SA “FËMIJË” I KA ZOTI ?

SA “FËMIJË” I KA ZOTI ?

Shkruar nga : Misha’al ibn Abdullah, në librin: “ What did Jesus really say? “.
Përktheu nga anglishjta: Besmir ( Mexhid ) Yvejsi

Shumë njerëz na thonë, “por Bibla qartë thotë që Jezusi ( Isau a.s.) është bir i Zotit.
Si mund të thoni që Jezusi ( Isau a.s.) nuk është bir i vetëmlindur i Zotit kur Jezusi ( Isau a.s.) e tha këtë shumë qartë në Bibël”. Mirë, e para nga të gjitha, sikur të shikojmë në këndin paraprak, në të parët nevojitem të njohim dhe të dijmë gjuhën e popullit të tij, gjuhën e çifutëve të cilën ai e ka folur. Le të shikojmë si ata e kuptuan këtë shprehje.

Le të fillojmë nga pyetja: Sa fëmijë tregon Bibla që Zoti i Plotfuqishëm ka pasur?

Jakobi ( Jakubi a.s.) është bir i parëlindur i Zotit:
” Izraeli është biri im, i parëlinduri im ” ( Eksodi 4:22 ).

Solomoni ( Sulejmani a.s.) është bir i Zotit:
” Ai do të ndërtojë një shtëpi në emrin tim dhe unë do ta bëj të qëndrueshëm për gjithnjë fronin e mbretërisë së tij. Unë do të jem për të një baba dhe ai një djalë për mua; kur do të bëjë ndonjë
të keqe, unë do ta dënoj me shufra njeriu dhe me goditje të bijve të njerëzve “. ( 2 i Samuelit 7:13-14 )

Efraimi është bir i parëlindur i Zotit:
” Sepse Unë jam një atë për Izraelin, dhe Efraimi është i parëlinduri im “.( Jeremia 31:9 )
( Cili është i parëlinduri i Zotit? Izraeli ( Jakobi ) apo Efraimi?).

Adami ( Ademi a.s.) është bir i Zotit :
” Adami, i cili ishte bir i Perëndisë “.( Lluka 3:38 )

Njerëzit e zakonshëm ( ti dhe unë ) jemi bijë të Zotit :
” Ju jeni bijtë e Zotit, Perëndisë tuaj “. ( Ligji i Përtërirë 14:1 )
” Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë “. ( Romakëve 8:14 )
” Por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij ” ( Gjoni 1:12 )
” Që të jeni të paqortueshëm dhe të pastër, bij të Perëndisë pa të meta në mes të një brezi të padrejtë dhe të çoroditur, në mes të të cilit ju ndriçoni si pishtarë në botë “. ( Filipianëve 2:15 )

” Shikoni ç`dashuri të madhe na dha Ati, që të quhemi bij të Perëndisë. Prandaj bota nuk na njeh, sepse nuk e ka njohur atë “. ( 1 e Gjonit 3:1 )
“ Kur yjet e mëngjesit këndonin të gjithë së bashku dhe tërë bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi “. ( Jobi 38:7 )
“ Një ditë ndodhi që bijtë e Perëndisë shkuan të paraqiten përpara Zotit, dhe midis tyre shkoi edhe Satanai për t`u paraqitur përpara Zotit “. ( Jobi 2:1 )
“Kishte gjigantë mbi tokë në ato kohë, madje edhe më vonë, kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë. Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve.
“ Djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë “. (shiko: Jobi 1:6; Zanafilla 6:4-6:2)

Kështu pra ne mund të shohim, përdorimin e shprehjes “ bir i Zotit “ kur përshkruhen qeniet e zakonshme njerëzore dhe nuk ka qenë diqka e jashtëzakonshme praktikimi i kësaj shprehje edhe tek i gjithë populli i Jezusit ( Isaut a.s. ).

Mirë atëherë, a ka qenë Jezusi ( Isau a.s. ) bir i vetëm lindur i Zotit ?

Lexojmë tek Psalmet 2:7: “Do të shpallë dekretin e Zotit. Ai më ka thënë: “Ti je biri im, sot më linde “.
Në të vërtetë, çifutët sikur janë referuar dhe emërtuar shumë herë kështu në Bibël, dhe në të vërtetë ishte Jezusi ( Isau a.s. ) ai i cili i kundërshtoi shpesh herë këto trajta apo shprehje. Kur çifutët morën gurët që t’a vranin Jezusin ( Isaun a.s. ), ai mbronte vetëveten me fjalët : “Jezusi u përgjigj atyre: “A nuk është shkruar në ligjin tuaj: “Unë thashë: Ju jeni perëndi? Nëse ai i quan perëndi ata, të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë) “. ( Gjoni 10:34-35 ).( Ai ishte referuar tek Psalmet 82:6: “Unë kam thënë: “Ju jeni perëndi, jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit “ )

Kështu pra, ne mund të shohim nga këto citate dhe shume të tjera të ngjashme me to, “ bir i Zotit “ në gjuhën e çifutëve ka qenë shprehje apo term shume i zakonshëm që e përdornin në përshkrimin e shërbëtorit ( robit ) besnik të Zotit. Ajo që përkthyesit dhe editorët zgjodhën t’a shkruajnë atë si “ Bir i Zotit “ ( me B të madhe ) në përmendjen e Jezusit ( Isaut a.s. ) dhe “ bir i Zotit “ ( me b të vogël ) në përmendjen e të gjithë njerëzve të rëndomtë nuk e zvogëlon dhe dobëson faktin që në gjuhën origjinale, të dy rastet janë pikërisht të njejta. A jemi ne fillestarë të shikojme se çka ndjekin njerëzit e shkolluar të kishës anglikane në njohjen e së vërtetës? Sidoqoftë le të ndrrojmë temë.

