A është Jezu Krishti Perëndi?

A është Jezu Krishti Perëndi?

Halil Ibrahimi

Kush është Krishti?

Kush është Jezu Krishti? Zot, bir i Zotit, njeri, profet i Zotit, gënjeshtar apo asnjëra nga këto? Kjo pyetje na është imponuar nga të krishterët me rëndësinë e jetës a vdekjes, shpëtimit a humbjes.

Me shekuj të tërë muslimanët kanë mbajtur besimin se Jezu Krishti ishte vetëm njëri ndër shumë të dërguarit që Allahu ia dërgoi njerëzimit për ta udhëzuar atë drejt vullnetit të Tij. Ku qëndron e vërteta prapa personit të mbuluar me mite, paragjykime dhe keqinterpretime…?

“Mesia duhet të mbretërojë derisa t’i nënshtrojë të gjithë armiqtë e tij. Si armik të fundit do të asgjësojë vdekjen, sepse në Shkrimin e Shenjtë thuhet: Perëndia i ka nënshtruar gjithçka. Tani është e qartë se fjala “gjithçka” nuk përfshinë Atë që i nënshtroi të gjitha këto. E kur Biri i Perëndisë të ketë nënshtruar gjithçka, atëherë ai vetë do ti nënshtrohet Atij që e emëroi Zot të të gjithave. Atëherë Perëndia do të jetë i vetmi Zot: do të sundojë drejpërdrejt mbi të gjitha.” (Letra e parë drejtuar Bashkësisë së Korintit 15:25-28) [1]

Është ky një fragment biblik rrallë i cituar por siç vëreni edhe vetë, flet shumë. Sikur edhe të mos ekzistonte asnjë argument tjetër në Bibël që do të kundërshtonte hyjnyeshmërinë e Jezusit kjo do të mjaftonte. Nga vargjet e cituara më lartë mund të nxirren disa përfundime:

1. Jezusi nuk kishte kurrfarë fuqie apo pushteti por Ati ia kishte dhënë këtë në një kohë të caktuar.

2. Misioni i tij është i përkohshëm sepse do të vinte koha e përmbushjes së misionit të tij dhe atëherë edhe vetë Jezusi ‘do ti nënshtrohet Atij që e emëroi Zot (sundimtar) të të gjithave’

3. Pas kësaj Jezusi do të kthehet në gjendjen e mëparshme kur nuk kishte kurrfarë fuqie dhe Perëndia – Ati ‘do të jetë i vetmi Zot: do të sundojë drejtpërdrejtë mbi të gjitha’.

As që ka nevojë për të sqaruar se dikush që i është dhënë pushteti pasi që nuk e ka pasur vetë nuk mund të jetë Perëndi. Dikush i cili pasi të përmbushë misionin e tij do ti nënshtrohet Zotit nuk mund të jetë Perëndi. Dhe fragmenti na e bën të qartë se Jezusi kurrsesi nuk mund të jetë Zot pasi që pas përmbushjes së misionit të Krishtit, Perëndia-Ati do të jetë i vetmi Zot.

Bibla, edhe pse me shtesa e ndryshime të shumta, e tregon qartë se Jezusi ishte një njeri i aprovuar nga Perëndia për një mision të caktuar tek populli i tij, tek kopeja e humbur e Izraelit. Nga fillimi deri në fund Ungjijt e tregojnë qartë natyrën njerëzore të Jezu Krishtit e cila është krejt ndryshe nga natyra Hyjnore e Atit-Zotit. Çështja e identitetit të Jezu Krishtit është keqkuptuar nga mosnjohja e planit të tërësishëm që Perëndia kishte pas Jezusit, pra me mosnjohjen e thirrjes që shpalli Ai përmes të Dërguarit të Fundit i cili do të vinte pasi që Jezusi të shkonte, si dhe që është më kryesorja ky kuptim i gabuar për Krishtin si Zot rrjedh nga mosnjohja e vetë Biblës dhe historisë së saj e në shumë raste janë edhe paragjykimet ato që e errësojnë rrugën drejt të së vërtetës.

Kush është Zoti?

Për të kthjelltësuar të vërtetën e natyrës së Krishtit ne së pari duhet të dijmë kush është Zoti, që do të thotë të njohim natyrën e Tij respektivisht atributet që atë e bëjnë të quhet Zot.

