ISA I BIRI I MERJEMES

ISA I BIRI I MERJEMES

Naxhi Ibrahimi

Merjemja ishte e bija e Imranit dhe e Hënës. Imrani dhe Hëna jetuan kohë të gjatë në martesë, duke mos pasur fëmijë. Një mëngjes nëna e Merjemes, Hëna kishte dalur para shtëpisë dhe e shikonte një zog se si i ushqente me sqep të vegjlit e saj dhe pastaj i vendeste nën krahë, duke i mbrojtur nga të ftohtët. Hëna në shpirt e ndiente dëshirën për të lindur, andaj i drejtohet Zotëriut të Lartmadhëruar me fjalët që pasojnë:

“Zoti im, ma dhuro një fëmijë, jo për atë që më duhet ndihma e tij në këtë botë, por që të jam në shërbimin Tënd, Zoti im, dhe ta shijoj dashurinë prindore.”

All-llahu i dashur pranoi lutjen e saj. Duke e ndier se është ma barrë i drejtohet All-llahut xh.sh.:

“Kur gruaja e Imranit pat thënë: Zoti im, Unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vërtet Ti je Ai që dëgjon e di. (Ali Imran; 35)

Me shpresë se do t`i lind djalë, ajo pikërisht me këto fjalë iu zotua All-llahut të Madhërishëm, që në shenjë falënderimi do t`ia falë Atij, që tërë jetën do t`ia kushtojë robërimit dhe të shërbejë në tempullin e Tij.

Imrani dhe Hëna ishin mjaft të gëzuar që në atë moshë të shtyrë do të kenë fëmijë, duke mos e parandier se Merjemja do të paraqitet në këtë botë si bonjake. Ndërkaq, para lindjes së saj i vdes babai Imrani. Hëna vuajti një kohë të gjatë për burrin e saj dhe frikësohej për ardhmërinë e fëmijës që ende nuk kishte dalur në këtë botë.

Kur erdhi koha e lindjes, Hëna lind vajzë, edhe pse kishte pritur djalë, të cilin do ta jepte në tempullin e shenjtë në shërbim të All-llahut xh.sh. i cili do ta falënderonte Atë për begatitë e tij.

Deri atëherë nuk ishte traditë që fëmija femër të shërbente në tempullin e shenjtë, prandaj Hëna i drejtohet Zotit të saj:

E kur ajo lindi tha: “Zoti im, unë e linda femër.Po All-llahu e di më së miri atë që ajo e lindi. E mashkulli nuk është si femra. Dhe unë e emërtova atë Merjeme, e atë dhe pasardhësit e saj po t`i le ty në mbrojtje prej djallit të mallkuar.” (Ali Imran, 36)

Pasi që i kalon pak mërzia, vajzën e emërton Merjeme, që në hebreishte do të thotë e dhuruar. Edhe pse deri atëherë nuk ishte traditë që femra të shërbejë në tempullin e shenjtë. I lartmadhëruari (All-llahu xh.sh.) e plotësoi duan e saj, dhe bëri që Merjemja të bëhet ndër më të prirat e grave të botës, nënë e besimtarëve, për të cilën pikërisht po flasim.

Familja e Merjemes ishte më e ngritura në fisin beni Israil. ishte kjo arsye rreth vrapimit se kush do të kujdesej për edukimin e saj.

Zekerija a.s. gruaja e të cilit ishte tezja e Merjemes vendos për ta marrë në mbrojtje duke thënë: “Unë do të kujdesem për të, e kam farefis, sepse gruan time e ka teze, dhe jam i dërguar për këtë popull, prandaj për këtë kam përparësi ndaj të gjithëve.”

Ndërkaq, shejhët dhe ulematë, duke mos dashur që të heqin dorë lehtë nga ai nder, ashtu që edhe ata të jenë ndër të parët që do të kujdeseshin për të, propozuan që me anë të shortit të vendosin për zgjedhjen e kujdestarit të saj. Atij që do t`i takoj shorti, do të ketë nderin e kujdestarisë.

Kështu me short kujdesi rreth saj i takoi Zekerias, ai thotë:

“All-llahu gjykoi në anën time që unë të kujdesem për të.”

Zekerija në xhami caktoi një dhomë të posaēme, në të cilën banonte merjemja. Vendin e saj e lëshonte vetëm kur falte namaz ose bënte dhikër.

