Debati: “A ËSHTË JEZUSI ZOT?”

Debati: “A ËSHTË JEZUSI ZOT?”

DEBATI
u realizua më 07.korrik, 1985
në Sallën Albert Royal, London, Britani e Madhe

TEMA
ishte pyetja:
A është Jezusi Zot!

PJESËMARRËSIT
ishin Dr. Anis Shorosh dhe
Ahmed Didat, president i Qëndrës
Islamike të Propogandës në
Durban të Afrikës së Jugut.

Debati, një transkriptim i të cilit jepet në faqet vijuese, u nda në dy pjesë:
• Parashtrimi i argumenteve, 50 minuta.
Ahmed Didat
Dr. Anis Shorosh

Dhe nga 8 minuta shtesë debatit

Ahmed Didat
Dr. Anis Shorosh

• Replikat nga secili, 2 minuta.
Ahmed Didat
Dr. Anis Shorosh
________________________________________

“A ËSHTË JEZUSI ZOT!”
AHMED DEEDAT

Përktheu: Husein Ukoshata

E lus Zotin që të më ruaj nga shejtani i mallkuar!
Në emërin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërsit!
“Pëkundrazi, Ne të pavërtetën e godasim me të vërtetën dhe ajo triumfon mbi të ndërsa ajo zhduket.
E juve e takon shkatërrimi, për atë që i përshkruni”. El-Enbija, 18.
Të vërtetën e tha Allahu i Plotfuqishëm!
Z. Kryetar, folës i respektuar, të dashur vëllezër dhe motra, tema: “A është Jezusi Zot?”
mund të zgjidhet lehtë duke vënë një kundër-pyetje:
A pohoj Jezusi për veten se është Zot?
A tha: “Unë jam Zot!”
A tha: “Më adhuroni mua!”
Më besoni, z. Kryetar, zonja dhe zotrinjë, nuk egziston asnjë deklaratë e qartë, në ndonjë nga 66 librat e Biblës, ose 73 tek katolikët, ku Jezusi thotë: “Unë jam Zot!” ose ku ai thotë: “Më adhuroni mua!”
Nuk egziston!
Unë do të isha shumë i lumtur kur ta kisha dëgjuar nga buzët e Jezusit thjeshtë, qartë, padyshim deklaratën:
“Unë jam Zot!” ose “Më adhuroni mua!”
Sepse, unë si musliman, dhe ne muslimanët si një tërsi ne besojmë se Jezusi ishte një nga profetët më të mëdha të Zotit, ne besojmë në lindja e tij ishte mrekulli, ne besojmë se ai ishte Mesihu, ne besojmë se ka ringjallur të vdekurit me lejen e Zotit, dhe se ai shëroi të verbërit dhe lebrozët, me lejen e Zotit.
Kjo është me të vërtet pika e vetme e mospajtimit në mes të krishterëve dhe muslimanëve, dhe ajo është hyjnija e Jezusit.
Përveç kësaj unë e pashë që vëllau ynë nuk dha asnjë deklaratë të vetme se ku Jezusi me buzët e tij ka thënë: “Unë jam Zot!” ose “Më adhuroni mua!”
Derisa ai ka ecur në këtë tokë ai kurrë nuk tha diçka të tillë.
Sigurisht, vëllai ynë do të ketë mundësi të flas përsëri dhe ndoshta ti përmbahet pikave të cilat i tejkaloj.

Më afër kësaj është një citim nga libri i Zbulesës, ku supozohet se Jezusi tha:
“Unë jam Alfa dhe Omega”, që do të thotë: “Unë jam i pari dhe i fundit”.
Por ky libër i Zbulesës ishte një ëndërr!
Kjo ishte një ëndërr ku Gjoni kishte një vizion, ku ai pa kafshët me sy brenda dhe me sy jashtë dhe me brirë që kishin sy…
E gjithë kjo, nëse njeriu ha pak më shumë, e ka këtë lloj ekperience…
Por derisa Jezusi po ecte në këtë tokë…
Do ta analizojmë atë që ai në fakt e ka thënë dhe atë që ai e bëri.
Sa i përket idesë së “Trinitetit të shenjtë”, një pjesë e madhe e krishterëve, duke përfshirë kishën e Anglisë, Romakokatolike, Lutaretët, Metodistët, pothuaj se të gjithë të krishterët besojnë në diçka që quhet “Triniteti i Shenjtë”.
Në kategizmin e krishterëve së kishës krishtere thuhet (po citoj):
Ati është Zot, Biri është Zot, Fryma e Shenjtë është Zot, por këto nuk janë tre zotra, por një Zot!
Ati është i Plotfuqishëm, Biri është i Plotfuqishëm, Fryma e Shenjtë është e Plotfuqishme, por këto nuk janë tre të Plotfuqishëm, por një i Plotfuqishëm.

Vazhdon!
Unë vetëm po citoj kuotën e kategizmit!
Ati është një person, Biri është një person, Fryma e Shenjtë është një person, por këto nuk janë tre persona por një person!
Unë ju pyes: Çfarë gjuhe është kjo?!
A është kjo gjuha Angleze?
Kjo tingëllon si anglisht, por nuk është anglisht!
Person, person, person, por këto nuk janë tre persona, por një person!
Unë po them: Çfarë gjuhe është kjo?!
Çfarë është person, në gjuhën tuaj, ju anglezët?
Më tregoni, pra, ju amerikanët dhe anglezët!
Më thoni se çfarë është person në gjuhën tuaj?
Nëse ju dhe dy vëllezërit tuaj jeni tre binjak identik dhe ne nuk mund të bëjmë dallimin mes tyre, sepse ato tre janë identik dhe në qoftë se njëri prej tyre bën vrasje, po ju pyes a mund të arrestoni tjetërin?
Ju do të thoni: – JO! Pse jo?
Ju jeni të gjithë të njëjt!
Ju do të thoni: Jo, ky është person tjetër!
Çfarë e bën atë atëherë person tjetër?
Personaliteti i tij!
Në qoftë se personaliteti është i ndryshëm, ai është i ndryshëm
E pra, kur ju thoni: “Në emër të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë, unë them se ju keni tri piktura të ndryshme mendore në kokën tuaj!
Kur ju thoni: “Ati”, nuk mendoni në “Birin”, kur ju thoni: “Biri” nuk mendoni në “Frymën e Shenjtë”, apo?

Këto tri piktura ju kurrë nuk do të mundni ti mbledhni në një, ato gjithmonë do të jenë TRI në kokën tuaj, edhe pse ju e keni trurin e helmuar dhe thoni: “Këto tri unë i shoh si një”.
Tri gjithmonë do të mbeten tri!
Tani një vështrim nga pikëpamja e një muslimani, të besosh që ndonjë qënie njerëzore është Zot ose është njëjtë si Zoti, kjo është një akt i politeizmit.
Pavarsisht se a është kjo ide e hindusve e mishërimit të Perëndisë, ose ide e krishterëve e mishrimit të Perëndisë, që Perëndia të bëhet njeri.
Kur’ani i Shenjtë thotë: “Bënë kufr ata që thanë: -Allahu është ai, Mesihu, bir i Mejremes!”.
Kjo është kufër, një akt i blasfemit (sharje e Zoti).
E vetë Mesihu, tha: “O beni israil, adhuronie Allahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, Allahu ia ka ndaluar atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës”.
Por Jezu Krishti flet për “Atin në qiell” -Ati yt, Ati i tyre.
Përsëri në ungjillin e Mateut, duke filluar që prej kapitullit 1. dhe vargut 1,
ju do të takoheni me këtë frazë: -Ati yt, Ati i tyre, Ati yt, Ati i tyre…
trembëdhjet herë para se ai tha: “Ati im”.
Kjo është një situatë e habitshme!

