A ËSHTË JEZUSI ZOT ? (Pjesa e Dytë)

A ËSHTË JEZUSI ZOT ? (Pjesa e Dytë)

Këtu në librin e Zanafillës, në kapitullin 1 rreshti 1: “Në fillim Zoti krijoi Qiellin dhe Tokën”. Dhe poshtë fjalës Zot ishte një numër për sqarim, ku në këtë sqarim ky referent D.r Skoufi me 8 DD, jo Didad , thotë se fjala Zot në gjuhën hebreishte do të thotë EL-Elah ose All-llah. Prandaj i vetmi përjashtim që bëra para 15 vjetësh, ishte: Ju mund ta shkruani si të doni por në gjuhën time dua ta shqiptoni si ju kërkoj. Të paktën mundohuni, bëhuni të sinqertë sepse nuk është Eleh por All-llah. Kur thash kështu, u thash: Ja ku u bënë shumë të përafërta ,tani nga Eleh në All-llah. Pra shqiptojeni si po ju them. Thoni All-llah e jo Eleh. Dhe e dini çfarë, në kopjen e dytë ata kishin hequr fare fjalën All-llah. Nuk e di çfarë loje luajnë, sikur më ndjekin se ç’bëj, çfarë flas. Po flas për Biblën NIB, ngjallja e Jezusit. Libri i Markut, kaptina 16. Ata e kishin hequr “ngjalljen” nga kaptina.

Dhe tani e vendosën sërisht dhe në fund thonë: “Në dorëshkrimet më të besueshme nuk gjenden vargjet për ngjalljen”. Pra në dorëshkrimet më të vjetra. Mirëpo kjo ndodhet në Bibël d.m.th në dorëshkrimet më të besueshme nuk e kanë, atëherë kjo duhet të jetë më e pabesushme. Dhe ju e mbartni si fjalë të Zotit. Këtë e zbulova sot. Sot e bleva këtë Bibël në Keiptaun. Kështu i thashë: emri i Zotit tonë të plotëfuqishëm është ALL-LLAH e jo Jahova. Pyetni se ku e kanë gjetur këtë emër? Do tju trokasin në derë e do tju thonë ku e keni gjetur emrin Jahova. Ata do të thonë: Në Bibël. Po si është atje? Jahova. Ata do të thonë, po. Atë e kanë bëre tetragramatikanët. Çdo të thotë kjo. Është një fjalë shumë e gjatë. Ai tha y, h, w, h. Unë thashë jo, jo, më duhet kuptimi i fjalës tetragramaton. Mirëpo ai nuk e dinte edhe pse gjithë kohës fliste për tetragramatonin. Në Biblën NIB gjithashtu flasin për shumë dëshmitarë të Jahovës edhe për tetragramatonin.

Tetragramaton d.m.th. fjalë me 4 gërma. Në vend që të thonë fjalë me katër gërma ata përdorin fjalën tetragramaton (tetra-4 dhe gramaton-gërma) sikur të kishte ardhur revulucioni i ri nga Qielli. Ata duan tju fusin në mister d.m.th. apo kanë disa arsye që nuk e përdorin këtë fjalë me 4 gërma, por përdorin tertagramaton. Më besoni kur fola para profesorëve dhe studentëve në Univerzitetin e Ilinoit në Amerikë i pyeta: a e di dikush kuptimin e fjalës tetragramaton? Besoni asnjë nga profesorët dhe nga studentët nuk e dinin kuptimin e saj. Por çdo njeri i thjeshtë ndër dëshmitarët e Jahovës e dinte. Ai e dinte, kurse profesorët jo. Kur t’i pyesni të krishterët ata nuk e dijnë kuptimin e saj. Një fjalë me katërmbëdhjetë gërma përshkruan kuptimin e fjalës me katër gërma, sepse kur do të thonin fjalë me katër gërma do tju zgjojë kujtesën.

A ju kujtohet korrespondenca e kujtesës. Pra nuk thonë fjalë me katër germa, por tetragramaton. Po ç’është tetragramaton? Është y,h,w,h. Po këto janë bashtingëllore, nuk mund të prodhosh tingull me to, duhet të shtosh zanore. Pra vendosni zanore si të doni që të prodhoni një tingull. Kështu do të duket si Jahoba, Jehova, çfarëdo vetëm shqiptojeni. Po ku e gjetët “j“-në nga kjo Jahova. E dini çfarë? Ata e kanë sëmundjen e “j”-së, kudo “j”. Aty ku s’ka “j” vendosin “j” të duket si emër evropjan, Jahova. Në librin e revolucionit kaptina 19 thuhet se apostolli, Xhon kishte parë në ëndërr se engjujt këndonin “Aleluja, Aleluja”. Kështu në takimin e kaluar në Durban kur një i krishter tregonte diçka, të gjithë të tjerët thërrisnin “Aleluja, Aleluja” saqë e drodhën sallën. Thash, sa të entuziasmuar.

A e dini se ç’keni thënë? A e dini ç’do me thënë Aleluja? Ja, është thirore në hebreishte “ja hua” d.m.th. “o, ai”, sepse “j” është sajuar nga perëndimorët, u thashë: flakeni. Origjinali është y,h,w,h, që d.m.th. jahuha, pra “ja” është thirore “hua” në arabisht d.m.th. “ai” dhe “hu” në hebraisht d.m.th. “ai”. Pra është Hua El Elah ju thoni Aleluja. Kurse fillon me “ja”. Lindorët e fillojnë me “ja” kurse perëndimorët mbarojnë me “ja”. Këtu qëndron gjenialiteti i gjuhës. Ata thonë “jahi” o vëllai im “ja mi”, o nëna ime. “Ja All-llah”, o All-llah. Ne fillojmë me “ja” kurse ai mbarojnë me “ja” dhe pikëçuditëse. Siç thonë “jashtë!”, ”ndal!”. Ne fillojmë me pikëçuditëse ai mbaron me pikëçuditëse. Kjo është mënyra e tij. Pra Alaluja është ja alalu, ja alalu, ja lahu, ja lahu kështu kanë kënduar engjujt në qiell. “ O All-llah, Ti je i vetmi që të adhurojmë dhe të lutemi“. Të gjithë këto i keni në librin “Si quhet Ai”. Merrni edhe librin tjetër “A ështe Bibla fjala e Zotit”, na shkruani. Merrni, studjoni lexoni dhe përdorini. Nëse i lexoni vetëm për argëtim do t’i harroni.

