KRISTIANIZMI PAULIAN (Pjesa e Parë)

KRISTIANIZMI PAULIAN (Pjesa e Parë)

KRISTIANIZMI PAULIAN

Hajrudin S. Muja

All-llahu (atë ditë) i thotë: “O Isa, bir i Merjemes, përkujtoj të mirat e Mia ndaj teje dhe ndaj nënës sate, kur të fuqizova me shpirtin e shenjtë (Xhibrilin), e ti u fole njerëzve (kur ishe) në djep dhe (kur ishe) i pjekur (si burrë), kur ta mësova ty librih e urtësinë Tevratin e Inxhilin, kur me lejen Time formove nga balta si formë shpeze e i fryve asaj dhe me urdhërin Tim u bë shpezë, kur e shërove të verbërin dhe të sëmurin nga sëmundja e lëkurës me dëshirën Time, kur me urdhërin Tim i nxore (të gjallë) të vdekurit, kur i zbrapa beni israilët prej teje (që deshën të të mbysin) atëherë kur erdhe me argumente, e disa prej tyre që nuk besuan than: “Kjo (mrekullia e Isait) nuk është tjetër vetëm se magji e qartë!” (Kur’an 5:110)

Dhe, kur Isai, biri i Merjemes tha: “O beni israilë, unë jam i dërguar i All-llahut te ju, jam vërtetues i Tevratit që ishte para meje dhe jam përgëzues për një të dërguar që do të vijë pas meje, emri i të cilit është Ahmed!” E kur ai u erdhi atyre me argumente të qarta, ata thanë: “Kjo është magji e hapët”. E kush është më mizor se ai që për All-llahun shpif gënjeshtrën, kur ai thirret për në fenë islame; po All-llahu nuk i ofron udhëzimin për në rrugën e drejtë popullit zullumqarë. Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e tyre, po All-llahu e plotëson (e përhap) dritën e vet, edhe pse e urrejnë jobesimtarët. Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e vet me udhëzim të qartë e fé të vërtetë për ta bërë mbizotërues mbi të gjitha fetë, edhe pse idhujtarët e urrejnë. (Kur’an 61:6-9)

O ithtarët e librit, mos teproni në fenë tuaj dhe mos thuani tjetër gjë për All-llahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i All-llahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besonie pra All-llahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: “Tre” (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç’ka në qiej dhe çka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur. (Kur’an 4 : 171)

Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës.Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: ” All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre. E pse të mos pendohen dhe të kërkojnë te All-llahu falje, kur All-llahu dihet se falë shumë, është mëshires. Mesihu, bir i Merjemes, nuk është tjetër, vetëm se i dërguar; para tij pati shumë të dërguar. Nëna e tij ishte e drejtë (e ndershme). Që të dy ata ishin që ushqeheshin (si njerëzit tjerë). Ja, si u sqarohen atyre argumentet dhe shih pastaj sesi i kthejnë shpinën të vërtetës! Thuaju: A adhuroni pos All-llahut atë që nuk mund t’ju sjellë as dëm as dobi? All-llahu është që dëgjon (ç’thoni) që di (ç’veproni). Thuaju: “O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë. (Kur’an 5:72-77)

A mos kërkojnë ata (ithtarët e librit) fe, pos fesë së shpallur nga All-llahu? E Atij i është dorëzuar gjithë ç’ka në qiej e në tokë, me dashje dhe te Ai kthehen. Thuaj: “Ne i kemi besuar All-llahut, edhe asaj që na u zbrit neve, edhe asaj që i është zbritur Ibrahimit, Ismailit, Is-hakut, Jakubit dhe pasardhësve. Edhe asaj që i është dhënë Musait dhe Isait, edhe asaj që i është zbritur të gjithë pejgamberëve nga Zoti i tyre. Ne nuk bëjmë kurrfarë dallimi në mes tyre dhe ne vetëm Atij i jemi dorzuar. E, kush kërkon fe tjetër përveç fesë islame, atij kurrsesi nuk do ti pranohet dhe ai në botën tjetër është nga të dëshpruarit. E, si ta udhëzojë All-llahu një popull që pas besimit të tyre u bënë pabesimtarë dhe pasi dëshmoi se i dërguari është i vërtetë, dhe pasi t’ju kenë ardhur atyre argumente të qarta? All-llahu nuk i mundëson udhëzimin e Vet popullit zullumqarë. (Kur’an 3:83-86)

NAZARETET DHE KRISTIANET

Ende pa kaluar gjashtë shekuj nga jeta e Mojsiut, predikimet e tij kishin marrë një drejtim të kundërt dhe feja që ai predikoj ishte korruptuar. Të gjitha kopjet e Teuratit u shkatërruan nga forcat e Nebushadnezarit kur ata plackitën Jeruzalemin në vitin 586 p.e.r. Cifutët u përpoqën ta rregullonin atë, duke mbledhur të gjitha pjesët e mbetura dhe rabinjtë që kishin mësuar disa pjesë prej tij përmendësh. Por kjo nuk pati mundësi të bëhej. Megjithatë, ata arritën të bënin një libër në të cilin futën atë çfarë mbanin mend dhe atë çfarë arritën të gjenin. Ky ishte përpilimi i cili ishte mbikqyrur nga Ezra [1] gjatë dëbimit të disa hebrejve në Babiloni në shekullin V p.e.r., dhe të cilin e solli në Jeruzalem në vitin 458 p.e.r., por pranohet që ky përpilim të jetë shkatërruar gjatë plaçkitjes së Jeruzalemit nga Antiokus Epeplianusi në vitin 161 p.e.r. Këto ngjarje historike ndikuan “pozitivisht” tek të gjithë ata që për përfitime materiale ishin të gatshëm t’i ndryshojnë edhe ligjet e Zotit. Kështu, sa më shumë kalonte aq më shumë zbehej e vërteta, deri kur në sundim erdhi mbreti Herod.

Mbreti Herod, i cili, për nga arroganca e poshtërsia la gjurma në histori, dëshironte të sundonte Judenë përgjithmonë dhe urrente njerëzit që flisnin për ardhjen e një Mesihu që kishte paralajmruar Mojsiu. Në këtë kohë dhe në këtë vend jetonte familja e Imranit, e njohur si familje e ndershme, e sinqertë e besimtare. Derisa gruaja e Imranit Hanna ishte shtatzënë, plot sinqeritetit iu drejtua Zotit e tha: “Zoti im, unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoi thjeshtë vetëm për shërbimin Tënd, prandaj të lutem pranoje se vetëm Ti je ai që dëgjon e di” [2]. Kur lindi, lindi vajzë dhe Hana e emroi Merjem e tha: “Ta lashë ty o Zot ta ruajsh këtë dhe skotën e sajë nga djalli i mallkuar”[3].

Lindja e saj, edhe pse ishte lindje e natyrshme – premtimi i nënës së saj ishte shumë i rëndësishëm, ngase edhe pa lindur atë fëmij ja fali tempullit fetarë, respektivisht e cakton për shërbimin e Zotit. Ajo njëherë dëshprohet përse lindi femër, ngase femra nuk do të mundëte t’i shërbente tempullit, sipas kuptimit të saj, por Zoti xh sh i thotë se mashkullin të cilin e ka dëshiruar, nuk është si kjo femër. Rroli dhe rëndësia e saj do të jetë shumë më e madhe, sepse do t’i shërbejë një kauze më të madhe, krahasuar me shërbëtoren e tempullit. Do ti shërbejë ideologjisë, besimit, imanit, derisa të ekzistojë kjo jetë. Ajo do të lindë një djalë Jezusin (Isain as) pa baba, dhe mu aty manifestohet fuqia e Zotit, fuqia e pamvarur nga shkaqet, që don të thotë se, Ai që e krijoi sendin nga shkaku, ka mundësi ta krijoi atë sned edhe pa shkak, sepse ai është Krijues edhe i shkakut. Në kohën që lindi Merjemja fisi i Beni Mathanëve ishin pari fetare dhe sundimtarë.
Të folurit e Jezusit (Isait.a.s) në djep përveç që ishte mrekulli e Zotit, kishte për qëllim mbrojtjen e nderit të nënës nga shpifja që i bënin jehuditë. Ai u thoshte se është fëmij i lindur me urdhërin e Zotit, është vetëm profet i Zotit rob i Tij, sepse nuk ka gradë më të madhe se me qenë rob i Zotit: “Ai (Isai) ka qenë vetëm një rob, të cilin e bëmë pejgamber dhe e bëmë shembull të jashtëzakonshëm si përvojë për beni israilët”[4].

