Cili është dënimi për dhunim në Bibël dhe Kuran

Cili është dënimi për dhunim në Bibël dhe Kuran

Përse pikërisht ky adresim

Jemi dëshmitarë të sulmeve të shpeshta të disa kristianëve kur është në pyetje trajtimi i gruas në Islam. Një hulumtim i shpejtë në internet rezulton me qindra faqe kristiane të cilat satanizojnë thellësisht qëndrimin e Kur’anit dhe Islamit ndaj femrës. Ajo çka bëhet më së shpeshti në shkrimet e tilla është nxjerrja e ndonjë ajeti kuranor nga konteksti ose komentimi i tij në mënyrë paushalle. Gjithashtu të shpeshta janë rastet kur propaganda e tillë armiqësore lidhur me qëndrimin e Islamit ndaj gruas bazohet në hadithe gjysmake apo përgjithësisht në hadithe të nxjerra nga tërësia e përgjithshme e trajtimit të gruas nga Islami.

Në një seri shkrimesh rreth trajtimit të gruas në përgjithësi në Islam dhe Krishterizëm do të shohim se e vërteta është krejt tjetërçka nga ajo që na paraqitet në literaturën kristiane.
Kësaj radhe do të shtjellojmë më konkretisht qëndrimin e Biblës dhe Islamit ndaj dhunimit të femrës, temë kjo shumë e ndjeshme dhe delikate.

Sipas Biblës cilido burrë mund ta dhunojë ciëndo vajzë të virgjër dhe në vend që të ndëshkohet ai do të shpërblehet me marrjen për grua të vajzës së dhunuar

Të krishterët pasojnë vetëm ligjet e Biblës. Të gjitha burimet e tyre fetare, ligjet dhe verdiktet vijnë direkt nga Bibla (po qe se do të kishim vende të njëmendëta Kristiane ku kisha do të qeveriste me shtetin), me përjashtim të Katolikëve Romanë të cilët bazohen edhe në shkrime të tjera të Etërve Kishtarë dhe Papëve. Sidoqoftë Bibla është burimi primar.
Kështuqë le të shohim se çka thotë Bibla rreth kësaj çështjeje.
Dihet mire se dhunimi është krim i madh i cili në fakt do të mund të përfundonte edhe me vdekjen e gruas, përkatësisht viktimës së dhunuar. Mirëpo çuditërisht ja qfarë thotë Bibla rreth kësaj çështjeje:

“Në rast se një burrë gjen një vajzë të virgjër që nuk është e fejuar, e merr dhe bie në shtrat me të, dhe kapen në flagrancë, burri që është shtrirë me të do t’i japë atit të vajzës pesëdhjetë sikla argjendi dhe ajo do të bëhet bashkëshortja e tij, sepse e ka çnderuar dhe nuk mund ta përzërë sa të jetë gjallë.” Ligji i Përtërirë 22:28-29

Dhe tash jo për të qenë të paragjykuar apo për të tingëlluar në mënyrë pompoze, mirëpo siç e shihni edhe vetë Bibla duket të përmbajë gjëra shumë të çuditshme të cilat jo vetëm që janë iracionale dhe qesharake por edhe shumë të ulëta moralisht. Kështu sipas vargut të mësipërm të cituar, Bibla e shtyn me force gruan e dhunuar që të martohet me dhunuesin e saj. Pyetja që shtrohet tash për autorët e Biblës është se si është e mundur të dëshirohet për grate e dhunuara që të jetojnë, le të themi. në të njëjtin qytet me dhunuesin e tyre e lëre më të mos flasim në një shtrat me atë që e ka dhunuar?!!!
Gjithashtu, duket se Bibla e promovon dhunimin e femrave të pamartuara:

“Por në rast se burri gjen një vajzë të fejuar, në arë, e dhunon dhe shtrihet me të, atëherë do të vritet vetëm burri që është shtrirë me të” Ligji i Përtërirë 22:25

Ky është një varg shumë interesant nga Bibla. Ne shohim tek Ligji i Përtërirë 22:28-29 se nëse një njeri e dhunon një femër të pamartuar, kjo e fundit është e shtyrë që të bëhet gruaja e dhunuesit të saj, përderisa nëse një njeri e dhunon një femër të martuar sipas Ligjit të Përtërirë 22:25 ai duhet të vritet. Konkluzioni është shokues: Nuk ka absolutisht kurrfarë dënimi për burrin që dhunon një femër të pamartuar. Ky është një përfundim tmerrues. Aq më tepër dhunuesi shpërblehet përjetë me femrën që e ka dhunuar. Kështu, sipas Biblës nëse një femër ju pëlqen dhe e dini që nuk keni shumë shansa t’a martoni në mënyrë të rregullt, shumë thjeshtë, kapeni diku me forcë, dhunojeni dhe ajo do të jetë e juaja për jetë e mot. Krejt çka do të ju duhet të bëni pastaj është t’i jepni të atit të vajzës së dhunuar pesëdhjetë sikla argjendi. Kur e logjikon edhe nuk është një çmim kushedi sa i madh. Fundja e ke vajzën që e ke dëshiruar përjetë. Çfarë logjike trishtuese dhe çfarë urdhëri trishtues!!!

