Kur Bibla rrëzon Krishterimin!?

Kur Bibla rrëzon Krishterimin!?

Kur krishterimi rrezon krishterimin!?

Ne bibel ka shume pasazhe dhe tekste te cilat jo vetem qe kundershtojne dogmen e krishtere por ata e rrezojne ate.Tekstet jane shume te qarta dhe skane nevoje per shume filozofi per ti kuptuar sepse Zoti kur e zbret nje profet e zbret ta kuptojne gjithe njerzit ne pergjithesi dhe jo vetem kleriket.

 

Teksti i pare

Ai kundershton cdo person, koncil fetar apo verdikti fetar i cili i ndryshon njerzve besimin duke i shmangur nga besimi ne Zotin nje per tek besimi i krijesave.Per kete gje bibla thote qe kete njeri sduhet ta ndjekesh dhe pasosh sepse ai te shtremberon besimin ne Zotin.

1 “Në rast se midis jush del një profet apo një ëndërrimtar dhe ju propozon një shenjë apo një mrekulli,2 dhe shenja ‎apo mrekullia për të cilën ju foli realizohet dhe ai thotë: Le të shkojmë pas perëndive të tjera që ti nuk i ke ‎njohur kurrë dhe le t’u shërbejmë”, ‎3 ti nuk do të dëgjosh fjalët e këtij profeti apo të këtij ëndërrimtari, sepse Zoti, Perëndia juaj, ju vë në provë për të ‎ditur në se e doni Zotin, Perëndinë tuaj, me gjithë zemër dhe me gjithë shpirt.4 Do të shkoni pas Zotit, Perëndisë tuaj, ‎do të keni frikë nga ai, do të respektoni urdhërimet e tij, do t’i bindeni zërit të tij, do t’i shërbeni dhe do të jeni të ‎lidhur ngushtë me të.5 Por ai profet ose ai ëndërrimtar do të vritet, sepse ka folur në mënyrë që t’ju largojë nga ‎Zoti, (Ligji i ‎Përtërirë – 13)‎

 

Pyetje rreth tekstit.

A ishte Jezusi njeri qe ecte ne toke dhe i lutej Zotit?
A predikonte Jezusi besimin ne Zot dhe i perkulej Atij?
Pse atehere Keshilli i Nikeas vendosi per hyjnizimin e Jezusin ne vitin 313?
Pse dekrete fetare te dala nga institucione fetare shpallin te shenjte kur nderkohe vetem Zoti duhet te adhurohet e shenjterohet?
Pse duhet ti lutemi njerzve te vdekur dhe jo Zotit?
Nese i drejtohemi Zotit pse duhet ti lutemi ikonave dhe te kerkojme prej tyre miresi ?
A konsiderohen cdo gje qe adhurohet ne vend te Zotit perendi edhe pse ajo eshte krijese?

 

Teksti i dyte

Ata e ndryshuan të vërtetën e Perëndisë në gënjeshtër dhe adhuruan dhe i shërbyen krijesës në vend të ‎Krijuesit, që është i bekuar përjetë. Amen. (Romaket 1/25)

 

Kush e ndryshuan te verteten e Perendise ?
A ishtee e verteta Perendise mesimet e Jezusit dhe Ungjilli?
Kush ishin ato qe adhuruan ne vend te Krijuesit, krijesen?
A ishin keto krishteret apo hebrenjte?
A eshte bibla e ndryshuar dhe a e adhurojne krishteret sot Jezusit ne vend te adhurimit qe duhet tia dedikonin Zotit?

 

Teksti trete

Osea 11/ 9: “…sepse jam një Perëndi dhe jo një njeri…”

Nese Zoti eshte Perendi dhe jo njeri pse krishteret e shpallin Jezusin njeri si perendi?

 

Teksti i katert

19 Perëndia nuk është një njeri, që mund të gënjejë, as edhe bir njeriu që mund të pendohet. (Numrat 23/19)

A ishte Jezusi bir njeriu?
Nese Perendia nuk eshte bir njeriu atehere pse trashegimtaret e mitologjive greke e shpallen Jezusin Zot kur ai ishte bir njeriu?

