Ju keni dëgjuar nga gojët e kristianëve se profeti i madh i Zotit, Jezusi është kryqëzuar.Unë do doja të flisja për këtë cështje sipas Kuranit dhe Biblës sepse të krishterët do ti paragjykonin argumentet islamë prandaj i zgjodha të dy librat. Iu riktheva argumenteve biblikë prej të cilave duket qarte në mynyrë argumentuese se kryqëzimi i Isait (Jezusit) është mashtrimi më e madh që i ka ndodhur njerzimit mbas idhujtarisë dhe mohimit të Zotit.
Të krishterët e kanë shumë të vëshirë ta mohojnë kryqëzimin e Jezusit, sepse atëherë ata do të duhej të pohonin realitetin e Kuranit dhe padyshim që do të duhej të ndërronin dhe fenë dhe kjo nuk do ishte e pakët për botën tyre religjoze, dhe sistemin e saj hiearkik dhe të ardhurat ekonomike kristiane.Vërtet do të ishtë një kaos i madh për instuticionet e krishtera. Për ta shmangur këtë do të luheshin të gjitha kartat që njerzit mos e kuptonin këtë fakt.
Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.(1 e Korintasve 15/14)
Ky material nuk është “fiction” ose ndonjë konspiracion i arritur kohëve të fundit.Kjo është një e vërtetë, e cila iu tregua njerzve me zbritjen e Kuranit para 1400 vjetësh.Shumë kristianë e kanë pranuar këtë të vërtetë kur ato e pranuan Islamin me bindje, se është e vetmja fe prej Zotit e dokumentuar dhe e argumentuar në mynyrën më të saktë.
Le të jetë ky ajet Kuranor bazë e vërtëtimit tonë biblik.
E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi. (Ali Imran 54)
“Dhe për shkak se ata thanë: Ne e mbytëm Mesinë, Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut. Ata nuk e mbytën atë, e as nuk e kryqëzuan, por atyre u qe paraqitur vetëm pamja e tij. Ata që s’pajtohen rreth kësaj, me siguri janë në dyshim lidhur me këtë. Ata nuk kanë dije të sigurt lidhur me të, por ata vetëm hamendësojnë. Dhe është më se e sigurt se ata nuk e mbytën atë! Jo, vërtet, Allahu e ngriti atë tek Vetja e Tij në Qiell. Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.” [En Nisa: 157-58]
Zoti e përmend në kuran trillimin e hebrejve për supozimin e tyre në vrasjen e Jezusit. Allahu u tregon se ata as nuk e vranë dhe as e gozhduan por ai fenomen qe vetëm një përngjasim, hamendesim ose ndryshim pamje.
Bibla paraqet një sërë argumentesh në lidhje me këtë cështje që ne do ti përmendim më poshtë.
Ajo në disa raste thotë që Jezusi u kryqëzua .
Edhe unë, o vëllezër, kur erdha te ju, nuk erdha me shkëlqim fjalësh a diturie, që t’ju shpall dëshminë e Perëndisë,sepse e vendosa që të mos di tjetër gjë ndër ju, veç Jezu Krishtit edhe atë të kryqëzuar. 1 e Korintasve – 2/1-2)
.. duke ditur këtë: se njeriu ynë i vjetër u kryqëzua me të, që trupi i mëkatit mund të jetë anuluar dhe që ne të mos i shërbejmë më mëkatit.(Romaket 6/6)
Në disa raste që u vra në dru.
..Jezusin, që ju e vratë, duke e varur në dru. (Veprat e apostujve – 5/30)
Dhe ne jemi dëshmitarë për të gjitha ato që ai bëri në vendin e Judesë dhe në Jeruzalem; dhe se si ata e vranë, duke e varur në një dru. (Veprat e apostujve – 10/39)
Mos ata e ngatarrojnë me Judën sepse Juda u var në dru.
Dhe ai(Juda), mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar.(Mateu 27/5)
Sipas Dhiatës së vjetër dhe Dhiatës të re qëndrimi i varur në dru për një person përbën mallkim prej Zotit.
Në rast se dikush ka kryer një krim që meriton vdekjen dhe ka pësuar vdekjen, dhe ti e ke varur në një dru, kufoma e tij nuk do të rrijë tërë natën mbi pemën, por do ta varrosësh po atë ditë; sepse ai që rri varur është i mallkuar nga Perëndia, dhe ti nuk do ta ndotësh tokën që Zoti, Perëndia yt, të jep si trashëgimi”.( Ligji i perterire 21/22-23)
E ndërsa në pjesë të tjera të biblës pranohet se Jezusi vdiq i mallkuar.
Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne, të vdekur për mëkate, të rrojmë për drejtësi; dhe me mallkimin e tij ju u shëruat (1 e Pjetrit 2/24)
Mirëpo a mund të besohet kjo për Jezusin kur ai ishte një prej profetëve më të mëdhenj të Zotit.Hebrejtë shpallën Mallkimin e Jezusit në kryq për shkak të dëshirës për të hequr mallkimin që Zoti u kishte bërë hebrejve në ligjet e Tij.Qëllimi dhe shpifja e hebrejve se Jezusi vdiq i mallkuar në kryq për të larguar mallkimin atyre janë absurde. Përveç versetit të mësipërm biblik kjo gjë thuhet edhe në vende të tjera.
Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u bë mallkim për ne (duke qenë se është shkruar: “I mallkuar është kushdo që varet në dru“(Galatasve 3/13)
Pikërisht kësaj shpifje Zoti ju përgjigjet me ajetet e Kuranit.
E, ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), All-llahu iu kundëvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi. (Përkujto, o i dërguar) Kur All-llahu tha: ‘O Isa, Unë po të marr ty, po të ngris te Unë, po të shpëtoj prej sherrit të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t’i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm te Unë është kthimi juaj, Unë gjykoj mes jush për atë që kudështoheshit. (Ali Imran 54-55)
“Dhe për shkak se ata thanë: Ne e mbytëm Mesinë, Isain, të birin e Merjemes, të dërguarin e Allahut. Ata nuk e mbytën atë, e as nuk e kryqëzuan, por atyre u qe paraqitur vetëm pamja e tij. Ata që s’pajtohen rreth kësaj, me siguri janë në dyshim lidhur me këtë. Ata nuk kanë dije të sigurt lidhur me të, por ata vetëm hamendësojnë. Dhe është më se e sigurt se ata nuk e mbytën atë! Jo, vërtet, Allahu e ngriti atë tek Vetja e Tij në Qiell. Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.” [En Nisa: 157-58]
Nëse hebrejtë kaluan në mosbesim dhe ekstremitet kur besuan se Jezusi ishte i mallkuar mbas kryqëzimit në kryq, edhe të krishterët kaluan në mosbesim dhe ekstremitet kur besuan se Jezusi u hyjnizua me anë të kryqit, muslimanët besojnë dhe qëndruan në besimin e vërtetë duke besuar Shpalljen e Zotit dhe duke deklaruar se Jezusi është vetëm një profet i madh i Zotit.Ato nuk e besuan se Jezusi u mallkua në kryq dhe as u hyjnizua me anë të kryqit.
Allahu thotë në kuran se Jezusi as nuk vdiq por as nuk hipi në kryq.
“Ata nuk e mbytën atë, e as nuk e kryqëzuan, por atyre u qe paraqitur vetëm pamja e tij. [En Nisa]
Le të shikojmë se cfarë faktesh ka në bibël për këtë cështje.
Profecitë e Jezusit me shëmbëlltyra.
Jo cdo kush mund ti kuptojë shëmbëlltyrat e Jezusit sidomos Hebrejtë ishin të ndaluar ti kuptonin ato.
Dhe ai u tha atyre: “Juve u është dhënë të njihni misterin e mbretërisë së Perëndisë; kurse atyre që janë përjashta të gjitha këto jepen me shëmbëlltyra, që: “Duke parë, të shohin, por të mos vën re; edhe duke dëgjuar, të dëgjojnë, por të mos kuptojnë, se mos pendohen dhe mëkatet u falen””..(Luka 8/11-12), (Marku 4- 2,10-13, 33)
Atëherë dishepujt iu afruan dhe i thanë: “Pse po u flet atyre me shëmbëlltyrë?”. Dhe ai duke u përgjigjur u tha atyre: “Sepse juve ju është dhënë mundësia të njihni të fshehtat e mbretërisë së qiejve, ndërsa atyre nuk u është dhënë.Sepse atij që ka, do t’i jepet dhe do të ketë bollëk; ndërsa atij që nuk ka, do t’i merret edhe ajo që ka.Prandaj unë u flas atyre me shëmbëll-tyrë, sepse duke parë nuk shohin, dhe duke dëgjuar nuk dëgjojnë as nuk kuptojnë.(Mateu 3/10-13)
Jezusi u tha atyre këtë shëmbëlltyrë, por ata nuk morën vesh për çfarë po u fliste.(Gjoni 10/6)
Jezusi foli me një shëmbëlltyrë për ngritjen e tij në qiell.
Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut,(Gjoni 3/14)
Dihet se Mosiu nuk ngriti gjarpërin në shkretëtirë por ngriti shkopin i cili ishte transformuar në gjarpër.