Trembëdhjet herë ky njeri ju përsërit se Perëndia është Ati i secilit prej nesh!
Metaforikisht, Ai është Krijuesi, Mbështetës, zhvillimi, i cili kujdeset për të gjithë.
Ai është “Ati” i secilit prej nesh, por fizikisht, -Ai nuk lind fëmijë!
Sepse, lindja është akt i kafshëve edhe ajo i takon një instikti të ulët seksual.
Kështu që ne nuk i përshkruajmë Zotit një gjë të tillë, -që Zotit ti lind djalë!
Por të krishterët vazhdojnë të përsërisin Biri i Perëndisë, Biri i Perëndisë…
Çfarë të bëjmë ne atëherë me Adamin?
Sa fëmijë ka Zoti?
Shumica e krishterëve do të thonë: NJË!
Unë them që ju nuk po e lexoni Biblën!
A nuk e keni lexuar Biblën siç duhet!
Ju e dini, që Zoti ka bij sipas tonalitetit në Bibël!
E dini ton, tonalitet…
Libri i Gjenezës 6:2-4 thotë: “Djemtë e Perëndisë panë që vajzat e njerëzve ishin të bukura, dhe morën për gra të gjitha ato që i zgjodhën vetë.
Kur bijtë e Perëndisë iu afruan bijave të njerëzve dhe këto u lindën atyre fëmijë.
Ata janë heronjtë që jetuan në kohët e lashtësisë, janë njerëzit e famshëm të këtyre kohëve”.
Në librin e Eksodit, 4:22, Zoti thotë: “Izraeli është biri im, i parëlinduri im”.
Në librin e Jeremiah, 31:9, Zoti thotë: “Efraimi është i parëlinduri im”.
Në dhjatën e Re Romans 8:14 është thënë: “Sepse të gjithë ata që udhëhiqen nga Fryma e Perëndisë janë bij të Perëndisë”.

Çdonjëri prej jush që i përmbahet rrugës së Zotit, bëhet person i Zotit, në gjuhën e Judenjëve, në frymën e gjuhës së tyre, thuhet: “Biri i Perëndisë”, që do të thotë: -njeri i drejtë.
Por të krishterët thonë: “Jo, jo, jo! Jezusi nuk është si ata! Ai është i një ë lindur, nuk është i krijuar si tjerët!”
Pra ju lutem më shpjegoni mua!
Po i pyes njerëzit që flasin anglisht?
Ju lutem më shpjegoni mua se çfarë tentoni të arrini kur ju thoni se ai është “një i lindur” e jo i krijuar?
Çfarë ne fakt jeni duke u përpjekur të na tregoni?
Më besoni, që asnjë i krishterë, për këto 40 vite nuk ishte në gjendje të hap gojën e tij, dhe të më tregoj se çfarë domethënë!
Një amerikan, jo vëllau Shorosh, një amerikan më tha: -Kjo domethënë “i mbjellur nga Zoti!”
Unë i thshë: “Çfarë?”
Ai tha: -Jo, jo!
Ju më pyetët se çfarë domethënë, kurse unë po ju them çfarë domethënë, e jo atë që unë besoj, se Perëndia e mbolli të Birin.
Për muslimanët kjo është blasfemi kur ju thoni se Jezusi është Zot.
Por edhe nga pikëpamja e krishterëve egziston një lloj blasfemie.
Shikoni, të krishterët ortodoks, të krishterët anglikan, metodist, katolikë, të gjithë ato besojnë në “Trininë e Shenjtë”, dhe thonë se Jezusi është person i dytë në trinitet.
Ju gjithmonë do të dëgjoni: “Në emër të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë”.
Ju kurrë nuk do të dëgjoni: “Në emër të Frymës së Shenjtë, Birit dhe Atit”.
Ju kurrë nuk do të dëgjoni: “ Në emër të Birit, Frymës së Shenjtë dhe Atit”.
Ajo gjithmonë duhet të jetë: “Në emër të Atit, Birit dhe Frymës së Shenjtë”.
Ai është gjithmonë person i dytë në trinitet.
Në qoftë se dikush në krishterim thotë se Jezusi është Ati, ai është heretik!
Në kishën krishtere!

Nga pikëpamja e një muslimani, atribuimi i cilësive të Zotit, ndonjë krijese njerëzore
është blasfemi, mosbesim! Por nga pikëpamja e krishterëve,
nga pikëpamja e kishave: Anglikane, Metodiste, Lutariane, të gjithë ato,
në qoftë se dikush thotë se Jezusi është Ati, kjo është një herezi serioze,
e cila është rregulluar me statutin e Kishës Romakokatolike tashmë para 1000 viteve.
Vëllau ynë Shorosh, vëllau im Shorosh, unë nuk e di pse ai e fsheh faktin
se ai në të vërtetë beson se Jezusi është Ati?
Në librin e tij “Krishteri i Çliruar” ndoshta ai nuk e solli me vete, unë e solla me vete,
“Krishteri i Çliruar”, Palestinezi… Ah po! “Palestinezi i Çliruar”
Me yllin e Davidit nga prapa unë nuk e di prej kujt i çliruar -nga Judenjët
apo prej kujt krishteri i çliruar?
Ai thotë (po citoj nga faqja 80): “Më i dashuri Atë Qiellor, të falenderoj për mrekullit që i bëre në jetë time.
“Mrekullia më e madhe prej të gjithave ishte që më lejove mjaft, të vdisësh për mua”.
Kush? Ati ka vdekur për atë!

Në historinë e kishës, si mësues i teologjisë, z. Shoroshi do të na konfirmoj, kjo është një herezi serioze, e cila quhet: “Patri-pesimizëm” ose “Monakenizëm” ose Sibilionizëm.
Juve nuk duhet t’ju shqetësojnë këto terma të gjata, por në historinë e kishës, kjo është sqaruar para 1000 viteve, që Jezusi është Ati.
Por, Jezusi e ka kundërshtuar këtë qëndërim.
Ai thotë: “Dhe përmbi tokë mos thirrni askënd atë tuaj, sepse vetëm një është Ati juaj, ai që është në qiej”.
Mateu, 23:9.
Jezusi është një njeri në këtë botë ka ecur nëpër këtë tokë, siç pohon Pjetri në librin e Aktit, 2:22, ai thotë:
“Burra të Izraelit, dëgjoni këto fjalë: Jezusi Nazareas, NJERIU
i dëftuar nga Perëndia,”NJERI!
ndër ju me vepra të fuqishme, me mrekulli dhe shenja që Perëndia bëri
ndër ju me anë të ti tij, Ai nuk i bëri këto,
por e bëri Zoti përmes tij. Ai e përdori Jezusin.
Zoti i Plotfuqishëm e përdori Jezusin.
“…që Perëndia bëri ndër ju me anë të ti tij, siç edhe vet e dini…”
Pra, ai nuk është Ati.
Ai i tha Judenjëve: “ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij, (fjalën e Zotit)!
“ju nuk e keni dëgjuar kurrë zërin e tij, dhe as nuk e keni parë fytyrën e tij”!

Judenjët e kanë parë Jezusin dhe e kanë dëgjuar,
edhe pse ata nuk e kanë pranuar mesazhin.
Por ata e dëgjuan atë, nuk ishin të vdekur!
Të gjithë Judenjët. A e kanë kundërshtuar shpalljen?
Ata e dëgjuan atë. Ata e dëgjuan, e kanë parë, dhe e gjuajtën me gurë,
kurse ai ka ikur, është fshehur. Ato e kanë parë formën e trupit të tij.
Ai shkoi në Distepir e jo në Tinej, është fshehur, është larguar, sipas Biblës.
Kështu që ai nuk ka mund të jetë “Ati” dhe nuk ka mund të jetë Zoti!
Bibla na jep një provë: Çfarë nuk mund të jetë Zot?
Si në Islam dhe Kur’an, atje poashtu gjenden shembujt
se çfarë nuk mund të jetë Zot! “Asgjë nuk është si ai!”
Zoti nuk është gjësend çfarë ne mund ta imagjinojmë.
Çfarëdo që të imagjinojmë, Ai nuk është i tillë.
Ne i njohim disa 99 cilësit e Zotit, që Ai është i Mëshirshëm,
Mëshirues, i Drejtë, i Shenjtë, etj.
Por kemi shembuj që Ai nuk është ky apo ai…

