Ndërkohë që ai me Pjetrin nuk e kishin ungjillin unik për të gjithë njerzit.
Madje, duke parë se mua m’u besua ungjilli për të parrethprerët, sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,(Galatësve 2/7)
Në ungjillin e Tij ai vendosi dogmën e ringjalljes për të qenë besimi i tij si Farise më i përhapur se ai Saduce.
Kije parasysh Jezusin, Mesine dhe shpetimtarin e premtuar nga pasardhesit e Davidit. Perendia e ringjalli nga te vdekurit .Keshtu thuhet ne lajmin e mire,. te cilin po e shpall na ungjillin tim”. (Letra e dyte dretuar Timoteut 2/8)
Gjithashtu ai filloi të predikojë që Jezusi është Biri i Perëndisë ndërkohë që vetë Jezusi këtë e mohoi dhe se ai ka emrëtuar veten në bibël shpesh herë si “Bir i njeriut”
Pastaj shkoi menjehere ne sinagoga dhe predikoi për Jezusin si Birin e Perendise”.(Veprat e Apostujve 9/20):
Ndërsa Jezusi i ndaloi njerzit ta emërtonin ashtu
“Shuma veta i liroi nga shpirtarat e keqinj; dhe keta bertiten: “Ti je Biri i Perendise”. Por Jezusi i urdheroi rreptesisht të mos flitnin sepse e dinin qe ai ishte Mesia”. (Luken 4/41)(tek ungjijtë e tjerë fjala bir i i perëndisë nuk përmendet pasi përmendet vetëm fjala Krishti Perëndisë. Shiko (Marku 8/29) ,(Luka 9/20-21)
Jezusi predikoi dhe profetizoi se kur njerzit do ta hyjnizonin duhet tiu vinin ndërmend se ai nuk i bënte gjërat vetë por me fuqinë e Zotit.
Ata nuk e kuptuan se ai po u fliste atyre për Atin. Atëherë Jezusi u tha atyre: “Kur ta keni lartësuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them këto gjëra ashtu si Ati më ka mësuar.Dhe ai që më ka dërguar është me mua; Ati s’më ka lënë vetëm, sepse bëj vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë”.(Gjoni 8/27-29)
Po ashtu bibla na tregon se fjala Zot është përdorur në vend të emrit Zotëri dhe jo për Krijuesin e qiejve dhe tokës.Maria mendon se është kopështari dhe i thotë Zot po kështu priftërinjtë e emërtojnë Pilatin Zot.Pra kjo tregon qartë se fjala Zot në biblë kur i drejtohet njerzve si Jezusit, Pilatit etj ka kuptimin Zotëri dhe jo Perëndi.
Jezusi i tha: “O grua, pse po qan? Kë kërkon?”. Ajo, duke menduar se ishte kopshtari, i tha: “Zot, po e pate hequr ti, më trego ku e vure dhe unë do ta marr”.(Gjoni 15/15)
Dhe të nesërmen, që ishte mbas ditës së Përgatitjes, krerët e priftërinjve dhe farisenjtë u mblodhën te Pilati, duke thënë: “Zot, na ra në mend se ai mashtruesi,. ..(Mateu 27/62-63)
Sikurse thuhet tek Korintësave.
Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotërinë tonë?(1 e Korintësave 9/1)
Shumë gjëra nga ato që u tha Jezusi nuk u shkruajtën në bibël dhe ato që u shkruajtën u ndërruan më vonë nga njerzit për ta shpallur atë qëllimisht bir të Zotit kur ai e mohonte këtë gjë duke emërtuar veten e tij qindra herë në biblë si “Bir njeriu”.
Jezusi bëri edhe shumë shenja të tjera në prezencën e dishepujve të tij, të cilat nuk janë shkruar në këtë libër. Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të tij.(Gjoni 20:30-31)
Gjithashtu Jezusi i ndaloi njerzit ta adhuronin atë por të besonin vetëm tek Zoti.
Dhe më kot më adhurojnë, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit””.(Mateu 15/9)
Dhe, si shkoi pak përpara,(Jezusi) ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: “Zoti im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”. (Mateu 26-39)
A e pa Pali në realitet Jezusin si vegim?
