BESIMI NË PEJGAMBERË

BESIMI NË PEJGAMBERË

Besimi vijues nga bazata e imanit, është edhe besimi në Pejgamberët e All-llahut. Në këtë bazë bën pjesë besimi në të gjithë pejgamberët, të cilët i ka emërtuar All-llahu në Kur`an dhe besimi se All-llahu pos tyre, ka dërguar edhe Pejgamber të tjerë, numrin e të cilëve nuk e di askush, përveëq All-llahut. All-llahu në Kur`an na tregon për dërgimin e tyre:

 “Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.”[1]

Gjithashtu All-llahu thotë:

Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.”[2]

Besimi te pejgamberët e All-llahut është njëri prej bazave të besimit islam, i mbështetur në Kur`an,  në sunnet dhe në mëndimin e njëzëshëm të dijetarëve islamë. All-llahu në Kur`an thotë:

 “I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: “Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë.”[3]

Për realizimin e këtij parimi të besimit icili zë vend në Amentu,duhet besuar në mënyr të prerë se të gjithë, nga Pejgamberi Adem a.s: dhe deri te pejgamberi i fundit Muhamedi a.s., u janë dërguar njerëzve nga All-llahu si përfaqësues të Tij për tu kumtuar atyre urdhrat hyjnorë. Kjo është forma e besimit në tërsi. Por, ashtu si çdo parim besimi, edhe besimi te pejgamberët ka aspektin e tijë të hollësishëm. Për të shpëtuar nga rënia në një besim të gabuar apo të shtrembër mbi ta, ndihet nevoja e njohurive të hollësishme që s`përfshihen në përkufizimin e besimit në tërësi.

Këto njohuri të hollësishme mund të shqyrtohen të grupuara si: në vetit e pejgambereve, mu`xhizet dhe numri i tyre. Për të gjitha këto doti shqyrtojm në vijim në pika të shkurta.

Feja islame e ka bërë të detyruar ( farz ), pas besimit në Zotin, besimin pa dallim edhe të të gjith pejgamberët dhe librave që ju kan zbrit atyre. Qoftë të quajtur nebi, qoftë resul, të gjith duhet besuar. Veç kësaj, duhen besuar një për një si pejgamber personat që u përmneden emrat në Kur`an si dhe në tërsi, se çdo fisi apo popullii është dërgura Pejgamber. All-llahu në Kur`an thotë:

Ju (besimtarë) thuani: “Ne i besuam All-llahut, atë që na u shpall neve, atë që iu shpall Ibrahimit, Ismailit, Is’hakut, Jakubit dhe pasardhësve (të Jakubit që ishin të ndarë në dymbëdhjetë kabile), atë që i është dhënë Musait, Isait dhe atë që iu është dhënë nga Zoti i tyre pejgamberëve, ne nuk bëjmë dallim në asnjërin prej tyre dhe ne vetëm atij i jemi bindur.”[4]

Sepse, në Kur`an, ka jo vetëm urdhra të hapura të formës “besojuni të dërguarëve” por, edhe behet e ditur se ata që i mohojnë të dërguarit dhe zbulesën e sjell prej tyre, janë në rrugë të shtrëbër, dhe se në këtë botë do të dënohen me turp, kurse në jetën tjetër do të hidhen në xhehennem.

O ju që besuat, besoni vazhdimisht All-llahut, të dërguarit të Tij, librit që gradualisht ia shpalli të dërguarit të Tij dhe librit që e pat zbritur më parë. Kush nuk i beson All-llahut, engjëjve të Tij, librave të Tij, të dëguarve të Tij dhe botës tjetër, ai ka humbur tepër larg.[5]

Dijetarët islamë janë të një mendimi se ata që nuk u besojnë pejgamberëve janë mohues ( kafir ). Në këtë qështje, mes dijetarëve nuk ka ndonjë mosmarveshje apo kontradiktë.

All-llahu  që ka bashkuar besimin në të dërguarit e Tij me besimin në Veten e Tij, mohimin e njërit nga pejgamberët, ose mohimin e të gjithë pejgamberëve, e ka konsideruar mohim të Vetes së Tij të lartë.

