Përkthyer nga Gj.Arabe Roland V.
Parathënie
Falenderimi i takon vetëm të madhit Allah, Zotit të gjithësisë, i Cili dërgoi vulën e pejgamberëve dëshmues, përgëzues e qortues, dhe thirrës në rrugën e Tij sikurse një pishtar ndriçues… Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi këtë Pejgamber, lajmëtar i fjalës së Allahut mbarë njerëzimit…
Feja ose besimi në Zot – ose më saktë ndjenja e besimit – është prej çështjeve që lindin dhe vijnë në ekzistencë bashkë me njeriun, kjo gjë tashmë është vërtetuar nga shumë studiues të ndryshëm anembanë botës.
Megjithëse këta studiues janë të fushave te ndryshme – duke filluar nga ata që merren drjtpërdrejt me çështje të tilla si teologë të të gjitha besimeve, e duke përfshirë studiues të shkencave shoqërore që janë disi më larg nga të parët – kjo duke krahasuar specialitetet e tyre – e duke mbërritur tek ata studiues që ndoshta është dhe e habitshme marrja e tyre me studime të tilla, që kanë të bëjnë me anën e padukshme ose metafizike, në gjuhën e tyre, dhe shpirtërore, në gjuhën e teologëve dhe disa prej studiuesëve të shkencave socilale…- pa marrë parasysh formën e këtij besimi, ata kanë mbërritur në një rezultat të vetëm …që thotë se ndjenja e besimit lind bashkë me njeriun në mënyrë natyrore(1)…
Me këtë rast mund të theksojmë se profeti Muhamed e ka theksuar këtë shumë më herët… dhe me një gjuhë shumë më të qartë:
“ Cdo fëmijë lind me natyrën dhe karakterin e tij…”(2) kuptimi që ka kjo natyrë apo karakter i njeriut të porsalindur shpjegohet edhe më qartë në versetin Kuranor:
“…Feja e All-llahut në të cilën i krijoi njerëzit, s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga All-llahu, ajo është feja e drejtë por shumica e njerëzve nuk e dinë “(3).
Pra ishte dëshirë e Allahu që Islami të ishte fe – ndjenjë besimi – e njeriut që kur e krijoi atë, dhe e bëri pasardhës në tokë, mbajtës të këtij emaneti mbi shpatullat e tij.
Dhe gjatë gjithë periudhave kohore Zoti se ka lënë njeriun të vetëm në këtë rrugë, dhe as të huaj në këtë univers. Ai dërgoi të zgjedhurit e Tij për të udhëhëqur njerëzimin, I dërgoi ata per t`ia rikujtuar krijesave te Tij atë dëshmi që Ai ua kishte bërë që në zanafillën e jetës dhe ekzistencës shpirtërore.
“ Përkujto kur Zoti Yt nxori nga shpina e bijve të Ademit pasardhësit e tyre dhe i bëri dëshmues të vetes së tyre (duke u thënë): “A nuk jam Zoti juaj?” Ata thanë: “Po, dëshmuam!”. Të mos thoni në ditën e kijametit: “Ne nga ky (dëshmim) ishim të panjohur” “(4).
Kështu që Allahu dërgoi pejgamberët e Tij për të thirrur në rrugë te drejtë dhe për të udhëhequr njerëzimin kur mënjanohej ose largohej nga kjo e vërtetë, e cila ishte thirrja në Islam, besimi dhe ndjenja natyrore e njeriut. Baza e kësaj ndjenje ishte njëhsimi(5) i Allahut si Zot krijues dhe mbikqyrës i gjithçkaje.
Ndër të zgjedhurit që Allahu dërgoi për të kryer këtë mision hyjnor ishte Isai – Mesiu .
Ai i thirri çifutët – jehudët – në besimin e vërtetë, dhe u përkujtoi atyre besën që kishin me Krijuesin e tyre, mirëpo ata i mohuan mirësitë që Allahu ua kishte dhënë. Prej tyre besuan shumë pak, e shumica u orvatën që ta eliminonin me vrasje, sikur kishin bërë dhe me të dërguar të tjerë.
