhe lindjes se Jezusit (s). Po ashtu Kurani hedh poshte hyjnizimin e Jezusit, sic tregohet edhe ne kete pershkrim se cfare ndodhi pak kohe pas lindjes se Jezusit (s):
Pastaj ajo e solli femijen tek njerezit e saj, duke e mbajtur ne krahe: dhe ata i thane: “Mari, ti ke kryer nje veper te tmerrshme! Moter e Aaronit, babai jot nuk ishte nje njeri i ulet, po ashtu edhe nena jote nuk ishte nje grua e pamoralshme.” Maria tregoi me gisht femijen; por ata vazhduan: “E si mund te flasim ne me nje femije te vogel qe eshte ende ne pelena?” Ai tha: “Une jam sherbetori i Allahut; Allahu me ka dhene mua Librin, dhe me beri profet. Ai me beri mua te bekuar, kudo qe te jem, Ai me beri qe te falem, te jap detyrimet e mia per aq kohe sa jetoj dhe po ashtu te respektoj nenen time. Ai nuk me ka bere arrogant dhe te pazhvilluar. Paqja qofte mbi mua, diten qe u linda, diten qe do te vdes, dhe diten qe do te ngrihem lart i gjalle!” Ky eshte Jezusi, biri i Marise, fjala e vertete, persa u perket atyre te cilet kane dyshime. Nuk eshte per Allahun te kishte ndonje bir. Lavdia qofte me Te! Kur Ai vendos per dicka , Ai vetem i thote: “Behu!” e ajo behet. (Kuran 19:27 – 35)

Lindja e Adamit ishte mrekulli me e madhe, sepse ai lindi pa nene e pa baba. Lindja e Eves gjithashtu ishte nje mrekulli me e madhe se lindja e Jezusit, sepse edhe ajo u lind pa nene, Kurani thote:
Ngjashmeria e Jezusit per Allahun eshte njesoj si ngjashmeria e Adamit te cilin Ai e krijoi nga balta, dhe pastaj Ai i tha atij: “Behu!” dhe ai u be (Kurani 3:59)

Kushtet Politike dhe Shoqeria Cifute
Eshte shume e rendesishme te studiosh jeten e Jezusit (s) ne kontekst me ate se cfare ndodhte politikisht ne shoqeine ne te cilen ai lindi. Ajo kohe kishte shume turbullira per boten cifute.
Cifutet ne historine e tyre jane shkelur nga kembet e pushtuesve ne shume raste dhe ne nje seri pushtimesh te cilat do te shpjegohen ne detaje me te hollesishme ne kete raport. Per shkak te humbjeve te cilat shkaktonin dobesimin e tyre, zjarri i urrejtjes mbeti gjithmone i ndezur ne zemrat e tyre. Por edhe ne ditet e deshperimit te tyre me te madh, nje pjese e madhe e cifuteve e ruanin ekuilibrin mendor te tyre dhe vazhdonin te shpresonin ne nje Musa tjeter i cili, me mrekullite e tij, do te kishte sukses ne debimin e pushtuesit, dhe ligji i Jehovait do te mbizoteronte perseri. Ai do te ishte Mesiah, apo Shpetimtari.
Gjithmone do te ishte nje pjese e kombit cifut e cila do te adhuronte cdo lindje te diellit, duke kthyer gunen andej nga frynte era, ne menyre qe te nxirrte dicka te mire edhe nga te keqiat. Ata arrinin te kishin pasuri dhe poste te larte, si ne qeveri ashtu dhe ne hierarkine fetare, por urreheshin nga pjesa tjeter e cifuteve si tradhetare.

Pervec ketyre dy grupeve ishte dhe nje grup i trete cifutesh te cilet ndryshonin shume nga keta. Ata u arratisen neper pyje dhe atje praktikonin besimin sipas Tevratit, dhe pregatitnin veten per te luftuar pushtuesit kurdo qe do te ishte mundesia. Gjate kesaj kohe, romaket u perpoqen shume per te gjetur vendet ku fshiheshin ata por pa sukses. Numri i ketyre patrioteve vazhdoi te rritej. Ne per here te pare degjuam per ta nga Jozefi.