Zoti i tha Moisiut: “Zemra e Faraonit është ngulmuese; ai nuk pranon ta lërë popullin të shkojë. Shko te Faraoni nesër në mëngjes, kur ai ka për të dalë për të vajtur drejt ujit. Ti do të qëndrosh ta presësh në breg të lumit dhe do të marrësh në dorë bastunin që është shndërruar në gjarpër.(Eksodi 7/14-15)
Atëherë Zoti i tha: “Ç’është ajo që ke në dorë?”. Ai u përgjegj: “Një bastun“.Zoti tha: “Hidhe për tokë”. Ai e hodhi për tokë, dhe ai u bë një gjarpër, para të cilit Moisiu iku me vrap. Atëherë Zoti i tha Moisiut: “Zgjate dorën dhe kape nga bishti”. (Ai zgjati dorën dhe e mori, dhe në dorën e tij ai u bë një bastun).(Eksodi 4/2-4)
Sikurse shkopi i transferua në gjapër ashtu do të ishte edhe ngritja e Jezusit duke ndryshuar pamjen e tij.Për këtë tregon në shumë pjesë bibla se para ndodhisë së kryqëzimit, Jezusit iu ndryshua pamja e fytyrës.
Dhe ndërsa po lutej, pamja e fytyrës së tij ndryshoi dhe veshja e tij u bë e bardhë dhe e ndritshme. Dhe ja, dy burra po bisedonin me të; ata ishin Moisiu dhe Elia, të cilët, të shfaqur në lavdi, i flisnin për ikjen e tij nga kjo jetë që do të kryhej së shpejti në Jeruzalem..[ Luka 9/20-31]
Sytë e Apostujve ishin të penguar për ta dalluar Jezusin edhe mbas ndodhisë së kryqëzimit.
Dhe ndodhi që, ndërsa po flisnin dhe bisedonin bashkë, vetë Jezusi u afrua dhe nisi të ecë me ta. Por sytë e tyre ishin të penguar kështu që të mos e njihnin.(Luka 24/15-16)
Shembuj të ndryshimit të tij dhe mos shikimit të tij kemi shumë në bibël.Ato janë argumente që romakët kanë kujtuar se kanë kryqëzuar Jezusin.Mbas ndodhisë së kryqëzimit tregohet se atij iu kthye prapë pamja e fytyrës dhe apostujt e njohën.
Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.[Luka 24/31]
12 Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.(Marku 16)
Pra këto versete biblike vërtëtojnë thëniet e Zotit në kuran.
“Ata nuk e mbytën atë, e as nuk e kryqëzuan, por atyre u qe paraqitur vetëm pamja e tij. [En Nisa]
Para se të flasim për shëmbëlltyrën tjetër të thënë prej Jezusit duhet të përmendim se kush mund të jetë kryqëzuar në vend të Jezusit.Dhe se cfarë veprash bëri Jezusi për tu mos u kryqëzuar vetë?
Jezusi e dinte se do të ndodhte një ngjarje me kryqin dhe për këtë ai dëshmon duke kërkuar një zëvëndës që të japë jetën në vend të tij Ai e kërkon këtë gjë gjatë qëndrimit me apostujt.
Ai që e do të atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua. Dhe ai që nuk e merr kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua. Kush do të gjejë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim, do ta gjejë përsëri.(Mateu 11/37-39)
Pastaj e thirri pranë vetes turmën me dishepujt e vet dhe iu tha: “Kushdo që don të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë, sepse ai që don të shpëtojë jetën e vet, do ta humbasë; por ai që do të humbasë jetën e vet për hirin tim e për ungjillin, do të shpëtojë. Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbë shpirtin e vet? Ose çfarë mund të japë njeriu në shkëmbim të shpirtit të vet?(Marku 8/34-37)+(Mateu 16-24-26)
Për këtë ia dhanë fjalën të gjithë apostujt.
Pjetri i tha: “Edhe sikur të duhej të vdisja bashkë me ty, nuk do të të mohoj kurrsesi”. Po atë thanë edhe të gjithë apostujt.(Mateu 26/35)
Gjatë rrjedhjeve të ngjarjeve dhe arrestimit të Jezusit dhe ecjes së tij më kryq tregohet se Simoni e mori kryqin e Jezusit.Ai ju përgjigj thirrjes së tij për zëvëndësim.
Dhe, pasi e zhveshën, i hodhën mbi trup një mantel të kuq. Dhe i thurën një kurorë me ferra, ia vunë mbi krye dhe i dhanë një kallam në dorën e djathtë; dhe, duke u gjunjëzuar përpara tij, e përqeshnin duke thënë: “Tungjatjeta, o mbret i Judenjve!”. Pastaj e pështynë, ia morën kallamin dhe me të i binin në kokë. Dhe, mbasi e përqeshën, ia hoqën mantelin dhe e veshën me rrobat e tij; dhe e çuan për ta kryqëzuar. Dhe duke dalë, takuan një njeri nga Kirena, që quhej Simon, të cilin e detyruan ta mbartë kryqin e Jezusit. Dhe, kur arritën në vendin që quhej Golgota, domethënë “Vendi i kafkës”, i dhanë të pijë uthull të përzier me vrer; por ai, mbasi e provoi, nuk deshi ta pinte. Mbasi e kryqëzuan, i ndanë me short rrobat e tij, që të përmbushej ç’ishte thënë nga profeti: “I ndanë ndërmjet tyre rrobat e mia dhe hodhën short mbi tunikën time” .Pastaj u ulën dhe e ruanin.Përmbi krye të tij, i vunë gjithashtu motivacionin e shkruar të dënimit të tij: “KY ESHTE JEZUSI, MBRETI I JUDENJVE”.Atë here u kryqëzuan bashkë me të dy cuba, njeri në të djathtën dhe tjetri në të majtën(Mateu 27/28-38)
Bibla nuk e tregon se cfarë ndodhi me Simonin, a e la ai kryqin apo u kryqëzua në vend të Jezusit? Bibla në katër ungjitë e saj nuk flet asnjë fjalë për lënien e kryqit nga Simoni dhe marrjen e tij nga Jezusi përsëri.(Marku 3-18)
Pikërisht që Jezusi nuk ishte në kryq këtë e tregojnë shumë versete biblike.
Rreth orës nëntë, Jezusi briti me zë të lartë duke thënë: “Eli, Eli, lama sabaktani?”. Domethënë: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?”.(Mateu 27/46)
A mund të thoshte Jezusi o Zot pse më ke braktisur?
A nuk e njihte ai historinë e Musait dhe ndihmën e Zotit? A nuk i thoshte ai apostujve?
Dhe ai si u zgjua, e qortoi erën dhe i foli detit: “Pusho dhe fashitu!”. Dhe era pushoi dhe u bë qetësi e madhe.Atëherë u tha atyre: “Pse jeni ju aq frikacakë? Vallë, si nuk keni besim?“. (Marku 4/39-40)
Dhe Jezusi ia zgjati menjëherë dorën, e zuri dhe i tha: “O njeri besimpak, pse dyshove?“.(Mateu 14/31)
Dhe Jezusi duke u përgjigjur u tha atyre: “Në të vërtetë ju them që, po të keni besim dhe të mos dyshoni, do të bëni jo vetëm atë që unë i bëra fikut, por, edhe sikur t’i thoni këtij mali: “Hiqu andej dhe hidhu në det”, kjo do të ndodhë.Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni”.(Mateu 21/21-22)
Pra kurrsesi nuk mund të ishte Jezusi në Kryq duke folur fjalë të një personi besimpakë dhe duke humbur shpresën nga ndihma e Zotit. Pra ky njeri në kryq nuk ishte Jezusi sepse Ai i pati thënë apostujve.
Dhe gjithçka të kërkoni në lutje, duke patur besim, do të merrni“.(Mateu 21/22)
Jezusi u lut që Zoti ta shpëtoi nga vdekja dhe kurthi i hebrejve.
Dhe mori me vete Pjetrin dhe të dy djemtë e Zebedeut, dhe filloi të ndjeje trishtim dhe ankth të madh.
Atëherë ai u tha atyre: “Shpirti im është thellësisht i trishtuar, deri në vdekje; qëndroni këtu dhe rrini zgjuar bashkë me mua”.Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej duke thënë: “Zoti im, në qoftë se është e mundur, largoje prej meje këtë kupë; megjithatë, jo si dua unë, por si do ti”.
U largua përsëri për herë të dytë dhe u lut duke thënë: “Zoti im, në qoftë se nuk është e mundur që kjo kupë të largohet prej meje pa u pirë prej meje, u bëftë vullneti yt!”.(Mateu 26/37-39,42)
Dhe u largua prej tyre, aq sa mund të hidhet një gur, dhe ra në gjunj dhe lutej, duke thënë: “O Zot, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti”. Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t’i dhënë forcë. Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.(Luka 22/41-44)
Dhe Zoti e shpëtoi nga vdekja sipas biblës
I cili, në ditët e mishit të tij, me klithma të larta dhe me lot, i ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia.(Hebrejve 5/7)
Pra mbas të gjithave këtyre lutjeve të Jezusit dalim në konkluzionin se atij ju pranua lutja dhe se ai nuk vdiq në kryq.Pranimin e lutjes e vërtëtojnë dhe fjalë e tjera të Jezusit të cilat profetizoi për veten e tij dhe ngjarjet e ndodhura në kohën e tij janë të profetizuara dhe tek Psalmet.
Pastaj u tha atyre: “Këto janë fjalët që unë ju thoja kur isha ende me ju: se duhet të përmbushen të gjitha gjërat që janë shkruar lidhur me mua në ligjin e Moisiut, në profetët dhe në psalmet“.(Luka 24/44)
Psalmet dëshmojnë se Zoti ia pranoi lutjen dhe e shpëtoi Jezusin nga kurthi i hebrenjve.