Bibla poashtu na tregon se çfarë nuk mund të jetë Zot!
Në librin e Job, 25:4-6: “Si mund të jetë, pra, njeriu i drejtë përpara Perëndisë?!”
Si mund të krahasoni cilido qënie njerëzore me Zotin?
“Si mund të jetë i pastër një i lindur nga një grua?!”
Kushdo që është i lindur nga një grua nuk është i denjë pët t’u krahasuar me Zotin!
Kushdo! Pavarësisht se a bëhet fjalë për Moisiun apo Jezusin apo Muhammedin,
pavarësisht se a është Rama apo Krishna apo Buda,
kushdo që një grua e mbart 9 muaj nuk mund të jetë Zot, kështu thotë Bibla!
“Dhe në se edhe hëna nuk shkëlqen dhe yjet nuk janë të pastër në sytë e tij!”
Çfarë është e gjithë kjo –hëna, yjet, asgjë! Pra, sa vlerë ka atëherë njeriu?
Të krishterët mendojnë kështu: Shikoni, Jezusin e ka lindur një grua, pa dyshim,
por lindja e tij ishte mrekulli. Më këtë edhe ne jemi dakord.
Kjo lindje e bën atë të mbinatyrshme, sepse lindja e tij ishte një mrekulli.
Por Zoti i Plotfuqishëm në këtë libër në Biblën krishtere
thotë: “Si mund të jetë, pra, njeriu…”
Nëse hëna, dielli dhe yjet nuk janë asgjë për Zotin,
çfarë është pra njeriu, ju dhe unë?! Çfarë jeni ju?! Çfarë jemi ne?!
“aq më pak njeriu, që është një vemje!”
A e dini se çfarë është vemja?
Ju njerëz jetoni larg xhunglave dhe ju nuk e dini çfarë është vemja?
A e dini vemjen? Unë nuk do ti përshkruaj ato,
shikoni fjalorin e Oksfordit të termave, atje do ta gjeni…
Vemje! Ato kafshët si krimba. Vemje!
Ju dhe unë sipas këtij libri të Zotit nuk jemi asgjë më shumë se një vemje!
Dhe “Biri i njeriut…” Kush! Jezu Krishti.
Qëndrim i qartë! Nëse ju tashmë keni diçka në mendjen tuaj prapa
se Jezusi është i veçant, Perëndia në mënyrën e vet ju tregon:
Ja, shikoni ky Jezusi nuk është i veçant.
“Biri i njeriut…” Pyetni cilido të krishterë kush është ky Biri i njeriut,
83 herë në Dhjatën e Re, Jezusi është quajtur “Biri i njeriut, Biri i njeriut…”
“…Më i miri prej Njerzëve, pastër një i lindur, Biri i njeriut…”,
Biri i njeriut…Dëshmia e Jonës: “Sikur se Jona që ishte tri ditë dhe tri netë,
në barkun e peshkut, ashtu do të jetë edhe Biri i njeriut…” 83 herë!
Vetëm 13 herë është thënë “Biri i Zotit”, 13 herë.
Por 83 herë, 70 herë më shumë është përmendur Biri i njeriut, Biri i njeriut..
Pyetni cilido misionar të krishterë kush është ky “Biri i njeriut”, do të thonë:JEZUSI!
Pastaj është thënë: “Biri i njeriut që është një krimb!”.
Krimb! Ai është një krimb! Ne jemi vemje,
kjo është një shkallë më e ulët se krimbi. Ai është një krimb.

Me fjalë tjera, mos e bëni atë gabim, kushdo që është i lindur prej gruas..
Bibla na tregon në Ungjillin sipas Lukës, 2: 21:
“Dhe kur kaluan të tetë ditët, pas të cilave ai duhej rrethprerë, (synet)”.
Perëndia të jetë rrethprerë (synet)?
Ju lutem, ne duhet të respektojmë regulloren që e kemi dëgjuar në fillim,
se nuk duhet të ketë duartrokitje gjatë fjalimit.
Në fund të fjalimit, në qoftë se ju duartrokitni nuk ka problem.
Kjo vlenë për të gjithë, ju lutem.. Faleminderit, z. Deedat…
“Dhe kur kaluan të tetë ditët, ia vunë emrin Jezus,
emër të dhënë nga engjëlli para se ai të ngjizej në bark”.
Kush ishte në barkun e nënës? Jezusi! Si doli ai nga aty?
Si ju dhe unë! Kush? Zoti?
Unë ju pyes po të ishit ju një infermierë, ju mund të imagjinoni çdo situatë,
po të ishit një infermierë para 2 mijë vitesh, në stallën
dhe ju të kishit ndihmuar Maries për të lindur,
a mundeni të paktën për një moment të paramendoni se kjo krijes e vogël
e pafuqishme me këmbë dhe mat, është Zoti i juaj?
Jehova i juaj? Allahu i juaj? Estagfirullah!

Jo…mendja e njeriut e refuzon idenë që kjo qënie e vogël e pafuqishme,
për të cilin nëna e tij ishte e papastër 40 ditë, kështu Bibla thotë,
kishte një “pastrim” 40 ditësh. Që domethënë e papastër?
Vallë a trupi i Zotit e bëri atë të papastër? Jo!
Ky fëmijë është një fëmijë njeriu, sikur se ju dhe unë.
Ajo është detyruar për atë të pastrohet për 40 ditë, kurse e mbarti me vete 9 muaj…
Sot në Angli, anglikanët janë më të kuptueshëm se sa evangjelistët.
Në qershor të vitit të kaluar është bërë një anketë tronditëse këtu në Britani.
Më shumë se gjysma e peshkopve të Anglisë kanë thënë se të
krishterët nuk janë më të detyruar të besojnë se Jezu Krishti ishte Zot.
Jo më! Ju nuk jeni të detyruar më të besoni.
Nëse shpëtimi im dhe i juaj është i varur nga kjo…
Sepse shpëtimi i juaj nëse jeni i krishter,
krishterët besojnë se Jezusi duhet të vdes si Zot!
Sepse një njeri nuk mund të mbart të gjitha mëkatet e botës.
Nëse ai ka vdekur në kryq…Ne themi: “As nuk e mbytën as nuk e gozhduan”.
Ne e kemi vërtetuar këtu në korrik , dhe nuk do to kthehemi tek ajo temë.
Por një i krishterë duhet të besoj se Jezusi ka vdekur si Zot e jo si njeri,
sepse një njeri nuk mund të mbart të gjitha mëkatet e botës.
Pra, Zoti ka vdekur? Unë po ju pyes: A besoni se Zoti ka vdekur?
Ju që thoni se Ai është i përjetëshëm, i pavdekshëm, kurse ai ka vdekur?
E pra, nëse Ai ka vdekur çfarë ndodh atëherë me krijesat e tij?

A e dini se nga vjen energjia elektrike në këtë sallë?
Nga centrali elektrik.
Nëse ndalet energjia atje, çfarë mund të bëni ju me çelsa?
Fund, ndriçimi zhduket, ju do të ishit në errësirë.
Nëse përfundon jeta e Zotit të Plotfuqishëm, kush do ta kishte lëvizur këtë univers?
Kush do ta mbajë atë në lëvizje?
Të krishterët thonë se Ai ishte i vdekur në varr tri ditë dhe tri netë!
Për ato tri ditë dhe tri netë kush e kontrolloj këtë univers? Kush?
Allahu! Mos, mos…
Unë po ju them, që Jezusi kurrë nuk ka deklaruar:
“Unë jam Zot!” ose “Më adhuroni mua!” Në të kundërtën, ai tha:
“Ati im është më i madh se unë”. Gjoni, 14:28
Ai tha: “Ati im është më i madhë se të gjithë”. Gjoni, 20:29.
Ai tha: “Unë s’mund të bëj asgjë nga vetja ime”. Gjoni, 5:30.
Ai thotë se nuk mund të bëj asgjë kurse Zoti mund të bëj çdo gjë.
Ah po! Prveç se…Vëllau im Shorosh thotë se Zoti mund të bëhet njeri.
Ai mund të bëj çdo gjë. Unë po them se Ai nuk mund të bëj çdo gjë!
A po e kufizoj unë Perëndinë? Jo! Unë po i sfidoj njerëzit të më tregojnë
se si Zoti i Plotfuqishëm mund të krijoj një tjetër Zot?
Ai që nuk është i krijuar të krijoj një tjetër i cili nuk është i krijuar?
Ai që është i përjetshëm, pa fillim, të krijoj dikë tjetër që është i njëjtë si Ai?
Ku? Si?

