Senad Maku
Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë. El-Enbija 73
Që nga krijimi i njeriut të parë fillon misioni i të dërguarve të Zotit xh.sh.. Ademi a.s. ishte njeriu dhe Pejgamberi i parë. Të dërguarit e Allahut xh.sh. janë njerëzit me moral të lartë e me virtyte të larta njerëzore, janë njerëz me edukatë dhe sjellje të pashembullt, si në vetmi ashtu edhe në shoqëri.
Pejgamberllëku është begati e dhuruar prej Allahut xh.sh., kë dëshiron Ai e zgjedh për Pejgamber për t’ia dërguar shpalljen. Allahu xh.sh. zgjodhi Pejgamber nga vende të ndryshme, sepse qëllimi I dërgimit të tyre ishte për ti udhëzuar njerëzit në rrugën e drejtë dhe të vërtetë, për besimin në një Zot dhe për largimin e tyre nga rruga e shtrembër e adhurimit të shumë zotave, si dhe për ta ndihmuar njeriun që ta njohë Allahun xh.sh. krijuesin e gjithësisë. Allahu xh.sh. në Kur’an thotë:
“Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. Edh-Dharijat 56
“Ne nuk dërguam asnjë të dërguar para teje e të mos i kemi shpallur atij se: nuk ka zot tjetër përveç Meje, pra më adhuroni!”. Enbija 25
Zoti xh.sh. I nderoi Pejgamberët e Tij të zgjedhur, që të jenë ndërmjetësues ndërmjet Allahut xh.sh. dhe robërve të Tij. I veçoi për ta bartur amanetin e Zotit xh.sh. (amanetin e shpalljes) për thirrje të vazhdueshme për besimin në një Zot. Zgjodhi njerëzit të pajisur me moral të lartë, njerëz fisnik dhe që rrjedhin nga familjet me prejardhje të pastër, njerëz besnik dhe të kujdesshëm në punën e tyre.
Kur lexojmë Kur’anin shohim se Zoti xh.sh. i pajisi me disa cilësi që duhet ti ketë Pejgamberi. Ata janë: I drejtë, I vërtetë; Besnik, I sinqert; Transmetues i shpalljes së Zotit; I zgjuar, I mençur; I mbrojtur nga gabimet; Pa të meta fizike etj.
Domosdoshmëria që çdo Pejgamber ti posedoj këto veçori apo cilësi dalluese është çështje që përputhet me logjiken e shëndosh, ngase nuk ka mundesi që një Pejgamber të posedoj cilësi negative të cilat e zbehin moralin e tij si Pejgamber. Morali i tyre është shumë më i lartë se i njerëzve të tjerë. Por në të njëjtën kohë nuk e arrijnë gradën e hyjnisë, ngase mekanizmat Kur’anore e ndalojnë një gjë të tillë, sepse shkalla më e lartë është “robëria më e lartë” ndaj Allahut xh.sh.
Koncepti biblik i Pejgamberisë është i ndryshëm nga ai i paraqitur në Kur’an. Është për ta tërhjekur vëmendjen qëndrimi I Biblës ndaj Pejgamberëve, ngase kur flet për ta, pothuajse të gjithë Pejgamberët dalin si mëkatarë më të dalluar, I quan si gënjeshtar, tradhtar, të padijshëm, rënës në gabime dhe mëkate, e shumë epitete të tjera që iu mvishen Pejgamberëve. Në bibël hasim tregime trishtuese në lidhje me Pejgamberët të cilët paraqiten si personazhe kryesore në kryerjen e veprave më të shëmtuara dhe të ndyra. Këto veti nuk përkasin me njeriun e rëndomt e lëre ma ti ketë Pejgamberi, njeriu I zgjedhur nga Allahu xh.sh. Kurse të njëjtit Pejgamber Kur’ani i përmend në piedestalet në të gjitha aspektet për të mirë për të qenë shëmbëlltyrë për ne.
