Shkruar nga Halil Ibrahimi
Mojsiu në Bibël parashikon ndryshimin/korruptimin e Ligjit (Biblës) pas vdekjes së tij:
‘ Kur Moisiu mbaroi sė shkruari nė njė libėr tėrė fjalėt e kėtij ligji, u dha kėtė urdhėr Levitėve qė mbanin arkėn e besėlidhjes tė Zotit, duke thėnė: “Merreni kėtė libėr tė ligjit dhe vendoseni nė arkėn e besėlidhjes tė Zotit, Perėndisė tuaj, me qėllim qė tė mbetet si njė dėshmi kundėr teje; sepse unė e njoh frymėn tėndė rebele dhe fortėsinė e qafės sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallė midis jush, ju u bėtė rebelė kundėr Zotit; aq mė tepėr do tė bėheni mbas vdekjes sime! Mblidhni pranė meje tė gjithė pleqtė e fiseve tuaja dhe zyrtarėt tuaj, me qėllim qė tė dėgjojnė kėto fjalė dhe unė tė thėrras tė dėshmojnė kundėr tyre qiellin dhe tokėn. Sepse unė e di qė, mbas vdekjes sime, do tė korruptoheni plotėsisht dhe do tė largoheni nga rruga qė ju kam urdhėruar, dhe ditėt e fundit do tė goditeni nga fatkeqėsia, sepse keni pėr tė bėrė atė qė ėshtė e keqe pėr sytė e Zotit, duke provokuar indinjatėn e tij me veprėn e duarve tuaja”. (Ligji i Ripërtërirë 31:24-29)
Shumë kohë më vonë Jeremia po në Bibël e vërteton atë që e kishte parashikuar Mojsiu :
“Si mund të thoni: “Ne (Hebrenjtë) jemi të urtë dhe ligji i Zotit është me ne”? Por ja, pena e rreme e shkruesve e ka bërë një falsitet”. (Jeremia 8:8)
Shpeshherë do të na ketë ndodhur që te jemi afruar nga misionarë të krishterë, nga Dëshmitarë të Jehovait apo të ngjashëm) të cilët do të kenë tentuar që të na bindin se BIBLA është fjalë e padiskutueshme dhe e pandryshueshme e Perëndisë. Bile duke përdorur edhe ajete nga Kur’ani është provuar që ne të bindemi se edhe Kur’ani e dëshmon pandryshueshmërinë e Biblës. Muslimanët e kanë pranuar Testamentin Final të Perëndisë, Fjalën e Fundit të tij Kur’anin dhe e kanë për obligim që t’ua përcjellin të vërtetën e tij edhe të tjerëve. Për njohurinë e muslimanëve dhe për të mirën e këtyre vëllezërve të krishterë do të vërtetojmë më poshtë nëse BIBLA NJEMEND ESHTE FJALE E PERENDISE dhe nese BIBLA NJEMEND KA MBETUR E PANDRYSHUAR.
Kur e pyet një të Krishterë cila është Fjala e Zotit përgjegja është e qartë: BIBLA.
Por kur pyet se Cila Bibël është Fjalë e Zotit, ata përgjegjen: Perëndia ia shpalli Fjalën e tij Mojsiut, Isaiut, Jeremisë, Gjonit, Palit e të tjerëve dhe këto shkrime të tyre përbëjnë 66 librat e Biblës. E tëra që ne duhet të bëjmë është të përkthejme këto libra në gjuhën tonë dhe e kemi Fjalën e Perëndisë. Origjinali i shkrimeve nuk ekziston. Ato u kopjuan kopje pas kopjeje për më se 1500 vite derisa Bibla e parë u botua si libër. Si rezultat me mijëra kopje u krijuan që në shekujt e parë pas Krishtit të cilat nuk janë saktësisht të ngjashme asnjëra me tjetrën. A do të thotë kjo se nuk e kemi Fjalën e Perëndisë, Biblën ashtu siç ishte?