Sipas Biblës dy janë versetet që tregojnë se Pali pati nje vegim të Jezusit
‘Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?“. Dhe ai tha: “Kush je, Zot?“. Dhe Zoti tha: “Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave“.. . Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri. (Veprat, 9/3-7)
Ndëssa në versetin tjetër thuhet
Dhe më ndodhi që, kur isha duke udhëtuar dhe po i afrohesha Damaskut, aty nga mesi i ditës, papritmas një dritë e madhe nga qielli vetëtiu rreth meje. Dhe unë rashë përdhe dhe dëgjova një zë që po më thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?”. Dhe unë u përgjigja: “Kush je ti, o Zot?” Edhe ai më tha: “Unë jam Jezus Nazareasi, të cilin ti e përndjek”. Edhe ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste. (Veprat, 22/6-9)
Në të dy versetet tregohet se Pali pa një dritë të madhe e cila e rrëzoi përtokë dhe se dëgjoi zërin e një qënie që i tha se jam Jezusi.Ndërkohë që tek verseti i parë biblik (Veprat, 9/3-7) thuhet se njerzit që ishin me Palin “dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri” ndërsa tek verseti i dytë (Veprat, 22/6-9) thuhet “ata që ishin me mua e panë dritën dhe u trembën, por nuk dëgjuan zërin e atij që më fliste”.Pra versetet kundërshtojnë njëri tjetrin në dëgjimin ose jo të zërit në shikimin apo jo të dritës.Po ashtu thuhet se Pali kaloi në ekstazë(?) gjatë kësaj ngjarje.
Dhe ndodhi që, kur u ktheva në Jeruzalem dhe isha duke u lutur në tempull, u rrëmbeva në ekstazë,(Veprat 22/17)
Kjo ngjarje do të përbënte kthesën e Palit nga rruga e tij për tu bërë pastaj kryetar i sektit Nazaretas e më pas i sektit krishter.Pavarsisht se vegimet janë gjëra mistike ne do shikojmë se cfarë thotë bibla për këtë ngjarje dhe konkretisht si e profetizon Jezusi njerzit që do të thojnë se kemi parë Jezusin.
Profecia e Jezusit për Palin
1 Tani kur Jezusi doli nga tempulli dhe po largohej, dishepujt e tij iu afruan për t’i treguar ndërtesat e tempullit.2 Por Jezusi u tha atyre: “A nuk i shikoni ju të gjitha këto? Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet”.3 Pastaj, kur ai u ul të rrinte në malin e Ullinjve, dishepujt e vet iu afruan mënjanë dhe i thanë: “Na thuaj, kur do të ndodhin këto gjëra? Dhe cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të botës?”.4 Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: “Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!5 Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: “Unë jam Krishti” dhe do të mashtrojnë shumë njërëz.8 Por të gjitha këto gjëra do të jenë vetëm fillimi i dhembjeve të lindjes.9 Atëherë do t’ju dorëzojnë në mundime dhe do t’ju vrasin; dhe të gjithë kombet do t’ju urrejnë për shkak të emrit tim.10 Atëherë shumë do të skandalizohen, do ta tradhëtojnë njeri tjetrin dhe do të urrejnë njeri tjetrin.11 Dhe do të dalin shumë profetë të rremë, dhe do të mashtrojnë shumë njerëz.12 Dhe, duke qenë se paudhësia do të shumohet, shumëkujt do t’i ftohet dashuria;13 por ai që do të ngulmojë deri në fund do të shpëtohet.14 Dhe ky ungjill i mbretërisë do të predikohet në gjithë botën si një dëshmi për gjithë kombet, dhe atëherë do të vijë mbarimi”.15 “Kur të shihni, pra, neverinë e shkretimit, që është parathënë nga profeti Danieli, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë)16 atëherë ata që janë në Juda, le të ikin ndër male.17 Kush ndodhet mbi taracën e shtëpisë, të mos zbresë për të marrë diçka në shtëpinë e vet;18 dhe kush është ndër ara, të mos kthehet për të marrë mantelin e tij.19 Por mjerë gratë shtatzëna dhe ato që do t’u japin gji fëmijëve në ato ditë!20 Dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën,21 sepse atëherë do të ketë një mundim aq të madh, sa nuk ka ndodhur kurrë që nga krijimi i botës e deri më sot, dhe as nuk do të ketë më kurrë!22 Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, asnjë mish nuk do të shpëtonte; por për shkak të të zgjedhurve, ato ditë do të shkurtohen.( Mateu 24)
Në këtë pjesë të profecisë Jezusi flet për shkatarrimin e tempullit në Juruzalem.
“Në të vërtetë po ju them se këtu nuk do të mbetet asnjë gur mbi gur që nuk do të rrënohet“(Mateu 24/2)
Ndërsa dishepujt e tij e pyetën se ku do të ndodhë kjo ai u tregoi si shenjë paraprirëse të saj.