 

Teksti i peste

“Kur ta keni lartësuar Birin e njeriut, atëherë do të njihni se unë jam, dhe se nuk bëj asgjë prej vetvetes, por i them ‎këto gjëra ashtu si Zoti më ka mësuar.Dhe Ai që më ka dërguar është me mua; Zoti s’më ka lënë vetëm, sepse bëj ‎vazhdimisht gjërat që i pëlqejnë”.(Gjoni 8/27-29)‎

Jezusi e deklaron veten Bir Njeriu!
A e profetizoi Jezusi ne kete pjese se njerzit do ta lartesonin dhe ai e mohoi kete lartesim duke treguar se cdo gje e bente sepse Zoti i tij e mesonte dhe ai nuk ishte Zot?

 

Teksti i gjashte

9 Dhe më kot më Adhurojne, duke i mësuar doktrina që janë urdhërime nga njerëzit””.(Mateu 15/9).

Kujt ia drejtoi Jezusi keto fjale?
Kush e adhuronte me kot ate dhe kush i shpikte doktrinat?

 

Teksti i shtate

3 Askush të mos ju gënjejë kursesi, sepse ajo ditë nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia dhe pa u shfaqur njeriu i ‎mëkatit, i biri i humbjes, ‎4 kundërshtari, ai që lartëson veten mbi çdo gjë që quhet perëndi ose objekt adhurimi, aq sa të shkojë e të rrijë në ‎tempullin e Perëndisë si Perëndi, duke e paraqitur veten se është Perëndi. ‎…‎11 E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që do t’i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës, ‎12 që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan së vërtetës, por përqafuan ligësinë!(2 Thelenikesave 2)‎

 

A eshte filozofia dhe dogma e antikrishtit qe njeriun do ta shpallej Perendi?
A do ta besojne njerzit antikrishtin si pPerendi?
A do ti besojne njerzit genjeshtres se tij?
A mendoni se shpallja e njeriu ne Zot eshte paraprirje e teorise se antikrishtit?
A mendoni se te berit njeriut -Zot eshte ne kundershtim me mesimet e Jezusit?
A mendoni se krishterimi po e ndihmon indirekt besimin e antikrishtit te shpalljes se njeriut Zot me dogmen e tij se Jezusi njeri eshte Zot?
A mendoni se dogmes se krishtere se Zoti eshte njeri apo njeriu eshte Zot eshte dogme e cila nuk ka asnje baze ne mesimet e jezusit dhe e kundershton vepren e jezusit kur i lutej Zotit?

 

Teksti tete

Unë(Jezusi) kam ardhur në emër të Zotit tim dhe ju nuk më pranoni, po të vinte ndonjë tjetër në emër të vet, ju do ta ‎pranonit” (Gjoni 5:43).‎

Nese Jezusi ka ardhe ne emer te Zotit pse hebrenjte atehere nuk e pranuan me kete emer si i derguar?
A mendoni se ai qe “do vije ne emrin e vet” do jete antikrishtit dhe do pasohet nga krishteret dhe hebrenjte?

 

Teksti i nente

“Fëmijë, është ora e fundit. Dhe, sikurse e dëgjuat, antikrishti duhet të vijë, dhe tani janë shfaqur shumë antikrishtë; ‎prej nga e dimë se është ora e fundit” (1 Gjonit 2:18).‎

‎“Shumë të dashur, mos i besoni çdo frymë, por i vini në provë frymërat për të ditur nëse janë nga Perëndia, sepse ‎shumë profetë të rremë kanë dalë në botë. Nga kjo mund të njihni Frymën e Perëndisë: çdo frymë që rrëfen se Jezu ‎Krishti ka ardhur në mish, është nga Perëndia. Dhe çdo frymë që nuk rrëfen se Jezu Krishti ka ardhur në mish, nuk ‎është nga Perëndia; dhe kjo është fryma e antikrishtit që, siç e keni dëgjuar se vjen; dhe tashmë është në botë” (1 ‎Gjonit 4:1-3).‎

Pse Gjoni thote qe kane dalur shume antikrishte nderkohe qe ai flet dhe per nje antikrisht te madh?
A mendoni se Gjoni i drejtohej me keto fjale Palit?
Pse thote tashme eshte ne bote?
Cdo besim ose fryme se Jezusi ka ardhe si mish eshte nga Perendia deshmon kjo se Jezusi eshte njeri?
Cdo fryme dhe besim qe thote se Jezusi nuk ka ardhur si mish nuk eshte nga Perendia a deshmon kjo se hyjnizimi jezusit nuk eshte nga Perendia?
A mendoni se hyjnizimi Jezusit eshte fryma e antikrishtit dhe dogma i tij?