E për aq kohë sa ai qëndroi ata jo vetëm që s`besuan tek ai, e s`iu pëegjigjën thirrjes së tij, por e ndaluan atë dhe kush ishte me të që ta vazhdonte misionin e tij.
Pas mungesës së Isait dhe shpërndarjes së shokëve dhe ithtarëve të tij, shumë prej çifutëve filluan ti ndryshonin mësimet e tij, ndër të cilat besimi në Zot ishte tema më e prekur.
Ata vazhduan në këtë mënyrë derisa Zoti e dërgoi vulën e pejgamberëve, plotësuesin e rrjesës së dëshmitarëve të së vërtetës hyjnore…
Allahu nëpërmjët këtij të dërguari u ktheu të gjithë të zgjedhurve të Tij dinjitetin dhe vendin që meritonin, veçanërisht Musait dhe Isait, dhe nxorri në pah fallcifikimin që çifutët e asaj kohe i kishin bërë besimit dhe legjislacionit që u ishte inspiruar këtyre të dyve…
Ky studim i shkurtër paraqet një kritikë mbi teorine katolike e cila ka të bëjë me hyjnizimin e Isai – Mesisë -, teori e cila vjen në rangun e dyte në besimin katolik në përgjithësi i shprehur në trinitet… pra besimi net re atributet e Hyut… pra Zotit…
Ky studim është bërë në pika caktuara, duke filluar me origjinën e Isait – Mesiut – sipas librave të ungjijve të pranuar nga kisha e sotme, duke përmendur argumentet ungjillore rreth kësaj teme me një spjegim dhe kritikë të shkurtëer, për të kalur tek një paraqitje të shkurtër historike rreth zanafilles se katoliçizmit, pa harruar të përmëndim esencën dhe bazat e besimit katolik, duke filluar nga shekujt e parë deri në kongresin e Nikesë i mbledhur më 325 dhe kongresin e Kostandinit të parë mbajtur më 381… duke paraqitur dhe ndërhyrjen e të pranishmëve – herë herë me dëshirë, e herë të tjera me forcën e pushtetit – në çështje që kanë të bëjnë me besimin katolik… derisa arritën në vendimin se triniteti – besimi katolik i sotëm – do të jetë besimi i të gjithë katolikëvë mbarë botën… vendim që u dekretua me forcën e perandorit të asaj kohe…
Në fund të këtij studimi përmendim dhe qëndrimim e Islamit ndaj këtyre ndërhyrjeve, ndryshimeve dhe fallcifikimeve që ndodhën gjatë këtyre periudhave historike të besimit të reveluar nga Zoti Musait dhe Isait(6)…
• Origjina – gjenealogjia – e Isait – Mesiut – sipas librave të Ungjillit.
Para se të futemi në temën që lidhet me hyjnizimin e Isait – Mesiut – që është dhe baza e besimit katolik, e shohim të nevojshme të përmendim shkurtimisht origjinën e këtij personaliteti që e gjejmë të përmendur në librat e Ungjillit të pranuar tashmë nga kisha.
Këtij personaliteti në librat e Ungjillit i jepen disa atribute ose cilësi, disa prej tyre janë të vërteta dhe reale, e të tjera jepen në mënyrë figurative, që me kalimin e kohës filluan të marrin një ngjyrim drejt të së vërtetës… dhe shumë njerëz menduan se këto cilësi janë vetëm të vërteta… kështu që ata pa menduar origjinalitetin e këtyre fjalëve morën atë kuptim që iu përshtatej atyre dhe e harruan qëllimisht domethënien origjinale të këtyre atributeve.