Jezusi (Paqa e Zotit qoftë mbi te) e filloi misionin e tij profetik në moshën 30 vjeçare dhe nuk i zgjati më shumë se tri vjetë. Ai la pas vetes 12 apostuj, 70 dishepuj dhe një numër të konsiderueshëm besimtarësh në fshatrat e Judesë, që atëherë quheshin Am Al Arez. Të bindur dhe të tërhequr nga mrekullitë e Jezusit, ata bashkoheshin rreth tij dhe e ndiqnin ate. Ata e pranuan dritën hyjnore që predikonte Jezusi, të njëjtën dritë që kishte pru Moisiu më parë, por që Jezusi kishte ardhë për t’i sqaruar e plotësuar [5] Ai dhe pasuesit e tij ishin të gatshëm të luftojnë të gjithë ata që do të përpiqeshin t’i largonin nga jeta sipas së cilës Zoti dëshironte t’a jetojnë besimtarët e Tij [6]. Ata dëgjuan dhe pranuan këshillat e Jezusit që njerëzit për të fituar shpëtimin të zbatojnë ligjet e Moisiut deri në fund: ”Mos t’u shkojë në mend se erdha për tua shlyer ligjin ose profetët. Jo s’erdha të shlyej por të përkryej. Për të vërtetë po ju them. Derisa të jetë qielli e toka, asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t’i hiqet ligjit, por do të zbatohen të gjitha. Prandaj, kushdo që t’a shlyej njërin ndër këta urdhëra, qoftë edhe më të voglin, dhe do t’i mësojë njerëzit të bëjnë ashtu, do të jetë më i vogli në mbretërinë e qiellit ndërsa ai që do t’i mbajë dhe do t’i mësojë, do të jetë i madh në mbretërinë e qiellit” [7].

Në këtë kohë, shumica e priftërinjve të tempujve e përdornin fenë e mbetur të Mojsiut për përfitime materiale dhe reputacion. Ata nuk ishin të kënaquar me vërejtjet që ua bënte Jezusi lidhje me hipokrizinë e tyre, as me popullaritetin që ai kishte fituar në masën e popullit, gjë që rrezikonte statusin e tyre. Romakët, që sundonin Judenë, çfaqën konsideratë për këtë lider të ri, duke patur droje revoltën e hebrejve, sepse kishin pasur mjaft probleme prej Esenesëve [8] Zyrtarët ushtarak romak, bashkë me prijësit e korruptuar të tempujve, u bashkuan me një interes të përbashkët kundër Jezusit dhe ndjekësve të tij. Në mes tyre kishte hyrë një konspiracion që përfundoi me humbjen e Jezusit dhe me kryqëzimin e një njeriu tjeter, sigurisht të Judas Iskariot, që përjetoj atë vdekje të dhëmbshme që ai kishte përgaditur për Jezusin [9].
Besimi i gabuar, i adoptuar nga Pali i Tatsusit, se ka qenë Jezusi ai që është kryqëzuar [10] ka qenë njëri prej shkaqeve të “izmave” të Kishës së hershme: “Dishepujt që nuk ju frikësuan Zotit, shkuan natën, grabitën kufomën e Judas, e fshehën dhe përhapën lajmin se Jezusi u ringjall, [11] duke krijuar kështu konfuzion të madh. Priftërinjt e lartë urdhëruan që askush të mos flasë për Jezusin e Nazaretit. Dhe kështu filloi persekutimi i madh. Të shumtë ishin ata që u rrahën, u gurorëzuan e u përjashtuan nga toka e tyre, për të vetmin faj se nuk mund të rrinin të qetë në këtë çështje…” [12] Persekutimet e pasuesve të Jezusit, jo vetëm prej romakëve, por edhe prej hebrejve që e refuzuan ate, ishte edhe një shkas i krijimit të ‘izmave’ në kishën e hershme. Njëri prej persekutuesve më entuziastik, ishte Sauli nga Tarsusi “hebre bir hebreu”, i cili më vonë do të bëhet i famshëm me emrin Shën Pali.

KUSH ISHTE SHËN PALI?

Shën Pali kishte lindur (afërsisht në kohen që kishte lindur edhe Jezusi), në qytetin grek të Tarsusit [13], në Kilikia [14] në pjesën juglindore të Azisë së Vogël, që ishte provincë Romake: Siri – Silici. Vetë thoshte se rridhte nga një familje farisenjsh, nga fisi Benjamin [15] – anëtar i Komunitetit Hebre jasht Palestinës. Kur kishte lindur, i ati e kishte pagëzuar me emrin çifut Saul, por ky emër, ndoshta për shkak të përshtatjes në latinishte, ju ndryshua në Paul. [16]. Babai i tij ishte mjeshtër e i pasur tregtarë, zanat që kishte trashiguar edhe i biri [17]. Ka shumë të ngjarë që rininë e tij ta ketë kaluar në Tatsus, si çifut. Megjithëse “Veprat e Apostujve” sygjerojnë se kishte studjuar (filozofinë greke) në Jerusalem, nën drejtimin e feariseut Gamaliel [18], në vetë letrat e tija thotë se ai kurrë nuk kishte qenë në Jerusalem!
Mbi të gjitha, Pali ishte fanatik çifut, madje shumë aktiv, i cili si pjestarë i “racës së zgjedhur” nuk dëshironte të dëgjonte se në Palestinë ishte paraqitur një profet, që pretendonte të ishte Mesia. Shkurt, u bë kundërshtar i rrept i Jezusit dhe fanatik i madh kundër pasuseve të tij, i palodhur në dëmtimin dhe mizorinë e tyre. Në fund, protagonisti kryesor i transformimit të sektit hebraik në religjion botrorë [19].
Ai tha: “Keni dëgjuar sigurisht për sjelljen time të dikurshme në Judaizëm. Si e salvoja mbi çdo masë Kishën e Hyjit dhe u mundoja t’a shkatrroi ate” [20]

Nuk kishte mëshirë kundër besimtarëve: “…E qitën jasht qytetit dhe e vranë me gurë. Dëshmitarët i ulen petkat te këmbët e një djaloshi që quhej Saul (Pal). Ndërsa po e mbytnin me gurë, Stjefni lutej e thoshte: “O Jezus Zot, merre shpirtin tim” Atëherë ra në gjunj dhe bërtiti me zë të madh: “O Zot, mos ua merr këtë për mëkat”. Posa i tha këto fjalë ndrroi jetë”[21]. Dhe: Edhe Sauli e dha pëlqimin e vet për vrasjen e Shtjefnit. Po atë ditë u bë salvim i madh kundër kishës në Jerusalem. Të gjithë me përjashtim të apostujve, u shpërndan nëpër krahinat e Judesë e të Samarisë. Disa njerëz të përshpirtshëm e varrosen Stjefnin dhe bënë gjëmë të madhe për të. Ndërkaq, Sauli bënte çmosin për ta asgjësuar kishën, hynte nëpër shtëpi, merrte burra e gra e i dorëzonte në burg.[22] Ka të ngjarë, që tregimi mbi vdekjen e Shtjefnit, ose së paku prezenca e Palit aty të mos jetë i vërtetë, sepse siç thotë vetë, ende nuk e kishte vizituar Jeruslemin. Shkrimet e Palit mbi ngjarjet në Jerusalem kanë burim të panjohur, por studjesit pretendojnë që informatat t’i ketë marrur nga Koncili i Tarsusit (ose prej qytetit sirian të Antiokut) përmes Sanhedrinit të Jerusalemit [23]. Ai nuk e kishte takur kurrë Jezusin. Sidoqoftë, menjëherë pas vrasjes së Shtjefnit, Pali u nis prej Tarsusit (ose Antiokut) për Damask gjithnjë si armik i Jezusit, por gjatë rrugës ngjau mrekullia e madhe. Siç tregon vetë, në rrugë i ishte paraqitur vizioni (ëndërr) i Jezusit [24] i cili e kishte shtrirë për tokë, dhe kur ishte zgjuar, ishte zgjuar me mendim krejt tjeteër për Jezusin dhe pasuesit e tij. Aty ju paraqit drita psikologjike e Jezusit i cili e dërgoi predikues të ti tek njerëzit. Kështu nga një vrasës i tillë, Pali ndrron mendje dhe veshë pektat e një besimtari. Hynë në qytetin e Damaskut, antarësohet në grupin e besimtarëve të Jezusit dhe fillon të predikojë. Por, meqenëse ishte i njohur për paudhësitë e tija, si nga mbreti Aretas IV, ashtu edhe nga komuniteti çifut, u urdhërua të largohet menjëherë dhe u përzu andej [25]. Atëherë ai udhëtoi nëpër vende të tjera, duke proklamuar konvertimin, për tri vjetë me radhë.
Më vonë, do të filloi të shkruaj letra të shumta nëpër qytet duke ftuar njerëzit në fenë e re, fenë e Palit që hyjnizon Jezusin, lejon të ndaluarën dhe anëtarësohet në grupin fanatik që më vonë do ta marrë emrin Kristijan [26]. Çka bëri ai për afërsisht një dekadë pas konvertimit, mbetet misteri, sepse as letrat e tij, as Veprat e Apostujve nuk thonë gjë të qartë.