All-llahu thotë ne Kur`an :

“S’ka dyshim se ata që nuk besojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij, dëhirojnë të bëjnë dallim mes All-llahut dhe të dërguarve të Tij e thonë: “Ne i besojmë disa e nuk i besojmë disa të tjerë” e mes këtij duam të marrin një rrugë. Të tillët lanë jobesimtarët e vërtetë; e Ne kemi përgatitur dënim të fortë e nënçmues për jobesimtarët. E ata që besuan All-llahun dhe të dërguarin e Tij dhe nuk bënë kurrfarë dallimi në asnjë prej tyre, të tillëve do t’u jepet shpërblim i merituar. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues.”[6]

 Me Muhammedin, vulën e tëdërguarve, All-llahu plotësoi lartasin e pejgamberisë dhe të vërtetën e mesazheve:

“Shembulli im dhe shembulli i pejgamberëve përpara meje, janë si shembulli i një burri, i cili ka ndërtuar në ndërtesë të bukur dhe e ka zbukuruar atë, por ka lënë pa vënë një tullë në njërën nga këndet e kësaj ndërtese; njerëzit vinin rrotullë ndërtësës, çuditeshin dhe thonin: Çudi! Përse nuk është vënë edhe kjo tullë? Ja pra unë jam tulla dhe unë jam vula e pejgamberëve.” [7] Kushdo  që vjen pas Muhamedit dhe pretendon Pejgamberinë, ai është gënjeshtar, kurse kush e beson këtë gënjeshtar, është mohues.

 

Domethënja e termave “En – Nebij” dhe “Er – Resul”

 Kuptimi leksikor i fjalës nebi,  është lajmëtar ose i lajmëruar, i bërë me dije, kurse resul, është përfaqësues,  i ngarkuar me detyrën për të sjellë një lajm.[8] Këto dy terme edhe pse janë identike në mes veti, por ekziston një dallim në mes tyre. Sepse personi i obliguar me shpallje nëse urdhërohet që t’i informoj të tjerët, ai ështe nebij dhe resul. E nëse ai nuk urdhërohet që t’i informoj të tjerët, ai është  nebij.

Një grup dijetarësh është i mendimit se që dy fjalët janë sinonime dhe se ato kanë një kuptim. Pra, sipas këtyre çdo nebij është edhe resul dhe çdo resul është edhe nebij. Por ai quhet resul kur shikohet nga këndvështrimi i raportit midis pejgamberit dhe njerëzve. Ndërsa quhet nebij kur shikohet nga këndvështrimi midis tij dhe All-llahut. Por megjithatë që të dyja janë të pandara. I këtij mendimi është Kadi Ijadi prej Malikive dhe të tjerëve.[9]

Sipas Mu’tezilëve, nuk ekziston asnjë lloj dallimi në mes tyre, sepse All-llahu xh.sh i drejtohet Muhamedit a.s. edhe me Ja ejjuher-Resul “O ti i dërguar”, por edhe me Ja ejjuhen-Nebij, “O ti pejgamber”.

Një Numër i madhë i dijetarëve thonë se këto dy terme midis vetes kanë kuptim të përgjithshëm dhe të posaçëm absolut, për arsye se nebij është ai person që diçka i është shpallur nga All-llahu pa marrë parasysh se a është i detyruar ta interpretojë e ta kumtojë atë apo jo. Por nëse ai detyrohet t’ua komunikojë njerëzve atë sheriat apo libër  që i është shpallur atëherë ai është edhe resul. Mbështetur në këtë kuptojmë se çdo resul  është nebij sepse dërgesa, interpretimi i asaj që i është shpallur, është degë e nubuvetit ( pejgamberisë ). Ndërkaq çdo nebij nuk është resul pasiqë atij mund t’i vijë shpallja pa qenë i detyruar ta interpretojë dhe ta komunikojë atë.[10]

All-llahu në Kur’an thotë:

 “Ne nuk dërguam para teje asnjë të dërguar (me shpallje) dhe asnjë pejgamber (të dërguar si vazhdues i shpalljes së mëparshme), e që, kur ai (i dërguari) dëshiroi diç, të mos iu pat hedhur në atë dëshirën e tij djalli, e All-llahu asgjëson atë që e hedh djalli, dhe All-llahu fuqizon argumentet e Veta. All-llahu është shumë i dijshëm dhe me urtësi të madhe i rregullon çështjet.”[11]

Në literaturën fetare ( por jo në Kur’an ), është futur edhe fjala Persishte Pejgamber që do të thotë lajmëtar. Gjithashtu edhe termi profet, e cila është me origjin greke që është njëlloj emërtimi  nga politeistët dhe paganët, të cilët aspak nuk i kan besuar pejgamberët.

 

VETIT E PEJGAMBERËVE

          Me fjalën vetitë e tyre kemi për qëllim atë çka përfshijnë kushtet e Pejgamberisë, të cilat duhet të gjendet tek ata, siç flasin për to dhe i theksojnë shumica e dijetarëve të skolastikës ( ulema el – kelam ). Sepse vetitë dhe kushtet e tjera të domosdoshme janë të njëjta  dhe midis tyre nuk ka ndonjë dallim.

