Misteret e Krishtërimit, ndikimet pagane në teologjinë e Shën Palit

Misteret e Krishtërimit, ndikimet pagane në teologjinë e Shën Palit

Lorena Kollobani

Paganët d festonin 25 Dhjetorin ditën e lindjes së zotit të tyre Diellit, Pali e zëvendësoi me Krishtlindjet

Në Dhiatën e Re, Shën Pali ka shkaktuar shumë polemika jo vetëm mes feve, por edhe mes dijetarëve. Pali ishte shumë mirë i njohur me traditat, zakonet, kulturat dhe besimet. Ai konsiderohej si një njeri inteligjent dhe me personalitet të fortë. Pali filloi të ndikonte në besimin e krishterë përmes përdorimit të fjalëve të tij të mençura si oratorisë së shkëlqyer, pasi thuhej se ai dinte të bindte me fjalë si dhe me mënyrën se si luante me to

Pali mori pak nga Krishterimi dhe pak nga Paganizmi dhe me idhujtarët e tij filloi të projektonte formën e vet të teologjisë të njohur si Palinizëm.

Shën Pali pati lindur në rrethana të privilegjuara, pasi ai ishte edhe një qytetar romak dhe me arsim të lartë. Ai ishte me prejardhje hebreje dhe njihej si një çifut i devotshëm. Për ca kohë ai jetoi në Tarsos, një qytet kozmopolitan ku ndodhet Turqia sot. Si një shkrimtar me elokuencë, ai u trajnua që të jetë një rabin dhe dijetar i Toras. Pasi shkoi në Jeruzalem kur ishte djalë i ri, duke respektuar më vonë ligjin hebraik. Për hir të tij, ai persekutoi dhe përndoqi shumë prej pasuesve të parë të Jezusit.

Pali i Tarsosit (ose Sauli) i emëruar Shën Pali apostull, lindi rreth vitit 10 dhe vdiq në vitin 67. Mendohet nga shumë të krishterë si dishepulli më i rëndësishëm i Jezusit, dhe sipas shumë të tjerëve, është figura më e rëndësishme në zhvillimin e Krishterimit. Sh. Pali përfaqëson shembullin kulmor të besimit për të cilin ai ndërroi krejtësisht jetën e tij, pas ngjarjes së mrekullueshme siç e përshkruan ai vetë, duke iu përkushtuar vetëm përhapjes së ungjillit të Jezu Krishtit, për të cilin ai dha dëshmi gjer në vdekjen e tij si dëshmor në Romë.

Sh. Pali apostull lindi në Tarsos (sot krahina e Mersinit, Turqi) të Cilicisë midis vitit 5 dhe 15 në një familje çifute të mërguar. Në ditën e rrethprerjes u pagëzua me emrin Saul (për nder të mbretit Saul, të fisit të Beniaminit) dhe ka mundësi të ketë marrë emrin romak Paulus (në shqip Pal) nga prindërit e tij. Ai u rrit në një mjedis grek, por u edukua shumë mirë edhe hebraisht. Mësoi hebraishten nga prindërit dhe greqishten në shkollë.

Në rininë e tij Sauli ndoqi në Jeruzalem shkollën e rabinit Gamaliel i Vjetri (një pasardhës i Hilelit) dhe u edukua sipas fesë së thellë të zakoneve të rrepta të farisenjve. Pati detyra të ndryshme në grupin fariseor, deri në atë të votimit në Sinedrin hebraik, i cili gjykonte çështje me rëndësi të madhe juridike. U ngarkua me detyrën për të shkuar në Damask dhe të burgoste të krishterët e këtij qyteti. Sauli ishte shumë i zellshëm e i vendosur kundër fesë së Jezusit që po niste të përhapej e të themelohej. Ai mori pjesë edhe në gurimin (vrasjen me gurë) të Shën Shtjefnit duke ruajtur teshat e vrasësve, në vitin 38. Siç dëshmohet në veprat e apostujve, temperamenti i tij ishte i pathyeshëm, i pakompromisshë m, i flaktë e i vrullshëm, i gatshëm për të kryer detyrat që i ngarkoheshin, pa ngurrim e pa brejtje ndërgjegjeje. Kjo gjë e bëri atë përndjekësin më të tmerrshëm të krishterëve.

Megjithatë, A. N. Wilson pohon në librin e tij “Mind” se apostull Pali (i quajtur Saul në atë kohë) u rrit në një qytet të dominuar nga ritualet pagane, duke qenë i ekspozuar ndaj praktikave të interpretimit të tij të ndikuara në formulimin e vdekjes së Jezusit.

