Përktheu: Xhodi Hysa
Si kristianët dhe Muslimanët pohojnë se Zoti i plotëfuqishëm është i mëshirshëm dhe i drejtë. Muslimanët besojnë se mëshira e Allahut shfaqet tek shumëfishimi i të mirave të njeriut shumë më tepër se sa veprimi i vetë njeriut. Gjithshtu ai me mëshirën etij fal gabimin e njeriut. Kisha nga ana tjetër pohon dhe beson se mëshira e Zotit shikohet tek Sakrifica e djalit të vetëmlindur të Tij (që njëkohësisht është edhe pjesë e Zotit) për të shëptuar njeriun. Le të studiojmë këtë pohim:
Nëse Zoti i Plotëfuqishëm vendosi të sakrifikoj birin e vetëmlindur për të na falur neve mëkatet, atëherë kemi dy rrugë zgedhje:
1) Jezusi nuk dinte gjë për këtë plan dhe iu caktua nga Zoti për të.
2) Jezusi e dinte këtë plan dhe Zoti ia caktoi atij.
Në rastin e parë nëse Jezusi nuk e njihte këtë plan atëherë kjo do të thotë se Zoti e mashtroi atë për fatin e tij, ose Zoti e detyroi Jezusin në këtë fund. Me fjalë të tjera, mëshira e Jezusit dhe sakrifica e tij duhej të bënte protagonist Zotin i cili duhet të ishte i ashpër, i etur për gjak dhe i pamëshirshëm. Kjo natyrisht që është qesharake.
Në rastin e dytë, nëse Jezusi do të njihte këtë plan, atëherë ne ballafaqohemi me tre probleme.
a) Nëse misioni i Jezusit ishte që të vdiste në kryq për njerëzit, që ti lironte ata nga ligji i Moisiut dhe tu jepte atyre shpëtimin atëherë përse ai nuk ia përmendi kurrë dishepujve të tij? Përse ai nuk shpenzoi kohë për ti trumbetuar dishepujve të tij natë e ditë këto gjëra? Përse ai i bindej urdhëresave të Moisiut pikë për pikë madje edhe përpara vdekjes së tij?
Tek Mateu 19/16-21 kur Jezusi u pyet për rrugën drejt e në parajsë, përse ai theksoi zbatimin e urdhërave të Moisiut por nuk përmendi kurrë kryqëzimin apo faljen duke pasur besim tek ai? Pse, edhe pasi u pyet sërisht ai vazhdoi të përmendte të njëjtën gjë, duke mos përmendur kryqëzimin apo faljen por vetëm pohoi se ai i cili do të zbatonte komandimet e Moisiut do të jetë “perfekt”? përse nuk tha ai “besoni se unë do të kryqëzohem dhe mos zbatoni urdhërat e Moisiut dhe do të jeni “perfekt”?
b) Nëse misioni i Jezusit ishte të vdiste në kryq për njerëzit, për ti liruar ato nga mëkati fillestar, për ti liruar ato nga ligji i Moisiut, dhe tu siguronte shpëtim atyre, atëherë përse kur ndodhej në kopshtin e Gjestemanisë ai iu lut Zotit dhe në fund të jetës së tij ulëriti “Eli, Eli Lama sabachthani”, që do të thotë “Zoti im, Zoti im, përse më ke abandonuar?” (Mateu 27/46)? Përse janë fjalët e Mateut 27/46 të treguara në gjuhën në të cilën foli Jezusi, pra në gjuhën Aramaike?
A mundet që Jezusi të ketë qarë në atë mënyrë sa të lërë kaq shumë mbresa tek njerëzit, saqë ata ta mbjanë mend në mënyrë të përkryer këtë shprehje? Përse ai iu drejtua Zoti kur I tha: “largoje prej meje këtë kupë” Mateu 26/39, Marku 14/36, Luka 22/42)? A mos u frikësua? A mos ndoshta donte ti shmangej fatit të tij që e kishte parapranuar? A mos nuk ishte aq i rëndësishëm sa duhet falja e njerëzve?
c) Nëse Jezusi ishte dërguar në tokë për të vdekur në kryq, për të liruar njeriun nga mëkati fillestar, për ti liruar njerëzit nga ligji i Moisiut, dhe për ti siguruar këtij njeriu shëptimin. Atëherë përse kur ai takoi një Kanannitase tek Mateu 15/22-24 ai refuzi ta mjekonte atë duke iu përgjigjur se ai është dërguar vetëm për Hebrenjtë “unë kam ardhur vetëm për delet e humbura të shtëpisë së Izraelit”. A mos vallë Jezusi do të vdiste në kryq vetëm për Hebrenjtë?
Nëse ai nuk shëroi një jo-hebre atëherë ne si mund të dimë se ai është poshtëruar, është fyer, është goditur, madje ka pësuar një vdekje groteske dhe të egër për të shëptuar gjithë njerëzimin? A mos e dinte Zoti dhe Jezusi se për ēfarë misioni ishte dërgua ai? A mos ndryshoi misioni i tij më vonë? A mos vendosë ata në fund të misionit të Jezusit për vdekjen e tij?
Marrur nga : http://islamicweb.com/beliefs/comparative/trinity.htm