Le të hedhim një shikim këtyre dy teksteve* rreth Pejgamberëve a.s. (Paqa dhe Mëshira e Zotit qoftë mbi ta).
1. Loti – Luti a.s.
Bibla tregon për Lutin a.s. si konsumues i madh i alkoolit dhe se bëri zina (kurvëri) me bijat e tij,Citoj: “Pastaj Loti doli nga Coari dhe shkoi të banojë në mal bashkë me dy bijat e tij, sepse kishte frikë të qëndronte në Coar; dhe u vendos në një shpellë bashkë me dy bijat e tij….. Kështu po atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe e madhja u shtri bashkë me të atin, por ai nuk u kujtua as kur ajo u shtri me të, as kur u ngrit. Të nesërmen vajza më e madhe i tha më të voglës: “Ja, natën e kaluar unë rashë në shtrat bashkë me babanë tim; le të bëjmë që ai të pijë verë edhe sonte; pastaj ti futu dhe shtrihu me të, që të mund t’i sigurojmë pasardhës babait tonë”. Edhe atë natë i dhanë verë babait të tyre dhe më e vogla shkoi të shtrihet bashkë me të, dhe ai nuk u kujtua as kur u shtri, as kur u ngrit. Kështu dy bijat e Lotit u ngjizën nga babai i tyre…”. Zanafilla 19: 30-38; poashtu citati tjetër tregon se Luti bijat e veta ua dorëzoi disa burrave dhe i ftoi të bënin me to ç‘të donin.“Dëgjoni, unë kam dy vajza që nuk kanë njohur burrë; prandaj më lini që t’i nxjerr jashtë dhe bëni ç’të doni me to; por mos u bëni asgjë këtyre burrave, sepse janë nën mbrojtjen e shtëpisë sime”. Zanafilla 19:8
Prej këtyre shpifjeve që lexuam Kur’ani Lutin a.s. e quan pejgamber dhe njeri i veçuar dhe njëri prej më të mirëve ku thotë: “(shpërblyem) Edhe Ismailin, Eljesanë, Junusin dhe Lutin. Të gjithë këta i veçuam mbi njerëzit tjerë”. En Am 86 “Lutit Ne i dham të jetë pejgamber dhe i dijshëm, andaj edhe e shpëtuam prej atij fshati (vendbanim) që bënë punë të ndyra, ata ishin popull i dëmshëm e i prishur. Atë (Lutin) e shpëtuam dhe e vëmë nën mëshirën Tonë, vërtet ai ishte prej më të mirëve”. Enbija 74-75
2. Jakobi – Jakubi a.s.
Jakubi a.s cilësohet si dinak, dhe mjeshtër I intrigave të shumta, sepse bëri dinakëri që t’i marr të drejtat e vëllaut të tij, Esaut dhe gënjeu babain e tij Is’hakun. Bibla e quan si njeri mashtrues, e shumë çështje të tjera të cilat nuk i përkasin një njeriu të thjesht e jo një pejgamberi të Zotit. Citoj: “dhe me lëkurët e kecave veshi duart e tij dhe pjesën e lëmuar të qafës së tij”. Zanafilla 27:16 “Atëherë Jakobi i tha babait të tij: “Jam Esau, i parëlinduri yt. Bëra siç më ke thënë. Tani çohu, ulu dhe fillo të hash nga gjahu im, me qëllim që shpirti yt të më bekojë”.Por Isaku i tha të birit: “Por si bëre që e gjete kaq shpejt, biri im?”