Ballafaqimi i profetit Jezus me profetin Muhamed
Interior da Igreja São Luiz Gonzaga. Xaxim, Santa Catarina, Brasil. / Interior of São Luiz Gonzaga Church. Xaxim, Santa Catarina, Brazil.

Ballafaqimi i profetit Jezus me profetin Muhamed

Ballafaqimi i profetit Jezus (p.q.m.t.) me profetin Muhamed (p.q.m.t.): Këndvështrimi islam.

Mohd Elfi Nisham Juferi

Të krishterëve shpeshherë ju pëlqen ta ballafaqojnë profetin Jezus (p.q.m.t.) me profetin Muhamed (p.q.m.t.) duke thënë se Jezusi (p.q.m.t.) ishte për paqe e dashuri, ndërsa Muhamedi për luftë e ligje të ashpra. Por ne duhet të kuptojmë se kariera e Jezusit (p.q.m.t.) qe shumë e shkurtër për shkak të largimit të tij të shpejtë. Po të kishte vazhduar më tej gjatë ardhjes të parë për plotësimin e misionit të tij, nuk mund të vihet në dyshim përdorimi i ndonjë lloj force gjatë karierës së tij. Ashtu siç e kemi parë, në Dhjatën e Re, thuhet se me ardhjen e tij të dytë kur misioni i tij do të plotësohet, ai do të përdorë forcën. Madje ka dhe dëshmi se dhe gjatë ardhjes së tij të parë, ai nuk ishte krejtësisht kundër përdorimit të forcës.

Në disa transmetime të Ungjillit thuhet se dishepujt e tij mbanin armë, të cilat madje njëri prej tyre i përdori. (Marku 14:47) dhe ai vetë qe nismëtari i kësaj armëpajisje të dishepujve (Luka 22:35-38), megjithëse studiuesit e ungjillit në shumë forma kontradiktore përpiqen të minimizojnë futjen e këtyre transmetimeve. Thuhet se ai ka thënë që nuk erdhi me paqe por me shpatë. (Mateu 10:34-39; Luka 12:51-53, 14:2627). Ai përmbysi sofrat e tregtarëve në tempullin e Jeruzalemit (Marku 11:15-19; Mateu 21:12-17; Luka 19:45-48; Gjoni 2:13-22), që dëshmon ushtrimin e një force fizike. Madje disa dijatarë kanë thënë se dishepujt e tij ishin të mirëarmatosur dhe ata erdhën në Jeruzalem për të çliruar Palestinën nga romakët, por nuk mund të flitet me siguri për vërtetësinë e saj.

Nëse misioni i Jezusit (p.q.m.t.) do të ishte përmbushur gjatë detyrës së tij në tokë, do t’i ngjante shumë profetit Muhamed (p.q.m.t.). Ndërsa në anën tjetër, nëse profeti Muhamed (p.q.m.t.) do të ishte vrarë gjatë migrimit nga Meka, do dukej shumë si profeti Jezus (p.q.m.t.). Profetët dhe të dërguarit e Zotit (p.q.m.t.), në thelb apo në esencë kanë të njëjtin shpirt. Ndonjë ndryshim që mund të haset mes tyre vjen si rezultat i qëllimit të punës dhe rrethanave në të cilat vepronin.
Forca ushtrohet zakonisht brenda një sistemi ligjesh të vëna nga autoritete përkatëse. Në të shumtën e rasteve, luftërat dhe dhuna janë rezultat i mungesës së këtij sistemi ligjesh dhe autoriteteve të duhura për ushtrimin e tyre. Kështu ishte dhe rasti në gadishullit arab ku fise të ndryshme jetonin pa ndonjë system të mirëpërcaktuar ligjesh dhe në mungesë të autoriteteve të duhura për ta ushtruar atë. Në të vërtetë, bota në tërësi ka qenë në po të njëjtat rrethana gjer më tash. Shpeshherë, luftërat ndodhin sepse nuk ka një sistem të mirëthemeluar ligji dhe autoritete për ushtrimin e tij. Një system i tillë filloi të gjallërojë ngadalë pas Luftës së Dytë Botërore. Por një proces i tillë nuk mund të vazhdojë pa parimet e besimit në Zot dhe në Botën Tjetër dhe pa ndjenjat e vëllazërisë. Pjesë e misionit islam është dhe themelimi i këtyre parimeve në këtë botë dhe vendosja e paqes dhe stabilitetit në të. Pra, nëpërmjet asaj që arriti profeti (p.q.m.t.) në Arabi duke bashkuar zemrat e shumë fiseve arabe, Islami kërkon të arrijë në mbarë botën bashkimin e kombeve dhe grupeve të ndryshme dhe t’i bashkojë ata nën petkun e vëllazërisë në adhurim të të Vetmit Zot të Vërtetë.

