Zotni Dom Simon Filipaj, boll na provokoi dje prifti serb Amfilohia, të lutem mos na provoko edhe ti me postimet tuaja. Ai që na provokoi ishte i huaj për ne, por ti që je i ynë në mesin tonë pse po na ngacmon ?
Postove sot një shkrim shumë tendencioz ku ofendove Anamalsit, pastaj krahasove islamin me ortodoksizmin dhe i fute me një thes. Duke fajsuar Islamin për “historinë” tonë. E ke shumë gabim i nderuar, nuk të takon të shprehesh ashtu, sidomos kur dihet se je një prijës fetarë, dhe mban emrin e të ndjerit Simon Filipaj, i cili kontriboj shumë për harmoninë fetare si dhe ka qenë shembull si prijës, por të dalësh ti e të lëndosh ndjenjat e bashkombasvëve të tu musliman, kjo nuk të falet. Kjo nuk i shërben harmonisë fetare e as çështjes kombtare gjë që jemi shembull në botë për këtë harmoni.
- I nderuari Simonë, Popolli ynë doli dje në Shas, për ta mbrojtur vendin e tyre nga provokimet e prijësave serb, (që po vijnë për çdo vitë në tokat tona) dhe së paku ju është dashur të shpreheni përkrahje morale, edhe pse askush nga ju nuk e ngritet zërin ndaj kësaj dukurie dhe këti veprimi të priftit ortodoks serb i cili erdh për të na provukuar e për të na thënë se kjo është tokë serbe në tokat tona ilire. Ku ishit JU mbasi Kishat i keni aty, pse nuk dolët për ta mbrojtur qoftë të pakten me një reagim, por heshtet. PSE-në e dini ju vetë.
- Edhe pse në shkrim e cekët, që “nuk ka popullatë të krishter katolike në Shas që tju dal zot kishave”, por dolën Ana Malsit dhe të tjerë pa dallim feje, por me shumicë islame, duke e mbrojtur trullin tonë ilirë, të jeni falënderues të pakten!! E mbrojtën kishën e Shën Gjonit si tempull të vetin. Pra, kur u rrezikua kisha, ata u ndien të provokuar në menyrë kombetare.
- Gjithashtu i lëndove Anamalsit duke i thënë se me gurët e Kishave keni ndërtuar shtëpitë e juaja. Nuk ju takon Simon djali të flasësh kështu, sepse kjo nuk i ka hije një prijësi fetarë.
- Ju në postimin e juaj, u “mërzitët” dhe na quajtët “naiva” ku X personi i tha Amfilohijes që jam “shqiptar muslimanë”, pse çka ka të keqe këtu, pse duhet fshehur identiteti fetarë. Si u deshtë të shprehemi sipas teje ?? Nëse je kombtarë dhe atdhetarë i sinqertë do të jesh edhe fetarë i devotshëm, por edhe e kundërta.
Përmbaju i nderuar Dokumentit të Vatikanit, i vitit 1970 “Orientimi për dia¬log në mes të të krishterëve dhe muslimanëve”, i lëshuar pas Koncilit të Dytë të Vatikanit, dëshmoi ndryshimin the¬lbësor të opinionit për muslimanët. Ky dokument, në for¬më të rezolutës, e mori përgjegjësinë e pranimit të padre¬jtësisë që i është bërë islamit në të kaluarën, duke dhënë një mesazh të qartë; “Të lirohemi nga paragjykimet ndaj islamit”.
- Në postimin e juaj, deklaruat se aty ku shkelte kalifati (Sulltani) ajo Kishë u bënte Xhami. Kjo sësht aspak e vërtetë, pse po e mashtron lexuesin. E dini fort mirë historinë islame, ku mbi të gjitha vetë Profesori Robert Matran thotë: “drejtuesit osman nuk kanë pasur vullnet për asimilimin e popullsive të poshtuara, nuk kryen as osmanizimin dhe as islamizimin të detyruar; përndryshe, si do të mund të shpjegonim ruajtjen e gjuhëve greke, bullgare, serbe apo të gjuhëve të tjera dhe feve të tjera…”. Poashtu dr. Çiro Truhelka i cili ka thënë se: “Është mendim i gabuar se Islamizmi është përhapur me dhunë. Egzistojnë argumente të shumta, të cilat e hedhin poshtë këtë. Unë mund të përmend vetëm një dhe ai është se shekulli i 19-të nuk do të gjente asnjë të krishterë dhe asnjë kishë e manastirë në Ballkan, sikur Islamizmi të përhapej me dhunë shtetërore”.
- Mos harro i nderuar, se Islami nuk ka ardh vetëm me “pushtimin otoman” siç e quani ju, por islamin si fe në vendin tonë e ke pasur edhe para ardhjes tyre. Të dhënat dëshmojnë se gjurmët e Islamit në Ballkan dhe në trojet shqiptare janë shumë më të hershme para shekullit XIV. Të shkruhet për praninë e Islamit në ballkan dhe në trevat shqiptare kërkon një studim dhe hulumtim të madh. Të shumta janë faktet që dëshmojnë për praninë e Islamit, kontaktet arabo-islame me Ballkanin, dhe në vend që të zbulohen nga holumtuesit tanë, janë meritë e të huajve, por ne në këtë shkrim të shkurtër është problem të ceken. Por po ta ceki një, hulumtuesi perëndimor G.B. Pellegrini i cili thotë se “shumë gjuhë në Mesdhe edhe sot në glosarin e vet kanë shumë fjalë arabe, që gjithsesi nuk I kanë përhapur e sjellur vetëm turqit në Evropë, por ato janë rrezulltat I kontakteve më të hershme të Evropës me arabët”.
Sipas “Enciklopedija Jugoslavije, Zagreb, MCMLIX, fq. 182; Pomorska enciklopedija, Zagreb, MCMLIV, fq. 182” thotë: “Arabët, përkatësisht kulturën arabo-islame e kemi të pranishme në Adriatik dhe viset bregdetare qysh ne shekullin VIII, e që me ndërprerje të shkurtra do ta hasim deri në fillim të shekullit XI, apo në vitin 1023, kur nga Sicilia ndërmorën sulmin e fundit në bregun lindor të Adriatikut. Nga këto kontakte tregtare, ushtarake, diplomatike, shkencore e religjioze prej tre shekujsh, e intensive rreth një shekulli e gjysëm, kemi ndikime të mëdha reciproke, e sidomos të atyre arabo-islame mbi ato ballkanike, pra edhe iliro-shqiptare, si kulturë më e avancuar e cilësore”.
- Zotni Simon, mirë e ka thënë i ndjeri prof.Dr. Muhamet Pirraku se: “Islami nuk ishte fe turke, e as fe e poshtuesit, por ishte sa fe e turqve aq edhe e shqiptarëve dhe të tjerëve dhe turqit në Bashkësinë muslimane osmane paraqisnin vetëm pakicën sunduese”.
Apeloj tek popullata në përgjithësi e muslimanët në veçanti që të tregohen maksimalisht të matur dhe të kujdesshëm ndaj këtyre provokimeve, por të ruajmë bashkëjetesën dhe tolerancën ndërfetare që kemi pas me shekuj dhe e kemi ende. Duke iu shmangur çdo lloj provokimi dhe gënjeshtre.
Palëve kundërshtare ju citoj një nga citatet biblike ku thotë: “Athua u bëra armiku i juaj, duke ju thënë të vërtetën?” (Galatasve 4: 16)
Senad ef. Maku
10.07.2018