Zekerija e vizitonte Merjemen kohë pas kohe. Sa herë që e vizitonte para saj gjente ushqime të ndryshme. Në periudhën e dimrit para saj gjendeshin ushqime që mund të gjendeshin vetëm verës. Ndërkaq, vinte vera, rreth saj mund të shihje ushqime të cilat gjendeshin vetëm dimrit.

Kur Zekerija e pyeste prej nga gjithë ai ushqim, ajo përgjigjej:

“…Ai është nga All-llahu, se All-llahu atë që do, pa masë e furnizon. (Ali Imran; 37)

Lindja e Isait a.s.
Merjemja kalonte ditë të tëra në dhomën e saj, e mbyllur, në vetmi duke i bërë ibadet All-llahut xh.sh. Një ditë All-llahu xh.sh. ia dërgon Melekun që i kumton:

“Përkujto kur engjëjt i thanë: “O Merjeme, All-llahu të dalloj ty (me besim e karakter), të pastroj (nga shpifjet ebreje) dhe të lartësoj mbi gratë e botës. O Merjeme vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen.” (Ali Imran; 42-43).

Merjemja e frikësuar përgatitet për të ikur dhe kërkon dhe kërkon mbrojtje nga All-llahu xh.sh., duke e konsideruar melekun gabimtar, ndërsa ajo ishte besimtare dhe pa gabime.

Melekët e qetësojnë e pastaj ia shpallin lajmin e gëzuar:

“O Merjeme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit) emri i të cilit është Mesih, Isa, bir i Merjemes, i famshëm në dunja e ahiret dhe nga të afërmit ( e Zotit), e që duke qenë në djep (foshnje) u flet njerëzve, e edhe si i rritur e që është nga të përsosurit. Ai (All-llahu) ia mëson atij librin (besimin), urtësinë, Tevratin dhe Inxhilin”. (Ali Imran; 45, 46,48).

All-llahu i Madhëruar një ditë ia dërgon asaj melekun:

“E, përmendju në këtë libër (tregimin për) Merjemen kur ajo u largua nga familja e saj në një vend në lindje. Ajo vuri një perde ndaj tyre, e ne ia dërguam saj Xhibrilin, e Ai iu paraqit në formën e përsosur të mashkullit. Ajo tha: “Unë i mbështetem të Gjithmëshirshmit prej teje, nëse je që i frikësohesh Atij (pra më lë të lirë). “Ai (Xhibrili) tha: “Unë jam vetëm i dërguar (melek) i Zotit tënd për të dhuruar ty një djalë të pastër (pejgamber)”. Ajo tha: “Si do të kem unë djalë, kur mua nuk më është afruar njeri ( nuk jam e martuar), e as që kam qenë e pamoralshme”. Ai (Xhibrili) tha: “Ja, kështu ka thënë Zoti yt; ajo për mua është lehtë, e për ta bërë atë (djalin e krijuar pa babë) argument për njerëzit e edhe mëshirë nga ana e Jonë. Kjo është ēështje e kryer.” (Merjem; 16-21).

Pas kësaj meleku zhduket. Merjemja mendonte për fjalët që i kishte dëgjuar. E pyeste veten: Ē`do të thoshte për të populli, të jetë me barrë dhe të lind pa pasur burrë. Sa herë që mendonte për fëmijën shtrëngohej në shpirt. E vetmja gjë që dëshironte, në ato ēaste, ishte të tërhiqej në vetmi, në mënyrë që t`i shmangej kontaktit me kënddoqoftë.

Kalonin ditët dhe muajt, kurse shqetësimi e kaplonte gjithnjë e më tepër. Nuk kishte dëshirë për jetë, as për ushqim e pije. E shtytur nga shqetësimi shpirtëror, vendos për ta lëshuar dhomën e saj dhe të shpërngulet në qytezën Nasire (Nezaret).

“Ajo e barti atë (Isain), andaj (me të në bark) u izolua në një vend të largët.” (Merjem; 22).

U vendos në një shtëpi fshati pa konfor. Atje jetonte në vetmi, e fshehur nga njerëzit, duke mbuluar shenjat e shtatzënësisë.