Ndajnë midis tyre rrobat e mia dhe hedhin në short tunikën time. Por ti, o Zot, mos u largo; ti që je forca ime, nxito të më ndihmosh. Çliroje jetën time nga shpata, jetën time të vetme nga këmba e qenit. Shpëtomë nga gryka e luanit dhe nga brirët e buajve. Ti m’u përgjigje. (Psalmet 21 (22)-/18-21)
Tani e di që Zoti shpëton të vajosurin e tij; do t’i përgjigjet nga qielli i tij i shenjtë me forcën shpëtimtare të dorës së tij të djathtë. (Psalmet 19 (20)-/6)
Në vërsetin e mëposhtëm profetizohet për ndihmën me anë të Ëngjëllit që përmendet tek (Luka 22/43)
Unë e kërkova Zotin, dhe ai m’u përgjigj dhe më çliroi nga të gjitha tmerret e mia. Ata e shikuan atë dhe u ndriçuan, dhe fytyrat e tyre nuk u turpëruan. Ky i pikëlluar klithi dhe Zoti e plotësoi, e shpëtoi nga të gjitha fatkeqësitë e tij. Engjëlli i Zotit zë vend rreth atyre që kanë frikë prej tij dhe i çliron.
Të drejtët bërtasin dhe Zoti i dëgjon dhe i çliron nga të gjitha fatkeqësitë e tyre. Zoti qëndron afër atyre që e kanë zemrën të thyer dhe shpëton ata që e kanë frymën të dërmuar. Të shumta janë vuajtjet e njeriut të drejtë, por Zoti e çliron nga të gjitha. Ai i ruan tërë kockat e tij, dhe asnjë prej tyre nuk copëtohet. (Psalmet – 33 (34)-/4-7,17- 20)
Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t’i dhënë forcë. Dhe ai, duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.(Luka 22/43-44)
por, kur erdhën te Jezusi, dhe si panë se ai tashmë kishte vdekur, nuk ia thyen kërcinjtë, por njëri nga ushtarët ia tejshpoi brinjën me një heshtë, dhe menjëherë i doli gjak e ujë.(Gjoni 19/33-34)
Në fakt, në librin e Psalmeve, është shkruar: “Shtëpia e tij u bëftë e shkretë dhe askush mos banoftë në të!”, dhe: “Tjetërkush e zëntë detyrën e tij!”. Duhet, pra, që ndër burrat që kanë qenë në shoqërinë tonë gjithë kohën në të cilën Jezusi ka hyrë dhe ka dalë midis nesh, duke filluar që nga pagëzimi i Gjonit e deri në atë ditë kur u muarr në qiell nga mesi ynë, një prej tyre të bëhet dëshmitar me ne, i ringjalljes së tij”. Dhe u paraqitën dy: Jozefi, i quajtur Barsaba, që ishte i mbiquajtur Just, dhe Matia. Dhe, duke u lutur, thanë: “Ti, o Zot, që i njeh zemrat e të gjithëve, trego cilin nga këta të dy ke zgjedhur, për të marrë shortin e kësaj shërbese dhe apostullimin, nga i cili Juda u largua për të shkuar në vendin e tij”. Atëherë hodhën short, dhe shorti ra mbi Matian; dhe ai iu shtua të njëmbëdhjetë apostujve. (Veprat 1/20-26).
O Perëndi i lëvdimit tim, mos hesht, sepse njerëz të pabesë dhe të pandershëm kanë hapur gojën e tyre kundër meje dhe kanë folur kundër meje me një gjuhë gënjeshtare; më kanë sulmuar me fjalë urrejtjeje dhe më kanë luftuar pa shkak. Në këmbim të dashurisë sime më akuzojnë, por unë i drejtohem lutjes. Ata më kanë larë të mirën me të keqen dhe dashurinë time me urrejtje. Vendos një njeri të keq mbi të dhe një akuzues le të jetë në të djathtë të tij. Kur të gjykohet, bëj që të gjendet fajtor dhe lutja e tij të bëhet mëkat. Qofshin të pakta ditët e tij dhe një tjetër zëntë vendin e tij. (Psalmet 108 (109)-/1-8)
Në Kryq mund të ketë qenë Simoni i cili mbarti kryqin dhe se Jezusit iu ndryshua fytyra sikurse profetizoi ai vetë për gjarpërin e Moisiut në shkretëtirë ose për mosvdekjen e tij e vërtëton dhe shëmbëlltyra tjetër e thënë nga Jezusi.
Profecia e Jonës
Atëherë disa skribë dhe farisenj e pyetën duke thënë: “Mësues, ne duam të shohim ndonjë shenjë prej teje”. Por ai duke iu përgjigjur u tha atyre: “Ky brez i mbrapshtë dhe kurorëshkelës kërkon një shenjë, por asnjë shenjë nuk do t’i jepet, përveç shenjës së profetit Jona. Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.(Mateu 12/38-40)
Jezusi deklaron se ai nuk do të vdesë porse do të rrijë i gjallë sikurse ndejti profeti Jona në bark te peshkut.Pse pikërisht përdori profecinë e Jonas.Jona shkoi tek populli i vet i thirri të pendohen dhe më vonë u largua dhe përfundoi në bark të peshkut.Ngaqë ishte përkujtues i Zotit dhe iu lut Zotit ta nxjerri prej barkut të peshkut.Të njëjtën gjë bëri dhe Jezusi ai u lut Zotit për ndihmë, Zoti e ndihmoi dhe më pas ai shkoi tek apostujt dhe pastaj u ngrit në qiell sikurse Enoku.
Kush ishte Shenja e Profetit Jona?
Jona futet ne bark te peshkut.
Ai iu përgjigj atyre: “Më zini dhe më hidhni në det dhe deti do të qetësohet, sepse unë e di që kjo furtunë e madhe ju ra mbi kokë për shkakun tim”. Prandaj i klithën Zotit dhe i thanë: “Ah, o Zot, mos lejo që të vdesim për shkak të jetës së këtij njeriu dhe mos na fajëso me gjak të pafajshëm, sepse ti, o Zot, ke bërë si ke dashur”. Zoti kishte përgatitur një peshk të madh që të gëlltiste Jonan; dhe Jona qëndroi tri ditë dhe tri net në barkun e peshkut.(Jona 1/12,17)
Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë të tij, nga barku i peshkut dhe tha: “Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m`u përgjigj; nga gjiri i Sheolit i thirra dhe ti e dëgjove zërin tim. Atëherë Zoti i foli peshkut dhe peshku e volli Jonan në breg.(Jona 2/1-2,10)
Sikurse bënë banorët e barkës në të cilën ishte Jona kështu menduan dhe hebrejtë të cilët planifikuan ta vrasin Jezusin dhe ta shpallin se ai do të vdiste për mëkatet e popullit hebre.
47 Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: “Ç’të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja. 48 Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë”. 49 Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: “Ju nuk kuptoni asgjë; 50 dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi”.51 Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin, dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi”. Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin, dhe jo vetëm për kombin, por edhe për t’i mbledhur në një, robtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë. Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin. (Gjon 11/47-53)
Pra historia dhe ndodhia e Jezusit është e njëjtë si ajo e Jonës.
Jezusi lutej me ofshamë për veten e tij
Dhe ai(Jezusi), duke qenë në agoni, lutej edhe më fort; dhe djersa e tij po i bëhej si gjak i mpiksur që bie për tokë.(Luka 22/44)
Jona iu lut Zotit që ta shpëtoi.
Atëherë Jona iu lut Zotit, Perëndisë të tij, nga barku i peshkut.(Jona 2/1)
Zoti ia pranoi lutjen Jezusit
I ofroi lutje dhe urata atij që mund ta shpëtonte nga vdekja, dhe u dëgjua për shkak të frikës së tij nga Perëndia.(Hebrejve 5/7)
duke thënë: “O Zot, po të duash, largoje këtë kupë nga unë! Megjithatë mos u bëftë vullneti im, por yti”. Atëherë iu shfaq një engjëll nga qielli për t’i dhënë forcë.(Luka 22/42-43)
Zoti ia pranoi Lutjen Jonës
“Në fatkeqësinë time i thirra Zotit dhe ai m`u përgjigj. (Jona 2/2)
Ujërat më kanë rrethuar deri në shpirt, humnera më ka mbështjellë, algat u mblodhën rreth kokës sime.
Zbrita deri në themelet e maleve, toka mbylli shufrat e saj pas meje për gjithnjë, por ti e ngrite jetën time nga gropa, o Zot, Perëndia im.(Jona 2/5-6)
Të përbashkëtat e Jonës me Jezusin.
Jezusi ishte i gjallë.
Jona ishte i gjallë
Jezusi shpëtoi nga vdekja
Jona shpëtoi nga vdekja.
Tani le të shikojmë argumentet pse Jezusi nuk kishte vdekur.
Jezusi i tha: ”Mos më prek, sepse ende nuk u ngjita te Ati im; por shko te vëllezërit e mi dhe u thuaj atyre se unë po ngjitem tek Ati im dhe Ati juaj, te Perëndia im dhe Perëndia juaj”(Gjoni 20/17)
Fjalët e Jezusit ende nuk jam ngjitur tek Zoti tregojnë se ai nuk kishte vdekur.
Po kështu edhe ëngjëjt dëshmojnë se ai nuk ishte i vdekur por i gjallë.Shprehja “pse e kërkoni të gjallin tek të vdekurit” dëshmon se Jezusi nuk kishte vdekur por ishte i gjallë.Nëse do ishte ringjallur do ishte përdorur shprehja “Pse e kërkon të ringjallurin tek të vdekurit”.