Kryesisht ajo që duhet të kenë Pejgamberët janë:

Vetia e parë: Pejgamberët janë njerëz

Gjëja e parë e veçantë që duhet ditur për Pejgamberët, është se ata janë njerëz. Kështu, çdo pejgamber, si dhe çdo njeri tjetër, lind, rritet, fle, ndien uri, ushqehet, martohet, bëhet me fëmijë, ndikohet nga kushtet e natyrës, do dhe s`do, gëzohet dhe hidhrohet, smuret dhe vdes. All-llahu xh.sh thotë:

Mesihu, biri i Merjemes, nuk është tjetër vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj se si ia kthejnë shpinën të vërtetës!”[12]

 Gjithashtu All-llahu thotë :

Ne dërguam edhe para teje të dërguar dhe atyre u mundësuam të kenë gra e fëmijë. Asnjë të dërguari nuk i takoi të sjellë ndonjë mrekulli vetëm me lejen e All-llahut. Për secilin afat ekziston evidencë e caktuar.”[13]

Këto cilësi pejgamberët i kanë të përbashkëta me njerëzit sepse janë njerëz. Edhe fakti që pejgamberët, si të dërguar të All-llahut te njerëzit, janë njerëz, është i natyrshëm. Sepse njeriu vetëm me njeriun krijonë afërsi, ngre lidhje me të, mëson prej tij dhe ia pranon shembullin.

Gjëja që i bën pejgamberët të dallohen nga njerëzit e tjerë, është zotërimi prej tyre i  një natyre që u siguron të çojnë në vend detyren e përfaqësimit hyjnor, për rrjedhojë, të kenë mundësi të marrin zbulesën hujnore, pra të marrin zbulesën e All-llahut. Në Kur`an është tërhequr vëmendja mbi këtë çështje dhe është bërë e ditur se Peejgamberët janë njerëz si ne, me ndryshimin se atyre u ka ardhur zbulesa hyjnore.

All-llahu thotë :

Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë”.[14]

Njohuritë që s`mund të merren me an të shqisave dhe të arsyes, pejgamberët mund t`i dinë vetëm nëpërmjet zbulesës së marrë nga All-llahu.

All-llahu në Kur`an thotë :

 “Thuaj: “Unë nuk u them juve se i kam në kompetencë depot e All-llahut (e t’ju sjell mrekulli), as nuk pretendoj se i di fshehtësitë (e t’ju tregoj se kur do t’ju vijë dënimi), as nuk u them se unë jam engjëll. Unë ndjek vetëm atë që më shpallet mua. Thuaj: “A janë baras i verbëti dhe ai që sheh?” A nuk mendoni?[15]

 

Vetia e dytë :Të jetë mashkull

Një tjetër veçori njerëzore e pejgamberëve është se jan meshkuj. Pejgamberia ( nubuveti ) dhe dërgesa ( risale ) nuk i vjen femrës. Në kur`an, duke folur për pejgamberët, është thënë “meshkujt” ( burrat ) . All-llahu në kur`an thotë :
Ne nuk dërguam para teje vetëm se burra nga banuesit e qyteteve, të cilët i pajisëm me shpallje. A nuk udhëtuan ata nëpër tokë e të shihnin se si ishte përfundimi i atyre që ishin më parë? E s’ka dyshim se jeta e botës së ardhshme është shumë më e dobishme për ata të cilët janë ruajtur; a nuk mendoni?”[16]

Gjithashtu Allahu në kur`an thotë:

Ne edhe para teje nuk dërguam tjetër pos burra, të cilëve u dhamë shpallje, e nëse nuk e dini këtë, atëherë pyetni njerëzit e dijshëm.[17]

Edhe nëse është pohuar se u është dërguar zbulesë disa nënave profetësh si Asija dhe Merjemja, këto, në ndryshim nga Pejgamberët burra, nuk janë ngarkuar me detyrë për t`ua kumtuar zbulesën e marrë njerëzve.[18] Nuk janë zgjedhur profetë prej femrash sepse ato kan një ndërtim që nuk i lejon të përballojnë vështirësi, kurse pejgamberia është një detyrë e rëndë e cila kërkon përballimin e vështirësive të mëdha.

