A thotë Kur’ani se Bibla është Fjalë e Zotit?

A thotë Kur’ani se Bibla është Fjalë e Zotit?

Fatkeqësisht disa të krishterë të pafuqishëm para fakteve të ndërrimit dhe mospajtimeve në Bibël krahas mësimeve të tyre, mundohen ti bindin muslimanët se Kur’ani vërtetë i urdhëron muslimanët që ta besojnë Biblën për Fjalë të Perëndisë. Por a është kjo e vërtetë?

Kur’ani flet për Inxhilin – Fjalën e Perëndisë shpallur Jezusit e jo për Ungjillin e shkruar nga Marku, Mateu, Luka apo Gjoni. Gjatë kohës së Jezusit këto fjalë të Ingjilit me gjasë nuk u shkruan kurrë. Gjurmë të zbehta të tyre nëpërmes Fjalëve të Jezusit mund të gjenden aty këtu në Ungjijt e tanishëm, por këta assesi nuk janë ekuivalent i Inxhilit të shpallur Jezusit nga Zoti. Ungjijt që i kemi sot janë libra që rrëfejnë për jetën e Jezusit ashtu siç e shihnin autorët prapa traditës ku i bazuan shkrimet e tyre.

Për të mos u thelluar shumë në këtë vetëm një dëshmi e vockël që nuk lë vend për dyshim apo dykuptimësi:

Luka 1:1-4 “Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë, ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës, M`u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t`i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil, që ti të njohësh vërtetësinë e gjërave që të kanë mësuar.”

Këto vargje biblike na tregojnë shumë të vërteta. E para kishte shumë Ungjij të shkruar nga shumë veta për jetën e Jezusit. Librat e Dhjatës së Re janë vetëm disa midis qindra prej tyre. E dyta: ungjilli nuk u shkrua si frymëzim i Zotit për njerëzimin por sepse Lukës (dhe Gjonit,Markut, Palit, përkatësisht për librat tjerë) iu duk ‘e mirë’ kjo punë. Dhe e treta ky libër nuk i drejtohet njerëzimit por njëfarë Teofilit. Dhe tash ta bazosh shpëtimin e një njerëzimi të tërë nga letrat e shkruara Teofilit apo dikuj tjetër, të shkruara me qëllimin e njeriut, është shumë e pakapshme dhe e palogjikshme.

Kur’ani është mjaft i qartë:

5:46 Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin….

2:53 Dhe (përkujtoni) kur ia dhamë Musait librin,

4:163 e Davudit i patëm dhënë Zeburin…

Kur’ani flet për Tevratin e shpallur Mojsiut e jo për Pesëlibërshin i cili gabimisht i atribuohet Mojsiut. Edhe Bibla e dëshmon se Mojsiu nuk është autor i Pesëlibërshit:

“Kur Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët e këtij ligji, u dha këtë urdhër Levitëve që mbanin arkën e besëlidhjes të Zotit, duke thënë: “Merreni këtë libër të ligjit dhe vendoseni në arkën e besëlidhjes të Zotit, Perëndisë tuaj, me qëllim që të mbetet si një dëshmi kundër teje; sepse unë e njoh frymën tëndë rebele dhe fortësinë e qafës sate. Ja, sot kur akoma jam i gjallë midis jush, ju u bëtë rebelë kundër Zotit; aq më tepër do të bëheni mbas vdekjes sime! Mblidhni pranë meje të gjithë pleqtë e fiseve tuaja dhe zyrtarët tuaj, me qëllim që të dëgjojnë këto fjalë dhe unë të thërras të dëshmojnë kundër tyre qiellin dhe tokën. Sepse unë e di që, mbas vdekjes sime, do të korruptoheni plotësisht dhe do të largoheni nga rruga që ju kam urdhëruar, dhe ditët e fundit do të goditeni nga fatkeqësia, sepse keni për të bërë atë që është e keqe për sytë e Zotit, duke provokuar indinjatën e tij me veprën e duarve tuaja”. (Ligji i Ripërtërirë 31:24-29)

Moisiu pra kishte shkruar librin i cili kishte humbur më vonë bashkë me arkën e Besëlidhjes. Është e qartë se kur thuhet ‘Moisiu mbaroi së shkruari në një libër tërë fjalët’ nuk mendohet në Biblën përkatësisht Dhjatën e Vjetër – Pesëlibërshin. .