Kërkonte përgjigje me të cilën do të arsyetohej te bashkaatdhetarët e saj. Ishte e sigurt se nuk është mëkatare, e as që e mban gabimin e shtatzënësisë. Më në fund, mbështetet në Gjykatën Hyjnore, duke pritur urdhërin e All-llahut.

“E dhembjet (e lindjes) e detyruan të mbështetet për një trup të hurmës. Ajo tha: “Ah sa mirë do të ishte për mua sikur të kisha vdekur para kësaj dhe të isha e harruar që moti.” E nga poshtë këtë e thërret (Xhibrili): “Mos u brengos, Zoti yt bëri pranë teje një përrockë (uji). E ti shkunde trupin e hurmës se do të bijnë hurma të freskëta.” (Merjem; 23-25).
Me gjithë dhembjet e lindjes që i ndjente, asaj nuk i largohej nga mendja fakti se si do të reflektohet kjo ngjarje kur të kthehet në fshat dhe si do të mbrohet nga kritikat.

All-llahu xh.sh. ia dërgon lajmëtarin që e këshillon:

“Ti pra, ha dhe pi e qetësohu, dhe nëse sheh ndonjë prej njerëzve thuaj: Unë kam vendosur heshtje për hir të Gjithmëshirshmit, andaj asnjë njeriu sot nuk i flas.” (Merjem; 26).

Pas këtyre fjalëve Merjemja u qetësua. Vendosi për t`u kthyer në fshat. Në hyrje të fshatit e rrethuan vendësit nga të gjitha anët për ta parë duke iu drejtuar me fjalë, por ajo vetëm heshtte.

“Dhe duke e bartur ngryk shkoi te të afërmit e saj. Ata i thanë: “O Merjeme, ke bërë një vepër shumë të keqe. O motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur, e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme.” (Merjem; 27-28).

Kur ia përmendi prejardhjen e familjes nga Haruni a.s. e tutje, jep shenjë vetëm me gisht, duke i drejtuar kah fëmija, që t`i drejtohen atij.

“Atëherë ajo u dha shenjë kah ai (Isai).” (Merjem; 29).

Me përbuzje , ēuditërisht pyesin:

Ata thanë: “Si t`i flasim atij që është foshnje në djep?” (Merjem; 29).

Atëherë All-llahu xh.sh. i jep mundësi dhe forcë Isait për të folur me zë të qartë dhe fjalë bindëse, thotë:

“Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) Librin dhe më ka bërë Pejgamber. Më ka bërë dobiprurës, kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jam gjallë. Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë, as të padëgjueshëm. Selami (shpëtimi prej All-llahut) është me mua ditën kur u linda, ditën kur të vdes dhe ditën kur të dal (prej varrit) i gjallë. Kjo është (fjalë), e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime. Nuk i takon (nuk ka nevojë) All-llahu të ketë ndonjë fëmijë, i pastër është Ai vetëm i thotë atij “Bëhu”. “Ai menjëherë bëhet”. (Merjem; 30-35).

Nuk kishte nevojë për kurrfarë dëshmie tjetër për ta hequr dyshimin nga Merjemja. Kur`ani konstaton:

“Kjo është (fjalë) e vërtetë, rreth Isait, birit të Merjemes në të cilin ata shkaktojnë dyshime”. (Merjem; 34).

Këto ishin dëshmi dhe mu`xhize me të cilat i Lartmadhëruari i thyen shpifjet që Jevrejt nga jodituria ia drejtonin Merjemes. Forca që bën të mundur për të folur fëmija në djep, ishte mbështetja më e fuqishme për atë dhe nënën e tij. Ajo i lë Jevrenjtë të paditur dhe të nemitur dhe njëkohësisht ruan nderin e nënës Merjeme.

Për një kohë të shkurtër në fshat përhapet lajmi për fëmijën dhe mirësjelljen e të gjithë atyre që kanë dyshuar në ndershmërinë dhe dinjitetin e Merjemes. Vendasit e ndërruan mendimin e tyre të keq dhe u bindën që Merjemja është e pagabueshme, duke e kuptuar se ky fëmijë nuk është si fëmijët e tjerë, por që ai do të bëhet njeri me respekt të denjë dhe orator pa mundësi që ndonjëri t`ia kalojë. Ata vendas që nuk ishin të pranishëm, atëherë kur Isai fliste që nga djepi, nuk e largonin dyshimin nga Merjemja, sepse nuk ishin të vetëdijshëm për gjithëfuqinë e Zotit. Nuk e pranonin që All-llahu xh.sh. është krijues i Tokës, qiejve, ujit dhe ēdo gjëje tjetër, dhe sa herë që do, Ai mund edhe t`i shkatërrojë. All-llahu xh.sh. është i fuqishëm për ta krijuar njeriun dhe ēdo gjë tjetër, me një fjalë të tij: KUN – bëhu. FE JEKUN – dhe ajo bëhet.