 

Vetia e tretë : Pejgamberët janë zgjedhur nga All-llahu

Pejgamberët janë njerëz të zgjedhur nga ana e All-llahut xh.sh. Asnjë pejgamber nuk e ka arritur pozitën pejgamberë me pun dhe përpjekje vetiake. Nga ki aspekt, Pejgamberia nuk është e fituar, por e dhën, e dhuruar. Kjo do të thotë se All-llahu e ka përcaktuar që më parë pejgamberin dhe e ka përgaditur qysh në krijim personin që ka për ta bër pejgamberë, me ndërtim shpirtëror dhe fizik të përshtatshëm për këtë detyrë. All-llahu xh.sh thotë:

E kur u vjen atyre ndonjë argument i prerë (për Muhammedin), ata thonë: “Kurrsesi nuk e besojmë atë (dërgesën e Muhammedit) derisa të mos na jepet edhe neve ngjashëm me atë që iu pat dhënë të dërguarve të All-llahut”! Më së miri All-llahu e di ku ta vërë dërgesën (risalen) e vet. Ata që bënë krim do t’i godasë poshtrimi dhe dënimi i fortë te All-llahu për shkak se vazhdimisht bënin hile.”[19]

Kjo zgjedhje dhe ky parapëlqim i përket vetëm Krijuesit të lartë. Gjithashtu, Pejgamberllëku nuk trashëgohet, p.sh me birin e  Nuhut a.s. në Kur`an thuhet:

Ajo lundron me ta nëpër valë si kodra, e Nuhu e thirri djalin e vet, që ishtë në një vend të ndarë: “O djali im, hip bashkë me ne, e mos u bë me mohuesit!”[20]

Gjithashtu All-llahu thotë:

(Zoti) Tha: “O Nuh, ai (djali) nuk ishte nga familja jote (për të cilën të premtova se do t’i shpëtoj), ai ishte punëkeq, e ti mos më kërko Mua atë që nuk di, Unë të këshilloj që të mos bëhesh nga injorantët!”[21]

Edhe  i ati i Ibrahimit ka qen mohues. All-llahu xh.sh thotë :

Edhe lutja e Ibrahimit për babain e vet nuk ishte tjetër, pos për shkak të një premtimi që ia pat premtuar atij, e kur iu bë e qartë se ai është armik i All-llahut, u largua prej tij. S’ka dyshim, Ibrahimi ishte shumë i ndieshëm dhe i butë.”[22]

 

Vetia e katërtë : Pejgamberët jan të mbrojtur nga mëkatet

 Rënia në mëkat e Pejgamberëve të ngarkuar me detyrë për t`u bër shembull për njerëzit në çdo gjë, veçanrisht në zbatimin e urdhërave hyjnorë, është penguar nga All-llahu xh.sh. në përputhje më dërgimin e tyre. Mëkatet ndryshojnë për nga rreziku i tyre. Mëkati më i rezikshëm është Kufri.[23] Pra, pejgamberët janë të pa gabushëm, të mbrojtur nga kufri si para pejgamberisë ashtu edhe pas saj. Kurse për disa gabime që ju kan ndodhur disa perjgamberëve si p.sh. Ademi a.s.hëngri nga pema duke mos e respektura ndalimin hyjnor si dhe fakti që Musa a.s. vrau një njeri paqëllim, kan ndodhur në përiudhën kur këta të dy nuk qenë të ngarkuar ende me detyren e pejgamberllokut.[24] Kur kan bër gabime të vogla, jan paralajmruar dhe u është thënë se veprimet në fjalë nuk kanë qenë të përshtatshme. Rasti kur Muhamedi a.s., ndërsa po nisej për në fushën e Tebukut, udha leje hipokritëve që i kërkuan falje si dhe rastet kur ai pothuajse është ndikuar që disa çështjë, nga fjalët e njerëzve, jan ndër gabimet për të cilat ka mar paraljmrim hyjnor.[25] Dijetarët islamë i kanë konsideruar këto raste si rrëshqitje. Atributi pamëkatësi është i posaçëm vetëm për pejgamberët.

 

Vetia e pestë : Pejgamberët janë të besueshëm ( el – emaneh )

 Pejgamberët janë njerëz të besueshëm si në kryerjen e detyrës si pejgamber, ashtu edhe në mardhëniet që i përkasinë kësaj bote me njerëzit e tjerë. Pejgamberit nuk i shkon tradhëtia ndaj emanetit. Personi që e tradhëton emanetin në ditën e kijametit e bartë në qafë mëkatin e tradhëtisë së bërë. Kjo cilësi e pejgamberëve njihet edhe me emrëtimin besueshmëri ( el – emane ).