Çfarë dëgjoni tani do ta harroni nëse nuk i përdorni. Mposhtja e fundit që i bën All-llahu idesë, se asnjë qënie njerëzore nuk mund të jetë Zot. Lexoni në sure El-en’ame kaptina 6 rreshti 14. Zoti thotë thuaj: “a të pranoj mbrojtës tjetër pëveç All-llahut Krijuesin e qiejve dhe tokës që na ushqen, e që vet nuk duhet të ushqehet? Pra ky është kualiteti i Tij. Ai na ushqen dhe askush nuk e ushqen Atë. Ky është Zoti që nuk është i varur nga të tjerët. Dhe më direkt ndaj Jezusit në kaptinën 5 rreshti 28. All-llahu thotë: “Jesusi biri i Maries nuk ishte tjetër veç i dërguar”. Shumë të dërguar kaluan para tij. Ata ishin njerëzorë. Nëna e tij ishte e shenjtë, grua e mirë. Ata të dy hëngrën ushqim tokësor. Çka ju tregon All-llahu. Se ata ishin të varur, nëse nuk hani ushqim do të vdisni, se Zotit nuk i duhet ushqim, është i pavarur. Shikoni! Sa të qartë ua bëjmë aty me mesazhet tona. Pra ne përpiqemi tua bëjmë sa më të lehta gjërat për t’i kuptuar. Njeriu që kërkon ushqim është i varur, ka nevoja natyrore, i duhet të shkojë në tualet ose shkurre. Qoftë Jezusi, Muhammedi, Musai, Rama, Krishna, kushdo që kërkon ushqim është i varur. Zoti është i pavarur. Pra Ai i ka krijuar gjërat shumë thjeshtë për tu kuptuar. Sa të marrë jeni ai u thotë: Shikoni! Si u mashtruan ata nga e vërteta! 5:78. Pra o popull shikoni mirë. Ju pyes përse po ju tërheq vëmendjen. Ja po ju jap armët që të luftoni. Këta njerëz po ju ç’rregullojnë kokën dhe ju kënaqeni me të. Ai ju thotë: A han ai ushqim? Po. Ja, ku thotë. “Ata i dhanë atij (Jezusit) një copë peshk të pjekur, dhe një pite dylli, ai i pa dhe i hëngri para tyre. Luka 24:42-43. Pra ata hanin. Profeti i Islamit gjithashtu i varur. Njeriu primitiv ishte më superior se njeriu i sotëm i civilizuar. Imagjinoni në shekullin e XX. Njerëzit adhurojnë njerëzit, majmuna, elefantë e gjarpërinj, adhurojnë shejtanin, diellin dhe hënën, në Amerikë njerzit e bardhë, adhurojnë Krishnën, shejtanin e shenjtë. Në librin tim do të gjeni ku flitet për një njeri primitiv regjionin Ebe të Australisë jugore. Në gjuhën amtare ai nuk dinte më tepër se 1200 fjalë. Majmuni dinte deri në disa qindra fjalë, pra ishte shumë i afërt me majmunin. Mirëpo ai i kishte dhënë një emër Zotit në gjuhën e tij. Ai e shihte atë sa të bukur aq edhe të përsosur, sa që ishte ruajtur nga krishterizimi. Askush nuk mund ta krishterizojë apo hindunizojë atë. Sepse ai kishte konceptin e vet për Zotin të trashëguar nga paraardhësit e tij.

Prandaj ai e quante Zotin Atnatu. Ky ishte shpëtimtari i tij. Ky është ai që e mbron atë nga çdo koncept tjetër i gabuar për Zotin. Nëse shkoni i thoni se Jezusi është Zot. Ai do tu pyes: A është Atnatu? Atnatu d.m.th kur hani, sekretoni. Proçesi i jashtëqitjes së elementeve quhet Atnatu. Kështu ai do tju pyes: A është Atnatu (pra a nuk sekreton)? Ju thoni jo. Atëherë nuk është Zot. Ju i thoni Rama është Zot. Ai do tju pyes: a është Atnatu? Ju thoni: jo, atëherë nuk është Zot. Ndonjë i marrë shkon e i thotë Muhammedi është Zot. A e dini ç’do t’i thotë? A është Atnatu. Ju thoni, jo. Atëherë s’është Zot. Bukur. All-llahu thotë të njejtën gjë. Njeriu primitiv pa frenim. Shikoni se sa po mundohem që të mos i përdor ato fjalë. Kështu ai nuk kishte frenim prandaj fliste lirisht. Nëse unë do të flisja ashtu ju që jeni shumë të ndjeshëm. Ju do të nervozoheshit shpejtë, nëse do të përdorja ndonjë fjalë. Nëse përdor ndonjë fjalë biblike, ju do të thoni se Didadi ishte i çmendur. Prandaj unë s’kam ç’të bëj. Kështu siç thotë Zoti i madhërishëm “Unzur su munzu“ kjo është këshillë për ne. Shko të folësh me atë njeri, Atnatu. Ju mund ta merni si për të çmendur, por ai thotë të njejtën gjë. Shikoni. A nuk shihni, mos jeni të verbër? Ata marrin ushqim, kanë nevoja natyrore. A nuk kuptoni? Po ju tregoj që të kuptoni, e shihni si kanë devijuar. Në fund, o Zot i madhërishëm patjetër ka përfundim. Me paralajmërimin, kaptina 4, sure En-nisaë rreshti 171 thotë: “Mos shkoni deri në ekstremitet në fe“. Hebrenjtë dhe të krishterët shkojnë në ekstremitete. Hebrenjtë thonë me që Jezusi nuk ka baba, ai është fëmi i paligjshëm i Maries. Kam lexuar në Bibël tre herë atë fjalë të fëlliqur. Nëse jua tregoj ju do të bini në gjendje shoku. Ndërsa të krishterët thonë: Meqë nuk ka baba atëherë babai i tij është Zoti. Pra Zoti thotë: mos e tepro në fe, dhe mos thuaj tjetër veç të vërtetës për All-llahun. Musa ka qenë mesaja. Jezusi biri i Maries është vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjala e Tij që ia drejtoi Maries dhe ishte shpirt nga Ai. Besojeni pra All-llahun dhe të dërguarin e tij. Se ai është njeri i thjeshtë i dërguar i Zotit dhe jo Zot dhe biri i tij. Ai nuk ka lindur nga asnjë baba por u krijua. Pranoje këtë mesazh dhe shpërndaje. Kjo do të jetë një nga pyetjet e All-llahut në ditën e gjykimit. A e keni shpërndarë mesazhin? Ai nuk do tu pyes për Jezusin, apo çfarë ke ngrënë, kush ka pirë birrë. Kjo nuk është puna jote. Ai do tu pyes: a e keni shpërndarë mesazhin? Ju mund të përgjigjeni: kam shpërndarë sa kam mundur, që mund të jetë pak. Ai nuk do tu pyes: pse nuk jeni falur si Didadi, ose Meulana Rizai ose sheik Nexhad. Jo Ai do tu pyes vetëm a keni shpërndarë mesazhin tim?

Ju i thoni: O All-llah, e kam shpërndarë sa kam mundur. Atëherë ai do tu thotë: dyert e Xhenetit janë të hapura për ty. O All-llah, vetëm kaq sa kam mundur. Nuk ka nevojë që të jeni si Didadi apo dikush tjetër, jeni ai që jeni, pra përcilleni atë.

Ju falemderit zoti Ahmed Didad. Motra e vëllezër, zonja e zotërinj. Besoj se do të pajtoheni me mua kur them se nuk është e lehtë të folet një orë e gjysëm. Ky ishte vazhdimi i asaj që vëllai Didad do të flasë për tetë netë, pa natën e Dielë. Jam i sigurt që secili nga ne, qoftë edhe ata që nuk pajtohen me asgjë që ai thotë, sepse ka njerëz këtu që kanë ardhur të përgaditur për të mos u pajtuar. Qoftë edhe ata që nuk pajtohen me disa nga ato që Didadi tha, duhet ta pranojmë që ai ishte mjaft i përgaditur për temën që ndërmori të flasë. Erdhëm në fund të takimit tonë ligjërues. Dhe më vjen keq që erdhëm në përfundim të tij. Tani ju kërkojmë nëse ka dikush që dëshiron të bëj pyetje. Lirisht mund të vini në mikrofon këtu përballë. Dhe meqë jemi bashkësi puntorësh do të donim të jeni sa më të shpejtë. Nëse ka më shumë që dëshirojnë të pyesin, kishim lutur të gjithë të vini këtu lartë tek mikrofoni dhe ju lutemi të jeni në rresht. Nuk ka kohë.