Përkundër kësaj, Merjemja mbetet në fshat, duke u kujdesur për fëmijën e saj dhe duke bërë përpjekje për ta edukuar brenda mundësive, sepse ekzistencën e kishte të garantuar nga All-llahu xh.sh. përderisa të mos e kryej detyrën për të cilën është dërguar.

Pejgamberia e Isait a.s.

Isai a.s. është rritur si shumica e fëmijëve të tjerë. Që në rininë e tij i lajmërohen disa shenja të dhuratës së Zotit – pejgamberia. Lozte sikurse edhe fëmijët e tjerë. Përveē vetive të një djaloshi si në lojë, ashtu edhe jashtë saj, i paraqiten disa dukuri që nuk mund t`i kuptonin shokët e tij. Isai a.s. nisi të shkojë te mësuesi i fshatit, ashtu si edhe të gjithë fëmijët e tjerë, por ai shumë më shpejt dhe më mirë se sa të tjerët i kuptonte dhe i përvetësonte mësimet. Nuk kishte asnjë detyrë të paqartë, kurse disa nga mësimet i dinte që më parë.

Para se t`i mbushte njëzet vjet, me Merjemen shkon në Jerusalem. Atje takohet me shumë njerëz. Merr pjesë në disa debate fetare, por nuk pajtohej as me ata që predikonin, e as me ata që udhëheqnin. Një ditë, në një tubim dijetarësh fillon të debatojë lidhur me fenë, që zgjati kohë të gjatë. Kështu, gjatë tërë kohës së debatit, Isai a.s. nuk shkoi në shtëpi. Merjemja e merakosur për të e kërkoi ēdokund, por nuk mundi ta gjejë. Kur u kthye e pyeti: “Ku ishe?” Ai i përgjigjet: “Kam qenë në një tubim ku kemi diskutuar për shumë ēështje.”

Nga frika se do t`i ndodhë diēka, Merjemja e lëshon Jerusalemin, dhe kthehet përsëri në Nasir. Kur Isai a.s. i mbushi 30 vjet, i vjen meleku Xhebraili, sikurse që i kishte ardhur edhe pejgamberëve të mëparshëm, duke ia sjellur shpalljen nga All-llahu i Lartmadhëruar.

Ka shumë ajete që flasin për pejgamberinë e Isait a.s.

“Këta (për të cilët të rrëfyem) janë të dërguarit, disa prej tyre i dalluam nga të tjerët, prej tyre pati që All-llahu u foli, disa i ngriti në shkallë më të lartë, Isait, birit të Merjemes i dhamë argumente dhe e forcuam me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin). E sikur të donte All-llahu, nuk do të mbyteshin ndërmjet vete ata (populli) që ishte pas tyre, pasi që atyre u patën zbritur argumente, por megjithatë ata u përqanë. E pati prej tyre që besuan dhe pati të tillë që nuk besuan, e sikur të dëshironte All-llahu ata nuk do të mbyteshin, por All-llahu punon ēka dëshiron.” (el-Bekare; 253).

“Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre e dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij i dhamë Ingjilin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë, ndërsa murgësinë ata e shpikën vetë. Ne atë nuk ua bënë obligim atyre, mirëpo edhe pse kishin të vetmin qëllim, të arrijnë kënaqësinë e All-llahut, ata nuk iu përmbajtën asaj si duhet, prandaj atyre që besuan, Ne u dhamë shpërblimin, po shumë prej tyre janë mëkatarë (jobesimtarë). (el-Hadid; 27).