Gjithandej Pesëlibërshit në Dhjatën e vjetër lidhur me Mojsiun lexojme:

Dalja 2:11 Në ato ditë, kur Moisiu ishte rritur

Dalja 7:10 Moisiu dhe Aaroni vajtën pra te Faraoni dhe vepruan ashtu,

Dalja 16:20 Por ata nuk iu bindën Moisiut

Ligji i përtërirë 9:21 sipas mënyrës që kishte urdhëruar Moisiu.

Numrat 4:34 Moisiu, Aaroni dhe prijësit e asamblesë kryen

Deut 34:7 Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq; shikimi i tij nuk ishte dobësuar

Është e qartë se fjalët ‘Mojsiu ishte rritur’ , ‘ata nuk iu bindën Moisiut’, ‘ Moisiu ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq’, nuk janë të shkruara nga Mojsiu. Sigurisht se Mojsiu nuk u ngrit nga varri që ta shkruante vdekjen dhe varrosjen e tij.

Prandaj kur Kur’ani flet për Tevratin kjo ka të bëjë me ligjin-Fjalën e Zotit që iu shpall Moisiut e jo për librat historikë të Biblës ku përshkruhet jeta e Moisiut dhe e popullit të tij. Dhe kur flet Kur’ani për Inxhilin kjo ka të bëjë me shpalljen që iu dha Jezusit dhe jo me biografinë e tij të ardhur tek ne nëpërmes Gjonit, Lukës apo Palit.

Shumica e tyre nuk përkojnë tjetër pos supozim, e supozimi nuk është asgjë ndaj të vërtetës. All-llahu di shumë mirë për atë që punojnë Nuk është e logjikshme të mendohe se ky Kur’an është i trilluar prej dikujt pos All-llahut, por është vërtetues i asaj (shpalljes) që ishte më parë, dhe sqarues e komentues i librit. Nuk ka farë dyshimi se është (i zbritur) nga Zoti i botëve. Kurani 10:36-37

Ai ta zbret ty (Muhammed) librin me argument që të është vërtetues i librave të mëparshme. Ai e zbriti më parë Tevratin dhe Inxhilin. Udhërrëfim për njerëz, e zbriti edhe Furkanin (dalluesin e së vertetës nga gënjeshtra). S`ka dyshim për se ata që mohojnë argumentet e All-llahut i pret ndëshkimi i rreptë. All-llahu është ngadhënjyes, shpagimtar. 3:3-4

A thua nuk e dinë ata (jehuditë) se All-llahu e di atë çka e fshehin dhe atë çka e publikojnë? E ka disa prej tyre që janë analfabetë, nuk e kuptojnë librin, por jetojnë vetëm në shpresa, duke mos qenë të sigurt. Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin, e pastaj thonë: “Ky është nga All-llahu!, e për të arritur me te një fitim të paktë, pra është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë. 2:77-79

O ti i dërguar! Të mos brengos vrapimi në mosbesim i tyre që me gojët e tyre thanë: “Ne kemi besuar”, e zemrat e tyre nuk kanë besuar (munafikët), e as i tyre që janë jehudi, të cilët shumë i përgjigjen gënjeshrës dhe shumë e dëgjojnë (fjalën) një populli që nuk vjen te ti, ata janë që i menjanjojnë fjalët pas vënies së tyre në vendin e vet ( nga ana e All-llahut) e thonë: “Nëse u jepet kjo, pranoni, e nëse nuk u jepet,atëherë refuzoni. Po atë që All-llahu do, të humbë, ti nuk mund të bësh asgjë për te (nuk mund ta shpëtosh). Janë ata të cilëve All-llahu nuk deshi t’iu pastrojë zemrat (prej kufrit). janë ata që në këtë jetë kanë poshtërim, kurse në botën tjetër 5:41

www.islamidhekrishterimi.com