Bibla neper kohera: tekste dhe versione

Bibla neper kohera: tekste dhe versione

Nga Xh.Sallivan

Teksti i Testamentit te Vjeter: Gjenden shume vende ne te cilat teksti origjinal nuk eshte i sigurte dhe edituesi ose perkthyesi duhet te udhehiqet nga ajo qe eshte me teper e mundshme. Megjithate, teksti hebre eshte me i rendesishem se sa ai grek meqenese editoret greke paten shume liri ne perkthim.

Formimi i Testamentit te Vjeter: Historia se si kanuni (permbledhja e librave te njohur) i Testamentit te Vjeter u formua eshte gjithashtu e veshtire te percaktohet per shkak te mungeses se informacionit. Por ka mjaft informacion sa per te treguar ate qe permbante Testamenti i Vjeter gjate periudhes menjehere perpara Eres Kristiane. Dhe kjo vazhdon gjate drejt percaktimit se cfare do te konsideroheshin si Shkrime te Shenjta prej Jezusit dhe apostujve te tij.

Teksti i Testamentit te Ri: Kur i kthehemi tekstit te Testamentit te Ri, perballohemi me nje numer te madh evidencash qe problemi qendron ne gjetjen e disa principeve baze te editimit. Ne posedojme me mijera doreshkrime: nje kontrast i dallueshem me doreshkrimet e pakte te autoreve klasike greke. Jo vetem qe gjenden me mijera doreshkrime greke; por ka edhe shume doreshkrime ne latinisht, sirianisht, egjiptianisht dhe gjuhe te tjera. Ka edhe citate nga Testamenti i Ri ne shkrimet e prifterinjve te hershem. Por keto evidenca duhen te perdoren me kujdes, meqenese ato nuk shquhen te gjitha per saktesine e tyre.

Shkrimi i Bibles: Autoresia e librave te Testamentit te Vjeter tradicionalisht i atribuohet udheheqesve te medhenj te se kaluares cifute, midis tyre Moisiut, Samuelit, Davidit, Solomonit dhe profeteve te tjere. Megjithate, dijetare moderne kane arritur ne perfundimin se shume prej librave jane perpilime te vonshme te traditave te hershme.

Librat e Testamentit te Ri jane shkruar gjate shekullit pas vdekjes se Jezusit. Keto libra ndoshta jane shkruar ne gjuhen greke, megjithese ka mundesi qe nje ose dy libra jane shkruar fillimisht ne aramaik dhe me vone jane perkthyer ne greqisht. Tradicionalisht ato konsiderohen te jene shkruar nga apostujt dhe dishepujt e Jezusit. Disa dijetare vene ne pikepyetje autoresine apostulike te disa prej ketyre librave.
Te gjithe doreshkrimet origjinale te Testamentit te Vjeter kane humbur. Ne kemi vetem disa kopje te koheve te fundit ne gjuhen hebreje dhe disa versione te hershme. Tekstet ne hebraisht jane prodhim i kopjuesve dhe shpesh here jane te ndryshuara.

27 librat e Testamentit te Ri jane nje zgjedhje prej shume shkrimeve te hershme kristiane. Ato perfaqesojne perpjekjet e kishes kristiane per te qartesuar shkrimet qe prezantojne me teper mesazhin kristian: permbushja dhe rinovimi i premtimeve te Zotit ne personin e Jezu Krishtit.
Keshilli i Trent (1545-1563). Ky keshill i kishes katolike romake perkufizon kanunin biblik, duke vertetuar perfshirjen e librave biblike qe protestantet e quajne Apokrifa dhe percaktoi rendesine e njejte te Bibles dhe tradites.

Bibla
Versione, perkthime dhe data

Perkthime:
• Aramik (gjuha origjinale e folur nga Jezusi)
• Hebraisht/Greqisht (te shkruara)
• Latinisht- Vulgate (e perkthyer nga Xheromi, 400 AD)

Versione:

1384 Uiklif
1526 Tyndale
1535 Koverdale
1537 Mateu
1539 Bibla e Madhe
1568 Bibla e Gjeneves
1568 Bibla e peshkopit
1582 Reims, Testamenti i Ri
1609 Douai, Testamenti i Vjeter
1611 Versioni Mbretit Xhejms/ i autorizuar
1903 R.T. Uejmouth, Testamenti i Ri ne gjuhen moderne
1913 Xhejms Mofat, Nje Perkthim i Ri i Bibles
1917 Shkrimet e Shenjta
1927 E.T. Gudspid, Bibla e Plote : Nje perkthim amerikan
1944 Ronald Knoks, Bibla e Shenjte
1946 Versioni Standart
1950 Testamenti i Botes se Re
1955 H.J. Shonfild , Testamenti i Ri autentik
1958 J.B. filips, Testamenti i Ri ne Anglishten Moderne
1958 Bibla e zgjeruar
1959 Bibla e Shenjte; Versioni Bekerli ne anglishten moderne
1961 Bibla e anglishtes se re
1966 Bibla e Jeruzalemit
1966 Versioni me Anglishten e Sotme
1970 Bibla e Re Amerikane
1971 Bibla e re standarte amerikane
1971 Keneth Tejlor, Bibla e Gjalle
1973 Versioni i Ri nderkombetar

http://geocities.com/alcislam