“Kush më ka parë mua e ka parë Atin” Ungjilli sipas Gjonit 14:8-9

“Kush më ka parë mua e ka parë Atin” Ungjilli sipas Gjonit 14:8-9

“Filipi i tha: “Zot, na e trego Atin, dhe na mjafton“. Jezusi i tha: “Ka kaq kohë që unë jam me ju dhe ti nuk më ke njohur akoma, o Filip? Kush më ka parë mua, ka parë Atin; Si vallë po thua: “Na e trego Atin?”.

Ungjilli sipas Gjonit 14:8-9

Filipi donte ta shihte Zotin me sytë e tij, por kjo është e pamundur pasi askush kurrë nuk mund ta bëjë këtë. Bibla thotë:

“Askush s`e pa Perëndinë kurrë” Gjoni 1:18

“Askush s`e ka parë ndonjëherë Perëndinë” 1 e Gjonit 4:10

Kështu që është e qartë se Jezusi thjeshtë po i thoshte Filipit se veprat dhe mrekullitë e tij do të ishin fakte të mjaftueshme të ekzistencës së Zotit pa pasur nevojë që Zoti të vijë fizikisht poshtë dhe ta bëjë veten të dukur tek secili që ka dyshime. Kjo është ekuivalente me shembujt tjerë:

1. Gjoni 8:19 “Atëherë i thanë: “Ku është Ati yt?“. Jezusi u përgjigj: “Ju nuk më njihni as mua, as Atin tim; po të më njihnit mua, do të njihnit edhe Atin tim“.”

2. Gjoni 12:44 “Pastaj Jezusi thirri dhe tha: “Kush beson në mua, nuk beson në mua, por në atë që më ka dërguar.”

3. Gjoni 15:23 “Kush më urren mua, urren edhe Atin tim”

4. Mateu 10:40-41 “Ai që ju pranon, më pranon mua; dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar. Ai që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të marrë shpërblimin që i takon të drejtit.”

Dhe tash nëse dikush dëshiron të insistojë se kur Filipi e pa Jezusin ai në fakt e pa fizikisht edhe Perëndinë “At” sepse Jezusi “është” njëjtë si Ati dhe që të dy janë pjesë e “Trinitetit”, dhe Jezusi është inkarnim i Zotit, atëherë kjo do të na shtynte që të konkludojmë se Gjoni 1:18, 1 Gjonit 4:10, etj janë asgjë tjetër veqse rrena.

Mirë, a është Filipi i vetmi që ka pare ndonjëherë Atin. Le të lexojmë:

“Jo s`e ka parë ndonjë Atin, përveç atij që është nga Perëndia; ky e ka parë Atin.” Gjoni 6:46

Ju mund të pyeteni tash, kush është ky që ‘është nga Perëndia’ dhe që e ka pare Atin? Le të na e sqarojë edhe një here vetë Bibla:

“Kush është prej Perëndisë, i dëgjon fjalët e Perëndisë; prandaj ju nuk dëgjoni, se nuk jeni prej Perëndisë“.” Gjoni 8:47

Dhe,

“Shumë i dashur, mos imito të keqen, por të mirën. Ai që bën të mirën është nga Perëndia, por ai që bën të keqen nuk e ka parë Perëndinë.” 3 Gjonit 1:11

Pra a e kanë parë fizikisht Zotin të gjithë njerëzit që kanë bërë të mira?

Vargjet e mësipërme janë aq të qarta sa që nuk lënë fije dyshimi për të vërtetën. Nxjerrja e tyre jashtë kontekstit është një veprim naiv.

Triniteti si një e vërtetë thelbësore e natyrës së Perëndisë, ashtu si na e paraqet kisha do të duhej të gjente mbështetje në Bibël. Por nuk ka as edhe mbështetjen më të vogël. Nuk kemi të drejtë ta akuzojmë Jezusin për kaq të papërgjegjshëm sa të mos ua bëjë të qartë pasuesve dhe të dashurve të tij natyrën e vërtetë të Perëndisë por ta linte këtë për tu bërë nga koncile të ndryshme me shekuj të tërë pas shkuarjes së tij kur u zbulua Triniteti. Përse Jezusi nuk tha kurrë, as edhe një here të vetme “Zoti, Fryma e Shenjtë dhe Unë jemi tre Persona në një Trini. Na adhuroni neve të treve si një të Vetëm”? Nëse ai do ta bënte vetëm një deklarim të tillë eksplicit do ta çlironte Krishterimin nga shekuj të tërë mospajtimesh të ashpra, ndarjesh dhe dyshimesh rreth natyrës së Zotit.

www.islamidhekrishterimi.net