Sipas tij: Jezusi; Nje profet i Islamit
nga Muhammad `Ata ur-Rahim
Ungjilli i Barnabait eshte i vetmi ungjill i njohur qe ka arritur ne ditet tona, i cili eshte shkruar nga nje dishepull i Jezusit (s), nga nje neri i cili me te vertet shpenzoi pjesen me te madhe te jetes se tij nen shoqerine e Jezusit (s) gjate tre vjeteve te misionit te tij. Ne kete menyre, ndryshe nga autoret e tjere te kater ungjijve te pranuar, ai kishte nje eksperience njohurie te drejtperdrejte nga mesimet e Jesusit (s). Nuk dihet se ne cfare kohe u shkrua e gjithe ajo qe ai kujtonte nga Jezusi dhe mesimet e tij, ose nese ngjarjet dhe diskutimet ishin regjistruar gjate kohes kur ndodhnin, apo mbase u shkruajt pak mbasi Jezusi (s) pati lene token, duke patur friken se neqoftese do te behej ndryshe disa nga mesimet e tij mund te ndryshonin dhe humbisnin. Ka mundesi qe ai nuk pati shkruar asgje deri ne kohen kur u kthye nga Qiproja me Gjon Markun. Keta e bene kete udhetim pak kohe mbasi Jezusi (s) u largua nga toka, pasi u ndane nga shoqeria e Pavlit te Tarsus, i cili pati refuzuar te bente udhetime te tjera me Barnabane ne te cilat merrte pjese edhe Marku. Por megjithe pasigurine e kohes se shkrimit, dhe megjithese edhe ai si te gjithe kater Ungjijte e pranuar ka patur shtremberime gjate perkthimeve ne fund te fundit, eshte nje deshmimtar realist i jetes se Jezusit.
Ungjilli i Barnabase u deklarua si nje Ungjill Kanonik ne kishat e Aleksandrise deri ne vitin 325 e.s. Dihet fakti se ai pati qarkulluar gjate dy shekujve te pare pas lindjes se Jezusit (s) nga shkrimet e Iraneusit (130-200 e.s), i cili shkroi per Bashkesine e Shenjte. Ai gjithashtu kundershtoi Pavlin te cilin e akuzoi me pergjegjesine per asimilimin e besimit pagan romak dhe filozofise Platonike ne mesimet origjinale te Jezusit (s). Ai vazhdimisht sillte fraza nga Ungjilli i Barnabait per te mbeshtetur pikepamjet e tij.
Me 325 e.s, u mbajt i famshmi Keshill i Niceas. Doktrina e Trinitetit u deklarua si doktrina zyrtare e Kishes Pavlike, dhe nje nga rrjedhat e ketij vendimi ishte se nga rreth tre qind Ungjij qe ishin ne qarkullim ne ate kohe, kater u zgjodhen si Ungjijte zyrtare te Kishes. Ungjijte e tjere, perfshi ketu edhe ate te Barnabait u dha urdher qe te shkateroheshin teresisht. Gjithashtu u vendos qe te gjithe Ungjijte e shkruar ne hebraisht te shkateroheshin. Kushdo qe do te gjendej se mbante ndonje kopje te paautorizuar te Ungjillit do te denohej me vdekje. Kjo ishte perpjekja e pare e organizuar per te eliminuar te gjitha ato mesime origjinale te Jezusit te ruajtura nga njerezit dhe librat, te cilat binin ne kontradikte me doktrinen e Trinitetit. Ne rastin e Ungjillit te Barnabait, keto rregulla nuk paten sukses te plote, keshtu qe ai ende permended edhe ne ditet e sotme.
Papa Damasus (304-384 e.s.) i cili u be Pape me 366 e.s pati leshuar nje vendim sipas te cilit Ungjilli i Barnabait nuk duhej te lexohej. Ky vendim suportohej nga Gelasusi, Bishop i Caesarias, i cili vdiq me 395 e.s. Ungjilli u perfshi ne listen e tij te librave Apokrife. Apokrife (Apocrypha) do te thote “i fshehur nga njerezit”. Keshtu qe ne kete kohe, Ungjilli nuk ishte me ne perdorim te pergjithshem, por ende perdorej si reference nga udheheqesit e Kishes. Ne te vertete, eshte fakt i njohur se Papa siguroi nje kopje te Ungjillit te Barnabait me 383 e.s. dhe e mbajti ate ne biblioteken e tij private.
