Misionarët e krishterë janë të angazhuar në polemika të papëlqyeshme kundër Islamit në vazhdimësi. Një nga akuzat e tyre të rëndomta është thënia se gjoja Kur’ani (5:19) e bën një gabim të madh duke pohuar se Triniteti kristian përbëhet nga Zoti, Jezusi dhe Maria. Vargu Kur’anor i cituar thotë:
“Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënën time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka ka në mua, e unë nuk di çka ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!”
Vargu i cituar nga Kur’ani nuk flet për trininë, flet për ngritjen e Marisë në piedestalin e hyjnisë nga mjaft te krishterë. Nëse dikush adhurohet, bihet ne gjunjë para tij (saj), kërkohet shëlbim nga ai/ajo, kërkohet falje nga ajo, kërkohet ndihmë në gjëra te caktuara nga ajo, atëherë a nuk është ky nderim qe i bëhet vetëm Zotit. Nuk ka nevojë te përdoret formalisht fjala ‘zot’ kur veçse i janë dhëne atributet e Zotit.
Për më tepër gjatë historisë kishte njëmend te krishterë qe e adhuronin Marinë si pjese te trinitetit dhe si Hyjni. Kështu që edhe nëse pohohet se vargu Kur’anor flet për trinitet të përbërë nga Ati, Biri dhe Maria, sërish nuk është gabim, megjithëqë është tepër e qartë se Kur’ani nuk flet për një gjë të tillë.
Ne këshillin e Nikeut në vitin 325, Melhitët – një grup i te krishterëve erdhën me doktrinën se Trinia përbëhej nga “Ati, Virgjëra Mari dhe Mesia biri i tyre” (Nimrod, iii, faqe 329).
Një katekizëm i të krishterëve botuar në Irlandë tekstualisht e përshkruan trinitetin si të përbërë nga Jozefi (ati i Jezusit), Maria (e ëma e tij) dhe vetë Jezusi. Aty thuhet:
“Zemër e Jezuit të adhuroj, Zemër e Marisë të përgjërohem, Zemër e Jozefit e pastër dhe e drejtë; në këto tri zemra e vëndoj besën time” (“What Every Christian Must Know and Do” Rev. J. Furniss, botuar nga James Duffy, Dublin.)
Botimi me citimin e mësipërm tash është tërhequr nga qarkullimi për masat e gjëra por i tillë qëndronte.
Një trini e njëjtë është gjetur edhe në një vend tjetër në Irlandë. Një pamflet i quajtur “Paschal Duty, St. Mary’s Church, Bishopwearmouth 1859” thoshte si më poshtë nën titullin “Të dashur të krishterë”:
“Të bekuar qofshin Jezui, Maria dhe Jozefi. Jezus, Mari dhe Jozef ta jap zemrën time, jetën time dhe shpirtin tim. Jezus Mari dhe Jozef pranoje frymën time të fundit. Amen.”
Mirëpo edhe pjesa tjetër dërmuese e krishterimit i jep Marisë atribute që i takojnë vetëm një Perëndie.
Pas një studimi të kujdesshëm mrekullisht do së shohim se njëmend Zoti me ajetin 5:19 e ka thënë të vërtetën dhe se nuk ka kurrfarë gabimi:
- Trinia është përmendur në Kur’an tek 4:171 dhe 5:73. Në të dyja këto ajete Maria (Mejremja) nuk është përmendur si pjesë e trinisë. Kur’ani tek 5:19 nuk bën fjalë për trinitetin.
- Kisha Romane Katolike dhe ajo Ortodokse e Lindjes janë të stërmbushura me statuja apo ikona të Jezus Krishtit dhe Marisë.
- Shumica e këtyre statujave apo ikonave janë të vendosura në vende prominente në kisha, aty ku luten të krishterët, dhe janë të vendosura për respektim e adhurim. Gjithashtu është mirë e ditur se besimtarët e krishterë përulen dhe luten para këtyre imazheve bazuar në ritualet e traditat e trashëguara prej kohësh. Shumë besimtarë vendosin qirinj të ndezur para këtyre imazheve para se ti adhurojnë.
- Katolikët të cilët e quajnë Jezusin Zot dhe Marinë “Nëna e Zotit” e përbëjnë një pjesë dërmuese të komunitetit kristian. Dhe kjo ka qenë kështu qysh nga krijimi i kishës romane katolike. Protestantët të cilët janë ndarë nga kisha Katolike nja dhjetë shekuj pas profetit Muhamed nuk i kanë statujat e Marisë në kishat e tyre megjithëqë në një kohë Maria për ta kishte një rol kyç.
- Sa i përket Frymës së Shenjtë, personit të tretë të trinisë krishtere, asnjë kishë kristiane deri më tani nuk e ka institucionalizuar paraqitjen, imazhin ose përngjasimin e tij.
Nën titullin “Maria” një nga enciklopeditë e njohura shkruan:
“Pozita e lartësuar e Marisë gjithashtu i siguroi asaj tituj si “Nëna e Zotit” dhe Cordemptrix, duke sugjeruar se ajo ka luajtur një rol aktiv në shëlbimin e njerëzimit bashkë me birin e saj. Titulli “Nënë e Zotit” është përdorur qysh herët në historinë kishtare, bazuar në besimin se Jezusi është plotësisht Zot dhe plotësisht Njeri. Kjo është vendosur si doktrinë në shekullin IV. Në kishat e lindjes kjo doktrinë ka luajtur një rol grandioz devocioni dhe u bë një nga temat e shpeshta për pikturuesit e ikonave. Gjatë kohës së Reformimit sërish kjo doktrinë ka qenë e pranuar edhe nga katolikët edhe nga protestantët, edhe pse roli i Marisë në teologjinë protestante gradualisht ka rënë qysh atëherë.” (Compton’s Interactive Encyclopedia)
Shkurtimisht thënë, statujat e Jezuit dhe Marisë trajtohen si hyjni. Shpirti i Shenjtë as edhe një herë nuk është paraqitur si hyjni në mënyrën në të cilën ikonat apo statujat e Jezuit e Marisë janë adhuruar. Ajeti i cituar nga Kur’ani e vë në pyetje atë status hyjnor që i është dhënë Jezusit dhe mëmës së tij nga pasuesit e Jezusit.
Prandaj Maria njëmend adhurohej / adhurohet nga mjaft të krishterë si Perëndi dhe Kur’ani është mjaft i saktë në këtë siç është parë edhe nga historia e zhvillimit të krishterimit e edhe nga besimet e gjithmbarshme të tij.
Shkruar nga MENJ. Pasuroi me komente H. Ibrahimi