Ai që nuk është në rresht do të më falë se do ta shkëpus. Kur ta bëni pyetjen do të doja që ta bënit vetëm një. Dhe pasi që do ta keni bëre atë, do të prisni përgjigje. Atëherë ejani. Ju lutem pastaj shkoni në fund të rreshtit nëse keni pyetje tjetër. Të jeni të sigurtë se nuk do të mirëpres asnjë debat, dhe asnjë ligjëratë nga ju. Me gjithë respektin që kam për ty Xhon dua të të pyes për çështjen që dua ta di. Pra ju jeni të lirë të pyetni. Ata që do të vinë tani e që janë duke ardhur janë të përjashtuar nga ky kusht. Nëse nuk pyesni do tju ndaloj, nëse pyesni pyetje që nuk korenspondojnë me ligjëratat e sotme gjithashtu do tju ndaloj. Ju lusim të gjithëve se koha e pritjes së pyetjeve mbaroi. Ju lutem mbajeni mend deri në fund të mbrëmjes. Vazhdoni Xhon. Në lidhje me korrektësinë. Ndalni Xhon, ju thash të bëni pyetje, nëse nuk bëni ju lutem të shkoni në fund të rreshtit. Në rregull. Zoti Ahmed Didad, Rousvil më ka thënë se nëse vërtetoj për përjetësinë, ju do të më jepnit shansin për të Martën. Këtu e kam me vete atë n.q.s më jepni mundësi. Ju doni të shpërndani ligjëratat. Po Xhon, keni mundësi të Dielën paradite për dy orë që të takoheni me të. Nëse ka dikush pyetje që kanë të bëjnë fjalë në lidhje me temën ju lutem shkoni mbas. Zoti kryetar, zoti Didad, zonja e zotrinj më lejoni tu apeloj, përulësisht u them se ju duhet t’i ndryshoni rregullat më tej.

Dikush mund të parashtrojë pyetjen të plotë. Kemi dëgjuar për një orë e gjysëm, mendoj të na jepni të paktën dy minuta e gjysëm ta përmbledhim pyetjen. Zotëri, besoj se nuk do të më keqkuptoni. Po ndryshoj edhe përcaktimin tim, nëse jeni në gjendje të parashtroni pyetje, duhej të kishit dëgjuar, besoj se ju nuk jeni përgaditur gjatë asaj kohe. Nëse më akuzoni se kam qenë i padrejtë, atëherë e pranoj fajësimin. Ju kërkova dhe insistoj të bëni pyetje. Nëse ai ka thënë diçka dhe ju kërkoni sqarim për vete apo për njerëzit këtu, apo nëse keni aftësi ta ndryshoni fjalinë nga dëftore në pyetëse mendoj se çdo kush që e di pak gjuhën mund ta bëjë atë. Sinqerisht doja të pyes. Pyetja ime, nëse më lejohet të flas nuk është më shumë se gjashtë fjali, sepse mbrëmë ju më ndërpretë pas gjashtë fjalive. Pra ju nuk mund të ma kuptoni pyetjen nëse nuk e dëgjoni tërësin, prandaj ndoshta do të më marrë dy minuta para se të parashtroj pyetjen.

Më lejoni tju rikujtoj se mbrëmë apo natën e kaluar ju thatë: nuk e kuptoj se si muslimanët rrijnë pa pyetur apo pa dyshuar. Nuk dua të di se çfarë mendoni ju për muslimanët. Kurse tani ju i bëni presion z.Didad se ai nuk mund tju kuptoj nëse nuk lexoni më parë tekstin. Ju lutem keni 3 minuta të parashtroni pyetjen që ai të di se ç’thotë teksti. Pra z. Didad thotë: nëse Jezusi ka deklaruar se është Zot ai menjëherë do të ulej dhe ndoshta do të priste kokën. Për mua dhe të krishterët pyetja do të ishte se kur dikush deklarohet si Zot apo Zoti e ka autorizuar atë të jetë Zot. Më lejoni tu lexoj çfarë i thotë Zoti, Jezusit. Kjo është pyetja dhe unë dua ta di se ç’mendon z. Didad për të. Në kaptinën 1 rreshti 8 nëse doni të lexoni. Zoti i thotë Jezusit birit të Tij hebraisht. “Froni yt, o Zot, në shekuj të shekujve, drejtësia do të jetë, skepteri i mbretërisë sate. 9. E ke dashur drejtësinë dhe e ke urrejtur padrejtësinë, prandaj o Zot, Zoti yt të siguroi me sigurimin e gëzimit si asnjë ndër shokët e tu“, “Edhe ti, o Zot, në fillim e krijove Tokën dhe Qiejtë, janë vepër e duarve tua. Ata do të zhduken kurse Ti qëndron, të gjithë do të vjetërohen si petku, porsi petku do t’i mbështjellësh-porsi mantel-dhe do të ndërrohen.

Ti vetëm, i vetmi mbetesh i njejtë-vitet e tua nuk kanë mbarim”. Pra pyetja do të ishte: Në bazë të asaj që është deklaruar për Jezusin birin e Zotit, si mund të thotë z. Didad se Jezusi nuk ishte i autorizuar nga Zoti. Dua tju them se nuk do t’ju lejoj qoftë edhe ndonjë nga vëllezërit e mi të më ndërpresë nëse ju ndërpres. Ju thashë se nëse bëni ligjërata i shihni kushtet dhe ju kërkova t’i pranoni, thashë se ata që vijnë tani do të përjashtohen nga kjo. Pra ju nuk mund të thoni se jam i padrejtë. Nëse ka mundësi përmblidheni pyetjen. Më falni por kjo ishte pyetja. Pra ç’mund të thotë zoti Didad se Jezusi ishte Zot. Z.Kryetar, vëllai ynë nuk kuptoka anglisht apo anglishten që unë e flas. Thashë se nuk egziston asnjë fjali e qartë ku Jezusi thotë se është Zot apo më adhuroni mua. Në tekstin që ju shkëputët nuk kishit asnjë fjalë për Jezusin. A e ka thënë këtë Jezusi? Zoti flet për Jezusin. Ku e di se Zoti e ka thënë këtë? Kështu shkruan në Bibël. Letra drejtuar hebrenjëve është shkruar nga Letra drejtuar hebrenjëve është shkruar nga Pali. Ju pyes ç’ka thënë Jezusi? Ai thotë: “nuk mund të bëjë asgjë vetë”. Fjala është ç’thotë Zoti për ty, jo ti për Zotin. Jezusi thotë: Babai im është më i madh se unë, ati im është më i madh se të gjithë. Pra ku thotë se unë jam i barabartë me Atin tim, apo jam Zot.

Më falni nuk iu përgjigj pyetjes. Ky është mendimi juaj. Z. Didad pyetja për ty është: A mund të ketë qenë Jezusi njeri i thjeshtë apo profet nëse ka deklaruar se s’ka familje dhe as mëkate? Besojmë se të gjithë profetët janë pa familje dhe pa mëkate duke përfshirë edhe Jezusin. Por kjo nuk e bënë atë Zot. Pra themi a është Jezusi Zot? Nëse njeriu është pa familje është njeri. Pjetri thotë: O ju njerëz të Izraelit, Jezusi nga Nazareti është njeri i miratuar nga Zoti, e jo, Zot i miratur nga Zoti. Pra ai është njeri. Ne themi ai është i derguari më i fuqishëm i Zotit, ai është profet, mesiu, çudibërësi më i madh, por nuk është Zot. Dhe këtë ai vetë e dëshmon: “Nuk mund të bëjë asgjë vet” Zoti bën gjithçka vetë, çka dëshiron të bëjë. Kurse Jezusi jo. Ai thotë: “Atë ditë në Qiell nuk do të jetë askush, asnjë njeri, asnjë engjëll, as biri i tij përveç Atit. As dituritë, as fuqia e tij nuk është si e Zoti. Ai i kërkon ndihmë Zotit, përkulet në tokë dhe falet, thërret në kryq Elaj, elaj. I qahet ai vetëvetes, a e thërret vetëveten Elaj, Elaj? Ata e kanë bërë si Rama në film. Jezusi nuk po aktron. Ai i ankohet Zotit, Babait në qiell, ai është Zoti i vërtetë, jo Jezusi. Ai erdhi të na mësojë se si të lutemi.