Dhe, ndërsa ishin shumë të hutuara nga kjo, ja, iu paraqitën atyre dy burra të veshur me rroba të ndritshme. Dhe, mbasi ato, të tmerruara, e mbanin fytyrën të përkulur për dhe, ata u thanë:`Pse e kërkoni të gjallin midis të vdekurve?(Luka 24/4-5)
Dhe ajo shkoi dhe ua tregoi atyre që kishin qenë bashkë me të, të cilët ishin të pikëlluar dhe e qanin. Por këta, kur dëgjuan se ishte gjallë dhe se u pa nga ajo, nuk i besuan.(Marku 16/10-11)
Dhe nuk e gjetën trupin e tij, u kthyen duke thënë se kishin parë një vegim engjëjsh, të cilët thonë se ai jeton.(Luka 24/23)
Mirëpo kristianët argumentohen se ai ishte i ringjallur prandaj është përdorur shprehja “gjallë” dhe jo “ringjallë”. Para së gjithash duhet të shikojmë se cfarë është një ringjallje për biblën.
Sipas biblës ekziston parajsa në qiell.
Ne e dimë në fakt se në qoftëse kjo çadër, vendbanimi ynë tokësor prishet ne kemi një godinë nga perëndia një banesë të përjetshme në qiej që nuk është bërë nga dora e njeriut. …..(2 Korintësave 5/1)
Njerzit nuk mund të shkojnë në parajsë pa vdekur dhe më pas pa u ringjallur.
C’është ringjallja e si bëhet ajo?
Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve; trupi mbillet në prishje dhe ringjallet në paprishje. … Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymor.Ka trup natyror ka dhe trup frymor…… .Ja unë po ju them një të fshehtë, të gjithë nuk do të vdesim, por të gjithë do të shëndërrohemi në një moment, sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit, sepse do të bierë buria, të vdekurit dhe do të ringjallen të papritshëm dhe ne do të shëndërrohemi . ….O vdekje ku është gjëmba jote?o ferr ku është fitorja jote? (1 korintësave 15/ 42,44,51,52, 55)
Pra ringjallja sipas biblës do të bëhet në momentin që bie buria.Dhe se ringjallen njerzit sipas biblës nga trupa natyror në trupa frymorë.
Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymor. ( 1 Korintësave 15/44)
Jezusi e mohoi të jetë trup frymor. Ai dha shembuj se ishte trup natyror.
“…papritur, vete Jezusi qcndroi mes tyre, dhe tha: “Paqja qoftë mbi ju”. Ata, te habitur dhe me plot frikë, mendonin se po shihnin një frymë. Por ai u tha: “Përse çuditeni? Pse lindin këto dyshime ne mendjen tuaj? Shikoni duart dhe kembet e mia; jam unë! Me prekni dhe binduni! Një frymë nuk është prej mishi dhe eshtrave çfare po shihni se kam unë.” Ndërsa i thoshte këto, u tregoi kembet dhe duart. Akoma ende s’mund ta besonin nga gezimi dhe çudia, prandaj u tha: A keni keni ndonjë gjë për te ngrënë”. Ata i sollen atij krum peshku te pjekur. Jezusi e mori dhe e hengri para syve të tyre.” (Luka 24/36-41)
Jezusi i tregoi se ai nuk ishte frymë por ishte njeri që hante dhe pinte.Të gjithë e dimë se njeriu mbas vdekjes nuk ha dhe pi dhe argumenti biblik se njeriu “mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymëror” dëshmon se Jezusi nuk ishte ringjallur dhe nuk kishte vdekur sepse fryma nuk ka eshtra dhe mish, nuk ha dhe nuk pi.
A vdiq Jezusi në të vërtëtë?
Pra të gjitha versetet e Psalmeve tregojnë se Jezusi u ndihmua nga Zoti për shkak të lutjes së tij.Ai ishte i gjallë dhe nuk vdiq në kryq sepse ligji biblik e konsideronte vdekjen në kryq si mallkim.
Po ashtu ngjarja e kryqëzimit e biblës na bën të dyshojmë ku flitet për shëmbëlltyrën e Jonës.
Në fakt ashtu si Jona qëndroi tri ditë e tri net në barkun e peshkut të madh, kështu Biri i njeriut do të qëndrojë tri ditë e tri net në zemër të tokës.(Mateu 12/40)
Tani shikojmë se a përputhet kryqëzimi dhe ringjallja e Jezusit sipas biblës me profecinë e Jonës.
Koha për të cilën flitet në bibël (tri ditë dhe tri net) nuk përputhet me tregimet biblike. Jezusi kryqëzohet ditën e Premte në mbrëmje
Që nga ora gjashtë deri në orën nëntë errësira e mbuloi gjithë vendin.(Mateu 27/45)
Duke qenë se ishte dita e Përgatitjes, me qëllim që trupat të mos qëndronin në kryq të shtunën, sepse ajo e shtunë ishte një ditë me rëndësi të veçantë, Judenjtë i kërkuan Pilatit që atyre t’u thyheshin kërcinjtë dhe të hiqeshin që andej.(Gjoni 19/31)
Dhe më pas sipas biblës Jezusi ishte i gjallë ditën e dielë herët në mëngjes.
Por ditën e parë pas së shtunës, në mëngjes, kur ishte ende errët, Maria Magdalena shkoi te varri dhe pa se guri ishte hequr nga varri.(Gjoni 20/1)
Pra koha është kjo; e premtja në darkë, dita e së shtunës dhe nata e së shtunës dhe mëngjesi i së djeles.Pra sipas biblës i bie dy netë e një ditë ndërsa Jezusi profetizoi tre netë e tre ditë.Sipas biblës Jezusi vdiq në kryq i mallkuar ndërsa sipas shëmbëlltyrës së Jezusit për Jonën do të ishte gjallë sikurse jona në bark të peshkut.
Meqë kristianët besojnë se Jezusi ishte njeri dhe u bë zot mbas ringjalljes po i paraqesim disa argumente biblike të cilat dëshmojnë jo vetëm se jezusi nuk ishte Zot porse tregojnë se ai ishte njeri i thjeshtë që hante dhe pinte edhe mbas tregimit të kryqëzimit.
Shikoni duart e mia dhe këmbët e mia, sepse unë jam. Më prekni dhe shikoni, sepse një frymë nuk ka mish e eshtra, si po shihni se unë kam!”. Dhe, si i tha këtë, u tregoj atyre duart dhe këmbët. Por, duke qenë se ende nuk besonin prej gëzimit dhe ishin të çuditur, ai u tha atyre: ”A keni këtu diçka për të ngrënë?”. Dhe ata i dhanë një pjesë peshku të pjekur dhe një huall mjalti. Dhe ai i mori dhe hëngri para tyre.[Luka 24/39-43]
Po ashtu mbas historisë së kryqëzimit sipas biblës atij iu ndryshua pamja .
Atëherë atyre iu çelën sytë dhe e njohën, por ai u zhduk prej syve të tyre.[luka 24/31] Mbas këtyre gjërave, iu shfaq në trajtë tjetër dyve prej tyre, që po shkonin në fshat.(Marku 16/12)
Gjithashtu ngrënia e Jezusit mbas Kryqëzimit biblik tregon se ai jetoi si njeri i thjeshtë si profet i Zotit dhe natyra e tij njerzore nuk ndryshoi edhe mbas kryqëzimit sipas biblës.Kjo e hudh poshtë deklaratën e kristianëve se ai ishte zot ose një pjesë e Zotit i zbritur në tokë.Natyra e tij ngeli po njerzore dhe si e tillë është argument kundër kristianëve.I pastër është Zoti nga cdo e metë.
Po cfarë ndodhi me Jezusin në realitet mbas ndodhisë së kryqëzimit.Bibla dhe Kurani dëshmojnë se ai u ngrit në qiell.
Jo, vërtet, Allahu e ngriti atë tek Vetja e Tij në Qiell. Allahu është i Gjithëfuqishëm, i Urtë.” [En Nisa: 157-58]
Po ashtu dëshmojnë dhe hadithet profetike islame
3430. Na ka treguar Hutbe b. Halidi, këtij Hemmam b. Jahja, këtij Katadeja i cili transmeton nga Enes b. Maliku, ky nga Malik b. Sa’saa, se i Dërguari i Allahut, s.a.v.s. ka treguar për natën e mi’raxhit:
“…Pastaj udhëtoi lartë deri sa arriti në qiellin e dytë dhe kërkoi që të hapet.
‘Kush është’ – iu tha.
‘Xhibrili’ – u përgjigj ai.
‘Kush është me ty?’ – iu tha.
‘Muammedi’ – tha ai.
‘A i është dhënë pegamberllëku?’ – u pyet.
‘Po’ – u përgjigj (Xhibrili).
Dhe kur arrita në qiellin e dytë, kur pashë Jahjain dhe Isain, ndërkaq këta dy janë bijë motre dhe të mbesës.
‘Këta janë Jahjai dhe Isai (Jezusi), jepu selam’ – më tha.
Dhashë selam, edhe ata ma kthyen, pastaj thanë:
‘Mirë se erdhe, vëlla i mirë dhe pejgamber i mirë’.”
Edhe sipas biblës ai u ngrit dhe qëndron në qiell.
Dhe ndodhi që, ndërsa ai po i bekonte, u nda prej tyre dhe e morën lart në qiell (Luka 24/51)
.. duke filluar që nga pagëzimi i Gjonit e deri në atë ditë kur u muarr në qiell nga mesi ynë … (Veprat 1/22).
Sepse Krishti nuk hyri në një shenjtërore të bërë me dorë, që është vetëm shëmbëllesë e asaj të vërtetë, por në vetë qiellin për të dalë tani përpara Perëndisë për ne,(Hebrejve 9/24)
Jezusi Ai është zemra e qiellit (Zbulesa 1; Hebrenjve 9:24)
Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Perëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell. (2 Korintasve 12/ 1-2)
“Jezusi u ngrit ne qiell” (Marku 16/19)
Jezusi u ngrit në qiell me anë të një reje.Largimin e tij e njoftuan ëngjëjt me rroba të bardha.