Kur fillon e u flet të krishterëve për dallimet në verzionet e Biblës ata do të të përgjegjen se dallimet e tilla janë vetëm dallime në përkthim. Por a është vërtetë kështu?
E vërteta e hidhur është krejt ndryshe. Ekzistojnë manuskripte të shumta të Biblës dhe pothuaj as dy nga to nuk janë të ngjashme saktësisht me njëra tjetrën.
King James Version në Anglisht Ekuivalent i të cilit në shqip është Diodati i ri si bazë ka përdorur manuskriptet e quajtura Textus Receptus të Biblës, përderisa shumica e përkthimeve të tjera moderne përdorin Manuskripte të tjera. Dallimi është marramendës. Rreth 50 vargje të Biblës (në tërësi) nuk ndodhen në disa nga manuskriptet ose janë shtuar. Në mbi 300 vargje të Biblës ka dallime midis manuskripteve të ndryshme. 50 vargje të tëra nuk janë pak. Dhe 300 vargje me dallime të konsiderueshme prapë nuk janë pak. Në disa nga përkthimet e Biblës vargjet e diskutueshme ose nuk gjenden fare, ose gjenden në kllapa të mesme, ose gjenden në fusnotë. E pra nëse ndonjëherë jeni pyetur çka është kuptimi i futjes së vargjeve të Biblës në kllapa të mesme, ose i fjalëve të ndryshme ose vënia e tyre në fusnotë, përgjegjja ajo qka po dëshmojmë këtu. E kjo është ndryshimi i asaj që quhet ‘Fjalës së Zotit’ sipas të Krishterëve. Për të mos dalur se ne po flasim kot së koti vargjet e përmendura gjenden më poshtë.
Për të qenë problemi më i madh këto shtesa, mungesa dhe dallime në Bibël përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të Biblës duke pasur parasysh volumin e këtyre ndërrimeve krahasuar me volumin e Dhjatës së Re SEPSE NE KETE RAST NE JEMI DUKE FOLUR VETEM PER DHJATEN E RE, pra ndryshimet e përmendura kanë të bëjnë vetëm me pjesën e dytë të Biblës të quajtur Dhjata e Re, pa përfshirë këtu Dhjatën e vjetër.
Problemi sa vie e shtohet. Nëse para jush keni një Bibël Katolike dhe një tjetër Protestane, pyetja se CILA BIBEL ESHTE FJALE E PERENDISE bëhet përfundimisht dhe padurueshëm e koklavitur. Për qudi ‘Fjala e Zotit’ ashtu si e konsiderojnë Katolikët përmbanë 7 libra më shumë se sa ‘Fjala e Zotit’ e Protestanëve.
Tashmë vijmë tek thelbi i problemit dhe zgjedhja e tij. BIBLA kurrë nuk u shkrua me qëllimin që të jetë Fjalë e Zotit. Luka psh në fillim të Ungjillit të tij na e tregon qartë se ai nuk po shkruante diçka nën frymëzimin e Zotit por vetëm po i rrëfente Teofilit diçka sikur kishin bërë edhe shumë të tjerë. Në Bibël mund të gjejmë gjurmë të Fjalëve të Zotit por Bibla më tepër është një grumbull librash historikë. Ingjili i cili iu shpall Jezusit në asnjë mënyrë nuk është Ungjijt e sotëm. Shumë vite pasi që Jezusi veçse e kishte përfunduar misionin e tij tek ‘kopeja e humbur e Izraelit’, njerëz të ndryshëm e morën iniciativën e të shkruarit të jetës dhe mësimeve të Jezusit në bazë të asaj që kishin marrë nga tradita. Tradita e pashkruar qoftë kjo edhe me vetëm diferencë një vjeçare gjithmonë krijon shumë ndryshime nga mësimet origjinale. Disa dekada pasi që Krishti veçse nuk gjendej midis Hebrenjëve u shkruan shumë Ungjij. Dhe këta ungjij kurrë nuk u shkruan me qëllimin që të konsideroheshin