Letrat e mbijetuara që pretendohen të jenë të Palit, në periudha të ndryshme të jetës së tij, na japin një pasqyrë mbi predikimet e tij dhe një dukje se si do të ketë qenë ajo. “S’kam pse të mburrem – u thoshte Korinthianëve – sepse kjo më është ngarkuar dhe mjerë unë po nuk predikova Ungjillin” [27]. Duke proklamuar mesazhin, nxitë Timoteun II: të predikojë, të kritikojë, të qortojë e të këshillojë me durim [28]. Pamvarsisht nëse këto janë letrat e shkruara nga Pali apo nga dikush tjeter, këto na japin një rrjet të madh gjeografik
Në letrat e ti, ai ngatrronte idhujtarinë romake, dhe filozofinë greke me doktrinat e fesë së re që me këtë t’i përshtatet idhujtarisë së Perandorisë Romake, që ishte bërë traditë e tyre, kështuqë kur ai vërejti se romakët nuk bëhen synet, edhe vetë e ndaloi synetimin [29], kur pa se ata vetë e hanë mishin e derrit [30] dhe ndalimet tjera, ai ua lejoj ato. Kur pa se ata besojnë në shumë zotra dhe bijt e tyre, shpalli hyjnin e Jezusit dhe tha se ai është biri i Tij. Me këtë ai punoi në afrimin e krishterimit me idhujtarinë pagane të Romës dhe me filozofinë greke, prandaj romakët nuk u kristjanizuan, por të krishterët u romanizuan.
Një numër i madh i dietarëve dhe i historianëve të krishterë besojnë se Pali e pranoi kristjanizmin që ta devijojë me dinakërinë e ti. Në Romë ai qëndroi dy vjetë. U arrestua dhe u burgos në burgun romak, u gjykua me vdekje në gjygjin e Nero’s dhe u ekzekutua me shpatë, tre mile larg Romës, në vitin 67 apo 68.
Të gjitha sektet e krishtera e konsiderojnë si predikues i madh i popujve dhe si shenjtëri e parë, se ai është nxënës i parë i Jezusit dhe udhëheqës i tyre. Ai është keru i kishës prespektive, kurse papnia janë zavendësit e tij. Edhe pse nuk e ka parë Jezusin, llogaritet njëri ndër apostujt në shikim të shoqërimit shpirtërorë. Ai vetë pretendonte se është i ngjajshëm me apostullin më të famshëm – Pjetrin., kurse te Protestantët Pjetri nuk është gjë më i mirë se Pali. Të gjitha sektet e krishtera thonë se letrat e Palit jan shkruar me inspirim dhe se janë të shenjta sikurse ungjijt. Pali, Beslidhjen e Vjeter e anulon plotësisht dhe ligjet e saja i ndryshon sipas hamendjes së tij. Në letren e Hebrenjve 7:18-19 prej përkthimit arab të botuar më 1860 thuhet: Këndej zhbëhet rregullorja e mëparshme për shkak të paaftësisë dhe dobësisë së saj, sepse asgjë s’ka përsosur ligji…” Në të njëjten leter 8:7 dhe 13 thuhet: “Po të kishte qenë me të vërtetë Beslidhja e parë pa të meta, nuk ishte dashur t’i bëhej vend tjetrës…” Kur thotë: “TE RENE” dëshmon se e para është e plakur, tash çka plaket e vjetrohet është afër zhdukjes. Në të njëjtën letër gjithashtu thuhet: “Kështu shfuqizon kultin e parë për të vendosur të dytin…”

Pali varrosi pastërtinë e mënyrës së jetës që pruni Jezusi, për të ngjallë një besim tjetër krejt opozitar që u binte për shtat idhujtarëve. Me befasi dramatike, ai lajmëroi se i ishte paraqitur Jezusi në vizion (ëndërr) dhe ai kishte vendosur të bëhet pasues i tij. Megjithate, ai priti edhe tri vjetë të tjera në Arabi e Damask, para se të kthehej në Jerusalem e të lajmrojë apostujt për ngjarjen e kësaj mrekullie [31]. Madje as për ëndrrën nuk ishte i sigurtë: “Duhet të krenohem – thotë ai – punëkotë! Pra, po ia nisi me vegime e zbulesa të Zotit. E njoh një njeri në Krishtin, i cili para katëmbëdhjet vjetësh a ishte në trupin e vet: nuk e di a ishte jasht trupit nuk e di. E di Hyji. Ky njeri qe ngritur në të tretin qiell. Dhe e di se ky njeri – a ishte në trup a jasht trupit nuk e di, e di Hyji. Ka qenë ngjitur në Parriz dhe ka dëgjuar fjalë të paspjegueshme të cilat njeriu nuk guxon t’i përsëritë. Për atë njeri të tillë do të krenohem e jo për vetvete. Nuk do të lavbdohem përveç me ligështi (të mira) [32]. Pra, Pali nuk dinte se njeriu në vegimin (Vizionin) e tij ishte “në trup” apo “jasht trupit”. Vizioni i tij në fjalët e patregueshme dhe të papërsëritura, por që sipas këti “Vizioni” ndryshoi krejt rrënja e kristjanizmit, për t’u bërë një kristjanizëm i ri paulijan, me rregulla të reja opozitare me ligjet e Moisiut sipas të cilave veproi Jezusi.
Njeriu që asnjëherë nuk e pa Jezusin, nga një vrasës brutal dhe i paskrupullt u shëndrrua në një “mësues” më “gjenial” i kristjanizmit. Ai mori “vizionin” nga Jezusi, duke shpallë injorancë të plotë mbi apostujt që nuk ju ndanë jezusit gjatë gjithë jetës. Apostujt i shpalli “hipokritë” për arsye se ata nuk pajtoheshin dhe ishin në kondradikcion të plotë me mësimet e tij. Tani ishte vetë Pali që zinte vendin e parë: “Por në saje të hirit të Hyjit, jam ky që jam, dhe hiri i tij në lidhje me mua nuk ka qenë i kotë. Madje u mundova të veproi më shumë se të gjithë ata, njëmend, jo unë vetëm, por edhe hiri i Hyjit me mua…” [33]. Pali ‘ishte’ më i zgjuar dhe punonte më shumë se njëmbëdhjetë apostujt tjerë së bashku!.

Pali thotë se ishte profet i Zotit: “…sepse atë as nuk e mora as nuk e mësova prej ndonjë njeriu, por ma zbuloi Jezu Krishti… Porse kur Ati që më zgjodhi qyshë në krahrorin e nënës dhe më thirri me hirin e vet, i pëlqeu ta zbulojë në mua Birin e Vet…” [34]. Por, po të shohim idetë e Palit, gati në gjysmën e “Testaminit të ri”, dhe t’i krahasojmë ato me Ligjin e Përtrirë 18:22, apo me Ungjillin e Mateut 24:24, do të shohim se Pali mund të ishte vetëm një profet gënjeshtarë për të cilët lajmroi Jezusi.

Ai për këto llojë profetësh dha disa shenja që sipas Biblës, ndoshta do të vërtetojnë “profetësinë” e Palit:
– Profetësia e profetëve të rrejshëm nuk ka sukses,
– Profetët dhe Mesihët e rrejshëm mund të bëjnë mrekulli të mëdha,
– profetët e rrejshëm bien fruta të idhëta,
Profetët e rrejshëm do të thonë se është e mjaftueshme t’i thuhet Jezusit Zot, për të shpëtuar.
– Profetët e rrejshëm do të profetizojnë në emrin e Jezusit,
Profeti i rrejshëm mund t’i hedh djallëzitë dhe të bëhet shumë i devotshëm, etj.
Profetësia e Palit, lidhje me ardhjen e dytë të Jezusit, që qëndron në letren e parë të Selanikëve (4:16-18), jep të kuptojmë gjithashtu se ai ishte një profet i rrejshëm. Ai tha, pra se me zbritjen e Jezusit, ai do të takohej me te diku në hapsirë (në ajër) dhe kjo do të ndodhte derisa ata ishin gjallë, por kjo nuk u realizua.