2 deri në ditën në të cilën u mor në qiell Mbasi i tha këto gjëra, ndërsa ata po e vështronin, u ngrit lart; dhe një re e përfshiu dhe ua hoqi prej syve të tyre. Dhe, si ata po i mbanin sytë e ngulitur në qiell, ndërsa ai po largohej, ja dy burra në rroba të bardha iu paraqitën atyre, dhe thanë: “Burra Galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit? Ky Jezus, që u është marrë në qiell nga mesi juaj, do të kthehet në të njëjtën mënyrë, me të cilën e keni parë të shkojë në qiell“. (Veprat e apostujve –1/2, 9-11)
Duke filluar që nga pagëzimi i Gjonit e deri në atë ditë kur u muarr në qiell nga mesi ynë, një prej tyre të bëhet dëshmitar me ne, i ringjalljes së tij”. Dhe u paraqitën dy: Jozefi, i quajtur Barsaba, që ishte i mbiquajtur Just, dhe Matia.(Veprat 1/22-23)
Pali e dinte se Jezusi u ngrit në qiell mirëpo një satan nuk e lëntë ta thoshte këtë të vërtëtë.
Unë njoh një njeri në Krishtin, i cili, para katërmbëdhjetë vjetësh (a ishte në trup, a ishte jashtë trupit, nuk e di; Perëndia e di), u rrëmbye gjer në të tretin qiell. Dhe e di se ai njeri (a me trupin ose pa trupin, nuk e di, Perëndia e di), u rrëmbye në parajsë dhe dëgjoi fjalë të patregueshme, që nuk është e lejuar të thuhen nga njeri. Për atë njeri unë do të krenohem, por nuk do të krenohem për veten time, veç se për dobësitë e mia. Edhe sikur të doja të krenohesha, nuk do të isha i marrë, sepse do të flisja të vërtetën; por nuk e bëj këtë, se mos ndonjë më çmon më tepër nga ajo që më sheh, a më tepër nga ajo që dëgjon nga unë. Dhe, që të mos më rritet mendja për shkak të jashtëzakonshmë risë së zbulesave, m’u dha një gjëmb në mish, një engjëll i Satanit, për të më rënë me grushta, që të mos mbahem me të madh.(2 Korintasve 12/2-7)
Përvec Jezusit Bibla dëshmon se dhe njerëz të tjerë janë rrëmbyer dhe janë ngritur në qiell.
Kur dolën nga uji, Fryma e Zotit e rrëmbeu Filipin dhe eunuku nuk e pa më; por e vazhdoi rrugën e tij me plot gëzim.Por Filipi u gjet në Azot; dhe, duke vazhduar, ungjillëzoi të gjitha qytetet, derisa arriti në Cezare. (Veprat e apostujve 8/39-40)
” Enoku filloi ta ecte prane Perendise dhe ai me nuk u pa pasi Perendia e mori me vete.” (Gjeneza 5/24)
Kjo perseritet edhe ne letra derguar Hebrejve
“Meqe Enoku i zuri bese fjales se Perendise,. Ky e mori drejtëpërdrejtë në qiell dhe nuk vdiq. Askush nuk mund ta gjente sepse Perandia e kish terhequr nga bota. Ne shkrimin e shenjte per te thuhet qe, para se ta tregohet per kete ngjarje. i pelqente Perendisë.” (Hebrejve 11/5)
Pse pali shpalli ringjalljen e Jezusit? Profecia e Jezusit kundër Palit
“ Mos gjykoni, që të mos gjykoheni. Sepse ju do të gjykoheni sipas gjykimit me të cilin ju gjykoni; dhe me masën me të cilën ju masni, do t’ju masin të tjerët. Pse shikoni lëmishten që është në syrin e vëllait tënd dhe nuk shikon trarin që është në syrin tënd? Ose si mund t’i thuash vëllait tënd: Dale të të heq lëmishten nga syri, kur ke një tra në syrin tënd? O hipokrit, hiqe më parë trarin nga syri yt dhe pastaj shiko qartë për të nxjërrë lëmishten nga syri i vëllait tënd.” (Mateu. 7: 1-5)
Pse dhe kujt iu desh pretendimi se Jezusi të kryqëzohej për mëkatet e popullit ?Kush ishte qëllimi i këtij mendimi.Pse priftërinjtë farisenj vendosën që ta vrasin Jezusin dhe cfarë do të shpallin më vonë.Bibla na tregon qartë për këtë qëllim.
Atëherë krerët e priftërinjve dhe farisenjtë mblodhën sinedrin dhe thanë: “Ç’të bëjmë? Ky njeri po bën shumë shenja. Po ta lëmë të vazhdojë kështu, të gjithë do të besojnë në të, do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë“. Por një nga ata, Kajafa, që ishte kryeprifti i atij viti, u tha atyre: “Ju nuk kuptoni asgjë; dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi”. Por këtë ai nuk e tha nga vetja; por, duke qenë kryeprift i atij viti, profetizoi se Jezusi duhej të vdiste për kombin, dhe as nuk e konceptoni se është e leverdishme për ne që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi“, por edhe për t’i mbledhur në një, robtë e Perëndisë që ishin të shpërndarë. Që nga ajo ditë, pra, ata vendosën ta vrasin. (Gjon 11/47-53)
20 Por krerët e priftërinjve dhe pleqtë ia mbushën mendjan turmës që të kërkonte Barabën, dhe Jezusi të vritej.21 Dhe guvernatori duke vazhduar u tha atyre: “Cilin nga të dy doni që t’ju liroj?”. Ata thanë: “Barabën!”.22 Pilati u tha atyre: “Ç’të bëj, pra, me Jezusin, që quhet Krisht?”. Të gjithë i thanë: “Të kryqëzohet!”. 23 Por guvernatori tha: “Po ç’të keqe ka bërë?”. Mirëpo ata po bërtisnin edhe më fort: “Të kryqëzohet!”. 24 Atëherë Pilati, duke parë se nuk po arrinte gjë, madje se trazimi po shtohej gjithnjë e më shumë, mori ujë dhe i lau duart para turmës, duke thënë: “Unë jam i pafaj për gjakun e këtij të drejti; mendojeni ju“.25 Dhe gjithë populli duke u përgjigjur tha: “Le të jetë gjaku i tij mbi ne dhe mbi fëmijët tanë!”.26 Atëherë ai ua liroi atyre Barabën; dhe mbasi e fshikulloi Jezusin, ua dorëzoi, që të kryqëzohet.(Mateu 27/20-26)
E çuan më parë te Ana, sepse ishte vjehrri i Kajafës, që ishte kryeprifti i atij viti. Kajafa ishte ai që i kishte këshilluar Judenjtë se ishte e leverdishme që një njeri të vdiste për popullin.(Gjoni 18/13-14)
Hebrejte në kohën e Jezusit ishin të ndarë në dy sekte; Saducenje dhe Farisenj.
Saducenjte nuk besonin në ringjalljen ndërkohe që Farisejtë besonin në ringjalljen dhe ditën e gjykimit të njerzve.Ja si thotë bibla për dallimet e këtyre dy sekteve.
Pali, pra, duke ditur se një pjesë ishte nga saducenj dhe tjetra nga farisenj, i thirri sinedrit: “Vëllezër, unë jam farise, bir farisenjsh; për shkak të shpresës dhe të ringjalljes të së vdekurve unë po gjykohem“.Sapo tha këtë, lindi një grindje ndërmjet farisenjve dhe saducenjve, dhe kuvendi u përça; sepse saducenjtë thonë se nuk ka ringjallje, as engjëll, as frymë, ndërsa farisenjtë pohojnë edhe njërën dhe tjetrën.Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: “Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë“.(Veprat e Apostujve 23/6-9)
Pra përvec qëllimit të hebrejve për mbledhjen kundër Jezusit që të ishte “e leverdishme për ato që të vdesë vetëm një njeri për popullin, dhe të mos humbasë gjithë kombi” sepse ato kishin frikë se “do të vijnë Romakët dhe do të shkatërrojnë vendin dhe kombin tonë“. dhe në të njëjtën kohë të jepnin një argument kundër sektit Saducenj duke i ardhur në ndihmë për këtë mision kundër besimit të saducenjvedhe heqjes së mallkimit të tyre Sauli që më vonë u quajt Pal. Pali i takonte sektit Farise i cili besonte ne ringjalljen e njeriut.
U rrethpreva të tetën ditë, jam nga kombi i Izraelit, nga fisi i Beniaminit, Hebre nga Hebrenj, dhe sipas ligjit farise, sa për zellin, përndjekës i kishës; për sa i përket drejtësisë, që është në ligj, i pa qortueshëm.(Filipianë ve 3/5-6)
Sektin Farise Pali e konsideronte si sektin më të drejtë dhe ishte fanatik për të.
Ata më njohin qysh atëherë dhe mund të dëshmojnë, po deshën, se kam jetuar si farise, sipas sektit më të drejtë të fesë sonë. (Veprat e apostujve 26/5)
Por unë po të rrëfej këtë: sipas Udhës që ata e quajnë sekt, unë i shërbej kështu Perëndisë së etërve, duke u besuar të gjitha gjërave që janë shkruar në ligjin dhe në profetët, duke pasur shpresë në Perëndinë, të cilën edhe këta e kanë, se do të ketë një ringjallje të të vdekurve, qoftë të të drejtëve, qoftë të të padrejtëve.(Veprat 24/14-15)
Cfare ishte ringjallja per kete sekt.Ajo do ndodhte në kohën kur i fryhet Syrit dhe njerzit do ringjallen.