për fjalë të Perëndisë. Siç thotë psh Luka. Kisha të ndryshme përdornin libra të ndryshëm për të mësuar për misionin e të Dërguarit të Perëndisë – Jezu Krishtit. Disa nga këta Ungjij dhe libra ishin shumë afër me atë që Jezusi kishtë mësuar, përderisa të tjerat ishin shumë larg të së vërtetës. Në vitin 325 pas Krishtit përfaqësues të kishave të ndryshme u takuan në Nike për të vendosur se cilat libra të zgjedhen në përbërje të Dhjatës së Re. Kjo është një çështje shumë serioze. Përderisa tek muslimanët Fjala e Perëndisë vie direkt nga Zoti nëpërmes Profetit, të krishterët çuditërisht besojnë se koncilet kanë fuqinë e të shpallurit të ndonjë libri për fjalë të Zotit dhe të shpalljes së tjetrit për libër fallso. Sa është e logjikshme kjo? Mendja njerëzore dhe fuqia njerëzore nuk e ka këtë pushtet. Është Zoti ai që dërgon Fjalën e Tij. Mospajtimet në këshillin e Nikeut ishin të ashpra. Shumë kisha kishin shfaqur haptas mospajtimin e tyre me shumicën e doktrinave të paraqitura në këtë koncil dhe me librat të cilat propozoheshin që të jenë pjesë e Biblës dhe të thirren për Fjalë të Perëndisë.
Siç do ti shkruante me zemërim Shën Fausti Shën Augustinit:
Kështu paraardhësit dhe bashkëmendimtarët e tu shtuan në shkrimet e Zotëriut tonë shumë gjëra, të cilat edhe pse e mbajnë emrin e Tij nuk pajtohen me Mësimet e Tij. Kjo nuk është befasuese pasi që ne shpesh kemi vërtetuar se këto gjëra nuk janë shkruar nga Ai vetë e as nga apostujt e tij, për me të madhe janë të bazuara në përralla sipas raporteve të gjysëm Hebrenjëve, me mospajtime të shumta edhe midis tyre, dhe duke i vënë emrat e apostujve në shkrimet e tyre ua atribounin atyre gabimet dhe gënjeshtrat e veta.
Ndikimi i Perandorit të Ri Romak ishte decidiv në këtë Koncil si dhe në të tjerë që do të vinin më vonë. Besimet si triniteti, mëkati fillestar, futja në Bibël e librave me doktrina dhe prejardhje të dyshimta u legalizua. Por shumë kisha me shekuj të tërë vazhduan që të mos pajtohen me këtë. Ato dhe besimtarët e tyre u martirizuan keq nga Perandoria e re romake.
Më kot autori njeri i Zbulesës do të ketë thenë:
“Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t`i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër.
19 Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t`i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër”. Zbulesa 22:18-19.
Lista më e gjatë (e cila nuk është përfshirë kësaj here në këtë shkrim) e cila tregon dallime në fjalë të ndryshme midis verzioneve të ndryshme të manuskripteve të Biblës tregon dallime të shumta edhe ne librin e Zbulesës. Muslimanët besojnë se Zoti iu shpalli gjatë kohëve njerëzve Fjalën e Tij. Por Zoti nuk premtoi se shkrimet e mëhershme të cilat përmbanin Fjalët e Tij nuk mund të ndërrohen. Ai këtë premtim e bëri vetëm për Kur’anin. Të krishterët besojnë se Fjala e Zotit e shpallur një herë do të ruhet përherë dhe nuk do të ndërrohet. Ndërrimet e paraqitura më poshtë shfaqin një problem krucial për besimin dhe shpëtimin e të krishterëve.
Më poshtë e keni listen e vargjeve të shtuara, larguara apo të ndërruara të Biblës.