Ai i quan keto tre ndarje te cifuteve – Farisi, Sedusi, dhe Esene respektivisht.
Ekzistenca e Eseneve ishte e njohur, por jo me shume detaje. Ky grup njerezish nuk permendet nje here neper Ungjijte. Me vone, ne menyre te rrufeshme, dokumentet e njohura me emrin Letrat e Mbeshtjella te Detit te Vdekur dolen ne drite ne malet e Jordanise prane Detit te Vdekur. Ky zbulim ndikoi mbi gjithe boten intelektuale me shpejtesi. Historia se si u zbuluan keto dokumente eshte shume interesante dhe duhet te tregohet.

Esenet, Zelotet (te vullnetshmit)
Te lodhur nga pompoziteti dhe gjerat e kota te botes dhe te pushtuar nga forcat e saj te pakontrollueshme te cilat pa dyshim conin ne konflikt dhe veteshkaterrim, ata kerkuan shpetimin ne qetesine e shkembinjve te cilet coheshin lart mbi brigjet e Detit te Vdekur. Ata u terhoqen ne vetmine e shpellave malore ne menyre qe te perqendroheshin ne perjetimin e nje jete te paster si dhe ne gjetjen e shpetimit. Ndryshe nga shume cifute te tempullit, ata nuk e perdoren Dhjaten e Vjeter per te bere para, por u perpoqen qe te jetonin sipas mesimeve te saj. Duke ndjekur kete menyre jetese ata shpresonin qe te arrinin perfeksion dhe shenjteri. Qellimi i tyre ishte qe te jepnin shembullin e tyre pjeses tjeter te cifuteve se si ata mund te shpetonin nga rruga e shkaterrimit, per te cilen ata e dinin qe po afrohej me shpejtesi dhe shpetimi i vetem ishte ndjekja e Fjales se Zotit nga ana e cifuteve.
Keta njerez-shpellash (Esenet) vazhduan te jetonin jeten e tyre pa u ndikuar nga valet e pushtuesve te cilet shkaterruan tempullin dhe pushtuan cifutet shume here. Jeta e tyre neper pyje nuk ishte nje largim nga pergjegjesite e cdo cifuti ne luften per pastertine e besimit, dhe clirimin e Xhudes nga pushtimi i huaj. Krah per krah me faljet e dites dhe studimin e skripturave, disa prej tyre u bashkuan ne formimin e nje force eficiente e cila jo vetem predikoi udheheqjen e Musait (s), por ishte gjithashtu gati per te luftuar per lirine per te jetuar ne menyren qe mesonte Zoti. Keshtu qe lufta e tyre do te ishte vetem per sherbimin e Zotit dhe jo per fitimin e pasurise apo perfitimet e tjera personale. Anetaret e kesaj force u quajten “Zelotet” nga armiku. Ata ishin te organizuar nen nje flamur, dhe cdo fis kishte shenjen dalluese te tij. Zelotet ndaheshin ne kater divizione dhe ne krye te seciles ishte nje komandant. Cdo divizion perbehej nga njerez prej tre nga fiset e Izraelit. Ne kete menyre, te dymbedhjete fiset cifute ishin te organizuar nen nje flamur. Komandanti duhej te ishte Levit, ai ishte jo vetem nje komandant ushtarak, por edhe nje mesues i Ligjit. Cdo divizion kishte midreshin (shkollen) e tij, dhe Levitet, pervec detyrave te tyre si komandante ushtarake, duhej te jepnin dersh (mesime) ne keto shkolla.

Keshtu duke jetuar ne natyre neper shpella, Esenet harruan kerkimin e kenaqesive, nuk martoheshin, dhe e percmonin pasurine. Ata formuan nje shoqeri sekrete dhe keto sekrete nuk zbuloheshin asnjehere te ata qe nuk ishin anetare. Romaket kishin dijeni per ekzistencen e tyre, por nuk mund te penetronin sekrecine qe i rrethonte. Endrra e cdo cifuti aventurier ishte qe te behej anetar i kesaj shoqerie, sepse kjo ishte e vetmja menyre praktike per te luftuar pushtuesit e huaj.
Esenet, sic dihet nga dokumentet e Plinit, e lane pas dore martesen, por adoptonin femijet e te tjereve kur ishin ende te vegjel dhe te degjueshem, i pranonin ata si femijet e tyre dhe i edukonin sipas menyres se tyre te jeteses. Ne kete menyre, gjate shekujve, sado qe e pabesueshme mund te duket, shoqeria Esene u rrit megjithese asnjeri nuk ishte lindur nga anetaret e saj. Keshtu, Zekeriah, Prifti i Larte ne Tempullin e Solomonit, kur i lindi nje djale , e dergoi ate te Esenet ne egersine e natyres qe femija te rritej atje. Ai njihet ne histori si Gjon Pagezori.
Tani qe ne e dijme se komuniteti Esen ekzistonte ne egersine e natyre, veprimi i Zekeriait behet shume i kuptueshem. Ai nuk po e dergonte femijen e tij te vetmuar ne shkretetire, por po ia u besonte ate nje nga komuniteteve me te mira, nje komunitet i cili kerkonte te jetonte ne nje menyre e cila ishte ajo qe keshillonte Jehovahu. Maria, kusherira e gruas se Zekeriait, Elisabetes, u rrit nga Zekeria sepse ajo ishte dorezuar ne tempull per shkak te nje betimi te marre nga e ema, pikerisht ne kete ambient ndodhi lindja e Jezusit (s).