Duke lexuar Biblën, veqanërisht Besëlidhjen e Vjetër ne hasim në përshkrimine e shumë cilësive të Perëndisë. Zoti aty shfaqet si El-Shadai (hebraisht i Gjithpushtetshmi), El-Olam (I Përjetshmi), i Gjithëdijshmi, i Vetmi etj. Nëse për dikë duam të dimë në është Perëndi apo jo atëherë ai duhet ti përmbajë këto cilësi ose në të kundërtën ai nuk mund të jetë Zot. Pse të mos ia nënshtrojmë një testi të tillë edhe vetë Jezusin.

Le të fillojmë me Ungjillin sipas Markut kapitulli 12 vargjet prej 28 deri 35 ku një nga skribët e kishte pyetur Jezusin cili është i pari i urdhërimeve. Jezusi përgjegjet: “Urdhërimi i pare i të gjithëve është :Dëgjo o Izrael: Zoti, Perëndia ynë është i vetmi Zot” (Marku 12:29). Këtu shohim se Jezusi qartë e tregon se ka vetëm Një Perëndi të Vërtetë si për të ashtu edhe për të gjithë njerëzit e tjerë. Vetë fjalët Zoti-Perëndia ynë tregojnë se Ai – Zoti i Vetëm nuk është Jezusi. Veni re me kujdes fjalët Zoti-Perëndia ynë. Po qe se do të thuhej Zoti juaj është një Zot i vetëm, do të mund të arsyetohej supozimi se Jezusi ka folur për Zotin si një trinitet duke përfshirë edhe veten dhe Frymën e Shenjtë. Mirëpo Jezusi flet për Zotin në vetën e tretë dhe nuk përmend as veten as Frymën e Shenjtë.

Edhe më qartë e shohim të njëjtën gjë tek Ungjilli sipas Gjonit 17:3 “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar”. Mrekulli. Jezusi këtu i drejtohet Atit. Dhe nëse Jezusi thotë se Ati është Një i Vetmi Zot i Vërtetë atëherë është për tu çuditur se si mund të kemi edhe më tej ndonjë dyshim qoftë edhe më të voglin se Jezusi apo Shpirti i Shenjtë janë Perëndi. Nga ky varg ne shohim se Jezusi e bën një dallim krejtësisht të qartë midis Atit, Zotit të vetëm dhe Jezusit – atij që Ati e dërgoi në botë. Një mesazh të ngjashëm e gjejmë edhe tek Timoteu 2:5 “Në fakt një është Perëndia dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve: Krishti Jezus njeri”. Krishti Jezus njeri. Vargu nuk do koment. Ne nuk jemi duke diskutuar këtu tani për dogmën e ndërmjetësimit (shpresojmë ta adresojmë këtë në një të ardhme) por ajo që na intereson këtu është dallimi mes një Perëndie të vetëm dhe njeriut Jezu Krisht.

I Plotfuqishmi – I Gjithëpushtetshmi – El Shadai

Siç e kemi thënë më herët një ndër cilësitë e Perëndisë është Fuqia apo Pushteti. Vetëm në librin e Jobit Perëndia është cilësuar si i Plotfuqishëm ( pra qi që ka pushtetim dhe që mund të bëjë çdo gjë) jo më pak se 31 herë.

Zanafilla 17:1 “Unë jam Perëndia i plotfuqishëm”

Dalja 6:2-3 “Unë jam Zoti,dhe i jam shfaqur Abrahamit, Isakut dhe Jakobit, si Perëndi i plotfuqishëm…”

Por a është Jezusi i plotfuqishëm? Tek Ungjilli sipas Gjonit 5:30 Jezusi thotë “Unë s`mund të bëj asgjë nga vetja ime…”

Si mund të jetë Jezusi Zot atëherë nëse ai nuk mund të bëjë asgjë nga vetvetja por e bën vetëm atë që ia mundëson Ati. Vargje të tjera e mbështesin këtë.

Gjoni 5:19 “Atëherë Jezusi u përgjgj dhe u tha atyre: “Në të vërtetë, në të vërtetë po ju them se Biri nuk mund të bëjë asgjë prej vetvetes, përveç asaj që sheh se bën Ati; gjërat në fakt që bën Ati, i bën po ashtu dhe Biri”.

Mateu 11:27 “Çdo gjë më është dhënë në dorë nga Ati im…”

Marku 10:39-40 “Dhe Jezusi u tha atyre: … nuk më takon mua të vë dikë të ulet në të djathtën time ose në të majtën time, por është për ata për të cilët është përgatitur”

Gjoni 3:35 ” Ati e do Birin dhe i ka dhënë në dorë çdo gjë.”