Për derisa Ai krijon, Ai është krijuesi,
dhe si do të krijoj dikë që nuk është i krijuar?
Kjo është logjikisht e pastër!
Ai nuk mund të krijoj një tjetër Zot! A mundet Ai të krijoj një tjetër “Atë”?
Do të ishin dy “Etër” pastaj ato kishin krijuar shumë “Etër”, ndoshta?
Kështu që të afërmit e mi hindus janë pak më konsekuent.
Ata besojnë në miliona zotra, gjithçka është Zot, çdo gjë është Zot,
ato janë pak më konsekuent dhe më të arsyeshëm.
Pse jeni kaq të arsyeshëm? Duke bërë vetëm një përjashtim.
Pse mos të kemi më shumë zotra, më shumë djemë?
Djemë fizikisht? Dhe një gjë: Ai nuk mund të më hedh jashtë nga Mbretëria e Tij!
Ky Zot i Plotfuqishëm!
A mundet Ai t’ju hedh jashtë Mbretërisë së Tij, jashtë veprimit të Tij?
A egziston ndonjë vend jashtë veprimit të Tij ku mund të ju hedh?
A egziston? Jo, nuk egziston!
A mund ta imagjinoni? Ku? Ku mund të ju hedhë jashtë?
Po, mundet të ju shkatërroj po, që mos të egzistoni më po,
por nuk mundet të ju hedh jashta veprimit të Tij, jashta rregullores së Tij, nuk mundet!
Kjo nuk do të thotë se Ai është i kufizuar! Ai është shumë i fuqishëm!
Ai sundon mbi çdo gjë që është në qiell dhe në tokë. Gjithkund!
Çfarëdo që ju mund të imagjinoni edhe më shumë!
Pra, ku mund të ju hedh?!
Po, Zoti i Plotfuqishëm mundet çdo gjë, por atë çfarë Ai bën janë gjëra hyjnore.
Zoti bën atë që Zotit i përngjanë! Ai nuk luan lojra majmunësh!
Unë nuk pres që vëllau im Shorosh të luaj lojra majmunësh,
por edhe nga unë mos pritni. Apo?
Njëri ka kapërcyer disa mija milje të vij nga Afrika e Jugut
vëllau tjetër ka kapërcyer disa mija milje të vij nga Amerika,
që të luaj lojra majmunësh këtu! Çfarë pritni ju nga ne?
Po të ju kishte thënë dikush që Deedati dhe Shoroshi do të vallëzojnë këtu,
përpara juve, a kishit besuar? A ju kishin besuar njerëzit juve?
Ato kishin thënë: -Ne nuk presim nga këto njerëz besimtar të luajnë valle!
Jo! Zoti i Plotfuqishëm bën vetëm gjëra hyjnore,

Ai nuk bën diçka që nuk i përngjanë Atij.
Ai, Jezusi thotë: “…unë i dëboj demonët me gishtin e Perëndisë…” Luka, 11:20.
Ai thotë: “Unë i dëboj djajtë me ndihmën e Frymës së Perëndisë…” Mateu, 12:28.
Ai thotë: …
Kemi biseduar për fuqinë, Ai kishte fuqi për të bërë këtë apo atë,
kishte fuqi për të falur mëkatet… Ku e morri ai këtë? Pyesni atë!
Ai tha: “Mua më është dhënë çdo pushtet…” nuk është e imja!
Prej kujt u është dhënë pushteti? Prej Atit në qiell.
Zoti i Plotfuqishëm i dha pushtet, të gjithë pushtetin.
“Kërko ç’të duash dhe unë do ta jap!”
Dhe ia dha fuqinë të shëroj të verbërit, lebrozët, të ringjall të vdekurit,
dhe të mbyt ata dy mijë derra, sipas Biblës, të thaj fikun nga rrënjët, të qetësoj stuhin.
Ku e morri ai këtë fuqi? Nga Zoti! Pra lavdia i takon Zotit…
Dikush ka shkruar një shënim në Dhjatën e Re, kur Jezusi i bëri ato mrekulli, ai tha:
“Lavdia i takon Perëndisë, për fuqin që ia dha njeriut”.
Kjo është ajo! “Lavdia i takon Perëndisë, për fuqin që ia dha NJERIUT”.
Jo njeriut, por Perëndisë!
Vëllau im thotë: -se Kur’ani thotë që ai e di se kur do të bëhet dita e gjykimit.
Mendoj se ai e ka lexuar Kur’anin keq. Kur’ani është këtu, ju mund ta verifikoni,
unë dëshiroj të shoh se ku është thënë se ai e di, ose ku Zoti ka thënë se ai e di?
Bibla e kundërshton këtë. Bibla e Shenjtë thotë:
“Sa për atë ditë dhe atë orë askush nuk e di,
as engjëjt në qiell, as Biri, por vetëm Ati”.
Me fjalë tjera: Me njohuri unë nuk jam si Zoti, me pushtet unë nuk jam si Zoti…
Mark, 13:32.

Mbetet një pyetje e madhe: Ku ai tha: “Unë jam Zot”,
ose ku ai tha: “Më adhuroni mua” ose ku ai tha:
“Unë dhe Zoti i Plotfuqishëm jemi e njëjta gjë”.
A ka ndonjë të krishterë i cili do të më jap një varg që thotë:
“Unë dhe Zoti i Plotfuqishëm jemi e njëjta gjë”.
A ka ndonjë të krishterë në këtë sallë të madhe që do të më jap…
Çfarë tha ai?
“Gjoni, 14. Gjoni, 14, çfarë thotë? “Unë dhe Ati jemi një”.
Në regull.
Gjoni, jo, numri i vargut është gabim, vargu nuk është 14:6. Vargu është…
Citati është në regull. “Unë dhe Ati jemi një”. Citati është i saktë,
por numri i vargut është Gjoni, 10:30. Kjo është e saktë…
Ju lutem qetësi…
Vargu është Gjoni, 10:30. Tani e dini, nëse ju pyes…
Ju do të keni mundësi të bëni pyetje, vëllau i dashur…
Ju lutem, uluni!
Më lejoni…
Ju lutem uluni? Më vjen keq, ju mund të bëni pyetje më vonë,
tani nuk do të bëjmë ndërprerje. Ju lutem, uluni tani! Faleminderit!
Më vjen keq, z. Deedat. Kujdestarë!
Qetësi ju lutem! Unë po ju lexoj nga koka ime,
kurse vëllau im Shorosh posa e konfirmoj që është Gjoni, 10:30.
Tani kontekstin. A e dini që për këto 40 vite (40 vite më parë unë
fillova të flas njerëzve), kurdo që citohet ky varg, ku Jezusi tha:
“Unë dhe Ati jemi një”. vargu është aty në Bibël, nuk mund ta mohoni,
unë gjithmonë kam bërë pyetje: Çfarë është konteksti?
Dhe më besoni, për këto 40 vite unë nuk kam takuar asnjë dijetar i krishterë,
jo një për këto 40 vite i cili do të më kishte jap kontekstin!
Po ju mund të hapni librin. Po vetëm përmes librit të hapur…
Por asnjë njeri në jetën time, 40 vite gjerë tani,
asnjë i krishterë nuk ka mund të më jap një kontekst!
Ju duhet të hapni librin!

Pa libër të hapur ju nuk do të jeni në gjendje ta shpjegoni kontekstin.
Tani më lejoni t’ju jap kontekstin…Konteksti fillon prej vargut 23:30.
“Dhe Jezusi po ecte në tempull, nën portikun e Salomonit”. Tempulli i Jerusalemit.
E rrethuan, pra, Judenjtë dhe i thanë:
“Deri kur do të na mbash pezull? Nëse je Krishti, na e thuaj haptas”.
Ato e akuzojnë atë për qëndrimet e tija, se ai nuk po i fliste qartë.
Kjo ishte akuzë, akuza e tyre e gabuar.
Sepse ne e dimë se ai nuk ka folur turbull, por qartë tha se ai është Mesihu.
Por Judenjët donin konflikt, nuk i pëlqenin predikimet e tija,
Jezusi i thirri ato: “Ju, gjeneratë mashtëruese, të prishur dhe dëmtues,
ju budalla, ju gjarpërrinjë…”
A do të dëshironi ju që dikush t’ju thërras kështu?
Kurse Judenjët nuk janë popull të cilët e harrojnë fyerjen.
Kështu që e gjetën vetëm e rrethuan dhe i kërcënohen me gisht:
Eja, na thuaj! Pse nuk na tregon? Ata donin të grinden me atë,
për të shfryer inatin e tyre dhe për ta rrehur atë mirë.
Por Jezusi i tha atyre: “Unë jua kam thënë, por ju nuk besoni,
veprat që bëj në emër të Atit tim, janë ato që dëshmojnë për mua.
Delet e mia e dëgjojnë zërin tim, unë i njoh dhe ato më ndjekin,
dhe unë u jap atyre jetën e përjetshme
dhe nuk do të humbasin kurrë. Ati im, që m’i dha, është më i madh se të gjithë,
dhe askush nuk mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit tim. Vargu, 28
Vargu, 29 “…dhe askush nuk mund t’i rrëmbejë nga dora e Atit tim.
Vargu, 30. “Unë dhe Ati jemi një”.
Kështu që, kur njëherë njeriu të pranon besimin, ai mbetet në besim.
Ashtu sikur se unë si mësues që shikoj në diçka ashtu edhe Zoti shikon në të.
Në këtë kuptim, ne jemi një. Por Judenjët kan kërkuar telashe.
Nëse ju kërkoni telashe, nuk ju nevojitet shumë, probleme ka në çdo kënd.
“Prandaj Judenjtë morën përsëri gurë për ta vrarë me gurë. Jezusi u përgjigj atyre:
“Ju tregova shumë vepra të mira nga Ati im; për cilën nga këto më vrisni me gurë?”.
Judenjtë u përgjigjën duke thënë: “Ne nuk të vrasim me gurë për asnjë vepër të mirë,
po për blasfemi, dhe sepse ti, duke qenë njeri, e bën veten Perëndi”.