“Ruhuni se mos ju mashtron ndokush!5 Sepse shumë do të vijnë në emrin tim, duke thënë: “Unë jam Krishti” dhe do të mashtrojnë shumë njërëz. (Mateu 24/4-5)
Sipas Jezusit këto do të ishin shenjat e para të prishjes së Tempullit.Kush erdhi me emrin e Jezusit dhe pretendoi se e pa Jezusin para prishjes së tempullit nga romakët në vitin 73.Askush tjetër përvec Palit.Ai pretendoi se ungjillin e tij e kishte marrë nga Jezusi ndërkohë që ai vetëm kishte parë një dritë që i foli për përndjekjen dhe jo për ungjillin.
Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni se ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.(Galatësve 1/11-12)
Pali emërohet në bibël si Jezu Krishti Vetë.
Dhe ju nuk më përbuzët aspak dhe s`patët neveri për provën që ishte në mishin tim, por më pranuat si engjëll Perëndie, si Jezu Krishtin vet.(Galatsve 4/14)
Më pas j Jezusi profetizoi për ardhjen e romakëve ne tempull dhe vrasjen e banorëve.(Për më shumë rreth këtij verseti shiko tek kapitulli Shenjat e ardhjes së Jezusit)
“Kur të shihni, pra, “neverinë e shkretimit”, që është parathënë nga profeti Danieli, që ka zënë vend në vendin e shenjtë (kush lexon le ta kuptojë)16 atëherë ata që janë në Juda, le të ikin ndër male.(Mateu 24/15)
Jezusi u ndal prapë tek këto mashtrues të cilët do të ishin rreziku krendencial i mësimeve të tij.Ai profetizon se si do të quhen dhe cfarë do të bëjnë këtë profetë dhe krishtër të rremë.
, në qoftë se dikush do t’ju thotë: “Ja, Krishti është këtu”, ose “është atje”, mos i besoni. Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t’i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Ja, unë ju paralajmërova. Pra, në qoftë se ju thonë: “Ja, është në shkretëtirë“, mos shkoni atje: “Ja, është në dhomat e fshehta“, mos u besoni.(Mateu 24/23-26)
Sipas verseteve biblike Jezusi i paralajmëron njerzit që të kenë kujdes dhe mos i besojnë njerzve të cilët do të thojnë se kanë parë atë në shkretëtirë.
23 Atëherë në qoftë se dikush do t’ju thotë: “Ja, Krishti është këtu”, ose “është atje”, mos i besoni. .(Mateu 24/23)
A ishte Pali ai që tha se kishte parë Jezusin në vegim.Pse Jezusi i thotë njerzve që atyre që pretendojnë se e kanë parë mos i besojnë? Ndoshta kjo për faktin se ai nuk do ti shfaqej në të vërtetë asnjë njeriu dhe se shfaqja mund të ishtë vepër e dikujt tjetër sikurse thuhet tek Ezeikeli.
Kanë pasur vegime të rreme dhe shortari të gënjeshtërta dhe thonë: “Zoti ka thënë”, ndërsa Zoti nuk i ka dërguar. Megjithatë ata shpresojnë që fjala e tyre të plotësohet. A nuk keni pasur vallë vegime të rreme dhe a nuk keni shqiptuar shortari të gënjeshtra? Ju thoni: “Zoti ka thënë”, kurse unë nuk kam folur”.Prandaj kështu thotë Zoti, Zoti: “Me qenë se keni thënë gënjeshtra dhe keni pasur vegime të gënjeshtërta, ja ku jam kundër jush”, thotë Zoti, Zoti.
“Dora ime do të jetë kundër profetëve që kanë vegime të rreme dhe shqiptojnë shortari të gënjeshtra. Ata nuk do të marrin pjesë në këshillën e popullit tim, nuk do të jenë të shkruar në rregjistrin e shtëpisë së Izraelit dhe nuk do të hyjnë në vendin e Izraelit; atëherë do të pranoni që unë jam Zoti, Zoti.Sepse, po, sepse kanë bërë popullin tim të devijojë… (Ezekieli – 13/6-10)
Po kështu dhe Jeremia flet për ato që profetizojnë pamje të rreme.
Zoti më tha: “Profetët profetizojnë gënjeshtra në emrin tim; unë nuk i kam dërguar, nuk u kam dhënë asnjë urdhër dhe nuk kam folur me ta. Ata ju profetizojnë një pamje të rreme, një parashikim të kotë dhe mashtrimin e zemrës së tyre.. (Jeremia 14/14)
Pali deklaroi se ungjilli i tij nuk është prej njeriut por ishte zbulesë e Jezusit ndërkohë që ai pa vetëm një dritë nga e cila u shushat në tokë.Si e mësoi Pali ungjillin nga Jezusi apo nga drita që pa!?