42 Kështu do të jetë edhe ringjallja e të vdekurve; trupi mbillet në prishje dhe ringjallet në paprishje.43 Mbillet në çnderim dhe ringjallet në lavdi; mbillet i dobët dhe ringjallet në fuqi.44 Mbillet trup natyror dhe ringjallet trup frymëror. Ka trup natyror, ka edhe trup frymëror.52 sa hap e mbyll sytë, në tingullin e burisë së fundit; sepse do të bjerë buria, të vdekurit do të ringjallen të papritshëm dhe ne do të shndërrohemi,54 Edhe ky trup që prishet, kur të veshë mosprishjen, edhe ky i vdekshëm kur të veshë pavdekësinë, atëherë do të realizohet fjala që është shkruar: “Vdekja u përpi në fitore“.55 O vdekje, ku është gjëmba jote? O ferr, ku është fitorja jote?(1 e Korintasve 15/42-55)
Atehere Pali shpiku ringjalljen e Jezusit sepse ky ishte dhe dallimi i sektit te tij nga Saducenjte.Ai këtë e bëri për të mbrojtur besimin e sektit të tij Farise nga ai Saduce.
Sepse, po të ndërrohet priftëria, domosdo ndërrohet edhe ligji.,(Hebrejve 7/10)
Por, në qoftë se predikohet se Krishti u ringjall prej së vdekurish, si atëherë disa nga ju thonë se nuk ka ringjallje të të vdekurve?Në qoftë se nuk ka ringjallje të të vdekurve, as Krishti nuk u ringjall.Por në qoftë se Krishti nuk është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi juaj.(1 e Korintasve 15/12-14)
Ai thotë se nëse nuk ndiqen mësimet e tij Skandali i shpifjes për kryqin do bieri poshtë.
Kam besim te Perëndia për ju, se nuk do të mendoni ndryshe; por ai që ju turbullon juve, kushdo qoftë, do të marrë dënimin. Sa për mua, o vëllezër, në qoftë se unë vazhdoj të predikoj .. , përse më përndjekin akoma? Atëherë skandali i kryqit ra poshtë .(Galatasve 5/10-11)
Prandaj Palin e mbronin Farisejte
Atëherë u bë një zhurmë e madhe. Skribët e palës së farisenjve u çuan në këmbë dhe protestonin duke thënë: “Ne nuk gjejmë asgjë të keqe te ky njeri; dhe nëse i ka folur një frymë ose një engjëll të mos luftojmë kundër Perëndisë”.(Veprat e apostujve 23/9)
Mirëpo nuk ishin farisejtë ato që Jezusi i shante dhe i mallkonte .
Mjerë ju, o skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ndërtoni varrezat e profetëve dhe zbukuroni monumentet e të drejtëve, dhe thoni: “Po të kishim jetuar në kohën e etërve tanë, nuk do të kishim bashkëpunuar me ta në vrasjen e profetëve”.Duke folur kështu, ju dëshmoni kundër vetes suaj, se jeni bijtë e atyre që vranë profetët.(Mateu 23/29-31)
I tillë ishte dhe Pali i cili kishte vrarë Apostujt e Jezusit dhe hiqej si besimtar.
Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas.Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.[Veprat 26/9-11)
Pali ishte i pari ai që foli per ringjalljen e Jezusit ndërkohë që Jezusi profetioi se do të rrintë në tokë i gjallë tri ditë e tri net si Jona në bark të peshkut. Ai përvec kësaj shpiku dhe ungjillin e tij.Mos vallë ishte Pali profet? A nuk ishte Pali ai që vriste apostujt!
Kije parasysh Jezusin, Mesinë dhe shpëtimtarin e premtuar nga pasardhësit e Davidit. Perendia e ringjalli nga të vdekurit .Kështu thuhet në lajmin e mire,. të cilin po e shpall në ungjillin tim“. (Letra e dyte dretuar Timoteut 2/8)
Nderkohe qe ai mashtronte se Jezusi qe i pari i ringjallur nga te vdekurit.
Domethënë: që Krishti duhej të vuante dhe që, duke qenë i pari i ringjallur prej së vdekuris, duhej t`i shpallte dritën popullit ….`.Dhe, ndërsa Pali i thoshte këto gjëra në mbrojtje të tij, Festi tha me zë të lartë: “Pal, ti je tërbuar; studimet e shumta të bënë të shkallosh”.. [Veprat 26/23-24)
Dhe më të vërtetë Pali fliste në marrëzi sikurse vetëdeklaron ai.
Atë që po them në mburrjen e guximit tim, nuk po e them sipas Zotit, por në marrëzi. Duke qenë se shumë vetë mburren sipas mishit, edhe unë do të mburrem. Sepse ju që jeni të ditur, i duroni lehtë të marrët. (2 e Korintasve 11/17-19)
Para Jezusit ishin ringjallur njerez nga Zoti me ane te profeteve si Elia, Lazari që e ngjalli Jezusi.Pastaj sipas biblës si Jezusi u takua me Moisiun dhe Elian kur këta ishin të vdekur.
Dhe ja, iu shfaqën atyre Moisiu dhe Elia, të cilët bisedonin me të.Atëherë Pjetri, duke marrë fjalën, i tha Jezusit: “Zotëri, është mirë që ne jemi këtu; po të duash, do të ngremë këtu tri çadra: një për ty, një për Moisiun dhe një për Elian”.(Mateu 17/3-4)
Pali më vone për të arritur qëllimet e tij krijoi dhe sektin e Nazarenasve dhe u bë kryetari i tyre.
Ne kemi gjetur se ky njeri është një murtajë dhe shkakton trazira midis gjithë Judenjve që janë në botë dhe është kryetari i sektit të Nazarenasve.(Veprat e Apostujve 24/5)
Ky ishte sekt i cili nuk kishte miratimin e apostujve.
Edhe ata i thanë: “Ne nuk kemi marrë asnjë letër për ty nga Judeja, as nuk erdhi ndonjë nga vëllezërit të na tregojë ose të thotë ndonjë të keqe për ty.Por ne dëshirojmë të dëgjojmë prej teje ç’mendon, sepse për këtë sekt ne dimë se kudo flitet kundra”. (Veprat e apostujve 28/21-22)
Pali nuk i ruajti mësimet e Jezusit por ai, cfarë nuk bëri për të fituar sa më shumë njerëz për sektin e tij.
Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz.Kështu e kam bërë vetën time Juda me Judenjtë për t’i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t’i fituar ata që janë nën ligj;me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj për të fituar ata që janë pa ligj.E kam bërë veten time të dobët me të dobëtit, për të fituar të dobëtit; e kam bërë veten time gjithçka për të gjithë, që të mund të shpëtoj me çdo mënyrë disa njerëz. (1 e Korintasve 9/19-21)
Më vonë (Sauli) Pali sektin e tij e quajti Krishtërim nga emrin Krisht për të qenë më bindës ndaj pasuesve të Jezusit megjithëse Jezusi asnjëherë nuk e pati emërtuar fenë e tij krishtërim.
.. Saulin dhe, si e gjeti, e çoi në Antioki. Dhe plot një vit ata u bashkuan me atë kishë dhe mësuan një numër të madh njerëzish; dhe, për të parën herë në Antioki, dishepujt u quajtën të Krishterë. ( Veprat e apostujve 11/25-26)
Atëherë Agripa i tha Palit: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i krishterë”.(Veprat e Apostujve 26/28)
por, nëse dikush vuan si i krishterë, le të mos ketë turp, por le të përlëvdojë Perëndinë për këtë. (I e Pjetrit 4/16)
Emri krishterë tre herë përmendej në bibël dhe asnjëherë nga këto herë nuk është përmendur nga Jezusi.Përkundrazi Jezusi njihej si shpallësi i Paqes.(Shiko temën “Feja e Jezusit”)
Pali dhe apostujt e tjerë.
Pali nuk ishte apostull i Jezusit ai as nuk e pa ndonjehere atë. Ai perkundrazi ishte pjesëtar ne vrasjet e apostujve te Jezusit dhe fliste kundër Jezusit.
Unë vetë mendova se ishte detyra ime të bëj shumë gjëra kundër emrit të Jezusit Nazarenas.Dhe këtë kam bërë në Jeruzalem; mbasi kam marrë pushtet nga krerët e priftërinjve, futa në burg shumë shenjtorë dhe, kur i vrisnin, jepja miratimin tim.Dhe shpesh, duke shkuar nga një sinagogë te tjetra, i kam detyruar të blasfemojnë dhe, me zemërim të madh kundër tyre, i kam përndjekur deri në qytetet e huaja.[Veprat 26/9-11)
Dhe, si e nxorën jashtë qytetit, e vranë me gurë. Dëshmitarët i vunë rrobat e tyre te këmbët e një djaloshi, të quajtur Saul(Pal). Kështu e vranë me gurë Stefanin. (Veprat e apostujve 7/58-59)
Por Sauli e kishte miratuar vrasjen e tij. Në atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës që ishte në Jeruzalem; dhe të gjithë u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë dhe të Samarisë, me përjashtim të apostujve. Por Sauli po shkatërronte kishën: hynte shtëpi më shtëpi, merrte me vete burra dhe gra dhe i fuste në burg. (Veprat e apostujve 8/1-3)
Atëherë unë thashë: “O Zot, ata e dinë vetë se unë burgosja dhe rrihja nga një sinagogë te tjetra ata që besonin në ty;kur u derdh gjaku i Stefanit, dëshmorit tënd, edhe unë isha i pranishëm, e miratoja vdekjen e tij dhe ruaja rrobat e atyre që e vrisnin. (Veprat e apostujve 22/19-20)
Ndërkohë që ai përndiqte dhe dishepujt e tjerë.