. Ai u përgjegj: “Sepse Zoti, Perëndia yt, bëri që të vijë tek unë”. Atëherë Isaku i tha Jakobit: “Afrohu dhe lërmë të të prek, biri im, për të ditur nëse je pikërisht biri im Esau ose jo”. Dhe kështu Jakobi iu afrua Isakut, babait të tij; dhe mbasi ky e preku me dorë, tha: “Zëri është i Jakobit, por duart janë duart e Esaut”. Kështu ai nuk e njohu, sepse duart e tij ishin leshtore ashtu si duart e vëllait të tij Esau; dhe e bekoi. Dhe tha: “A je ti me të vërtetë biri im Esau?”. Ai u përgjigj: “Po”. Zanafilla 27: 19-36
Poashtu bibla tregon se Jakobi luftoi me Perëndin deri në agim. çfar Absurditeti!!! “…Atëherë ai i tha: “Emri yt nuk do të jetë më Jakob, por Israel, sepse ti ke luftuar bashkë me Perëndinë dhe me njerëzit, dhe ke fituar”. Zanafilla 32: 24-30
Kur’ani i hedh poshtë, i refuzon këto shpifje dhe trillime, ku thotë: “Përkujto robërit tanë Ibrahimin, Is-hakun, Jakubin që ishin të fortë në zbatimin e detyrave dhe largpamës në fe…. ne i pajisëm ata me një virtyt të posaçëm, me përkujtim ndaj botës tjetër. S’ka dyshim se ata ishin te Ne prej të zgjedhurve më të mire”. Sad 45-47 “Dhe ia falën atij Is-hakun, e si dhuratë edhe Jakubin. Dhe që të gjithë i bëmë të mirë (pejgamberë). Dhe ata i bëmë shembëlltyrë që udhëzonin sipas urdhërit Tonë, i orientuam në punë të mira, në faljen e namazit, në dhënien e zeqatit, dhe ata ishin adhurues Tanë të sinqertë”. El Enbija 72-73
3. Juda
Jusufi bëri zina me nusën e të birit, Tamarën dhe ajo u ngjiz me të dhe lindi dy binjakë, Faresi dhe Zara, ku prej Faresit, si rrezulltat i kësaj zinaje nderohen si stërgjyshërit e Jezusit-Isait a.s., Davudi a.s., Sulejmani a.s. etj.
“ Sa e pa Juda mendoi që ajo ishte prostitutë, sepse e kishte fytyrën të mbuluar. Prandaj ai iu afrua asaj në rrugë dhe i tha: “Lërmë të hyj te ti”. Në të vërtetë nuk e dinte se ajo ishte nusja e djalit të tij. ……hyri te ajo dhe ajo u ngjiz me të”…. Kur edhi koha e lindjes, ajo kishte në bark dy binjakë. Zanafilla 38: 12-30
“Judės i lindi nga Tamara Faresi dhe Zara; Faresit i lindi Esromi; Esromit i lindi Arami….Jeseut i lindi Davidi mbret; mbretit David i lindi Salomoni nga ajo qė kishte qenė bashkėshortja e Urias. Salomonit i lindi Roboami…..lindi Jezusi, qė quhet Krisht”. Mateu 1:3-16