Pritja e Mesihut (s)
Midis cifuteve ekzistonte prej kohesh nje ide se do te vinte Mesiah dhe te gjithe e prisnin, ai do te ishte nje udheheqes i ri i cili do te pagezohej dhe do te behej mbreti i tyre. Zhurma qe ekzistonte midis Cifuteve per lindjen e tij coi ne vendimin e Herodit per te vrare te gjithe bebet e lindura ne Betlehem ku, sipas disa historive, do te shfaqej Mesiah. Shoqeria e fuqishme sekrete e Eseneve u vu ne levizje nga Zekeriai dhe Maria shpetoi nga kthetrat e ushtareve romake. Ajo shkoi me Jezusin (s) ne Egjypt ku Esenet kishin nje koloni tjeter.
Zhdukja e menjehershme e Jezusit (s) dhe Maries dhe ikja e tyre nga autoritetet romake, pati qene nje mister mbi te cilin beheshin shume spekullime deri ne kohen kur u zbuluan Letrat e Mbeshtjella te Detit te Vdekur. Asnje nga Ungjijte nuk e sqaron kete pjese. Ekzistenca e komunitetit Esen tregon se si ata paten mundesi qe tu shpetonin ndjekesve te tyre me shume sukses pavaresisht nga publiciteti qe pati rrethuar lindjen e Jezusit (s). Ne kushte te tjera, nje femije i cili fliste shume qarte dhe me autoritet megjithese ishte ne pelena, dhe qe u vizitua nga barinjte dhe Magit nuk mund te kishte qene ne gjendje qe te zhdukej aq lehte.
Ne vitin 4 p.e.s kur Jezusi (s) ishte tre apo kater vjec, Herodi vdiq. Keshtu qe ne kete menyre rreziku per jeten e Jezusit u lehtesua dhe ai mund te levizte lirshem. Duket qarte se ai pati qene edukuar nen disiplinen e hekurt te mesuesve Esene dhe, duke qene inteligjent, ai mesoi Tevratin shume shpejt. Kur ai ishte vetem dymbedhjete vjec, ai u dergua ne tempull ku u pa qarte se studenti ne vend qe te perseriste mesimet, fliste me shume konfidence dhe autoritet te plote.