Tani, o vëllezër, po ju vë në dijeni se ungjilli që është shpallur nga unë, nuk është sipas njeriut, sepse unë nuk e kam marrë as e kam mësuar nga ndonjë njeri, por e kam marrë nëpërmjet një zbulese nga Jezu Krishti.(Galatësve 1/11-12)
Kurse tek letra Timoteut thotë që ai e ka marrë nga “lajmi i mirë”
Kije parasysh Jezusin, Mesinë dhe shpëtimtarin e premtuar nga pasardhësit e Davidit. Perendia e ringjalli nga të vdekurit .Kështu thuhet në lajmin e mire,. të cilin po e shpall në ungjillin tim“. (Letra e dyte dretuar Timoteut 2/8)
Ndërkohë në një verset tjetër ai deklaron se është ungjill i njeriut.
O vëllezër, po ju flas në mënyrën e njerëzve: në qoftë se një besëlidhje është aprovuar, edhe pse është besëlidhje njeriu,.. . (Galatasve 3/15)
Kthehemi tek profecia e Jezusit i cili i këshilloi njerzit që të ruhen nga njerzit mashtrues.
Sepse do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t’i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit.25 Ja, unë ju paralajmërova. (Mateu 24/24)
Kush ishin profetët rremë dhe mësuesit e rremë e dalë mbas Jezusit dhe para shkatarrimit të tempullit në vitin 73? Në bibël përmenden disa profetë të cilët nuk kishin shpallje hyjnore për tu quajtur profetë.
Por në kishën e Antiokisë ishin profetë dhe mësues: Barnaba, Simeoni, i quajtur Niger, Luci nga Kireneas, Manaeni, që ishte rritur bashkë me Herodin tetrark, dhe Sauli(Pali).(Veprat 13/1)
Fjalët e Jezusit “do të dalin krishtër dhe profetë të rremë” mund të interpretohet dhe si një paralajmërim për ardhjen e antikrishtëve të vegjël.Kushdo që quhet krishtër i rremë mund të emërtohet dhe si antikrisht i vogël pasi antikrishti i madh do të paraqitet në kohën e ardhjes së dytë të Jezusit(për më shumë shiko temën “Shenjat e ardhjes së Jezusit”).Pikë risht një nga këto krishtër të rremë ishte dhe Pali sipas Gjonit.
Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish(si njeri); ky është mashtruesi dhe antikrishti. (1 e Gjonit 1/7)
Pra sipas Gjonit ai që nuk thotë se Jezusi ka ardhur në mish(si njeri) është antikrishti. Këtë e përforcon dhe verseti tjetër.
Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse shumë profetë të rremë kanë dalë në botë.Nga kjo mund të njihni Frymën e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, është nga Perëndia.Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është në botë. (1 e Gjonit 4/1-3)
Pra Gjoni në letrën e tij flet për ardhjen e profetëve të rremë dhe antikrishtëve të cilët një prej tyre ishte Pali “tashmë është në botë” (Shiko dhe Veprat 13/1) dhe se këtë e përforcon dhe verseti se “çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit” ose “kanë dalë shumë mashtrues, të cilët nuk rrëfejnë se Jezu Krishti ka ardhur në mish(si njeri); ky është mashtruesi dhe antikrishti”.
Kush ishte ai që deklaroi se Jezusi nuk ka ardhur në mish(si njeri)? Sigurisht ishte Pali në letrat e tij.
Ruhuni nga qentë, ruhuni nga punëtorët e këqij, ruhuni nga të prerët. Sepse rrethprerja e vërtetë jemi ne, që i shërbejmë Perëndisë në Frymë dhe që mburremi në Krishtin Jezus pa besuar në mish, (Filipianëve 3/2-3)
Prandaj tash e tutje ne nuk njohim më askënd sipas mishit; po, edhe sikur ta kemi njohur Krishtin sipas mishit, nuk e njohim më ashtu. (2 e Korintasve 5/16)
Pikërisht për këtë thotë dhe Gjoni se në atë kohë ishin shfaqur shumë antikrishtër
Fëmijë, është ora e fundit. Dhe, sikurse e dëgjuat, antikrishti duhet të vijë, dhe tani janë shfaqur shumë antikrishtë;. (1 e Gjonit 2/18) “shumë profetë të rremë kanë dalë në botë”…. dhe tashmë është në botë.. (1 e Gjonit 4/1-3) “Sepse në botë kanë dalë shumë mashtrues” (1 e Gjonit 1/7)
Këto krishtër të rremë do të bëjnë shenja të mëdha.Edhe pse Pali bëri shenja të mëdha duke dëbuar demonë e shenja të tjera në udhëtimet e tij kjo nuk e bën atë njeri të mirë tek Zoti sepse Jezusi thotë.