Në Veprat e Apostujve (23:6), Pali thotë se ishte Farise bir fariseu. Athua, Jezusi zgjodhi një farise për t’i dhënë vizionin e ti, kurse në Ungjillin e Mateut (23:15) për Jezusin Farisenjt ishin hipokrit, fëmijët e ferrit, etj. Pali deklaron se ligji është i vdekur (Romakëve 7:6), se Ligji është i mallkuar se ata që mbështeten në veprat e ligjit janë në mallkim. Ai gjithashtu deklaron se Kontrata e Zotit është e vjetruar (Hebrenjve 8:13), etj [35]

Apostujt me rrethin e besimtarëve tashmë njiheshin me emrin Nazarenas. Ata kishin qenë më të afërtit e Jezusit kur ai ishte në tokë, dhe nuk mund ta pranonin si të vërtetë konvertimin e Palit. Skepticizmi i tyre mori kulmin, atëherë kur Pali filloi të predikojë një doktrinë të ndryshme dhe kontradiktore nga ajo që ata kishin dëgjuar prej Jezusit.
Nazarenët kishin rënë në pozitë të atillë që e kishin të pamundur të besojnë se Jezusi, duke predikuar i kishte ushtruar dhe bindur derisa ai ishte në mesin e tyre, ndërsa tani kishte vendosur që mësimet e tij t’i ndryshojë, madje përmes një njeriu që kurrë nuk e kishte takuar. Argumenti i Palit me Xhejmsin – kryetarin e Nazaretëve, nuk ka ndonjë rëndësi [36].

Eshtë më se e sigurtë se Pali ishte i refuzuar prej Nazarenëve, të cilët i mbanin mend shumë mirë persekutimet e që ai u bënte ithtarëve të Jezusit. Ishte vetëm influenca e Barnabës që Pali u pranua në mesin e tyre. Barnaba mendonte se Pali do të interesohej e do të ndiqte mësimet e Jezusit, prej atyre që kishin kaluar vite pranë tij. Por Pali, duke e ndjer veten fajtor dhe duke e kuptuar se pranimi në mesin e tyre nuk ishte meritë e ti, u kthye në Tatsus i inatosur.
Shumica e të afërmve të Jezusit shkuan në Antiok [37], për t’i ikur persekutimeve romake e hebreje dhe formuan atje një komunitet të madh që për liderë të tyre caktuan Barnabën. Ata e jetonin jetën e tyre sipas rregullave dhe ligjit që i kishte porositur Jezusi. Në besimin e tyre filluan të pranojnë edhe johebrejt, dhe kështu së pari herë u lajmrua emërtimi Kristijanizëm, term më shumë abuzues se sa deskriptues [38].

Sidoqoftë, Barnaba kishte vendosur të përhapë mësimet e Jezusit. Shkoi në Tatsus dhe pruri Palin në Antiok. Kjo është hera e dytë që Pali takohet ballë për ballë me njerëzit që i kishte persekutuar. Edhe këtu ata i bënë të njëjtën pritje të ftoftë që i kishin bërë në Jerusalem. Por sërish, falë Barnabës u pranua në mesin e tyre.
Përfundimisht, Barnaba dhe Pali, të shoqëruar nga Marku (nipi i Barnabës, nga motra), u nisen në udhëtimin e tyre të parë misionarë, për Greqi dhe Ilirik.
Në Greqi gjetën besimin idhujtar në zotra të shumtë dhe në mendjen e tyre nuk kishte ndonjë problem në thirrjen e besimit të një zoti më shumë apo më pak, problemi qëndronte në thirrjen e besimit të Një Zoti të Vetëm. Për këtë arsye, Pali ishte i gatshëm të bëjë një kompromis të mësimeve të Jezusit në mënyrë që t’a bëjë të pranueshme në mesin e tyre.

Barnaba nuk mund të pajtohej me këtë shkelje flagrante të mësimeve që i kishte predikuar Jezusi, prandaj ashtu siç thuhet në Veprat e Apostujve 15:39-40, mori Markun dhe u nda prej Palit, për të shkuar në vendlindjen e tij në Kipër. Ndërkohë që Pali bashkë me Pjetrin udhëtuan në prendim, deri në Iliri.
Në lindje, Barnaba me Markun mundoheshin të përhapnin mësimet monoteiste të Jezusit dhe hasnin në kundërshtime të rrepta, ndërsa në Prendim, Pali përhapte mësimet e përziera me idhujtari, dhe meqë ato mësime nuk kishin ndonjë ndryshim të madh prej besimeve të vendit, kundërshtimet ishin më të vogla. Tashmë, Pali kishte deklaruar lidhje me “lidhshmërinë vizionale” që kishte me Jezusin si autoritet hyjnor dhe përmes këti vizioni ua bënte më të lehtë paganëve për t’i pranuar mësimet e Jezusit, të cilat në të vërtetë nuk ishin të Jezusit, por mësimet e Palit. Ai, përmes vizualitetit me “autoritetin hyjnor të Jezusit” predikonte se Ungjilli nuk ishte vetëm për hebrejt, por për të gjithë ata që ishin të gatshëm të besojnë. Duke kontradiktuar kështu, jo vetëm mësimet e Jezusit por edhe të Mojsiut, ai ngjalli kundërshtime jo vetëm tek ithtarët e Jezusit, por edhe tek hebrejt. Prandaj, ishte shumë e qartë pse ai kishte vendosur të përhapë mësimet e tij në mesin e popujve që urrenin hebrejt dhe tek ata të cilët asnjëherë nuk kishin patur rast t’i dëgjonin mësimet e Jezusit nga ndonjë njeri tjeter.
Pali arsyeton doktrinën e tij të re me përdorimin e kësaj analogjie tek letra e dërguar Romakëve 7:1-4 Kjo analogji qartë tregon se Pali bënte ndryshime ndërmjet Jezusit dhe “Krishtit”. Sipas arsyetimit të tij, ligji që kishte pru Jezusi, nuk ishte më i nevojshëm pas “vdekjes” së tij. Tashmë, ligjet nuk ishin të Jezusit, por të Krishtit, përmes të cilit kishte pru një ligjë tjeter. Ata që këmbëngulnin në mësimet origjinale të Jezusit, duhej të kundërshtoheshin.

Por, Pali nuk ishte i sigurtë në vizionin e tij (2 Korinthianëve 12:2-5) Pra, nuk dinte nëse njeriu që takoj i ishte paraqitur “në trup” apo “jasht trupit”?! Kërkonte në besim të verbër të predikimeve të tij dhe inatosej që apostujt nuk i bindeshin këti predikimi, madje, ironikisht i akuzonte ata për ndryshimin e Ungjijve: (Galatians 1:6-9) Pak më vonë, duke emërtuar Xhejmsin, Pjetrin dhe Barnabën, thotë: “Po kur unë pashë se ata nuk ecnin drejt sipas së vërtetës së ungjillit, i thashë Pjetrit përpara të gjithëve: “Në qoftë se ti, që je Juda, rron porsi johebrenjtë dhe jo si Judenjtë, pse i detyron johebrenjtë të rrojnë si Judenj?…” [39]. Nga kjo, qartë kuptohet për ekzistimin e një Ungjilli tjetër, të një Ungjilli që Zoti ja kishte reveluar Jezusit, e që asnjë herë nuk u regjistrua. Duket se Pali këtu i referohet ati Ungjilli që ende ishte i memorizuar, prej atyre që kishin qenë të pandarë prej Jezusit, apo ndoshta të Ungjillit të Barnabës që do të zhdukej tre shekuj më vonë, pas Koncilit të Nikeas.