Ai tha ejani të faleni kështu: O, Ati ynë në Qiell, i juaji dhe i imi duke përfshirë edhe Tudën, je babai i të gjithëve. Ku thotë ai se Zoti është babai i tij i vetëm, dhe se e ka lindur atë. Këto janë mësimet e kishës. Jezusi nuk ka thënë asnjëherë kështu por përkundrazi ai e miraton se ka vetëm një Zot dhe ai i nënshtrohet Zotit. Ai thotë e gjithë fuqia që më është dhënë nuk është e imja. Pse më quani mua të mirë, vetëm një është i mirë, Zoti. Pra ku ka thënë se ai është Zot? Këtë jua kërkoj. Tregomëni ku dhe jam gati ta pranoj kishën tuaj.

A mund të parashtroj më shumë se një pyetje nëse shkoj në fund të rreshtit përsëri. z. Didad. Kur në librin e aktit 2: 22 ku Pjetri thotë se Jezusi i bëri mrekullitë me ndihmën e Zotit që është e vërtetë, atëherë pse nuk pranoni çka Pjetri thotë më vonë në këtë libër në kaptinën 4:12. Ndër 100 emrat e tyre nuk u shpëtuan përveç Jezusit. Besoj se nuk kërkoni të vërtetoni se Jezusi është Zot. Jo, kërkoj të vërtetoj pse ju merrni njërën e tjetrën jo. Unë do të jem gati ta pranoj këtë. Shiko ai u drejtohet hebrenjëve: “O, ju njerëz të Izraelit“, sepse Jezusi erdhi për hebrenjtë. Në kohën e Jezusit nuk kishte mënyrë tjetër se si tu drejtohet. Njësoj si në kohën e Musait, ku ne themi se ai ishte rruga deri te Zoti. Izraelitët ndoqën rrugën e lopës së artë. Por Zoti nuk e pëlqente këtë. Ai tha këtë: dua të ndiqni rrugën e Musait. Çfarë të thotë ai për Zotin, ju duhet ta pranoni. Në kohën e Davidit, ai ishte rruga drejtë Zotit. Në kohën e Solomonit ai ishte rruga drejtë Zotit. Në kohën e Jezusit, ai ishte rruga drejtë Zotit. Në kohën e Muhammedit ai ishte rruga drejt Zotit, për njerzimin deri në pafundësi. Në çdo shpërndarje njeriu i Zotit, biri i parë i Zotit që paraqet Zotin, dhe ju duhet ta dëgjoni. Por unë e pranoj këtë, pasi hebrenjtë nuk kishin rrugëdalje tjetër sepse nuk e kishin Muhammedin aty. Nëse donin ta ndiqnin Jezusin ata duhej të degjonin përfaqësuesin e tij Pjetrin që tu thoshte: Ju duhet të dëgjoni Jezusin ai është mesiu ju duhet ta besoni dhe ta ndiqni atë. Kjo është zgjedhja juaj. Z. Didad dua tu them se ju i dini librat shumë mirë, por nuk i kuptoni. Nuk do të deklarohem, t’i përgjigjem pyetjes suaj. Po dua tju shpjegoj dy çështje. E para: Pjetri po ecte në ujë, filloi të fundoset dhe Jezusi e ndihmoi atë, atëherë kur ata u futën në barkë, në bazë të Biblës ata e adhuruan atë. Në ligjëratat e përparme me pikëllim dhe në mënyrë të shkëlqyer thotë se Tomasi thirri: “O Zoti im“ duke ndjellur frikë. Mirëpo në këtë rast Jezusi duhej ta kishte fshehur se kishte marrë emrin e Zotit. A mund të na shpjegosh këtë? Nuk ka lidhje asgjë me atë që Pjetri e adhuronte Jezusin. Nëse e hapni Biblën e re NIB do të gjeni një tjetër fjalë në vend të fjalës “adhurim”. Nëse merrni Biblën RSB do të gjeni fjalë tjetër. Cilët janë sinonimet e fjalës “adhuroj”? Në Bibël për të gjithë thuhet të “adhuruar”. D.m. th. të gjithë janë të adhuruar. Në bazë të hebrenjëve, nëse ata e adhuronin Jezusin d.m.th të gjithë apostujt e adhuronin atë. Nëse Pjetri e adhuronte atë atëherë të gjithë të tjerët do ta adhuronin sepse Pjetri, ishte lideri i tyre. Askund nuk keni gjetur se apostujt e tij janë përkulur para Jezusit ndonjëherë, as i njëmbëdhjeti as i dymbëdhjeti.

Ta adhurosh d.m.th. të jesh mbi Zotin. Nëse pyesni Romën katolike, ata kanë njohuri të shumta për Biblat e tyre. Ata e shpallën zinxhirin e pathyer të Papave duke filluar prej Pjetrit të parë deri më sot. Pyetini sa lloje të adhurimit ka aty. Ata do të thonë se ka tri lloje. P.sh. ju thoni për të fejuarën tuaj se e adhuroni. Pra, kur thoni se e adhuroni d.m.th. se e doni shumë nëse e matni. Por nuk e pranoni si Zot. Kjo është një shprehje e zakonshme, pra e adhuroni dikë. Francezët thonë: “Paraja është Zoti im, gruaja tipi im”. D.m.th. i adhuron paratë, gratë por nuk thoni se paratë dhe gratë janë Zoti im. Mirëpo ju përdorni fjalën “adhuroj”. Adhurimi është forma më ekstreme e dashurisë. Në dashuri e përqafoni dikë ku në bazë të verzionit të mbretit tuaj Xhejms ka përdorur fjalën adhurim, por nëse ata e kanë adhuruar si Zot kjo është diçka tjetër. Nëse ai është Zoti ynë atëherë ai duhet të thotë se është Zot. Ai duhet të thotë që ta adhurojmë atë. Mirëpo në asnjë kohë nuk është thënë që adhuroni atë siç e adhuroni Zotin. Ai ju thotë: adhurojeni Zotin, Atin në qiell që është Zoti i vetëm i vërtetë. A ka thënë ai “Unë jam Zoti e më adhuroni mua”. Nëse ka deklaruar se unë jam Zoti, atëherë unë ju kam thënë më tregoni se ku ka thënë Jezusi se unë jam Zot, apo më adhuroni mua. Po ju pyes shumë thjeshtë. Nëse ka thënë se unë jam Zot dhe më adhuroni mua atëherë jam gati ta pranojë. Pra, duhet ta thotë ai e jo Pjetri, Pali e Xhejmsi, pasi nëse është Zot, ateherë edhe unë do të thosha se ai varet nga adhurimi. Mirëpo unë nuk dua të shkoj në Xhehenem, dua ta ndjek atë.