Po ashtu pati edhe nje numer te madh vendimesh te tjera te cilat i referoheshin Ungjillit. Ai u ndalua me vendim te Kishave Perendimore me 382 e.s , dhe nga Papa Innocent me 465 e.s. Ne dekretin Glasian me 496 e.s Evangelium Barnabe (emri origjinal i ungjillit) perfshihet ne listen e librave te ndaluar. Ky dekret u rimbeshtet nga Hormisidas, i cili ishte Pape nga 514 e.s deri me 523 e.s. [rreth pesedhjete vjet para lindjes se Profetit Muhamed (s)]. Te gjitha keto vendime permenden ne katalogun e doreshkrimeve greke ne biblioteken e Kancelarit Seguier (1558 – 1672), i pergatitur nga B. De Montfaucon (1655-1741).
Barnabai po ashtu permended edhe ne Stikometrine e Nicephorusit si me poshte:
Numri Serial. 3, Ungjilli i Barnabait…. Reshtat 1,300
Dhe perseri ne listen e Gjashtedhjete Librave si me poshte:
Numri Serial. 17. Udhetime dhe mesime nga Apostujt.
Numri Serial. 18. Ungjilli i Barnabait.
Numri Serial. 24. Ungjilli sipas Barnabait.
Kjo liste e famshme njihej edhe me emrin indeksi, dhe kristianet nuk duhej te lexonin asnje nga librat e permendur sepse do denoheshin rende ne te dyja botat.
Koteleriusi, i cili kategorizoi doreshkrimet ne biblioteken e mbretit francez, e renditi Ungjillin e Barnabait ne Indeksin e Skripturave te cilin e pregatiti me 1789. Ungjilli gjithashtu permended edhe ne doreshkrimin 206“` te Koleksionit Barok ne Biblioteken Bodleian te Oksfordid. [1] Gjithashtu ekziston edhe nje fragment i shkeputur nga nje version grek i Ungjillit te Barnabait, i cili gjendet ne nje muzeum ne Athine, dhe eshte gjithshka qe ka mbetur nga nje kopje e cila pati qene djegur:
Ne vitin e katert te pushtetit te Pernadorit Zeno me 478 e.s., u zbulua trupi i Barnabait dhe bashke me te edhe nje kopje e Ungjillit te Barnabait, i shkruar nga dora e tij, u gjet ne gjoksin e tij. Kjo permended ne Acta Sanctorum Boland Junii, Tome II, faqet 422-450, publikuar ne Antverp me 1689. Thuhet nga Kisha Katolike Romake se Ungjilli i gjetur ne varrin e Barnabait ishte ai i Mateut, por megjithate asnje hap nuk eshte ndermarre per te nxjerre ne qarkullim kete kopje. Te gjitha materialet e bibliotekes njezet e pese milje te gjate te Vatikanit, ende mbeten ne erresire.
Doreshkrimi nga i cili u be perkthimi anglisht i Ungjillit te Barnabait, pati qene fillimisht libri i pape Sekstusit (1589-1590). Ai kishte nje shok, nje monk te quajtur Fra Marino, i cili u be shume i interesuar mbas Ungjillit te Barnabait mbasi lexoi shkrimet e Iraneusit, i cili sillte shume shembuj nga ky Ungjill. Nje dite ai shkoi te vizitonte Papen. Mbasi hengren dreke se bashku, Papa ra te flinte. Fra Marinoja filloi te kerkonte midis Librave te Papes dhe zbuloi doreshkrimin italisht te Ungjillit te Barnabait. Mbasi e fsheu ate ne mengen e rrobes se tij, ai u largua dhe e nxorri ate kopje jashte Vatikanit. Ky doreshkrim me vone kaloi neper duar te ndryshme derisa arriti tek “nje person me emer dhe autoritet” ne Amsterdam, “i cili gjate jetes se tij shpesh thoshte se ky liber kishte nje vlere shume te madhe.” Mbas vdekjes se tij, Ungjilli kaloi ne pronesine e J.E.Kramerit, nje Keshilltar i Mbretit te Prusise. Me 1713, Krameri ia tregoi kete doreshkrim njohesit te famshem te librave , Princit Eugjen te Savojes. Me 1738, se bashku me biblioteken e Princit, doreshkrimi arriti ne Hofbibliothek ne Viene, ku qendron edhe sot.