Ligji i Zotit ishte i shkruar nëpër libra të ndryshëm, dhe Pali sa herë i drejtohet ligjit, ai nuk flet për Ungjillin që kemi sot në duar, sepse ai ende nuk ekzistonte, por flet për librat e mëparshëm. Cilët mund të ishin ato? Mbase: Libri i Ligjit (Joshua 8:34), Libri i Luftrave të Zotit (Numrat 21:14), Libri i të Drejtit (II Samuel 1:18), Libri i Samuelit (I Samuel 10:25), Libri i bëmave të Salomonit (I Mbretërve 11:41), libri i Kronikëve të mbretërve të Izraelit (II Mbretërve 13:8), libri i Kronikëve të mbretit të Judës (II Mbretërve 21:25), libri i shikuesit Samuel (I Kronikëve 29:29), libri i Nathanit (II Kronikëve 9:29), analet e profetit Shemajah (II kronikëve 12:15), kronikat e profetit Ido (II Kronikëve 13:22), libri i mbretit të Judës dhe të Izraelit (II Kronikëve 16:11 dhe 36:8), analet e Jehut (II Kronikëve 20:34), shkrimet e profeti Isaia (II Kronikëve 26:22), libri i mbretërve të Izraelit (II Kronikëve 33:18), Vajtimet (II Kronikëve 35:25), vizioni i profetit Isaia (II Kronikëve 32:32), libri i Kronikave (Nehemihah 12:23), etj

Sidoqoftë, mësimet e Palit kishin konsekuenca të mëdha, të cilat ai sigurisht nuk mund t’i mendonte dhe të cilat do të bënin jehonë pas vdekjes së tij. Ungjilli i tij i “Krishtit” jo vetëm që ndryshoj mësimet e Jezusit, por përgaditi drejtimin e ndryshimit të idesë së popullit, se “kush në të vërtetë ishte Jezusi”? Jezusi u bë një koncept manipulimi që u përzie me hyjnin e Zotit. Kjo figurë imagjinare e shenjtërisë së Krishtit, u përvetësue në shtresat intelektuale greke e romake dhe u shkrinë në filozofinë e tyre.

Pikëpamjet e tyre (me paulianët) mbi ekzistencën, ishin trianësore; pikëpamje e “Zotit si At” [40], dhe pikëpamje e “Birit të Zotit” [41], por që duhej instaluar edhe “Shpirti i Shenjtë” për të formuar trinitetin [42], që do t’i përgjigjej trinitetit të tyre pagan. Shën Agustini nga Hippo (354-430), nuk ishte i kënaqur me këtë dhe thoshte: “Filozofët flasin të lirshëm… megjithate, ne nuk themi nëse janë dy apo tre principe, dy apo tre zotra…” [43]

Filozofia Platonike është mbështetur në këtë abstrakcion metafizik, ashtuqë tre principet origjinale janë reprezentuar në sistemin platonik në tre zotra të unifikuar mes vetes prej një gjeneracioni misterioz dhe veçënarisht Logos është konsideruar në karakterin e Birit, Atit dhe Krijuesit e sunduesit të botës [44]. Me kalimin e kohës, identifikimi arbitrar i “Krishtit” me “Logos-in” e Platonit u bashkë dyzuan në një, dhe kështu lindi “doktrina trinitare” e më në fund u kurorëzua me ortodoksizmin kristjan.

Paganët, të cilët asokohe përqafuan “Ungjillin”, të nxitur nga kjo filozofi, filluan të mendojnë se edhe apostujt besojnë të njëjtën gjë. Kështu u bashkangjit një numër i konsiderueshëm filozofësh, duke formuar një “sekt” të ri të religjionit kristijan, duke i dhënë rëndësi të madhe “religjionit” platonik [45]. Derisa çdonjëri kishte koncepcion të ndryshëm mbi ate se ç’ka dashur të thotë Platoni, ndikoj në shumimin e ‘izmave’ në mes të kristijanëve. Siç thotë Gibbon: “Emri i Platonit u respektua tek të krishterët ortodoks dhe u abuzua te heretikët si një përzierje e të vërtetës me intrigën…” [46].

Vetë Pali, asnjëherë nuk predikoj doktrinën trinitare, as Hyjninë e Jezusit! Doktrina e tij e përzier me doktrinën platonike, hapi derën e koncepcionit të gabuar dhe përgaditi terrenin për formimin e doktrinës katolike. Atë që Pali ja bëri mësimeve të Jezusit, të tjerët ja bënë mësimeve të Palit! KY proces arrijti kulmin në doktrinën trinitare të Athanasiusit që u zyrtarizua në ‘krishterizimin ortodoks’ në Koncilin e Nikeas në vititn 325 të erës sonë.

Kredoja Athanasiane, që u emërua kështu pas Athanasiusit, por që u kompozua afërsisht një shekull pas Kredos së Nikeas, ka qenë atribuar dhe formuluar për Romankatolikët e Kishës së Afrikës së Veriut. Sipas mendimit të P. Quesnel, Shën Athanasiusi nuk është autor i Kredos që lexohet frekuentësisht nëpër kisha. Nuk duket se ka ekzistuar edhe një shekull pas vdekjes së tij. Dhe në fund, origjinali është shkruar latinisht diku në provincat prendimore. Patriarku i Konstantinopojës – Genadius ka qenë aq i çuditur me këtë komponim ordinarë, saqë e ka quajtur si punë e njeriut të dehur [47].
Eshtë e rëndësishme të thuhet se asnjë prej librave që përmban “Testamenti i Ri” nuk përmendë doktrinën trinitare. Një verset, tek letra e parë e Gjonit (5:7) flet për unitetin e treshit, për të cilin Isak Newton mendon se është futur shumë kohë pas Gjonit.

Gibbon thotë: “Në shekullin XI-XII, Bibla është Korrektuar nga Lanfranc – Kryepeshkop i Kanterburit dhe nga Nikolasi – Kardinal liberian i Kishës Romake…” [48].
Konsekuenca e doktrinës trinitare, si doktrinë inkarnimi, u shqyrtua në Koncilin e Efesusit në vititn 431 dhe asaj të Kalcedonit në vitin 451, si bazë e formimit të idesë së “Jezusit zot” prej Koncilit të Nikeas [49]. Por, deri në Koncilin e Konstantinopojës, në vitin 680, doktrina trinitare nuk u zyrtarizua [50]. Për këtë arsye nuk është e habitshme që diktrina inkarnuese nuk përmendet në “Testamentin e Ri”. Verseti tek Gjoni 5:7, është ekspresion që vërteton gjuhën e Palit 1 Timoteut 3:16.

Doktrina e inkarnimit që gjendet tek Ungjilli sipas Gjonit, nuk mund të vihet për dëshmi arsyetimi, sepse Ungjilli i Gjonit u shkrua një gjysëm shekulli pas vdekjes së Palit, si rezultat i filozofisë platonike. Nuk ka qenë i shkruar nga Apostuli Gjon, dhe nuk është dëshmi e njeriut që ka jetuar kur jetonte Jezusi. Kështu, shumë ndryshe prej tre Ungjijve sinoptik, dhe nganjëherë i kontradikton ato. Megjithate, Kisha Romake e ka konsideruar si “fjalë të inspiruar” e Zotit, si e lirë prej të gjitha gabimeve. Madje, as në këtë Ungjill nuk gjendet fjala “trinitet” apo “inkarnim”. As Jezusi, as Pali nuk kanë predikuar diçka të tillë.

Cka u bë me Nazarenët? Ato u bënë një numër i madh njerëzish dhe u ndanë duke formuar kështu dy komunitete. Njëri në Jerusalem (në krye me Xhejmsin) dhe tjetri në Antiok (në krye me Barnabën). Barnaba dhe pasuesit predikonin e praktikonin fenë që ua kishte mësuar vetë Jezusi [51]. Duke ndjekur shembullin e Jezusit, ata vazhdonin të zbatonin praktikën fundamentale të Mojsiut. Faleshin në Senagoga në kohë të caktuara, agjëronin siç kishte agjëruar Jezusi, u jepshin të dhjetën e pasurisë nevojqarëve të komunitetit, festonin sabathin dhe festat që kishte festuar Jezusi, pritnin bagëtinë që e kishin të lejuar me emrin e Krijuesit, praktikonin synetinë, etj. Madje, 15 bishopët e parë të Jerusalemit që ishin hebrej të bërë synet [52]. Romakët dhe gjentilët nuk shihnin ndonjë ndryshim ndërmjet hebrejve dhe nazarenëve. Në vitin 70-të, kur u shëmb tempulli i Solomonit dhe u masakrua gati e gjithë popullata hebreje, Të njëjtin fat patën edhe nazarenët [53]. Ata që refuzuan çdo kompromis u shpallen heretikë dhe skizmatikë. Disa mbetën në Pella, disa u vendosen nëpër fshatrat e Damaskut, por shumica e tyre u vendos në Alepo të Sirisë Veriore. Në Romë, gjendja ishte e njëjtë. Një grup që njihej me emrin Galilean, që përfshinte nazaretë dhe zaleotë, nën përgjegjësinë e Nero-s, u shkatrruan nga zjarri i madh i Romës. Veç kësaj, nazaretët e Romës ishin të detyruar me një taksë të veçantë. Persekutimet e tyre ndikuan në përhapjen e tyre në gjithë Perandorinë, e në kontakte me popujt tjerë, përhapen mësimet e Jezusit. Komuniteti që ata formonin, jetonin në stilin e jetës që Jezusi kishte jetuar.