Ruhuni nga profetët e rremë, të cilët vijnë te ju duke u shtënë si dele, por përbrenda janë ujqër grabitqarë. (Mateu 7/15)
Pali hiqej si dele.
Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz.Kështu e kam bërë vetën time Juda me Judenjtë për t’i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t’i fituar ata që janë nën ligj;me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj për të fituar ata që janë pa ligj.E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz. (1 e Korintasve 9/19-21)
Ndërkohë që ishte Ujk grabitqar.
Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas.Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.[Veprat 26/9-11)
Jezusi i paralajmëron për këto që të mos i besojnë edhe nëse tek ato bëjnë shenja dhe mrekulli me të cilët mahnisin njerzit.
Do të dalin krishtër të rremë dhe profetë të rremë, dhe do të bëjnë shenja të mëdha dhe mrrekulli të tilla aq sa t’i mashtrojnë, po të ishte e mundur, edhe të zgjedhurit. Ja, unë ju paralajmërova. (Mateu 24/23-26)
Pikërisht Pali bënte mrekulli duke dëbuar demonët.
Dhe ajo e bëri këtë shumë ditë me radhë, por Pali, i mërzitur, u kthye dhe i tha frymës: “Unë të urdhëroj në emër të Jezu Krishtit të dalësh prej saj“. Dhe fryma doli që në atë çast.(Veprat 16/18)
Mirëpo Jezusi profetizon kundër tij.
Shumë do të më thonë atë ditë: “O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?”. Dhe atëherë unë do t’u sqaroj atyre: “Unë s’ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi”.(Mateu 7/15,22-23)
Pra në profetizimet e Jezusit, Pali gjen vendin e vet dhe po kështu dhe në profetizimet e profetëve të tjerë për mësuesit e rremë.Vazhdon profecia e Jezusit dhë këshilla e tij për mësuesit e rremë.
26 Pra, në qoftë se ju thonë: “Ja, (Jezusi) është në shkretëtirë“, mos shkoni atje: “Ja,(Jezusi) është në dhomat e fshehta“, mos u besoni.(Mateu 24/26)
Sipas biblës, Jezusi i këshillon besimtarët që mos i besojnë atyre njerzve që deklarojnë se kanë parë Jezusin në shkretëtirë ndërkohë ishte Pali ai që i pretendoi se pa një vegim të Jezusit në shkretëtirë kur po kthehej nga Arabia për në Damask.
As nuk u ngjita në Jeruzalem tek ata që ishin apostuj përpara meje, por shkova në Arabi dhe u ktheva përsëri në Damask. (Galatasve 1/17)
Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotërinë tonë?(1 e Korintësave 9/1)
‘Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?“. Dhe ai tha: “Kush je, Zot?“. Dhe Zoti tha: “Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave“… Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri. (Veprat, 9/3-7)
Mirëpo cfarë ishte në realitet kjo dritë që pa Pali. A ishte ajo një vegim i rremë i Jezusit ? A mund të ishte ajo një dritë prej ndonjë demoni ose fryme të Satanait. Meqë Jezusi profetizoi se kush thotë se më ka parë në shkretëtirë mos u besoni atëherë kush ishte ai që e mashtroi Palin.
Sipas Palit Satanai shëndërrohet dhe në ëngjëll drite.
Të tillë apostuj të rremë, janë punëtorë hileqarë, që shndërrohen në apostuj të Krishtit. Dhe nuk është për t`u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite.(2 Korintasave 11/13-14)
Nga e dinte Pali se ëngjëlli i satanait shëndërrohej në engjëll drite? Pali deklaron se ai dinte edhe se Jezusi ishte ngritur në të tretin qiell mirëpo një ëngjëll i Satanait i sillte me grushta për të mos treguar të vërtetën.
Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Perëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell. Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perëndia e di), u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, që nuk është e lejuar të thuhen nga njeri. Për atë njeri unë do të krenohem, por nuk do të krenohem për veten time, veç se për dobësitë e mia. Edhe sikur të doja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën; por nuk e bëj këtë, se mos ndonjë më çmon më tepër nga ajo që më sheh, a më tepër nga ajo që dëgjon nga unë.Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmë risë së zbulesave, m’u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh..(2 Korintësave 12/2-7)
Për kë thoshte Pali “Për atë njeri unë do të krenohem”.!?