 

Vetia e gjashtë : Plotësisht i mençur, i përpiktë dhe i drejtë

Me që pejgamberët janë ngarkuar me detyrë për ti edukuar njerëzit, për t`u prirë atyre, janë pajisur edhe me disa cilësi të larta që nuk e mënjanojnë qenien e tyre njeri. Në krye të këtyre cilësive vijnë aftësitë shpirtërore si mençuria, zgjuarsia, morali i lartë dhe vetitë fizike si trupi i bukur etj. Për t`i shpjeguar në mënyr të mjaftueshme mesazhet hyjnore që i paraqesin dhe për t`i përballuar siq duhet njerëzit që bartin një karakter shum polemik, është kusht që pejgamberët të jen të patëmetë dhe të përsosur  nga trupi si dhe të pajisur me nji mendje dhe zgjuarsi të lartë, të afta për të sjellur argumente gjat debateve. Kto janë disa veti që duhet ti posedojn pejgamberët e All-llhut dhe ne u munduam në pika të shkurta të bëjm sqarimin e tyre.

 

MU`XHIZET

Përkufizimi dhe domosdoshmëria e besimit në to.

 

Pëkufizmi i mu`xhizes:

             Mu`xhize është çdo gjë që është e jashtëzakonshme ( mbinatyrore, mrekulli ), e cila ndodh nga ana e njeriut që pohon pejgamberinë në kohën kur kundërshtohet dhe sfidohet nga ana e mohuesve dhe kjo ndodh në mënyrë që të vihet në dukje ( vërtetuar ) korrektësia  e pohimit të tij.[26]

 Me fjalën “e jashtëzakonshme, mbinatyrore” kemi për qëllim të theksojmë se mu`xhizja ndryshon nga ajo që është e zakonshme dhe e përditshme por megjithëkëtë ajo nuk është në kundërshtim me mendjen dhe me të mundshmen. Kurse me fjalën: “në kohën kur kundërshtohet dhe sfidohet nga ana e mohuesve”, nga kjo kuptojmë se bën përjashtim ajo që ndodh papritmas, d.m.th., jo në mënyrën e sfidimit dhe jo duke treguar, a paraqitur ( e për të vë në dukje ) korrektësin e pejgamberisë. Përndryshe kjo atëherë konsiderohet si lloj i nderimit ( keramet ) nga ana e All-llahut. Por duhet të theksojmë se nuk është kusht që sfidimi të deklarohet dhe të bëhet publikisht, por mjafton që për një gjë të tillë të tregojë konteksti dhe ndërlidhja e situatës. Kurse me fjalën “kjo ndodh në mënyrën që të vihet në dukje ( që të vërtetohet korrektësia e pohimit të tijë”, me këtë kemi për qëllim të bëjmë përjashtimin e ndodhive të jashtëzakonshme, të cilat bëhen me pretendimin për të përgënjeshtruar pejgamberinë, bie fjala nëse flet gjëja që është e ngurtë dhe flet për të përgënjeshtruar atë pohim të Pejgamberit.

 

Dispozita e sheriatit në besimin e mu`xhizes

 Çdo musliman detyrohet që të besojë se All-llahu xh.sh., të dërguarit ( resulët ) dhe pejgamberët ( enbijatë ), të cilatë i ka dërguar te njerëzit, i ka pajisur me mu`xhize ( mrekulli ), të cilat dëshmojnë korrektësinë dhe vërtetësinë e thirrjes së tyre. Njëkohësisht këto mu`xhize ua bëjnë të qartë njerëzve lidhjen e pejgamberëve me All-llahu xh.sh. dhe se ata janë të përkrahur nga Ai. Ndërkaq, nuk ka ndonjë pejgamerë që nuk është nderuar me mu`xhize për t`u tërhequr njerëzve vëmendjen se doemos duhet ta besojnë atë pejgamber dhe se duhet përqafuar patjetër udhëzimi i tij. Lidhur me këtë i dërguari i All-llahut thotë :

Çdo pejgamber është përkrahur me argumente të patundshme ( mu`xhize ) sipas të cilave njerëzit kanë besuar kurse mua më është dhën vahji që më është shpallur mua, andaj unë shpresoj që ditën e Gjykimit të kem ma shumë pasues se të gjithë ata.”[27]

Poashtu edhe ajete kur`anore që flasin për përkrahjen e All-llahut që u ka dhënë pejgamberëve, janë të shumta por ne dotë sellim disa nga ato ajete.