Jezusi fliste gjuhën aramaike [54], një dialekt i arabishtes, e cila ishte gjuhë e pashkruar. Ungjijt e parë u shkruan në gjuhën hebraike. Në këtë kohë, asnjëri prej ungjijve nuk u pranua as që u refuzua. Mvarej prej komunitetit të krishterë të vendosë se cilit libër do t’i përmbahet. Mvarsisht se cilin Ungjill kishin dëgjuar, çdo komunitet mori drejtim të ndryshëm. Ata që ndoqën shembullin e Barnabës, e mbanin ate për burim, ndërsa ata që ndoqën shembullin e Palit, e mbajtën për burim të tijën [55]. Kur besimtarët që kishin mësuar fenë nga Jezusi vdiqën, mëkëmbës të tyre i zgjidhte komuniteti, mvarsisht nga njohuria që kishin për fenë dhe nga frika që kishin për Zotin [56].

Ata kanë qenë shërbëtor të shërbëtorëve të Zotit. Sidoqoftë, me kalimin e kohës, kjo pozitë u bë dëshirë e atyre që donin të mbanin në dorë poste zyrtare, sidomos pas institucionit të sinodeve. Hierarkia priftërore, që kishte bazë mësimet e Jezusit, filloi të zbehet, e kjo shkonte në interes të Romakëve, të cilët nuk donin t’i braktisnin zotrat e tyre.
Deri në fund të shekullit të tretë pas Jezusit, ndërmjet Nazaretëve dhe Paulinianëve nuk kishte ndonjë ndryshim të madh. Termi “i krishterë (kristijan)” kaq qenë përdorur edhe për ato që kanë ndjekur rrugën e Jezusit, edhe për ato që kan besuar Krishtin (e Palit). Nëse ndonjëri ka besuar Zotin por ka refuzuar të paguaj tatim për zotrat romak, ka qenë arsye e mjaftueshme për tu persekutuar [57].
Persekutimet e hershme të “kristijanëve” arritën kulmin në Ediktin e Diokletianit dhe Galeriusit në vitin 303. Ka qenë përpjekje finale për të zhdukur krishterizmin e cilësdo formë. Kishat janë konfiskuar. Ungjijt janë djegur dhe të gjithë kristjanët janë vënë jasht ligjit të mbrojtjes. Ata kanë mund të persekutohen pa patur të drejtë për vetëmbrojtje. Megjithate, persekutimet e pasuesve të mësimeve të Jezusit kanë qenë më të shpeshta e më të ashpërta.

Religjioni paulijan u popullarizua më shumë, sidomos pas shëmbjes së tempullit të Solomonit në vitin 70-të dhe pas rebelimit të hebrejve në vititn 132. Pasuesit e Palit nuk u persekutuan në masën që persekutoheshin pasuesit e Jezusit dhe të Mojsiut. Krishterimi paulijan ishte më shumë i pranuar tek popujt që nuk ishin hebrej të lindur. Kështu, tani, ishte populli i nazaretëve që besonin Jezusin dhe ishin pasues të tij, dhe të krishterët që besonin “Krishtin” dhe ishin pasues të Palit.
Institucioni që u rrit nga mësimet e Palit, ka arritur në ditët tona në masë si Kristjanizëm zyrtar, ndërsa ata që vazhdojnë të pasojnë mësimet e Jezusit janë grupacione të vogla.

DONATISTET DHE ARIANET

Konstantini bëri një përzierje politike të religjionit të kishës zyrtare me religjionin e vjetër të shtetit Romak. Ai publikisht nuk pranoi, nuk refuzoi as që i dha rëndësi njërës mbi tjetren. Ai i mbroi të dyja. Veprimet e tij japin të kuptosh se tolerimi i Kishës Zyrtare ka qenë bazuar në arsye politike për të mbajtur pozitën e Perandorit dhe jo për të pranuar fenë kristjane [58]. Konstantini unifikoi Sabathin (të shtundën – që kishte celebruar Jezusi) e kishës zyrtare me të dielen – ditën e adhurimit të zotit të diellit Dies Solis [59]. Ai mori masa për futjen e simboleve pagane në fenë e re të krishterimit, gjegjësisht në Kishën Zyrtare. Edhe kryqi që kishte qenë simbol i zotit të diellit Dies Solis Romak, u bë simbol i krishterimit dhe tashmë në sistemin perandorak nuk kishte ndonjë ndryshim nga të qenurit të krishterë ose pagan. Gibbon thotë se ushtarët e Perandorisë Romake, shumë kohë më parë, në krahrorin e tyre mbanin kryqin për simbol [60]. Vetëm brenda një viti 1200 burra u baptizuan në Romë, pa numruar këtu një numër të konsiderueshëm grashë e fëmijësh. Për çdo konvertim, Konstantini premtonte gurë të çmuar me 24 copa flori [61]. Kristijanët unitarian të Afrikës Veriore, refuzonin të adhurojnë zotrat romak dhe të pranojnë perandorët e tyre. Ata gjithashtu refuzuan kompromisin që kishte bërë Kisha Zyrtare. Konflikti me zyrtarër romak dhe me Kishën Romake arriti kulmin, kur ata zgjodhën priftin unitarian Donatusin – për liderë. Ai u zgjodh si Arqipeshkvi i Karthagës në vitin 313 kur u mbajt Edikti i Milanos.Dhe, për një kohë të shkurtë, ai u bë udhëheqës i qindra priftërinjve, njëri prej të cilëve ishte edhe në Romë. Lideri i Kishës zyrtare u përpoq ta zavendësoj Donatusin me një prift tjeter nga paria e tij me emrin Cacealian [62].Meqë Konstandini e përkrahte pozitën e Cacealianit, thirri donatisët t’a pranojnë ate, por, ata nuk mund t’a pranonin seriozisht faktin se e gjithë Perandoria Romake u krishterizua brënda natës. Duke patur të freskët dhunën që romakët ua kishin bërë besimtarëve, ata refuzuan. Dhe, pasi plani për të bashkuar Kishën Zyrtare me Kishën Unitariane dyshtoi, ushtria romake mbi to filloi masakrimet. Priftërisnjt mbyteshin nëpër kisha. Kufoma njerëzish hudheshin nëpër shpella. Shkrimet e tyre zhdukeshin pa gjurmë, dhe vetëm një pjesë e vogël e tyre arrijtën në ditët tona.

Një fat të tillë e patën edhe Unitarianët e Aleksandrisë – një qendër e rëndësishme e Krishterizmit. Prisi i tyre Ariusi ndiqte mësimet e Jezusit dhe refuzonte ato të Palit. Ai thoshte se Jezusi ishte një krijesë njerëzore e Zotit, por që Zoti me dëshirën e vet shpirtërisht e kishte ngritur dhe e kishte pajisur me misionin profetik… “Nëse Jezusi vërtetë është “Bir i Zotit” del se “Ati ka ekzistuar para Birit” kështuqë në një kohë biri nuk ka ekzistuar. Derisa Zoti është ekzistencë enternale. Jezusi nuk mund të jetë i tillë… Derisa Jezusi ka qenë i krijuar prej Zotit, ai nuk mund të posedojë atributet e përjetësisë. Vetëm Zoti është i përjetshëm. Derisa Jezusi është krijesë, ai ka ndryshuar gjatë fazave jetësore, vetëm Zoti është i pandryshueshëm…[63] Meqenëse këto nuk u pëlqenin as Aleksandrit as Athanasiusit që ishte lider i kishës Zyrtare në Aleksandri, Ariusi dhe besimtarët që besonin si ai u shpallën “heretikë”. Në qytet të gjithë njerëzit filluan luftën dhe kur Konstandini dëgjoi për këtë, u detyrua të ndërhyjë. U shkroi një peticion Aleksandrit dhe Ariusit dhe kërkoi bashkimin e tyre, por kjo nuk pati sukses.