Gjoni, Pagezori (Jahja (s)
Gjate rinise se Jezusit (s) filloi te perhapej nje zhurme se Gjoni ishte shkeputur nga shoqeria Esene dhe po jetonte i vetmuar ne egersine e natyres. “Ai vishej me rroba te thjeshta te bera nga leshi i gamiles dhe me nje brez lekure perreth mesit. Ai hante vetem karkaleca dhe mjalte te eger.” (Mateu 3:4)
Ai filloi tu predikonte masave ne menyre direkte dhe nuk insistonte per periudhen e gjate te pergatitjes e cila ishte e nevojshme per nje person, i cili kishte deshire te behej anetar me te drejta te plota ne vellazerine esene. Kjo pra ishte nje livizje publike e tij. Ai thirrte cdo njeri qe t’i kthehej Jehovait, dhe i siguronte ata se se shpejti do te krijohej Mbreteria e Zotit.
Ne lidhje me kete eshte me interes qe te lexohet historia e shkruar nga Jozefi per nje tjeter eremit, dishepulli i te cilit ishte dhe historiani ne fjale. Jozefi kaloi tre vjet ne shkretetire si asketik. Gjate kesaj kohe ai ishte nen keshillat e nje eremiti te quajtur Banus i cili vishej me cdo gje qe rritej ne peme, hante vetem ushqime te egra dhe disiplinonte trupin ne dliresi duke bere banje me uje te ftohte. Keshtu qe eshte e kuptueshme se Gjoni po vazhdonte nje tradite e cila ishte e zakonshme per eremitet.
Egersia e natyres ishte vendi ku edhe Davidi (s) dhe profetet para tij jetuan. Ky ishte nje vend ku cifutet mund te ishin te lire nga dominimi i pushtuesve te tyre te huaj dhe nga influenca e zotave falso. Ne kete egersi nuk kishte aspirata per favore nga udheheqesit pagane. Ne kete atmosfere, mund te kishte vetem varesi nga Zoti dhe adhurim te plote ndaj Tij. Pikerisht ky ishte djepi i monoteizmit. Egersia e shkretetires largonte cdo sens fallso sigurie, dhe nje njeri mesonte te mbeshtetej vetem ne realitet. “ Ne shterpesine e kesaj egersie, bie cdo lidhje tjeter dhe njeriu nuk ka zgjidhje tjeter vecse t’i falet Nje Zoti, Fuqise, dhe Burimit te jetes, dhe Rrenjes se cdo sigurie.” Keshtu qe lufta ne kete egersi kishte dy aspekte. Fillimisht, ajo zinte vend brenda zemrave te njerezve te cilet duhej te luftonin me veten e tyre nese deshironin qe te jetonin ne nje menyre qe do te kenaqte Zotin. Se dyti, ashtu sic kemi bere edhe ne, kunder lulezimit te skllaverise politike. Ne fund te historise, ne shohim cifutet duke thurrur intriga kunder mbretit te tyre sepse ai beri cdo gje e cila “ishte djallezore ne syte e Zotit.” (II Kings 13:11) Nebucadnezari i Babilonit mori Jerusalemin. Tempulli u la i paprekur por thesaret e tempullit dhe pallatit mbreteror u lane nen pushtuesin e ri dhe cifutet nuk humben kohe por filluan rebelimin kunder mbretit Babilonas. Kjo rezultoi ne nje sulm tjeter gjate te cilit tempulli dhe i gjithe qyteti u shkaterruan.
Por fati eci ndryshe, dhe persianet nen Cirusin, pushtuan Babilonin, cifutet edhe nje here thurren intriga per te miren e pushtuesve. Cirusi menjehere e pa se cfare rreziku ishte patja e nje popullsie aq te madhe alienesh ne Babiloni dhe iu kerkoi atyre qe te largoheshin dhe te ktheheshin ne Jerusalem. Ata po ashtu u lejuan qe te ndertonin perseri tempullin.

Thirrja e paster e Gjonit filloi te mblidhte nje turme te madhe. Ai nuk u kujdesua qe te zbatonte nje nga rregullat kryesore te kodit te Eseneve: “te mos zbulohej asnje nga sekretet e sektit ndaj te tjereve edhe neqofte se do te torturoheshin per vdekje.” Deshtimi per te zbatuar kete rregull beri me te lehte per romaket qe te futnin ne kete levizje shume spiune. Gjoni, me vizionin e tij profetik, i kuptonte te gjitha perpjekjet e tyre dhe i quajti ata “neperka”. (Mateu 3:7) Jezusi (s), kusheriri i tij i vogel, u bashkua me kete levizje dhe ishte ndoshta nje nga te paret qe u pagezuan. Ka shume mundesi qe Barnabai, i cili gjithmone ka qene shoqeruesi i tij, te jete pagezuar bashke me Jezusin (s) dhe po ashtu edhe Matiasi.
Gjoni e dinte se “neperkat” do te kishin sukses para se ai te fillonte luften dhe, per kete, pagezimi i Jezusit (s) i dha atij kenaqesi te madhe per te vetmen arsye sepse ai ishte i sigurte tashme se kjo levizje nuk do te perfundonte pas jetes se tij. Sic raportohet nga Gjoni, Mbreti Herod i preu atij koken dhe manteli i tij ra mbi shpatullat e Jezusit (s).