Gjoni 14 28-31 “Ju keni dëgjuar që ju thashë: “Unë po shkoj dhe do të kthehem te ju”. Po të më donit, do të gëzoheshit sepse unë thashë: “Po shkoj tek Ati”; sepse Ati është më i madh se unë. …por kjo ndodh që bota ta njohë se unë e dua Atin dhe se bëj ashtu siç Ati më ka urdhëruar”

Gjoni 8:31. “Atëherë Jezusi u tha atyre: “Kur ta keni lartuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar”

Vargjet e fundit janë ndër deklarimet më eksplicite të Jezusit që e mohojnë hyjnyeshmërinë e tij pasi që qartë e definojnë pozitën e Jezusit si i nënshtruar Perëndisë e jo si vetë Zoti. Jezusi e tha të vërtetën që e dëgjoi prej Zotit. Po të ishte Zot, Krishti nuk do të kishte nevojë të thoshte të vërteta të dëgjuara nga Zoti por do të thoshte po ua them të vërtetën time, të Jezusit, të Zotit tuaj. Por një gjë e tillë nuk gjendet.

Dikush mund të thotë tash se Jezusi nuk e kishte këtë fuqi dhe cilësitë tjera të përmendura gjatë këtij shkrimi vetëm sa ishte në Tokë. Por Bibla qartë e mohon këtë. E para, Bibla thotë se Jezusi është i njëjti si dje sot dhe neser, nuk ndërron. Hebrenjëve 13:6 “Krishti është i njëjtë dje, sot e përjetë” Dhe për më tepër në Dhjatën e Vjetër tek libri i Malakit lexojmë për Zotin: Malakia 3:6 “Unë jam Zoti, nuk ndryshoj”

Pra Zoti nuk mund të ndryshojë: sot të jetë i plotfuqishëm dhe i gjithëdijshëm e nesër të mos jetë dhe prapë në të ardhmen të jetë. Edhe Jezusi është i njëjtë. Nuk është i ndryshëm Jezusi i Tokës me Jezusin e Qiellit. Këtë nuk e themi ne, e thotë Bibla. Mesia ishte nën Perëndinë dhe gjithmonë do të jetë ashtu 1 Korintit 11:3 “…Mesia është nën Perëndinë…”

I Gjithëdijshmi

Një veti tjetër e Perëndisë është se Ai është i Gjithëdijshëm; e di të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen. E di mendjen e njeriut, e di të zbuluarën dhe të fshehtën.

Mateu 6:8 “Mos u bëni, pra, si ata, sepse Ati juaj i di gjërat për të cilat keni nevojë, para se ju t`i kërkoni.”

Por a është Jezusi i tillë:

Marku 13:32 “Sa për atë ditë dhe atë orë, askush nuk e di, as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”

Mateu 24:36 “Tani sa për atë ditë dhe për atë orë, askush s`e di, as engjëjt e qieive, por vetëm Ati im”

Mark 11:11-14 “Kështu hyri Jezusi në Jeruzalem dhe në tempull; …. Të nesërmen, kur dolën nga Betania, ai kishte uri. Dhe, duke parë nga larg një fik që kishte gjethe, shkoi për të parë në se mund të gjente diçka atje; por, kur iu afrua, s`gjeti asgjë përveç gjetheve, sepse nuk ishte koha e fiqve. Atëherë Jezusi, duke iu drejtuar fikut, tha: “Askush mos ngrëntë kurrë fryt prej teje përjetë“. Dhe dishepujt e tij e dëgjuan.”

Si mund të jetë Jezusi Zot nëse ai nuk e di fundin e Botës të cilën gjoja vetë e paska krijuar. Njëkohësisht këto vargje biblike e mohojnë hyjnyeshmërinë edhe të Shpirtit të Shenjtë siç e pohojnë të krishterët. Këtu është përmendur qartë se vetëm Ati e di fundin e Botës (ditën dhe orën) që do të thotë se përjashtohet edhe Shpirti i Shenjtë. Nuk duhet të kalohet shkarazi nëpër këto vargje dhe t’ia bëjmë vetes qejfin me fragmente agnostike siç është Gjoni 1:1. Nuk ka si të thuhet më qartë se sa është thenë në këto vargje të Biblës.

Kjo është një e keqe paragjykuese që shpesh shumë njerëz e bëjnë duke e lexuar Biblën. Në vend që të marin mësimin e Biblës pa paragjykime ata kanë në kokat e tyre doktrina të fiksuara nga tradita dhe mandej mundohen ti vërtetojnë këto nëpërmes vargjeve të dykuptimta, të dyshimta dhe jobindëse. Prandaj ata kalojnë pa vëmendje në pjesët si ato të përmendura më lartë sikur edhe në fragmentin e mëposhtëm i cili është një dokumetim i padyshimtë dhe definitiv se vetëm Ati është Zot dhe askush tjetër.

