A na do Allahu?

A na do Allahu?

A na do Allahu?

  • Shpresoj se do të mund të më jepni një përgjegje të përshtatshme në pyetjen time. Një ditë po debatoja me një të krishter rreth dashurisë së Perëndisë. Unë jam një kristian i kthyer në Islam. Ai më pyeti nëse dashuria e Allahut është e pakushtëzuar dhe unë u hutova sepse në Kur’an thuhet se Perëndia nuk i do ata që bëjnë keq. Kështu unë jam në konfuzion; a është dashuria e Zotit në bërjen e veprave të mira, apo dashuria e Tij është e pakushtëzuar? Nëse dashuria e Zotit është e bazuar vetëm në vepra të mira a do të thotë kjo se kur unë bëj gabime dhe mëkate Ai më nuk më do? Shpresoj të mund t’i përgjigjeni kësaj ose të më udhëzoni ndonjë adresë interneti ku mund t’a gjej përgjigjen. Shpresoj të mos jetë kjo një pyetje e pamend; unë vetëm jam i hutuar rreth çështjes. Ju falënderoj.

     Përgjigjja:Sikur do të thonin edhe vetë kristianët: Zoti e do mëkatarin por e urren mëkatin dhe kjo është e vërtetë edhe në Islam gjithashtu.“Ai është që falë mëkatet, është i dashur” (Kur’ani 85:14)Një burrë mund ti thotë gruas së tij “Të dua” por nëse ai e keqtrajton atë dhe nuk i sjell gjë të mirë, a e do ai atë në të vërtetë?Një fëmijë mund t’u thotë prindërve të tij “Ju dua” por nëse ai të shumtën e kohës tregohet i pabindur ndaj tyre, a i do ai ata në të vërtetë?Keqkuptimi rreth asaj se a na do Allahu apo jo të shumtën vie nga ndikimi i konceptit të keqkuptuar kristian se ‘Allahu i muslimanëve është një Perëndi mizor, i ashpër dhe i largët’. Mirëpo me një shikim të thjeshtë në burimet e Islamit, në Kur’an dhe Hadithe, e shohim se kjo nuk qëndron aspak.Dashuria e Zotit ndaj njerëzimit dhe Falja e Tij sipas Kur’anit janë të pakushtëzuara. Përderisa në Krishterizëm Zoti për të falur njerëzimin për mëkatet e bëra ka nevojë për derdhjen e gjakut të pafajshëm të Jezusit, në Islam thjeshtë zemra e përulur dhe e penduar e njeriut mjafton për të fituar hirin dhe dashurinë e Zotit.Prandaj po, Allahu na do, ashtu si jemi me mangësitë tona, por me mundin tonë për të jetuar një jetë të lidhur me Të dhe me mësimet e Tij duke iu shmangur gjërave të cilat pikë së pari na shkatërrojnë neve e pastaj edhe të tjerët. Dr. M. Amir Ali