Konstandini thirri të gjithë prijësit në Koncilin e Nikeas në vitin 325 në të cilën u pranua “Doktrina e Vërtetë Trinitare”, doktrinë opozitare e mësimeve të Ariusit. Pas këti Koncili, lufta më e ashpër filloi kundër Ungjijve të pa autorizuar. Si rezultat 1.5 milion njerëz u vranë. Vetë fakti se asnjëri prej shkrimeve të para vitit 325 sot nuk ekziston në përbërjen e Biblës, tregon se librat e pranuara prej Kishës Zyrtare, nuk janë asnjë prej origjinaleve të shkruara [64].

Në këtë Koncil, religjioni shtetror u bë Krishterimi i Kishës Zyrtare apo Trinitare dhe ato me pikëpamje të ndryshme u shpallën “heretikë” (Nazaretët, Ebionitët, Arianët dhe Donatistët) dhe iu nënshtruan persekutimeve. Vetë Ariusi u helmua dhe vdiq në Konstantinopol në vitin 336.
Ironikisht, Konstandini vdiq si pjestarë i Krishterimit Unitarian dhe u baptizua dy vjetë para vdekjes nga Bishopi Eusebius i Nikomedisë. Biri i tij Konstantius ishte gjithashtu Arian, kështuqë për një kohë, arianët “marrin frymë” më lirshëm në pjesën Lindore të Perandorisë Romake. Konstantiusi organizoi Koncilin e Riminit në vitin 360 ku morën pjesë 400 Bishopë nga Spanja, Italia, Afrika, Britania dhe Ballakani. Në këtë Koncil, u pranua kredoja e propozuar nga Bishopi arian se “Biri” nuk është i barabartë me “Atin” – një surprizë e Kishës Zyrtare. Megjithate, kur zyrtarët e Kishës kuptuan gabimin që bënë, tërhoqën përkrahjen dhe rifutën në fuqi vendimet e Koncilit të Nikeas. Kisha zytrare u bë më fuqiplote gjatë sundimit të Perandorit Theodosius – perandor i parë i baptizuar në fenë Trinitare edhe pse i lindur në një familje të krishterë [65]. Vetë Theodosusi formuloi Ediktin mbi “vërtetësinë” Tinitare [66] dhe menjëherë pas saj, në vitin 381ftoi Koncilin e Konstantinopolit në të cilën 150 Bishopë, plotësuan sistemin teologjik të themeluar në Koncilin e Nikeut lidhje me pjesët përbërëse të trinitetit “të shenjtë” [67]. Kanë kaluar afërsisht katër shekuj, derisa doktrina të cilën Jezusi kurrë nuk e ka predikuar, të pranohet në emrin e tij dhe plotësisht të vendoset “e vërteta” mbi Zotin. Kisha Zyrtare që tashmë njihej si Kisha Katolike rriti pushtetin e vet në Perandori, kurse vetë Perandori Theodosisus krijoi metoda efektive për persekutimet e “heretikëve”. Popullsia iu detyrua Kishës me taksa të rënda. Gjatë 15 vjetëve, 15 Edikte të tjera u formuluan për të ndjekur liderët. Tempujt e “heretikëve” u eleminuan pamëshirshëm.U formulua zyra e “inkuizitorëve” të fesë në të cilën ishin personelë të caktuar për të akuzuarit “heretikë”. Këtu e kishte origjinën edhe inkuizicioni i mëvonshëm spanjol, jo nga mësimet e Jezusit, por nga Kodet e Kishës Katolike Romake [68]. Disa prej popujve që mbijetuan persekutimet e Ediktit të Theodosisusit, kaluan në Spanjë (përmes Gotëve).

Bishopi Unitarian Priscilliani bashkë me gjashtë të tjerë u ekzekutuan në vitin 385. Dy të tjerë u përjashtuan nga masa e popullit dhe dërguan në ekzil, në Sicili. Kisha Katolike mori pushtetin zyrtar mbi Perandorin dhe në vend të tij, priftërinjt morën fjalën kryesore. Si rezultat i këti bashkëdyzimi politik perandorak, ngjau incidenti i parë ndërmjet Unitarianëve dhe Hebrejve, kur disa murgj trinitar dogjën tempujt e tyre në qytetin Callinicum të Persisë [69].

Në incidentin e dytë, disa banorë të Selanikut mbytën një gjeneral Romak, dhe nën urdhërin e Theodosiusit, ushtria romake mbytë të gjithë banorët që ishin tuabuar në një teatër publik. Vetë Arqipeshkvi trinitar i Milanos – Ambrose (që kishte autoritet mbi Perandorin), ftoi Theodosiusin të bëjë pendim për këtë masakër. Deri në fundin e regjimit të Theodosiusit, Kisha Romake kishte përvetësuar gjithë pasurinë e Perandorisë dhe kishte marrë qëndrim të prerë për të eleminuar të gjitha besimet tjera. Kishte kaluar një kohë e gjetë nga koha që kishte jetuar Jezusi. Historia e vërtetë ndërmjet Nazrenëve dhe Paulianëve ishte ndryshuar plotësisht [70]. Pak njerëz kishin mbetur që mbanin mend falsifikimet që kisha romake u kishte bërë mësimeve të Jezusit. Me rënien e Perandorisë Romake, në Perëndim, influenca e Papës u bë aq e madhe saqë vetë ai vendoste se kush duhet të jetë Perandor i Perandorisë katolike [71].

VISIGOTET

Megjithë presionin e Kishës Katolike në Afrikën e Veriut, ithtarët e mësimeve të Jezusit mbetën të pathyeshëm. Nën këtë virtualitet, ky besim u pranua edhe nga Gotët të cilët i përhapën këto mësime në Evropën Jugore.
Gotët erdhën prej Evropës Veriore nga një vend ku sot gjendet Polonia, rreth vitit 280 para erës sonë, u vendosën rreth detit Baltik dhe rreth (vitit 240 p.e.s) brigjeve të lumit Olga në Rusi, për kushte më të mira jetësore. Kështu, ata u ndanë në dy fise. Ata që u vendosen në brigjet lindore të lumit u njohën me emrin Ostrogotë kurse ata që u vendosen në brigjet prendimore si Visigotë. Nuk është e qartë, nëse Gotët erdhën në kontakt me mësimet e Jezusit para paraqitjes së njeriut të njohur me merin Ulfilas, por është e njohur se gjatë jetës së tij, Visigotët dhe Ostrogotët ranë në kontakt me krishterimin Unitarian.

Ulfilasi – lider i Visigotëve, shkoi në Konstantinopol menjëherë pas vdekjes së Konstandinit, u takua me Eusebiusin e Nikomedisë (përkrahës i Ariusit, baptizues i Konstandinit dhe këshilltarë i Konstantiusit) dhe u kthye në mesin e popullit të vet i mveshur me detyrën e misionarit unitarian. Jo pa arsye, Konstantiusi e quajti “Mojsiu i ditëve tona” [72].
Për 40 vjetë, Ulfilasi përhapi dritën e besimit tek Gotët. Ai u solli atryre mënyrën e re të jetës. U dha mundësinë e zgjimit të tyre shpirtëror gjë që shkaktoi një hov përparimi kulturor në mesin e tyre si kurrënjëherë më parë.
Megjithse, mësimet e Ulfilasit u përhapen me shpejtësi, në mesin e popullit u gjetën grupe opozitare që nuk donin të braktisnin zotrat e trashëguar pagan. Pjesa më e madhe e Ostrogotëve dhe e Visigotëve pranuan besimin Arian dhe e përhapën tek fiset teutonike të Evropës Jugore, sidomos gjatë sundimit të mbretit të Ostrogotëve – Hermanrik, i cili deri në vitin 370 anuloi ndryshimet ndërmjet fiseve Evropjane në pushtimin e tyre. Ulfilasi formuloi alfabetin e gjuhës Gotike, përktheu “Dhjatën e Vjetër” dhe njërin prej ungjijve të vjetër grek. Ky veprim ishte në kundërshtim me Kishën Katolike e cila ndalon përkthimet e ungjijve në çfarëdo gjuhe, kurse ungjijt e autrizuar të tyre ishin të lejuar vetëm për shtresën priftërore. Derisa ungjilli i përkthyer nga Ulfilasi nuk ishte njëri nga ungjijt zyrtar, ai u bë edhe më i urrejtur. Tani, të njëjtat pergesa që kishin qenë ndërmjet nazarenëve dhe Paulinianëve, ishin paraqitur ndërmjet pasuesve të Ulfilasit dhe anëtarëve të Kishës Zyrtare. Gjatë tre shekujve, Kisha Zyrtare bëri të pamundërën për të eleminuar Arianizmin në Evropën Jugore, në atë masë që kishte vepruar për eleminimin e Donatistëve dhe Arianëve në Afrikën e Veriut.