Këtu kam një vërejtje: ky është thelbi i çështjes. Ju përshkruani shumë arsye të adhurimit, ku në Bibël nuk janë elaboruar aspak. Fakt është që apostujt e tij e adhuronin atë e ju e pranoni atë. Jezusi ju ka treguar se si ta adhuroni. Nëse ju kujtohet në kopsht ai eci më tej, u përkul dhe iu lut Zotit. A nuk është ky një shembull? Ju lexoni fjalë nga Bibla. Gjejeni në librin e Mateut. Në fakt apostujt e tij e adhuronin atë. Hebrenjtë e dijnë se si ta adhurojnë atë. Nëse doni të dini se si adhurojnë muslimanët, shkoni në xhami e do të shihni: All-llahu ekber, ngrihen në këmbë, këndojnë kaptina e vargje, ulen në pozitë mesatare, ngrihen, ulen poshtë në tokë duke prekur tokën. Kështu adhurojnë muslimanët. Të themi, kryetari e këta njerëz këtu e adhurojnë Didadin që d.m.th. se ata e duan këtë njeri me dashuri të madhe. Pra, përdorin fjalën adhuroj. Ky është gabimi që bëjnë. E çfarë bëjnë ata. A bëjnë revolucion, a e ndjekin pas në rrugë zotin Didad? Ai thotë jo. Atëherë ç’kupton ti me fjalën “ata e adhurojnë atë”. Ata do të thonë se jeni të çmendur pas tij. Kjo është krejtsishtë diçka tjetër, sepse ju e përdorni një fjalë dhe e shpjegoni figurativisht në mënyrë tjetër. Këtë po bëni ju. Jo unë nuk po bëj ashtu. Jezusi dhe të gjithë profetët kishin një adhurim formal. “Abrahami u përkul dhe iu lut Zotit” Musai dhe Aroni u përkulën dhe u lutën, Joshua u përkul dhe iu lut Zotit, Jezusi u përkul dhe iu lut Zotit. Pra të gjithë u përkulën dhe u lutën. Ç’është kjo? Kjo është mënyra se si adhurohet Zoti. Papa kudo që shkon e puth tokën. Ata përulen në të njetën mënyrë si muslimanët. Ndoshta nuk e din a e ka parë ndonjëherë bashkësia e tij apo jo, por ai bën njësoj si muslimanët.

Ju mund të thoni se ai e adhuron tokën. Shkon në Ajila dhe adhuron tokën e saj, shkon në Poloni dhe e adhuron tokën atje. Jo, ky nuk është adhurim. Ai tregon një farë njerëzimi dhe respekti. Mirëpo Musai, Abrahami, Jezusi dhe Joshua e bën këtë, kurse ju këtë nuk e bëni. Pra ju keni ide të gabuar të adhurimit. Koha po kalon. A mund të parashtroni pyetje dhe do t’ju përfshijmë edhe juve. Afrohuni pranë mikrofonit që t’ju dëgjojmë. Besoj se z.Didat është mjaft i shkolluar, si edhe zotërinjtë e tjerë. Mendoj se ka intelekt të lartë. A është kjo pyetje? Jo, akoma. E përgëzoj për kurajon si dhe për njohuritë e tij. Por jam i dëshpëruar për një gjë nga z.Didad. A mund të parashtroni pyetje ju lutem? Kjo nuk i zgjidh problemet e të tjerëve. Disa mendojnë se ju ndërpres padrejtsisht por më lejoni t’ju them se nëse doni tu mbani ligjerata njerëzve thirrini ata dhe thuaju ç’ke për të thënë. Ky njeri i ka thirur këta njerëz, kërkoji takim dhe lereni tu shpjegojë njerëzve. Të lutem mos na mbaj ligjerata. Jo, unë nuk po ju mbaj ligjerata, kjo shpije në ligjerata, nuk jam pregatitur në shtëpi ta mposht atë. Pyetja është: dua të di sa i kupton dhe si i interpreton z. Didad të gjitha llojet e konteksteve në Bibël. P.sh. në librin e Zanafillës Jezusi thotë: Unë dhe Ati im jemi një. Si e shpjegon ai këtë? Sepse nëse unë jam Z.Torna, nuk mund të jem babai im e nuk mund gjithashtu të deklaroj se babai është unë.

Duhet të kishit dëgjuar me kujdes, sepse ishit të interesuar si dhe unë. Nuk dua të korigjoj por z.Didad e shpjegoi qartë: “Unë dhe Ati im jemi një” apo jo vëllezër. Ai nuk e shpjegoi. z.Kryetar, zotëriu që ishte para meje, zoti Didad ia interpretonte gjërat sikurse i lexonte. Ju lutem pyeteni dhe ai do t’ju përgjigjet e ta kuptojë pyetjen tuaj. Mendoj se ju shpjegova se “njëshi” për të cilën flet Jezusi është në kontekstin e tij reshti 28,29,30. “Askush nuk mund t’i shkëpusë nga dora ime”, “askush nuk mund t’i shkëpusë nga dora e Atit tim”, “Unë dhe Ati im jemi një”. Pra, ky është konteksti dhe çdokush mund ta shohë atë. Mirëpo, meqë të krishterët mendojnë se “njëshi” paraqet bashkim, shoqërim si një pjesë. Siç u tha Zoti i madhërishëm Havës dhe Ademit, se ata të dy do të jenë një. Ata do të shoqërohen por prap janë dy persona të veçantë. Sërisht Xhoni në librin e tij në kaptinën 17 reshti 20-22 thotë: “Ata të gjithë mund të jenë një siç je Ti, At në mua, e unë në ty, ata prap mund të jenë një në ne. Kush? Apostujt, tregtarët, hebrenjtë ndërmjet tyre? Pjetri, Timi të cilin e lanë kur i duhej ndihma. Të gjithë, Ati e biri mund të jenë një në ne, unë në ta e ti në mua, e ata mund të bëhen të përsosur në një. Me një fjalë, të gjithë 12 apostujt, Jezusi, Zoti përbëjnë një shoqëri. Fjala “një” paraqet, të gjithë këta përbëjnë një të vetëm. Ç’është një? Ai është një synim. Është i njejti qëllim të cilin Xhoni e sqaron në 1:30. Të njejtën Pjetri, Xhuda, Tomasi të gjithë në një.

Ai thotë: “Unë në ty, e ti në mua, e ata në ne.” Çdo të thotë kjo shoqëri? Nëse e kuptoni si shoqëri atëherë nuk kam përgjigje. Por unë ju them jo. Nuk flitet për një shoqëri por për një qëllim që kanë ata të gjithë, të plotësojnë dëshirën dhe planin e Zotit. Ky është njëshi. Ai është një me Zotin d.m.th. çka e urdhëron Zoti ai e bën. Ai vibron në të njejtën mënyrë si Zotin. Ky është njëshi, jo se ai bëhet Zot, e Zoti njeri. Pyetja tjetër. Z.Didad dua të më bëni definicionin për All-llahun. Në librin e Xhonit kaptina 1 jepen tre fjalë për Zotin. Dua t’ju pyes, si mund të ndani hyjninë nga hyjnia. Në Bibël thuhet Zoti, meqë ju nuk e përmendët sonte por vetëm: Elaj, All-llah dhe fjalën Greke për Zotin por jo Jarohim e cila mund të jetë në shumës apo me prapashtesë në gjininë mashkullore. Ju lutem më shpjegoni si mund të ndani hyjninë nga hyjnia. -Puna qëndron në atë se një perëndimor lexon një libër lindor. Bibla është libër lindor përplot me metafora dhe sinonime. Të parët që ranë në kontakt me këtë libër qenë grekët dhe romakët.