 

Teksti i dhjete

Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; (Mateu 10/41)

A mendoni se ne emer te Jezusit duhet te pranoni profetin qe duhet te vinte mbas tij sipas thenies se tij?

 

Teksti njembedhjete

“Dhe Ai(Zoti) do të dërgojë Jezu Krishtin që ju ishte predikuar më parë juve, të cilin qielli duhet ta mbajë deri në kohën e ripërtëritjes të të gjitha gjërave, për të cilën Perëndia ka folur nëpërmjet gojës së gjithë profetëve të tij të shenjtë, që nga fillimi i botës. Vetë Moisiu, në fakt, u tha etërve: “Zoti, Perëndia juaj do të ngjallë për ju një profet si unë nga mesi i vëllezërve tuaj; dëgjojeni në të gjitha gjërat që ai do t’ju thotë!(Veprat 3/20-22)

A e dergoi Zoti Jezusin?
A po e mban qielli Jezusin?
Kur eshte koha e riperteritjes se gjerave?
Kujt ia dedikon Moisiu fjalen “nje profet si une” dhe a duhet ta degjojme ate?
A ka te beje kjo me shpalljen e fundit profetike Kuranin dhe profetin Muhamed a.s ?

 

Teksti dymbedhjete

Gjoni 14:16-17 (16) Dhe unë do t`i lutem Zotit dhe ai do t`ju japë një Ngushëllues tjetër, që do të qëndrojë përgjithmonë me ju,
7 Megjithatë unë ju them të vërtetën: është mirë për ju që unë të shkoj, sepse, po nuk shkova, nuk do të vijë te ju Ngushëlluesi; por, po shkova, unë do t’jua dërgoj.
8 Dhe kur të ketë ardhur, ai do ta bindë botën për mëkat, për drejtësi dhe për gjykim 9 Për mëkat, sepse nuk besojnë në mua;10 për drejtësi, sepse unë po shkoj tek Ati dhe nuk do të më shihni më;11 për gjykim, sepse princi i kësaj bote është gjykuar.12 Kam edhe shumë gjëra të tjera për t’ju thënë, por ato ende ju nuk mund t’i mbani. 13 Por, kur të vijë ai, Fryma e së vërtetës, ai do t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse ai nuk do të flasë nga vetja, por do të thotë gjitha ato gjëra që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë gjërat që do vijnë.14 Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe do t’jua kumtojë.15 Të gjitha gjërat që ka Ati janë të miat; për këtë ju thashë se ai do të marrë prej simes dhe do t’jua kumtojë[.gjoni 16]

 

Jezusi do ti lutej Zotit per ardhjen e nje Ngushulluesi tjeter?
Nese Ngushulluesi eshte shpirti shenjte qe eshte Nje i vetem pse perdoret fjala “Tjeter”?
Pse qenkeka me mire te shkoi Jezusi dhe te vije Ngushulluesi tjeter?
A perdoret fjala fryme ne bibel dhe ne kuptimin e frymezimit profetik?
Kush e bindi boten per mekat mbas ikjes se Jezusit?
Kush e bindi boten per drejtesi?
A do ti prije njerzve fryma e se vertetes, Ngushulluesi ne cdo te vertete?
Ai nuk do te flase nga vetja por kush do ta dergoje, Zoti?
Ai do ta lavderoje Jezusin, a nuk ishte profeti Muhamed a.s qe e beri kete?

A nuk ka zbritur Kurani nje kapitull me emrin e gjonit, mateut, lukas apo letrat e Palit? Jo jo nuk ka zbritur asnje kapitull me emrat e tyre por ka zbritur nje kapitull me emrin e Maries(Merjem)?

A e ke lexuar kete kapitull?
A deshiron te ndjekesh frymen e se vertetes?

Lexoje kete kapitull sepse ai nuk flet nga vetja por eshte i derguar nga Zoti i Jezusit.