Shtëpia – Tempulli i adhurimit të Atit

Gjithandej Biblës Jezusi i këshillon njerëzit të cilëve iu ishte dërguar që ti luten Atit dhe jo Jezusit apo Shpirti të Shenjtë.

Mateu 6:6 “Por ti, kur lutesh, futu në dhomëzën tënde, mbylle derën dhe lutju Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë publikisht”

Ungjilli sipas Gjonit e tregon ngjarjen kur Jezusi – Princi i Paqes i dëboi tregtarët nga Tempulli me kamxhik. Me këtë rast Jezusi e thotë një gjë të cilën nuk e marrin në konsideratë të krishterët asnjëherë:

Gjoni 2:16 “…dhe shitësve të pëllumbave (Jezusi) u tha: “Hiqni këto gjëra që këtej; mos e bëni shtëpinë e Atit tim shtëpi tregtie!“

Vërej fjalët shtëpinë e Atit. Si mund të thuhet më qartë se Tempulli është vend ku adhurohet Ati dhe jo Jezusi apo Shpirti i Shenjtë. Tempulli gjithmonë kishte qenë vend i adhurimit të Zotit-Atit. Asgjë nuk ndryshoi as me ardhjen e Jezusit. Ai vetëm sa e konfirmoi këtë gjë. Ata që vazhdojnë ta shohin Jezusin apo Shpirtin e Shenjtë si pjesë të Perëndisë duhet ta pyesin veten se përse Jezusi nuk e quan tempullin shtëpi e trinisë – shtëpi e Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë, por vetëm shtëpi e Atit..

Askush nuk e ka parë Zotin

1 e Gjonit 4:10 tregon se kurrë ”Askush s`e ka parë ndonjëherë Perëndinë…”. Gjoni 1:18 “Askush s`e pa Perëndinë kurrë”. Jezusi pra nuk mund të jetë ky Perëndi që e adhuronin Hebrenjtë pasi që Jezusin e kishin pare me qindra njerëz. Ata e kishin pare Jezusin duke ngrënë, duke fjetur, duke predikuar mësimet e Atit etj.

Perëndia nuk mund të tundohet

Një veti tjetër e Perëndisë ashtu siç përshkruhet në Bibël është se Ai nuk mund të tundohet. Jakobi 1:11 “Askush kur tundohet të mos thotë: “Jam tunduar nga Perëndia“, sepse Perëndia nuk mund të tundohet nga e keqja, dhe ai vet nuk tundon asnjeri”

Mateu 4: 1-10 është një argument tjetër.

“ Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte. Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria. Atëherë tunduesi, pasi iu afrua, i tha: “Në qoftë se je Biri i Perëndisë, thuaj që këta gurë të bëhen bukë“. Por ai, duke iu përgjigjur, tha: “është shkruar: “Njeriu nuk rron vetëm me bukë, por me çdo fjalë që del nga goja e Perëndis딓. Atëherë djalli e çoi në qytetin e shenjtë dhe e vendosi në majë të tempullit dhe i tha: “Nëse je Biri i Perëndisë, hidhu poshtë, sepse është shkruar: “Ai do t`u japë urdhër engjëjve të tij për ty; edhe ata do të mbajnë mbi duart e tyre që të mos ndeshësh me këmbën tënde ndonjë gur”“. Jezusi i tha: “është shkruar gjithashtu: “Mos e tundo Zotin, Perëndinë tënd”“. Djalli e çoi sërish mbi një mal shumë të lartë dhe i tregoi të gjitha mbretëritë e botës dhe lavdinë e tyre, dhe i tha: “Unë do të t`i jap të gjitha këto, nëse ti bie përmbys para meje dhe më adhuron“. Atëherë Jezusi i tha: “Shporru, Satan, sepse është shkruar: “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”“.