Ti je vetëm një njeri kurse pretendon se je Perëndi!
Këtu ata kan thënë akuzën tjetër të gabuar.
Akuza e parë ishte se ai ka folur turbull,
kurse akuza tjetër ishte se ai e konsideroj veten Zot!
Kështu Judenjët kan thënë, kurse të krishterët pajtohen me Judenjët dhe kan thënë
se ai nuk deklaroj një gjë të tillë, por ai kishte të drejtë në atë. Tani le të dëgjojmë se çfarë Jezusi tha.
Judenjët kan thënë se kjo është blasfemi,
kurse të krishterët kan thënë se ashtu është, por ajo nuk është blasfemi
sepse ai kishte të drejtë në atë.
Çfarë Jezusi tha: Ai tha: “A nuk është shkruar në ligjin tuaj:…TORA,
“Unë thashë: Ju jeni perëndi”? Ju jeni Zotra! Nëse ai i quan perëndi ata,
të cilëve u qe drejtuar fjala e Perëndisë…”
kjo domethënë profetët janë quajtur zotra në gjuhën tonë!
Profetët! Perëndia i foli Moisiut dhe i tha:
“Shiko, unë po të bëj si perëndi për Faraonin,
dhe vëllai yt Aaroni do të jetë profeti yt. Eksodi, 7:1.
Në librin e Psalmës, 82:6 shkruan: “Ju jeni perëndi,
Jeni të gjithë bijtë e Shumë të Lartit”. Kjo është gjeneza e gjuhës Çifute,
kur një person është quajtur Zot, ai nuk është zoti.
Njëjtë si të 2 Korintasve, 4:4: “Kurse satana është Zot në këtë botë”.
A është ai zot!? Satana? Shejtan? Jo! Kjo është gjuha e juaj,
kjo domethënë se ai e kontrollon, kurse ai thotë se është zot.
Moisiu është zot për faraonin, dhe “ju Judenjët jeni të gjithë Zotra”.
Kjo është gjeneza e gjuhës Çifute. Pra ju nuk mund të ndërtoni trinitetin në bazë të kësaj!
“A nuk është shkruar në ligjin tuaj: Unë thashë: Ju jeni perëndi”?
“Nëse ai i quan perëndi ata, (dhe Shkrimi nuk mund të bjerë poshtë),
a mendoni se ju mundeni të më kundërshtoni
ju thoni se ai, që Ati e ka shenjtëruar dhe e ka dërguar në botë,
blasfemon, sepse ka thënë: “Unë jam Biri i Perëndisë”?
Ne themi, kjo nuk është asgjë, sepse Zoti ka “bij sipas tonalitetit” në gjuhën tonë.
pse ju atëherë po grindeni me mua, vetëm se unë kam thënë se jam Biri i Perëndisë?
Kurse të tjerët janë quajtur zotra!

Vëllau Shorosh e kundërshtoi një qëndrim nga libri im,
nuk e di emërin, por unë jam përpjekur që t’ja dërgoj atij të gjihta librat e mia,
të gjitha titujt e librave që i kam, çdo gjë që ka kërkuar ia kam dërguar.
Të gjitha faktet ia kam dhënë, zi e bardhë, që mund ti shikoj ato dhe
më lehtë të përgjigjet. S’ka më lehtë se kur i dini argumentet e mia përpara!
Por unë nuk jam frikësuar. Sepse, mirë e dija se asnjë nga këto argumente
nuk mund të hedhin poshtë intelektualisht! Dëgjoni tani:
Në Kur’an, Zoti i Plotfuqishëm na jep një provë tjetër:
“Mesihu, bir i Mejremes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar,
para tij pati shumë të dërguar.
Nëna e tij ishte e ndershme. Që të dy ata ishin që ushqeheshin…”El-Maide, 75.
Pra, çfarë është e çuditshme për këtë? Të gjithë ne ushqehemi apo jo?
Jo, por kjo i referohet idesë se ata janë zotra ose të mbinatyrshëm,
Romakokatolikët Marien e quajnë “Nëna e Perëndisë”.
Maria është Nëna e Perëndisë e Jezusi Biri i Perëndisë.
Vëllau ynë Shorosh, si të gjithë të krishterët besojnë se ai është Zot në formë njeriu,
se ai është një mishërim i Zotit. Por edhe këto njerëz hyjnor janë ushqyer!
Pra, nëse ka ngrënë atëherë është dashur t’ju përgjigjen”thirrjes natyrore”!
Nëse ju hani, ju medoemos duhet të vizitoni WC, herët apo më vonë,
ose të kërkoni ndonjë shkurret ose shkëmb, përndryshe ju nuk keni shpëtim!
Zoti i Plotfuqishëm nuk na thotë drejtpërdrejt,
por dëgjoni se çfarë thotë Ai:
“Ja, si u sqarohet atyre argumentet…” -Që të dy ata ishin që ushqeheshin.
si po ia ngatërrojmë ushqimin! Ja, si u sqarohet atyre argumentet
dhe shih pastaj
Shih pastaj, edhe njëherë shih –se si ia kthejnë shpinën të vërtetës,
edhe të humbur duke paraqitur Zotin si kafshë dhe duke e barazuar me njeriun:
“Ne jemi të krijuar sipas pamjes së tij” Cilës pamje? Këtë pamje?
Kjo është një pamje majmuni.
Ne të gjithë i ngjajmë majmunave, disa i ngjajnë shimpanzave,
disa i ngjajnë babunve, disa i ngjajnë gorillave, të gjithë ne i ngjajmë majmunave.
A është kjo pamje për të cilin Zoti flet?! Të krishterët thonë: -PO!
Dr. Shoroshi ka cituar librin e Gjenezës: “Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!”.
Unë e thashë: -A ka folur Ai me gojën e Tij? –ai tha: -Po!
A doli kjo fjalë nga goja e Tij? -ai tha: -Po!
Pra Zoti ka një gojë? -ai tha: -Po! Pra, nëse ka gojë, Ai duhet të ketë dhëmbë.
Dhëmbë, dhëmbë!
A mund ta imagjinoni Zotin pa dhëmbë?!
A mund ta imagjinoni Zotin kështu? Pra, duhet të ketë dhëmbë.
Pastaj duhet të ketë një gjuhë? -ai tha: -Po,Ai ka një gjuhë.
Pastaj duhet të ketë fyt dhe mushkëri? -ai tha: -Po.
Pastaj kur Ai foli, foli, foli…-drita, dielli, yjet…

Këto janë miliona krijesa, kurse Ai vetëm paska folur, folur,folur…
goja e Tij do ishte tharë, do të kishte pas nevoj për lëng…
Po të kishte një gojë të tillë, kishte pas nevoj për lëng! -ai tha: -Po.
Pra, nëse lëngu hyn në trup ajo ka nevoj për të dalë disi apo jo?
A mund të imagjinoni? Se çfarë ju jeni duke bërë me Zotin,
kur ju thoni se Ai është si njeriu!
Pastaj ai flet për shumësin…Zoti tha: “ELOHIM”. Kapitulli 1 i Gjenezës, vargu 3.
Fjalë hebreje “Elohim”, përkthehet si “Zot”. Elohim është shumës. Po!
Vëllau im thotë po. Ka dy lloje të shumës ne hebraisht dhe arabisht:
kemi njëjës, të dyfishtë edhe shumës. Në arabisht dhe në hebraisht.
Por “IM” në çdo Bibël, egzistojnë qindra versione të ndryshme,
fjala është Elohim, “zotra”.
Por unë nuk kam parë se në ndonjë Bibël është thënë:
“zotat kan thënë: U bëftë drita!” Është dashur të jetë zotat e jo Zoti!
Është ELOHIM. Çfarë është kjo “IM”? Pyetni Judenjët, pyetni arabët?
Por kryesisht kjo është injoruar. “IM” është shumës i respektit në hebraishte.
Në gjuhën arabe ka dy lloje të shumës, si në hebraishte.
All-llahu thotë në Kur’an El-Hixhr, 9:
“Ne me madhërinë Tonë e shpallëm Kur’anin dhe Ne gjithsesi jemi mbrojtës të tij”:

Pyetni cilido musliman thjeshtë pyetni: Sa zota ka këtu? Ata do të thonë: NJË!
Kush janë këto “NE”? Pyetni arabët!
Në 1400 vitet e fundit asnjë i krishterë arab nuk tregoj me gisht në muslimanët
për ti treguar atyre se ju po adhuroni më shumë se një Zot,
sepse, Kur’ani thotë: “Thuaj: Ai, Allahu është Një”:
Asnjë arab i krishterë nuk ka pyet muslimanët se kush janë këto “NE”?
Pse nuk na pyetni neve? Pse nuk pyetni vëllezërit arab?
Kush janë këto”NE”, kush janë këto “NEVE”? ata do të thonin: A nuk e dini?
Ju flisni arabisht, ajo është gjuha e juaj, ju e dini se ne kemi dy lloje të shumës:
shumës i numrave dhe shumës i respektit.
Kjo është shumës i respektit, në gjuhën tonë!
1400 vite asnjë i krishterë arab neve nuk na ka pyetur për këtë.
Unë do të dëshiroja që vëllau im Shorosh të thotë:
Ju në Kur’an keni më shumë se një Zot!
Dëshiroj të dëgjoj këtë nga ai. Kemi dy lloje të shumës:
Shumës i respektit dhe shumës i numrave, kjo është hebraisht kurse kjo është arabisht.
Pra, Jezusi ka ngrënë dhe nëna e tij ka ngrënë. Kurse Bibla thotë:
“Erdhi Biri i njeriut…” përsëri Biri i njeriut, Jezusi!
“Erdhi Biri i njeriut, që ha dhe pi dhe ata thonë:
“Ja një grykës dhe një pijanec,!” Jezusi! Fjala e Jezusit!
Kështu njerëzit mendojnë për Jezusin se ai ishte një grykës dhe një pijanec.
Mateu, 11:19, dhe Luka, 7:34.
Pra, çfarë e bën atëherë atë Zot? Lindja e tij? Ai lindi pa babë njeri.
Por ai duhet të ketë një babë kështu që baba i tij është Zoti.
Kur’ani përgjigjet shumë thjeshtë:
“Vërtet, çështja e Isait tek Allahu është sikurse çështja e Ademit.
Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu!” ai u bë”.

Pra, nëse Jezusi ishte Zot dhe bir i vërtet i Zotit, sepse ai nuk kishte babë tokësor,
atëherë Adami është zot edhe më i madhë! Sepse ai nuk kishte as babë e as nënë.
Ky është një përfundim i qartë. A do të ktheheni të menduarit?
Pasi që Jezusi nuk kishte babë dhe kjo e bën atë zot,
atëherë Adami është zot më i madhë, sepse ai nuk kishte as babë e as nënë.
Ah po! Ju thoni: Adami u krijua nga dheu kurse Jezusi ishte i lindur nga virgjëresha.
Po, dhe vëllau im ka cituar:
Melkisedekun, Melkisedekun po! Prifti i madhë i Salemit, Hebrenjve, 7:1-3.
Është thënë, hapeni Biblën e juaj: Libri i Hebrenjve, 7:1:3,
“Sepse ky Melkisedeku, mbret i Salemit (salem, islam, selam…),
dhe prift i Shumë të Lartit Perëndi,
pa atë, pa nënë, pa gjenealogji, pa pasur as fillim ditësh as fund jete”.

Kush është ky? Ky është Zoti!
I vetëmi që nuk ka fillim është Zoti, pa babë dhe nënë, është Zoti,
i përjetëshëm është Zoti.
Këtu është thënë se ai është një prift dhe Abrahami i dha atij të dhjetën,
tatim, tatim fetar, i dha Melkisedekut.
Pa babë dhe nënë, kurse Jezusi kishte nënë, pa babë.
Pra Melkisedeku është më i madhë se ai.
Jezusi kishte një fillim në gjenealogji dhe fundin e dukshëm.
Ky njeri nuk ka as fillim, dhe as mbarim. Kush është më i madhë?
Kush është më i madhë? Melkisedeku! Pra, pse atëherë nuk e adhuroni atë?
Ai e meriton të adhurohet si Zoti i Plotfuqishëm nëse duhet,
ky prift i madhë i Salemit, selam…
Unë po ju them: Jo! Kthehuni të menduarit!
Ky njeri, Jezusi, ai i qante Perëndisë,
derisa ai ishte siç supozohet në kryq, Mateu, 27:46:
“Eli, Eli, lama sabaktani?” Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?”.
Kujt i qanë ai? Vetes? E degradon veten për vdekje:
“Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur?”
Nëse ai është Perëndia si mundet atëherë Perëndia ta brakris?
Përsëri te Marku, 15:34, e njëjta gjë! Kujt i qanë ai? Ai i qanë All-llahut!
“Eli, Eli”, Allah, Allah. Ja, po i pyes dëshmitarët e Jehovait, gjenden
në mesim e krishterëve, këto janë ato që i grindin njerëzit, dëshmitarët e Jehovait.
Unë po i pyes ata kur Jezusi tha: “Eli, Eli, lama sabaktani?”
a ju duket kjo e njëjtë si: “Jehova, Jehova lama sabaktani”?
Ata do të thonë jo. Dëgjoni përsëri: “Eli, Eli, lama sabaktani?”
a ju duket kjo e njëjtë si: “Abba, Abba, lama sabaktani”?
Abba domethënë “Ati”, në hebraishte. Jo! Dëgjoni tani:
“Eli, Eli, lama sabaktani?”, hebraisht.
Allah, Allah, lema terekteni arabisht.
A ju tingëllon njëjtë? Po! Në librin e Zbulesës, kapitulli 19,
do të lexoni se apostulli Gjoni kishte një vizion,
në të cilin kishte dëgjuar engjëjt në qiell si po këndonin:
“Alleluja, Alleluja”. Në vendim tim kur të krishterët bien në ekstazë
thonë: Alleluja, Alleluja! Unë po ju pyes se çfarë është “Alleluja”?
A është “Hibbibure, Hibbibure!” Jo. Çfarë është pra Alleluja!
“Ja” në arabisht dhe hebraisht domethënë thirrje. Ne thirrjen e fillojmë me:
“Ja ahi” -O vëlla! “Ja ummi” -O nënë! “Ja Allah” -O Allah!
Perëndimorët thirrjen e përfundojnë kur thonë “STOP!”, kjo është thirrja e tyre
Kur thonë “zjarr!”, kjo është thirrja e tyre.
Ky është perëndimori, sistemi i tyre, gjeneza e gjuhës së tyre.
Pra Alleluja është: Ja-Alla-lu, Ja-Alla-lu, Ja-Alla-hu…
O All-llah, vetëm Ti je i denjë për t’u adhuruar!

Ai është All-llahu, nuk ka Zot tjetër përveç Atij, Ai është Mbret, i Shenjtë,
burimi i paqës dhe sigurisë, Ai është Perëndia,
e jo një fëmijë i lindur në gjenealogjin e Judenjve.
Çfarë e bën pra atë Zot? Unë dua të më tregoj dikush!
Nëse është lindja e tij këtë e kemi aprovuar,
mrekullit e tija, që ai e ringjalli Llazarin, kështu na është thënë.
A është ashtu? JO! Para se të thërras Llazarin për të dalë jashtë, ai tha:
“O Atë, të falënderoj që më ke dëgjuar, unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon,
(Çfarëdo që kërkoj Ti më jep, Ti më e plotëson mua),
unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon,
por i kam thënë këto për turmën që është përreth, Gjoni, 11:41
(këto njerëz paragjykues të paarsyeshëm të cilët do të thonë
se unë jap jetë të vdekurit, dhe do të thonë se unë jam Zot)
për atë shkak unë po ju flas me zë të lartë.
Është shënuar që ai ka rënkuar në shpirt. Rënkim!
Jezusi ka lotuar. Rënkuar. Çfarë ka rënkuar?
Jo, por ai ka folur nga zemëra: “O Zot, Llazari miku im ka vdekur, Zoti im,
sjelle atë përsëri nga të vdekurit…”
Dhe Zoti i Plotfuqishëm i tha: -Kërko çfarë të duash, unë do ta jap.
Kur e thirri Llazarin për të dalë jashtë ai tha: “Unë e dija mirë se ti gjithnjë më dëgjon,
por i kam thënë këto për turmën që është përreth, (kam thënë me zë të lartë),
që të besojnë se ti më ke dërguar”. Gjoni 11:42.
Kurse ai tha: “I dërguari nuk është më i madh se ai që e ka dërguar”. Gjoni 13:16.
“Unë s’mund të bëj asgjë nga vetja ime.
Fjala që po dëgjoni nuk është imja, Gjoni 14:24
por e Atit që më ka dërguar dhe më ka urdhëruar ç’duhet të them e të shpall”.
madje edhe Ati më ka urdhëruar të flasë.
Nuk egziston asnjë deklaratë e qartë në cilido version të Biblës ku Jezusi ka thënë:
“Unë jam Zot!” ose “Më adhuroni mua!” Nuk egziston asnjë deklaratë e qartë,
e cila do të tregoj në diçka të tillë. Po të egzistonte,
ne muslimanët nuk do të ngurronim për ta pranuar,
Thjesht sepse ne e dimë se Jezusi ishte një nga profetët më të zgjedhur të Perëndisë,
Ai kurrë nuk ka gënjyer!