Influenca Ariane në Konstantinopol u shua. Katedrala e tyre “Shën Sofia” u muar nga kisha trinitare, kurse tempujt arianë u mbydhën ose u konvertuan në kisha trinitare. Theodosiusi filloi presionin në të gjitha vendet ku dominonte Arianizmi. Vetë Ulfilasi u shpall “heretiku” më i rrezikshëm , sepse ai gjithnjë kritikonte gjestet e Perandorisë në Konstantinopol dhe thoshte se ata nuk janë “adhurues të Zotit” por të pa Zot…[73]. Ai definitivisht besonte se vetëm ata që janë ndjekës dhe pasues të mësimeve të Jezusit mund të quhen kristijanë të vërtetë, “të gjitha konvertimet tjera nuk janë Kishat e Zotit, por senagogat e djallit”. Para përfundimit misterioz të Ulfilasit, në shtratin e vdekjes, ai kishte pohuar: “Unë Ulfilasi, besoj me zemër e pohoj me gojë, për Zotin tim, besoj se ekziston vetëm një Zot, vetëm Ati, i pa fillim dhe i padukshëm…” [74] Nga një dokument i shkruar nga Axentius, Bishopi i Milanos, që u zbulua në vitin 1840, e pranon Ulfilasin si Predikues i së vërtetës.[75].

Koncili i Konstantinopolit, pas vdekjes së Perandorit Valens (që ishte arian), përfundimisht i dha “Shpirtit të Shenjtë”statusin zyrtar si përbërje e tretë e konceptit trinitar dhe ratifikoj këtë doktrinë si Ksristijanizëm Ortodoks [76].
Vetëm ata që pranuan trinitiarizmin u lejuan të qëndrojnë, kurse ato që refuzuan u detyruan të tërhiqen drejtë Veriut. Deri në vitin e vdekjes të Theodosiusit, u detyruan të tërhiqen të gjithë. Gjatë kësaj kohe, e gjithë literatura e shkruar në gjuhën gotike u zhduk [77].

Persekutimet e Visigotëve nga Theodosiusi, jo vetëm që përkufizuan rrolin e perandorit, por ndikuan që feja ariane të përhapet më shmë drejtë Perëndimit. Pasarardhësi i Theodosiusit – Arcadiusi, ua ndaloi të mirat jetësore visigotëve të mbetur. Kjo u bë shkak i një revolte të madhe, të cilët të kryesuar prej Alarikut (370-410) revoltuan dhe formuan mbretërinë e pavaruar prej Thrakisë në Argos dhe prej Athinës në Sarmium. Arkaiku vërshoi drjetë Italisë, në vitin 401 mundi ushtrinë romake katolike dhe pushtoi Romën. Sipas Agustinit, Alariku kishte dhënë urdhër që asnjë kishë katolike të mos shkatërrohet, por të sigurohet azili për të gjitha ato. Jeta e qytetarëve ishte e mbrojtur nga terrori e konfuzioni i opozitarëve. Nderi i femrës mbrohej me ligjë. Murgeshat katolike i morën në mbrojtje ushtarët e visigotëve [78].

Pas vdekjes të Alarikut (410), mbretëria e tij nuk qëndroi më shumë se tetë vjetë. Pa lider të fortë, visigotët u përçanë dhe u thyen nga ushtria Romake. U detyruan të vërshojnë drejt prendimit në Gaul e Spanjë dhe më tutje të përhapin fenë ariane.
Pas vdekjes së Wallias, biri i Alarikut – Theodoriku, sundoi Gaulin Perëndimorë për 32 vjetë (419-451). Dy vajzat e tija i martoi me mbretin e Suevit dhe me mbretin e Vandalëve – dy fise këto që gjatë sundimit të tij kishin okupuar Spanjën.
Kah fundi i mbretërimit të Theodorikut, Atila – në krye të Hunëve, invadoi Evropën. Eshtë thënë se “Ku shkelë kali i Atilës, nuk mbinë barë”. Hunët, të kryesuar prej tij, u shtrinë përmes Persisë ndërmjet viteve 430-440, derisa në vitin 441 u ndodhën në kufijt perëndimor të Perandorisë Romake, gjë që detyroi ato të nënshkruajn marrveshjen sipas sipas së cilës romakët u detyroheshin me taksa të rënda në ushqim dhe të mira materiale [79].

Më pas, në betejën që u bë në Kalon, ndërmjet forcave të Atilës që zbriti përmes Hungarisë dhe forcave të Alarikut e Artiusit në vitin 451, nga të dy palët humbën jetën 162.000 – 300.000 njerëz. Theodoriku u vra, ndërsa biri i tij Torismund mori sundimin.Në vitin 452, Atila pushtoi Italinë u martua me princezën e Romës – Honoria dhe natën e dasmës (453) nga alkooli vdiq [80].

Vdekja e Atilës i la italianët në konfuzion të madh. Visigotët arianë depërtuan drejt jugut. Theodoriku që sundoj gjatë viteve 453-466 përhapi mësimet e Ulfilasit dhe gjatë sundimit të tij ata depërtuan në Spanjë, vend që atëbotë ishte zhytur në korrupsion. Vendi ishte në dorën e aristokratëve romak të cilët jetonin në komoditet në kurrizë të të varfërve që njëkohësisht ishin edhe robërit e tyre. Taksat e rënda e deturuan popullatën të vendoset nëpër pyje dhe të formojnë banda të mëdha rrëmbyese.
Vandalët nuk qëndruan gjatë në Spanjë. Ata vërshuan drejt Afrikës Veriore, u bashkuan me Donatistët e Arianët që i kishin shpëtuar persekutimeve të Theodosiusit. Përmes këti unitarizmimi, Afrika e Veriut u ngjall edhe njëherë, ndërsa Suevitë mbetën në Spanjë [81]

VANDALET

Persekutimet e donatistëve që filluan me Konstandinin vazhduan edhe prej Theodosisusit dhe Honoriusit. Titulli i pestë i librit të gjashtëmbëdhjetë të Kodit Theodosian vendosë ligje të rrepta perandorake kundër donatistëve [82].
Shumica e donatistëve preferuan vdekjen nën unitetin e Zotit mbi besimin e dhunshëm në qetësi. Në shenjestër të persekutuesve ishte shtresa udhëheqëse e tyre. 300 bishop dhe dia mijëra priftërinj u larguan prej kumoniteteve të tyre dhe u dërguan nëpër ujllesa të ndryshme. Vetëm tentimi i tyre për t’u kthyer në Afrikë, u kushtonte jetën.
Gjatë sundimit të Perandorit Justinian, të gjithë ata që kishin refuzuar të pranojnë krishterimin trinitar, e që kishin mbetur të pazhdukur, u vranë. Bishopit të kishës zyrtare iu dha titulli “inkuizitor i fesë”, titull ky që u përdor më parë për Theodosiusin e më vonë për ikuizionistët spanjol. Ka qenë detyrë e tij të vërtetojë se eleminimi i “heretikëve”, do të jetë përfrundimtarë. Madje, jo vetëm kristijanët unitarianë, por edhe hebrejt, samarianët e pjestarët e sekteve të vogla kristijane, sidomos në gjysmën Lindore të Perandorisë Romake, pësuan këtë valë persekutimi, shpata e të cilëve preu kokat e mijëra njerëzve. Në kredon Justiniane, vrasja e pabesimtarit (heretikut) nuk konsiderohej vrasje [83].

Persekutimet ekstensive të kristijanëve unitarianë, zvogluan numrin e tyre, por besimin në Njësinë e Zotit nuk e shuan dot. Atyre u lindi një diell i ri i besimit që mësonte Njësinë e Zotit dhe me shpejtësi të madhe u përhap në gjithë botën. Ai ishte Islami.

Vazhdon në pjesën e dytë..