Ashtu siç dihet mjaft mirë, profeti Muhamed (p.q.m.t.) u përfshi në luftë, në të shumtën e rasteve për arsye vetmbrojtjeje. Ushtrimi i forcës lind nga dashuria. Para ardhjes së profetit (p.q.m.t.), Arabia ishte e populluar nga fise që nuk drejtoheshin nga i njëjti system ligjor i ushtruar nga ndonjë autoritet i njohur ligjërisht. Nuk ekzistonte ndonjë mekanizëm për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të cilat shpeshherë çonin në gjakmarrje që vazhdonin për breza me radhë. Profeti Muhamed (i bashkoi këto fise nën një vëllazëri të vetme) në mënyrë që dhuna të zhdukej. Për këtë vëllazëri, Kurani na drejtohet si vijon: “Përkujtoni nimetin e Allahut ndaj jush kur ju ishit të armiqësuar e Ai bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu Allahu jua sqaron juve argumentet e veta që të gjeni të vërtetën e lumtur.” (Kuran 3:103)

Gjatë gjithë betejave që zhvilloi profeti (p.q.m.t.) u vranë vetëm disa qindra veta. Dhe pas fitores të gjithë ata që për vite me radhë kishin luftuar profetin (p.q.m.t.) u falën. Këtu nuk flitet për një trajtim të kundershtuesve ashtu siç e shohim në Bibël. Kur u pushtua Meka, Kurani nuk e urdhëroi profetin (p.q.m.t.) të vriste çdo gjë që nxirte frymë, por përkundrazi ju drejtua me këto fjalë: “Kur erdhin ndihma e Allahut dhe çlirimi. Dhe ti i pe njerëzit që po hynin turma- turma në fenë e Allahut. Ti, pra, lartësoje emrin e Zotit tënd duke falenderuar dhe kërko tek Ai falje. Ai vërtet pranon shumë pendimin, është mëshirues i madh.” (Kuran 103:1-3)
Lufta kërkon një farë konsolidimi të trupave dhe Kurani (60:1-6) i sjell pasuesit e tij në një marshim luftarak. Por në mes të përgatitjeve të muslimanëve për luftë, ofrohet mundësia për dashuri dhe mirëkuptim me palën armike. “Pritet që Allahu të vëri miqësi ndërmjet jush dhe atyre që kishit armiqësi. Allahu është i fuqishëm, Ai fal mëkatet, është mëshirues.” ( Kuran: 60:7) Nuk ka dyshim se nxitja e dhunës nuk buron aspak prej hyjnores, por kjo nuk do të thotë se ndonjë apo çdo vepër ku ushtrohet dhunë është e gabuar. Ka raste ku dhuna ushtrohet pa asnjë lloj motivi, pa pikën e arsyes dhe kjo nuk është aspak e drejtë por ka dhe raste kur ushtrimi i dhunës është i pashmangshëm dhe i justifikueshëm. Islami është kundër së parës dhe lejon të dytën në përmasa dhe kufij të caktuar. Profeti Muhamed na tregoi mjaft qartë se sa mjeshtërisht arriti t’i kombinojë këto të dya, dashurinë dhe forcën.
Zoti e di më së miri.

www.vizion-islam.com