KUSHTET E ISLAMIT NË KURAN DHE BIBËL
Antique copy of the Holy Quran. Grand Bazar, Istanbul. Turkey.

KUSHTET E ISLAMIT NË KURAN DHE BIBËL

Senad Maku

Në çdo etapë të formësimit të fesë së vërtet, e cila nis me Ademin a.s. (Adamin) si njeriu dhe pejgamberi i parë dhe vazhdon më tej, përmbajtja është e njëjtë. Ndryshime duken vetëm në konkluzionet shoqërore në përputhje me zhvillimet e jetës njerëzore.
Sipas kësaj, përmbajtja e insititucionit si produkt i njoftimit hyjnorë nga Ademi a.s. e gjerë te pejgamberi i kohës së fundit dhe e quajtur “fe” është gjithmon po ajo dhe emri i kësaj përmbajtje është “Islam”.

Kështu Muhamedi a.s. ka hënë:
“Të gjithë profetët janë mes tyre vëllezër prej të njëjtit baba dhe feja e tyre është një!”. (Buhariu)
Nisur nga kjo, islami nuk i përket posaçërisht dhe vetëm përmbajtjes së Kur’anit ashtu siç pandehet përgjithësisht. Të gjitha fet qiellore, me formën e tyre para korrigjimeve njerëzore, janë e njëjta gjë, domethënë, Islam. Kur’ani e përshkruan këtë të vërtetë:
“Feja e pranueshme te All-llahu është Islami”. (Ali Imran 19)
Po të thellohemi pak dhe të studiojmë do të vërejmë se; si në Kur’an poashtu edhe në Bibël, do të gjejmë kushtet që përmban feja Islame, të cilat janë: Dëshmia(shehadeti); Falja e Namazit, Dhënia e Zeqatit, Agjerimi i Ramazanit dhe Vizita e shtëpisë së shenjtë-Qabes.
Le të shohim në vijim rreth këtyre pesë kushteve të Islamit:

1. Dëshmia (Shehadeti)
Shehadeti do të thotë të dëshmosh, të pohosh ekzistimin e Allahut Një dhe të vërtetuarit se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij. Kjo dëshmi është kështu:
“Nuk ka të adhuruar tjetër përveç Allahut Një dhe se me të vërtet Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij”.
Zoti në Kur’an thotë:
“Thuaj: Ai, All-llahu është Një!” (Ihlas 1)
“O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos All-llahut!” (Ali Imran 64)
“Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës)”. (Nisa 116)

Një ngjajshmëri me shehadetin është paraqitur në Bibël, ku tregohet për besimin e pastër në një Zot, citoj: “Dëgjo, Izrael, Zoti, Perëndia ynë, është një i vetëm”. (Ligji i Përtërirë 6:4) “Dhe Jezusi u përgjigj: ”Urdhërimi i parë i të gjithëve është: “Dëgjo, o Izrael: Zoti, Perëndia ynë, është i vetmi Zot”. (Marku 12:29) “Dhe kjo është jeta e përjetshme, të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezu Krishtin që ti ke dërguar”. (Gjoni 17:3)
Këtu tregohet qartë Njëshmëria në Allahun xh.sh., dhe Jezusi është i dërguar prej Tij, ashtu siç është dërguar edhe Muhamedi pas Jezusit, ashtu edhe bibla tregon qartë shenjat e ardhjes së Muhamedit, ku në të cilën do të flasim njëher tjetër rreth Muhamedit në Bibël.

2. Namazi
Namazi është edukim shpirtërorë, lutje e krijesës ndaj Krijuesit, falënderim ndaj allahut xh.sh. duke i kryer obligimet ndaj Tij. Pastrim nga mëkatet, është rruga e ngadhnjimit dhe shpëtimit, pastrim shpirtërorë nga anomalit e ndyta. Namazi është shërim zemërorë dhe ilaç shpirtërorë, këto i vërteton Allahu në Kur’anin Famëlartë ku thotë:
“Është e sigurtë se kanë shpëtuar besimtarët: ata të cilët janë të përulur dhe janë të kujdesshëm gjatë faljes së namazit”. (Muminun 1-2)
“Dhe fale namazin në dy skajet e ditës, e edhe në orët e afërta (me ditën) të natës. S’ka dyshim se vepra e mira i shlyejnë ato të këqiat. Kjo është një këshillë për ata që pranojnë këshillat”. (Hud 114)