4. Moisiu dhe Aaroni – Musai dhe Haruni a.s.
Bibla e tregon Harunin si një njeri I cili e konstruktoi viçin që ta adhurojnë Izraelitët ku thotë: “Por populli, duke parë që Moisiu po vononte të zbriste nga mali, u mblodh rreth Aaronit dhe i tha: “Hajt tani, na bëj një perëndi të shkojë para nesh, sepse sa për Moisiun, njeriun që na nxori nga vendi i Egjiptit, nuk dimë çfarë i ka ndodhur”. Aaroni iu përgjigj atyre: “Hiqni unazat prej ari që janë në veshët e grave tuaja, të bijve tuaj, dhe të bijave tuaja dhe m’i sillni mua”. Kështu tërë populli hoqi unazat prej ari që kishin në veshët dhe ia çoi Aaronit, i cili i mori nga duart e tyre dhe, mbasi i modeloi me daltë, bëri një viç prej metali të shkrirë. Atëherë ata thanë: “O Izrael, ky është perëndia yt që të nxori nga vendi i Egjiptit!”. Exodi 32: 1-20
Kur’ani tregon se Musai dhe Haruni ishin besimtarë e jo idhujtarë, ku thotë: “Përmendju në Libër (tregimin për) Musain! ai ishte i zgjedhur (prej Zotit) dhe ishte i dërguar, pejgamber. Dhe Ne e thirrëm nga ana e djathtë e kodrës Tur, e afruam për t’i folur (të dëgjojë bisedën tonë). Nga mëshira Jonë i dhamë vëllain e tij Harunin, Pejgamber”. Merjem 51-53 “E Haruni atyre u pat thënë më parë: “O populli im, ju vetëm u sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithmëshirëshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm”. Ata i thanë: “Ne nuk do t’i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet Musai!” Ta ha 90-91 “Atyre dyve u dhamë librin e përsosur e të qartë. Dhe të dy ata i udhëzuam rrugës së drejtë. Përkujtim të këndshëm ndaj të dyve kem lënë në popujt e më vonshëm. (Përkujtimin) “Selamun” – qofshin të mëshiruar Musai dhe Haruni. Kështu, në këtë mënyrë Ne i shpërblejmë bamirësit. Vërtet, ata të dy ishin besimtarë nga robërit Tanë”. Saffat 117-122
5. Davidi – Davudi a.s.
“Një mbrëmje u ngrit nga shtrati i tij dhe filloi të shëtisë në taracën e pallatit mbretëror. Nga taraca pa një grua që po bënte banjo; dhe gruaja ishte shumë e bukur. Kështu Davidi dërgoi të kërkojë informata për gruan; dhe i thanë: “Éshtë Bath-Sheba, bija e Eliamit, bashkëshortja e Hiteut Uriah”. Davidi dërgoi lajmëtarë për ta marrë; kështu ajo erdhi tek ai dhe ajo ra në shtrat me të; pastaj u pastrua nga papastërtia e saj dhe u kthye në shtëpinë e vet. Gruaja mbeti me barrë dhe ia njoftoi Davidit, duke i thënë: “Jam me barrë” Sipas citatit biblik Davudi cilësohet si njeri të cilit i pëlqeu një grua e një ushtari tepër të sinqert, e pasi i mbeti gruaja e tij shtatzënë me Davidin, ai i bëri dinakëri që të shoqin e saj ta dërgoi në luftë, dhe urdhëroi komandantin që ta vret në front të luftës. ”… Në letër kishte shkruar kështu: “Vendoseni Uriahun në vijë të parë, ku beteja është më e ashpër, pastaj tërhiquni nga ai, me qëllim që të goditet dhe të vdesë”. Ndërsa rrethonte qytetin, Joabi e vuri Uriahun në vendin ku e dinte se kishte njerëz trima. Banorët e qytetit bënë një dalje dhe sulmuan Joabin, disa nga shërbëtorët e Davidit ranë dhe vdiq edhe Hiteu Uriah”. 2 Samueli 11:2-26
Shpifjet tjera janë te 2 Samueli 6:20 tregohet se Davidi doli lakuriq para syve të shërbëtorëve dhe njerëzve që ishin aty. Kurse citati tjetër tregon se djali i Davidit dhunon motren me dhunë d.m.th. vllau dhe motra bëjn zina, ku tregon: “Pastaj ndodhi që Absalomi, bir i Davidit, kishte një motër shumë të bukur që quhej Tamara; por Amnoni, bir i Davidit, u dashurua me të. Amnoni u dashurua me aq pasion me motrën e tij Tamara sa ra i sëmurë, sepse ajo ishte e virgjër; dhe Amnonit i dukej e vështirë t’i bënte gjë…. Atëherë Amnoni i tha Tamarës: “Ma ço ushqimin në dhomën time dhe do ta marr nga duart e tua”. Kështu Tamara i mori kuleçët që kishte përgatitur dhe i çoj në dhomën e Amnonit, vëllait të saj. Ndërsa po ia jepte për të ngrënë, ai e kapi dhe i tha: “Eja, shtrihu me mua, motra ime”. Ajo iu përgjigj: “Jo, vëllai im, mos më poshtëro kështu; kjo nuk bëhet në Izrael; mos kryej një poshtërsi të tillë!… Por ai nuk deshi ta dëgjojë dhe, duke qenë më i fortë se ajo, e dhunoi dhe ra në shtrat me të”. 2 Samueli 13:1-14
Kur’ani hedh poshtë këto trillime ku thotë: “Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: “I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë”. Neml 15 “ Ti duro ndaj asaj që thonë ata, dhe përkujto robin Tonë Davudin, të fuqishmin (në fe e trup), vërtet ai gjithnjë i drejtohej All-llahut…. Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime….. Ne atë ia falëm atij dhe ai është i afërt te Ne dhe ka përfundim (ardhmëri) të mire”. Sad 17, 20, 25