All-llahu i madhëruar në Kur`an thotë se ka dërguar Isain a.s. t`i vërtetojë shpalljet e mëparshme dhe, me dëshirën e urdhërin e All-llahut xh.sh., të ndërrojë diēka. Isai a.s., duke iu drejtuar popullit për misionin e tij thotë:

“Dhe (kam ardhur) që t`ju vërtetojë Tevratin që e keni para duarsh, t`ju lejojë disa gjëra që u ishin ndaluar juve, kam ardhur me argument nga Zoti juaj, pra keni frigë All-llahun dhe më dëgjoni mua”. (Ali Imran; 50).

All-llahu i Madhëruar Isain a.s. e udhëzoi në rrugë të drejtë, si edhe pejgamberët e tjerë, ia dhuroi librin Inxhilin dhe e dalloi nga njerëzit e tjerë.

Isai a.s. i fliste popullit të vet se All-llahu xh.sh. ia dhuroi Librin (Inxhilin) dhe e bëri Pejgamber – nebijj dhe e mëshiroi kudo që ishte. Pas pranimit të Shpalljes Isai a.s. filloi t`i ftojë njerëzit në fenë e vërtetë, duke i ndërruar rregullat e Inxhilit. Qëllimi kryesor i Jevrejve ishte grumbullimi i pasurisë sa më të madhe, duke mos zgjedhur mjete për arritjen e saj. Të varfërit i detyronin në nënshtrueshmëri dhe mirëmbajtjen e vendeve të shenjta (Mesxhidul Aksasë). Derisa në njërën anë ishin të varfërit, anën tjetër qëndronin kryeparët me xhepat e mbushur me arë e argjend.
Një pjesë e Jevrejve në tërësi mohonin Ditën e Gjykimit. Ata përhapnin të pavërteta se nuk ka përgjegjësi para All-llahut xh.sh. e as dënim për vepra të këqia. Një grup tjetër ishte i orientuar vetëm për të mira dhe kënaqësitë e kësaj bote. Thirrja e Isait a.s. në rrugë të drejtë nuk u përgjigjej aspak të pasurve dhe udhëheqësve të tyre, e as parisë fetare të asaj kohe. Ata ndienin rrezik në pozitat e tyre, e që u vinte nga Isai a.s., prandaj vendosin për ta përcjellur kah lëviz, me kënd takohet dhe çka predikon, në mënyrë që t`i kundërshtojnë fjalët e tij dhe të Vërtetën që ia shpalli All-llahu i madhërishëm. Ndërkaq Isai a.s. nuk ishte i frikësuar, përkundrazi ishte konsekuent në misionin e vet. Çdo ditë e thërriste popullin me fjalët:
“Frikohuni All-llahut dhe më pasoni mua”.
Kur ata panë se Isai a.s. ishte i qëndrueshëm në përpjekje për ta kryer misionin e tij, kërkonin nga Ai dëshmi për t`i bindur se është i dërguar i All-llahut.
All-llahu xh.sh. e mbron të zgjedhurin e tij me mu`xhize (fenomene mbinatyrore) të cilat kurrë nuk do të përsëriten dhe as që do t`i dhurohen ndokujt.
Isai a.s. bënte zogj nga balta dhe me lejen e All-llahut ata mund të fluturonin. Po ashtu, All-llahu xh.sh. i dha edhe mu`xhize të tjera dhe atë me lejen e All-llahut xh.sh. arriti që:
– t`i shërojë të zgjebosurit,
– t`i shërojë të verbërit,
– t`i ngjallë të vdekurit,
– e dinte se ç`hanë njerëzit në shtëpi dhe ç`u mbetet nga ushqimi.
Për këto mu`xhize flitet në dy vende në Kur`anin e madhëruar.
“dhe, (dërgohet) i dërguar te bijt e Israilit: “unë kam ardhur nga Zoti juaj me argument, unë nga balta ju bëjë diç si shpendi, i fryej atij dhe ai me lejen e All-llahut bëhet shpend, unë i shëroj të verbërit, të sëmurit në lëkurë, dhe me lejen e All-llahut ngjalli të vdekurit; unë ju tregoj për atë që hani dhe për atë që depononi në shtëpitë tuaja. Vërtetë, ky është fakt për ju nëse jeni besimtarë.” (Ali Imran; 49).

“All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i Merjemes, përkujtoj të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librin e urtësinë me Tev ratin e Inxhilin, kur me lejen Time formova nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhërin Tim u bë shpezë, kur i shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhërin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa Beni Israilët prej teje (që deshën të mbysin) atëherë kur u erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan thanë: “Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë.” (el-Maide; 110).