Enciklopedia Grilier, poshtë titullit “ Jezus Krishti “ thotë:

“Jezusi gjatë jetës së tij sa ishte në tokë ka qenë i emërtuar dhe i emërtuar si rabbi ( mësues ) dhe ka qenë i nderuar si profet. Disa nga fjalët e tij, gjithashtu, pozita e tij ishte në kategorinë e dijetarit. Një shprehje e tillë e respektit për rabbi do të ishte “ Zoti im “. Dikur para pashkëve ithtarët apo ndjekësit e tij, të impresionuar nga autoriteti I tij, do t’a kuptonin ( kishin për qëllim ) si diqka shumë të zakonshme kur ata e emërtonin dhe e thirrnin si “ Zoti im “. Kjo është e ngjashme që emërtimi “ bir i Davidit “ ka qenë i atribuar tek ai apo i pranuar nga ai gjatë shërbimit të tij sa ishte në tokë. “ bir i Zotit “ në kohët e dikurshme ishte emërtimi i mbretërve hebrenjë ( Psalmet 2:7 ), dhe kjo shprehje ka qenë e përvetësuar në fillim në kishën e pashkëve si ekuivalente e Mesisë ( Mesihut ) dhe nuk ka pasur kuptim metafizik “.
Në Bibël shohim vetëm 2 vende ku Jezusi ( Isau a.s. ) i referohet vetëvetes si “ bir i Zotit “. Ato janë tek Gjoni, kapitulli 5 dhe 11.

James Hasting-u në “ Fjalori Biblik “ thotë: “ Përdorimi i kësaj shprehje ( bir i Zotit ) nga ana e Jezusit është e dyshimtë “.
Pa marrë parasysh, ne tashmë kemi parë se çka është nënkuptuar nga kjo shprehje e zakonshme. Sidoqoftë, Jezusi ( Isau a.s. ) është përmendur si “ bir i njëriut “ ( fjalë për fjalë: “qënie njerëzore“ ) 81 herë në librat e Biblës.

Në Ungjillin e Barnabës, ne jemi siguruar që Jezusi ( Isau a.s. ) e ka ditur që njerëzimi( njerëzit ) do t’a bëjnë atë “ zot “ pas ngritjes së tij dhe i paralajmëroi dhe porositi disa nga ithtarë të tij se çka të bëjnë me njerëzit e tillë. Jezusi ( Isau a.s. ) nuk ka qenë bir i njëriut dhe nuk ka pasur baba njerëzor ( sipas të 2 librave: Biblës dhe Kur’anit ). Megjithatë, ne e gjejmë atë bindshëm ku thotë: “ Unë jam bir njëriu “. Përse? Kjo ka qenë kështu sepse në gjuhën e çifutëve është njejtë sikur të thuash: “ Unë jam qenie njerëzore “.

Cili ka qenë ai që përpiqej dhe orvatej të na tregonte neve vazhdimisht dhe posaqërisht kudo në Testamentin e Ri : “Unë jam qenie njerëzore “, “ Unë jam qenie njerëzore “, “Unë jam qenie njerëzore “? Çka kishte parashikuar ai? Mendoni rreth kësaj!.

A e theksojnë të krishterët këtë aspekt të Jezusit ( Isaut a.s. )? Për fjalën e përkthyer si “ bir “ në Testamentin e Ri grek janë fjalët “ pias “ dhe “ paida “ të cilar kanë kuptimin “ shërbëtor ( rob ) “ ose “ bir në kuptimin e shërbëtorit ( robit ) “. Këto janë përkthimet tek “ biri “ në përmendjen e Jezusit ( Isaut a.s. ), dhe ” shërbëtor ( rob ) “ në përmendjen e të gjithë të tjerëve, në disa përkthime të Biblës. Ne sikur kemi filluar të shohim njërën nga shumë bindjet themelore përse Jezusi ( Isau a.s. ) ishte konsideruar zot është për shkak të përkthimeve tërësisht të gabuara.
Ne do të shohim shumë e shumë shembuj të kësaj kudo në këtë libër. ( Këtu autori përmend librin e tij, nga i cili është marrë ky artikull).

Feja Islame nga mëson që Jezusi ( Isau a.s. ) ka qenë qenie njerëzore, e jo zot. Jezusi ( Isau a.s. ) e theksoi vazhdimisht këtë tek ithtarët ( nxënësit ) e tij kudo në misionin e tij. Ungjilli i Barnabës gjithashtu e konfirmon dhe e pohon këtë fakt.

Enciklopedia Grolier thotë: “ … Problematika më e madhe nga të gjitha është shprehja “ bir i njeriut “.

Kjo është e vetmja shprehje e përdorur vazhdimisht nga Jezusi ( Isau a.s. ) si vetë emërtim, dhe nuk është dëshmi e qartë që kjo ka qenë e përdorur si shprehje madhështore nga kisha e Pashkëve. Kështu pra kjo është mbajtur nga shumica për me qenë më autentike, që nga koha kur kjo kapërceu kriterin e ndryshimit.