Mënyren e të falurit e hasim edhe në disa vende në bibël, duke pasur parasysh sepse këtë lutje e kan praktikuar edhe profetët tjerë. Le të bëjm një krahasim në mes dy teksteve Biblës dhe Kur’anit.

a) Abdesi:
Abdes do të thotë larja e disa pjesëve të trupit të caktuara me qëllim të falurit namaz ose të lexuarit kur’an, etj.. Allahu në Kur’an thotë:
“O ju që besuat! Kur doni të ngriteni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjt. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)!” (EL-Maide 6)

Edhe në Bibël tregohet se para se të hynin në tempull, alltar, vend adhurimi, njerëzit i pastronin disa pjesë të trupit, apo u pastronin në tërësi. Edhe pse të krishterët modern nuk e praktikojnë këtë, këto kan qenë obligim edhe tek profetët e tjerë. Pali edhe pse ka ba ndryshime në predikimin e Jezusit, por prap se prap e ka praktiku abdesin me besim dhe rrespekt. Citoj nga bibla ku thotë për këto gjëra: “Pastaj vuri legenin midis çadrës së mbledhjes dhe altarit dhe e mbushi me ujë për t’u larë. Dhe me këtë ujë, Moisiu, Aaroni dhe bijtë e tij lanë duart dhe këmbët; kur hynin në çadrën e mbledhjes dhe kur i afroheshin altarit, ata laheshin, ashtu si e kishte urdhëruar Zoti Moisiun”. (Exodi 40:30-32) “Atëherë Pali i mori me vete ata burra dhe, të nesërmen, pasi u pastrua bashkë me ta, hyri në tempull dhe deklaroi plotësimin e ditëve të pastrimit, dhe kur do të paraqitej oferta për secilin nga ata”. (Veprat 21:26)

b) Thirrja për lutje:
Kur’ani thotë: “O ju që besuat, kur bëhet thirrja për namaz, ditën e zhumasë, ecni shpejt për aty ku përmendet All-llahu (dëgjojeni hutben, falnie namazin), e lini shitblerjen, kjo është më e dobishme për ju nëse jeni që e dini”. (Xhuma 9)
Bibla thotë: “Zoti i foli akoma Moisiut, duke i thënë “Bëj dy bori prej argjendi; do t’i bësh me argjend të rrahur; do t’i përdorësh për të thirrur asamblenë dhe për të lëvizur fushimet”. (Numrat 10:1-2)

c) Për të hyrë në vend adhurim duhet të zbathemi
Një ndër kushtet që duhet të bëjmë para se të falemi, në vendin e adhurimit apo në xhami, së pari duhet të zbathemi sepse është një urdhër hyjnorë të cilët e praktikojnë besimtarët, sepse kemi urdhër nga i Madhi Zot, që të zbathemi, sepse për këtë është urdhëruar edhe Musaja a.s. sic tregohet në Kur’an poashtu edhe në Bibel.
Kur’ani thotë: “E kur shkoi te Ai (zjarri), u thirrë: O Musa! Vërtet Unë jam Zoti yt, hiq atë që ke mbathur (opingat e nallet), se je në luginën e shenjtë Tuva”. (Ta Ha 11-12)
Bibla thotë: “Perëndia tha: “Mos u afro këtu: hiq sandalet nga këmbët, sepse vendi në të cilin ndodhesh është vend i shenjtë”. (Exodi 3:5) “Atëherë Perëndia i tha: “Hiqi sandalet nga këmbët e tua, sepse vendi ku ti po qëndron është tokë e shenjtë”. (Veprat 7:33)

Poashtu tregohet, është dëshmi edhe në bibël, përveç veprimeve të namazit tek muslimanët meshkuj, por edhe për femra tregohet mënyra e adhurimit, sidomos duke mbuluar kokën: “Edhe çdo grua, që lutet ose profetizon kokëzbuluar, turpëron kryet e saj, sepse është njëlloj sikur të ishte e rruar. Sepse në qoftë se gruaja nuk mbulohet, le t’ia presin flokët; por në qoftë se për gruan është turp të qethet a të rruhet, le të mbulojë kryet”. “Gjykoni ndër veten tuaj. A i ka hije gruas t’i lutet Perëndisë pa u mbuluar?”. (1 Korintasve 11:5,6,13)