Ndërkaq Sauli, duke shfryrë akoma kërcënime dhe kërdi kundër dishepujve të Zotit, (Veprat e apostujve 9/1)
Pali gënjente duke deklaruar se në atë kohë ishte vetem një Apostull vëllai i Jezusit Jakobi.Ndërkohë sipas biblës kishte dhe apostuj si Pjetri etj.
Dhe nuk pashë asnjë nga apostujt e tjerë, përveç Jakobit, vëllait të Jezusit. Dhe në këto që po ju shkruaj, ja, përpara Perëndisë, nuk gënjej. (Galatasve 1/19-20)
A ishte Pali Apostull mbasi kishte bërë të gjitha këto ? Ai në letrat e tij e emërtonte përherë veten Apostull.
Pali apostull i krishtit (Galatësve1/1) (Efesianëve 1/1) (Korintësave 1/1)
Megjithëse të tjerët nuk e emërojnë si apostull, pavarsisht se ai disa herë e quan veten e tij apostull dhe disa herë jo.
A s’jam unë apostull? A s’jam unë i lirë? Po a nuk e pashë Jezu Krishtin, Zotërinë tonë? A nuk jeni ju vepra ime në Zotin? Në qoftë se për të tjerët nuk jam apostull, së paku për ju unë jam; sepse ju jeni vula e apostullimit tim në Zotin.( 1 e Korintasve – 9/1-2)
Si arriti në Jeruzalem, Sauli u përpoq të bashkohej me dishepujt, por të gjithë kishin frikë nga ai, sepse nuk mund të besonin se ai ishte dishepull.(Veprat 9/26)
Në realitet ai nuk ishte apostull i Jezusit sepse apostuj quheshin vetëm ato besimtarë që e kishin ndjekur atë në kohën e tij.
Sepse unë jam më i vogli i apostujve dhe as nuk jam i denjë të quhem apostull, sepse e kam përndjekur kishën e Perëndisë. (1 e Korintasve 15/9)
Kurse në disa versete të tjera ai e quan veten si apostujt e tjerë.
Unë mendoj se nuk kam qenë aspak më poshtë nga apostujt më të shquar. (2 e Korintasve – 11/5)
Pali kishte kundërshtime me Apostujt e tjerë për shumë cështje fetare. Ai arrin deri aty sa e quan Pjetrin Hipokrit dhe shtirës.
Por kur erdhi Pjetri në Antioki, unë e kundërshtova në sy, sepse ishte për t`u qortuar. Edhe Judenj të tjerë shtireshin bashkë me të(Pjetrin), aq sa edhe Barnaba u tërhoq nga hipokrizia e tyre. (Galatasve 2/11,13)
Po kështu edhe me Barnabën ai u nda.(Veprat e apostujve 15/38-39)
Po kështu Pali kishte konflikt mendimi fetar edhe me Jakobin. Përderisa Jakobi kategorikisht tek Letra e tij, kapitulli i dytë vargjet 8-12 e potencon rëndësinë e mbajtjes së Ligjit ashtu siç kishte predikuar Jezusi, Pali tek Letra Filipianëve duke folur për besimet e tij të mëhershme si mbajtës i Ligjit i quan ashiqare të gjitha këto si ‘një humbje’ (Filipianëve, 3:8). Pali ishte mjaft i vendosur se veprat e bazuara në Ligjin e shpallur më herët nga Perëndia i Abrahamit, Jakobit, Mojsiut e Jezusit, nuk vlenin asgjë për shpëtim. Tek Letra dërguar Romakëve Pali thotë:
“Ne, pra, konkludojmë se njeriu është i shfajësuar nëpërmjet besimit pa veprat e ligjit.” (Romakëve, 3/28)
Prandaj dhe Jakobi e quan Palin njeri të kotë se ai e mohon veprat e ligjit.
“Po, a dëshiron të kuptosh, o njeri i kotë, se besimi pa vepra është i vdekur?” (Letra e Jakobit, 2/20)
Pali për këtë gjë ishte në kundërshtim edhe me mësimet e Jezusit.
Pali në kundërshtim me mësimet e Jezusit.
Jezusi i urdhëroi hebrejtë të zbatonin ligjet e Zotit.
Zbatoni, pra, dhe bëni gjithçka t`ju thonë të zbatoni; por mos bëni si bëjnë ata, sepse thonë, por nuk e bëjnë.(Mateu 23/3)
Dhe ai(Jezusi) tha: ”Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet”.(Mateu 19/17)
Ndërsa Pali bënte të kundërtën.Ai shpallte teorinë e zgjidhjes nga ligji dhe shfajësimit me anë të Jezusit për cdo gabim të kryer nga njerzit.
Por tani jemi zgjidhur nga ligji duke qënë të vdekur nga ç`ka na mbante të lidhur, prandaj shërbejmë në risinë e frymës dhe jo në vjetërsinë e shkronjës. (Romaket 7/6)
sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë, por janë shfajësuar falas me anë të hirit të tij, nëpërmjet shpengimit që është në Krishtin Jezus.(Romaket 3/21-24)
…por hiri prodhoi shfajësim nga shumë shkelje (Romakët 5/16)
Ndërsa bibla thotë që secili do gjykohet sipas veprave që ka kryer.
. Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe vdekja dhe Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan secili sipas veprave të veta. Pastaj vdekja dhe Hadesi u flakën në liqenin e zjarrit. Kjo është vdekja e dytë. Dhe, nëse ndokush nuk u gjet i shkruar në librin e jetës, u flak në liqenin e zjarrit.(Zbulesa 20/11-15)
Sipas Palit edhe Homoseksualët, idhujtarët shfaqësoheshin nëpërmjet besimit pavarsisht se veprat e tyre binin në kundërshtim me ligjet e profetëve. Prandaj në perëndim ka dhe kisha për homoseksualët, pijanecët, tranvestitët, hajdutët, imoralët etj.Mjafton që ato të besojnë me zemër se cfarë bëjnë ska rëndësi shumë për Palin dhe priftërinjtë e krishterë.
A nuk e dini ju se të padrejtët nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë? Mos u gënjeni: as kurvarët, as idhujtarët, as shkelësit e kurorës, as të zhburrëruarit, as homoseksualët, as vjedhësit, as lakmuesit, as pijanecët, as përqeshësit, as grabitësit nuk do të trashëgojnë mbretërinë e Perëndisë. Dhe të tillë ishit disa nga ju; por u latë, por u shenjtëruat, por u shfajësuat në emër të Jezusit dhe me anë të Frymës së Perëndisë tonë.(1 e Korintasve 6/9-11)
Vetë Jezusi jo vetëm që nuk i zgjidhi hebrejtë nga ligjet por ai i këshillonte ato vazhdimisht për zbatimin e tyre.
A nuk jua ka dhënë Moisiu ligjin? E pra, asnjë nga ju nuk e vë në praktikë ligjin“.(Gjoni 7/19)
Mjerë ju, skribë dhe farisenj hipokritë! Sepse ju llogaritni të dhjetën e mëndrës, të koprës dhe të barit të gjumit, dhe lini pas dore gjërat më të rëndësishme të ligjit: gjyqin, mëshirën dhe besimin; këto gjëra duhet t’i praktikoni pa i lënë pas dore të tjerat.(Mateu 23/23)
Përvec kësaj Pali bie në kundërshtim me fjalët e Jezusit edhe për shfuqizimin e Dhiatës së vjetër.Jezusi u tha se ai nuk erdhi për shfuqizim por për plotësim.
Ligji dhe profetët arrijnë deri në kohën e Gjonit; që atëherë shpallet mbretëria e Perëndisë dhe gjithkush përpiqet të hyjë aty.Por është më lehtë që të mbarojnë qielli dhe toka, se sa të bjerë poshtë qoftë edhe një pikë nga ligji. .(Luka 16/16-17)
“Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t`i shfuqizuar, po për t`i plotësuar.Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka, të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet gjithçka.Ai, pra, që do të shkelë një nga këto urdhërime më të vogla, dhe do t`u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t`i vërë në praktikë dhe do t`ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.(Mateu 5/17-19)
Ndërsa Pali i zhvlerësoi dhe i quajti Dhiatën e vjetër të mangët.
I cili na bëri të aftë të jemi shërbëtorë të besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Frymës, sepse shkronja vret, por Fryma jep jetë. Dhe, në qoftë se shërbimi i vdekjes, që ishte gdhendur me shkronja mbi gurë, qe i lavdishëm aq sa bijtë e Izraelit nuk mund të vështronin me sy fytyrën e Moisiut, për shkak të lavdisë së pamjes së tij, që duhet të anullohej, .(2 korintasave 3/6-7)
Po tani Krishti mori një shërbesë edhe më të shquar, sepse është ndërmjetësi i një besëlidhjeje më të mirë, që bazohet mbi premtime më të mira, sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të qe e patëmetë, nuk do të qe nevoja të kërkohej vend për një tjetër . Duke thënë “një besëlidhje e re”, ai e vjetëroi të parën; edhe ajo që vjetrohet dhe plaket është afër prishjes.(Hebrenjve 8/6-7,13)
Për mohimin që Pali i bëri ligjit ia kthyen krahët të gjithë besimtarët e Azisë.