  • H. Ibrahimi
  • U përgjegjën:
  • Natyrisht se në Kur’an thuhet se Allahu nuk i do ata që e mohojnë Atë (3:32), apo ata që bëjnë trazira (2:57, 140, 5:87, 7:55) të këqija etj etj mirëpo në të gjitha këto raste dashuria është e lidhur me veprat e personit. Në të njëjtën kohë ne shohim Allahu nuk i privon nga begatitë e tij as edhe këta njerëz. Allahu u jep edhe personave të tillë mundësinë për t’u larguar nga jeta e mëkatit dhe e pabindjes dhe për të pranuar kështu Faljen e Tij. Anasjelltas Allahut thotë: Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. “ (3:31). Nëse ti e do Allahun atëherë do ta tregosh këtë në vepër dhe në sjellje sepse kjo është dashuri në aksion. Në një vend tjetër në Kur’an Allahu thotë: ‘Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” ‘ (39:53). Mesazhi që përcillet nga ky ajet është se ata që kanë bërë të këqija faktikisht po e lëndojnë vetveten por sidoqoftë falja e Allahut nuk ka kufi dhe se kushti i vetëm është të kërkuarit e faljes së tillë me anë të pendimit dhe bindjes.
  • Është e mrekullueshme se në çdo faqe te Kur’anit pothuajse përmendet se sa i mëshirshëm është Allahu, sa i dhembshëm, sa falës, sa pranues i madh i pendimit. Allahu në Kur’an është cilësuar si mik në rastin e profetit Ibrahim. Dashuria e Allahut për njerëzit në një rast është krahasuar me dashurinë e prindit për fëmiun e tij. Profeti Muhamed dhe ashabët e tij po kalonin afër një shtëpie e cila po digjej. Përbri shtëpisë po qëndronte një nënë me një fëmijë në duar. Muhamedi tha: e shihni këtë nënë me foshnjen e saj në duar? A besoni se do të mund ta hidhte ajo fëmiun e saj në atë zjarr? Ashabët thanë: Jo, kurrsesi o i Dërguar i Allahut? Muhamedi ua ktheu: Atëherë, mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj njerëzve është edhe më e madhe se sa e nënës ndaj foshjes së saj. Në një hadith tjetër Muhamedi thotë: “Ka thëne Allahu: nëse ti me afrohesh duke ecur Unë do të të vij duke vrapuar“. Sa mrekulli. Kjo është një dashuri e përkthyer në aksion dhe nuk mund të jetë asgjë tjetër.
  • Dashuria duhet të përkthehet në vepër, qëndrim dhe sjellje, përndryshe ajo mbetet vetëm një fjalë pa kuptim. Në mënyrë të njëjtë dashuria e Allahut për neve është e përkthyer në veprimet e Tij të faljes, ndihmës, dhembshurisë dhe mëshirës. Shiko përreth dhe do të gjesh se mëshira e Allahut është e përpahur gjithandej. Nëpërmjet Kur’anit muslimani është i udhëzuar që të lidhet direkt me anë të namazit me Allahun. Kjo lidhje do të ishte e pakuptimtë po qe se nuk do të ekzistonte një relacion i afërt i njeriut me Zotin; kjo prapë do të ishte shumë e paarsyeshme po qe se Zoti nuk do të na donte, sepse thjeshtë përse do të na kërkonte Ai një raport të tillë me Të po qe se Ai do ishte indiferent ndaj nesh. Vetë fjalët e falënderimit, mirënjohjes dhe kërkesës për ndihmë dhe udhëzim të cilat muslimani i thotë sa herë që i drejtohet Allahut në namaz e tregojnë afërsinë e Zotit me atë që i drejtohet.
  • Një grua mund ti thotë burrit të saj “Të dua” por kur psh ai dëshiron që dashuria e tij të realizohet edhe seksualisht dhe ajo nuk pranon asnjëherë, a e do ajo njëmend burrin e saj?
  • Dashuria është vetëm një fjalë e cila duhet të përkthehet në vepër dhe atëherë ajo bëhet përkushtim, ndjenjë dhe bindje në rastin e krijesave të Tij, njerëzve –  dhe mëshirë në rastin e Krijuesit, Allahut. Mund të shihet se kur dashuria përkthehet në vepër ajo është mëshirë dhe hiri i Tij është i pakushtëzuar. Ti përfiton nga mëshira e Allahut edhe nëse je shërbëtor i bindur i Tij e edhe nëse je pagan apo mëkatar; që të gjithë përfitojnë trajtim të barabartë në këtë jetë. Le të marim disa shembuj:
  • Në të vërtetë “Ai që do” është një ndër emrat (cilësitë) e Alahut dhe Ai ka thënë për Vetveten:
  • Jo, kjo nuk është aspak një pyetje e pamend. Në fakt gjë e pamend është të mos pyesësh kur veçse ke diçka për të pyetur.

 

  •  Nuredini

 Përgjigjja:

Jo, kjo nuk është aspak një pyetje e pamend. Në fakt gjë e pamend është të mos pyesësh kur veçse ke diçka për të pyetur.

Sikur do të thonin edhe vetë kristianët: Zoti e do mëkatarin por e urren mëkatin dhe kjo është e vërtetë edhe në Islam gjithashtu.

Në të vërtetë “Ai që do” është një ndër emrat (cilësitë) e Alahut dhe Ai ka thënë për Vetveten:

Ai është që falë mëkatet, është i dashur” (Kur’ani 85:14)

Dashuria është vetëm një fjalë e cila duhet të përkthehet në vepër dhe atëherë ajo bëhet përkushtim, ndjenjë dhe bindje në rastin e krijesave të Tij, njerëzve –  dhe mëshirë në rastin e Krijuesit, Allahut. Mund të shihet se kur dashuria përkthehet në vepër ajo është mëshirë dhe hiri i Tij është i pakushtëzuar. Ti përfiton nga mëshira e Allahut edhe nëse je shërbëtor i bindur i Tij e edhe nëse je pagan apo mëkatar; që të gjithë përfitojnë trajtim të barabartë në këtë jetë. Le të marim disa shembuj:

Një burrë mund ti thotë gruas së tij “Të dua” por nëse ai e keqtrajton atë dhe nuk i sjell gjë të mirë, a e do ai atë në të vërtetë?

Një grua mund ti thotë burrit të saj “Të dua” por kur psh ai dëshiron që dashuria e tij të realizohet edhe seksualisht dhe ajo nuk pranon asnjëherë, a e do ajo njëmend burrin e saj?

Një fëmijë mund t’u thotë prindërve të tij “Ju dua” por nëse ai të shumtën e kohës tregohet i pabindur ndaj tyre, a i do ai ata në të vërtetë?