All-llahu xh.sh Thotë :

Dhe thanë: “Përse të mos i zbret atij (Muhammedit) një mrekulli nga Zoti i tij?” Thuaj: “S’ka dyshim se All-llahu ka fuqi t’ia zbresë një mrekulli, por shumica e tyre nuk e dinë (se çka do t’i gjente më pas).”[28]

Poashtu All-llahu thotë :

Ata u betuan me një betim të fortë në All-llahun, se nëse u vjen atyre ndonjë mrekulli, do ta besojnë. Thuaj: “Çështja e atyre mrekullive është te All-llahu”. E ku e dini ju, ndoshta kur të vijnë ato nuk u besojnë.”[29]
Mu`xhizet e treguara nga Pejgamberët jan tre lloje:

 

  1. a) Mu`xhizet përceptimore

 

Janë mrekulli që u flasin shqisave të njerëzve. Mu`xhizet përceptimore të cilat realizohen sipas lejës, vullnetit dhe fuqisë së All-llahut, jan akte hyjnore që i ndryshojn ligjet e natyres.

Ne kemi dërguar pejgamberë para teje, për disa prej tyre të kemi njoftuar me rrëfimet e tyre, e për disa sish nuk të kemi njoftuar, e asnjë pejgamberi nuk i takoi të sjellë ndonjë argument, vetëm se me urdhrin e All-llahut. E kur të vijë koha e caktuar nga All-llahu, zbatohet gjykimi me drejtësi dhe aty atëherë dështojnë ata të kotit.”[30]

Këto mrekulli që fuqizojnë  besimin e atyre që dëshirojn të besojnë si dhe mohimin e atyre që s`duan të besojnë, janë realizuar shum herë. Një pjes e këtyre mrekullive janë orientuese, kurse një pjes tjetër, mrekulli shkatëruese.[31] Njëra prej mrekullive orientuese që njoftohet në Kur`an, është mrekullia e devesë së Salihut a.s. [32] edhe fakti që zjarri nuk e dogji Ibrahimin a.s. e hedhur aty nga Nemrudi, është një mrekulli e hapur e këti lloji.

Edhe shëndrimi i shkopit të Musait a.s në gjarpër si dhe reflektimi nga dora e tij një drite të bardhë, janë mrekulli orientuese.

Magjistarët që patën dashur të orientohen, para mrekullive përceptimore të treguar nga Musai a.s. i patën besuar pejgamberllëkut të tij, kurse Faraoni dhe përkrahsit e tiji patën konsideruar këto si mrekulli si magji, kurse Musain a.s. si magjistar. Kurse Isai a.s. i ardhun në bot pa baba, u pati zbritur havarive (  apostujve ) nga qielli, me kërkesën e tyre, një sofër plot ushqime me qëllim për t`ua shtuar besimin:, duke folur në kohën që ishte ende një fëmijë në djep, pati thënë se All-llahu i kishte dhënë libër dhe se e kishte bërë Pejgamberë, pati ngjallur zogun e bërë prej argjile: pati shëruar të verbërit e lindur dhe të sëmurë të tjerë dhe pati ringjallur të vdekurit.

Ata që nuk u kan besuar profetëve pavarësisht nga shum mrekulli te sjella prej tyre, që i kan mohuar me këmbgulje dhe poshtruar, që i kan munduar dhe kan tentuar ti vrasin, kan kërkuar për vete mrekulli që do t`i shkatronin.Edhe All-llahu i lartë i ka shkatruar ata me anë të mrekullive shkatëruese si mrekullia e përmbytjesë për fisin e Nuhut, mrekullia e përmbytjes për fisin Themud të Pejgamberit Salih, për fisin Ad të pejgamberit Hud, të fisit Medjen të pejgamberit Shuajb, mrekullin e tërmetit dhe shiut të gurëve, për fisin e pejgamberit Lut dhe mrekullia e qarjes së detit për të prirë ushtrin e faraonit i cili këmbngulte në Mohimin e Musait.

 

Qoftë për orientim, qoftë për shkatërim, asnjëra prej mrekullive nuk është një dukuri që mund ta realizojë ndonjë njeri. Sepse realizimi i një mrekullie kërkon njohjen dhe mundësinë e ndryshimit të ligjeve të natyresë. Asnjë njeri nuk e zotron këtë njohuri dhe fuqi, është vetëm Allahu fuqi plot.