Misioni Profetik i Jezusit (s)
Jezusi (s) ishte tashme tridhjet vjec. Misioni i tij zgjati jo me shume se tre vjet. Ai e kuptoi se periudha pergatitore per te kishte marre fund. Pjesa me e rendesishme e jetes se tij kishte filluar. Ne menyre qe te vleresonte rendesine e plote te kesaj kohe, ne duhet te shohim Jezusin (s) duke e krahasuar me historine, dhe ne vecanti ate te cifuteve. Kjo edhe me teper do te qartesoje pamjen e cila ka filluar te shfaqet, se ekzistenca e komunitetit Esen, veprimet e Gjonit, dhe me se fundi, konflikti midis Jezusit (s) dhe romakeve, ishin te gjitha pjese e nje shembulli i cili perserit veten vazhdimisht gjate gjithe historise se cifuteve. Ne cdo rast, cfare i beri cifutet qe te revoltoheshin kunder pushtuesve te tyre te huaj ishte perpjekja nga keta pushtues per t’iu vene partnere Zotit te tyre. Besimi i tyre ne Bashkesine Hyjnore, dhe mendimi se asnje objekt tjeter adhurimi nuk ekzistonte pervec Atij ishte i prere.
Situata shoqerore dhe praktike ne kohen e lindjes se Jezusit (s), se bashku me ngjarjet qe cuan ne vdekjen e Gjonit u permenden me siper , dhe ne tani kemi arritur nje pike ku e gjithe levizja e rezistences u perqendrua rreth figures hyjnore te Jezusit (s).
Para se te bente ndonje gje tjeter, Jezusi (s) duhej qe te kalonte dyzet dite duke jetuar dhe u falur vazhdimisht ne egersine e natyres. Ai ishte tridhjet vjet. Nen ligjin cifut, kjo ishte mosha kur nje njeri ishte i lire nga dominimi i babait te tij. Ndryshe nga Gjoni, ai nuk dha mesime haptazi per masat se si ata duhej te coheshin kunder pushtuesve romake. Per kete arsye u deshen qe te beheshin pergatitje te fshehta. Perpjekjet e meparshme paten deshtuar dhe vdekja e fresket e Gjonit ia kujtonte kete Jezusit (s). Me largpamesi dhe urtesi ai filloi te pergatiste dhe organizonte cifutet. Ai nuk pagezoi as edhe nje. Kjo per faktin se atehere vemendja e romakeve do te terhiqej se tepermi, dhe do te ishte nje praktike e gabuar, pasi ai nuk mund te parandalonte ‘neperkat’ per tu futur ne levizjen e rezistences. Ai caktoi dymbedhjete dishepuj, nje numer tradicional qe perfaqesonte dymbedhjete fiset e Izraelit. Ata me tej rekrutuan shtatedhjete patriote qe do te sherbenin nen komanden e tyre. Farisenjte gjithmone kishin mbajtur Am Al Arez, qe ishin cifutet me trupa te mire te cilet jetonin neper fshatra. Jezusi (s) i mori ata nen krahet e tij. Keta fshatare, shume prej te cileve i perkisnin komunitetit esen, u bene ndjekes te vullnetshem te Jezusit (s), dhe ishin te gatshem qe te jepnin jeten per ceshtjen e tij. Ata u njohen me emrin Zelotet (te vullnetshmit). Sipas Bibles, te pakten gjashte nga te dymbedhjete dishepujt dihet se kane qene Zelote. Jezusi (s), i cili pati ardhur per te ripohuar dhe jo per te hedhur poshte mesimet e Musait (s), leshoi kerkesen e Dhjates se Vjeter: “kushdo qe eshte i vullnetshem ndaj ligjit dhe e njeh Krijuesin le te vije mbas meje.” (Maccabees 2:27 – 31) Nje numer i madh filluan te futeshin neper lista por ata u mbajten te fshehur dhe pergatitja e tyre behej jashte neper egersine e natyres. Ata gjithashtu quheshin edhe Bar Jonim, e cila do te thote “bijte e egersise”. Nga keta, ata qe paten mesuar si te perdornin thiken njiheshin si Sikarii. Nje grup tjeter i zgjedhur burrash formuan nje lloj truproje, dhe ata njiheshin si Bar Jesus apo “bijte e Jezusit”. Nje numer personash te njohur me kete emer permenden neper librat e historise, por nje lloj misteri i rrethon ata, dhe nuk dihet shume per ta. Kjo eshte e kuptueshme. Ata i perkisnin rrethit me te ngushte te ndjekesve te Jezusit (s), dhe identiteti i tyre duhej te mbahej i fshehur nga syte e spiuneve romake.