Dashuria duhet të përkthehet në vepër, qëndrim dhe sjellje, përndryshe ajo mbetet vetëm një fjalë pa kuptim. Në mënyrë të njëjtë dashuria e Allahut për neve është e përkthyer në veprimet e Tij të faljes, ndihmës, dhembshurisë dhe mëshirës. Shiko përreth dhe do të gjesh se mëshira e Allahut është e përpahur gjithandej. Nëpërmjet Kur’anit muslimani është i udhëzuar që të lidhet direkt me anë të namazit me Allahun. Kjo lidhje do të ishte e pakuptimtë po qe se nuk do të ekzistonte një relacion i afërt i njeriut me Zotin; kjo prapë do të ishte shumë e paarsyeshme po qe se Zoti nuk do të na donte, sepse thjeshtë përse do të na kërkonte Ai një raport të tillë me Të po qe se Ai do ishte indiferent ndaj nesh. Vetë fjalët e falënderimit, mirënjohjes dhe kërkesës për ndihmë dhe udhëzim të cilat muslimani i thotë sa herë që i drejtohet Allahut në namaz e tregojnë afërsinë e Zotit me atë që i drejtohet.

Keqkuptimi rreth asaj se a na do Allahu apo jo të shumtën vie nga ndikimi i konceptit të keqkuptuar kristian se ‘Allahu i muslimanëve është një Perëndi mizor, i ashpër dhe i largët’. Mirëpo me një shikim të thjeshtë në burimet e Islamit, në Kur’an dhe Hadithe, e shohim se kjo nuk qëndron aspak.

Është e mrekullueshme se në çdo faqe te Kur’anit pothuajse përmendet se sa i mëshirshëm është Allahu, sa i dhembshëm, sa falës, sa pranues i madh i pendimit. Allahu në Kur’an është cilësuar si mik në rastin e profetit Ibrahim. Dashuria e Allahut për njerëzit në një rast është krahasuar me dashurinë e prindit për fëmiun e tij. Profeti Muhamed dhe ashabët e tij po kalonin afër një shtëpie e cila po digjej. Përbri shtëpisë po qëndronte një nënë me një fëmijë në duar. Muhamedi tha: e shihni këtë nënë me foshnjen e saj në duar? A besoni se do të mund ta hidhte ajo fëmiun e saj në atë zjarr? Ashabët thanë: Jo, kurrsesi o i Dërguar i Allahut? Muhamedi ua ktheu: Atëherë, mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj njerëzve është edhe më e madhe se sa e nënës ndaj foshjes së saj. Në një hadith tjetër Muhamedi thotë: “Ka thëne Allahu: nëse ti me afrohesh duke ecur Unë do të të vij duke vrapuar“. Sa mrekulli. Kjo është një dashuri e përkthyer në aksion dhe nuk mund të jetë asgjë tjetër.

Dashuria e Zotit ndaj njerëzimit dhe Falja e Tij sipas Kur’anit janë të pakushtëzuara. Përderisa në Krishterizëm Zoti për të falur njerëzimin për mëkatet e bëra ka nevojë për derdhjen e gjakut të pafajshëm të Jezusit, në Islam thjeshtë zemra e përulur dhe e penduar e njeriut mjafton për të fituar hirin dhe dashurinë e Zotit.

Natyrisht se në Kur’an thuhet se Allahu nuk i do ata që e mohojnë Atë (3:32), apo ata që bëjnë trazira (2:57, 140, 5:87, 7:55) të këqija etj etj mirëpo në të gjitha këto raste dashuria është e lidhur me veprat e personit. Në të njëjtën kohë ne shohim Allahu nuk i privon nga begatitë e tij as edhe këta njerëz. Allahu u jep edhe personave të tillë mundësinë për t’u larguar nga jeta e mëkatit dhe e pabindjes dhe për të pranuar kështu Faljen e Tij. Anasjelltas Allahut thotë: Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë, t’ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë. “ (3:31). Nëse ti e do Allahun atëherë do ta tregosh këtë në vepër dhe në sjellje sepse kjo është dashuri në aksion. Në një vend tjetër në Kur’an Allahu thotë: ‘Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!” ‘ (39:53). Mesazhi që përcillet nga ky ajet është se ata që kanë bërë të këqija faktikisht po e lëndojnë vetveten por sidoqoftë falja e Allahut nuk ka kufi dhe se kushti i vetëm është të kërkuarit e faljes së tillë me anë të pendimit dhe bindjes.

Prandaj po, Allahu na do, ashtu si jemi me mangësitë tona, por me mundin tonë për të jetuar një jetë të lidhur me Të dhe me mësimet e Tij duke iu shmangur gjërave të cilat pikë së pari na shkatërrojnë neve e pastaj edhe të tjerët.

U përgjegjën:

Dr. M. Amir Ali

  1. Ibrahimi