d) Kibla:
Vendi kah i cili kthehemi me rastin e hyrjes në namaz është kibla. Përpara njerëzit kur fillonin të luteshin drejtoheshin nga Jerusalemi, por në kohën e Muhamedit a.s. Allahu xh.sh. urdhëron që të kthehemi nga shtëpia e shenjtë Qabja e cila gjindet në Meke. Allahu xh.sh. në Kur’an thotë: “Ne shumë herë po shohim kthimin e fytyrës tënde kah qielli, e Ne gjithqysh do të drejtojmë ty në drejtim të një kibleje (Qabja) që ti e do atë. Pra kthehu anës së xhamisë së shenjtë (Qabes), dhe kudo që të jeni (o besimtarë) kthehuni kah ajo anë. E atyre që u është dhuruar libri, ata e dinë sigurisht se kjo (kthesë) është e vërtetë nga Zoti i tyre. E All-llahut nuk mund t’i fshihet ajo që veprojnë ata”. (Bekare 144)
Bibla thotë: “Kur Danieli…, hyri në shtëpinë e vet. Pastaj në dhomën e tij të sipërme, me dritaret e saj të hapura në drejtim të Jeruzalemit, tri herë në ditë gjunjëzohej, lutej dhe falenderonte Perëndinë e tij, siç e bënte zakonisht më pare”. (Danieli 6:10)

e) Adhurimi:
Si Kur’ani ashtu edhe Bibla tregojnë se duhet ta adhurojmë vetëm Allahun, ti mos i bëjmë shok Atij. Të mos adhurojmë dikënd tjetër në vend të Tij. Kur’ani thotë: “Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës)”. (Nisa 116)
Bibla thotë: “Unë jam Zoti, Perëndia yt, që të nxori nga vendi i Egjiptit, nga shtëpia e skllavërisë. Nuk do të kesh perëndi të tjerë para meje. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të asnjë gjëje që ndodhet aty në qiejt ose këtu poshtë në tokë ose në ujërat nën tokë. Nuk do të përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh, sepse unë, Zoti, Perëndia yt, jam një Perëndi xheloz që dënon padrejtësinë…”. (Exodi 20:2-5)

f) Besimi i vërtetë:
Kur’ani thotë: “Bënë kufr (mohuan të vërtetën) ata që thanë: “All-llah është ai, Mesihu, bir i Merjemes”. E vetë Mesihu, (Isai) tha: “O beni israil, adhuronie All-llahun, Zotin tim dhe Zotin tuaj, sepse ai që i përshkruan Zotit shok, All-llahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) atij Xhennetin dhe vendi i tij është zjarri. Për mizorët nuk ka ndihmës. Gjithashtu bënë kufr (mosbesim) ata që thanë: “ All-llahu është i treti i treve”. S’ka në gjithësi tjetër pos një All-llahu, e nëse nuk pushojnë nga ajo që thanë (tre zotëra), do t’i kapë dënim i dhëmbshëm, ata që nuk besuan prej tyre”. (Maide 72-73)
Bibla thotë: “Dhe ja, iu afrua dikush dhe i tha: ”Mësues i mirë, çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të përjetshme?”. Dhe ai tha: ”Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi: Perëndia. Tani në qoftë se ti don të hysh në jetë, zbato urdhërimet”. (Mateu 19:16-17)

g) Përkulja (rukuja) dhe rënia në sexhde:
Kur’ani thotë: “O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhuronie. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim”. (Haxhxh 77) “…ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë pre All-llahut që të ketë mëshir dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil”. (Fet’h 29) “Oj Mejreme, vazhdoje adhurimin ndaj Zotit tënd, bën sexhde dhe falu për Zotin bashkë me ata që falen!” (Ali Imran 43)