Dhe çudia më e madhe ndodh atëherë kur lexojmë disa fragmente të librave të Ungjillit që origjinën e këtij personaliteti, që ata mendojnë se është zoti, shpëtimtar dhe çlirues i njerëzimit nga mëkati i parë i trashëguar, dhe është ai që do ti gjykojë njerëzit për veprat e tyre… e gjejmë këtë zot që origjinën e ka nga një njeri si gjithë të tjerët… e kjo në librat e Ungjillit paraqitet në formën reale dhe jo figurative… duke mos harruar të përmendim përplasjet që kanë tekstet që flasin rreth kësaj teme… gjë që bën të pamundur sado që të përpiqemi të japim një interpretim të saktë rreth origjinalitetit të personazhit në fjalë…
Këtu po përmendim tekstin e Ungjillit sipas shkrimit të Mateut:
“ 1. Libri i gjenealogjisë së Jezu Krishtit, birit të Davidit, birit të Abrahamit.
2. Abrahamit i lindi Isaku; Isakut i lindi Jakobi; Jakobit i lindi Juda dhe vëllezërit e tij.
3. Judës i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami;…”
Dhe vazhdon të përmendë këtë gjeneratë hollësisht duke përmendur të gjithë emrat e paraardhësve, derisa mbërrin në fund të kësaj gjenerate:
“ 16. Jakobit i lindi Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi, që quhet Krisht.
17. Kështu të gjithë brezat nga Abrahami deri te Davidi bëhen katërmbëdhjetë breza; dhe, nga Davidi deri te internimi në Babiloni, katërmbëdhjetë breza; dhe, nga internimi në Babiloni deri te Krishti katërmbëdhjetë breza.”(7).
Ndërsa gjenealogjia e Isait – Jezusit – në Ungjillin sipas shkrimit të Lukës paraqitet në këtë mënyrë:
“ 23. Dhe Jezusi ishte rreth tridhjetë vjeç; dhe e pandehnin se ishte bir i Jozefit, bir i Elit;
24. bir i Mathatit, bir i Levit, bir i Melkit, bir i Janas, bir i Jozefit;
25. bir i Matathias, bir i Amosit, bir i Naumit, bir i Eslit, bir i Nagait;….
Derisa arrin në fundin e gjeneratës ku thotë:
37. bir i Mathusalës, bir i Enokut, bir i Jaredit, bir i Mahalaleelit, bir i Kainanit;
38. bir i Enosit, bir i Setit, bir i Adamit, i Perëndisë”(8).
Një vështrim kritik i shkurtër ndaj të dy shkrimeve.
Nqs ne i lexojmë me kujdes, dhe i krahasojmë këto pjesë të të dy ungjijve ku paraqitet gjenealogjia e Jezusit do të hasim në shumë mospërputhje. Në vështrimin e parë mund të përmendim shkurtimisht:
Ndryshimi ndërmjet Ungjillit sipas Mateut dhe atij sipas Lukës tek i ati i Jozefit që është babai i Jezusit. Jozef marangozi është “Jozefi I biri i Jakobit” tek Mateu dhe “Jozefi i biri i Elit” tek Luka.
Në Ungjillin sipas shkrimit të Mateut paraardhësit e Jezusit nga Davidi e deri tek internimi në Babiloni ishin perandorë dhe udhëheqës të shquar, ndërsa sipas shkrimit të Lukës ata s`ishin të tillë, përveç Davidit dhe Natanit.
Mateu mjaftoi të përmendë gjenealogjinë e Jezusit deri tek Abrahami, ndërsa Luka s`ndoqi të njëjtën rrugë, ai e vazhdon atë deri tek Adami të cilin e përmend gjithashtu si bir të Perëndisë(9).
Mateu përmend se shuma e brezave nga Abrahami e deri te Davidi është 24, dhe nga Davidi e deri te internimi i Babilonisë është 24, dhe po ashtu nga internimi i Babilonisë e deri te lindja e Jezusit numri i brezave është 24… pra është një numër i barabartë brezash gjatë tre periudhave historike të kësaj gjenealogjie, kështu që numri i gjyshërve të Jezusit nga Davidi e deri te Jozefi që numëron Mateu është 62, ndërsa Luka numëron 41 ndërmjet po këtyre të dyve.