Grekët dhe romakët kishin Zotrat-njerëz. Siç i dini: Jupteri-Zoti i qiellit, Plutoni-Zoti i Xhehenemit, Elkami-Zoti i zjarrit, Neptuni-Zoti i detit, Moasi-Zoti i murit dhe Zeusi-ishte babai i të gjitha këtyre zotrava që kishin shumë gra e fëmijë. Kjo është mitologjia greke. Mirëpo ndërmjet këtyre njerëzve ideja dhe feja e re e të cilëve ishte për birin e Zotit të lindur në Palestinë, Jezusin. Prandaj ç’ishte metaforike për hebrenjtë u bë letrare për grekët. Ata ishin pionerët e mesazhit të stërgjyshërve tuaj. Prej perëndimorëve tek ju, indianët, kalerët, afrikanët, e të gjithë. Njeriu i bardhë e trashëgoi prej grekëve dhe romakëve dhe ua solli këtë teologji. “Im elu im”, po ju shpjegoj, El d.m.th. Zot në hebreishte, Elu im d.m.th Zot gjithashtu në hebreisht. Ju thatë se është në shumës. Keni të drejtë. Hebreishtja dhe arabishtja janë gjuhë të ngjajshme dhe kanë dy lloj shumësi, shumësi i respektit dhe shumësi i numrit. Në të gjitha gjuhët lindore dhe në gjuhën time kemi dy lloje shumësi. Pyetni hebrenjtë libri i tyre është. Kur thoni. “Elu im” mendoni për Jahova, Musain cilin do. Ai do tu thotë jo, vetëm për Zotin. Ju do të thoni: ç’është im? Ai do të përgjigjet se është shumësi i respektit. Në Kur’an është e njejta gjë. “Ne me madhërinë tonë e shpallëm Kur’anin dhe në Gjithësesi jemi mbrojtës të tij. Pra “ne”, jemi muslimanët, Muhammedi, shpirti i shenjtë, Xhebraili dhe All-llahu? Ai thotë jo. Po kush janë “ne” në Kur’an? Ku thuhet: “thuaj se Zoti është një dhe i vetmi dhe ne kemi krijuar Qiejt dhe Tokën“. E kush janë ata? Fjala “ne”është shumësi i respektit në gjuhën tonë. Pra ky është shumësi i respektit në hebreisht. Pyetja tjetër. Pyetja ime është se ju u treguat i drejtë me hebrenjtë dhe ata janë injorantë sa edhe z.Didad. Z. Didad çfarë do të thonit për këtë: për ne lindi një fëmijë, na u dërgua një bir dhe pushteti yt mbi të u tregua. Zoti i plotëfuqishëm, Ati i përjetësisë, princi i paqes. Pra profeti Jasia flet për Jezusin. Pse ky atëherë e quan o Zoti i plotëfuqishëm. Dhe duhet të quhet ashtu.

Dua të di kush e quan atë Zoti juaj i plotëfuqishëm. Ju keni 27 libra në Besëlidhjen e re. Në cilën prej tyre e keni quajtur Jezusin Zot i plotëfuqishëm. Ai thotë: duhet të quhet ashtu. Kjo është shkruar 600 vjetë para se të lindte Jezusi. Kur thoni se duhet të quhet Zot atëherë dikush duhet ta quajë Zot. Në 27 librat e Besëlidhjes së re, ai askund nuk quhet Zot e askund Imenuel, “Imenuel” d.m.th Zoti me ne. Ky është aftësia e njeriut kur zëvendëson Elaj që d.m.th Zoti im. Jo unë po flas për Besëlidhjen e vjetër. E di, Elaj në Besëlidhjen e vjetër në librin e parë të Zanafillës ku është përdorur fjala Elaj 60 herë. Elaj d.m.th Zoti im që është emri i një prifti. Ili jo Elaj. Mirë në rregull Ili. Ti e shqipton si europjan e unë si hebrej, sepse për nga gjuha arabishtja dhe hebreishtja janë gjuhë motra. Ato janë gjuhë si motra. Unë them Elaj ju Ili. Prandaj ju them se ju jeni injorant si hebrenjtë. Pyetja tjetër. -Z Didad në broshurën tuaj që u shpërnda sot. Më falni po kjo përputhet me temën. Siç shihni për nga hyrja ajo është shkruar që të tregojë se Jezusi nuk është Zot, apo jo. Ju deklaruat se Jezusi nuk mund të quhet Zot sepse Zoti i tij ishte racional. Më falni kjo nuk i përputhet temës. A ka përmendur një gjë të tillë sonte në ligjërata. Mund t’i pyesni dhe parafolësit, a përmendi ai gjë të tillë sonte? A është pregaditur z. Didat për idetë e tij që më parë? Ju thash a ka folur diçka të tillë apo jo. Nuk ju lejoj të bëni pyetje. Pyetja tjetër. A mund t’i drejtohem z. Didad. Jo, unë jam kryetari këtu. Pyetësi tjetër ju lutem, sepse e shoh se ti don të na i zgjosh emocionet. Për sa i përket asaj që Jezusi i quajtur biri i Zotit, dhe përshkrimet që u bënë sonte për tonelata bijësh, në librin e Markut kaptina 14 rreshti 16 e më tej. ”Jezusi para këshillit të gjykimit. Ata e pyetën a je Zot, e ai tha: Ju më thatë po. Po, unë jam Zot edhe në gjuhën e tij. Pastaj një prift i lartë filloi t’ia përlyej rrobet dhe e akuzoi për mëkate dhe e pyeti çfarë dëshmitarë ju duhen”.

A nuk mund të kërkonte ai si bir i Zotit të ishte diçka më shumë se sa njeri i thjeshtë për shkak të reaksionit të priftit të lartë. Nëse ju kujtohet gjygji i asaj mesënate, të cilit i referohemi, kryetari i san Hebrit para gjygjit kishte një vendim gjygji i cili thoshte: “njeriu i cili vdes për kombin është i dobishëm “. Ata kishin ndër mend me çdo mjet ta mposhtnin atë, sepse ai ishte rrezik për ta. Vetëm 24 orë para se të marshonte në Jeruzalem i kishte fshehur njerëzit në tempull. Nëse punët do të dilnin jashtë kontrollit ai do të ishte i rrezikshëm, prandaj ai nuk tha se ishte gabim apo e drejtë, po e domosdoshme që ky njeri të largohet. Kështu mbajtën gjygjin tëcilin ju e keni lexuar. Ata sollën dëshmitarë me dhunë kundra tij, dhe nuk mundën tu tregojnë fakte prandaj Jezusi e pa se sa fallc ishte ky gjygj. Ai tha: “Po i flas hapur botës, poju flas në tempull dhe në Sinagogë ku hebrenjtë mblidhen, e nuk do të flas asgjë fshehurazi”. Me fjalë të tjera ai don të thotë nuk do të flasë asgjë fshehurazi pa e folur publikisht. Libri i Gjonit 18:20. Pra mund të sjellni me qindra dëshmitarë për dëshmi. Pse sillni dëshmitarë fallc që nuk mund tju thonë asgjë. Faktet që ai iu dha ishin shumë të fuqishme. Ata nuk kishin dëshmitarë, kështu oficeri i qëlloi me shuplakë që të pushojë. Nëse ju kujtohet. Jezusi tha: nëse do të kisha folur keq do të isha dëshmitar i keq.