Do të ishte parashtruar pyetja: -ose është ai një gënjeshtar…
Në përgjithësi të krishterët thonë se ai ose ishte gënjeshtar ose i çmendur apo Zot!
Pse ju bëni poroporcione të tilla? Pse njeriu nuk mund të jetë profet i Zotit?
Pse ai të jetë gënjeshtar ose i çmendur?
Përsëri dhe përsëri në literaturën e krishterëve evangjelist thuhet:
ose ai ishte një gënjeshtar ose mashtrues…
A është i vetëmi kundërshtim për Zotin gënjeshtari apo mashtruesi, çfarë është?
A është i vetëmi kundërshtim i Zotit “mashtrimi”?,
A është i vetëmi kundërshtim i Zotit “i çmenduri”?
JO!
Cilat janë atëherë cilësit e Perëndisë? Të Zotit apo jo!
Si mund të thoni pra: “kjo apo ajo?” “kjo apo ajo?”…
Pse ai nuk mund të jetë atë që ai vet e tha: Profet i Zotit.
“Dhe kush nuk e mbart kryqin e vet dhe nuk
më ndjek, nuk mund të jetë dishepulli im”.
“Merre kryqin tënd dhe më ndiq”.
Nëse më ndjek mua do të ketë jetë të përjetëshme.
Dëgjoni atë, çfarë ka thënë dhe predikuar, dhe kjo është shpëtimi juaj!
Nëse nuk e bëni atë, në të vërtetë, në të vërtetë:
“Unë po ju them: në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë
nga ajo e skribëve dhe e farisenjve ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve”.
Nuk ka parajsë për ju, derisa ju nuk bëheni më të mirë se Judenjët,
por ju nuk do të jeni më të mirë se Judenjët, derisa nuk e ndjekni ligjin dhe urdhëresat.
Dëgjoni atë,
ndjekni atë, e nëse ju e ndjekni atë, do t’ju ndihmoj që të jeni musliman.
Lutja jonë e fundit është:
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të gjitha botave.

Replika: Deedat

Do të fillojmë me Gjonin, kapitulli 15 vargu 30, që e citoi vëllau im Shoroshi,
ku Jezusi i jep përgjigjen Filipit dhe i thotë: “Kush më ka parë mua, ka parë Atin”.
Me këtë të krishterët dëshmojnë që Jezusi ishte Ati.
Por përsëri, kur të shikoni kontekstin, egziston një seri keqkuptimesh,
që prej 14 kapitull, ku zbulojmë keqkuptimet e apostujve dhe kjo vazhdon…
Kapitulli 14:
Jezusi i tregon apostujve: “Ju e dini se ku po shkoj dhe e njihni edhe udhën”.
Ju e dini se ku po shkoj dhe e dini se si arrihet atje…Apostujt kanë thënë:
“Zot, ne nuk e dimë se ku po shkon; pra, si mund ta njohim udhën?”
Ato e kanë keqkuptuar.

Jezusi foli për udhëtimin shpirtëror, kurse ato kanë menduar për vend gjeografik,
si psh. Dandi, Nju Kasl, Sout Hapton. Ai flet për Zotin, për udhën tek Zoti.
Kështu që Jezusi tha: “Unë jam udha, e vërteta dhe jeta.
askush nuk vjen tek Ati përveçse nëpërmjet meje”.
Këtë ato e patën të vështirë për ta kuptuar,
nuk kanë mund ta ndjekin atë se për çfarë ai është duke folur.
Kështu që ato i kanë thënë: “Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton”.
Do të mjafton, vetëm na e trego Perëndinë!
Duam ta shohim me syrin tonë dhe kjo do të jetë dëshmi e mjaftueshme.
Jezusi iu përgjigj dhe i tha: “Filip,
ka kaq kohë që unë jam me ju ( ti je një çifut,
dhe si çifut, duhesh të dishë diçka për këtë se askush nuk mund të shoh Zotin,
është e pamundur për ta parë në çdo kohë. Jeni me mua për tre vite,
dhe akoma nuk e ke kuptuar misionin tim. Don të shohësh Zotin me sytë e tua fizik,
e nuk mundesh të shikosh diellin). “Kush më ka parë mua, ka parë Atin”.
Domethënë, nëse më keni kuptuar mua, atëherë do ta kuptoni se kush ishte Zoti.
Në këtë mënyrë ai gjithmonë fliste, psh. “Ato shikojnë por nuk shohin, dëgjojnë
por nuk dëgjojnë e as që kuptojnë…” Ky shikim nuk është shikim fizik,
nëse ju e kuptoni atë që unë jam, do ta kuptoni se kush ishte Zoti,
dhe nuk do bëni kërkesa absurde.
Ai nuk pohoi se është Ati…

Unë dua të di diçka tjetër, kush e ka dëgjuar këtë varg:
“Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala dhe Fryma e Shenjtë,
dhe këta të tre janë një.
A e keni dëgjuar këtë më parë? A e keni dëgjuar?
A e lexoni ju Biblën e juaj? A e? Po, po! Jo, vëllau im, thotë që e lexon.
Ju e dini…Nuk mund ta gjeni, nuk është aty?
Po! Po aty është!
E habitshme…Po, po! Po citoj, Letra e parë e Gjonit, 5:7:
“Sepse tre janë ata që dëshmojnë në qiell: Ati, Fjala (Jezusi) dhe Fryma e Shenjtë,
dhe këta të tre janë një.
Aty është, në Biblën e juaj, zotëri.
Kjo është Bibla e Shenjtë, këtë varg që e citova tani gjendet në
versionin e Biblës Romakokatolike, gjendet në versionin e autorizuar të Mbretit Xhejms.
Aty është, por tani ajo është larguar nga versioni standard i Biblës SI TRILLIM!
Fjala trinitet…
është larguar si trillim, të gjitha pëtkthimet moderne të Biblës
nuk e kanë më atë varg. Këtë nuk e kanë larguar dijetarët islamik, çifut apo
hindus, por 32 dijetar më të shquar, të ndihmuar më 50
bashkëpuntor besimtar.
Ato kanë konkluduar që ky varg është i trilluar, dhe si trillim duhet të largohet!
E njëjta gjë…
E njëjta gjë…”i ngritur lartë”, në Ungjillin e Mateut, Markut, Lukës dhe Gjonit,
ju do të gjeni vetëm në dy vende ku Jezusi u ngrit në qiell: Marku, 16:10:
“Zoti Jezus, pra mbasi u foli u ngrit në qiell…”
dhe Luka, 24:51: “…Jezusin e morën lart në qiell”.

Vetëm në dy vende është përmendur ngritja. Por vëllau im citoi nga libri i Aktit!
Ungjillët Mateu, Marku, Luka dhe Gjoni, fjala “ngritje” përmendet vetëm në dy vende.
Këto dy vargje poashtu janë larguar nga versioni i ri standard i Biblës
së ripunuar si dy vargje të trilluara! Ja…versioni i ripunuar standard.
Në fakt është përmendur se fjala “Ati” nuk është përmendur në Kur’an,
si cilësi e Zotit.
Ne jemi të vetëdijshëm për 99 cilësit e Zotit, por “Ati” nuk është asnjë prej tyre.
Fjala Ati është në gjuhën arabe më e lehtë të thuhet se fjala “RABB”.
“AB” në arabisht domethënë Ati, por në Kur’an ne gjejmë shprehjen:
“Rabbul-Alemin…”, Elhamdu-lilahi rabbil-alemin…”, Rabb, rabb, rabb…
-Zot, Krijues, Sundues, RABB, e jo “AB!”
Pse jo?