Jozefi s`është veçse një baba i hamenduar i Jezusit tek Luka, sepse ai – Jozefi – pandehej si i tillë si babai i Jezusit, ose mendohej se ai ishte kështu … pra Luka mundohet të argumentojë lindjen e mrekullueshme të Jezusit, ndërsa Mateu e hedh poshtë fare qartë lindjen në këtë mënyrë ku thotë: “…Jozefi, bashkëshorti i Marisë, nga e cila lindi Jezusi…”(10).
Nga këtu arrijmë në këtë konkluzion që thotë se këta libra Ungjillorë s`kanë të njëjtin burim, ose mund të jetë mbështetur Mateu në një burim jot ë saktë ose Luka, dhe mundet që të dy të kenë burime jo të sakta, përderisa katolikët deri më sot s`kanë bërë një zgjedhje ndërmjet këtyre të dyve, në mënyrë që të kuptonim se kush nga këto lajme s`është i saktë…
Megjithatë Luka përmend se “…bir i Adamit, i Perëndisë”(11). Këtu mendja e një njeriu të shëndoshë ndalon në udhëkryqe, sepse Jezusin mund ta marrim si një vëlla të Adamit, dhe ai është i biri gjithashtu, sepse ata pretendojnë se Jezusi është perëndi, si mund të jetë Adami stërgjyshi i largët i Jezusit, kur ai në të njëjtën kohë dhe – biri – i Perëndisë!!! Pra bir i Jezusit sipas besimit të tyre… askush s`mund ti japë një spjegim të qartë fjalëve të tilla, sikurse s`mund të besojë se burimi i këtyre fjalëve është inspirimi hyjonr… një gjë të tillë me logjikën e njeriut s`kanë arritur ta bëjnë as sofistikët(12), e si mund të themi se fjalë të tilla kanë dalë nga një burim hyjonr, fjlaë që do të udhëhëqin mendjen e shëndoshtë të njeriut në rrugë të drejtë,pra në besimin te Zoti,Krijues i gjithçkaje në tokë dhe qiell…
Kjo ishte shkurtimisht gjeanologjia e Jezusit sipas librave të Ungjillit, ku kisha e sotme bazohet…dhe ne përfundim mund te përmendim një verset të vetëm Kuranor ku del në pah fare qarte lindja e mrekullueshme e Isait – Jezusit:
“ Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: “Bëhu”! ai u bë “(13).
Pra një ajet i vetëm Kuranor, me një kuptim fare të qartë, na sqaron çështjen e lindjes së Isait, por këtë gjë kurrsesi s`mund ta bënin shkruesit dhe korrektuesit e librave të ungjijve…kështu që ata u munduan ta paraqesin moskuptimin e tyre të kësaj teme me fjalë të gjata e të pakuptimta… fjalë qe logjika e një njeriu të shëndoshë si pranon…
Për tu çuditur është fakti se edhe Pali(14) që me të drejtë mund ta quajmë dhe themeluesin e katoliçizmit, me gjithë zgjuarsinë e tij u tregua i pavëmendshëm ndaj kësaj çështje.
Kjo mund të jetë rezultat i mosbesimit të Palit në lindjen e mrekullueshme te Jezusit, ose ai ndoshta s`dinte asgjë rreth kësaj lindjeje… sepse ai u shkroi romakëve këto fjalë:
“…lidhur me Birin e Tij, të lindur nga fara e Davidit sipas mishit…”(15).
FUSNOTAT:
1) Një studim të plotë rreth kësaj teme ka bërë studiuesi i njohur Abulla Deraz në librin me titull “Feja”. Aty ai paraqet mendimet e shumë studiuesëve të të gjitha fushave, i diskuton dhe i kritikon mendimet e gabuara rreth ndjenjës së besimit me po të njëjtën mëtodologji që përdorin ata studiues… dhe në të shumtën e rasteve dhe po me të njëjtat argumenta që ata paraqesin. Libri në pëergjithësi ka një karakter filozofik. Është përkthyer në disa gjuhë të botës.