Krahas mu`xhizeve që i Lartmadhëruari i ndihmoi, si dhe përpjekjeve për t`i udhëzuar bashkatdhetarët e tij në rrugë të drejtë, në rrugën e së Vërtetës, ata prapë mbesin armiq të tij të hapur.
Ata që mbetën në kufër thonin: kjo nuk është asgjë tjetër veçse djallëzim i vërtetë.

Isai a.s. pas të gjithave shkon në Jerusalem në Mesxhidul-Aksa për të marrë pjesë në manifestimet fetare me rastin e kremteve fetare. Atje shfrytëzon rastin për të rënë në kontakt me delegacione të ndryshme të qyteteve dhe fshatrave dhe t`i ftojë në rrugë të drejtë. Në këto tubime përfitoi shumë njerëz. Ky sukses i hidhëroi shumë armiqtë e tij. Kishin menduar se si të çliroheshin nga Isai a.s. . Jo, All-llahu xh.sh. i kishte premtuar Isait a.s. që do ta mbrojë dhe ndihmojë, kurse premtimi i Zotit është i Vërtetë.
Isai a.s. i vizitonte qytetet dhe fshatrat, i thirrte njerëzit që t`i kthehen fesë së All-llahut, duke u mbështetur në rregullat e librit të All-llahut – Inxhilit. Ishte i përgatitutr të durojë ofendime të ndryshme dhe dhunë mbi të. Kudo që shkonte e përcillnin ndihmësit e Havarijjunëve, që ishin nderuar të jenë në shoqërinë e tij.
Isai a.s. nuk kishte familje të fortë që do t`i qëndronte në mbrojtje. Kundërshtarët e tij i flisnin për ato që ia kishte thënë populli Shuajbit a.s. : “Ne nuk të kuptojmë, e as që duam të të kuptojmë. Ne e shohim që ti je pa përkrahje në rrethin tënd.” Prandaj, All-llahu i madhëruar i urdhëroi Havarijjunët që t`i bëjnë shoqëri dhe t`i bëhen mbrojtje.
“Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): “Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim.” E ata thanë: “Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë”. (el-Maide; 111).
Për shkak të përkrahjes që i bënin Isait a.s. shpeshherë kanë përjetuar mundime të ndyrshme. Sprovat në të cilat janë vënë vetëm e forconin fenë e tyre dhe përkushtimin Isait a.s. . Havarijjunët që ta forconin besimin e tyre i thanë Isait a.s. :
“Dhe (përkujto) kur Havarijjunët thanë: “O Isa, bir i Merjemes, a mundet Zoti yt të na zbresë një tryezë nga qielli?” (Isai) Tha: “Kini frikë All-llahun nëse jeni besimtarë.” (Ata) Thanë: “Ne dëshirojmë të hamë nga ajo dhe të na binden (edhe më shumë) zemrat tona dhe të vërtetojmë bindshëm se na e tregove të vërtetën e bëhemi dëshmues të saj.” (el-Maide; 112-113).
Kërkesa e tyre nuk ishte drejtuar për shkak se dyshonin në fenë e All-llahut, por shprehin dëshirën sikurse Ibrahimi a.s. .
Isai a.s. habitet me kërkesën e Havarijjunëve dhe frigohet nga dënimi i All-llahut xh.sh. , andaj Atij i drejtohet:
Isai, bir i Merjemes, tha: “O All-llah, Zoti ynë, zbritna nga qielli një tryezë, që të jetë festë (gëzim) për ne dhe për ata (që vijnë) pas nesh, të jetë argument prej Teje, dhe dhurona se Ti je furnizuesi më i mirë.” (el-Maide; 114).
All-llahu xh.sh e lëshon tryezën me ushqime të llojllojshme për ta përkrahur dhe ndihmuar të dërguarin e tij.
All-llahu tha: “Unë atë ua zbres, e kush prej jush mohon pastaj, Unë atë e dënoj me një dënim që nuk e dënoj asnjë nga njerëzit”. (el-Maide; 115).
Isai a.s. u thotë: “Kjo është tryeza që e keni kërkuar, e të cilën ua ka lëshuar All-llahu i lartmadhëruar. Ushqehuni nga kjo, sepse këtë e keni kërkuar dhe falënderoni All-llahun xh.sh. , që na i shton të mirat.” Havarijjunët hanin nga tryeza, duke e shtuar gjithnjë e më shumë besimin e tyre.