 

  1. b) Mu`xhizet informative

 Mrekullit informative përbëhen prej informacioneve të dhëna nga pejgamberët jo me ndonjë metodë të tillë si falli, orakulli etj., por duke u mbështetur në zbulesat e marra nga All-llahu drejpërsëdrejti ose me ndërmjetësimin e engjëllit. Informacioni i dhënë nga Isa a.s. për gjërat që hanin dhe fshihnin njerëzit në shtëpi, njohja nga Muhamedi a.s për ngjarjet e ndodhura mes pejgamberëve të shkuar dhe fiseve të tyre, njohja e hollsishme e bisedave të bëra mes tyre dhe përsëritja e tyre në prani të dijetarëve hebrenj dhe krishterë, paraljmrimi prej tij se bizantinët do t`i mundin persianët në luftë, se mbretërimi i kisras do të shembet, se islami do të përhapet në lindje dhe perendim si dhe vërtetimi i të gjitha këtyre një për një dhe po kështu në të ardhme, jan mrekulli informative.[33]

 

  1. c) Mu`xhizet njohëse

 Nuk ka dyshim se argumenti më i fuqishëm dhe ndikues që provon vërtetësinë e pejgamberisë, është mrekullia njohëse. Me të vërtetë, Pejgamberët, me njohuritë e sjella qoft mbi gjithësinë, qoftë pothuaj të gjitha çështjeve që e interesojnë individin dhe shoqërinë, i kan treguar njerëzimit rrugët për arritjen e lumturisë së kësaj bote e të përjetësisë. Të gjitha njohurit e mësuara njerëzimit nga pejgamberët pa pritur asnjëlloj shpërblimi prej tyre, mund të shprehen në dy koncepte: urtësi dhe udhëzim. Po të mos ishin pejgamberët, njerëzit nuk do ta gjenin dot urtësin dhe nuk do të viheshin dot në udhë të drejtë. Prandaj në Kur`an është urdhëruar që ftesa për në udhën e All-llahut të bëhet së pari me urtësi dhe është shpjeguar se urtësinë që u është zbritur me rrugën e zbulesës, pejgamerët ua kan mësuar njerëzve.

 

All-llahu në kur`an thotë :

Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t’u lexojë atyre ajetet Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastrojë (prej ndytësisë së idhujtarisë) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.”[34]

 Gjithashtu All-llahu thotë:

(Sikurse plotësova mirësinë Time ndaj jush) Ashtu siç dërguam nga gjiu i juaj të dërguar t’u lexojë ajetet Tona, t’ju pastrojë, e t’ju mësojë librin dhe traditën, e edhe t’ju mësojë atë që nuk e dinit.”[35]

Dhe shumë ajete të ngjashme që konfirmon për urtësin e pejgamberëve.

 

Pejgambërët i kan drejtuar njerëzit për ta interpretuar ekzixtencën e gjithësisë së bashku me gjithçka që përmbahet në të dhe u kanë dhënë atyre mbi këtë qështje njohuri racionale udhëzuese.[36]

 

NUMRI I PEJGAMBERËVE

 

Në Kur`an nuk ka të dhëna për numrin e pejgamberëve, vetëm është thënë se çdo populli dhe çdo zone u janë dërguar pejbamber që i kanë përgëzuar me xhenet ata që u besojnë urdhërave hyjnorë dhe bëjnë siç thonë ato, kurse i kanë fikësuar me xhehennem, ata që i mohojnë urdhërat hyjnore dhe kundërshtojnë. Emrat e një pjese prej tyre janë përmendur dhe është folur luftën dhe përpjekjen që kanë bër ata me fiset e tyre, kurse për pjesën tjetër nuk është folur fare.

All-llahu xh.sh mësë miri na tregon në Kur`an ku thotë :

“Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem,….”[37]

 

Edhe pse në disa rivajete të dedikuara Pejgamberike, bëhet e ditur se jan dërguar gjithsej 124 mijë Pejgamberë,[38] ndër të cilët 315 të dërguar ( resulë ), me që kjo s`përbën informacion të saktë, përcaktiki i numrit të pejgambereve duke u mbështetur në këtë, s`është me vend. Prandaj, besimi te pejgamberët përmbledh të gjithë Pejgamberët të ardhum mes Pejgamberit të parë. Ademit a.s., dhe Pejgamberit të fundit Muhamedit a.s.

Ndërkaq, është detyrim ( farz ) të shprehet besim veç e veç  për të gjith pejgamberët, emrat e të cilëve përmenden në Kur`an. Këta janë: Adem, Idris, Nuh, Hud, Salih, Ibrahim, Lut, Ismail, Is`hak, Jakub, Jusuf, Ejub, Dhulkifli, Musa, Harun, Sulejman, Davud, Iljas, Eljesa, Junus, Zekerija, Jahja, Isa dhe Muhamedi a.s. Kurse Profetësia e Uzejrit, Llukmanit dhe Dhurkarnejnit është e diskutushme. [39]