Nga ky pasazh biblik kuptojmë shumëçka. E para Jezusi u tundua prandaj ai nuk mund të jetë Zot sepse Jakobi 1:11 e kishte thënë qartë se Perëndia nuk mund të tundohet. Bile për më tepër edhe Jezusi në këtë fragment të përmendur tek Mateu e tregon “Mos e tundo Zotin, Perëndinë tend” sepse ai e dinte se Zoti nuk tundohet. Jezusi ia tregon Satanait të Vërtetën e Madhe në të cilën ai besonte dhe tek e cila i thërriste njerëzit. “Adhuro Zotin, Perëndinë tënde, dhe shërbeji vetëm atij”. Rrethanat në të cilat Jezusi e tha këtë gjë janë të tilla që dëshmojnë se Jezusi ishte si çdo njeri tjetër që i bindej dhe e adhuronte Zotin dhe që dëshëronte ti shërbente vetëm atij. Ai e tha këtë si reagim ndaj Shejtanit i cili kërkonte nga Jezusi që ta adhuronte.

Jezusi lutej

Njëkohësisht Jezusi nuk mund të jetë Zot pasi që ai i lutej Zotit. Nuk mund ta paramendojmë një Zot që i lutet dikuj. Zoti është i gjithëfuqishëm dhe nuk ka nevojë që ti lutet dikuj. Është e kuptueshme nga citatet e mëposhtme se Jezusi ishte vetëm një njeri që i lutej Zotit dhe assesi Zoti vetë:

Luka 3:21 “Tani, si u pagëzua gjithë populli, edhe Jezusi u pagëzua; dhe ndërsa po lutej, qielli u hap”

Luka 9:18 “Dhe ndodhi që, ndërsa Jezusi po lutej në vetmi…”

Luka 22:41-42 “Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në gjunj dhe lutej, duke thënë: “O Atë, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti“.

Jezusi iu lut Atit për ndihmë. Ai gjithashtu bëri dallimin e dy vullneteve: 1.Vullneti i Atit dhe 2. Vullneti i tij.

Një fakt tjetër ësthë se përderisa Zoti nuk mund të flejë siç thuhet tek Psalmi 121:4 “Ja, ai (Zoti) që mbron Izraelin nuk dremit dhe nuk fle”, është mirë e njohur nga Ungjijtë se Jezusi kisht fjetur. Luka 8:23 “atë e zuri gjumi”

Vargjet janë të shumta në Bibël të cilat e dëshmojnë se Jezusi është një njeri dhe jo Zot. Dikush e quajti atë Mësues i mirë dhe Jezusi iu kundërvë menjëherë me fjalët: Dhe Jezusi i tha: “Përse më quan i mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, domethënë Perëndisë. (Ungjilli sipas Markut 10:18).

Ndërsa të krishterët sot jo vetëm që e quajnë të mire por edhe qka është më e keqja dhe absurdi më i madh në lutjet e tyre shumë më shpesh e dëgjon emrin JEZUS se sa emrin e Atit. Shko në cilën kishë të krishtere sod dhe bëje një matematikë të thjeshtë. Sa here i është bërë thirrje Jezusit e sa here Atit, sa here është kërkuar shëlbim nga Perëndia e sa here nga Jezusi, sa here është madhëruar Ati e sa here Jezusi. Do të keni një rezultat dëshpërues. Si do të reagonte Jezusi në këtë. Përse nuk e mendojmë këtë të gjithë. Do ta përmbyllim këtë shkrim një citat marrë nga A List of False Reading of the Scripture nga Theophilus Lindsey (1723 – 1808). Lindsey i pyet ata të cilët e adhurojnë Jezusin se si do të ishte reaksioni i tyre nëse Jezusi do të iu paraqitej atyre dhe do t’ua bënte pyetjet vijuese:

Përse i adresoni devocionet e juaja tek une? A u kam udhëzuar ndonjëherë që ta bëni këtë, ose a e kam propozuar veten si objekt të adhurimit religjioz?

A nuk e kam vënë veten time vazhdimisht dhe deri në fundin e fundit si një shembull për t’iu lutur Atit, Atit tim dhe Atit tuaj, Zotit tim dhe Zotit tuaj? (Gjoni 20:17)

Kur apostujt e mi kërkuan nga unë që ti mësoj se si të luten (Luka 11:1-2) a i mësova unë ata që të më luten mua ose ndonjë personi tjetër përveq Atit?

A e quajta ndonjëherë veten time Zot, apo a ju thashë se Unë isha Krijuesi i Botës dhe se unë duhet të adhurohesha?

Si do të ishte përgjegjja jote nëse këto pyetje do të bëheshin ty?

——————————————————————————–

[1] Përkthmi i mësipërm është marrë nga versioni ECM ne shqip. I tillë gjendet edhe ne shumë versione në anglisht. Verzione të tjera e kane një qikë më ndryshe por me kuptim të njëjtë. Sidoqoftë është e mrekullueshme sa qartë flet manuskripti në të cilin është bazuar verzioni ECM.