Vdekja e Isait a.s.

Isai a.s. ishte luftëtar i palodhur në realizimin e misionit të tij për të cilin e kishte dërguar All-llahu xh.sh. . Në jetën e Jevrenjëve kishte shumë idolatri. Qëllim jetësor kishin pasurinë, kurse jeta fetare ishte në plan të dytë. Një grup prej tyre në përgjithësi u largua nga rregullat e Tevratit. Isai a.s. bënte çdo gjë për t`i kthyer në rrugë të drejtë. Qëndrimi i tij i paluhatshëm dhe përpjekja për thirrje në fenë e vërtetë u ndesh në rezistencë të Jevrenjëve, ashtu që lindi konflikt i hapur ku Jevrenjtë nuk zgjidhnin mjete për ta pamundësuar çfardo kontakti të Isait a.s. me masën. Shkaku kryesor i kësaj ishte kundërshtimi i fesë së tyre nga Isai dhe rreziku që kanosej për pozitat e tyre. Për ta penguar Isain a.s. në përpjekjet e tij vetëmohuese e përcillnin në çdo hap. Për muxhizet e tij pohonin se ato janë mjeshtri, magji që Ai i realizon në bashkëpunim me ndokend. Më atë rast, janë shërbyer me intriga të ndryshme me qëllim të pengimit ose, në instancë të fundit, luhatjes në misionin e tij.Kur u bindën se asgjë nuk mund ta pengonte, e as ta sprapste nga detyra që ia kishte besuar All-llahu xh.sh. vendosën për ta mbytur. Për ta arritur qëllimin e tyre, e akuzojnë Isain a.s. te mbreti Romak Kajseri, duke pohuar se Isai a.s., përmes fesë që predikon, dëshiron për ta shuar pushtetin e tij. Isait a.s. All-llahu xh.sh. i dhuron mençuri përmes së cilës e zbulon kurthin për likuidimin e tij. Prandaj, largohet nga territori i tyre. I fshehur, në vetmi, kohë pas kohe lajmërohej, por pastaj tretej shpejt. Paria Jevreje mblidhet në Mesxhidul-Aksa për t`u këshilluar për mënyrën e kapjes së Isait a.s. Derisa biseda vazhdonte njëri nga shokët e Isait a.s. u ofron t`u tregojë se ku fshihej ai. Jehuda ishte ai që e tradhëtoi Isain a.s.Të pranishmit e pyesin Jehudën se për çfarë arsye është kundër Isait a.s. Ai u përgjigjet: “Edhe mua më mundon po ajo çka u mundon edhe juve.”

Jehuda e merr përsipër që t`i dërgojë deri te vendi ku Isai a.s. gjendej i fshehur. Pasi që pranuan për t`i përcjellur Jehuda deri në vendin ku ishte i fshehur Isai a.s., shkojnë në fiset e tyre për të mbledhur ushtri. Tubuan ushtri të madhe që udhëhiqej nga Jehuda dhe marshuan për ta rrethuar vendin ku gjendej Isai a.s.

“E ata (jehuditë) i kurdisën një dredhi (mbytjen e Isait), por All-llahu iu kundërvu dredhisë së tyre, All-llahu është asgjësuesi më i fuqishëm kundër atyre që bëjnë dredhi.” (Ali Imran; 54).

Për t`u larguar nga ushtria e armikut Isai a.s. me shokët vendoset në një rrafshlartë me qëllim që, kur të bie terri, ta kalojë atë, duke shpresuar që ashtu do të shpëtojë. Ndërkaq, kundërshtarët e Isait a.s. e shfrytëzojnë natën dhe e rrethojnë atë dhe shokët e tij. Havarijjunët kur e panë se çka do t`u ndodhë ua mbathin këmbëve, duke e lënë pejgamberin e tyre vetëm para armiqve të tij. Por, All-llahu xh.sh. nuk e le në mëshirën dhe pamëshirën e armiqve të tij. Mëshira dhe shpëtimi i All-llahut bën që Isai a.s. të humbaste nga shikimi i tyre. Shikimin e tyre All-llahu xh.sh. e drejton në njërin nga shokët e Isait a.s. (Jehudën) i cili, në çdo pikëpamje, gjasonte në të. Jevrenjtë vërsulen në të dhe e mbysin, e pastaj e gozhdojnë në formë të kryqit. Ishte ky Jehuda që e tradhëton të dërguarin e Zotit dhe i drejton armiqtë mbi të. Jevrenjtë ishin shumë të gëzuar duke menduar se e mbytën Isain a.s. , por Kur`ani e demanton thënien e tyre.