Jezusi (s) komandoi ndjekesit e tij: “Por tani ai qe ka nje qese para, le ta marre dhe te pergatitet: dhe ai qe nuk ka nje shpate le te shese rrobat e tij dhe te blere nje.” (Luka 22:36). Dhe numri i ndjekesve te tij, i frymezuar nga mesimet dhe mrekullite vazhdonte te rritej. Rezultati i ketyre pergatitjeve ishin fjalet e Sosianus Hierokels qe ishte pasardhesi i Pilatit (permendur nga babai Laktianus i Kishes) se Jezusi ishte udheheqesi i nje bande grabitesish te rrugeve qe numeronte nente qind burra. Nje kopje mesjetare cifute e nje pune te humbur te Jozefit gjithashtu raporton se Jezusi kishte midis 2000 deri 4000 ndjekes te armatosur me vete.
Jezusi u kujdes shume qe te mos devijonte nga mesimet e eseneve, gje qe shihet nga “ritet dhe perceptet e literatures se sektit.” Gjate misionit te tij, sidoqofte Jezusi (s) nuk ia u zbuloi totalisht mesimet e tij pjeses me te madhe te ndjekesve te tij. E gjithe e verteta u be e njohur vetem per disa:
Une kam ende shume gjera per tu thene, por ju nuk mund t’i kuptoni ato tani. Por sidoqofte kur ai Shpirti i te vertetes, te vije, ai do ju drejtoje ju ne gjithe te vertetat, por ai nuk do te flase nga vetja e tij, por ato qe ai do te degjoje, vetem ato do flase ai. (Gjoni 16:12 – 14)

Ai nuk kerkonte fuqine e kesaj bote, jo vetem si udheheqes i vendit, apo brenda hierarkise se mbyllur te shkruesve dhe farisejve. Sidoqofte, popullariteti i tij me njerezit e zakonshme dhe numrin e madh te ndjekesve te tij, beri qe romaket dhe ata prifterinj te cilet perkrahnin ate te kishin frike per qellimet e tij. Ishte pikerisht ky kercenim ndaj pozicionit te tyre i cili i beri ata qe te ngiheshin per ta hequr qafe ate.
Misioni i Jezusit (s) ishte vetem per te krijuar adhurimin e Krijuesit ne menyren qe vete Zoti kishte urdheruar. Ai dhe ndjekesit e tij ishin te pergatitur qe te luftonin kedo qe do perpiqej t’i ndalonte ata per te jetuar ne menyren qe Zoti i urdheronte.

Luftrat, “Arrestimi”, “Gjyqi”, dhe “Kryqezimi”
Luftimi i pare u zhvillua me cifutet e besuar te romakeve. Ai u udhehoq nga Bar Jesus Barabbas dhe demoralizoi teresisht kete grup cifutesh sepse lideri i tyre u vra ne fushen e betejes. Bar Jezus Barabbas u arrestua. Objektivi tjeter ishte vete tempulli. Romaket kishin nje force te fuqishme te vendosur atje, spese ishte koha e festave te pervitshme dhe agjerimit. Romaket te cilet ne ate kohe te vitit ishin gati per shqetesime te vogla, ishin edhe me te gatshem se zakonisht. Per me teper, atje ishin dhe policet e tempullit te cilet ruanin vendin e shenjte. Hyrja e bere nga Jezusi (s) ishte aq e menduar saqe ushtaret romake mbeten te cuditur, dhe Jezusi mori plotesisht kontrollin e tempullit. Kjo perpjekje njihet me emrin “pastrimi i tempullit.” Ungjilli i Gjonit e pershkruan kete ngjarje me keto fjale:
Ne tempull (Jezusi) gjeti ata te cilet shisnin dema, dele dhe pellumba, dhe ata qe ndryshonin parate. Dhe pasi beri nje kamzhik litari, ai i perzuri ata qe te gjithe, me delet dhe me demat, jashte tempullit si dhe ia u zbrazi ne toke monedhat e atyre qe nderronin parate dhe i ktheu permbys tryezat e tyre. (Gjon 2:14 – 15)
Duke komentuar ne fjalen “kamzhik prej litari”, Karmikel thote se:
Ato pa dyshim qe tregojne violence dhe ne te njejten kohe pa dyshim qe japin vetem nje pamje te bute dhe minimale te asaj qe duhet te kete qene me te vertete nje pushtim masiv i tempullit. Neqoftese ne imagjinojme madhesine e tempullit, dhjetera mijerave pelegrine qe futeshin brenda, si dhe atyre qe sherbenin atje, forcave te policise, ushtareve romake, si dhe reaksionin normal te atyre qe ngisnin qete pa marre parasysh ata qe shkembenin parate, ne kuptojme se nuk duhet te kete qene thjesht nje surprize ajo qe arriti aq shume rezultat. Skena mbrapa kesaj pjese ne Ungjillin e katert duhet te kete qene padyshim e ndryshme. Pershkruesi e ka zbutur shume ate, duke e ‘shpirtezuar’ me teper sec duhet, dhe duke e nxjerre jashte realitetit.