6. Salomoni – Sulejmani a.s.
Për Sulejmanin, bibla tregon se ai ishte i martuar me 700 gra dhe 300 konkubina, kurse grat ia kthyen zemrën e bindën që të besoj në shumë zotra, drejt paganizmit dhe duke e larguar nga besimi në një Zot. “Ai pati si bashkëshorte shtatëqind princesha dhe treqind konkubina; dhe bashkëshortet e tij ia çoroditën zemrën”.“Kështu, kur Salomoni u plak, bashkëshortet e tij ia kthyen zemrën në drejtim të perëndive të tjera; dhe zemra e tij nuk i përkiste plotësisht Zotit, Perëndisë të tij, ashtu si zemra e Davidit, atit të tij…”.1 Mbreterve 11:3-7
Kur’ani i demanton këto shpifje kundër tij, thotë: “Ne Davudit i falëm Sulejmanin, rob shumë i mirë dhe shumë i kthyer nga Zoti”. Sad 30 “Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: “I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë”. Neml 15
7. Jobi – Ejubi a.s.
Bibla thotë:” Atëherë Jobi hapi gojën dhe mallkoi ditën e lindjes së tij”.” Do t’i them Perëndisë: “Mos më dëno! Bëmë të ditur pse grindesh me mua. A të duket mirë të shtypësh, të përçmosh veprën e duarve të tua dhe të tregohesh në favor të qëllimeve të njerëzve të këqij?”.”… mësoni atëherë që Perëndia më ka trajtuar në mënyrë të padrejtë dhe më ka zënë në rrjetat e tij. Ja, unë bërtas: “Dhunë!”, por nuk kam asnjë përgjigje; bërtas për ndihmë, por drejtësi nuk ka!” Job 3:1/ 10:2-3/ 19:6-7
Kur’ani tregon se Ejubi kurr nuk i ka thënë këto fjalë, ai ka qenë që ka bërë Sabër –durim, ka qenë I përkushtuar ndaj Zotit dhe Zoti ia largoi ato vështirësi që kishte ku thotë: “(Përkujto) Edhe Ejubin kur iu drejtua Zotit të vet me lutje: “Më gjeti belaja, e Ti je më Mëshiruesi ndër Mëshiruesit!” . Ne iu përgjegjëm atij nga mëshira e Jonë, ia hoqëm ato vështirësi që i kishte, ia dhamë familjen e tij dhe aq sa ishin ata, dhe bëmë prkujtim për të devotshmit”. Enbija 83-84
8. Osea
Sipas biblës Zoti e urdhëron profetin Osea që të martohet me një prostitutë, ku thotë: “Kur Zoti filloi t’i flasë Oseas, Zoti i tha atij: “Shko, merr për grua një prostitutë dhe ki fëmijë të kurvërisë, sepse vendi po kurvërohet duke u larguar nga Zoti”. Osea 1:2
9. Jezusi – Isai a.s.
Po të shikohet jeta dhe veprimtaria e Jezu Krishtit në Bibel, sidomos në Dhjatën e Re do të gjejmë shumë kundërthënie, mospërputhje në tërë Dhjatën e Re, poashtu edhe shpifje dhe trillime në adresë të tij. Kurse po të lexohet Kur’ani Famëlartë kur tregon për Isain a.s.- Jezusin, shpifjet, trillimet që i bëhen i hedh poshtë. Do të përmendim veç katër prej tyre:
A) Misioni i Jezusit!!!