Për ata të krishterë të cilët imagjinojnë se nuk janë të obliguar që të ndjekin urdhërimet e Dhjatës së Vjetër përgjegjja është kjo: Dhjata e Vjetër e ndalon martesën e vëllaut me motrën, sikur edhe martesën midis djalit dhe nënës. Dhjata e Re as që flet rreth kësaj! A do të thotë kjo tash se tek të krishterët vëllai mund ta martojë të motrën, apo i biri të ëmën? Sidoqoftë Jezusi sipas Biblës i urdhëroi pasuesit e tij që ndjekin edhe urdhërimin më të vogël të Ligjit të Dhjatës së Vjetër, kështuqë të logjikuarit e tillë është jovalid.

Pyetje për hebrenjtë dhe të krishterët: Si mund të konsiderohet Bibla për Fjalë të Perëndisë kur ajo lejon dhe e nxitë bile një qyqar që t’i krekoset cilësdo femër të virgjër, ta dhunojë atë dhe pastaj ta hedhë atë në gjyq për ta marrë si grua dhe për të vazhduar dhunimin ndaj saj gjatë tërë jetës së të gjorës, urdhëruar gjithnjë sipas Biblës.

Ndëshkimi për dhunim në Islam

Në Islam, ne ndjekim ligjet e Kur’anit të shenjtë dhe urdhërimet e të Dërguarit të Fundit, Muhamedit. Nëse ndonjë ndodhi apo ngjarje nuk është e adresuar as në Kur’an as në Urdhërimet e Muhamedit, atëher ndiqet logjika e shëndoshë bazuar në verdiktet e autoriteteve fetare.

Zoti thotë në Kur’an:

“O ju që besuat, bindjuni All-llahut, respektoni të dërguarin dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, drejtojuni All-llahut dhe të dërguarit dhe përgjegjësit nga ju. Nëse nuk pajtoheni për ndonjë çështje, atëherë parashtrone atë te All-llahu (te libri i Tij) dhe te i dërguari, po qe se i besoni All-llahut dhe ditës së fundit. Kjo është më e dobishmja dhe përfundimi më i mirë.”

Kështuqë pasi që çështja e dhunimit nuk është adresuar në Kur’an, atëherë bazuar në ajetin e mësipërm dhe të tjerë, ne duhet të mbështetemi në Urdhërimet dhe Fjalët e të Dërguarit Muhamed.
Le të shohim se cili ishte qëndrimi i profetit Muhamed ndaj dhunimit.

Transmeton Valid ibn Huxhr:

“Në kohën e Profetit përderisa një grua po shkonte për t’u falur, një burrë e sulmoi dhe e mbizotëroi (dhunoi) atë. Ajo bërtiti dhe dhunuesi iku. Një burrë erdhi aty dhe gruaja i tregoi çka kishte ndodhur. Disa Muhaxhirë u afruan poshtu dhe ajo u tregoi. Ata u nisën dhe e zunë burrin për të cilin menduan se ishte ai që kishte dhunuar gruan.
Ajo tha: Po, ky është. Pastaj ata e sollën burrin tek i Dërguari i Allahut. Kur Profeti ishte duke marrë vendimin, njeri i cili akuzohej për dhunim u ngrit dhe tha: Po, unë e kam dhunuar.
Profeti i tha gruas: Shko sepse Allahu të ka falur ty. Dhe për burrin që pati marëdhënie me gruan tha: Gurëzojeni atë deri në vdekje.” (Sunan Abu Davud, Libri 38 Numër 4366)

Është mire e njohur se në shumë vende me shumicë muslimane dhunuesit dënohen me vrasje. Secili duhet ta vëjë vetveten në lëkurën e vajzës së dhunuar. Përjetimet e saj janë të tmerrshme. Dhe tash ta shtysh me forcë vajzën e tillë që të martohet me atë qe e ka dhunuar dhe të torturohet për tërë jetën? Kjo është e pabesueshme.
Këtu gjithashtu shohim një aspekt tjetër të qëndrimit të Islamit ndaj gruas. Shpeshherë kritikohet dhe keqkuptohet qëndrimi Kur’anor se dëshmia e gruas në çështje specifike ekonomike është baras me dëshminë e dy burrave. Kjo tentohet të gjeneralizohet padrejtësisht. Faktikisht traditat e Profetit dëshmojnë se mjaftonte dëshmia e vetëm një gruaje në rastet e dhunimit që dhunuesi të dënohej. Kështuqë praktika e mëhershme del të jetë specifike për raste të caktuara dhe jo e përgjithshme dhe për çdo rast.

Përfundim

Tash ju mund të vendosni vetë; mund të kontrolloni dy herë, tri herë, katër herë citatet nga Bibla dhe thëniet e Muhamedit dhe pastaj mund të merni vendimin: nëse do ta besoni për Fjalë të Zotit librin i cili stimulon dhunimin dhe shpërblen dhunuesin, apo do ta ndiqni për të Dërguar të Zotit njeriun i cili i jep dënim meritor këtij krimi. Zgjedhja është e juaja.