Pse qeshni me mua, përse më godite? Pra siç e shihni prej fjalës Zot çdo gjë është falls. Me çdo mjetë ata donin ta gjykonin. Shprehja biri i Zotit është një shprehje e pafajshme. Jezusi në librin e Gjonit kaptina 10 rreshti 34 thotë: A nuk është shkruar në ligjin tuaj, ju jeni zotra? Pra nëse ai është biri i Zotit, atëherë Zoti paska me tona bijë. Mirëpo ata janë quajtur zotra dhe ju në gjuhën tuaj nuk keni gjetur fjalë të përshtatshme për të. Pra ky është gjenialiteti i gjuhës, kur flisni ashtu ju nuk mendoni në atë mënyrë. Atëherë ai u tha: “Tani kërkoni probleme meqë unë jam vetëm një njeri. Ju kujtohet kur ishte i kryqëzuar në kryq e kur qante, seç tha Santuliani? Me të vërtetë ky është biri i Zotit. Libri i Markut 15:31. Njëri thotë se ai ishte biri i Atit, biri i Zotit, tjetri thotë se ishte njeri i drejtë. Pra “njeri i drejtë“ dhe “biri i Zotit” janë përdorur si dy sinonime nga dy shkrimtarë të Besëlidhjes së re. E njejta shprehje njëri thotë se ai është biri i Zotit e tjetri se është njeri i drejtë. Pra a je ti njeri i drejtë, të gjithë hebrenjtë, njerëzit e drejtë, të gjithë profetët janë quajtur zotra dhe bijë zotrash, “ju jeni zotra dhe të gjithë fëmijët e atij, ashtu jam edhe unë. Po meqë ai njeri kërkon probleme, atëherë ai i thotë: çfarë dëshmie doni më, sepse nuk kishte njëri që e bindte atë ndryshe. Kështu ai filloi të luajë. A e dini se ç‘bënë: sapo njerëzit shkuan në paletë ata e ndryshuan akt gjykimin. A jeni ju Krishti biri i Zotit? Ai tha: po. Krishti ishte ai, biri nënkupton a jeni ju njeri i drejtë i Zotit. Mirëpo e njejta shprehje e paraqet Krishtin si mbret, kurse këtu si Zot. Pra duket qartë se me çdo mjet ata donin ta mposhtnin Jezusin sepse nuk e pëlqenin. Ju faleminderit, nuk jam i sigurtë po doja të thoja diçka por nuk do ta them. Ju faleminderit z. kryetar, z. Didat do të doja të shprehesha qartë. Erdha këtu që tju dëgjoj. Ju thatë se Zoti ka me tona bijë. Bibla thotë: të gjithë ju që do ta ndiqni atë jeni bijtë e Zotit. Dua tju pyes se: Misteri më i madh i Zotit është se Zoti është manifestuar në mish dhe Zoti bëri misterjen më të madhe, drejton shpirtin, dëgjo çfarë predikohet për të dhe beso vetëm atë, dhe prano triumfin e tij. Mund ta shpjegoni këtë përshkrim? Kjo është shumë e varfër. Ju pyes juve të krishterëve se cilin e ndiqni e kush është mësuesi juaj? Ju thoni Jezusi. Unë them: ç’thotë Jezusi?

Në librin e Markut kaptina 12:29, një hebrej i thotë Jezusit: “mësues, ç’më urdhëron mbi të gjitha?” Shumë thjeshtë. Cila është gjëja më e rëndësishme në besim. Jezusi iu përgjigj në hebreisht. “Dëgjoni o izraelitë, Zoti ynë është vetëm një. Pra ai përsëriti të njejtat fjalë që ishin dërguar Musait para 1300 vjetëve pa ndryshime. Pse një hebrej i shkolluar t’i thotë: mësues (prift) ç’më urdhëron mbi të gjitha? Pse një njeri i shkolluar të pyes një njeri tjetër të shkolluar, një pyetje aq të thjeshtë të cilën do ta kishte pyetur çdo kush para 2000 vjetëve. Për shembull ti je matematikan, shkoni tek Ajshtajni mjeshtrin e matematikanëve dhe e pyesni sa bëjnë dy plus dy. Kjo s’ka kuptim. Ai ka llogaritur shumë më thellë prandaj ju doni t’i tërhiqni vëmendjen duke i thënë: Ajshtajn ju jeni njeri i madh, po sa bëjnë dy plus dy, jo se nuk e di se sa bëjnë. Pra ky njeri e pyet Jezusin. Një, pse e pyeti, dy a luajti ndonjë lojë? Kjo shprehje ishte 1300 vjeçare. Pse duhet të thoshte: Në qiell janë 3 dëshmitarë, Ati, fjala dhe shpirti i shenjtë. Kjo do të ishte përgjigja e vërtetë sipas të krishterëve. Përgjigja krishtere, nëse pyes ndonjë të krishter cilat janë urdhërat e para, do të ishte: në qiell ka vetëm 3 dëshmitarë.

Por nëse ju pyes juve cilat janë urdhërat e tua të para, jo urdhërat por urdhërat e tua. Ju shmangeni. Këtu qëndron çështja se ç’rëndësi u jepni ju urdhrave, sepse ju nëse jeni lindur si të krishterë jeni pagëzuar me urdhërin: Në emër të Zotit birit e të shpirtit të shenjtë, nëse nuk jeni altruist. Ne të krishterët besojmë në një Zot. Pra jeni të afërt me ne. Bibla thotë: Misterja më e madhe e Zotit. Jo nuk ka asnjë mister. Në Bibël Zoti thotë: Zoti nuk është autor i konfuzionit. Konfuzionin që keni ju p.sh. në Afrikën e jugut ka rreth 1000 emërtime ndërmjet të bardhëve, 3000 ndërmjet zezakëve. Kush është autori i tyre, Zoti? Sigurisht se jo. Pra nuk ka asgjë misterioze.

Ai thotë: Unë jam Zoti i vetëm, me anë të Musait. Jezusi gjithashtu tha: O izraelas, Zoti është një. Muhammedi tha: thuaj se ai është vetëm një. Nuk ka asgjë misterioze për këtë. Krijimi i kishës është misterioze. Nëse nuk je altruist, pra nëse nuk beson se Jezusi është Zot, je apo s’je i lindur përsëri jeni shumë afër me ne. Pra keni marrë drejtimin e Islamit. Unë besoj në një Zot. Në bazë të librit thuhet se Zoti është manifestuar për së gjalli. Tani menjëherë besoni në tre zotra. Nëse thoni se Zoti u manifestua për së gjalli do të thotë se Zoti ka zbritur në tokë, pra Zoti është inkarnuar. Pra besoni se Zoti është inkarnuar. Jo reinkarnuar. Reinkarnim do të thotë, nëse ju vdisni shpirti juaj mund të shkojë në ndonjë qen, derr, apo në ndonjë qenie tjetër. Nuk po flasim për këtë. Inkarnim do të thotë Zoti të marrë formë njerëzore. Hindusët thonë se Zoti mori formën e Ramës, Krishnës kurse të krishterët thonë se Zoti mori formën e Krishtit. Nëse besoni se Zoti erdhi në tokë në formë të Jezusit atëherë i kujt ishte zëri që u dëgjua nga qielli? Zëri i kujt ishte, i Zotit? Po Zoti kishte zbritur në tokë në formë njerëzore. Ai ishte në barkun e nënës për 9 muaj, siç thotë Bibla: Kur ishte 8 ditësh ai u bë synet dhe engjujt e emërtuan Jezus kur ishte në barkun e nënës. Cili ka qenë në barkun e nënës, Zoti i inkarnuar? Pra Zoti ka zbritur në tokë e ka jetuar në barkun e nënës për 9 muaj, atëherë si i përdorte ai fuqitë e tij ta drejtoj Gjithësinë prej barkut të nënës, i shëndruar në krijesë të vogël të pafuqishme?

Ashtu është Zoti ynë i plotëfuqishëm: pa ushqim e pa qumësht? A është ky Zoti që ka ardhur prej qiellit? Kur thoni se Zoti është një, në mendjen tuaj keni tre. Jo nuk mendoj ashtu. Vëllezër dhe motra nuk do të zgjatemi më shumë vetëm të themi diçka për sqarim. Dikush mund të jetë ofenduar kur e ndalova pyetësin e kaluar, por nëse na keni dëgjuar do të kuptoni se në të tre netët e kaluara ai përpiqet të na mbaj ligjërata. Mirëpo unë ua bëra të qartë regullat dhe ndjehem keq sepse nuk doja ta ndaloja, përkundrazi doja të parashtronte pyetje pasi ky nuk është departamenti im. Në fund dua t’ju tregoj. Më 1965 punoja si shitës, besoj se mund të paramendoni para 19 vjetëve, shkova të punoj me një shokun tim të krishter. Në punën që bëja ditëlindja juaj e ardhshme ishte shumë e rëndësishme për ty. Dua t’ju them se ai ishte 19 vjeçar. Derisa unë isha në dhomën e ndetjes ai ishte në kuzhinë ose në banjo. Në tavolinë kishte një libër “Si duhet të paraqitet Ungjulli tek Muslimanët“. Natën e kaluar disa njerëz paraqitnin libra shumë të dyshimtë për t’i devijuar njerëzit. Kur shkova të premten për Xhuma e kisha kthyer kokën drejt makinës sime dhe papritmas pash një njeri që predikonte, e kur më pa mua ndryshoi temën e tha: Nuk duhet të luteni 5 herë farz në ditë nuk duhet të dërgosh selam 5 herë në ditë, nuk duhet të harxhoni para të udhëtoni, nëse e pranoni Jezusin. Kjo u drejtohet disa njerëzve. Më është kërkuar të përmend diçka por unë vendosa që jo, sepse ndoshta është e parëndësishme. Sonte nuk u dëgjua edhe një pyetje, kurse ju na dëgjuat për së afërmi çdo natë.