Bibla thotë: “Mos mendoni se unë erdha të sjell paqen mbi tokë; nuk erdha të sjell paqen, por shpatën. Sepse unë erdha ta ndaj birin nga ati, bijën nga nëna, nusen nga vjehrra”. Mateu 10: 34-35 “Unë erdha të hedh zjarr mbi tokë dhe sa dëshiroj që ai të ishte tashmë i ndezur”. ”Nëse ndokush vjen tek unë dhe nuk urren babanë e vet dhe nënën e vet, gruan dhe fëmijët, vëllezërit dhe motrat, madje edhe jetën e vet, nuk mund të jetë dishepulli im”. Lluka 12:49/ 14: 26
Kur’ani thotë: “Ne vazhduam gjurmët e tyre (të pejgamberëve) me Isain, birin e Merjemes, vërtetues i Tevratit që kishin më parë. Atij i dhamë Inxhilin, që është udhëzim i drejtë dhe dritë, që është vërtetues i Tevratit që kishin pranë, që ishte udhëzues e këshillues për të devotshmit”. Maide 46 “Pastaj vazhduam pas tyre me të dërguarit Tanë, e pas tyre dërguam Isain të birin e Merjemes dhe atij ia dhamë Inxhilin, e në zemrat e ithtarëve të tij dhuruam butësi e mëshirë”. Hadid 27
B) Jezusi arrogant ndaj nënës së vet!!!
Bibla thotë: “Duke qenë se mbaroi vera, nëna e Jezusit i tha: ”Nuk kanë më verë!”. Jezusi i tha: ”Ç’ke me mua, o grua? Ora ime s’ka ardhur akoma!”. Gjoni 2:3-4 “Dhe dikush i tha: ”Ja, nëna jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty”. Por ai duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: ”Kush është nëna ime dhe kush janë vëllezërit e mi?”. E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të vet dhe tha: ”Ja nëna ime dhe vëllezërit e mi”. Mateu 12:47-49
Kur’ani thotë: “Ai (Isai) tha: “Unë jam rob i All-llahut, mua më ka dhënë (ka caktuar të më japë) librin dhe më ka bërë Pejgamber. Më ka bërë dobiprurës kudo që të jem dhe më ka porositur me namaz (falje) e zeqatë për sa të jemë gjallë! Më ka bërë të mirësjellshëm ndaj nënës sime, e nuk më ka bërë kryelartë as të padëgjueshëm! Merjem 30-32
C) Kryqëzimi
Bibla thotë: “Jezusin, që ju e vratë, duke e varur në dru”. Veprat 5:30
Këtu tregohet se çifutët ia arritën qëllimit që ta mbysin, ta kryqëzojnë Jezusin- Isain a.s., kurse Kur’ani kategorisht e mohon mbytjen e h. Isës a.s. duke thënë: “Përkujto kur engjujt i thanë: “Oj Mejreme, All-llahu të përgëzon me fjalën e vet (me lindjen e një fëmije si rezultat i fjalës së Zotit)”. Ali Imran 45 “madje për shkak të thëhies së tyre: “Ne e kemi mbytur mesihun, Isain, birin e Merjemes, të dërguarin e All-llahut”. Po ata asnuk e mbytën as nuk e gozhduan (nuk e kryqëzuan në gozhda), por atyre u përngjau”. Nisa 157-158
D) A është Jezusi Zot ???