Tarsos ishte një qendër e kultit të Mithras në atë kohë. Dhe ritet e saj kryesore përbëheshin duke qëndruar nën një platformë ku do të sakrifikohej një dem i cili do të mbushte vendin gjithë gjak. Pas këtij kurbani, idhujtarët besonin se mund të bëheshin të pamposhtur si demi, nëse do të pinin nga gjaku i tij. Në raste të tjera, vera do të pihet nga një kupë simbolike, si një ofertë e gjakut të demit. Kulti i Herakles ishte gjithashtu i famshëm për idhujtarët. Herakles ishte një dem-zot me një baba dhe nënë hyjnore në forma njerëzore. Vdekja e tij gjithashtu ka shumë ngjashmëri me vdekjen e Krishtit. Wilson thotë se Pali do të kishte parë shumë nga këto festime dhe se ai qe rritur duke mbajtur mend festimet në pranverë që Herakles festonte duke u ngritur nga të vdekurit si një shpëtimtar hyjnor. Megjithatë, mesazhi i tij ishte universal, pasi personazhi i Jezusit ishte një fenomen lokal në Palestinë. Wilson pretendon se pa Palin, jeta e Jezusit mund të harrohej brenda disa brezave. Pali ishte i vetmi që ishte në gjendje të arrinte një audiencë të gjerë. Ai u kuptua nga bota romake dhe ishte në gjendje të lidhej me të.

Fillimi i historisë së Palit me Krishterimin fillon kur ai ndërmerr rrugën e Damaskut për të arrestuar ndjekësit e një sekti çifut me emrin Rruga, të kushtuar Jezusit. Qëllimi i tij ishte t’i kthente ata në Jeruzalem për gjykim dhe ekzekutim, por në rrugën e tij atje ai u “verbua nga drita” e një vizioni të Jezusit. Pas kësaj ngjarjeje ai kaloi tri vite duke mbledhur kallinj, gjë për të cilin do të thoshte përvojë. Prej asaj kohe, ai ia kushtoi jetën e tij shpalljes së asaj që u bë bazë e Krishterimit Ortodoks: vdekja e Krishtit nuk ishte një ngjarje e turpshme, por një sakrificë në të cilin Perëndia shpëtoi të gjithë botën. Ashtu si Herakles, Jezusi ishte hyjnor. Një i vdekur që ringjallet dhe gjaku i tij është si gjaku i demit Mythric, i cili krijon një jetë të re dhe pushtet në ata që besuan në të.

Pali tashmë kishte të drejta ndaj njerëzve të Perandorisë Romake, të cilët jetonin në toka të largëta përtej detit Mesdhe afër hapësirës së Romës, Greqisë dhe Turqisë. Në ato zona jetonin njerëz paganë të cilët e adhuronin diellin, yje të tjera, planetë, idhuj nga guri dhe idhuj të tjerë. Sikurse dhe egjiptianët, ai besonte po ashtu në trinitetin pagan.

Ndryshe nga Ungjijtë, Pali nuk ka shkruar për jetën e Jezusit, por gjen kuptimin e vdekjes së tij. Në sajë të kontradiktave të tij, ai shihet qartë se ka pasur kundërshtime nga pasuesit e vërtetë të Jezusit, veçanërisht nga Barnabasi dhe Jakobi. Ata e konsideronin Palin si tradhtar të mësimeve të Jezu Krishtit. Jakobi dhe pasuesit e tij e konsideronin Palin si armik të mësimeve dhe predikimeve të Jezusit. Ata e konsideronin atë tradhtar e të ndotur dhe e kishin këshilluar atë që të pendohej. Në sajë të këtyre kundërshtimeve Palit nuk i mbetej gjë tjetër pos një grup i ri njerëzish me të cilët do të lidhej dhe që do ta pranonin me lehtësi në mesin e tyre.

Të tjera të përbashkëta mes ndikimeve të Palit dhe paganëve e idhujtarëve janë edhe festimet, si e diela si ditë pushimi në nderim të zotit të tyre, Diellit. Pali e zëvendësoi Sabathin, të shtunën, apo ditën e çifutëve, me të dielën që përputhej me pushimin e paganëve. Paganët dhe idhujtarët e festonin 25 Dhjetorin si ditën e lindjes së zotit të tyre Diellit. Pali e zëvendësoi këtë datë me ditëlindjen e Jezu Krishtit që sot njihet si Festa e Krishtlindjeve.

Letrat që Pali ua dërgoi kishave të ndryshme të reja, të cilat ishin ngritur, ishin të parashtruara nga forma e tij e Krishterimit të cilat ndodhen në Bibël. Ato sot njihen nga të krishterët si pjesë e Testamentit të Ri. Çdo njeri mund t’i dallojë kontradiktat ndërmjet mësimeve të Palit dhe të Jezu Krishtit.

Dishepujt kanë thënë se Jezusi nuk është mbytur në kryq, por Pali deklaronte të kundërtën. Që nga shkrimet e Mateut, Markut, Llukës dhe Gjonit shihet më vonë së që të gjitha janë shkruar dhe influencuar më së shumti nga mënyra e mendimit të Palit dhe nga mësimeve të tij. Edhe pas kësaj Mateu, Marku dhe Luka nuk kishin pikëpamje të njëjta me ato të Palit po ashtu edhe me ato të Gjonit. Ekzistojnë shumë kontradikta ndërmjet dy grupeve. Letrat e Palit janë dokumentet më të vjetra të Dhiatës së Re të shkruar të paktën njëzet vjet para Ungjillit të Markut, i cili konsiderohet të jetë i pari.

www.zeriislam.com