Ndër pjesët përbërëse të namazit është edhe përkulja (rukuja) dhe vënia e fëtyrës në tokë (sexhdeja) ashtu siç përmendet në Kur’an përmendet edhe në Bibël ku gjithë profetët e kan kryer këtë adhurim, më poshtë po i përmendim disa nga profetët:
Bibla tregon: 1) Abrahami: “Atëherë Abrami përuli fytyrën në tokë dhe Perëndia i foli…”. (Zanafilla 17:3) “Kur shërbëtori i Abrahamit dëgjoi fjalët e tyre u përul për tokë përpara Zotit”. (Zanafilla 24:52)
2) Moisiu dhe Aaroni: “Atëherë Moisiu dhe Aaroni u larguan nga asambleja për të vajtur në hyrje të çadrës së mbledhjes dhe ranë përmbys me fytyrën për tokë; dhe lavdia e Zotit iu shfaq atyre”. (Numrat 20:6) “Atëherë Zoti u foli Moisiut dhe Aaronit, duke u thënë: “Ndahuni nga kjo asamble dhe unë do t’i zhduk në një çast”. Por ata ranë përmbys me fytyrën për tokë dhe thanë: “O Perëndi, Perëndia i frymëve të çdo mishi! Sepse një njeri i vetëm ka mëkatuar, a duhet të zemërohesh ti me të gjithë asamblenë?”. (Numrat 16:20-22) “Dhe Moisiu nxitoi të përkulet deri në tokë, dhe adhuroi”. (Exodi 34:8)
3) Elija: “…por Elia u ngjit në majë të Karmelt, u përkul deri në tokë dhe vuri fytyrën midis gjunjëve…” (1 Mbretërve 18:42)
4) Jozeu: “…Atëherë Jozueu ra përmbys para tij” (Jozeu 5:14)
5) Ezra: “Ezdra bekoi Zotin, Perëndinë i madh, dhe tërë populli u përgjigj: “Amen, amen”, duke ngritur duart; pastaj u përkulën dhe ranë përmbys me fytyrë për tokë përpara Zotit”. (Nehemia 8:6)
6) Solomoni: “Kur Salomoni mbaroi së drejtuari Zotit tërë këtë lutje dhe kërkesë, ai u ngrit para altarit të Zotit ku ishte gjunjëzuar me duart e shtrira në drejtim të qiellit”. (1 Mbretërve 8:54)
7) Davidi: “Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë”. (Psalmet 95:6)
8) Jezusi: “Por ai tërhiqej në vende të vetmuara dhe lutej”, ” Jezusi po lutej në vetmi”, “dhe ra në gjunj dhe lutej”, “shkoi në mal për t’u lutur, dhe e kaloi natën duke iu lutur Perëndisë” (Lluka 5:16/ 9:18/ 22:41/ 6:12), “Dhe, si shkoi pak përpara, ra me fytyrë për tokë dhe lutej” (Mateu 26:39) “Dhe, si shkoi pak përpara, ra përmbys përtokë dhe lutej”. (Marku 14:35)

3. Dhënia e Zeqatit (Lëmosha)
Kushti i tretë i Islamit është Zekati. Me dhënien e Zekatit obligohet personi i cili posedon pasuri, që është pronarë i asaj pasurie, si në të holla, të mbjellura, bagëti etj., dhe që obligohet tua shpërndaj të varfërve dhe të nevojshmëve, një pjesë nga pasuria e tij.
Allahu xh.sh. thotë në Kur’anin Famëlartë:
“All-llahu caktoi obligim që lëmosha (zeqati etj. ) t’ju takojnë vetëm: të varfëre (nevojtarëve), të ngratëve (që s’kanë fare(, punonjësve 9që e tubojnë), atyre që duhet përfituar zemrat (të dobëtve në besim), e duhet dhënë edhe për lirim nga robëria, të mbyturve në borgje, (luftëtarëve) në rrugën e All-llahut dhe atij që ka ka mbetur në rrugë. All-llahu e di gjendjen e robërve, punon sipas urtësisë së vet”. (Teube 60) “Falni namazin dhe jepni zeqatin.” (Bekare 43)
“Ai (All-llahu) është që krijoi kopshtie (bimët e të cilave) të ngritura lart (në shtylla) dhe të rrafshta (të shtrira në tokë), edhe hurmet dhe drithërat me frute (shije) të ndryshme; (krijoi) ullinjtë dhe shegët e ngjashme (nga shija). Hani frutat e tyre kur të piqen dhe ditën e korrjes (të vjeljes) së frutave jepne atë pjesë që është obligim (të varfërve e nevojlive) dhe (hani-jepni) mos teproni, pse Ai nuk i do shkapërderdhësit”. (En Am 141)
“O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që ju dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete pos symbyllas. Dhe dijeni se All-llahu nuk ka nevojë për ju, ngase është i Madhëruar”. (Bekare 267)