Krenohemi në Krishtin Jezus pa besuar në mish, (Filipianëve 3/2-3)
Pse thoshte Pali “m’u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta”
Sepse në vegimin e tij që pa në shkretëtirë iu tha nga drita “ është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave” (Veprat, 9/6)
‘Por ndodhi që, ndërsa po udhëtonte dhe po i afrohej Damaskut, befas rreth tij vetëtiu një dritë nga qielli. Dhe, si u rrëzua përtokë, dëgjoi një zë që i thoshte: “Saul, Saul, përse më përndjek?“. Dhe ai tha: “Kush je, Zot?“. Dhe Zoti tha: “Unë jam Jezusi, që ti e përndjek; është e rëndë për ty të godasësh me shkelm kundër gjembave“… Dhe njerëzit që udhëtonin me të ndaluan të habitur, sepse dëgjonin tingullin e zërit, por nuk shikonin njeri. (Veprat, 9/3-7)
Sipas biblës kjo si vepër ishte më dëshirën e Zotit sepse vetëm me dëshirën e Zotit mund të terrorizoj një demon sikurse thuhet në dhiatën tjetër.
Fryma e Zotit ishte larguar nga Sauli dhe një frym i keq e terrorizonte nga ana e Zotit.Shërbëtorë t e Saulit i thanë “Ja, një frym i keq të shqetëson nga ana e Perëndisë.(1 i Mbretërve, 16/14-15)
Prandaj kini kujdes se edhe me anë të Satanait mund të bëjnë mrekulli
Ardhja e atij të paudhi do të bëhet me anë të veprimit të Satanit, bashkë me çudira, shenja dhe mrrekullish të rreme,dhe nga çdo mashtrim ligësie për ata që humbin, sepse nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qenë të shpëtuar. E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës,që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë! (2 e Thesalonikasve 2/9-12)
Kush ishte kjo gënjeshtër?
… e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen.(Romaket 1/25)
Si mund të besojmë një njeriu që goditet me grushta nga një ëngjëll i Satanait dhe ndërkohë thotë se ai nuk e thotë dot të vërtetën pasi e di atë që Jezusi u ngjit në qiell me trup e me shpirt!Si mund ti besojmë një njeriu që zhvlerësoi mësimet e besëlidhjes së vjetër në kundërshtim me mësimet e Jezusit!Si mund të besojmë një njeri që e hoqi ligjin e mëkatit dhe i shpalli njerzit të falur vetëm me anë të besimit pa vepra!Si mund të besojmë një njeri që për hirë të sektit dhe besimit të tij farise futi risinë e ringjalljes në bibël!Si mund ti besojmë ndërkohë që ai e përziu krishtërimin me filozofinë Greko-Romake dhe e shpalli Jezusin bir të Zotit ndërkohë që Jezusi ishte vetëm i dërguar i Zotit dhe “Bir Njeriu”! Si mund ti besojmë një njeriu kur ai i përndoqi apostujt e Jezusit dhe i vrau ato!Si mund ti besojmë një njeriu që kurrë nuk e pa Jezusin në jetën reale por pretendoi se e pa në një vegim drite që ai e cilëson si ëngjëll të satanait! Si mund ti besojmë një njeriu që sipas Jezusit dhe Gjonit na del Antikrisht! Prandaj Jezusi thotë:
Ja, unë(Jezusi) ju paralajmërova. .. mos u besoni.(Mateu 24/23-26)
Për shkak se Pali hapi portat e trinitetit duke thënë “sepse tek ai banon trupërisht gjithë plotësia e Hyjnisë” (Kolosianëve 2/9) dhe idhujtarisë (shirkut) duke thënë “sepse marrëzia e Perëndisë është më e ditur se njerëzit dhe dobësia e Perëndisë më e fortë se njerëzit”. (1 e Korintasve 1/25) të cilat i vulosi në këshillin e Nikesë, Konstandini dhe priftit Athino duke vendosur kredon e besimit se Jezusi ishte një njeri i hyjnizuar dhe bir i Zotit ose vetë Zoti. Pali meriton të futet brenda këtij verseti biblik.