Nje nga mesimet e cdo luftetari te lirise ka qene qe forcat lokale te policise te bashkoheshin me patriotet dhe jo me ushtrine e pushtuesit. Kjo mund te keqe qene nje faktor kontribues ne renien e plote te mbrojtjes se Tempullit.

Romaket paten pesuar nje goditje, por megjithate fuqia e tyre nuk u shpartallua. Ata bene thirrje per forca te tjera, dhe trupa te tjera te fresketa filluan te vinin drejt Jeruzalemit. Mbrojtja e hyrjes se Jerusalemit zgjati per disa dite: por, me se fundi ushtria romake ishte shume me e forte se patriotet, dhe te gjithe ndjekesit e Jezusit (s) filluan te fironin. Madje edhe dishepujt u larguan, duke e lene Jezusin vetem me pak burra rreth vetes. Jezusi (s) u fsheh: dhe romaket filluan kerkime intensive per gjetjen e tij.
“Arrestimi,” “gjyqi,” dhe “kryqezimi” sillen verdalle me shume kontradikta dhe ngjarje qe nuk perputhen me njera tjetren, duke e bere jashtezakonisht te veshtire zgjidhjen e kesaj nyjeje dhe kuptimin e se vertetes se cfare ndodhi ne fakt atje. Ne marrim vesh se qeveria romake pati sukses ne perdorimin e sherbimeve te minoritetit te vogel cifut, i cili kishte interes ne vazhdimin e sundimit romak ne Jerusalem.
Juda Iskarioti, nje dishepull i Jezusit, u shit per nje premtim per tridhjet monedha argjendi, neqoftese, me ndihmen e tij, do te arrestohej Jezusi. Ne menyre per te shmangur ndonje shqetesim tjeter, u vendos qe perpjekja per kapjen e Jezusit te behej gjate nates. Pasi arriten ne vendin ku Jezusi (s) pati shkuar me disa nga ndjekesit e tij, Judes i ishte thene qe te puthte Jezusin, ne menyre qe ushtaret romake ta njihnin. Por ky plan nuk pati sukses. Kur ushtaret u ben gati nga erresira erdhi nje si tip turbullire. Te dy cifutet u ngaterruan neper erresire, dhe ushtaret gabimisht arrestuan Juden ne vend te Jezusit(s). Keshtu qe ky i fundit pati mundesi te shpetonte. Kur’ani thote:
…sidoqofte ata nuk e vrane ate, as nuk e kryqezuan ate por vetem dike qe i ngjante dhe qe iu shfaq atyre (Kuran 4:155)
Kur i burgosuri u soll para Pilatit, gjykatesit romak, kthesa dramatike e ngjarjeve duket sikur kenaqi cdo njeri. Shumica e cifuteve ishin te lumtur sepse, me ane te nje mrekullie, tradhetari qendronte ne banken e te akuzuarve ne vend te Jezusit(s). Cifutet pro-romake ishin po ashtu te lumtur, sepse me vdekjen e Judes, edhe prova e fajit te tyre zhdukej. Per me teper, meqenese Jezusi do te ishte ligjerisht i vdekur, ai nuk mund te dilte hapur dhe tu shkaktonte atyre probleme.