Çdo mbrëmje ai parashtroi pyetje, e çdo mbrëmje ai qeshi me vetëveten. Pikërisht ishte ky njeri që predikonte 4 thënie të Ungjullit që kishte mbishkrime arabike. Çdokush mund të shkruaj arabisht, por i dini shumë mirë sa shumë nga vëllezërit e motrat tona do të luftonin për këtë. Dua të them, se kush ishte qëllimi i këtyre bisedave. Çfarë do të ndjejë z. Didad kur të kthehet? Çfarë kam arritur? Kjo nuk është kampanjë kundërshtimesh. Qëllimi ynë nuk ishte që tua kthejmë fenë njerëzve që erdhën këtu. Mund t’ju them se ne kemi gjetur tek z. Didad njeriun që do ta ngrejë çështjen tonë. Ne jemi një grup i vogël në këtë vend. Ju them nga zemra se mesazhi që kemi marrë sonte është të marrim kurajo e të mos ndjehemi më poshtë se të tjerët. Ky mesazh është mjaft i qartë, motra e vëllezër, se Kur’ani që ju shpërndamë gjatë këtyre netëve, ua shpërndamë me qëllim që ju dhe unë duhet të lexojmë e të pregaditemi vazhdimisht. Nuk ju duhet të lexoni Biblën, pasi do ta keni më të lehtë t’i kuptoni me anë të videokasetave, kasetave dhe broshurave që ju janë shpërndarë. Studjoini dhe mundohuni që edhe fëmijët tuaj t’i përdorin. Por duhet që ta studjoni atë. Si përfundim i kërkoj All-llahut se këto ligjërata, ndër të shumtat që kanë bërë të gjithë muslimanët, do të zhyten në zemrat tona, e do të jemi të bashkuar. I kërkoj All-llahut Subhana Teala që inshallah z.Didad të ketë shumë bereqet dhe shumë gëzim për çka ka bërë për ne. Dhe dua të besoj se nuk do të duhet të vijë në Keiptaun se ai do të ketë lënë shumë pasues pas.

Ai do të jetë i mirëseardhur gjithmonë. Ne nuk duam që ai të flasë për t’i zënë njerëzit, ne nuk duam që tu flasim atyre me detyrim, por kur ata të vijnë vetë tek ne. Ju tani e keni marrë përgjigjen, ne nuk duam të zihemi, por të argumentohemi në mënyrë sa më të mirë. E lus imamin të bëjë dovanë. Ju mund ta merrni Kur’anin në supermarketin Rozmit në Kleimont, 10 reina për 2 copë dhe 7,50 reina për një. Ligjëratat gjithashtu mund t’i gjeni në Rozmit falas. Në Xhaminë Xhuma në Durban gjenden zyrat e qendrës ndërkombtare islame për propagandim. Kjo qendër e filloi aktivitetin e saj më 1958 para 25 vjetëve me një zyrë qëndrore. Ndërkohë Qendrës i duhej të kërkonte edhe dy zyra të tjera. Tanimë ata kanë më shumë lehtësi në tre zyra. Organizatë alternative që ka planifikuar një çerek miljonë projekte pranë Xhami Musjid. Me shtypjen e kompleteve dhe broshurave për Islamin, qendra Islame për propagandim ka mbërritur rreth 100 mijë objektiva për çdo botim që nga fillimi. Prej broshurave e videokasetave, Qendra tani ka edhe videofilmin e vet.

Tani Qendra mund t’ju ofrojë më shumë se 20 programe të Islamit me tema“:
“Krishti në Islam”, “A është Jezusi Zot“, “Ç’thotë Bibla për Muhammedin“, “Muhamedi, më i madhi“, “Islami dhe krishterizmi“, “A është Bibla fjala e Zotit“, “A u kryqëzua Krishti“ etj. Çdo musliman që ka video të krijojë një bibliotekë videokasetash, ta bëj shtëpinë e vetë qendër të aktiviteteve Islame dhe t’i ftojë shokët e tij muslimanë ose të krishterë që t’i shohin. All-llahu ju urdhëron që sinqerisht ta propagandoni Islamin. Na shkruani që sot.
I kërkoj strehim All-llahut nga shejtani i mallkuar.
Në emër të All-llahut Mëshiruesit, Mëshirëplotit. Ditën kur ne Xhehhenemit i themi: “A je mbushur?” E ai thotë: “A ka ende të vijnë?”
Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xheneti u afrohet sa më afër. (Një zë do të thotë) ”Kjo është ajo që ua premtuam”. Për secilin që sinqerisht u pendua. I cili mbajti (ligjin e tij). Ditën kur ne Xhehenemit do t’i themi: “A je mbushur?” ai do të thotë: “A ka ende të vijnë? “Ndërsa besimtarëve të ruajtur Xheneti u afrohet sa më afër. (Një zë do të thotë) Kjo ishte ajo që ua premtuam. Për secilin që sinqerisht u pendua, që iu kthye (Zotit) dhe mbajti ligjin e Tij. Kush i frikësohet (Zotit) mëshiruesit të paparë dhe iu kthye me gjithë zemër (Atij). Hyni në të, në paqe e siguri. Kjo është dita e përjetshme. Ata aty kanë çka të dëshirojnë. Edhe më shumë përveç asaj që kemi. Por sa e sa gjenerata para tyre kemi shkatërruar (për mëkatet e tyre) më të fortë se sa ata. Atëherë ata u endën nëpër tokë, a kishte vend ku të ikin (për ata)? Pikërisht ky është mesazhi për atë që ka zemër dhe mirëkuptim ose që ka vënë veshin dhe dëshmon (të vërtetën). Ne krijuam Qiejt dhe Tokën. Brenda gjashtë ditëve. Dhe gjithëçka që na rrethon. Ne krijuam Qiejt dhe Tokën brenda gjashtë ditëve, dhe gjithëçka na rrethon. Atëherë duro gjithëçka që ata thonë. Dhe madhëro lëvdatat e Zotit tënd para lindjes së Diellit dhe para perëndimit të tij. Falu për hir të Tij edhe në një pjesë të natës, pas namazit farz. Dhe dëgjo ditën kur thirrësi do të thërrasë nga një vend më i afërt. Ditën kur do të dëgjoni bekimin për të vërtetën. Ajo do të jetë dita e ringjalljes. Jemi pikërisht ne që japim jetën dhe vdekjen dhe vetëm tek ne është qëllimi i fundit. Ditën kur Toka do të çahet nga njerëz që nxitojnë. Ai është një tubim i lehtë për ne. Ne dimë më mirë çka thonë ata. E ti ndaj tyre nuk je ndonjë dhunues. Ti këshilloje me këtë Kur’an atë që i ka frikën kërcenimit tim.
VETË ZOTI I LARTË KA FOLUR TË VËRTETËN.

Kjo ligjerat eshte e marrur nga: www.fryma.info