Bibla thotë: “Ju më quani Mësues dhe Zot, dhe mirë thoni, sepse jam”. Gjoni 13:13
Nëse lexojmë Biblën në tërësi do të shohim se ka shumë prej citateve që tregojnë se Jezusi nuk është Zot, dhe që e demantojnë citatin e lartpërmendur, kjo shihet qartazi se është një trillim ndaj Jezusit që kinse Jezusi është Zot. Sa i përket
Kur’anit tregon bisedën e bërë në mes Allahut xh.sh. dhe të dërguarit të Tij, Isaut a.s., citoj:
“Dhe kur All-llahu tha: “O Isa, bir i Merjemes, a ti njerëzve u the: “Më besoni mua dhe nënës time dy zota pos All-llahut!?” (Isai) Tha: “Larg asaj të mete je Ti (o Zoti im). Nuk më takon mua ta them atë që s’është e vërtetë. Ta kisha thënë unë atë, ti do ta dije. Ti e di ç’ka në mua, e unë nuk di ç’ka në Ty. Ti je më i dijshmi i të fshehtave!” Maide 116
“Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës. Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre”. Maide 72-73
“Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) te All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha “Bëhu!” ai u bë. Ali Imran 59
Poashtu edhe rreth Pejgamberëve të tjerë që nuk i cekëm më lart, ka shpifje dhe trillime p.sh. Ibrahimi a.s. pranoi të bënte një martesë amorale me Sarën ose ai qe thjeshtë një gënjeshtarë I pafëtyrë, shih tek Zanafilla 12:10-20 dhe 20:2-18. Ibrahimi u martua me gruan e tretë që quhet Keturah te Zanafilla 25:1, kurse te 1 Kronikave 1:32, Ketura përshkruhet si Konkubinë (grua pa kurorë) e Abrahamit. Këtu është edhe një kontraditë shtesë e Biblës, grua apo konkubinë. Poashtu bibla thotë se Kurbani ishte I Is’hakut e jo Ismailit- Zanafilla 22:1-2, siç është e ditur tek muslimanët, dhe siç e sqaron Kur’ani- Saffat 102-106, dhe hadithi I Pejgamberit a.s. se është i Ismailit. Kurse tek profeti Jeremia tregohet se ishte I mashtruar nga Zoti, Jeremia 20:7, poashtu profetin Isaia dhe Saulin bibla I quan si profet që kanë profetizu lakuriq, të zhveshur para masës, shih Isaia 20:3-4 dhe 1 Samueli 19:23-24. Kurse profetin Nuhin e quan njeri dehës nën ndikimin e alkoolit dhe lakuriq, shih Zanafilla 9:21. Sansonin e quan njeri vrasës dhe zinaqarë tek Gjyqtarët 14:19 dhe 16:1., e shumë e shumë trillime dhe shpifje që nuk i cekëm për Pejgamberët të cilat gjinden në Bibël.
Vallë si ka mundësi që të jetë në të njëjtën kohë edhe Pejgamber edhe vjedhës, dhunues, plaçkitës, i pamoralshëm, alkoolist e tjera veti të ndyra e irituese të cilat e pamundësojnë vepruesin të jetë shëmbëlltyrë.
Përshkrimet, shpifjet e tilla ndaj Pejgamberëve jo vetëm që nuk gjinden në Kur’an por konsiderohen mëkatarë ata që iu mveshin kësi epitete të dërguarve të Zotit xh.sh.
Po e përfundoj me fjalët e Allahut xh.sh. të Madhëruar ku në Kur’anin Famëlartë thotë: “Pasha Allahun, patjetër do të merreni në përgjegjësi për atë që trillonit”. En-Nahl 56 “pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq”. Taha 61 “Po a nuk është xhehenemi vend për jobesimtarët?” Ankebut 68
*(Citimet e Biblës janë marrë nga Bibla-Diodati i Ri përkthim 1991-94, ndërsa citimet e Kur’anit janë marrë nga Kur’ani-përkthim me komentim nga Sherif Ahmetit)