Roli i luajtur nga Pontius Pilati, gjykatesi romak, eshte i veshtire qe te percaktohet. Pavendosmeria e tij, sic pershkruhet ne Bibel, anshmeria e tij ndaj udheheqesve cifute, se bashku me deshiren e tij te mire per Jezusin, e bejne kete histori shume te veshtire per tu kuptuar. Kjo mund te jete rezultati i nje perpjekjeje nga shkrimtaret e ungjijve per te ndryshuar faktet ne menyre qe te hidhnin pergjegjesine e “kryqezimit” mbi te gjithe kombin cifut dhe keshtu te shfajesonin plotesisht romaket nga faji i tyre ne vdekjen e supozuar te Jezusit. E vetmja menyre qe nje raport zyrtar mbi jeten e Jezusit te shpetonte do te ishte pershkrimi i tij ne nje menyre e cila nuk ishte ofensive ndaj sunduesve te huaj dhe njekohesisht duke hequr, ndryshuar apo mbuluar ato detaje te cilat nuk u shkonin per mbare autoriteteve ne fuqi.
Nje tjeter shpjegim jepet edhe nga nje histori e vjeter se Pilati ishte “kapur” me nje rryshfet te majme e cila kapte me perafersi vleren e 30,000 paund anglez. Neqoftese cfare pershkruhet ne ungjijte eshte e vertete, atehere eshte me se e dukshme qe Pilati kishte interes ne dramen qe u shfaq ate dite ne Jerusalem.
Me se fundi, ka edhe nje fakt tjeter. Ne kalendaret e Shenjteve te Kishes Koptike, ne Egjypt dhe Etiopi, Pilati dhe gruaja e tij shenohen si “te shenjte.” Kjo mund te jete e mundur vetem nese ne pranojme qe Pilati, ishte i vetedijshem qe ushtaret e tij kishin arrestuar personin e gabuar, dhe e denoi Juden ne vend te Jezusit ne menyre qe ky i fundit te arratisej.

Ne llogarine e dhene nga Barnabai ne na thuhet se ne kohen e arrestit, Juda ishte transformuar nga Krijuesi ne menyre te tille qe edhe nena e tij dhe ndjekesit e tij me te afert besuan qe ishte Jezusi. Deri ne diten kur Jezusi iu shfaq atyre perseri pas vdekjes se tij, ata besonin te kunderten. Kjo do te shpejgonte edhe arsyen se perse kishte aq shume konfuzion per keto ngjarje qe ndodhen ne kete kohe, dhe perse disa nga raportet e shkruara nga njerez te cilet nuk ishin prezent neper ato ngjarje, mbeshtesin besimin e gabuar se Jezusi ishte ai qe u kryqezua.
Jo cdo kush bie dakord me idene se ishte tradhetari i Jezusit ai qe u kryqezua. Cerintianet dhe me vone Basilidianet, te cilet ishin nga kristianet e pare, hodhen poshte idene se Jezusi (s) u kryqezua, por besonin se ishte Simoni i Cirenes ai qe u kryqezua ne vendin e tij. Cerintusi, nje bashkekohes i Pjetrit, Pavlit dhe Gjonit, gjithashtu hodhi poshte ringjalljen e Jezusit. Karpokratianet, nje tjeter sekt i hershem kristian, besonin se nuk ishte Jezusi (s) ai qe u kryqezua, por njeri nga ndjekesit e tij qe i ngjante shume atij. Plotinusi, i cili jetoi ne shekullin e katert, na tregon se ai pati lexuar nje liber te quajtur Udhetimet e Apostujve i cili permendte veprat e Pjetrit, Gjonit, Andreas, Thomait dhe Pavlit. Midis te tjerave, ai thote se Jezusi(s) nuk u kryqezua, por nje tjeter ne vendin e tij, dhe ne kete menyre, ai qeshte me ata te cilet besuan ne kryqezimin e tij. Keshtu megjithese dihet se Jezusi nuk eshte kryqezuar, burimet ose ndryshojne ose nuk jane specifike ne ceshtjen se kush u kryqezua ne vendine tij. Disa te tjere e gjejne te veshtire per te besuar ndonje gje:
Kur nje njeri reflekton se katalogu i shkeljeve brutale i cili iu atribohet ushtareve romake, perserit pothuajse shkronje per shkronje disa pasazhe te Testamentit te Vjeter… atehere njeriu fillon te dyshoje se i gjithe ky episod eshte vetem nje shpikje e bukur.
Nuk ka asnje raport tjeter te njohur historik se cfare ndodhi me Jezusin (s) mbas “kryqezimit”: pervec se ne Ungjillin e Barnabait dhe Kur’anit. Keto qe te dy pershkruajne ngjarjen e cila ne pergjithesi njihet si “ngjitja” ne te kater ungjijte e pranuar, ne te cilin Jezusi (s) u largua nga kjo bote.

www.geocities.com/alcislam