“Madje për shkak të thënies së tyre: “Ne e kemi mbytur Mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata, as nuk e mbytën, as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në ozhda) por atyre u përngjau. Ata që nuk u pajtuan rreth (mbytjes së tij, janë në dilemë për të (për mbytje) e nuk kanë për të kurrfarë dije të saktë, përveç që iluzojnë. E ata me siguri nuk e mbytën atë. Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i plotëfuqishëm, i dijshëm.” (En Nisa; 157-158).

Pas Isait a.s. shokët e tij shpërndahen në të gjitha anët, për të thirrur në fenë e All-llahut. Thirrjen e tyre e pranonin pabesimtarët (robërit) për dashurinë dhe barazinë që predikonin mes njerëzve. Ndërkaq, shumë shpejt u zhyten në pamëshirën e të privilegjuarve për shkak të pranimit të fesë.

Ekzistojnë shumë mendime mbi Isain a.s. . Disa thonë se ka vdekur me dëshirën e All-llahut, derisa të tjerët e kundërshtojnë këtë mendim, duke u mbështetur në ajetin Kur`anor:

“Përkujto, o i dërguar) kur All-llahu tha: “O Isa, Unë po të marrë ty, po të ngris tek Unë, po të shpëtoj prej (sherrit) të atyre që nuk besuan. E ata që të besuan ty, do t`i ngrisë lart mbi ata që nuk besuan deri në ditën e kijametit, pastaj vetëm tek Unë është kthimi juaj, e Unë gjykoj mes jush për atë që nuk jeni pajtuar. (Ali Imran; 55).

“Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes. All-llahu është i plotëfuqishëm, dhe i dijshëm.” (en-Nisa; 158).

Mirëpo fjalët e All-llahut xh.sh.: “… Po ata as nuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau …” e mohuan çdo mendim lidhur me mbytjen apo kryqëzimin e Isait a.s. në kryq. Kur dihet se nuk është mbytur, e as që është gozhduar në kryq atëherë na mbetet të besojmë bindshëm në fjalët e All-llahut xh.sh. : “Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes.” Fjalët “por atyre u përngjau” dëshmojnë se megjithatë dikush ishte mbytur, përkatësisht i gozhduar në kryq dhe ky ai që i përngjau Isait a.s. , ashtu që atyre që e kishin vërejtur këtë, iu kishte dukur se ai kishte qenë Isai.

Çdo musliman duhet të besojë në fjalët e Kur`anit: “Përkundrazi, All-llahu e ngriti atë pranë Vetes”, sepse në ajetin pasues All-llahu i Madhëruar thotë:

“Nuk ka asnjë nga ithtarët e Librit, i cili para vdekjes, nuk do t`i besoj atij (Isait), kurse në ditën e Gjykimit ai do të dëshmojë kundër tyre.” (en-Nisa; 159).

Më shumë se tre dekada Inxhili mbeti i pa shkruar. Kjo periodë bëri që origjinaliteti të harrohet apo të ruhet në mënyrë të shtrembër. U bënë tejkalime të shumta ndërmjet vetë ithtarëve të Inxhilit, për shkak të mosmarrëveshjeve në fe dhe lëshimit të parimeve e mësimeve themelore të tyre, pastaj të adhuruarit e idoleve të ndryshme në çka kanë prirë Arabët. All-llahu i Madhëruar më 571. pas të dërguarit të parafundit Isait a.s. gjinisë njerëzore ia dërgon pejgamberin e premtuar.

“Dhe, kur Isai, bir i Merjemes tha: “O beni Israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed.” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”. (es-Saff; 6).

Isa a.s. ka jetuar 33 vjet. Emri i tij është përmendur 25 herë në Kur`an derisa ka shumë më tepër ajete që kanë të bëjnë me ngjarjet në lidhje me atë dhe familjen e tij.