“Në rast se midis jush del një profet apo një ëndërrimtar dhe ju propozon një shenjë apo një mrekulli, dhe shenja apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: “Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke njohur kurrë dhe le t’u shërbejmë”,ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.Do të shkoni pas Zotit, Perëndisë tuaj, do të keni frikë nga ai, do të respektoni urdhërimet e tij, do t’i bindeni zërit të tij, do t’i shërbeni dhe do të jeni të lidhur ngushtë me të. Por ai profet ose ai ëndërrimtar do të vritet, sepse ka folur në mënyrë që t’ju largojë nga Zoti, Perëndia juaj, që ju nxori nga vendi i Egjiptit dhe ju çliroi nga shtëpia e skllavërisë, për t’ju çuar jashtë rrugës në të cilën Zoti, Perëndia yt, të ka urdhëruar të ecësh. Në këtë mënyrë do të shkulësh të keqen nga gjiri yt. (Ligji i Përtërirë – 13/1-5)
Prandaj ju këshilloj kujdesuni nga Pali dhe mësimet e tij se:
“Ne te vërtetë do të paraqiten krishtër të rremë dhe profetë te rremë. Ata do të tregojnë mrekulli te mëdha, aq sa t’i mashtrojne po të ishte e mundur, edhe te zgjedhurit.” (Mateu 24/24)
“Ditën e gjyqit shumë veta do të me thonë: 0 zot 0 zot, ne emrin tënd a nuk profetizuam, a nuk i debuam shpirterat e keqinj, a nuk berne shumë mrekulli?” Dhe atëherë unë do t’u sqaroj atyre: “Unë s’ju kam njohur kurrë; largohuni nga unë, ju të gjithë, që keni bërë paudhësi“. Prandaj, ai që i dëgjon këto fjalë të mia dhe i vë në praktikë mund të krahasohet prej meje me një njeri të zgjuar (Mateut 7/22-24)
Gjithashtu mbi Palin bie dhe profecia për ndryshimin e biblës sepse ai i shtoi biblës të gjithë letrat e tij drejtuar bashkësive dhe njerzve të vendeve të ndryshme.
Unë i deklaroj kujtdo që dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri, se nëse ndokush do t’i shtojë këtyre gjërave, Perëndia do të dërgojë mbi të plagët e përshkruara në këtë libër. Dhe nëse dikush heq nga fjalët e librit të kësaj profecie, Perëndia do t’i heqë pjesën e tij nga libri i jetës nga qyteti i shenjtë, dhe nga gjërat që janë përshkruar në këtë libër.(Zbulesa 22/18-19)
Pali i shtoi ungjillit të gjitha letrat e tij dërguar bashkësive dhe që sot konsiderohen si pjesë e librit të shenjtë. Po ashtu Pali hoqi prej librit duke shpallur anullimin e Ligjeve të Moisiut dhe Torës.
Në këtë mënyrë bie poshtë urdhërimi i mëparshëm, për shkak të dobësisë dhe të padobisë së tij,(Hebrejve 7/18)
Të njëjtën gjë si Pali bëri dhe Luka shoku dhe nxënësi i tij.
Me mua është vetëm Lluka; merre Markun dhe sille me vete, sepse e kam shumë të dobishëm për shërbesë (II Timoteut 4/11)
Marku, Aristarku, Dema dhe Luka, bashkëpunëtorët e mi, të bëjnë të fala.(Filemonit 1/24)
Luka i shtoi në ungjill Veprat e apostujve dhe shpalli ungjillin e tij duke mos qenë fare prezent në ngjarjet e Jezusit por duke shkruar mësimet e Palit.
Mbasi shumë vetë ndërmorën të renditin tregimin e ngjarjeve që ndodhën në mesin tonë, ashtu si na i përcollën ata që ishin bërë nga fillimi dëshmitarë okularë dhe shërbyes të fjalës, m`u duk e mirë edhe mua, pasi i hetova të gjitha gjërat me kujdes që nga fillimi, të t`i shkruaj sipas radhës, fort i nderuari Teofil. (Luka 1/1-3)
Edhe Marku i quajtur Gjoni ishte nxënës i Palit.
Dhe Barnaba dhe Sauli, mbasi e përfunduan misionin e tyre, u kthyen nga Jeruzalemi në Antioki duke e marrë me vete Gjonin, të mbiquajtur Marku.(Veprat e Apostujve 12/25)
Pra e tërë doktrina biblikë është Pavlore(prej Palit).Megjithë se krishtërimi u ngrit në mësimet e Pjetrit shumë versete biblike të bëjnë të dyshosh dhe për besimin e Pjetrit.
Jezusi dhe Pjetri.
Jezusi e quan Pjetrin në kohën e tij njeri besimpakë.
Në rojën e katërt të natës, Jezusi shkoi drejt tyre, duke ecur mbi det. Dishepujt duke parë atë që po ecte mbi det, u trembën dhe thanë: “Eshtë një fantazmë!”. Dhe filluan të bërtasin nga frika;por menjëherë Jezusi u foli atyre duke thënë: “Qetësohuni; jam unë, mos kini frikë!”.Dhe Pjetri, duke u përgjigjur tha: “Zot, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti mbi ujëra”.Ai tha: “Eja!”. Dhe Pjetri zbriti nga barka dhe eci mbi ujëra, për të shkuar te Jezusi. Por, duke parë erën e fortë, kishte frikë, dhe duke filluar të fundosej, bërtiti duke thënë: “O Zot, shpëtomë!”.Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: “O njeri besimpak, pse dyshove?”.(Mateu 14/25-31)
Kur jezusi fliste për hyrjen e të pasurve në parajsë Pjetri e pyet.