Kemi edhe shumë pejgamberë të tjerë, të cilët Kur`ani nuk i ka përmendur, për të cilët nuk na ka rrëfyer asgjë, por për ta na ka lajmruar në përgjithësi. Prandaj edhe besimi në to në përgjithësi është i detyrueshm, pikërisht të besojmë se All-llahu xh.sh. ka dërguar edhe shum Pejgamberë ( enbija ) dhe të dërguar ( resul ) çdo populli dhe grupi ne vende dhe gjatë periudhave të ndryshme. Nga kjo mund të kuptosh shkallën e lartë të injorancës të atyre që parafytyrojnë se All-llahu xh.sh. me Pejgamber ( enbija ) dhe të dërguar ( resul ) ka veçuar rajonin e Gadishullit Arabik. E vërteta është se Pejgamberët që u dërguan në këtë rajon të botës, janë vetëm një numër i vogël në krahasim me shumën e Pejgamberëve që iu dërguan grupeve të ndryshme të njerëzve në lindje e perëndim të botës.

 

All-llahu xh.sh. thotë:

………e nuk pati asnjë nga popujt që nuk pati të dërguar.[40]

Pra, sipas kësaj, numri i pejgambereve gjat periudhave të ndryshme patjetër duhet të ket kaluar mijra. Pra, siq thotë All-llahu xh.sh në Kur`an:

“Dhe (dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem,….”[41]

Me përcaktimin e numrit ( siç thotë dhe Nesefiu ) [42] ne nuk jemi të sigurtë se nuk kemi përfshirë dikë që nuk është prej tyre ose të kemi nxjerrë dikë që është brenda tyre.

 

Rexhep Ismaili

 _____________________________________________

Literatura

 Kur`ani me përkthim në gjuhën shqipe nga përkthyesi; Sherif Ahmeti

“Bazat e besimit islam” Prof. Dr. Bekir Topaloglu Prishtinë 2002

“Të vërtetat e patundshme të besimit islam” Prof. Dr. Muhammed Seid Ramadan El- Buti Tetovë 2004

“Rrëfime për të dërguarit e All-llahut” Hafidh Ibn Kethir Prishtinë 2005

“Hadithe të zgjedhura të Pejgamberit A.S.” Tetovë 2003

“Besimi i Muslimanit”  Shkup 2001

………………………………………………………………………………………………………….

[1]. Mu`min 78

[2]. Junus 47

[3]. Bekare 285

[4]. Bekare 136

[5]. En Nisa 136

[6]. En Nisa 150 – 152

[7]. Muhammed Gazli “Besimi i Muslimanit” Shkup 2001 Fq, 243

[8]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu “Bazat e Besimit islam” Prishtinë 2002 fq, 127

[9]. Prof. Dr. Muhamed seid Ramdan el – Buti “Të vërtetat e patundshme të besimit islam Tetovë”2004 fq,  176

[10]. Prof. Dr. Muhamed seid Ramdan el – Buti op, cit, fq, 176

[11]. El Haxh 52

[12]. El – Maide 75

[13]. Er – Rad 38

[14]. El – Kehf 110

[15]. El – En`am 50

[16]. Jusuf 109

[17]. El Enbija 7

[18]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu op, cit,  fq, 143

[19]. El En`am 124

[20]. Hud 42

[21]. Hud 46

[22]. Et – Tevbe 114

[23]. Prof. Dr. Muhamed seid Ramdan el – Buti fq, 196

[24]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu op, cit, fq, 144

[25]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu op, cit, fq, 145

[26]. Prof. Dr. Muhamed Seid Ramadan el – Buti op, cit, fq, 209

[27]. Prof. Dr. Muhamed Seid Ramadan el – Buti op, cit, fq, 210

[28]. El En`am 37

[29]. El En`am 109

[30]. El Mu`minun 78

[31]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu op, cit, fq, 134

[32]. Shih më gjërsisht ngjarjen në librin e Hafidh ibn kethirit  “Rrëfime për të dërguarit e All-llahut” poashtu edhe në Kur`an.

[33]. Prof. Dr. Bekir Topaloglu op, cit, fq, 137

[34]. El Bekare 129

[35]. El Bekare 251

[36]. Shih më  gjërsisht në librin Bazata e besimit islam nga atori: Prof. Dr. Bekir Topaloglu 137 – 138 – 139

[37]. En Nisa 164

[38]. Musned, vëll, V, fq, 266

[39]. Hafidh ibn Kethir  “Rrëfime për të Dërguarit e All-llahut” Prishtinë 2005

[40]. Fatir 24

[41]. En Nisa 164

[42]. Prof. Dr. Muhamed Seid Ramadan El-Buti op, cit, fq, 191