Tolandi, nje historian i famshem i Kishes se hershme, e pati lexuar kete doreshkrim, dhe i referohet atij ne Veprat e Ndryshme e cila u publikua me 1747. Ai thote per Ungjillin: “Ky eshte shkruar ne stilin e skripturave pike per pike,” dhe vazhdon:
Historia e Jezusit eshte treguar shume ndryshe nga Ungjijte e pranuar, por eshte shume me i plote…dhe vecanerisht ky Ungjill…eshte i gjate pothuajse sa shume nga tanet. Dikush mund edhe te kete ndonje paragjykim ne favor te tij; sepse te gjitha gjerat dihen mire kur sapo kane ndodhur, dhe gjithshka zbehet dhe ndryshon sa me shume largohet nga origjinali.[3]
Publiciteti qe iu be ketij doreshkrimi nga Tolandi e beri thuajse te pamundur qe ai te kishte te njejtin fat me nje doreshkrim tjeter te Ungjillit ne Spanjisht i cili ekzistonte gjithashtu. Ky doreshkrim iu dha nje biblioteke te nje kolegji ne Angli pothuajse ne te njejten kohe kur doreshkrimi italian iu dha Homibibliotekes. Ai nuk qendroi gjate ne Angli pasi u zhduk mistershem pas disa kohesh.
Doreshkrimi italian u perkthye ne anglisht nga Kanon dhe Mrs.Ragg, dhe u printua dhe botua nga Shtypi Universitar i Oksfordit me 1907. Pothuajse te gjitha kopjet e ketij perkthimi u zhduken menjehere dhe mistershem nga tregu. Vetem dy kopje te ketij perkthimi thuhet te kene mbetur, njeri ne Muzeumin Britanik dhe tjetri ne Biblioteken e Kongresit ne Uashington. Nje kopje ne mikro film e librit ne Biblioteken e Kongreseve u perdor per te nxjerre nje edicion te ri te perkthimit anglisht i cili u botua ne Pakistan. Nje kopje e ketij edicioni u perdor me qellimin e ribotimit te nje versioni te ndryshuar te Ungjillit te Barnabait.
Tani eshte nje fakt i pranuar prej kohesh se te tre Ungjijte e hershem te pranuar, qe njihen si Ungjijte Sinoptike, paten qene kopjuar nga nje ungjill me i hershem i panjohur te cilit kerkuesit e sotem i referohen si “Q”. Atehere shtrohet pyetja: mos valle eshte Ungjilli i Barnabait, ky Ungjill qe eshte perdorur? E rendesishme eshte te thuhet se Gjon Marku, Ungjilli i te cilit eshte me i hershmi nga te kater Ungjijte e pranuar, ishte i biri i te motres se Barnabait. Ai nuk e takoi Jezusin (s) qofte edhe nje here. Keshtu qe, cdo gje qe ai tregon per jeten e Jezusit dhe mesimet e tij duhet t`i jene treguar atij nga te tjere. Po ashtu dihet nga Librat e Dhiates se Re se ai shoqeroi Pavlin dhe Barnabain ne shume prej udhetimeve te tyre misionare deri ne momentin kur filloi mes tyre nje konflikt i mprehte si rezultat i te cilit, Barnabai dhe Marku shkuan ne Qipro se bashku. Po ashtu nuk ka vend ideja se Marku u mbeshtet tek Pavli per te marre informacion sepse edhe ai nuk e pati takuar asnjehere Jezusin. I vetmi konkluzion i arsyeshem duket se eshte perseritja e asaj cfare daja i tij, Barnabai, i pati treguar per Jezusin. Thuhet nga disa se ai pati qene edhe interpretuesi i Pjetrit dhe shkroi ato qe pati mesuar prej tij. Kjo mund te jete e sakte sepse Marku pa dyshim qe duhet te kete patur kontakte me apostuj te tjere gjate kohes qe nuk udhetonte me Barnabane dhe Pavlin. Sidoqofte, Goodspeed na ben te qarte me kerkimet e tij se cdo gje qe ai mund te kete mesuar nga Pjetri asnjehere nuk mund te ishte me kaq detaje:
“Ai pati qene nje interpretues i Pjetrit dhe shkruajti me saktesi, megjithese jo ne radhen e duhur, gjithshka qe ai kujtonte nga ato qe u thane dhe u bene nga Lordi (Jezusi). Sepse ai as nuk e degjoi me veshet e tij Lordin, as nuk e ndoqi, por me mbrapa, sic e permenda me siper, ndoqi Pjetrin i cili i adaptoi keshillat e tij sipas nevojave te degjuesve, por nuk kishte nje menyre te sakte per te dhene nje histori te lidhur te profecise se Zotit.”
Luka, i cili gjithashtu shkroi Aktet e Apostujve, asnjehere nuk e takoi Jezusin. Ai ishte mjeku personal i Pavlit. Mateu, i cili gjithashtu asnjehere nuk e takoi Jezusin, ishte nje taksambledhes. Ekziston mendimi se Ungjilli i Markut mund te kete qene Ungjilli “Q” dhe se Mateu dhe Luka perdoren kete Ungjill kur shkruajten te tyret. Sidoqofte, ata permendin detaje te cilat nuk permenden nga Marku, gje e cila sugjeron se Ungjilli i Markut nuk ka qene burimi i vetem i informacionit per ta. Disa mendojne se kjo nuk eshte shume e rendesishme, perderisa dihet se Ungjilli i Markut qe shkruar ne hebraisht, u perkthye me vone ne greqisht, dhe u riperkthye perseri ne latinisht. Te gjitha versionet e hershme te Ungjillit te Markut ne hebraisht apo greqisht jane shkaterruar, keshtu qe njerezit nuk mund te kene nje ide te qarte se sa ky Ungjill duhet te jete ndryshuar gjate ketyre kalimeve nga nje gjuhe ne tjetren.
Gjithashtu eshte interesant fakti se ka patur perpjekje, per tu rikthyer ne burimin origjinal duke bere nje sinteze te Ungjijve ekzistues, per shkak se kontradiktat midis tyre, shume here kane qene veshtiresi per Kishen. Titiani u mundua qe te bente kete sinteze te kater Ungjijve te pranuar, te cilet ishin deklaruar nga Kisha Pavlike si Shkrimet e tyre zyrtare ne shekullin e dyte e.s. ne kete Ungjill, Titiani perdori 96% e Ungjillit te Gjonit, 75% te Ungjillit te Mateut, 66% te Ungjillit te Lukes dhe 50% nga Ungjilli i Markut. Pjesen tjeter ai e hodhi poshte. Eshte shume interesant fakti se ai pati besim shume te vogel tek Ungjilli me i hershem dhe u mbeshtet shume ne Ungjillin e shkruar ne fund. Ne kete menyre Ungjilli i tij i sintetizuar nuk pati sukses.
Keshtu qe eshte i diskutueshem fakti se Ungjilli i Markut mund te konsiderohet si burimi i perbashket i te tre Ungjijve Sinoptike, ndersa shihet qarte se te gjitha ngjarjet e permendura ne keta tre Ungjij permblidhen brenda Ungjillit te Barnabait.
Edhe nese keta tre njerez, me nje te shkuar shume te ndryshme nga njeri tjetri, e huazuan njohurine e tyre nga i njejti burim apo jo, per Barnabain urdhri eshte:
Neqofte se ai vjen tek ty, pranoje.(Letra e Kolossianeve 4:10)
www.geocities.com/alcislam