Për shkak të keqkuptimit! Miliona njerëz në këtë botë,
këtë fjali e kuptojnë fizikisht, se këtij “Atit Qiellor” i lindi djalë!
Ky është një akt i kafshve, është e lidhur me nivelin e shumëzimit,
të ulët seksual, për këtë arsye kjo fjali është e përjashtuar,
është nxjerr jashtë, nuk është përdorur.
Thjesht sepse, egzistojnë njerëz si –biri i vëllaut tonë…
Në këtë libër ai të birin e tij e quajti, Salam. Salami tha, pasi që
vëllau Shorosh doli nga banjoja, e nxjerri tapën dhe doli uji,
pastaj Salami tha: “Tani e di se si bie shiu!” Ai e pyeti: Si?
Ai tha: -Kur Jezusi lahet në qiell, dhe kur e nxjerr tapën,
i gjithë uji vjen tek ne, kështu që ne kemi stuhi dhe shi…
Për këtë arsye djali i ri u përqafua dhe u puth.
E shikoni, përgjegjës për këtë është koncepti i juaj:
Ju mendoni se Zoti i Plotfuqishëm
është diku lartë në qiell, punon diçka ngjashëm si ne…
Për shkak të konceptit antropomofik, në Isalm të gjitha cilësit që mund
të shkaktojnë keqkuptime, nuk janë dhënë Zotit të Plotfuqishëm.
Zotit ti “lind” djalë…”Ai është Ati në qiell, Ati i dashurisë, i cili
e mbyt djalin e tij, për shkak të mëkateve të njerëzimit, për t’ju pastruar,
prej mëkateve tuaja…”
Ju bëni mëkate kurse Ai e mbyt të birin e tij?
Unë po ju pyes, a është kjo dashuri? Dikush ju mbyt gruan dhe fëmijët tuaj,
ju përdhunon vajzën, dhe ju nuk mund të bëni asgjë, jeni të pafuqishëm,
kështu që, çfarë do të bëni? Do të mbytni djalin e juaj?
Kurse ju këtë e quani dashuri!
Ky është koncept i gabuar i drejtësisë dhe etikës.
Sikur të kishit pasur konceptin e drejt, edhe sjelljet e juaj do ishin më normale.
Dikur në Amerikë, 60% e njerëzve foli kundër marrëdhënieve jashtëmartesore.
Por pas vitit 1975…Vëllau Shorosh shkruan në librin e tij…
Ju duhet të bleni këtë libër, “Palestinezi i Çliruar”
Ai thotë se po ecte krah për krah me dy vajza.
Dhe një bella e pasionuar, ju lutem (bella domethënë vajzë e bukur),
e ftoi Shoroshin në shtëpin e saj, për uikend,
kështu që ai shkoi me të në shtëpin e saj për uikend.
Kështu shkruan, ja libri! Po e përfundoj… për uikend
Babai i vajzës ishte duke pritur me një pushkë,
i hipur mbi gardh duke pritur me armë, kështu që doktori iku shpejt.
Unë po ju them, që kur ju e interpretoni moralin në këtë mënyrë,
çfarë po ndodh tani, 60% e njerzëve, kjo është statistika e fundit në Amerikë,
tani e praktikojnë marrëdhënien jashtëmartesore!
Unë po ju them, shikoni, në krishtërim, feja më nuk është fe,
por është “komunikim, marrëdhëniesh”.
Kështu që pa religjion, nëse nuk dëgjoni Jezusin i cili tha:
“Kushdo që shikon një grua për ta dëshiruar,
ka shkelur kurorën me të në zemrën e vet. Mateu, 5:28.
Vëllezër të dashur, z. kryetar zonja dhe zotrinjë, unë e di se tema
është shumë e gjërë, ne mund të flasim për këtë vazhdimisht, por
unë do të respektoj vërejtjen e kryetarit se koha ime ka skaduar.
Faleminderit shumë…

Replika: Deedat

Pse Jezusi lejon që Thomai të bie në gjunjë para tij duke i thënë:
“Zoti im dhe Perëndia in…?” Pas një minuti unë do të ju trokisë lehtë,
kurse pas dy minutave do të ngritem në këmbë.
Faleminderit… Pse Jezusi e lejoi Thomain për ti thënë: “Zoti im dhe Perëndia im…?”
Sepse kur Jezusi për të parën herë hyri në “dhomën e sipërme”, Thomai nuk ishte aty,
kurse Jezusi i tregon apostujve që ai është i njëjti person, që ka ngrënë,
peshkë dhe mjalët, kështu që apostujt ia kanë përcjellur Thomait kur e kanë takuan atë:
“kemi parë Zotin, ka ngrënë me ne!” Thomai u përgjigjë:
“Po nuk e vura gishtin tim te shenja e gozhdës dhe dorën time në brinjët e tij,
unë nuk do të besoj” se Jezusi ishte me ju fizikisht.
Po ti kishin thënë që Jezusi erdhi si një fantazmë, si xhind, do të kishte besuar.
Sepse njerëzit atëherë kanë besuar në fantazma me bindje të fortë.
Kështu që, kur Jezusi hyri në dhomë për herën e dytë, Thomai ishte aty,
dhe Jezusi i tha: -Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia,
shtrije edhe dorën dhe vëre në brinjën time, dhe mos ji mosbesues!
Thomai pastaj e vërejti se sa ai ishte budalla, si ai ishte i ashpër,
të gjithë apostujt i kanë thënë që mësuesi ishte aty, që është gjallë,
se ai hante peshk dhe mjalët, kurse ai nuk besoj,
por ai donte të bënte këtë apo atë, “Eja dhe bëje tani dhe bindu!”
Pastaj e kuptoi ai se sa ishte budalla, dhe tha: “Zoti im dhe Perëndia im!”

Çfarë? A e thirri Jezusin Zot apo Perëndi?
Jo! Kështu thonë disa njerëz kur e kuptojnë një send: O Zot!
Psh. O Zot, Anis si mund të citosh Kur’anin, kur ky varg nuk gjendet në Kur’an?
Kur kam thënë “O Zot, Anis…” a kam menduar që Anisi është zoti im?
Jo! Kjo është mënyra e të folurit dhe të shprehurit…

Replika: Deedat

Pyetja tjetër për z. Deedat: -Citat “Unë dhe Ati jemi një”
Në gjuhën greke fjala “një” është “zero”, që domethënë “një në esencë
dhe një në natyrë” e jo “një në qëllim”,
z. Deedat, a dëshironi të bëni një koment?
Kjo “një” në gjuhën greke është “HEN”, H-E-N! Një. E njëjta fjalë HEN është
përdorur te Gjoni, kapitulli 17, ku Jezusi flet pët Zotin:
“që të gjithë të jenë një, ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty,
edhe ata të jenë një në ne!” HEN! I njëjti ai HEN!
Nëse kjo “një” domethënë një trup, që janë një me Perëndin, si suxhuku
apo me Jezusin sepse ato janë “një” domethënë një…
Sikur se Adami dhe Eva, Bibla thotë: “Ato të dy do të jenë një mish i vetëm”.
Një sikur se suxhuku? Jo! Por në qëllim.
Kjo është e njëjta fjalë greke “HEN”. E njëjta fjalë greke është përdorur
për apostujt, duke përfshirë Thomain, Judenjët: “që të gjithë të jenë një,
ashtu si ti, o Atë, je në mua dhe unë në ty, edhe ata të jenë një në ne!”
Unë ju pyes se për çfarë unitet bëhet fjalë? E njëjta HEN në gjuhën greke!
A do të thotë kjo që të gjihtë janë të ludhur si një suxhuk?
Të gjithë apostujt dhe ato mashtruesit, Judasit me Perëndin dhe Jezusin?
Në thelb a janë si suxhuku? Jo!
Kjo “Një” është në qëllim dhe jo në trup, pushtet apo në mundësit…

Replika: Deedat

Z. Deedat, a mund të na tregoni se si Zoti do ta shpëtoj botën,
siç thotë Dhjata e Re, nëse Jezusi nuk ishte Zot i mishëruar?
Së pari, më lejoni të korigjoj
vëllaun tim Shoroshin në lidhje me “Bismillahi-rahmani-rahim”
Shikoni “Bismillahi-rahmani-rahim” domethënë:
“Me emërin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”.
All-llahu është mëshirues dhe mëshirëbërës, dhe ato 99 cilësit e njohura për ne.
Ky është All-llahu. Ai nuk është i përbërë prej 99 perëndive, as që është 3 në 1!
Ndërsa formula e krishterëve është: Në emërin e Atit, Birit dhe Frymës Shenjtë.
Tri…
Si Zoti do ta shpëtoj botën? Kjo ishte pyetja, si do ta shpëtoj atë…
Egziston vetëm një rrugë, e ajo është të
të besojmë në Zotin dhe të bëjmë vepra të mira.
Këtë e ka thënë Jezusi! Ai tha: -vërtet, vërtet “Prandaj unë po ju them:
-në qoftë se drejtësia juaj nuk është më e lartë nga ajo e skribëve dhe e farisenjve
ju nuk do të hyni fare në mbretërinë e qiejve”. Mateu 5:20.
Përveç se nëse bëheni më të mirë se Judenjët.
Nuk do të ketë parajsë për ju! Kjo është rruga e shpëtimit!