2 ) Sahihu i Buhariut \ Nr. Hadithit 1319, Sahihu i Muslimit \ Nr. Hadithit 2658. Transmetuar nga Ebu Hurejreja r.a.
3 ) Kuran 30:30.
4 ) Kuran 7:172.
5 ) Pra të besuarit tek Allahu një, i Vetëm dhe i Pashoq.
6 ) Jo pa qëllim i përmendim të dy këta të dërguar … Isai erdhi për të ringjallur ligjin e Musait… e jo për ta hedhur atë poshtë… kjo sipas Biblës… por dhe sipas Kuranit…sepse megjithëse Isait i zbriti Ungjilli Ai ishte plotësues dhe spjegues i Teuratit… dhe Isai mbështetej në Teurat… pra në Librin që ai kishte ndër duar që ishte Ungjilli, dhe për atë që ai ishte dëshmitar dhe vërtetues… -sipas Kuranit – ky libër ishte Teurati… kjo përmendet qartë në Suren Saf: “Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje “ 61:6.
7 ) Për më tepër shiko Ungjilli sipas Mateut 1:1 – 17.
8 ) Për më tepër shiko Ungjilli sipas Lukës 3: 23 – 38.
9 ) Luka 3:38. Duke ditur që katolikët pretendojnë se vetëm Jezusi është bir i vetëm i Perëndisë.
10 ) Ungjilli sipas Mateut 1 : 16.
11) Ungjilli sipas Lukës 3: 38.
12) Sofizmi është një shkollë filozofike që lindi në Greqi dhe u përhap në shumë vënde të botës. Ajo bazohet teorikisht dhe praktikisht në debatin e palogjikshëm ,duke hedhur poshtë çdolloj argumeti të paraqitur nga dikush tjetër, qofshin këto argumente të pranuar fare lehtë nga mendja e shëndoshë e njeriut, prandaj ata u quajtën si tallës të mendjes dhe logjikës së tyre
13) Kuran 3 : 59.
14) Emri i tij i vërtetë ishte Shaul, dhe qe çifut. Kishte një zgjuarsi dhe forcë mendore që binte në sy. Ai gjithashtu njihte disa gjuhë orientale si greqishtja që ishte dhe gjuhë e filozofisë. Kjo i dha atij mundësinë që të njihte mirë teoritë e vjetra të filozofisë greke. Ai ishte i interesuar për lëvizjet dhe rrymat fetare të kohës së tij si jehudizmi, mitrasizmi, dhe rrymat fetare të përhapura në Aleksandri atë kohë. Këto njohuri e ndihmuan atë për të përhapur idetë e tij në rajonet greke. Ai futi në katolicizëm shumë prej këtyre ideve dhe shprehjeve terminologjike. Ai nuk e ka parë Isain, dhe as se ka dëgjuar atë. Ai ishte një antikristian i rreptë. Ai i dënonte ata shumë rëndë. Ai e pranoi katolicizmin krejt rastësisht, gjatë rrugës së tij për në Damask me qëllim për të kthyer katolikët e larguar atje në Jerusalem, që ti paraqiste ata para gjyqit. Ai pretendoi se kishte parë Isain – Mesinë – në formën e një drite që vinte nga qielli, dhe e urdhëroi të përhapte katolicizmin, dhe sipas fjalëve të tij ai ishte vazhdimisht në lidhje me Mesinë. Kjo propagandë e tij e bëri atë nga personalitetet më të shquara dhe më të rëndësishëm të katolicizmit, kështu që fare lehtë mund të themi se katolicizmi i dedikohet këtij personaliteti më shumë se nxënësit e Mesisë, ndoshta dhe vetë Mesisë …. historia e tij rrëfehet në Veprat e apostujve 22 : 1 – 21. dhe “Katolicizmi” , Ahmad Shalabij , bot. 8, Kajro, 1990, fq. 146.
15) Letra e apostullit Pal drejtuar romakëve 1:3.