“Ti e di se të gjithë ata që janë në Azi më kthyen krahët, dhe midis tyre Figeli dhe Hermogeni” (2 Timoteut, 1/15)
Jezusi i mallkoi hebrejtë sepse ato nuk zbatonin ligjin e Zotit
Mos vallë ndonjë nga krerët ose nga farisenjtë besoi në të? Por kjo turmë, që nuk e njeh ligjin, është e mallkuar“.(Gjoni 7/48-49)
Ndërsa Pali e quan Jezusin të Mallkuar për ti hequr hebrejve mallkimin e moszbatimit të ligjit.
Krishti na shpengoi nga mallkimi i ligjit, sepse u be mallkim per ne (duke qene se eshte shkruar: “I mallkuar eshte kushdo qe varet mbi dru“) – (Galatasve 3/13)
Dhiata e vjetër thoshte se është i mallkuar ai që nuk zbaton ligjin.
“Mallkuar qoftë ai që nuk u përmbahet fjalëve të këtij ligji për t’i zbatuar në praktikë!”. Tërë populli do të thotë: “Amen”.(Ligji i perterire 27/26)
Ndërsa Pali shpalli zhvlerësimin e Dhiatës së vjetër dhe e hoqi mallkimin që binte tek hebrejtë për cdo shkelje ligji dhe për cdo gjak profeti dhe besimtari të derdhur.
Ai(Jezusi) e zhvlerësoi dokumentin e urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar, dhe e hoqi nga mesi duke mbërthyer në kryq (Kolosianëve 2/14)
Jezusi predikoi vetëm për Israelitët.
Por ai u përgjigj dhe tha: ”Unë nuk jam dërguar gjetiu, përveç te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit”.[Mateu 15/24]
Këta janë të dymbëdhjetët që Jezusi i dërgoi mbasi u dha këto urdhëra: ”Mos shkoni ndër paganë dhe mos hyni në asnjë qytet të Samaritanëve, por shkoni më mirë te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.[Mateu 10 /5-6]
Kurse Pali e theu këtë rregull duke shpallur ungjill në vete për paganët.
Madje, duke parë se mua m’u besua ungjilli për të parrethprerët( paganët), sikurse Pjetrit ai për të rrethprerët,(Galatësve 2/7)
“Dhe u ngjita sipas një zbulese dhe u shtjellova atyre ungjillin që unë po predikoj ndër johebrenjtë..” (Galatësve 2/2)
Sepse, ndonëse jam i liruar nga të gjithë, e bëra vetën time shërbëtor të të gjithëve që të fitoj sa më shumë njerëz.Kështu e kam bërë vetën time Juda me Judenjtë për t’i fituar Judenjtë; e kam bërë veten time si një që është nën ligj me ata që janë nën ligj për t’i fituar ata që janë nën ligj;me ata që janë pa ligj e kam bërë veten time si pa ligj për të fituar ata që janë pa ligj.. (1 e Korintasve 9/19-21)
Po ashtu Pali e hoqi ligjin e rrethprerjes (sunetimit). Prandaj kristianët e sotëm nuk rrethpriten.
Dikush u thirr kur ishte i parrethprerë? Le të mos rrethpritet.( 1 e Korintasve 7/18)
Sepse në Jezu Krishtin, as rrethprerja, as parrethprerja s’kanë ndonjë vlerë, por besimi që vepron me anë dashurie.(Galatasve 5/6)
Mirëpo kjo ishte ligj fetar për të gjithë profetët dhe besimtarët që e zbatojnë me përpikmëri sikurse të gjithë muslimanët sot ndërsa kristianët katolikë dhe ortodoksë ndjekin mësimet e Palit dhe nuk rrethpriten duke i përngjasuar kështu paganëve.
Pastaj Perëndia i tha Abrahamit: “Nga ana jote, ti do ta respektosh besëlidhjen time, ti dhe pasardhësit e tu, nga një brez në tjetrin.Kjo është besëlidhja ime që ju do të respektoni midis meje edhe jush, si dhe pasardhësve të tu pas teje: çdo mashkull që ndodhet midis jush do të rrethpritet.Dhe mashkulli i parrethprerë, që nuk është rrethprerë në mishin e prepucit të tij, do të hidhet jashtë popullit të tij, sepse ka shkelur besëlidhjen time”.(Zanafilla 17/9-10,14)
Zoti i foli akoma Moisiut, duke thënë: “Folu kështu bijve të Izraelit: Në qoftë se një grua mbetet me barrë dhe lind një mashkull, do të jetë e papastër për shtatë ditë, do të jetë e papastër si në ditët e zakoneve të saj. Ditën e tetë do të rrethpritet mishi i prepucit të djalit. (Levitiku 12/1,3)
Por Abrahami ishte nëntëdhjetë e nëntë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij. Dhe Ismaeli, biri i tij, ishte trembëdhjetë vjeç kur u rrethpre në mishin e prepucit të tij.(Zanafilla 17/24-25)
Pastaj Abrahami e rrethpreu birin e tij Isak kur ishte tetë ditësh, ashtu siç e kishte urdhëruar Perëndia.(Zanafilla 21/4)
Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, ia vunë emrin Jezus, emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark. (Luka 2/21)
Dhe Elizabetës i erdhi koha që të lindë dhe të nxjerrë në dritë një djalë.Dhe ndodhi që të tetën ditë erdhën për ta rrethprerë djalin, dhe donin t’ia quanin Zakaria, me emrin e atit të tij; por e ëma ndërhyri dhe tha: “Jo, por përkundrazi do të quhet Gjon”.(Luka 1/57-60)
Bibla këshillon dhe thotë se bijtë e Jakobit nuk ua jepnin për martesë vajzat të parrethprerëve. Po kristianët e sotëm si veprojnë?
dhe u thanë atyre: “Nuk mund ta bëjmë këtë gjë, domethënë ta japim motrën tonë një njeriu të parrethprerë, sepse kjo do të ishte një turp për ne.(Zanafilla 34/14)
Pali gjithashtu shpalli murgërinë duke deklaruar se është më mirë për njeriun të rrijë beqar se të ketë grua.
1 Tani lidhur me ato që më shkruat, mirë është për njeriun të mos prekë grua. 8 Por të pamartuarve dhe grave të veja po u them se për ta është mirë nëse qëndrojnë si unë, 25 Por për sa u takon virgjëreshave, s`kam urdhër nga Zoti, por po jap një mendim si njeri që kam fituar mëshirën e Zotit për të qenë i besueshëm.26 Mendoj se është mirë për njeriun të jetë kështu siç është,(Pa grua) për shkak të ngushticës së tanishme. 27 Je i lidhur me një grua? Mos kërko të zgjidhesh. Je i zgjidhur nga gruaja? Mos kërko grua. 40 Por, sipas gjykimit tim, ajo është më e lumtur, po mbeti ashtu; dhe mendoj se edhe unë kam Frymën e Perëndisë..(1 korintesave 7 )
Pali dhe kryqëzimi.
Pali e konsideroi Jezusin të mallkuar në kryq kurse për Judën Iskariotin gënjeu duke thënë se ra me kokëposhtë për të mos thënë i varur sepse i varuri në atë kohë konsiderohej i mallkuar nga Zoti sikurse thuhet “sepse ai që rri varur është i mallkuar nga Perëndia (Ligji përtërirë 21/22-23)Prandaj Luka nxënësi i Palit tha se Juda ra me kokë poshtë.
Ai, pra, fitoi një arë, me shpërblimin e paudhësisë, dhe duke rënë kokëposhtë, plasi në mes dhe të gjitha të brendshmet e tij iu derdhën.(Veprat 1/18)
Ndërsa Mateu tregon qartë se Juda u var në litar.
Dhe ai, mbasi i hodhi siklat prej argjendi në tempull, u largua dhe shkoi e u var në litar.(Mateu 27/5)
Pali për të plotësuar qëllimet e tij do dilte dhe do mallkonte këdo biles edhe kundra engjëllit.Ai do ta konsideronte të mallkuar këdo që nuk i përmbahej ungjillit të tij.
Por, edhe sikur ne ose një engjëll i qiellit t’ju predikonte një ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi predikuar, qoftë i mallkuar.Ashtu si e thamë më përpara, po e them përsëri: Në qoftë se dikush ju predikon një ungjill tjetër nga ai që keni marrë, qoftë i mallkuar.(Galatësve 1/8-9)
Kjo sepse ai ishte xheloz dhe në atë kohë përvec ungjillit të tij kishte dhe ungjij nga apostujt e vërtetë të Jezusit që sipas tij nuk ishin ungjij të saktë.
Cuditëm që kaluat kaq shpejt nga ai që ju thirri ju me anë të hirit të Krishtit,në një ungjill tjetër,i cili nuk është tjetër; por ka disa njerëz që ju turbullojnë dhe që duan ta shtrëmbërojnë ungjillin e Krishtit..[Galataseve 1/6-7]
Dhe ai i këshilloi pasuesit e tij mos ndjekin mësimet e të tjerëve por vetëm të tij.
Pali, apostulli i Jezu Krishtit … .Ashtu si të nxita kur u nisa për në Maqedoni, qëndro në Efes për t`u urdhëruar disave të mos mësojnë doktrina të tjera,(Timoteute 1/1,3)
Po kundra tij flet edhe Pjetri në mynyrë indirekte
Por ka pasur edhe profetë të rremë midis popullit, ashtu si do të ketë midis jush mësues të rremë, të cilët do të fusin fshehurazi herezi shkatërruese dhe, duke mohuar Zotërinë që i bleu ata, do të tërheqin mbi vete një shkatërrim të shpejtë. Dhe shumë vetë do të ndjekin doktrina shkatërruese të tyre dhe për shkak të tyre udha e së vërtetës do të shahet.( Letra e dyte Pjeter 1 /20-21)
Vazhdon në pjesën e dytë…