Ungjilli sipas Mateut 12:47
Ungjilli sipas Mateut 17:21
Ungjilli sipas Mateut 18:11
Ungjilli sipas Mateut 21:44
Ungjilli sipas Mateut 23:14
Ungjilli sipas Markut 7:16
Ungjilli sipas Markut 9:44
Ungjilli sipas Markut 9:46
Ungjilli sipas Markut 11:26
Ungjilli sipas Markut 15:28
Ungjilli sipas Markut 16:9-20 (12 vargje)
Ungjilli sipas Lukës 9:56
Ungjilli sipas Lukës 17:36
Ungjilli sipas Lukës 22:43
Ungjilli sipas Lukës 22:44
Ungjilli sipas Lukës 23:17
Ungjilli sipas Lukës 24:12
Ungjilli sipas Lukës 24:40
Ungjilli sipas Gjonit 5:4
Ungjilli sipas Gjonit 7:53 – 8:11 (12 vargje)
Veprat e Apostujve 8:37
Veprat e Apostujve 15:34
Veprat e Apostujve 24:7
Veprat e Apostujve 28:29
Romakëve 16:24
2 Korintasve 13:14
Jakobit 1:8
1 Gjonit 5:7
Vargu i fundit i përmendur në listë është një desert i hidhur. Përse themi kështu? Kur iu flet të krishterëve për dallimet, shtimet, largimet e vargjeve të tilla nga Bibla arsyetimi i tyre i fundit është se dallimet e tilla janë irelevante kur është në pyetje doktrina kristiane, me fjalë të tjera ato nuk ndërrojnë asgjë në doktrinën e krishtere. 1 Gjonit 5:7 është një kundërargument. Nëse Bibla juaj thotë tek 1 Gjonit 5:7 “Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë; dhe ata të tre janë një” kjo është një rrenë e paskrupullt shtuar Fjalës së Perëndisë. Me shekuj të tërë ky varg është përdorur për të mbrojtur doktrinën e trinitetit. Zbulimi i manuskripteve më të vjetra të Biblës dokumentoi se ky varg është një shtesë e mëvonshme bërë Biblës. Kështu argumenti biblik për trininë na del të jetë futje e dorës së njeriut në Fjalën e Perëndisë dhe me këtë besimi mbi trinitetin rrëzohet si kullë prej letrave.
Këto ishin vetëm disa nga ndryshimet e bëra Biblës. Lista do ishte më e gjatë po të hynim më tepër në detaje. Ndryshimet tjera janë të tipit si këto: Disa manuskripte tek Ungjilli sipas Lukës kapitulli 10 vargu 1 dhe 17 përmendin se Zoti caktoi shtatëdhjetë njerëz të tjerë (lexo vargun për më tepër) ndërsa manuskripte të tjera përmendin se Zoti caktoi jo shtatëdhjetë por shtatëdhjetë e dy. Gabim në dy njerëz nuk është pak. Po te ishte gabim kopjimi tek vargu 1, si mundi të ndodhte i njëjti gabim tek vargu 17 tek të njëjtat manuskripte. Sido që të jetë kjo e dëshmon ndryshimin e Biblës. Disa manuskripte tek Veprat e Apostujve kapitulli 10:19 thonë se Shpirti i Shenjtë i kishte thenë Pjetrit ‘Ja po të kërkojnë tre burra’, përderisa manuskripte të tjera e kanë ‘Ja po të kërkojnë dy burra’, e manuskripte të tjera nuk kanë asnjë numër, as dy as tre. Kur do tu flasim fëmijëve tanë për këtë ngjarje do ta kemi të vështirë të gjejmë në ishin dy apo tre burra. Shpirti i Shenjtë si duket nuk qe mërzitur edhe aq që të na mundësojë që ne të dimë të vërtetën. Një gabim dëshpërues. E tash : BIBLA, FJALE E ZOTIT APO E NJERIUT? Keni parë mjaft sa për të vendosur vetë.
{Për të bërë krahasimet në vargjet e përmendura më lartë si të shtuara, larguara apo ndërruara mund të përdorni midis të tjerash këto verzione të Biblës: Diodati i Ri (shqip), ECM (shqip), New World Translation (anglisht), Novi Zavjet (serbisht).}