Këtë sinjalizim e hasim edhe në bibël në shumë vende; p.sh.: “Madje kur jep lëmoshë, e majta jote të mos dijë ç’bën e djathta, që lëmosha jote të jepet fshehurazi; dhe Ati yt, që shikon në fshehtësi, do të ta shpërblejë haptas”. (Mateu 6:3-4) Pagesa e kësaj lëmoshe ka qenë e përcaktuar nga Allahu si për Jehudit dhe të Krishterët. Edhe tek Ligji i Përtërirë dhe Levetiku tregohet; citoj: “Do të zotohesh të japësh të dhjetën e asaj që mbjell dhe që të prodhon ara çdo vit. Do të hash përpara Zotit, Perëndisë tënd, në vendin që ai ka zgjedhur si vendbanim për emrin e tij, të dhjetën e grurit tënd, të mushtit tënd, të vajit tënd, dhe pjelljen e parë të tufave të bagëtive të trasha dhe të imta, në mënyrë që ti të mësosh të kesh gjithnjë frikë nga Zoti, Perëndia yt”. (Ligji i përtërirë 14:22-23) “Çdo e dhjetë e tokës, qoftë nga prodhimet e tokës, qoftë nga pemët e drurëve, i takon Zotit; është një gjë e shenjtëruar Zotit. Në se dikush do të shpengojë një pjesë të së dhjetës së vet, do t’i shtojë një të pestën. Dhe për të dhjetën e bagëtive të trasha dhe të imta, koka e dhjetë e të gjitha kafshëve që kalojnë nën shufrën do t’i shenjtërohet Zotit. Nuk do të bëjë dallim midis së mirës dhe të keqes, as do të bëjë këmbime; dhe po të këmbejë njërën me tjetrën, të dyja do të jenë gjë e shenjtë; nuk do të mund të shpengohen. Këto janë urdhërimet që Zoti i dha Moisiut për bijtë e Izraelit në malin Sinai”. (Levetiku 27:30-34)

4. Agjerimi i Ramazanit
Kushti tjetër më radhë është Agjerimi. Në lidhje me agjerimin Allahu xh.sh. thotë:
“O ju që besuat, agjërimi (saum ) u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm”. (Bekare 183)

Gjithashtu agjerimi ka qenë i obliguar për Jehudit dhe të Krishterët, ku vetë Jezusi i ka urdhëruar, që tregohet në bibël: “Dhe kur të agjëroni, mos u tregoni të pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyrohen për t’u treguar njerëzve se agjërojnë; në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë marrë shpërblimin e tyre. Kurse ti, kur të agjërosh, vajose kokën dhe laje fytyrën, me qëllim që të mos u tregosh njerëzve se ti agjëron, por Atit tënd në fshehtësi; dhe Ati yt, i cili shikon në fshehtësi, do ta japë shpërblimin publikisht”. (Mateu 6:16-18)

Poashtu edhe profetët e tjerë kan agjëruar si: Moisiu, Davidi, Jezusi etj., e cila bibla vet e tregon ku thotë: “Kështu Moisiu mbeti aty me Zotin dyzet ditë dhe dyzet net; nuk hëngri bukë as piu ujë. Dhe Zoti shkroi mbi pllakat fjalët e besëlidhjes, dhjetë urdhërimet”. (Exodi 34:28) “Atëherë Davidi iu lut Perëndisë për fëmijën dhe agjëroi…”. (2 Samueli 12:16) “Atëherë Fryma e çoi Jezusin në shkretëtirë, që djalli ta tundonte. Dhe, mbasi agjëroi dyzet ditë e dyzet net, në fund e mori uria”. (Mateu 4:1-2)

Në citatet tjera tregohet se:
“Atëherë ata i thanë: ”Përse dishepujt e Gjonit si dhe ata të farisenjve agjërojnë shpesh dhe luten, kurse të tutë hanë dhe pinë?”. Ai u përgjigj atyre: ”A mund t’i bëni dasmorët të agjërojnë, derisa dhëndri është me ta? Por do të vijnë ditët kur do t’ua heqin dhëndrin dhe atëherë, në ato ditë, ata do të agjërojnë”. (Luka 5:33-35) “Prandaj tani”, thotë Zoti, “kthehuni tek unë me gjithë zemrën tuaj, me agjërime, me lot dhe me vajtime”. I bini borisë në Sion, shpallni një agjërim, thërrisni një kuvend solemn”. (Joeli 2:12-15) “Por ky lloji demoni nuk del veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit”. (Mateu 17:21) “Ky lloj frymërash nuk mund të dëbohet ndryshe, përveç, se me lutje dhe agjërim”. (Marku 9:29)