Atëherë Jezusi u tha dishepujve të vet: “Në të vërtetë ju them se një i pasur me vështirësi do të hyjë në mbretërinë e qiejve.Dhe po jua përsëris: është më lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë”. Kur i dëgjuan këto fjalë, dishepujt e vet u habitën shumë dhe thanë: “Atëherë, kush do të shpëtojë vallë?”.Dhe Jezusi duke përqëndruar shikimin mbi ata tha: “Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur”.Atëherë Pjetri iu përgjigj duke thënë: “Ja, ne i lamë të gjitha dhe të ndoqëm; çfarë do të fitojmë, pra?”.(Mateu 19/23-27)
Ndërsa Jezusi e quan Pjetrin Satan.Si ka mundësi që një profet ta quajë nxënësin e tij Satan(Djall) .
Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe nisi ta qortojë duke thënë: “O Zot, të shpëtoftë Perëndia; kjo nuk do të të ndodhë kurrë”. Por ai u kthye dhe i tha Pjetrit: “Shporru prej meje, o Satan! Ti je një skandal për mua, sepse s’ke ndër mënd punët e Perëndisë, por punët e njerëzve“.(Mateu 16/22-23)
Jezusi asnjë nuk pati quajtur Satan përvec Pjetrit në jetën e tij.
Dhe Simon Pjetri iu përgjigj: “Zot, te kush të shkojmë? Ti ke fjalë jete të përjetshme. Ne kemi besuar dhe kemi njohur se ti je Krishti, ..i Perëndisë të gjallë”. Jezusi u përgjigj atyre: “A nuk ju kam zgjedhur unë ju të dymbëdhjetët? E një prej jush është një djall“..(Gjoni 6/68-70)
Megjithëse Gjoni 6/70 e komenton këtë se bëhet fjalë për Judën Iskariotin edhe Mateu përdor të njëjtën simbolikë për Pjetrin.
Dhe ai i tha këto gjëra haptas. Atëherë Pjetri e mori mënjanë dhe filloi ta qortojë.
Por ai u kthye, shikoi dishepujt e vet dhe e qortoi Pjetrin, duke thënë: “Largohu nga unë, Satana, se ti nuk ke shqisën për gjërat e Perëndisë, por për gjërat e njerëzve!”.(Marku 8/32-33)
Po ashtu Jezusi profetizoi kundër Pjetrit për Mohimin që ai do të bënte.
Atëherë Pjetri duke u përgjigjur i tha: “Edhe sikur të gjithë të skandalizohen për shkakun tënd, unë nuk do të skandalizohem kurrë!”.Jezusi i tha: “Në të vërtetë po të them se pikërisht këtë natë, para se të këndojë gjeli, ti do të më mohosh tri herë”.(Mateu 26/33-34)
Por Jezusi tha: “Pjetër, unë të them se sot gjeli nuk do të këndojë, para se ti të kesh mohuar tri herë se më njeh”.(Luka 22/34)
Gjoni në letrën e tij thotë se kush mohon Jezusin ka mohuar dhe Zotin dhe ai është antikrisht.
Kush është gënjeshtari, veçse ai që mohon se Jezus është Krishti? Antikrishti është ai, që mohon Atin dhe Birin(njeriut) .Kushdo që mohon Birin(njeriut) , s’ka as Atin; kushdo që njeh Birin (njeriut), ka edhe Atin (1 e Gjonit 2/22-23)
Ja historia e mohimit të Jezusit nga Pjetri.
Tani Pjetri ndënji përjashta, në oborr dhe një shërbëtore iu afrua duke thënë: “Edhe ti ishe me Jezusin, Galileasin”. Por ai e mohoi përpara të gjithëve, duke thënë: “Nuk di ç’po thua!”.
Dhe kur ai po dilte në hajat, e pa atë një shërbëtore tjetër dhe u tha të pranishmëve: “Edhe ky ishte me Jezusin, Nazareasin!” .Por ai përsëri e mohoi me be, duke thënë: “Unë nuk e njoh atë njeri“.
Mbas pak edhe të pranishmit iu afruan dhe i thanë Pjetrit: “Sigurisht, edhe ti je një nga ata, sepse e folura jote të tradhton!”.Atë herë ai nisi të mallkojë dhe të bëjë be, duke thënë: “Unë nuk e njoh atë njeri“. Dhe në atë çast këndoi gjeli. Atëherë Pjetri kujtoi atë që i kishte thënë Jezusi: “Para se të këndojë gjeli, do të më mohosh tri herë”. Dhe ai doli përjashta dhe qau me hidhërim.(Mateu 26/69-75)