5. Haxhi
Kushti i pestë dhe i fundit ëshët Haxhi. Haxh do të thotë të vizitosh shtëpinë e shenjtë-Qaben në Mekke në ditë të caktuar, ku Allahu xh.sh. thotë:
“Dhe thirr ndër njerëz për haxhin, se të vijnë ty këmbësorë e edhe kalorës me deve të rraskapitura që vijnë prej rrugëve të largëta. (vijnë) Për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre dhe që ta përmendin All-llahun në ato ditë të caktuara (në shenjë falënderimi) dhe për që i ka furnizuar me kafshë. Hani pra, prej tyre (kurbanave) dhe ushqeni të ngushtuarin e të varfërin”. (Haxhxh 27-28)
“Aty ka shenja të qarta: vendi iIbrahimit, dhe kush hyn në te, ai i sigurt, Për hirë të All-llahut, vizita eshtëpisë (Qabes) ësht obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit”. (Ali Imran 97)
Emri tjetër i Mekes është edhe Beka (Bacca), ku edhe në Kur’an përmendet:
“Shtëpia (xhamia) e parë e ndërtuar për njerëz, është ajo në Bekë (Mekë), e dobishme udhërrëfyese për mbarë njerëzimin”. (Ali Imran 96)

Ndjekësit e profetit Ibrahim, duke përfshirë edhe shumë profet të tjerë, kajn bërë shumë vjet para Muhamedit a.s. ritualin e Haxhit gjë që kjo është e paraqitur te profeti David në Psalmin 84:4-6: “Lum ata që banojnë në shtëpinë tënde dhe të lëvdojnë vazhdimisht. (Sela) Lum ata që e vënë forcën e tyre te ti dhe kanë në zemër rrugët e tua! Kur kalojnë luginën e Bakas, e shndërrojnë atë në një vend burimesh, dhe shiu i parë e mbulon me bekime”. Këtu fjala burim e ka kuptimin e ujit ZemZem i cili vërshon shpejt qysh në kohën e bebes Ismail djalit të Ibrahimit, paraardhësit të Muhamedit a.s..
Poashtu lexo edhe tek zanafilla 28:18 dhe 28:22, ku bibla e përshkrun qabën si Shtëpi e Zotit; citoj: “Kështu Jakobi u ngrit herët në mëngjes, mori gurin që kishte vënë nën krye të vet, e ngriti si një përmendore dhe derdhi vaj mbi majën e saj”. “..dhe ky gur që kam ngritur si përmendore, do të jetë shtëpia e Perëndisë; dhe nga të gjitha ato që do të më japësh, unë do të japë të dhjetën”.

Cdo njeri me arsye e kupton lehtë se gjithësia nuk është krijuar pa qëllim dhe se jeta nukë shtë lënë në një rrjedhë të vetvetishme e të pakuptimtë. Prandaj njerëzimit i janë dërguar vazhdimisht njoftime hyjnore nga ana e Zotit me anë të Profetëve:
“O njerëz! Ja cila është rruga e drejtë ku duhet të ecni!”.
Këto njoftime hyjnore të emërtuara si “feja e shquar dhe e sqaruar, feja që dallon dhe e ndan të mirën nga e keqja” ose të emërtuara me fjalën që e përdorim shpesh “ISLAM”, janë pa dyshim, një favor që, në rrugën për të merituar orientimin e përhershëm, mëshirën dhe bujarinë hyjnore, i zgjon të gjithë njerëzit nga indiferentizmi, i shpie nga vdekshmëria në pavdekshmëri dhe i bën të arrijnë lumturinë e përjetshme. Islami është më e madhja ndër dhuntit e Zotit për njeriun.

Për fund po e përfundoj me fjalët e allahut xh.sh. ku thotë:
“Feja e pranueshme te All-llahu është Islami”. (Ali Imran 19)
“O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njejtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos konsiderojmë njëri – tjetrin zotër pos All-llahut!” E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: “Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)!” , “O ithtarë të librit, përse nuk i besoni ajetet (Kur’anin) e All-llahut, e duke e ditur të vertetën?”, “O ithtarët e librit, përse, duke qenë se ju e dini të vertetën e ngatërroni me gënjeshtën dhe fshihni realitetin?”. (Ali Imran 64,70,71)

Literatura e konsultuar:

1. Kur’ani- përkthim me komentim nga Sherif ahmeti
2. Bibla- diodati i Ri përkthim 1991-94
3. Islami. Besimi dhe Adhurimi “Osman Nuri Topbash” Stamboll 2004
4. The muslim at prayer “Ahmed Deedat” Jeddah, Saudi Arabia 1993
5. The Bible or the Quran-wich one is the word of God? “Abuhuraira Abdurrahman” Malaysia 2001
6. What the bible says about Islam and Christianity “Mostafa I. Malaekah” Jeddah, Saudi Arabia